Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 128
  1. #61
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pianisti, tė lumtė!

    Ke shkruar njė mesazh shumė kuptimplotė, sa pėr mija vetė ta kishin shkruar bashkė! Tė lumtė pėr ēfarė ke thėnė, tamam tė vėrtetėn dhe mė tė sinqertėn.

    Sinqerisht,
    Drini.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Reformatoret: Po na vjedhin votat

    Kandidati i Partise Demokrate per kryebashkiak te kryeqytetit, Kreshnik Collaku, ka shprehur shqetesim per zvarritjen e shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Sipas tij, vezhguesit e PDR ne KZQV e Tiranes, kane konstatuar se mbi 50 % e kutive te votimit jane me probleme serioze. Collaku sqaron se, ne kutit e votimit mungojne nje varg procesverbalesh dhe se fletet e votimit te paperdorura, ose mungojne, ose nuk jane fare. "Nuk rakordojne shifrat per fletet e votimit te vlefshme apo te pavlefshme. Proces- verbalet dhe vulat jane jashte kutive te votimit", ka nenvizuar Collaku. Sipas tij, ka rezultate mjaft te cuditshme, pasi socialistet po perpiqen te ndihmojne partite aleate ne proporcional. Kandidati i PDR deklaron se, pre e ketyre vjedhjeve jane votat e reformatoreve, per faktin se kjo parti nuk ka pasur as komisionere, por edhe as aleate qe te mbrojne votat e saj. "PS po perpiqet te beje shumicen ne keshillin bashkiak me keto vota. PS duke perfituar nga avantazhi i rezultatit te Rames ne Tirane, si dhe nga vleresimet pozitive te faktorit nderkombetare per procesin zgjedhor, po e shfrytezone kete periudhe per te manipuluar votat ne keshillin bashkiak. Pra per te krijuar shumicen ne kete keshill. Viktime e kesaj eshte PDR", ka nenvizuar Collaku. Sipas tij, PS i ka vjedhur votat, ndersa PD ka heshtur per pazare mjaft te dyshimta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Durrės, KQZ manipulon shifrat e votuesve

    Nė faqen zyrtare tė KQZ nė internet publikohet shifra e pjesėmarrjes nė votime nė bashkinė e Durrėsit prej rreth 37 mijė votuesish, kur nė procesverbalin e KZQV tė Durrėsit ėshtė shėnuar se ky numėr ka qenė 30 mijė. Po kėshtu ėshtė rritur dhe pėrqindja e atyre qė kanė votuar, nga 27 pėrqind nė 33 pėrqind

    Vetėm tre ditė pas votimit dhe kontestimit qė i ėshtė bėrė kėtij procesi nga PD e Durrėsit nė garėn pėr kreun e kėsaj bashkie, ku mijėra banorė u paraqiten pėr votim dhe nuk e gjeten dot emrin, ka qenė KQZ e cila ka bėrė hapin e dytė drejt njė tjetėr manipulimi. Kėshtu nė pasditen e ditės sė enjte nė faqen e internetit tė KQZ (vvvvvv.cec.org.al) numri i votuesve pėr bashkinė e Durrėsit ishte 37468. Rasti nė fjalė duket se nuk ėshtė koinēidencė, por njė tentativė pėr manipulimin e dytė tė procesit, i cili tashmė ėshtė kontestuar njė herė. Rasti nė fjalė duket se ka kontestimin e parė nga vetė procesverbali i KZQV sė bashkisė sė Durrėsit ku numri i votuesve ėshtė rreth 30 mijė. Por duket se manipulimi i procesit nuk ka mjaftuar me kaq dhe shtimi artificial i numrit tė votuesve sipas KQZ nuk ėshtė njė rastėsi, por njė tendencė pėr tė bėrė sa mė bindės rezultatin. Kėshtu ndėrsa votimi real nė Durrės kap shifrėn e 27 pėrqind, sipas numrit tė votuesve nė Durrės nga KQZ pjesėmarrja e votuesve ėshtė 33 pėrqind. Madje pėr koinēidencė edhe pse me njė diferencė prej njė vote, edhe numri i pėrgjithshėm i votuesve ndryshon nga listat qė janė sjellė nė Durrės dhe nga ato tė shpallura nga KQZ. E gjithė kjo sipas drejtuesve lokalė tė PD dhe shtabit tė kandidatit Hoxha, ėshtė njė tjetėr dėshmi e manipulimit qė i ėshtė bėrė procesit, por edhe njė mėnyrė pėr tė maskuar rezultatin e arritur ku nga rreth 113 mijė votues, vetėm 27 pėrqind e tyre mori pjesė nė votime dhe kjo nė njė kohė kur mijėra tė tjerė janė paraqitur nė votim dhe nuk kanė gjetur emrin. Ndėrkohė qė PD e Durrėsit ka bėrė tė ditur mbledhjen e njė sėrė faktesh, tė cilat dėshmojnė se procesi i zgjedhjeve ka qenė i manipuluar ndėrsa listat kanė shėnuar njė nga masakrat mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė ndonjėherė kėtij procesi. Ndėrsa ka filluar interesimi pėr atė qė ka ndodhur nė KQZ, burime nga PD kanė bėrė tė ditur se aktualisht janė mbledhur rreth 4000 mijė firma nga vetė qytetarėt, shumica e tė cilėve ka mbajtur radhė pėr tė denoncuar mohimin e votės. Ndėrkohė qė ky proces vazhdon ende dhe pritet qė numri tė shkojė nė mbi 6000 mijė vetė qė janė paraqitur nė qendėr tė votimit dhe qė nuk kanė gjetur emrin, kur nė fakt e kanė pasur vetėm pak ditė mė parė.

    Marre nga gazeta Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    KZQV: Tirana, drejt ripėrsėritjes

    Mėsohet se qysh nė kutinė e parė tė votimit nuk ka pasur asnjė fletė votimi, por thjesht njė fletė rezultatesh ku ishte shėnuar numri i votave pėr kandidatėt kryesorė. Nė orėn 23:30, zhbllokohet situata dhe fillon shqyrtimi i nxjerrjes sė rezultatit. 5 kutitė e para, tė pavlefshme. E pamundur tė nxirret rezultati

    Socialistėt kanė bllokuar punėn e KZQV-sė sė Tiranės, pasi kanė tentuar qė tė kalojnė si tė rregullta votat e njė qendre votimi tė njėsisė bashkiake numėr katėr, tė cilat nuk kanė qenė aspak brenda standardeve ligjore. Mėsohet se nė kutinė e votimit nuk ka pasur asnjė fletė votimi, por thjesht njė fletė rezultatesh ku ishte shėnuar numri i votave pėr kandidatėt kryesorė. Bėhet e ditur se numri i votave ishte rreth 300 pėr Edi Ramėn dhe rreth 90 pėr kandidatin demokrat, Spartak Ngjela. Pasi komisionerėt socialistė kanė tentuar qė tė kalojnė kėtė parregullsi kanė hasur nė pengesėn e bėrė nga komisionerėt e opozitės. Ata kanė kėrkuar qė konform rregullave, ky problem tė hidhej pėr votim. Sipas votimit ka rezultuar se nuk mund tė pranohej njė kuti e tillė. Pas kėsaj tre anėtarėt socialistė janė larguar nga komisioni duke bojkotuar punėn. Mėsohet se ata janė larguar pėr t'u kėshilluar me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Mė pas ėshtė larguar dhe njė tjetėr sekretar i kėtij komisioni. Tashmė ėshtė denoncuar publikisht nga pėrfaqėsues tė opozitės se mazhoranca synon vonimin e procesit sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė justifikohet ndėrhyrja e KQZ-sė ku socialistėt i kanė 5 votat pėr tė shpallur Edi Ramėn kryetar bashkie, edhe pse parregullsitė nė mbi 90% tė kutive tė votimit janė tė evidentuara. Kėtij bojkoti tė institucionit, pa shkak, i ka paraprirė ajo e sekretarit socialist tė KZQV-sė sė Tiranės, i cili mezi arriti tė zėvendėsohej pas 18 orėsh nga deklarimi i tėrheqjes sė tij. Nga ana tjetėr komisionerėt e opozitės kanė kėrkuar qė tė gjitha kutitė qė nuk janė tė shoqėruara me proces verbale, tė shpallen tė pavlefshme. Edhe pse kjo nuk ka mundur tė kthehet nė vendim, pasi vendimmarrja nuk ka shkuar mė shumė se 4 me 3 nga 5 me 2 qė kėrkon ligji. Komisionerėt e opozitės kanė thėnė se nuk do tė pranojnė mė kuti tė pashoqėruara me procesverbale brenda tyre. E gjithė "rrėmuja" ėshtė komentuar nė mėnyra tė ndryshme nga palėt, por KQZ ka kėrcėnuar komisionerėt e KZQV-sė nė shumicėn tyre opozitarė, me gjoba 20 mijė lekėshe. Kjo gjobėvėnie ėshtė hedhur poshtė nga anėtarėt e KZQV-sė. Kryetari i KZQV Tiranė, Perikli Dhales, ėshtė shprehur se KQZ kishte nė dorė zyrtarisht njė kėrkesė pėr shtyrjen e afatit tė kėrkuar nga ata pėr shkak tė vonesave qė u krijuan nė dorėzimin e kutive tė votimit, jo pėr faj tė KZQV-sė. "Gjobėn nuk kam pse e paguaj se aktualisht puna ėshtė bllokuar pėr shkak tė maxhorancės dhe unė jam nė kėto orė i papunė. Kur tė filloj tė punoj, prapė mund tė shlyej KQZ-nė", ėshtė shprehur Perikli Dhales.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Manipulimi: Vetėm nė 12 qendra votimi, nuk lejohen tė votojnė mbi 2300 zgjedhės

    Partia Demokratike ka filluar qė tė bėjė seleksionimin e tė dhėnave pėr qendrat e votimit nė Tiranė. Sipas disa tė dhėnave vetėm nė 12 qendra votimi nga mbi treqind qė ka Tirana, u ėshtė mohuar e drejta e votimit mbi 2300 votuesve

    Sipas tė dhėnave vetėm nė tre njėsi, njėsia nr.7, nr.9 dhe nr.11 (12 qendra votimi) u ėshtė mohuar e drejta e votės 2365 zgjedhėsve. Nė njėsinė nr. 7 nė ditėn e votimit janė paraqitur nė qendrat e votimit dhe nuk janė lejuar tė votojnė 669 zgjedhės. Shifra del nga procesverbalet e mbajtuar nga komisionet e qendrave tė votimit tė zonės, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė tyre japin tė dhėna tė plota dhe pėr identitetin e zgjedhėsve qė janė paraqitur pėr tė votuar. Nga ana tjetėr, nė njė pjesė tė qendrave tė votimit tė zonės, komisionet e qendrave tė votimit kanė nxjerrė edhe emrat e personave tė pėrfshirė nė listat e zgjedhėsve pa qenė banorė tė zonės. Vetėm nga ky verifikim i pjesshėm rezulton se nė njėsinė nr.7 janė pėrfshirė nė listė jo mė pak se 862 persona, tė cilėt nuk janė banorė tė njėsisė. Nė njėsinė nr.9 gjatė procesit tė verifikimit tė listave paraprake, PD-ja kėrkoi regjistrimin nė lista tė 1947 banorėve tė paregjistruar tė zonės. KZQV-ja miratoi regjistrimin e vetėm 474 prej tyre, duke u mohuar tė drejtėn e votės 1473 vetave. Por mesa duket masakra nuk mbaroi kėtu. Nė listėn pėrfundimtare tė zgjedhėsve kishte ndodhur ēudia. Nga njė anė pėrfshiheshin emra sipas vendimit tė KZQV-sė, nga ana tjetėr hiqeshin 535 votues tė tjerė, ndėrsa shtoheshin 747 votues jo banorė. Nė tėrėsi masakra kapi shifrėn 2755 persona tė hequr apo tė shtuar nė kundėrshtim me ligjin. Nė njėsinė nr.11, dega e PD-sė ka grumbulluar procesverbalet e mbajtura nga komisionet e qendrave tė votimit vetėm pėr 10 qendra votimi nga 33 qendra qė ka njėsia. Pjesa tjetėr e procesverbaleve ndodhen nė kutitė e votimit dhe janė kėrkuar zyrtarisht nga PD-ja qė t'i vihen nė dispozicion. Vetėm nė kėto 10 qendra votimi rezulton se janė paraqitur pėr tė votuar dhe nuk janė lejuar tė votojnė 585 vetė.

    Ky raport i pjesshėm qė vjen nga tre njėsi, jo mė problematiket, tregon nė tėrė pėrmasėn e tij gravitetin e problemit tė listave tė zgjedhėsve dhe peshėn qė ato kanė pasur nė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kamėz: Socialistėt bllokojnė procesin e numėrimit tė votave

    Pasi kanė parė qė kandidati demokrat po thellonte ndjeshėm diferencėn me kandidatin kundėrshtar, anėtarėt socialistė tė KZQV-sė kanė bllokuar procesin e numėrimit dhe kanė kėrkuar qė ato tė shfletohen natėn. Ndėrkohė KQZ nuk ka vepruar akoma ndaj kėtij akti

    Rezultati pozitiv i kandidatit tė opozitės Agim Cani nė Bashkinė e Kamzės ka detyruar pėrfaqėsuesit e mazhorancės nė KZQV e zonės tė bllokojnė procesin e numėrimit. Sapo janė hapur kutitė dhe ka filluar numėrimi i votave ėshtė parė njė diferencė e ndjeshme e kandidatit Cani kundrejt atij socialist. Kjo duket tė ketė nervozuar komisionerėt socialistė, tė cilėt kanė bllokuar procesin duke kėrkuar qė votat tė numėrohen nė orėt e mbrėmjes pas njė pushimi qė ata e kanė quajtur tė nevojshėm tė bėjnė nė orėt e paradites. Kjo ndėrprerje e punės ėshtė denoncuar menjėherė nė strukturat e PD-sė dhe KQZ-sė ndėrkohė qė institucionalisht KQZ ende nuk ka vepruar. Shtyrja e procesit tė numėrimit pėr orėt e pasdites ka lėnė shije tė hidhur dhe ka hedhur dyshime pėr njė veprim jo transparent nga mazhoranca. Numėrimi i votave natėn ėshtė lejuar nė Sukth e Shijak ku ėshtė ndėrprerė energjia elektrike pėr gjithė natėn, ndėrsa komisionet dhe komisionerėt do tė ishin tė detyruar tė numėronin votat nė errėsirė dhe tė verifikonin cilėsitė e vulave, fletėve tė votimit dhe proces-verbaleve origjinale.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: "Presione mbi anėtarėt demokratė tė KZQV"

    Kreu i demokratėve tė Tiranės, Vili Minarolli tha se anėtarėt e KZQV kanė marrė kėrcėnime tė ndryshme qė nga ato pėr largim nga puna e deri kėrcėnime pėr burgosje. Ai tha se anomalitė nė procesin e numėrimit nuk janė shkaktuar nga opozita, por pėr shkak se kutitė kanė patur parregullsi tė panumėrta

    Partia mė e madhe opozitare denoncoi dje presionin dhe kėrcėnimin qė po u bėhet anėtarėve demokratė tė KZQV-sė sė Tiranės. Ata janė kėrcėnuar pėr pushim nga puna tė tyre ose tė pjesėtarėve tė familjeve. Por kėrcėnimet kanė shkuar deri aty sa ata janė kėrcėnuar me burgosje dhe eleminime fizike. "Eshtė e vėrtetė qė procesi zgjedhor nė Tiranė ėshtė dėmtuar shumė rėndė dhe ėshtė detyrė e organeve kompetente qė tė gjejne shkaqet, por asnjėherė pėr kėtė problem nuk kanė qenė shkaktarė anėtarėt e opozitės nė kėto komisione. Anomalitė teknike dhe tė shkaktuara pėr shkak tė ndėrhyrjeve abuzive nė kutitė e votimit e dokumentacionin e votimit nuk i ka bėrė opozita dhe ėshtė detyrė e KQZ t'u japė zgjidhje problemeve nė pėrputhje me ligjin," ėshtė shprehur Vili Minarolli, kreu i demokratėve tė Tiranės. Ai ka denoncuar se KQZ, duke marrė informacion nga selitė e partive politike dhe duke mos e verifikuar gjendjen nė vend, nuk ėshtė nė dijeni tė faktit qė puna nė disa KZQV ėshtė bllokuar dhe se pėr kėtė kanė vendosur tė gjithė anėtarėt e komisionit, sepse nė rast tė kundėrt ata do tė ishin pėrgjegjės tė shkeljes sė ligjit dhe qė do u duhej tė pėrgjigjeshin. "PDSH nuk u ka dhėnė asnjė porosi apo mandate tė gjithė anėtarėve qė pėrfaqėsojnė forcėn tonė politike, tė thyejnė ligjin duke e ritheksuar se nė rast tė kundėrt nga cilido, mbajnė pėrgjegjėsi individuale. PS dhe pas saj KQZ nuk mund tė justifikojė dėshtimin e procesit nė Tiranė nėpėrmjet kėrcėnimeve qė lėshohen nga foltoret e partiakėve apo zėdhėnėsave, por tė gjejnė shkaqet e vėrteta tė masakrės elektorale nė Tiranė," pohoi Minarolli. Ai tha se PD u bėn thirrje tė gjithė anėtarėve tė saj nė KZQV tė mos i nėnshtrohen asnjė presioni apo kėrcėnimi, qė ka pėr qėllim shmangien e tyre nga detyra dhe nxjerrjen e rezultateve nė mėnyrė tė njėanshme nga pjesa e mbetur e PS nė komisione apo nga struktura e saj partiake nė KQZ. PDSH do t'u japė tė gjithė mbėshtetjen e nevojshme anėtarėve tė saj nė KZQV, qė veprojnė vetėm nė pėrputhje me ligjin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha, ankese te OSBE per zgjedhjet

    Kryetari i PD deklaron, pas takimit me shefin e misionit te vezhguesve te ODIHR, Robert Berri, se zoteron dokumenta per te provuar manipulimin: "Fitoren e vjedhur nuk do te mund ta gezoje, as Edvini, i cili tashme njihet si bosi i kartelit nderkombetar te droges, as dhe kontrabandisti i pare i vendit pas Fatos Nanos, Lefter Nano"

    TIRANE - Berisha takon shefin e Misionit te Vezhguesve te ODIHR ne Tirane, Robert Berri, lidhur me zhvillimet paszgjedhore te 12 tetorit. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne kete takim mesohet se ka shprehur pikepamjet e tij, lidhur me zgjedhjet ne qytetet, Tirane dhe Durres. Sic eshte bere e ditur, kreu demokrat ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve te dala nga keto dy qytete. "Diskutuam gjeresisht, lidhur me manipulimin masiv qe u eshte bere listave te zgjedhesve ne Tirane, Durres dhe Shkoder", ka deklaruar Berisha, fill pas takimit me shefin e vezhguesve te ODIHR. Kreu demokrat, ne mbeshtetje te qendrimit te tij per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane dhe Durres, si dhe te kerkeses qe te ribehen zgjedhjet ne keto dy qytete, deklaron se partia qe ai drejton ka prova te pakundershtueshme qe vertetojne parregullsine e zgjedhjeve ne dy qytetet me te medha te vendit. "Kemi dokumenta te rendesishme qe provojne gjithe kete", ka deklaruar Berisha. Kreu demokrat beri te ditur se e informoi Berrin per manipulimin masiv qe u eshte bere listave zgjedhore ne keto qyetete, si dhe per dokumentat e rendesishme qe kjo parti disponon lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, ne takim eshte diskutuar, lidhur me perpjekjet flagrante per te krijuar Dushkun dhe "per te rikthyer edhe nje here ne skene, Ilirian Dushkun". "Socialistet ikin nga komisioni i Tiranes, pasi kane manipuluar kutite. Nuk kane lene gje pa bere me kutite. Ikin dhe vonojne procesin, ne menyre qe te firmose pastaj Ilirian Dushku", ka deklaruar Berisha, duke iu referuar kryetarit te KQZ-se, Celibashi. Duke rikonfirmuar vendimin e PD per te mos i pranuar rezultatet zgjedhore ne Tirane dhe Durres, ai theksoi se Partia Demokratike eshte e gatshme te perballoje me sukses perseritjen e zgjedhjeve ne keto qytete. "PD perballon nje riberje te zgjedhjeve dhe do t'i fitoje me siguri. Fitoren e vjedhur nuk do te mund ta gezoje, as Edvini, i cili tashme nderkombetarisht njihet si bosi i kartelit nderkombetare te droges, as dhe kontrabandisti i pare i vendit pas Fatos Nanos, Lefter Nano", ka deklaruar Berisha. Kryetari demokrat vuri ne dukje se per keto parregullsi ka informuar edhe faktorin nderkombetar, duke theksuar se te gjitha provat do te vihen ne dispozicion te institucioneve perkatese, me qellim "mbrojten e votes se lire te qytetarit". Sipas tij, Ambasadori Berri kryeson nje mision teresisht te paanshem dhe qendrimi i tij eshte ai qe eshte bere publik. Kreu demokrat nenvizon se misioni vezhgues ka funksionuar me nje transparence te perjavshme me raportet e tij. "Nga pikepmaja organizative shanset per perseritjen e zgjedhjeve jane. Po dokumentojme cdo gje. Dokumentat jane te tmerrshme per ta. Jane nje akt- akuze me e madhe se Bashkia", ka deklaruar Berisha.

    Misioni i Vezhguesve te OSBE, ne raportin e tij paraprak per zgjedhjet, te publikuar permendi shqetesimin e krijuar me listat e zgjedhesve. Megjithate, sipas kryevezhguesit Berri, problemet me listat nuk ndikuan ne rezultatin e zgjedhjeve.

    A.META
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela denoncon Celibashin e Blushin

    Kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela, ka dorezuar dje ne Prokurorine e Tiranes, denoncimin per zgjedhjet e 12 tetorit ne Tirane. Ne denoncimin e tij, Ngjela kerkon qe te hetohen kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, ministri i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, pergjegjesit e gjendjeve cilivile ne Tirane, si dhe ish- kryetaret e 11 njesive bashkike ne kryeqytet, si pergjegjes, sipas tij, per manipulimin e zgjedhjeve ne Tirane. Sipas Ngjeles, personat e siperpermendur kane kryer krim, pasi ne bashkepunim kane shperdoruar detyren, si dhe u kane mohuar te drejten e zgjedhesve per te votuar. Pak dite me pare Ngjela beri te ditur se ka nisur betejen ligjore, ne lidhje me rezultatet e votimit per garen e Bashkise se Tiranes. Pikenisje e kesaj beteje ligjore, ka qene nje takim i zhvilluar me Prokurorin e Tiranes, Vexhi Mucmata, si dhe me nendrejtorin e SHISH, Ylli Alushi. "Kam denoncuar ne Prokurorine e Tiranes diferencen mes listes se shpallur nga Komisionet Zgjedhore te Qeverisjes Vendore te Tiranes (KZQV) dhe atyre te sjella diten e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)". Jane me qindra mijera mbeshtetes te mi, te cilet kane mbetur pa votuar, per shkak te ketyre diferencave ne listat e votuesve. Une nuk mund te braktis votuesit e mi. Tani jam ne nje beteje legale ", ka deklaruar Ngjela. Ky i fundit deklaron se, 70% e kutive te votimit ne Tirane jane te pavlefshme gje qe, sipas tij, do te thote se "procesi i votimit i 12 tetorit ne Tirane eshte i pavlefshem".

    A.META
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODIHR, PD dorėzon provat e para tė manipulimit

    Pėr mė shumė se dyzetė minuta kryetari demokrat ka takuar shefin e monitoruesve tė ODIHR dhe ka deklaruar se forca politike qė drejton do tė bėjė tė mundur faktimin e manipulimit tė listave nė Durrės, Tiranė dhe Shkodėr. Ndėrsa Barry tha se ėshtė i hapur pėr provat qė disponon kjo parti

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, takoi shefin e vėzhguesve tė misionit tė ODIHR nė vendin tonė, Robert Barry dhe paraqiti para tij faktet qė ka grumbulluar deri tani opozita pėr tė vėrtetuar manipulimin e zgjedhjeve. Ashtu siē ishte lajmėruar nga Barry gjatė raportit paraprak, ky organizėm ishte i gatshėm qė tė mblidhte provat nga partitė pėr tė hartuar njė raport tė plotė mbi zgjedhjet. Berisha tha se kishte paraqitur faktet e para pėr atė qė e ka quajtur: "manipulimin masiv qė u ėshtė bėrė listave nė Tiranė, Durrės, Shkodėr." Ata kanė zhvilluar njė takim qė ka zgjatur rreth 40 minuta. Shefi i vėzhguesve tė ODIHR, Barry u njoh me problemet e parashtruara nga kryetari i PD, tė cilat sipas tij synojnė tė krijojnė "Dushkun" dhe tė rikthejnė edhe njėherė nė skenė "Ilirian Dushkun". "Kuptohet se ē'po ndodh. Socialistėt ikin nga Komisioni i Tiranės, pasi kanė manipuluar dhe s'kanė lėnė gjė pa bėrė nė kutitė e votimit. Ikin dhe vonojnė procesin nė mėnyrė qė tė firmosė pastaj Ilirian Dushku," u shpreh Berisha. Duke ngelur nė ēėshtjen e pėrsėritjes sė votimeve nė zonėn Tiranė-Durrės, Robert Barry ėshtė shprehur se mbetet i hapur pėr provat dhe evidencat dhe se ai dhe vėzhguesit e organizmit tė njohur kanė qenė transparentė pėr sa u pėrket mendimeve dhe raporteve nė lidhje me kėtė ēėshtje. Zyrtarė tė lartė tė partisė mė tė madhe opozitare e kanė vlerėsuar kėtė vizitė si hapin e parė qė po bėn komuniteti ndėrkombėtar pėr tė mos njohur zgjedhjet nė kėtė aks. Nėse raporti i ODIHR pas njė muaji do tė jetė kritik dhe do tė jetė i bazuar tek dokumentacioni qė opozita ka filluar tė depozitojė prej disa ditėsh, atėherė ky raport do tė shkojė pėr t'u parė nga Parlamenti i Europės dhe Kėshilli Europian dhe zyrtarėt e kėtyre institucioneve do tė japin vendimin e tyre pėr njohjen ose jo tė zgjedhjeve. "Ambasadori kryeson njė Mision tėrėsisht tė paanshėm dhe qendrimi i tij ėshtė qendrim qė ai e bėn publik dhe e ka bėrė publik. Mendoj se ky mision ka funksionuar me njė transparencė tė pėrjavshme me raportet e tij. Me ambasadorin biseda ėshtė e njė niveli tjetėr, ndėrsa ka disa nivele kontaktesh dhe bashkėpunimi," deklaroi Berisha. Kryetari i PD-sė ka njohur publikun dhe median me mundėsinė e pėrsėritjes sė zgjedhjeve nė Tiranė e Durrės. Ai ėshtė shprehur se strukturat vendore tė PD-sė nė kryeqytet dhe Durrės janė tė afta jo vetėm tė pėrballojnė situatėn zgjedhore, por edhe tė fitojnė. "Kėto struktura janė tė gatshme ta pėrballojnė dhe tė fitojnė me siguri njė pėrsėritje zgjedhjesh, sepse fitoren e vjedhur nuk do tė mund ta gėzojnė as Edvini, i cili tashmė ndėrkombėtarisht njihet si bosi i kartelit shqiptar tė drogės, as dhe kontrabandisti i parė i vendit, pas kryeministrit shqiptar, Lefter Nano," ėshtė shprehur Berisha. Ndėrkohė PD po intensifikon grumbullimin e materialeve dhe dokumentacionit pėr atė qė ata e kanė quajtur manipulim tė qėllimshėm me listat zgjedhore. "Dokumentat janė tė tmerrshme pėr ta. Janė njė akt-akuzė mė e madhe se Bashkia. Kjo ėshtė e vėrteta. Ne kemi mbledhur prova tė plota dhe tė pakundėrshtueshme," deklaroi Berisha.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •