Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Racizem Grek Ndaj Aktorit Laert Vasili

    Ndricim Nero

    "Mos t'iu vije fare cudi, nese merrni vesh se nje polic i yni ka goditur mbi aktorin e ri te talentuar Laert Vasili(u)", ka qene nje koment i shkurter i njerit prej stacioneve radiofonike greke tre dite me pare. Ngjarja ishte e vertete. Kete e beri te ditur vete shqiptari me nene hebreo-greke, 29-vjecari nga Delvina, qe njihet nga emigrantet shqiptare dhe vete greket si Sajmiri, personazhi shqiptar ne serialin grek "Dashuria erdhi nga larg". Aktori Vasili u be keshtu viktime e dhunes raciste greke. Ne polici shkoi pasi rreth 1 muaj me pare i kishin humbur dokumentet e legalizimit. Per kete ai kishte bere sipas te gjitha rregullave denoncimin prane policise. "Ajo qe ndodhi me la te habitur. Nuk arrija ta besoja. Shkova ne polici per te ndjekur procedurat e legalizimit. Sipas te gjitha rregullave i kerkova policit te kontaktoja me personat pergjegjes per ceshtjen time. Sjellja e policit ka qene tejet brutale. Me shtyu, me fyeu dhe se fundmi me hoqi zvarre neper shkalle sikur te isha kafshe. Mbeta i shokuar. Ishte shume e rende. Ishte shume poshteruese. Nuk mund ta besoja". Keshtu ka rrefyer aktori shqiptar per median greke incidentin me policine greke, qe ne te vertete nuk eshte per here te pare.

    Menjehere pas kesaj ka ardhur reagimi nga kreu i rajonit te policise, i cili eshte shprehur se ky eshte nje rast i vecante dhe se per kete personi pergjegjes do te ndeshkohet per thyerje te disiplines. Por vete kreu i rajonit policor nuk pranoi se kjo ka qene nje shfaqje e dhunes racore qe ka prekur edhe segmente te policise helene. "Policia jone ka bere perpjekjet maksimale sidomos vitet e fundit, per te arritur maksimalen ne drejtim te sherbimit ndaj qytetareve dhe une mendoj se ne ia kemi arritur kesaj", u perpoq t'i bente bisht ngjarjes kryepolici grek. Ngjarja ne Athine eshte percjelle me shume shqetesim nga opinioni shqiptar atje dhe rrethet artistike greke qe e njohin dhe e kane pranuar me kohe si pjese te tyre shqiptarin Vasili.

    Aktori qe sfidoi skenen greke

    Laert Vasili eshte nje nga aktoret me te suksesshem shqiptare ne Greqi. 29-vjecari nga Delvina ka studjuar ne Tirane ne artin dramatik, por ne vitin 1997 u detyrua te nderprese studimet per shkak te ngjarjeve tashme te njohura dhe emigroi ne kryeqytetin grek, Athine. Aty u regjistrua ne Shkollen Kombetare te Drames dhe fale talentit te tij te padiskutueshem arriti te angazhoet ne disa pjese teatrale si dhe ne disa role episodike. Pas perfundimit te studimeve luan ne "Antigoni" e Sofokliut ne Epidavros. Vec kesaj ai eshte i parapelqyeri i disa prej filmave greke, por padyshim qe roli i cili e beri ate te njohur eshte personazhi i Sajmirit ne serialin televiziv "Dashuria erdhi nga larg" te Manussis Manussaqis. Filmi pati jehone ne Greqi dhe theu rekordin e shikuesve te nje filmi televiziv te shfaqur ndonjehere ne Greqi. Ai ka luajtur edhe ne filmin tjeter te suksesshem "Mirupafshim" te Koras dhe Vupuras. Pas perfundimit te shkolles greke ai u regjistrua ne teatrin privat te Theodhoros Terzopoulos ku luajti edhe rolin e Lajmetarit tek "Antigona". Ai ka luajtur madje edhe ne pjesen "Elektra", ndersa me dramen greke "Engjejt" ka qene kandidat per cmimin "HORN". "Perpara tre vjeteve, u godita ashper nga disa police ruajtes te rendit ne Athine, vetem e vetem se pata guximin qe kur me pyeten se per ku isha nisur, iu pergjigja "se po shkoja ne shfaqje", gje qe ata me verberine e tyre e moren per tallje"(1), jane fjalet e Vasilit si denoncim i racizmit grek ndaj shqiptareve.

    "Dhunimi i Laertit eshte perdhosje e kultures"

    Ndricim Xhepa

    "Laert Vasili eshte nje nga aktoret e rinj te talentuar shqiptare qe ia ka arritur t'ia dale mbane edhe ne skenen e teatrit grek. Ai madje ka kerkuar qe te afrohen trupat e dy vendeve ballkanike, shqiptare dhe greke. Kjo eshte nje iniciative per t'u pershendetur. Ngjarja e ndodhur me policine greke eshte e shemtuar, eshte nje perdhosje e kultures. Kjo qe ka ndodhur me te eshte ne kufijte e absurdes. Mendoj se eshte nje perqindje e fenomenit tashme te denoncuar shqiptarofob. Nuk eshte aspak e kendshme. Kjo duhet t'i shqetesoje te gjithe. Jo vetem ne artistet. Te gjithe si ketu edhe ne Greqi".

    "Thjesht cnjerezore"

    Yllka Mujo

    "Nuk mund te besohet kjo qe i ka ndodhur aktorit te talentuar shqiptar ne skenen greke. Ai eshte artist. Si mundet qe ne nje vend si Greqia te ndodhe nje gje e tille. Kjo eshte thjesht cnjerezore".

    "Te mbahet qendrim edhe si shtet"

    Agim Qiriaqi

    Laerti eshte nje aktor i talentuar. Mesa kam degjuar per te jane folur fjale shume te mira edhe nga artistet greke. Ai eshte shume i njohur ne Greqi. Kjo qe i ka ndodhur atij eshte e turpshme. Duhet qe edhe vete shteti yne te mbaje qendrim. Jo vetem per rastin ne fjale qe eshte me flagranti, por per cdo shqiptar ndaj te cilit ushtrohet dhune racore. Artistet jane ambasadore te kultures qe afrojne popujt. Laerti eshte nje i tille, por qe e ka pesuar ne kurrizin e vet dhunen. Une e kam njohur si djale shume te edukuar. Jam i sigurt se ngjarja ne fjale e ka prekur thelle dinjitetin e tij. Kjo eshte me te vertete shume fyese.

    "Akt i perzier me nje nacionalizem te shemtuar"

    Andon Qesari

    Kjo ngjarje eshte vertete e shemtuar. Ketu kemi te bejme me nje nacionalizem te shemtuar. Ngjarje te tilla te bejne pershtypje te thelle, gati te shokojne. Eshte nje absurditet qe kalon cdo kufi. Me vjen keq qe kjo ndodh ne Greqine e shekullit te XXI. Te mendosh se arti i lashte dhe ai modern grek eshte aq i admirueshem. Ne vend te dhunes, popujt duhet te zgjedhin tolerancen. Ngjarje te tilla te bejne pesimist.

    (1)revista klan "Me fat ne teater, alvanos ne rruge"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Kur kjo ndodhi e dhimbeshme per ne Shqipetaret ndodh me nje aktor te njohur,c'ndodh valle me ata mijera te panjohur e per te cilet asgje nuk shkruhet neper Gazeta.
    Pergjithesisht une mendoj se (edhe se mund te duket absurde) qe Greket vuajne nga kompleksi i inferioritetit ndaj shqipetareve.
    Don't let anyone take away your voice.

  3. #3
    raku
    i/e ftuar
    pa koment

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    TURP

    URREJTJE MESJETARE

    TURP
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E dini si shtrohet nje pyetje populore?
    Me thuaj se ke ke komshi te te them se sa bure i mire je.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Edhe me artistet.

    Jane me anadollake se turqit per bese.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Greket jane bushtra pa qene police, imagjino pastaj me shkop gome e pistolete pas brezi si behen. Edhe nje sfide shqiptare i ben te degjenerohen para vetes e te tjereve qe kane rrotull. E mgjth, te ka faj lulka, te ka faj vetem lulka vertet?!!!
    ERIS RUSI

  8. #8
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    une per vete kam per te ikur me 12 ne athine
    kam letra italiane por kam akoma pasaporten e vjeter
    kam degjuar nga nje shok i imi qe iku per pushime nga rome ne greqi dhe i mbajten pass dhe e kthyen ne shqiperi megjithese kishte te gjitha letrat italiane///
    ma se di ishalla s'dalin probleme/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 11-09-2003 mė 00:09
    bani palle sa te jeni GJALLE

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga Neandertal
    Edhe me artistet.

    Jane me anadollake se turqit per bese.
    nje polici turk po t'i thuash jam shqiptar, te puth miku im.. e lere me te jesh aktor i njohur.

    jane bere me keq se zombite e afrikes.. bashke me serbet, vellezerit e tyre te gjakut.

  10. #10
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Nuk mund te kerkosh faje diku tjeter kur vete fajtoret jemi ne shqiptaret.
    Ne lidhje me aktorin Lart Vasili qe nuk e njoh, mund te them se te pakten greket, duhej te ishin treguar te arsyeshem ndaj ketij aktori me emer ose mbiemer te ngjashem me emrat greke.
    Laerti duhet te kuptoje se as emrat dhe as mbiemrat nuk e shpetojne dhe as nuk do ta shpetojne nga prepotenca nacionaliste greke.
    Me vjen keq per te, por ai si shume te tjere, ndihen te tradhetuar edhe nga shteti shqiptar por edhe nga qeveria greke.
    Vertet nuk kam arritur te kuptoj se deri kur do vazhdojne njerezit te jene drite shkurter dhe miope.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 10-09-2003 mė 18:48
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Vasili i Madh - 1 janar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 02:47
  2. Danimarke: Racizem ndaj Gjermaneve dhe Francezeve
    Nga Orku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:00
  3. racizem kundra shqiptareve ne angli
    Nga sn0m nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-09-2002, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •