Konkurrencė pėr kokat mė tė mira - Nga "Brain Drain" tek "Brain Gain" - veprimtari e Fondacionit "Friedrich-Ebert"
Sabine Ripperger


Emigrimi i akdemikėve dhe i forcave tė tjera tė kualifkuara ėshtė njė humbje e madhe vecanėrisht pėr vendet nė zhvillim, largimi i trurit ėshtė gjithashtu njė humbje e rėndė e burimeve tė zhvillimit. Ky ka qenė mendimi qė ka mbisunduar deri vonė. Por ndėrkohė ka edhe njė mendim tjetėr mė tė diferencuar, se emigrimi i forcave tė kualifikuara nga vendet nė zhvillim dhe ato nė stadin e zhvillimit nuk ėshtė patjetėr disavantazh. Kjo dukuri mund tė ketė edhe efekte pozitive qė vėrehen nė Indi, nė Kinė apo nė Tajvan. Nė njė kongres tė organizuar nga fondacioni gjerman "Friedrich Ebert" i afėrt me partinė socialdemokrate, ditėt e fundit u diskutua mbi pasojat dhe efektin qė kanė lėvizjet e kuadrove tė kualifikuara si pėr vendet nga largohen ato ashtu edhe pėr vednet nė tė cilat shkojnė kėto forca.

Nė kongresin e zhvilluar nė Berlin u theksua edhe nevoja pėr njė rivlerėsim tė migracionit dhe tė migrantėve tė kualifikuar. Uve Unger nga Universiteti i Mynsterit prezantoi studimin e tij mbi kėtė temė: "Deri pėrpara pak vitesh emigracioni i forcave tė kualifikuara nga vendet nė zhvillim drejt vendeve tė industrailizuara, konsiderohej si njė proces i mbyllur qė u pagėzua me temrin "brain drain" (largimi, ose hemorajgia e trurit). Kjo dukuri konsiderohej si humbje e njerėzve qė mund tė ishin produktiv pėr ekonominė e vendit. Natyrisht qė ky pėr vendet nė zhvillim ėshtė njė burim shumė i rėndėsishėm dhe shumė kritik, kur dihet qė nė kėto vende ka kushte shumė tė vėshtira zhvillimi."

Megjithatė gjatė viteve tė fundit janė shtuar studimet, thekson mė tej Uve Unger, tė cilat kanė nxjerrė nė pah njė tjetėr dimension tė kėtij lloj migracioni. Nė disa studime tė fundit kjo formė migracioni nuk shihet mė si njė proces i mbyllur dhe i njėanshėm, por si njė proces qarkullimi. Gjithnjė e mė shumė konstatohet qė ish-elitat e emigruara nga vendet nė zhvillim kthehen nė atdhe, duke krijuar kėshtu nga dukuria e "brain drain" efektin e kundėr tė "brain gain" (pra tė fitimit tė trurit). Pėr vendet nė zhvillim kjo dukuri bėn qė tė rifitohen kokat e humbura. Sa i pėrket kuotės sė emigrimit tė forcave tė kualifkuara nga vendet nė zhvillim, nė kėtė studim konstatohet qė nga dukuria e largimit tė trurit mė shumė se vendet aziatike, me pėrjashtim kėtu tė Iranit dhe Turqisė, janė tė prekura vendet e Amerikės Qendrore dhe tė Afrikės. Kuotat e emigracionit tė forcave tė kualifikuara nga vendet e pėrfshira nė OECD (Organizata pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin) janė nga 25% deri nė 50%, gjė qė mund tė cojė nė hemoragji tė trurit nė kėto vende. Interesant ėshtė edhe fakti qė nė vendet me siguri relativisht tė lartė investimesh, si Tajvani, Kina, India dhe Koera e Veriut ka emigrim tė trurit. Por nė kėto katėr vende zbatohen paralelisht edhe shumė programe pėr kthimin e elitave, tė cilat emigrojnė kryesiht drejt SHBA. Sipas Uve Unger, ndėrsa vendet nė zhvillim dikur shfrytėzoheshin si "oficina" nga vendet e industrializuara, sot ato gjithnjė e mė shumė po shėrbejnė si "banka pėr trurin", ose thėnė mė qartė si "baza kualifikimi". Nė kėtė mėnyrė emigracioni ėshtė pėrdorur si njė instrument i politikės strukturore dhe ekonomike tė vendeve nė zhvillim. Si rrugėdalje nga kjo dilemė studjuesi mendon qė afatgjatė duhet tė kufizohet emigracioni nėpėrmjet masave tė politikės sė zhvillimit.

Nė kongresin e zhviluar nė Berlin u theksua, se ėshtė e rėndėsishme qė nė tė ardhmen tė ballancohet emigracioni i kontrolluar dhe burimet e brendshme tė vendit pėrkatės. Pėr kėtė duhet tė nxitet edhe mė shumė punėsimi i gruas si dhe krijimi i kushteve mė tė mira pėr harmonizimin mes familjes dhe profesionit. Sa i pėrket Evropės u nėnvizua, se migrantėt e kualifikuar nga vendet e Evropės Juglindore duhet tė kenė mė shumė shanse pėr t“i vėnė nė zbatim aftėsitė e tyre.



Marr nga BBC Shqip