Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 128
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    brari po ne qendren ku komisioner ishte motra takut kush fitoi.......

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kroko ..fitoi mami jot qe e ka xhan edin dhe Zabitin..

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i PD shprehet se parregullsitė nė listat e votimit shkojnė nė 25% nė Tiranė

    Berisha: PD 44%, Tiranėn dhe Durrėsin nuk i njohim

    “Nuk mund tė pranojmė ne dhunimin e tė drejtės mė elementare tė qytetarėve shqiptarė, tė drejtėn e votimit”

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Ashtu siē ishte paralajmėruar edhe njė ditė mė parė, procesi zgjedhor pėr Bashkinė e Tiranės dhe Durrėsit nuk do tė njihet nga Partia Demokratike. “Ne nuk do tė njohim rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė dhe Durrės. Nuk mund tė pranojmė ne dhunimin e tė drejtės mė elementare tė qytetarėve shqiptarė, tė drejtėn e votimit”, -tha dje Berisha. Dje mbasdite pėrmes njė konference pėr shtyp, Berisha tha se nė qytetin e Tiranės nuk kanė mundur tė votojnė 25% e zgjedhėsve. “Vetėm nė njėsinė bashkiake numėr 3 ka patur mė shumė se 1830 votues tė lėnė jashtė liste dhe pa votuar ndėrkohė qė llogaritet se nė Tiranė pėrqindja e votuesve, tė cilėt janė bllokuar dhe nuk janė lejuar tė votojnė edhe pse u paraqitėn tė gatshėm pėr tė ushtruar tė drejtėn e tyre themelore kushtetuese arrin nė 25%”, -tha ai. Berisha ka akuzuar kryetarin e KQZ-sė, Ilirjan Celibashi si dhe kandidatin socialist pėr Bashkinė e Tiranės, Edi Rama. “Sot nė KQZ nuk ka asnjė fletė votimi nga ato qė duhej tė ishin rezervė, sepse janė shpėrndarė dje natėn pėr tė pėrmbysur rezultatet. 500 mijė dollarė janė dhėnė pėr tė manipuluar zgjedhjet nė Tiranė dhe Durrės. Ne do tė ngrejmė padi pėr Celibashin, mik i Nanos dhe aferave tė tij”, -tha dje Berisha. Kryetari i demokratėve i ėshtė adresuar dje edhe kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama dhe kandidatit pėr Bashkinė e Durrėsit, Lefter Koka. “Mijėra e mijėra qytetarė u paraqitėn nė qendrat e votimit, nuk votuan dot, por emrat u shėnuan. Duke mos njohur njė fitore qė bazohet nė dhunimin e tė drejtės kushtetuese tė shqiptarėve, ne qėndrojmė pėr lirinė dhe vlerat e saj. Ne fituam nė mbarė vendin, por njolla tė zeza nė historinė e kėtyre zgjedhjeve, hartė e malavitės mbeten zgjedhjet Durrės-Tiranė. Nė kėtė rast, mė lejoni t’i deklaroj kėtu kumbar Territ nė Durrės nuk do tė mund tė ndėrtosh fitore mbi dhunimin e tė drejtės mė elementare tė qytetarėve shqiptarė, tė drejtės sė votimit. T’i deklaroj Edvinit tė bashkisė se fitorja do tė ngelet nė fyt”, -ėshtė shprehur Berisha.


    Proporcionali
    Lideri i opozitės Sali Berisha deklaroi dje mbasdite se Partia Demokratike ka fituar mė shumė se 44% nė proporcional pa llogaritur qytetet Durrės dhe Tiranė, ku zgjedhjet nuk njihen nga kjo parti. Kryetari i PD-sė, Sali Berisha deklaroi dje se zgjedhjet e 12 Tetorit shėnuan fundin e pseudomaxhorancės socialiste dhe fitoren e PD-sė nė mbarė vendin “Ky ėshtė njė rezultat i bazuar nė pėrkushtimin, nė vizionin, nė qėndresėn, nė aspiratėn e qindra mijėra shqiptarėve qė pėrjetuan gjatė kėtyre viteve, kalvarin e regjimit mė tė korruptuar dhe mė tė inkriminuar nė Europė dhe njėrit prej mė tė inkriminuarve nė botė. Duke pėrshėndetur me mirėnjohje ēdo zgjedhės shqiptar qė votoi pėr ndryshimin e madh, pėr ndryshimin e Shqipėrisė, pėrshėndes gjithashtu anėtarėt e Partisė Demokratike tė cilėt gjatė kėtyre viteve u privuan nga realiteti qė ata ishin shumicė”. Pavarėsisht se nuk ka deklaruar shifra konkrete, Berisha shtoi se PD do tė kishte arritur 50% nė mbarė vendin nė rast se sipas tij zgjedhjet nuk do tė manipuloheshin nė qytetin e Tiranės dhe Durrėsit. Llogaritja e parregullsive, sipas Berishės, shkon minimalisht tek 5%. Duke u bazuar edhe nė sondazhin “Galupi” tė deklaruar njė ditė para zgjedhjeve, Berisha tha se PD ėshtė 7 pikė para PS nė proporcional.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Celibashi: Fajin pėr listat e kanė PD e PS


    Shekulli

    TIRANĖ - Tė gjitha ndryshimet nė listėn e zgjedhėsve janė bėrė nga KZQV-tė me propozim tė partive politike. Problemet e krijuara nė listat e zgjedhėsve janė pėr faj tė KZQV-ve dhe jo pėr fajin e KQZ-sė. Ky pohim ėshtė bėrė paraditen e djeshme nė njė konferencė pėr shtyp nga ana e kreut tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Ai ka shpjeguar mė pas edhe tė gjithė mekanizmin e hartimit tė listėts sė zgjedhėsve duke treguar edhe mėnyrėn se si kanė lindur problemet qė po kontestohen fuqishėm nga opozita shqiptare. Sipas Celibashit, lista paraprake e zgjedhėsve ėshtė miratuar nė KQZ me konsensus tė partive politike mė 12 gusht dhe kishte 3.60.142 votues. Kjo listė iu dėrguar tė gjitha KZQV-ve pėr t’u rishikuar. Nė mbarim tė procesit tė rishikimit tė gjitha KZQV-tė dėrguan pranė KQZ-sė vendimet pėrkatėse pėr ndryshimet nė listat e zgjedhėsve. “Nė kėto ndryshime pėrfshiheshin kryesisht shtesa nė listat e zgjedhėsve tė njėsive pėrkatėse, saktėsime tė gjeneraliteteve dhe qendrave tė votimit dhe heqjen nga listat e zgjedhėsve tė tė vdekurve, tė dubluarve, personave qė kishin ndryshuar shtetėsinė dhe atyre qė nuk plotėsonin kushtet ligjore pėr tė votuar. Kėto kėrkesa nė KZQV janė bėrė sipas Kodit Zgjedhor nga zgjedhės tė veēantė, subjekte zgjedhore apo institucione tė interesuara”, -tha dje Celibashi. Sipas tij, Partia Demokratike ka bėrė 15400 kėrkesa pėr ndryshime nė listat e zgjedhėsve, Partia Socialiste 13400 kėrkesa, PS dhe PD 9200 kėrkesa, partitė e tjera 2139 kėrkesa, individė 943 kėrkesa dhe 44.209 kėrkesa tė tjera, pėr tė cilat KZQV-tė nuk kanė shėnuar se kush ėshtė kėrkuesi. Tė gjitha kėto ndryshime janė reflektuar nė listėn pėrfundimtare tė zgjdhėsve, e cila u publikua mė katėr tetor me 2.703.608 zgjedhės. KQZ-ja i ka shpėrndarė secilės parti nga njė kopje tė kėsaj liste. Pas marrjes nė dorė tė listės pėrfundimtare, Partia Demokratike bėri njė sėrė ankesash nė KQZ ku pretendonte se pėr njėsitė bashkiake tė Tiranės nuk ishin zbatuar vendimet e KZQV-sė. Sipas Celibashit, pas verifikimit nė prani tė pėrfaqėsuesit tė PD-sė rezultoi se kontestimet nė pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk qėndronin. PD pretendonte se ishte hequr njė numėr i madh votuesish nga lista paraprake pa propozimin e saj dhe nuk ishin shtuar nė listėn pėrfundimtare tė zgjedhėsve. Verifikimi tregoi se zgjedhėsit e hequr nga njė KZQV ishin regjistruar nė KZQV tė tjera. Ndėrkohė rezultoi se njė numėr zgjedhėsish nuk ishte regjistruar. Pėr kėtė gjė KQZ bėri disa ndryshime duke hequr nga Tirana 3 dhe shtuar nė Tirana 2, 272 zgjedhės. Gjithashtu u hoqėn nga Tirana 3 dhe u shtuan nė Tirana 4, 48 zgjedhės. Nga Tirana 3 u hoqėn edhe 147 zgjedhės tė tjerė. Nga Tirana 4 u hoqėn 87 zgjedhės tė cilėt u shtuan nė Tirana 3. Dhjetė zgjedhės janė shtuar nė Tirana 10. Sipas Celibashit, tė gjitha kėto vendime u pasqyruan nė listat e zgjedhėsve model 1 dhe 3 mė datė 11 tetor. Me kėtė shpjegim Celibashi e konsideroi tė mbyllur problemin e listės sė zgjedhėsve dhė “kėshilloi” partitė politike qė kontestimet e tyre t’i bėjnė tek institucionet pėrkatėse si gjykata e prokuroria.


    Celibashi pranon problemin e listave qe deri dje e hidhte poshte, por nuk i pelqen te mbaje pergjegjesi per te. Ky njeri meriton ndjekje penale dhe burg pasi institucioni qe ai drejton ndan listat e zgjedhjeve dhe gjithe materialin zgjedhor per cdo qender votimi ne mbare Shqiperine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shtabi i demokratit Hoxha deklaroi se janė lėnė jashtė votimeve 10 mijė zgjedhės

    PD e Durrėsit: S’kanė votuar 28% e zgjedhėsve


    Llambi Kallēo

    Pas njė heshtjeje disaorėshe rreth orės 19:30 tė datės 13.10.2003 pėrfaqėsuesi i shtabit elektoral tė kandidatit tė Partisė Demokratike Avni Hoxha, Sokol Olldashi, nė njė prononcim pėr shtyp ka bėrė tė ditur se PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve nė qytetin e Durrėsit pėr shkak tė manipulimeve tė rėnda tė bėra nė listat zgjedhore. Shtabi elektoral demokrat ka kėrkuar pėrsėritjen e zgjedhjeve duke e argumentuar kėtė me faktin se 28% e votuesve nuk kanė gjetur emrat nė lista ose janė transferuar nė qendra tė largėta. “Po t’i shtosh kėtyre tė dhėnave edhe mungesat e emigrantėve dhe ēertifikatat e falsifikuara tė pėrdorura nga militantė tė PS-sė, rezulton se manipulimet nė zgjedhje kanė patur pėrmasa tepėr tė larta, aq sa tė bėjnė tė pavlefshėm procesin zgjedhor tė zhvilluar nė Durrės”, -tha mbrėmė Olldashi. Ai ka bėrė prezente dhe ēertifikata tė falsifikuara pa foto dhe vetėm me vulė, ēertifikata me foto pa vulė, ēertifikata false, nė njė kohė qė ėshtė publikuar dhe njė dokument i nėnshkruar nga tė gjithė anėtarėt e komisionit nė qendrėn e votimit 1499 ku numri i shtetasve qė nuk gjenin emrat nė listat zgjedhore arriti nė 126, gjė qė dėshmon sipas Olldashit, shkallėn e lartė tė manipulimit. Llogariten rreth 10 mijė shtetas qė janė pėrjashtuar nga votimet nė kėtė mėnyrė ka deklaruar Olldashi, nė njė kohė qė ka bėrė tė ditur se manipulimet me lista kanė bėrė qė nė Durrės tė ulet dukshėm numri i votuesve. Nga 37 mijė qė kanė votuar nė vitin 2000, nė
    zgjedhjet e 12 Tetorit votuan vetėm 28 mijė zgjedhės
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vėzhguesit vendas: Zgjedhje tė qeta, por listat ishin problem


    Darina Tanushi

    TIRANE – Vėzhguesit vendas, tė cilėt monitoruan zgjedhjet vendore tė 12 Tetorit, bėnė tė ditur dje, nė njė konferencė pėr shtyp, se kėto zgjedhje u zhvilluan "tė qeta dhe pa probleme sigurie pėr qytetarėt". Por ata kanė theksuar se dy problemet kryesore tė kėtyre zgjedhjeve kanė qenė listat e zgjedhėsve dhe tejmbushja e kutive tė votimit. Shumė njerėz, kanė konstatuar ata, nuk kanė gjetur emrat nė listat e votimit dhe kjo ka bėrė qė shumė prej tyre tė mos votojnė. Kjo ka shkaktuar njė anomali nė kėtė proces, sipas tyre. Pėrfaqėsues tė Komitetit shqiptar tė Helsinkit, theksuan se kjo organizatė, ka monitoruar zgjedhjet nė rrethet Tiranė, Durrės, Fier, Vlorė, Shkodėr, Elbasan, Korēė, Gjirokastėr dhe Kukės. Lidhur me ecurinė e procesit tė votimit, vėzhguesit e KSHH-sė vlerėsojnė se pėrgjithėsisht situata ka qenė e qetė dhe pa incidente nė zonat e vėzhguara. Nė ngritjen e qendrave tė votimit dhe vendndodhjes sė tyre nė pėrgjithėsi ėshtė respektuar ligji dhe tėrheqja e bazės materiale ėshtė bėrė nė kohė. Sipas vėzhguesve, ka pasur tejmbushje tė kutive tė votimit, por qė kjo nuk kanė sjellė pamundėsinė e votimit tė zgjedhėsve. Sipas vėzhguesve, edhe procesi i numėrimit tė votave ėshtė zhvilluar normalisht, por janė konstatuar vetėm disa vonesa pėr arsye tė ndryshme. Pėrsa i pėrket rolit tė policisė gjatė procesit tė votimit, vėzhguesit nuk kanė raportuar ndonjė rast tė ndėrhyrjes sė policisė nė qendrave votimit. Zgjedhjet e qeverisjes vendore nė Shqipėri u monitoruan nga 2050 vėzhgues, prej tė cilėve 1858 ishin vėzhgues vendas dhe 200 vėzhgues tė huaj. Kėshtu kanė vėzhguar zgjedhjet: Misioni Vėzhgues i OSBE/ODIHR, organizata IFES (Program i Fondacionit Ndėrkombėtar pėr Sistemin e Zgjedhjeve) dhe fondacioni CLRAE, Shoqata pėr Kulturė Demokratike, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Forumi Rinor Shqiptar, Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, etj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Xhaferri: “Ajo qė ndodhi nė Durrės ėshtė shumė larg tė qėnurit njė proces i lirė”

    PDr: Nuk njohim zgjedhjet nė Durrės


    Nevila Pėrndoj

    Kandidati i PDR pėr Bashkinė e Durrėsit, Ferdinand Xhaferri nuk do tė njohė rezultatin e zgjedhjeve nė qytetin bregdetar. Dje pėrmes njė deklarate publike, ai ka ftuar komunitetin ndėrkombėtar qė monitoruan zgjedhjet nė Durrės dhe KQZ qė nė ēdo qendėr votimi tė kėrkojnė ribėrjen e zgjedhjeve nė Durrės. “Nė morinė e problemeve qė ekspozoi dita e djeshme pėr zgjedhjet pėr kreun e Bashkisė sė Durrėsit, problemi qė ka patur njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rezultatin pėrfundimtar tė votimit ishte ndarja nė shkallė tė madhe e familjeve durrsake pėr tė votuar nė qendra tė ndryshme votimi. Nė zgjedhjet e 12 Tetorit me ndarjen, nė pėrmasa tė mėdha, nė qendra tė ndryshme votimi tė familjeve durrsake u regjistrua njė model i ri i manipulimit nė shkallė tė madhe tė zgjedhjeve”, -tha ai. Xhaferri theksoi se ēėshtja nuk shtrohet nė faktin nėse opozita humbi apo jo nė Durrės. “Ēėshtja shtrohet qė bazuar nė standardet minimale tė demokracisė ajo qė ndodhi nė Durrės ėshtė shumė larg sė qėni jo vetėm e lirė dhe e ndershme, por edhe minimalisht e pranueshme. Pėrqindja e votuesve nė Durrės qė u shmangėn me apo pa qėllim nga e drejta pėr tė votuar ėshtė nė njė pėrqindje tė atillė qė jo vetėm nuk mund tė injorohet, por edhe ndikon ndjeshėm nė rezultatin final tė votimit”, -tha ai. Xhaferri shtoi se formula e pėrdorur deri mė tani nga aktorėt ndėrkombėtarė, tė ngarkuar pėr monitorimin e zgjedhjeve, se tė metat qė janė evidentuar duhen korrigjuar nė tė ardhmen nuk ka prodhuar rezultat. “Kėshtu vėrejtjet qė u bėnė pėr zgjedhjet e vitit 2000 nuk shėrbyen pėr tė prodhuar nė Durrės zgjedhje mė tė mira. Po kėshtu vėrejtjet qė u bėnė pėr zgjedhjet e vitit 2001 nuk shėrbyen pėr tė prodhuar nė Durrės zgjedhje mė tė mira nė vitin 2003. Kėrkesėn pėr ribėrjen e zgjedhjeve nė Durrės nuk e bazoj nė pretendimin se mund tė fitonte apo jo Ferdinand Xhaferri nė Durrės. Problemi ėshtė shumė mė serioz dhe ka tė bėjė me humbjen e besimit tek institucioni i zgjedhjeve nga qytetarėt durrsakė. Nėse ajo qė ka ndodhur nė 12 Tetor nė Durrės do tė tolerohet, atėherė besimi i tronditur tek votuesit durrsakė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme do tė shkatėrrohet rėndė dhe do tė duhet shumė kohė pėr ta rikuperuar”, -tha ai
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: Do tė filloj betejėn ligjore nė mbrojtje tė fitores


    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela deklaroi dje nė mesditė se ai ka filluar betejen ligjore pėr tė fituar bashkinė e humbur tė kryeqytetit. “Unė dua t’ju njoftoj se qė nga ky moment unė kam fituar betejėn legale, “kampanjėn” legale ose fushatėn legale me anė tė sė cilės do t’ju argumentoj tė gjithė shkeljet dhe parregullsitė qė janė konstatuar nė Tiranė. Askush nuk ka dyshim qė fitimtar jam unė dhe pėr kėtė fakt nuk mė falet nėse nuk e ēoj tė vėrtetėn deri nė fund. I kam paralajmėruar kundėrshtarėt e mi se me mua nuk luhet dhe me votėn”, -tha dje Ngjela. Kandidati demokrat sqaroi se dy janė arsyet kryesore pėr tė cilat ai pretendon se duhet tė fillojė atė qė ai e cilėson betejė ligjore. “Sė pari, pėr votėn e lirė kam sakrifikuar gjithēka dhe e dyta, do t’i qėndroj moralit se unė respektoj vullnetin e qytetarėve dhe sakrifikoj pėr ata. Ata qė mė dhanė votėn janė shumica e kėtij qyteti duke pėrjashtuar ato qė janė hedhur mbrėmė vonė natėn dhe ne i kemi evidentuar tė gjithė pėr fat tė mirė. Pra mjerė ai qė e konsideron veten fitimtar pas kėsaj batėrdie, sepse fitimtari ose ai qė pretendon se ka fituar nė kėtė mėnyrė e paralajmėroj se ėshtė bashkėpunėtor”, -tha ai. Ngjela paralajmėroi fillimin e njė etape tė gjatė kontestimesh lidhur me listat e zgjedhėsve. “Unė do tė vazhdoj punėn deri nė fund sepse jemi zotuar se do t’i japim shqiptarėve votėn e lirė. Asnjė manipulim nuk mund tė mė bėhet mua dot. Sė dyti, ėshtė vullneti i popullit shqiptar dhe nuk mund tė lėmė tė pazgjidhur kėtė ēėshtje. Beteja legale ka filluar sepse do tė ndėshkojmė tė gjithė ata qė krijuan kėtė masakėr pėr tė cilėn u bė. Nuk jemi mė opozita e vjetėr. Nuk jemi opozita e vogėl. Ne jemi maxhoranca”, -tha ai. Po dje kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės ka qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me kandidatėt e minibashkive tė kryeqytetit lidhur me pretendimet qė ai ka ngritur dy ditėt e fundit pėr listat e zgjedhėsve
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    OSBE/ODIHR: Gabimet nė lista nuk ndikuan nė rezultatin e zgjedhjeve

    TIRANE (14 Tetor) - Misioni vėzhgues i OSBE/ODIHR-it dhe Kėshillit tė Europės pėr zgjedhjet vendore tė 12 Tetorit nė Shqipėri, bėnė publik sot paradite pėr mediat raportin paraprak mbi zhvillimin e zgjedhjeve vendore dy ditė mė parė. Vėzhguesit vlerėsuan se votimet nė Shqipėri treguan pėrparim, por nga ana tjetėr ata shprehėn nevojėn pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. Zgjedhjet shėnuan progres dhe njė hap tė mėtejshėm drejt arritjeve tė standarteve tė OSBE-sė, Kėshillit tė Europės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtar. Nė raport u deklarua se ka pasur probleme me listat e zgjedhėsve, qė duhet tė shmangeshin, por ato nuk kanė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve. Sipas ambasadorit Robert Berri, gabimet nė lista nuk kanė motive politike. Monitoruesit u shprehėn se ka pasur probleme edhe me shpėrndarjen e materialeve, ndėrsa trainimi i komisionerėve ka qenė i ulėt, megjithėse KQZ i administroi zgjedhjet nė mėnyrė profesionale, transparente e objektive. Monitoruesit ndėrkombėtarė vlerėsuan gjithashtu rolin e policisė nė zgjedhjet e sė dielės.

    Ooops he hongren trimat. Tani me duket se militantet e PD do duhet te levizin me bicikleta pa shale.

  10. #30
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ne Tirane kane marre pjese ne votime 147868 persona.
    Nga keta, 85762 kane votuar per Edi Ramen.
    Qe Spartak Ngjela te kaloje Edi Ramen i duhet 1 vote me teper qe do te thote jne total prej 85763. Nese do te mblidhnim votat qe ka marre Edi Rama me ato qe i duhen Spartak Ngjeles te fitoje plus 1% te votave qe kane shkuar per subjektet e tjera elektorale do dilte nje numer total prej 173004 votuesish.
    Nese nga 173004 do te zbresim 147868 del se 25136 personave, sipas PD ju eshte mohuar e drejata e votimit dhe te gjithe keta duhet te jene te PD. Une personalisht nuk e besoj tu jete mohuar e drejta e votimit kaq shume njerezve. Megjithate do te isha shume dakort qe te gjithe atyre qe pretendojne se ju eshte mohuar e drejta e votes ti jepet nje jave kohe per tu ankuar. Te behen verifikimet dhe nese ata banojne ne Tirane por nuk e kane pasur emrin ne liste sipas zones ku jetojne tu ofrohet fleta e votimit dhe te votojne. Nderkohe KQZ te mos e shpalle rezultatin deri sa te votojne dhe keta qe nuk e kishin emrin ne lista.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri Anderson : 14-10-2003 mė 11:16
    Henri Anderson was here.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •