Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 128
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhėrmi: Kutia 110 vota, tabela e KZQV 605 vota

    Rezultati i PS, Bollano 41 vota, Goro 519

    Kutia me numėr 4585 e Dhėrmiut do tė mbetet e shėnuar si rasti mė i veēantė i zgjedhjeve nė Himarė dhe nė gjithė Shqipėrinė. Numri i votuesve kishte qenė 605 persona, fletėt e gjetura nė kuti sipas tabelės sė hartuar pas rrahjes sė komisionerit tė PD-sė 519 dhe rezultati 478 pėr kandidatin Goro dhe vetėm 41 vota pėr Bollanon. Por hapja e kutisė sė votimit ka treguar se nė kėtė fshat nuk kanė votuar mė shumė se 110 persona, ēka vėrteton thirrjet pėr manipulime dhe denoncimet e shumta tė opozitės pėr mosnjohje tė rezultatave tė zgjedhjeve nė kėto qėndra votimi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qeparo: Kutia 71 vota, tabela e KZQV 250 vota

    Rezultati i PS, Bollano 0 vota, Goro 250 vota

    Qeparo, fletė votimi tė gjendura nė kuti 250, tė pavlefshme 19; rezultati: PS 250, subjektet e tjera 0. Ky ka qenė deklarimi i tabelės sė rezultatit tė qendrės sė votimit nė Qeparo fshat nga pėrfaqėsuesi i PBDNJ-sė nė KQZ, nė njė kohė qė pas hapjes sė kutisė janė gjetur vetėm 71 vota brenda saj. Nė njė moment tejet tė ndezur tė situatės sė pyetjeve mes pėrfaqėsuesve tė subjekteve politike dhe anėtarėve tė KZQV-sė, aritmetika e thjeshtė ishte hartuar kur edhe zbritja e fletėve tė pavlefshme tė votimit tė shėnuara nė tabelė nuk ishte bėrė. Nė kėtė gjendje ka qenė kutia e votimit tė fshatit Qeparo nė momentin e mbėrritjes nė KQZ ku kryetari i KZQV-sė sė Himarės ėshtė shfajėsuar vetėm me trajnimin e dobėt tė komisionerėve dhe ndėrrimin e tyre tė herė pas hershėm nga partitė politike.

    Situata e djeshme nė KQZ ka qenė sa qesharake aq edhe tragjike, sepse gabime tė tilla kanė patur precedent procesin e Tiranės ku Celibashi dhe katėr anėtarė tė tjerė tė KQZ-sė kanė marė si tė vlefshme edhe fakte tė tilla.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Pilur, kutia 76 vota, tabela e KZQV 140 vota

    Rezultati i PS, Bollano 27 vota, Goro 102 vota


    Nė qendrėn e votmit Pilur, qė nė fillim tė procesit zgjedhor nėnkryetari i PD-sė nuk u lejua qė tė firmosė fletėt e votimit. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha fletėt e votimit tė gjendura nė kuti kanė vetėm firmėn e kreut tė QV-sė duke e kthyer kėshtu procesin nė njė masė fletėsh tė pavlefshme sipas ligjit. Kjo ėshtė bėrė pėr manipulimin e rezultatit qė siē rezultoi nga tabela e rezultatit, nga 76 veta qė kishin marrė pjesė nė votime u gjetėn 140 fletė votimi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    KQZ: Rinumėrimi nxjerr fitues Bollanon

    KQZ ėshtė detyruar tė shpallė dje kandidatin e PBDNJ-sė Vasil Bollanon si kryetar tė Himarės dhe tė rrėzojė rezultatin e KZQV-sė sė Himarės qė shpall Gjergji Goron, kreun e bashkisė Himarė. Tė gjitha rezultatet e nxjerra pas rinumėrimit tė votave nė fshatrat Qeparo, Pilur, Dhėrmi kanė treguar njė manipulim tė frikshėm me rezultatin e tabelave tė rezultateve nga ana e PS-sė dhe komisionerėve tė saj, njėlloj si nė rastin e Tiranės.

    E rėndėsishme dhe vendimtare duket tė ketė qenė prania dhe presioni i ndėrkombėtarėve ndaj kreut tė KQZ-sė dhe anėtarėve tė tij socialistė pėr tė pranuar hapjen e kutive tė votimit nė sy tė tė gjithė tė pranishmėve. Hapja e kutive ka nxjerrė nė dritė gjithė tė vėrtetėn pėr Himarėn dhe ka zbuluar skandalin shtetėror me zgjedhjet nė Himarė qė u denoncua dje publikisht nga ballafaqimi i tabelave tė rezultatave tė hartuara nga KZQV e Himarės me kryetar socialist dhe rezultatit real tė gjendur nė kuti, pas rinumėrimit tė votave nga KQZ.

    Kėshtu nė Dhėrmi para rinumėrimit PS kishte marrė 478 vota ndėrkohė qė pas rinumėrimit nė kuti u gjetėn vetėm 70 fletė votimi tė gjitha nė favor tė Bollanos sė PBDNJ-sė.

    Po kėshtu nė fshatin Qeparo, nga rezultati 250 me 0 qė u tregua nė tabelat e rezultatit tė hartuar nė zyrat e KZQV-sė Himarė nė favor tė PS-sė, rinumėrimi tregoi se asnjė votė nuk ishte pėr PS-nė dhe vetėm disa dhjetėra fletė votimi tė gjetura nė kuti ishin pro Bollanos. Duke mos patur asnjė kornizė tė mundshme ikjeje, KQZ u detyrua tė pranojė rezultatin nė favor tė Bollanos me 1317 vota kundrejt vetėm 882 votave tė Goros.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ky eshte nje muhabet i brendshem:.....

    Pasi zgjedhjet kishin perfunduar nje grup idhtaresh te tij te merzitur e pyeten avokat Ngjelen: Po si na ndodhi kjo pune o avokat. Ngjela filloi ti shpjegoje per listat, per fletet e votimit etj etj. Po mos na caloi pak edhe fushata, sidomos ne ditet e fundit, e pyeti me pas plot ndrojtje nje nga pasuesit e tij. Ngjela u mendua pak. Pastaj thirri: konstatim i drejte dhe une do tu shpjegoj pse ka ndodhur. Une pashe ne emisionin apostrof Mustafa Nanon te thoshte se : Ngjela ka mundesi ta fitoje Tiranen po aq sa ka mundesi te flere me Xhenifer Lopezin dhe me qe kjo e dyta kishte ndodhur e mblodha mendjen edhe per fushaten.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    dhe nje muhabet tjeter i brendeshem qe sapo me erdhi, ky eshte i fundit per sot se agjentet marin pushim per weekend.

    Avokat Ngjela po u shpjegonte nje tufe fansash se rivali i tij e kish vjedhur ndjeshem ne zgjedhjet e fundit lokale. U fut si ariu ne dyqanin e qelqurinave dhe la edhe gjurme. Per fatin tim i la vazhdonte avokati, se e bene manipulimin edhe ata ne Durres, po e bene si ne laborator, nuk ke ku tu kapesh asnje shenje. Po si ka mundesi o avokat qe ky Rama me gjithe ata njerez me vete dhe nuk arriti ta beje manipulimin paster e pyeten fansat. U a shpjegoj une vazhdoi avokati. Ai deshtoi se i dha njerezve te tij nje ekuacion me kater te panjohura. 1- Rama duhet te dale njezete pike para Ngjeles. 2- Rama duhet te dale dhjete pike mbi PS. 4- PS dhjete pike mbi PD. Dhe Ngjela duhet te dale dhjete pike poshte PD. A ka hajdut qe di ta zgjidhe kete ekuacion, i pyeti ata qe kishte rrotull vetes avokati.

  4. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tabelat, shpėrndarja e votave jashtė logjikės sė shifrave

    Nė tabelat e rezultateve tė mbajtuar nė qendrat e votimit nė Tiranė, shumė shpesh votat e vlefshme qė deklarohen pėr votimin pėr kryetar dhe pėr subjekte, janė shumė tė ndryshme nga votat qė u shpėrndahen subjekteve dhe kandidatėve nė garė. Madje nė disa raste numri i votave tė vlefshme ėshtė mbi dy herė mė i madh se numri i votave qė janė shpėrndarė.

    Qendra e votimit 1969

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 1026

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 482

    - Numri i fletėve tė gjetura nė kuti; 964

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 927

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 221

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr kryetar; 484

    Nė kėtė qendėr votimi numri i atyre personave qė kanė votuar ėshtė shumė mė i vogėl se numri i votave tė vlefshme. Kėshtu kur aty kanė votuar vetėm 482 persona, numri i fletėve tė vlefshme ėshtė 927, pra rreth dy herė mė shumė se numri i votuesve. Kurse kur deklarohet se janė tė vlefshme gjithsej 927 vota, pėr kryetar shėnohet sikur janė tė vlefshme vetėm 221 vota pra mungojnė 706 vota. Gjithashtu kur thuhet se janė tė vlefshme 221 vota, kandidatėve pėr kryetar u janė shpėrndarė 484, pra 263 vota mė shumė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qendra e votimit 1704

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 1375

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 413

    - Numri i fletėve qė janė gjetur nė kuti; 1400

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 382

    - Numri i fletėve tė papėrdorura; 970

    - Numri i fletėve tė dėmtuara; 14

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 382

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr kryetar; 383

    - Numri i votave tė vlefshme pėr subjekt; 382

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr subjekt; 413

    Nė kėtė qendėr votimi, nė kuti ėshtė gjetur njė numėr mjaft i madh fletėsh votimi, edhe pse ėshtė deklaruar se kanė votuar 413 persona. Kėshtu nė kuti janė gjetur gjithsej 1400 fletė, ndėrkohė qė janė shpallur tė vlefshme, 383 tė tilla. Po kėshtu manipulimi i shifrave del dhe me krahasimin qė u bėhet fletėve tė pėrdorura nė krahasim me ato qė janė marrė nė dorėzim. Kėshtu nė dorėzim janė marrė vetėm 1400 fletė, por vetėm nė kuti janė gjetur kaq, pa llogaritur kėtu numrin e fletėve tė papėrdorura dhe tė dėmtuara. Shpėrndarja e votave pėr kryetar dhe pėr subjekt ėshtė krejt e ndryshme nga votat qė janė cilėsuar tė vlefshme. Pasi deklarohet se janė gjithsej 382 vota tė vlefshme, rezulton se janė shpėrndarė pėr kryetar 383 vota dhe pėr subjekt 413.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qendra e votimit 1749

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 1028

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 490

    - Numri i fletėve qė janė gjetur nė kuti; 490

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 901

    - Numri i fletėve tė pavlefshme; 79

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 467

    - Numri i votave tė vlefshme pėr subjekt; 434

    Nė kėtė qendėr votimi numri i fletėve qė janė cilėsuar si tė vlefshme ėshtė shumė mė i madh se numri i votuesve qė kanė votuar dhe se numri fletėve qė janė gjetur nė kuti. Kėshtu kur thuhet se kanė votuar 490 persona dhe se janė gjetur nė kuti po 490 vota, nė tabelė shėnohet se janė tė vlefshme gjithsej 901 vota. Edhe votat e vlefshme pėr subjekt dhe kryetar janė shumė mė pak se numri i fletėve qė janė cilėsuar si tė vlefshme nė total.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qendra e votimit 1992

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 782

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 266

    - Numri i fletėve tė gjetura nė kuti; 534

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 532

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 532

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr kryetar 259

    Nė kėtė qendėr votimi numri i atyre qė kanė votuar ėshtė shumė mė i vogėl se numri i fletėve qė janė shpallur tė vlefshme dhe se numri i fletėve qė janė gjetur nė kuti. Shpėrndarja e votave dhe kėtu ėshtė bėrė nė mėnyrė ekstreme. Kėshtu kur deklarohet se janė gjithsej 532 vota tė vlefshme pėr kryetar, rezulton se janė shpėrndarė pėr kandidatėt vetėm 259 vota, pra 273 vota mė pak.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qendra e votimit 1860

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 1282

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 408

    - Numri i fletėve tė gjetura nė kuti; 816

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 708

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 770

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr kryetar; 384

    - Numri i votave tė vlefshme pėr subjekt; 711

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr subjekt; 373

    Nė kėtė qendėr votimi numri i atyre qė kanė votuar ėshtė shumė mė i vogėl se numri i votave qė janė gjetur nė kuti dhe qė janė shpallur tė vlefshme. Por numri i votave qė janė shpallur tė vlefshme nė pėrgjithėsi ėshtė mė i vogėl se numri i votave qė janė shpallur tė vlefshme pėr kryetar. Pra kur thuhet se janė tė vlefshme 708 fletė, rezulton se ka gjithsej tė vlefshme pėr kryetar 770 vota. Por ēudia vazhdon dhe mė tej, pasi kur thuhet se janė tė vlefshme pėr kryetar 770 vota, u janė shpėrndarė kandidatėve 384 vota. Kurse nė rastin e votave pėr subjekt, kur deklarohet se janė gjithsej tė vlefshme, tė shpallura 711 vota, u shpėrndahen subjekteve 373 vota.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Qendra e votimit 1758

    - Numri i votuesve nė listėn e qendrės; 785

    - Numri i votuesve qė kanė votuar; 289

    - Numri i fletėve qė janė gjetur nė kuti;

    - Numri i fletėve tė vlefshme; 578

    - Numri i votave tė vlefshme pėr kryetar; 578

    - Numri i votave tė shpėrndara pėr kryetar; 289

    Nė kėtė qendėr votimi kanė votuar gjithsej 289 persona, ndėrkohė qė numri i fletėve tė vlefshme ėshtė shumė mė i madh se numri i atyre qė kanė votuar, rreth dy herė mė i madh. Ēudia e shifrave ndodh dhe mė votat qė janė shpėrndarė pėr kryetar. Kėshtu deklarohet se janė gjithsej 578 vota tė vlefshme pėr kryetar, kurse kandidatėve u janė shpėrndarė gjithsej 289 vota.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrsėritje e pjesshme e zgjedhjeve nė Tiranė


    Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit nė Shqipėri ka vendosur pėrsėritjen e zgjedhjeve pėr kryetarin e bashkisė sė Tiranės nė 130 qendra votimi nga 340 qendra ku u votua mė 12 tetor tė kėtij viti.

    Ndėrsa protestuesit e opozitės kishin mbėrritur pėrpara selisė sė kryeministrisė, turma brohoriti fuqishėm.

    Sipas vendimit, rezultati i zgjedhjeve nė kėto qendra ėshtė i pavlefshėm pasi ka patur parregullsi nė procesin zgjedhor.

    Pėrfaqėsuesi i opozitės, Spartak Ngjela i cili ishte ankuar para kėtij kolegji tha se ky vendim provoi manipulimin e zgjedhjeve nga ana e maxhorancės.

    Por kryetari i PS-sė pėr Tiranėn, Musa Ulqini i cili ka drejtuar fushatėn e kandidatit tė maxhorancės, Edi Rama tha se qendrat e shpallura tė pavlefshme janė vepėr e opozitės.

    Rezultati i zgjedhjeve lokale tė 12 Tetorit i cili pėr shkak tė kundėrshtimeve midis maxhorancės dhe opozitės u shpall njė muaj me vonesė, nxori fitues Edi Ramėn me 58 pėr qind tė votave, kundrejt 38 pėr qind tė kundėrshtarit tė tij, Spartak Ngjela, i cili asnjėherė nuk u pajtua me kėtė rezultat.

    Sipas disa specialistėve matematikisht ekziston mundėsia qė rezultati tė ndryshojė.

    Tashme pritet qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė shpallė datėn e pėrsėritjes sė zgjedhjeve, por duket se ka pak gjasa qė ato tė mbahen brenda kėtij viti.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ata qe manipulojne zgjedhje lokale apo te pergjithshme, nuk e kane per gje te manipulojne edhe zgjedhje brenda organizmave te partise. Kesaj here akuzat per kryesine e socialisteve vine nga vete deputetet socialiste.

    Vlorė, Alushi: 100 anėtarė nuk votuan, 90 pėr qind e fletėve tė pavlefshme

    Deputeti vlonjat tha se Nano sė bashku me Arben Malaj dhe Mezan Malaj kishin organizuar njė votim tė manipuluar, gjatė tė tė cilit 90 pėr qind e fletėve dolėn tė pavlefshme, ndėrkohė qė 100 anėtarė lanė sallėn pa votuar, pasi u kėrcėnuan me jetė. Alushi tha se personi qė e kishte kėrcėnuar nė sallė ishte dėnuar pėr pėrdhunimin e njė tė miture

    Deputeti socialist, Eduart Alushi deklaroi se konferenca e qytetit tė Vlorės ishte manipuluar nė mėnyrė tė dukshme nga treshja Fatos Nano, Arben Malaj dhe Mezan Malaj. Ai tha se 90 pėr qind e fletėve tė votimit ishin tė pavlefshme. "Pėrfaqėsia e konferencės, pasi hoqi padrejtėsisht nga lista pėr t'u votuar pėrfaqėsues nė zė tė zonave tė ndryshme tė rrethit tė Vlorės, vendosi nė shkelje tė statutit tė pranojė si delegatė tė kongresit me konsensus ministrat Arben Malaj dhe Besnik Dervishi. Ministri Dervishi dihet plotėsisht qė nė historinė e socialistėve vlonjatė nuk ka asnjė kontribut dhe asnjė tagėr pėrfaqėsimi. Grupi i fundit i delegatėve tė Vlorės doli me rreth 53-55 vota, tė cilat nga burime tė sigurta ishin tė plotėsuara nė kulisa dhe iu shtuan kutisė sė votimit. Eshtė verifikuar qė 90% e fletėve tė votimit tė manipuluara si tė pavlefshme, ishin fletė qė mes tė tjerėve votonin edhe deputetėt Eduard Alushi dhe Sabit Brokaj," tha Alushi.

    "Megjithatė lista e delegatėve tė Vlorės denoncon fakte tė rėnda, si psh., rreth 25% e personave aty kanė lidhje gjaku me njėri-tjetrin dhe rreth 50% e tyre kanė lidhje familjare tė afėrta me njėri-tjetrin," vazhdoi ai. Sipas tij rreth 100 anėtarė nuk arritėn qė tė votonin pasi tė kėrcėnuar u detyruan qė tė linin sallėn. Alushi tha se personi qė kishte synuar qė tė konfliktohej me tė gjatė konferencės, sapo ishte liruar nga burgu, ku ndodhej nėn akuzėn e pėrdhunimit tė tė miturės brenda familjes, dhe quhet Mane Curri.

    "Kritikova kryeministrin Nano pėr mungesėn e vullnetit pėr memorializimin historik tė kontributeve dhe sakrificave tė Vlorės veēanėrisht tė vitit 1997, pėr premtimet spekullative tė tipit shou qė fillojnė me premtimin pėr rikthimin 100% tė parave tė piramidave, deri tek premtimet pėr investime mbi 1 miliard dollarė nė Vlorė pėr 3 vjet. Theksova gjithashtu se Vlora nuk duhet njollosur duke deklaruar 100 milion dollarė fitime nga trafiku i skafeve, sepse pėrgjegjėsinė nuk e kanė vlonjatėt, por qeveritarėt e korruptuar qė shfrytėzuan Vlorėn pėr interesa tė tyre. Pėrmenda faktin qė edhe gjatė qeverisė sė tij nė 1997-1998, janė mbėshtetur politikisht shefa policie trafikant si Gjon Abazi dhe Sokol Koēiu," tha Alushi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bemat e manipulimeve te turpshme dhe skandaloze te votave ne Shqiperi kane shtangur edhe vete kreret e BE qe e bejne mese te qarte se sa besim kane tek ajo klike qe sot udheheq institucionet shqiptare.

    Brukseli humbet durimin me Tiranėn

    Kris Paten: Zgjedhjet kishin probleme ndėrsa reformat janė ngadalėsuar. Qeveria shqiptare na ka shpenzuar shumė kohė dhe energji

    Priebe: "Nė Himarė ne kishim vėzhguesin tonė, i cili numėroi 70 vetė gjithėsej qė votuan, ndėrsa rezultati doli 240 vota pėr Partinė Socialiste. Nė njė vend ku ndėrrohen pesė drejtorė doganash brenda vitit, duhen shumė arsye tė forta pėr tė tė bindur se nuk ka probleme”
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ne menyre te drejtperdrejte ben KQZ me faj qe eshte i denueshem moralisht dhe ligjerisht. Por ustallaret e KQZ mundohen qe kete faj qe bie mbi ta tua delegojne KZQV te Tiranes, duke e shkarkuar ate.


    Celibashi shkarkon anėtarėt e KZQV-sė Tiranė

    Me anė tė formulės 5 me 2, Celibashi vendosi qė tė shkarkojė dhe tė kėrkojė ndjekje penale pėr KZQV-nė, pasi kjo e fundit kishte nxjerrė mbi 200 qendra votimi tė pavlefshme, kurse Kolegji shpalli tė pavlefshme 130 qendra. Celibashi kėrcėnoi sėrish anėtarėt opozitarė dhe i quajti rrugeēėr protestuesit e opozitės

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me njė vendim tė posaēėm shkarkoi KZQV-nė e Tiranės, dhe kėrkoi qė ajo tė ndiqej penalisht. Argumenti i KQZ pėr shkarkimin ka qenė vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili nxori tė pavlefshme 130 qendra votimi dhe jo mbi 200 aq sa kishte nxjerrė nė vendimin e saj KZQV-ja e Tiranės. Edhe pėr kėtė vendim funksionoi skema e pesėshes, ndėrsa me shumicė tė thjeshtė katėr me tre u vendos qė anėtarėt e KZQV-sė tė kalojnė pėr ndjekje penale. Ilirjan Celibashi nė njė gjendje shumė tė tensionuar ka arritur deri nė atė gjendje sa ka fyer protestuesit duke i quajtur ata rrugeēėr, qė mblidhen para KQZ-sė, ndėrsa anėtarėt e opozitės nė KQZ dhe pėrfaqėsuesin e PD-sė, Ferdinand Pone, i ka quajtur pjesė tė tyre. Ai u ka thėnė atyre se po tė dojė mund tė bėjė qė t'u dridhet toka poshtė kėmbėve. Kjo ka qenė pika e cila ka derdhur gotėn e durimit dhe Pone, nė mbėshtetje tė minorancės nė KQZ dhe vetes sė tij, ka kėrkuar dorėheqjen e Celibashit, i cili ka ushtruar terror mbi anėtarėt e KQZ-sė, KZQV-sė sė Tiranės dhe kolegėt e tij pėr kėmbėnguljen dhe votėn e tyre kundėr dėshirės sė tij, pavarėsisht se ai nė shumicėn e kohės ka votuar gjithmonė kundėr interesave tė opozitės me formulėn e vjedhur 5 me 2 dhe pėr kėtė nuk ka patur asnjė personalizim. Pone i ka kujtuar Celibashit se akuzohej si anėtar politik i "Hakmarrjes pėr Drejtėsi", gjė tė cilėn nuk e ka pėrgėnjeshtruar ende. Kjo fjali e Pones dhe kėrkesa e tij pėr dorėheqje tė Celibashit nga kreu i KQZ-sė kanė nevrikosutr kaq shumė kreun e KQZ-sė sa ai ka kėrcėnuar si Ponen ashtu edhe anėtarėt e tjerė tė KQZ-sė, tė cilėt mė pas kanė patur edhe vizita nga vėzhguesi ndėrkombėtar Dickson Baily qė ėshtė shokuar nga atmosfera e ndezur e mbledhjes sė KQZ-sė. Tė gjithė anėtarėt e KZQV-sė sė Tiranės janė shprehur dje menjėherė pas vendimit tė KQZ-sė se nuk ishin aspak tė ēuditur nga vendimi i KQZ-sė, pasi ata shpesh ishin kėrcėnuar dhe sharė publikisht si "gangsterė" nga kryetari i institucionit qė pretendohet tė administrojė zgjedhjet, - KQZ-ja. Njė tjetėr vatėr e nxehtė diskutimesh ka qenė problemi i listave zgjedhore, problem i cili ende ėshtė lėnė pezull nga KQZ. Me njė vendim tė djeshėm qė nuk shkruan se ėshtė pėr lista pėrfundimtare, KQZ ka vendosur qė tė bėjė shpalljen e listave tė votimit nėpėr lagjet e Tiranės ku do tė zhvillohet ripėrsėritja e 28 dhjetorit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kesaj here akuzat per manipulime nuk vijne nga opozita, as nga komuniteti nderkombetar, as mbi zgjedhjet lokale. Akuzat per manipulime vijne nga kreret me te larte te PS dhe behet fjale per votimin e kandidateve per kongresin e PS. Nano serrisht nen akuze per manipulime, kesaj here nga partia e tij.

    Nano anullon delegatėt e Tiranės

    Mark Nikolli njoftoi dje publikisht se po shikon mundėsinė e anullimit tė rezultatit tė votimit nė Konferencėn e Tiranės, e cila shkatėrroi imazhin dhe fuqinė e kryetarit tė PS, Fatos Nano. Ai tha se nėse nuk vihen nė dispozicion fletėt e votimit, do jetė kongresi qė do vendosė pėr fatin e delegatėve. Reagon Ulqini: Ky ėshtė manipulim skandaloz. Ago: Presion pėr tė zgjedhur delegat Emin Barēin

    Kryetari i Komisionit Qendror tė Garancive Statutore, Mark Nikolli, tha dje se ėshtė nė prag tė pezullimit tė rezultateve tė votimit tė delegatėve nė konferencėn e Tiranės tė PS-sė. Ai tha se kanė shqyrtuar njė ankesė tė tre kandidatėve pėr delegatė nė kongres dhe ėshtė vendosur qė tė verifikohen fletėt e votimit. Por Nikolli u shpreh se drejtuesit e Partisė Socialiste, dega Tiranė nuk po vėnė nė dispozicion materialet e nevojshme zgjedhore tė konferencės. "Ne morėm nė shqyrtim njė ankesė qė ėshtė depozituar qė dje nga tre kandidatė pėr delegatė nė kongresin e partisė, tė votuar nė konferencėn e Tiranės. Me gjithė kėrkesėn e herė pas hershme, grupi i punės, i ngritur nė mėnyrė tė posaēme pėr verifikimin e kėtij problemi ėshtė mbledhur tre herė. Nė komision nė fillim u vendos nė dispozicion i deleguari i kryesisė nė konferencė Arben Malaj. Ishin prezent kryetari dhe sekretari i komisionit tė numėrimit tė votave, Rajmonda Stefa dhe sekretari Petrit Ago, ndėrkohė kur komisioni gjykoi se duhet tė vlerėsohet pjesa e kontestuar nga tre kandidatėt, domethėnė verifikimi i fletėve tė votimit tė pavlefshme, nėnkryetari dhe kryetari i Partisė Socialiste tė Tiranės, i cili e ka pėr detyrė tė drejtpėrdrejtė tė vėrė nė dispozicion materialet e votimit, deri nė kėtė moment nuk ka asnjė reagim nga ana e trye. Ata nuk i janė pėrgjigjur me korrektesė procedurave. Nė kėtė kuptim ne vazhdojmė punėn pėr verifikimin e procedurės sė verifikimit tė ankesės, dhe jemi nė punė e sipėr dhe presim verifikimin e drejtuesve tė PS-sė sė Tiranės. Unė do u bėja thirrje tė dalin nga bunkeri, tė realizojnė detyrat e tyre institucionale. Drejtuesit e PS-sė sė Tiranės po indikojnė njė problem shumė serioz, duke orientuar dhe detyruar komisionin drejt marrjes sė kėtij vendimi, qė do tė thotė pezullimin e mandatimit tė 54 delegatėve tė Tiranės, pėr pjesėmarrje nė kongres. Meqė kongresi ėshtė shumė afėr, tė drejtėn e vet KQGS do ia kalojė kongresit tė partisė," tha Nikolli.

    Menjėherė pas fjalės sė Nikollit ka reaguar dhe kryetari i PS-sė sė Tiranės, Musa Ulqini, i cili ėshtė shprehur se nuk ėshtė aspak nė burg, por ndodhet vetėm pak metra qendrės ku kryen aktivitetin e tij ky komision. Ulqini u shpreh se Nikolli po kėrkon qė tė hedhė baltė mbi konferencėn e PS, pasi procedura e votimit ishte e rregullt, dhe rezultatet gjithashtu. Ulqini deklaroi se nuk ėshtė i detyruar qė tė shkojė dhe tė takojė Nikollin. Ndėrkohė sekretari i komisionit tė numėrimit tė votave, Petrit Ago tha Nikolli po kėrkon qė tė bėjė presion, pasi votimi ishte totalisht i rregullt. Ai u shpreh se e gjithė kjo zhurmė po bėhet qė tė pranohet dhe tė fitojė tė drejtėn e delegatit Emin Barēi, i cili nuk u zgjodh nga anėtarėt e kėsaj konference. Ai tha se deri tani ėshtė bėrė njė shkelje mjaft e rėndė pasi fletėt e votimit kanė qėndruar nė selinė e PS-sė, duke mos mohuar nė kėtė mėnyrė dhe tentativat pėr manipulim. I deleguari i kryesisė nė kėtė konferencė ėshtė shprehur se duhet qė kutitė e votimit, tė vihen nė dispozicion pėr hetim.

    Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Braho: Kongresi ka tendenca pėr manipulim

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Deputeti socialist, Spartak Braho deklaroi dje se procesi i votimit pėr kryetarin e PS-sė kishte tendenca pėr manipulim. Gjatė njė deklarimi pėr mediat, Braho sqaroi se dy prej anėtarėve tė komisionit ishin ata tė cilėt kishin ushtruar dhunė mbi kryetarin e PS-sė sė Durrėsit, Leonidha Germenji, pak ditė mė parė. Pėr kėtė arsye, Braho e la tė hapur ēėshtjen nėse ai dhe kolegėt e tjerė do tė pranonin procesin e votimit pėr kryetarin e PS-sė apo edhe pėr anėtarėt e KPD-sė. Braho shtroi se procesi i fillimit tė votimit nuk ishte normal. Ai theksoi se nga ana e pėrfaqėsuesve tė kryetarit socialist, Fatos Nano pati edhe tendencė pėr pėrjashtimin nga komisioni tė pėrfaqėsuesve tė dy kandidatėve pėr postin e kryetarit tė PS-sė, Rexhep Meidani dhe Edi Rama. “U desh ndėrhyrja ime tek sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi qė situata tė normalizohej”, -shtoi ai. Braho theksoi gjithashtu se mbėshtetės tė kryetarit socialist Fatos Nano po ushtronin presion mbi delegatėt lidhur me anėtarėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues. Duke komentuar procesin e votimit tė mbrėmshėm, Braho shtoi se pas votimit nuk mund tė pritet ndonjė gjė e re nga ajo qė ėshtė parashikuar kohė mė parė. “Nuk pritet ndonjė gjė e re. Tashmė kryetari socialist, Fatos Nano ka njė mendim delirant pėr tė fituar me ēdo kusht postin e kryetarit tė PS-sė”, -tha ai. Braho theksoi se, “mendimi ndryshe u fshi nė mėnyrė arbitrare nė kongresin e djeshėm duke sjellė edhe njė kongres problematik”. Deputeti socialist shtoi gjithashtu se nė kongresin e 6-tė socialist kishte rreth 380 nėpunės tė lartė tė pushtetit socialist.


    Bizhga: S’ka manipulime
    TIRANE - Ndėrsa deputeti socialist, Gazmir Bizhga mohoi dje tė jetė manipuluar procesi i votimit. “Procesi i votimit po funksion krejtėsisht normal dhe i hapur. Nuk pati gjithashtu kontestime pėr pėrbėrjen e komisionit”, -tha ai. Bizhga sqaroi se procesi i votimi po paragjykohet nga ata delegatė qė, sipas tij, e kanė tė sigurtė humbjen. “Paragjykimi i procesit tė votimit vjen sepse nė rast tė humbjes sė pritshme ata ta justifikojnė kėtė humbje si rrjedhojė e njė procesi tė manipuluar”, -shtoi ai.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •