Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 128
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Durrės, proces-verbali i KQZ, asnjė kuti votimi e rregullt

    Gjatė seancės sė djeshme tė Kolegjit Zgjedhor pėr ēeshtjen e Durrėsit ėshtė bėrė publik nga avokati i Avni Hoxhės proces-verbali themelor i KQZ-sė, sipas tė cilit asnjė qendėr votimi nė Durrės nuk ka pasur proces-verbale dhe tabela rezultatesh. Nga ky Kolegj ėshtė vendosur qė mė datė 5 nėntor tė jepet vendimi pėr kėtė ēeshtje

    Kolegji Zgjedhor ka vendosur datėn 5 nėntor pėr tė dhėnė njė vendim nė lidhje me kthimin ose jo tė procesit elektoral nė qytetin e Durrėsit. Ditėn e djeshme nga avokati i kandidatit demokrat, Avni Hoxha ėshtė bėrė publik dhe proces-verbali themelor numėr 1463, i cili sqaron se nė asnjė rast nuk ka pasur proces-verbale dhe tabela rezultatesh brenda kutive tė votimit pėr Durrėsin. Ky dokument ka shkaktuar mjaft reagime nė sallė, sidomos tek pėrfaqėsuesit e KQZ-sė dhe Lefter Kokės, pasi dokumenti ėshtė cilėsuar si i pamundur pėr t'u disponuar.

    Dje Kolegji Zgjedhor nga ambientet e Gjykatės sė Apelit ka hedhur poshtė kėrkesėn e KQZ-sė dhe pėrfaqėsuesit tė Lefter Kokės pėr tė shpallur nė mėnyrė tė menjėhershme vendimin qė lė nė fuqi konkluzionin e KQZ-sė se zgjedhjet nė Durrės janė fituar nga Koka. Kjo Trupė gjyqėsore ka pranuar tė administrojė njė sėrė provash voluminoze tė paraqitura nga pala e Avni Hoxhės, kandidatit demokrat pėr bashkinė e Durrėsit dhe miratoi kėrkesėn pėr kohė nė dispozicion tė avokatit Avni Shehu pėr tė shprehur pretendimet pėrfundimtare mbi procesin. Nė provat e marra nė konsideratė nga Kolegji zgjedhor bėjnė pjesė 3 kuti me lista tė zgjedhėsve tė vitit 2001, 3 kuti tė tjera listash paraprake tė vitit 2003 si dhe 3 kuti listash tė listave pėrfundimtare tė vitit 2003. Janė marrė nėn administrim tabelat krahasuese tė listave mes dy zgjedhjeve tė vitit 2001 e 2003 qė tregojnė njė diferencė prej 13 mijė zgjedhėsish qė nuk figurojnė nė listat e lokaleve 2003. Tabela krahasuese qė tregojnė se mė shumė se 4 mijė zgjedhėsve u ėshtė ndryshuar qendra tradicionale e votimit. Lista e tė vdekurve prej 560 vetėsh qė tregon ndryshimin e vetėm nė Durrės pėr 2 vjet, ndryshim qė duke llogaritur edhe zgjedhėsit e rinj qė mbushin moshėn 18 vjeē nė asnjė mėnyrė nuk e ēon numrin e votuesve nga 86 mijė nė 113 mijė si dhe pėrgjigjja e kryetarit aktual tė bashkisė sė Durrėsit lėshuar nė datėn 27 tetor 2003 sipas tė cilės bashkia e Durrėsit nė asnjė rast nuk ka dhėnė apo dėrguar informacion pranė KQZ-sė pėr nevojat e Durrėsit apo pėr ndonjė listė emrash qė ėshtė shtuar nga KQZ.

    Pėrveē kėtyre janė edhe 1860 deklarata personale tė noterizuara tė votuesve tė opozitės tė cilėt denoncojnė dhe konfirmojnė faktin se janė hequr qėllimisht nga qendrat e votimit nė Durrės. Avokati i Lefter Kokės ka hedhur poshtė provat e paraqitura nga opozita duke i kėrkuar Trupės speciale gjyqėsore qė tė mos marrė parasysh sidomos deklaratat personale dhe tabelat krahasuese qė sipas tij nuk kanė lidhje me procesin, pasi komisionerėt e tė gjitha qendrave tė votimit kanė firmosur 7 me 0 nė favor tė rezultateve tė deklaruara nga Koka.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prova, 600 qytetarė durrsakė votues nė burg

    Kolegji Zgjedhor ka marrė nė shqyrtim ditėn e djeshme dhe provėn e paraqitur nga opozita se qindra qytetarė kanė qenė tė shėnuar si votues nė burg. Me qindra qytetarė tė Durrėsit janė caktuar tė votojnė nė burgun e qytetit edhe pse kanė qenė tė padėnuar asnjėherė mė parė dhe nuk kanė patur asnjė lidhje me kėtė institucion. Ēudia e lėvizjes dhe pėrcaktimeve skandaloze me listat zgjedhore ka nxitur Kolegjin Zjedhor qė tė merret me njė ēėshtje krejt tė veēantė tė procesit siē ka qenė prova e paraqitur nga pala opozitare pėr caktimin e 600 qytetarėve durrsakė si efektivė tė burgut, por jo gardianė. Ky rast i cilėsuar si i veēantė nga reagimet e Trupės gjyqėsore ka qenė pamja e pėrgjithshme e njė procesi elektoral tė prishur nė qytetin e Durrėsit ku nga mė shumė se 100 mijė votues pretendohet tė shpallet kryetari i bashkisė me 15 mijė vota.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Avni Hoxha: Prova tona provojnė manipulimin

    Kolegji Zgjedhor ėshtė shprehur se administrimi i dokumentit tė listave tė gjendjes civile qė gjenden nė KQZ dhe qė gjendja civile e Durrėsit i ka dėrguar kėtij institucioni, nuk ėshtė i mundur. Po kėshtu ėshtė lėnė e hapur edhe mundėsia e thirrjes si dėshmitar tė personave tė ndryshėm qė lidhen me procesin zgjedhor siē ėshtė rasti i Kujtim Koēiajt qė ėshtė marrė me zbatimin e projektit tė listave zgjedhore dhe qė ka pohuar se nė Durrės nuk ėshtė zbatuar projekti i duhur pėr listat e zgjedhėsve. Po kėshtu mbetet pėr t'u parė nėse Kolegji Zgjedhor do tė thėrrasė edhe njė ekspert tė informatikės, i cili tė bėjė krahasimet e listave zgjedhore mes dy zgjedhjeve si dhe tė dhėnat kompjuterike nė data-base.

    Por kandidati i PD-sė pėr Durrėsin Avni Hoxha ka sqaruar se edhe me provat e tjera tė administruara nga Trupa gjyqėsore vėrtetimi i manipulimit ėshtė i sigurt. Ai deklaroi se provat e reja qė nuk u morėn parasysh nga Kolegji thjesht do tė pėrforconin provat e manipulimit. "Megjithatė besoj se Kolegji Zgjedhor do tė japė njė vendim tė drejtė nė datėn 5 nėntor nė pėrputhje dhe zbatim tė ligjit," ėshtė shprehur pas seancės Avni Hoxha.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    19

    manipulimet e zgjedhjeve

    Manipulime ne kulem. Koksit e PS po vazhdojne te ndalojn zhvillimin dhe zvilupimin e vendit tone. Eshte turp vallja qe ata hedhin eshte ne vend numro.

    shame on them

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: U fallsifikuan procesverbalet

    Kandidati i PD per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela, ka depozituar dje ne organin e akuzes nje tjeter kallezim penal. Kete here behet fjale per anetarin e PSD ne KZQV e Tiranes, Pirro Simo. Sipas Ngjeles, ky i fundit ka falsifikuar firmen e kryetarit te komisionit ne disa prej procesverbaleve, numri i te cilave shkon deri ne 120. Pavaresisht nga keto deklarata, Ngjela nuk eshte shprehur i sigurt dje per qendrimin e tij ne adrese te komisionerit socialdemokrat, por provat, sipas tij, lene te dyshojne. Per kete arsye, Ngjela ka vendosur ti drejtohet zyrtarisht organit te akuzes per te vertetuar pretendimin ne fjale. "Konstatohen shkelje te renda ligjore. Une ia lej organit te akuzes ne dore, qe te hetoje mbi keto falsifikime. Shkelesit e ligjit duhet te ndeshkohen ligjerisht", ka deklaruar Ngjela. Por paralelisht me akuzat e Ngjeles, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit te PSD, Pirro Simo. Ne nje deklarate per median Simo ka sqaruar se asgje nuk eshte e vertete ne deklaratat e Ngjeles, pasi, sipas tij, procesverbalet i ka dorezuar prane KQZ, kryetari i KZQV-se, i cili eshte perfaqesues i PD. Duke mohuar deklaratat e mesiperme te Ngjeles, Simo shtoi se "nuk behet fjale per manipulime. Ngjela flet per kohen e Nastradinit".

    A. M

    ZGJEDHJET-PPE

    Mberrin misioni faktmbledhes


    Ka mberritur dje ne Tirane nje zyrtare e sekretariatit te PPE (Partite Popullore Evropiane), Marina Skordelis. Misioni i saj do te jete faktmbledhes, lidhur me situaten politike ne vend. Ajo do te takoje drejtues te PD-se, te PDR-se e te PBDNJ-se. Vizita e saj kryhet ne kuadrin e iniciatives se Ballkanit Perendimor te PPE, te kryesuar nga shefi i "Demokracise se Re" ne Greqi, Kosta Karamanlis. Skordelis do te njihet me situaten ne vend, ecurine e integrimit europian te Shqiperise, si dhe qendrimet e partive vezhguese ne PPE, qe jane PDR e PD. Jashte temes se bisedimeve mesohet se nuk do te mbetet edhe kriza qeveritare aktuale, si dhe problemet e votimeve te 12 tetorit. Ne te njejten kohe do te vije ne Tirane per bisedime te ngjashme edhe shefi i zyres se Shkupit te fondacionit gjerman Konrad Adenauer, Andreas Klein.

    A.M
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pse hesht KQZ pėr falsifikimin e formularėve "A-28"

    Mbi 70 pėr qind e kėtyre formularėve nuk janė firmosur nga z. Perikli Dhales - kryetari i KZQV-sė pėr Bashkinė e Tiranės, por nga "dikush" tjetėr, pėr tė cilin ėshtė depozituar njė padi nė Prokurori.

    Ilirjan Fatkoja

    Mė nė fund pjesa bolshevike e KQZ, e cila ka ėndėrruar ditėn kur me njė tė ngritur tė kartonit do tė bėnte "mrekullinė", e orientoi dje nė mėnyrė tė paligjshme komisionin, pėrmes njė vendimi tė thjeshtė qė tė administrojė formularėt A-28, me shpresėn se pėrmes njohjes sė tyre, do t'i hapte rrugėn ligjėrimit tė tė gjitha paudhėsive qė ishin gatuar prej njėzet ditėsh nga tė gjitha strukturat e saj paszgjedhore qė nga qendrat e votimit e deri nė KZQV-nė e Tiranės.

    Qė ta bėjmė mė tė kuptueshėm ēėshtjen nė fjalė, mė parė po ju bėj tė ditur se cili ėshtė dokumenti nė fjalė dhe pėrse u kėrkua tė administrohet ai. Nė Ligjin nr. 9087, datė 19.06.2003, nė nenet 109 dhe 110, nė tė cilat pėrcaktohen edhe objektet e punės pėr komisionerėt e QV dhe KZQV-ve, asgjėkundi nuk pėrmendet formulari A-28.

    Vetėm nė njė udhėzim tė KQZ evidentohet ky lloj formulari, i cili i jepet kryetarit tė QV nga ana e kryetarit tė KZQV-sė pėr tė transferuar magazinimin e tėrėsisė sė materialeve. Ndėrsa dokumenti i vetėm ligjor, i cili vėrteton ardhjen e materialit zgjedhor pėr shqyrtim nė KZQV ėshtė Proces-Verbali qė mban Sekretari i KZQV-sė dhe qė firmoset nga i gjithė komisioni. Duke respektuar tė drejtėn vendimmarrėse tė KQZ-sė, tė shprehur pėrmes forcės sė kartonit pėr ta marrė nė shqyrtim kėtė formular, u bė e qartė se ato do tė shėrbenin si prova tė pakontestueshme pėr tė ligjėruar futjen nga "dritarja" tė dhjetėra tabelave tė rezultateve qė mungonin faktikisht, por qė mund tė silleshin dorazi tashmė nga shokėt socialistė. Pavarėsisht kundėrshtimit me argumente tė anėtarit tė KQZ-sė, zotit Doda, i cili u mbėshtet edhe nga anėtarėt e KZQV-sė sė Bashkisė Tiranė, kryetari Celibashi urdhėroi fillimin e procedurės pėr shqyrtimin e tyre.

    Por kryetari i KQZ-sė gaboi kur lejoi tė njihen si tė ligjshėm ata formularė qė shprehnin dorėzimin e materialit zgjedhor nga KZQV-tė e minibashkive nė KZQV-nė e Bashkisė, pasi vetė formulari ėshtė ndėrtuar nė krijimin e raporteve KQV pėr KZQV! Dhe nuk bėhej fjalė pėr njė e dy formularė, por pėr mbi njėqind tė tillė. Punė e madhe! Me votim katėr me dy, edhe kėtij "kanali" iu bė ura e kalimit. Por e keqja e madhe do tė dilte nė pah vetėm mbas pushimit dhjetėminutėsh kur...

    Formularėt A-28 me nr....

    Dhe numėrimi rroku mė tepėr se gjysmėn e atyre formularėve, qė ishin administruar nga komisioni i KQZ. Janė tė pafirmosur nga unė - deklaroi Perikli Dhales, kryetari i KZQV sė Bashkisė. Nėnshkrimet janė tė gjitha false - e pėrfundoi ai deklarimin e tij. Nėnshkrimet false. Sigurisht kjo deklaratė bombė i befasoi tė gjithė tė pranishmit nė sallė dhe nė veēanti avokatin Dizdari dhe klientin e tij z.Ngjela - kandidatin pėr kryetar bashkie. Vetėm pjesa maxhoritare e komisionit tė KQZ nuk e mori pėr tė madhe kėtė deklarim. Kryetari i KQZ, z.Celibashi me qetėsi urdhėroi vazhdimin e leximit tė kėtyre formularėve, paēka se iu bė e ditur qė kemi tė bėjmė me njė mori dokumentash tė falsifikuara, tė cilat duhen mė sė paku tė ekspertohen, jo vetėm pėr tė cilėsuar vėrtetėsinė e deklarimit tė personit zyrtar qė bėri deklaratėn, por edhe pėr faktin se nuk mund tė merren nė administrim dokumenta tė njohura publikisht si tė rreme. Kurajoja dhe guximi pėr tė shkelur mbi njė zonė tė deklaruar "mina", ėshtė diēka mė tepėr se njė gjest personal. Populli ka njė shprehje, e cila mbase gjen vend edhe nė kėtė rast. "Fshati qė duket, nuk do kallauz". Megjithatė kohė ka. Fshati vėrtet duket... ashtu si dhe falsiteti provohet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #105
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Merkure, 05 Nentor 2003


    TIRANA, PROBLEMI I PROBLEMEVE

    Nga Prec Zogaj

    Ajo qe ka ndodhur e po ndodh me zgjedhjet ne Tirane eshte pertej perfytyrimeve standarte qe kane tashme shqiptaret per manipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e vitit 2003 ne kryeqytetin e Shqiperise nuk kane shembelltyre as ne historine tone, as ne historine e ndonje vendi tjeter europian. Te nesermen e l2 tetorit dhe ne ditet ne vazhdim, komisioneret e bashkise (KZQV) nuk moren ne dore nje verdikt te ruajtur e te pasqyruar me korrektesi, sipas dispozitave te Kodit Zgjedhor, por nje germadhe te vertete, nje germadhe ne imazhin e drejtimit pa ligj, pa din e pa imam te bashkise se Tiranes. C’kishte ndodhur? Historia do te kerkoje kohe por t’u treguar ne detajet me te imta. Sot, tre jave e gjysem pas 12 tetorit, njihen disa prej momenteve dhe personazheve te plojes. Pushtuesit e zgjedhjeve u sulen si nje hordhi arinjsh ne dyqanin e qelqurinave dhe atje, ne perpjekjen e marre per te kombinuar fitoren e trefishte te Edi Rames, rrezuan e shkaterruan gjithcka. Besonin se krimi i tyre do te kalonte me pasaporte fallco dhe me shkelje syri ne te dyja posblloqet, ne KQZV ne fillim dhe ne KQZ pastaj. Por punet u komlikuan kur kandidati demokrat, Spartak Ngjela shpalli fushaten e tij legale ne mbrojtje te votes se lire te qytetareve dhe kur, paralelisht, KQZV-ja e Tiranes dokumentoi shkaterrimin e procesit zgjedhor ne mbi tetedhjete perqind te qendrave te votimit. Tani, qe prej dhjete ditesh a me shume, kadavra e zgjedhjeve ne kryeqytet eshte trasferuar ne KQZ. Entuaziazmi i avoketerve dhe perralltareve te Edi Rames, qe mendonin se KQZ me shumice socialiste do te korigjonte me shpejtesi "vonesat" e KQZV-se me shumice demokratike, ka humbur busullen. Nuk eshte e thene qe duke qene socialist, do te mbash automatikisht ison e krimit. Megjithate, ne mjediset e mbyllura te KQZ-se ka filluar te luhet nje nga betejat me emblematike midis ligjit dhe antiligjit, shtetit dhe antishtetit. Ne fakt, ne betejen e Tiranes eshte koncentruar e gjithe problematika e shoqerise shqiptare me krimin dhe antikrimin, me korrusionin dhe antikorrupsionin, me pushtetin e votes se lire dhe pushtetin e votes se vrare...Tensioni eshte i madh brenda mureve te KQZ-se. Perballe te panjohurave qe levizin ne kufinjte fluide te ligjit dhe pabesive, rregullave dhe nderhyrjeve, avokat Ngjela me ndihmesit e tij po cojne perpara betejen per ligjin dhe voten e lire. Nuk mund te them se sa i vetedijshem eshte sot opinioni publik per rendesine e kesaj beteje historike, por shihet qarte se kjo beteje po del me shpejtesi jashte mureve te KQZ-se duke perfshire institucione, subjekte politike, individe te shquar. Pse kjo beteje ne KQZ? Nuk qenka KQZ me ligjin? Per te evituar perfundimet e nxituara le te referojme telegrafikisht disa nga zhvillimet me kulmore ne kete institucion.

    Shimani dhe kater duar fusin krimin nga dritarja

    KQZ kishte vendosur me vota unanime qe te zbatonte nenin l09 dhe nenin ll0 ne marrjen e dokumentav per shyrtim dhe vleresim. Kjo do te thote se KQZ pranon vetem dokumentat e ardhura nga KQZV e Tiranes. do dokument tjeter qe vjen ne rruge partie a kush djalli e merr vesh, refuzohet apriori si i paligjshem. Ne astin kur gjithka ishte vendosur sipas ligjit, ngrihet zoti Shimani dhe propozon qe te pranohen edhe formularet tip A-28 qe KQZV ua leshon KQV-ve poshte. Ne kete menyre Shimani kerkoi t’u hapte rruge dokumentave qe nuk kane destinacion KQZ-ne lart, por KQV-ne poshte. Perkthyer ne gjuhen e hileve, ky propozim u jepte mundesi militanteve socialiste te sillnin fare desheronin ne KQZ duke anashkaluar dispozitat e qarte te Kodit. Kater duart qe pak minuta me pare kishin votuar per zbatimin e neneve l09, ll0 u ngriten perseri dhe votuan kunder vetes se tyre, pra futen nga dritarja fare kishin nxjerre pak me pare nga dera. Ky votim tregoi me se miri abiguitetin e komisionereve te majte dhe madje nxorri ne shesh edhe karten qe ata donin te loznin. Me ikrikun e formularit A-28, ata kerkonin t’u shpifeshin dhe te penalizonin komisioneret demokrate te KQZV-se dhe prej ketu, me parimin "ku rafsha mos u vrafsha", te nxirrnin nje rrezultat thellesisht te fallsifikuar.

    "Une them ujku, ti thua gjurma"

    Se Shimani e ksihte patur qysh ne krye me te hedhur dhe se shoket e tij komisionere kishin mendje te keqe, pavaresisht se hiqeshin si " gjindje e pashkolle", u pa qarte ne seancen e dites se shtune. Filloi marrja ne dorezim e formulareve A-28 qe kishin sjelle shoket sociliste. Ne to, me nje guxim te artur, ishte vene edhe firma e Perikli Dhalesit. Ngrihet Perikliu dhe denoncon ne vend fallsifikimin e firmes se tij. Krimi ben mu ne mes te salles, skena behet paskajshmerisht absurde. Ngjela dhe avokati i tij Shefqet Dizdari kerkojne qe shqyrtimi i formulareve te fallsifikuar te nderpritet ne ast, ose KQZ t’i dergoje formularet per ekspertize grafike. Komisioneret e majte pergjigjen se i kane bashkuar te dyja eshtjet, ate te shpalljes se rrezultatit dhe ate te pavleshmerise, pra te shpallim njehere nje rrezultat, pastaj, po te kete kontest... Moj zonje, mor zoteri, do te thote " po te kete kontest"? Ja ku eshte kontesti, eshte personi i gjalle ketu qe thote me kane fallsifikuar firmen... Une them ujku, ti thua gjurma! Shiko, ta hedhim ne vote, pergjigjen komisoneret socialiste. Dhe keshtu, votohet a duhet vazhduar apo jo me formulare te fallsifikuar. Celibashi, Subashi, Shimani dhe Varfi ngrene duart si me komande. Me shumice votash fiton krimi. Ngjela paralajmeron kallzimin penal ne Prokurori.

    Nje keqkuptim kuptimplote me Prokuronine

    Te henen paradite Prokuroria mori kallzimin per nje krim ne veprim dhe jo per nje krim qe flinte. Per kete arsye pasditen e se henes vendosi sekuestron mbi formularet A-28 dhe mbi disa dokumenta te tjera. Ne KQZ, kush e di pse, hiqeshin sikur nuk e dinin gje per urdherin e Prokurorise dhe vetem pas kerkeses se Ngjeles, kryetari Celibashi ndepreu pese minuta seancen per te pare a kishte ardhur ndonje gje nga Prokuroria ne institucionin e tij. Ne rrethana te tjera, skena do te dukej qesharake, por brenda absurdit qe shoqeron ore e ast zgjedhjet ne Tirane, skena ishte e pritshme. Celibashi u kthye dhe lajmeroi me qere te prishur pezullimin e perkohshem te punes ne KQZ. E mbeshteten tre komisioneret e zakonshem. Megjithese urdheri i prokurorise nuk kishte te bvente fare me nderprerjen e punes.. Nuk e dinin kete juristet e ketij komisioni? Apo te gjithe kujdesen p-r te qene sa me te palexueshem!

    Puna ne KQZ s’ka nisur akoma

    Kur KQZ po merrte vendimin "e rende" te pezullimit te punes, komisioneri Klement Zguri propozoi qe te vazhdohej puna me dokumentacionin e ligjshem qe ka ardhur nga KQZV dhe qe nuk eshte zene me dore ende. Por uditerisht propozimi i tij u hodh poshte nga shumica. Me nje verberi te admirueshme, kjo shumice eshte e gatshme te sakrifikoje punen per materialet e ardhura ne rruge te paligjshme dhe qe per me teper rrezultojne te fallsifikuara! Ne te vertete puna ne KQZ nuk ka nisur akoma. Deri me sot KQZ ka ekperimentuar eksperimentin "Shimani", qe s’ka te beje fare me kerkesat e Kodit Zgjedhor. KQZ realisht do te filloje pune diten dhe oren kur te marre ne shqyrtim dokumentacionin e KQZV-se. Kete e di edhe komisioneri me i fundit ne Republiken e Shqiperise.

    Celibashi, midis ligjit dhe antiligjit

    Ambiguitetin (dykuptimesine) e punes se KQZ-se e shpreh me se miri qendrimi i kryetarit Celibashi. Ai sigurisht e njeh ligjin, por ne me shume se ne nje rast gjendet prane shtegut te antiligjit ne nje dileme gati te padeshifrueshme qe mund te jete politike, jetesore e tjere. Si ish gjyqtar, Celibashit nuk i falet qe ka vijuar shqyrtimin e formulareve te denoncuar per fallsifikim brenda ne seance nga P. Dhales. Celibashi ka leshuar urdherin 2121 qe kerkon marrjen en bllok te kutive te votimit nga disa njesi bashkiake. Ky urdher asgjeson formularet A-28 qe po shqyrton KQZ! Kontradiksionet nuk kane fund. Ne nje ane urdheri mund te interpretohej si nje perpjekje in ekstremis per te shpetuar fare mund te shpetohej nga procesi i shkaterruar i zgjedhjeve ne Tirane. Por urdheri mund te interpretohej edhe si nje justifikim per pushimin e paligjshem te kutive ne komisionet e njesive bashkiake ku edhe eshte realizuar ploja e madhe. Urdheri, sigurisht, nuk ka baze ligjore, por qellimet e tij te verteta dalin ne pah varesisht nga qendrimet qe mban kryetari i KQZ-se ne proces. Nese zbaton ligjin dhe vetem ligjin, kjo do te thote se urdheri i tij ka patur qellime te mira. Nese terhiqet nga antiligji, kuptohet se urdheri i tij ka patur qellime te tjera. Serish perballe Ngjela dhe Rama Eshte e vertete se me gjithe fare eshte vertetuar deri me sot rreth zgjedhjeve ne Tirane, figura e Rames eshte bere vulnerabel. Sigurisht, jo per kundershtaret e tij, te cilet e kane ditur me ke kane te bejne dhe nuk ndihen te befasuar ne asgje. Fjalen e kemi per fansat e tij. Duhet ta themi se ne thelb, beteja postzgjedhore ne Tirane eshte vazhdim i fushates zgjedhore, se perballe jane serish Ngjela i ligjit me Ramen e antiligjit. Pavaresisht se ashtu si ne fushate, Rama nuk e tregon fytyren, por perfaqesohet, hedh gurin e fsheh doren e keshtu me radhe. Ngjela dhe Rama jane perballe edhe ne nje kuptim tjeter me konkret. Kandidati socialist ka nje rol te dores se pare ne masakren me listat e zgjedhesve ne Tirane. Po ky kandidat eshte protagonisti i shkaterrimit te zgjedhjeve. Njerezit e tij dhe perfaqesuesit e tij kane fallsifikuar procesverbale, kane hapur kutite, kane zhdukur fletet e paperdorura e tjere e tjere, me shpresen e vjeter se edhe kjo " hiroshime" zgjedhore do te perfundonte ne amshim, ne analet e KQZ-se. Te gjitha " opsionet" e tjera sikur Rames ia beri Nano apo ndokush tjeter jane spekullime dhe sajime te perllogaritura qe synojne ose fshehjen e krimit, ose ertifikimin e krimit. Provat tregjne se manipulimet i ka bere Rama me shoke. Se c’ka ndermend Nano, ne nuk e dime dhe madje pak na intereson ta dime. Aleati yne eshte ligji. Ligji eshte ne kete moment aleati i kujtdo qe ka qene dhe eshte i interesuar per t’i dhene fund banditizmit dhe antiligjit ne zemer te Shqiperise.


    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Durrės: KQZ manipuloi me projektin e IFES

    Sipas sekretarit tė ēeshtjeve ligjore nė PD, njė projekt i IFES ka shėrbyer si alibi pėr manipulimin e KQZ me listat zgjedhore nė Durrės. Sipas Rusmalit, projekti do zbatohej nė Durrės, por ai ishte i papėrfunduar dhe nuk mund tė bėnte identifikimin e plotė tė votuesve

    Sekretari ligjor i Partisė Demokratike Ilir Rusmali ėshtė shprehur shumė ashpėr nė lidhje me Kolegjin zgjedhor pas refuzimit tė tij tė marrjes parasysh tė disa provave tė reja tė opozitės qė lidheshin me numrin e votuesve. "Erdhėm kėtu pėr tė deklaruar pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė Durrės, sepse besojmė se ligji ėshtė shkelur deri nė atė masė sa ka modifikuar rezultatin. Dhe pėr kėtė listat kanė qenė problemi i parė. Duket se nė kėtė pikė ligji nuk u zbatua, as nė formė dhe as nė pėrmbajtje pėr hartimin e listave," ėshtė shprehur Rusmali. Ai deklaroi se pėr Durrėsin KQZ ka pretenduar tė jetė ndjekur njė praktikė tjetėr, e ndryshme nga qytetet e tjera, pėr shkak tė njė projekti dhe programi tė papėrfunduar tė IFES, i cili ėshtė pėrdorur si alibi nga KQZ pėr tė sqaruar se nga e ka marrė shembullin e hartimit tė listave pėr Durrėsin qė gjithsesi ėshtė pohim i asaj qė nė Durrės listat zgjedhore nuk janė hartuar nė bazė tė regjistrit tė gjendjes civile. "Projekti Pilot i IFES ka qenė i papėrfunduar dhe s'mund tė funksiononte nė Durrės, pasi ai pėrmbante vetėm 50 mijė rekorde, pra zgjedhės plotėsisht tė mundshėm pėr t'u identifikuar dhe kjo konfirmohet edhe nga shkresa e KQZ-sė, e cila sqaron se vetėm 47 mijė zgjedhės kanė qenė tė identifikuar plotėsisht nga KQZ nė Durrės. Shihni pra se nė ē'mėnyrė ka punuar KQZ nė Durrės," ėshtė shprehur Rusmali.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Provat e paraqitura nga opozita pėr manipulimin

    Dje gjatė seancės gjyqėsore tė paradites pala opozitare ka paraqitur para Kolegjit zgjedhor edhe njė shkresė zyrtare tė KQZ-sė, e cila konfirmon pamundėsinė e KQZ-sė pėr tė vėnė nė dispozicion, dokumente qė do i shėrbenin transparencės. Edhe pse formularėt e marrė nga bashkia e Durrėsit tė tipit A 4 nga gjendja civile e Durrėsit nuk janė mė shumė se 47,125 fletė, por qė fotokopjimi i tyre nė situatėn e KQZ-sė do tė donte tė paktėn 2 javė ndėrkohė qė procesi gjyqėsor mbaroi dje.

    1- Listat e zgjedhėsve si akte administrative janė nxjerrė nė kundėrshtim me formėn dhe procedurėn e kėrkuar nga ligji dhe nė kapėrcim tė kompetencave ligjore. Vetė KQZ ka pėrcaktuar se zyrat e gjendjes civile hartojnė lista zgjedhore nė bashkėpunim me sekretarin e kėshillit bashkiak, duke plotėsuar sė bashku tė dhėnat e nxjerra nga regjistri i gjendjes civile.

    2- Pėrpilimi i listės sė zgjedhėsve jo nė bazė tė regjistrit tė gjendjes civile ėshtė mosrespektim i procedurės sė kėrkuar nga ligji. Siē parashikohet nga ligji, listat e zgjedhėsve duhet tė hartohen nė bazė tė listave tė zgjedhjeve tė mėparshme tė rishikuara nė zyrat e gjendjes civile.

    3-Moszbatimi i projektit tė miratuar nga vetė KQZ-ja nė lidhje me njėsinė zgjedhore Durrės. Nė lidhje me kėtė njėsi zgjedhore pėrfaqėsuesit e KQZ-sė pretenduan se nė hartimin e listave janė pėrdorur tė dhėnat e njė programi tė veēantė qė ėshtė zbatuar pėr Durrėsin nė bashkėpunim me IFES. Nėse referimi ėshtė bėrė pėr kėtė, atėherė tė dhėnat duheshin tė nxirreshin nga zyrat e gjendjes civile tė bashkisė Durrės, por siē u vėrtetua nga pėrgjigjja zyrtare e kreut tė bashkisė Durrės, rishikimi i listave nuk ėshtė bėrė nga regjistrat e gjendjes civile. Deri nė muajin qershor projekti ka verifikuar 47,125 zgjedhės nga 113,752 qė janė pėrfshirė nė listat e votimit.

    4- Mosregjistrimi i zgjedhėsve nė qendrėn ku ka vendbanimin. Nė bazė tė Kodit regjistrimi i zgjedhėsve duhet tė bėhet nė qendrėn e votimit ku kanė vendbanimin e tyre. Nga provat e paraqitura rezultoi se 4400 zgjedhės janė regjistruar jashtė qendrave tė votimit ku kanė patur banimin.

    5- Mosrespektimi i formės sė kėrkuar nga ligji. Kodi i ri zgjedhor pėrcakton se listat e zgjedhėsve firmosen dhe vėrtetohen nga kryetari dhe sekretari i bashkisė apo ēdo njėsie tė qeverisjes vendore. Por siē pohoi pėrfaqėsuesi i KQZ-sė dhe dokumentat e lėshuara nga bashkia Durrės, pėr listat e zgjedhėsve nė kėtė bashki nuk ėshtė respektuar kjo formė. Nė rastin konkret listat nuk kanė asnjė nėnshkrim as tė punonjėsit tė organit qė ka nxjerrė aktin, as tė regjistruesit tė organit kolegjial, tė kreut tė KQZ-sė nė rastin konkret.

    6- Miratimi i listės sė zgjedhėsve nga ana e KQZ-sė ėshtė kapėrcim kompetencash. Miratimi i listave tė zgjedhėsve nga KQZ dhe jo nga kryetari dhe sekretari i bashkisė sė qytetit tė Durrėsit bėn qė akti i nxjerrė nga organi administrativ tė jetė nė kapėrcim tė kompetencave tė tij.

    7- Mosrespektimi i formės sė procedurės tė kėrkuar nga ligji pėr listat e zgjedhėsve si dhe kapėrcimi i kompetencės ligjore qė i bėn listat e zgjedhėsve akte absolutisht tė pavlefshme. Neni 116 i Kodit tė procedurės Administrative.

    8- Pavlefshmėria e listave tė zgjedhėsve pėrbėn shkak pėr pavlefshmėrinė e tė gjithė procesit zgjedhor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Zbulohet procesverbali i fshehur nga socialistėt

    Ditėn e djeshme ėshtė bėrė publik dhe njė procesverbal qė ishte cilėsuar i humbur nga socialistėt. Bėhet fjalė pėr procesverbalin e njėsisė bashkiake numėr gjashtė, mbajtur sipas udhėzimit 2121. KQZ, pas kėsaj, ka ndėrprerė punė, ndėrkohė qė komisionerėt socialistė janė shprehur se nuk janė nė gjendje tė verifikojnė firmat e tyre

    Komisionerėt e opozitės nė KZQV-nė e Tiranės kanė zbuluar dje para KQZ-sė, njė procesverbal tė ligjshėm, i cili ishte fshehur nga komisionerėt socialistė. Procesverbali i hartuar sipas udhėzimit 2121 tė datės 14 tetor 2003, kishte tė bėnte me marrjen nė dorėzim nga ana e KZQV-sė sė njėsisė tė tė gjithė bazės materiale nga qendrat e votimit.

    Dorėzimi i kėtij dokumenti ka detyruar KQZ tė ndėrpresė punėn pėr 24 orėt e ardhshme. Komisioni ka vendosur qė ta fillojė punėn vetėm nesėr nė orėn 17:00 tė pasdites. Dokumenti i mbajtur fshehur nga socialistėt ėshtė kėrkuar qė nė fillim, por ka qenė e pamundur pėr t'u gjetur. Denoncimi publik ka tėrhequr vėmendjen e komisionerėve, tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė dhe tė medias. Edhe pse komisionerėt e opozitės kanė deklaruar se dokumenti ekzistonte, nuk ėshtė gjetur nė analet e KQZ-sė. Socialistėt kanė mohuar vazhdimisht ekzistencėn e tij. Ky dokument ėshtė marrė fillimisht nga pėrfaqėsues socialistė tė KZQV-sė sė njėsisė numėr 6 nė Kombinat, tė cilėt kanė refuzuar tė japin origjinalin pėr palėn opozitare nė zbatim tė ligjit, por u kanė dhėnė atyre fotokopjen e noterizuar. Dokumenti ėshtė siguruar nė mėnyrė tė tėrthortė nga opozita. Nėse ai do tė ishte paraqitur qė nė fillim tė procesit tė punės sė KQZ-sė, do tė ishte baza mbi tė cilėn ky institucion do tė operonte pėr tė parė edhe gjendjen e kutive dhe rregullsinė e procesit.

    Kryetari i KQZ-sė Celibashi tha se dokumenti i paraqitur nga pala e avokat Ngjelės ėshtė proces verbali i mbajtur nga KZQV e njėsisė sipas udhėzimit 2121, datė 14 tetor, pėr dorėzimin e bazės materiale zgjedhore nga qendrat e votimit tek KZQV e njėsisė. Pretendimet e tre komisionerėve socialistė kanė qenė se ky dokument nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston, ndaj edhe kanė vėnė nė lėvizje mbushjen e formularit A 28, i cili u gjet i falsifikuar qė nė mbrėmjen e sė shtunės kur ai u administrua nga KQZ. Nė kėtė mėnyrė KQZ ėshtė gjendur pėrballė njė prove tė re, tė fshehur qėllimisht nga komisionerėt socialistė, sepse vulat qė kanė vulosur kėto proces verbale tė gjetura kanė qenė vetėm pėrgjegjėsi e sekretarit dhe dokumenti ka patur tre vula dhe jo njė. Pas kėsaj ngjarjeje KQZ u ka kėrkuar anėtarėve socialistė tė komisionit dhe veēanėrisht sekretarit dhe nėnkryetarit tė KZQV-sė Tiranė, Hazis Meta dhe Aleks Zyba tė konfirmojnė firmat e tyre dhe pėrgjigjja e marrė ka qenė se nuk janė nė gjendje tė bėjnė verifikimin e firmave tė tyre nė atė moment duke krijuar tė qeshura nė sallėn e mbledhjes sė KQZ-sė. Pas kėtyre zhvillimeve KQZ ka ndėrprerė procesin pėr 24 orė dhe ka lėnė kohė pėr shqyrtimin e kėtij dokumenti ligjor qė ėshtė paraqitur si provė dhe duhej tė ishte dorėzuar qė nė momentin e parė tek KQZ plus formularėve A 30 dhe 29 qė lidhen me procesin nė Tiranė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Opozita: Kemi zbuluar dhe pesė procesverbale tė tjera

    Dokumenti i paraqitur dje nga opozita nuk ėshtė i vetmi, pasi ėshtė paralajmėruar se nėse socialistėt e KZQV-sė Tiranė nuk do tė jenė tė sinqertė dhe tė rregullt me moralin dhe tė tregojnė tė gjithė tė vėrtetėn pėr procesin, opozita do tė dorėzojė edhe 5 proces verbale tė tjera tė KZQV-ve tė njėsive bashkiake pėr tė vėrtetuar se ata qėllimisht nuk kanė zbatuar ligjin, pasi kanė qenė nė disfatė tė plotė elektorale, megjithė parregullsitė nė lista dhe gjithēka tjetėr. Pala opozitare u ka kujtuar komisionerėve socialistė se tashmė pėr dy prej tyre ka akuza konkrete siē ėshtė rasti i falsifikimit tė firmės sė Dhalesit nga Pirro Simo, por edhe padia e Ngjelės kundėr Hazis Metės pėr falsifikime. Ky bagazh i rėnduar procesesh do tė jetė edhe mė shumė i ngarkuar thonė opozitarėt nėse komisionerėt socialistė nuk heqin dorė nga manipulimi dhe mos zbatimi i ligjit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhales: Simo mbante nė mėnyrė tė paligjshme formularėt A 28

    Kryetari i KZQV Tiranė, Perikli Dhales, vazhdoi denoncimin pėr falsifikimin e firmės sė tij nė rreth 123 tabela rezultatesh. Dhales u shpreh i bindur se gjatė shqyrtimit tė dokumentacionit zgjedhor nė KQZ tė shtunėn nė mbrėmje ishin konstatuar kėto shkelje. Sipas tij nuk ka dyshim qė firma ėshtė falsifikuar nga komisioneri i PSD Pirro Simo, i cili vazhdimisht ka mbajtur formularėt A 28 nė mėnyrė tė paligjshme. Ai tha se ato ka pėr detyrė qė t'i mbajė vetėm sekretari i KZQV, i cili nuk mund tė pėrjashtohet nga pėrgjegjėsia e falsifikimit, pasi i ka vulosur ato me dashje, ose i bindur qė Dhales nuk i kishte firmosur. "Them me pėrgjegjėsi se Pirro Simo ėshtė edhe falsifikatori i rezulatit tė zgjedhjeve tė para tre viteve tė 1 tetorit 2000. Tashmė ky falsifikim ėshtė evident. Rast pas rasti do tė evidentojmė edhe falsifikime tė tjera. I mbetet organit tė akuzės ku ne kemi depozituar akt padi qė tė veprojė sipas ligjit," tha Dhales. "Gjithsesi jam i bindur qė pretendentėt nuk do tė arrijnė tė falsifikojnė tė vėrtetėn. Procesi zgjedhor i 12 tetorit nė Bashkinė e Tiranės tashmė ka rėnė. Pritet vetėm reflektimi i drejtė i vendimmarrėsve qė tė shpallet pavlefshmėria e tij," pohoi Dhales.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Opozita: Zgjedhje "nėn thundrėn" e kartonave tė KQZ

    Pėrfaqėsuesit opozitare nė KQZ dhe nė KZQV-nė e Tiranės deklarojnė se vullneti i popullit nuk ka mė vlerė pėrballė pėrballė mekanizmit tė votės nė KQZ dhe rolit tė vendimmarrjes sė kėtij institucioni. Ata kanė sjellė si shembull pėr kėtė pohim rastin e mosshpalljes nga KQZ tė pavlefshmėrisė sė rezultatit nė njė komunė si Temali nė qarkun e Shkodrės, nė tė cilėn kutia e votimit kishte rėnė nė lumė gjatė transportit. Por KQZ i ka vlerėsuar zgjedhjet si tė rregullta me pretendimin se kutia vėrtet ėshtė mbytur nė lumė, por ka shpėtuar tabela e rezultateve tė kutisė 143 tė kėsaj komune. Gjithashtu ajo nuk ka vlerėsuar as deklarimin e kreut tė KZQV-sė sė Temalit dhe vėzhguesve tė pranishėm nė zgjedhje se nė qendrat e votimit numėr 140, 142 dhe 143 nuk janė zhvilluar zgjedhje, pasi kutitė e votimit ishin rrėmbyer qė nė orėn 10 tė mėngjesit mes krismave tė pushkėve. Por vendimmarrja dhe ngritja e dorės nė variantin 5 me 2 pėr KQZ-nė e ka konsideruar tė rregullt procesin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #109
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Epidemia e trafikimit tė votave

    Teknikat klienteliste nė rekrutimin (mė poshtė, me “rekrutim” nuk ėshtė mėkat tė nėnkuptoni edhe “blerje”) e mbėshtetėsve janė tashmė njė dukuri e pranishme prej mė shumė se dhjetė vitesh nė politikėn shqiptare. Kėto teknika nuk janė tė rafinuara kushedi se ēfarė, gjė qė dėshmon se njė pjese tė madhe njerėzish politikė u ka plasur cipa fare, ndėrsa bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr t’u graduar me njė pozicion mė tepėr nė karrierėn e tyre apo pėr tė ruajtur pozicionin politik qė kanė (kryesisht, pėr tė korrur pėrfitime e privilegje legale e jo legale). Kohėt e fundit, kjo gjė po bėhet aq hapur e aq pa stil, gjė qė do tė thotė se rekrutuesve e tė rekrutuarve u duket njė veprim i tillė njė dhelpėri normale politike. Shumėkush nuk e ka pėr gjė qė, pasi tradhton nė mėnyrė tė bujshme kauzėn, miqtė, bashkėpunėtorėt, votuesit, tė dalė e tė shesė dėngla e teorira nėpėr ekranė televizionesh e nėpėr faqe gazetash me qetėsinė e vetėsigurinė e mėparshme. Qėllon shpesh qė ata, tė cilėt i vėzhgojnė e i gjykojnė nga jashtė kėto gjeste imorale tė konsumuara ditėn me diell, t’i kalojnė nė heshtje si tė bėhej fjalė pėr ēikėrrima tė parėndėsishme. Njė pjesė e madhe e pėrligjin kėtė si njė sjellje politike pragmatiste, por nuk mungojnė edhe ata qė, jo vetėm e pėrligjin, por edhe e vlerėsojnė si njė sjellje natyrale e inteligjente. Nuk bėhet fjalė qė tė gjallojė ndonjė merak mbi ethosin e pėrdhosur tė kėsaj shoqėrie, mbi deontologjinė e gjymtuar tė demokracisė apo mbi integritetin e cėnuar moral tė individėve tė caktuar, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr (janė votuar pėr) administrimin e pushtetit e bėrjen e politikės.
    Ishte edhe tragjike, edhe komike, situata e para dy javėve kur, ndėrsa nė Parlament votoheshin dy dekrete tė presidentit mbi emėrimin e ministrave tė munguar, do deputetė tė opozitės ishin zhdukur pa nam e nishan si tė ishin gishtoja i pėrrallave shqiptare e ndonjė tjetėr (po i opozitės) votoi pro dekreteve. Personalisht, nuk mund ta pėrfytyroja njė skenar tė tillė, ku deputetė tė opozitės tė bėnin lojėn e njė kryeministri me maxhorancė tė gjymtuar, dhe pėr kėtė arsye, sefte isha i prirur ta merrja kėtė si njė sendėrgjķ mediatike. Por tė nesėrmen, ishte kryetari i njė partie tė vogėl qė doli para gazetarėve pėr tė denoncuar faktin. Dhe pikėrisht nė konferencėn pėr shtypin, ky kryetar partie, me shqetėsimin e pamjen e njė 007-e, na bėri me dije se kish bėrė ē’ėshtė e mundur gjatė gjithė ditės tė lidhej telefonikisht me x-in e y-in, por kish qenė e pamundur. Madje, i kishin kėrkuar edhe nė shtėpi, por gratė e fėmijėt nuk kishin asnjė informacion mbi “harbimin” e tyre extra familjar e extra martesor. Policia gjithashtu nuk ish nė gjendje tė jepte asnjė tė dhėnė mbi mungesėn e tyre. Duket si njė fiction i Agatha Christie-it.
    Nuk ėshtė se kėta deputetė tė opozitės u bashkuan me kryeministrin a me maxhorancėn pėr miratimin e, fjala vjen, njė ligji tė caktuar, ku “tradhtia” ndaj vendimit e interesave tė grupit tė tyre do tė legjitimohej me njė optikė e me njė qėndrim personal tė ndryshėm. Jo, kėta bashkuan votat me kryeministrin pėr njė ēėshtje, ku ēdo bashkim votash i opozitės me maxhorancėn ėshtė absolutisht njė non sens, dhe nė njė kohė, qė deputetė tė maxhorancės kishin objeksione serioze e tė rėnda ndaj procesit tė filtrimit tė kandidatėve pėr ministėr. Nuk ėshtė e drejtė tė flasėsh pėr blerjen apo shitjen e tyre pa patur fakte nė dorė, por nuk mund tė fshihet qė veprimi i tyre ishte dhe ėshtė gjithė ditėn e ditės vetėdenoncues. Edhe sikur realisht tė mos jenė blerė, kėta deputetė duhen damkosur si turpi i shoqėrisė sonė, duhen shigjetuar si politikanė tė pistė e duhen dekurajuar nė tentativėn pėr t’u rishfaqur nė publik. Opozita, e cila nuk ka munguar tė denoncojė edhe akte korruptive tė hamendėsuara e tė padokumentuara tė pushtetit, nuk arriti tė artikulonte qoftė dhe njė “fletė-rrufe” kundėr deputetėve tė vet qė flirtuan poshtėrsisht me kryeministrin nė nevojė.
    Sa mė sipėr, nuk mė erdhi nė mendje kuturś. Kėto ditė, e njėjta dukuri po vihet re brenda maxhorancės, dhe janė tė gjitha gjasat qė, ēfarė ka filluar tė shfaqet nė mėnyrė embrionale, tė marrė pėrmasa tė frikshme pak para kongresit apo nė ditėn e kongresit. Eshtė fjala pėr rekrutimin e anėtarėve tė KPD-sė, firmat e tė cilave u vlejnė kandidatėve pėr kreun e PS-sė pėr tė siguruar tė drejtėn e pjesėmarrjes nė konferencat e rretheve, dhe mė pas rekrutimin e delegatėve, firmat e tė cilėve duhen pėr tė legalizuar kandidimin nė kongres. Tė krijohet pėrshtypja se edhe pėrcaktimi i rregullave tė kandidimit ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė, qė gjithsekush tė ketė mundėsinė (ose tė mos ketė rrugė tjetėr, veēse) tė blejė e tė blihet. Dy-tri lajme, tė cilat na kanė bėrė me dije se filani apo fisteku e kanė anuluar vullnetin fillestar pėr tė firmosur nė favor tė njėrit apo tjetrit, dėshmojnė mbi presione eventuale qė janė ushtruar mbi kėta anėtarė tė KPD-sė. Nuk duhet tė ēuditemi, nėse nesėr do tė lexojmė mbi konvertime meidani-stėsh e rama-istėsh nė nano-istė, apo edhe anasjelltas. Duket se asnjė ide, program e alternativė nuk vlen nė garėn pėr tė fituar kreun e PS-sė. Kongresi do tė jetė njė farsė, sepse gjithēka do tė vendoset nga trafiku i votave, bash ashtu si po pėrgatitet zgjatja e jetės sė qeverisė sė sotme me votat e opozitarėve tė PDR-sė. Kjo ėshtė politika shqiptare.

  10. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Zogaj: Komision hetimi pėr vendimet e KQZ-sė

    Darina Tanushi

    TIRANE - Deputeti Preē Zogaj kėrkoi dje nė Kuvend ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar me njė afat 7 ditor me qėllim hetimin e punimeve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė datėn 12 nėntor. “5 deputetė deklarojnė se ėshtė shkelur Kodi Zgjedhor nė datėn 12 nėntor. Nė kėtė datė, kryetari i KQZ-sė, Ilirjan Celibashi bashkė me anėtarėt, Dėshira Subashi, Pandeli Varfi dhe Maksim Shimani kanė shkelur nenet 109,110 dhe 156 e Kodit Zgjedhor”, -tha Zogaj. Ai sqaroi se 5 deputetė tė opozitės do tė paraqesin kėrkesėn pėr ngritjen e njė komisioni hetimor qė brenda 7 ditėve tė hetojė 5 votimet qė janė zhvilluar nė datėn 12 nėntor. Sipas deputetit Zogaj, pesė anėtarėt e KQZ-sė kanė votuar dy herė nenet e Kodit Zgjedhor, madje me shumicė votash i kanė rrėzuar ato. “Ndaj dhe duhet tė merren masa nga Kuvendi sepse Prokuroria nuk ėshtė ndjerė pėr faktet qė ne kemi depozituar”,- tha Zogaj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •