Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 128
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Rasti ekstrem, kutia e vulosur vetėm me fleta tė papėrdorura

    Nė njėsinė bashkiake numėr gjashtė ėshtė shėnuar ēudia e radhės. Nė kutinė e votimit tė qendrės numėr 1866 kutia e votimit ka qenė e vulosur, dhe hermetike, por brenda nuk ka patur fare fletė tė plotėsuara, por vetėm fletėt e papėrdorura. Mėsohet se dhe komisionerėt socialistė kanė ngritur duart lart pėrballė kėsaj vepre

    Ndėrkohė gjatė ditės sė djeshme, numėrimi i votave ka paraqitur njė rast tjetėr ekstrem. Kėshtu nė kutinė e votimit numėr 1866, qė i pėrket njėsisė bashkiake numėr gjashtė, e cila pėrfshin zonėn e Kombinatit, nuk ka pasur brenda asnjė fletė votash, por vetėm fletėt e papėrdorura. Ajo ka ardhur nė KZQV e vulosur, e kopsitur dhe hermetike vetėm se brenda saj nuk ka patur fletė tė rregullta votimi, tabela rezultatesh apo proces verbale, por vetėm fletė votimi tė papėrdorura. Ky skandal i radhės nė KZQV-nė e Tiranės ka detyruar edhe komisionerėt socialistė tė ngrejnė duart lart dhe tė dėshmojnė pavlefshmėrinė e kutisė sė votimit me numėr 8066.


    --------------------------------------------------------------------------------

    KZQV: Vėzhguesit, tė tronditur nga gjendja e kutive

    Deri tani ka mbaruar numėrimi i rreth 120 kutive tė votimit, nga tė cilat vetėm 20 janė tė pranueshme, pasi dhe ato paraqesin probleme tė shumta. Ndėrkohė komisionerėt socialistė janė shprehur se pėr ato kuti ku mungojnė tabelat e rezultateve tė kėrkohet pėr t'i gjetur. Kjo i ka vėnė ata dhe nė pozita qesharake pėrballė monitoruesve tė huaj

    Ndėrkohė ditėn e djeshme ka vazhduar numėrimi i votave nė KZQV-nė e Tiranės. Bėhet e ditur se gjatė ditės sė djeshme ėshtė rritur ndjeshėm numri i kutive qė kanė rezultuar tė parregullta. Deri tani janė pėrpunuar rezultatet e 120 kutive, nga tė cilat ka rezultuar se vetėm 20 prej tyre janė gjetur nė rregull. Por dhe nė kėto kuti votimi vazhdojnė problemet, pasi nė shumicėn e tyre nuk ka procesverbale tė rregullta, nuk ėshtė kthyer asnjė nga fletėt e papėrdorura dhe nuk ėshtė deklaruar numri i votave tė vlefshme. Por edhe pse tė gjendur pėrballė fakteve tė tilla, komisionerėt socialistė kėmbėngulėn dje qė kutitė e parregullta tė mos quheshin tė pavlefshme, por thjesht tė deklarohej nė proces verbal se nuk janė marrė nė shqyrtim. Kjo pėr shkak se pothuajse tė gjitha kutitė nuk kanė patur tabelė rezultatesh brenda, gjė e cila sanksionohet kategorikisht me ligj. Komisionerėt e PS-sė kanė pohuar dje se duhet tė merren nė konsideratė edhe tabelat e rezultateve tė ardhura dorazi ose nė mungesė tė tyre, tė kėrkohen tabelat se ku kanė shkuar. Kjo ėshtė kundėrshtuar me forcė nga komisionerėt demokratė dhe opozitarė, tė cilėt me shpoti i kanė kėrkuar pėrfaqėsuesit socialist tė shkonte tė gjente ai tabelat e rezultateve nėpėr rrugėt e metropolit shqiptar tė 700 mijė banorėve. Kaq qesharake ka qenė gjendja tek KZQV e Tiranės sa edhe vėzhguesit e huaj tė gjendur aty, pas pėrkthimeve pėrkatėse tė tė gjithė situatės, kanė qeshur me tė madhe dhe janė ngritur e kanė dalė jashtė shumė tė ēuditur duke shėnuar vazhdimisht nė foltoret e tyre tė shėnimeve. Nė kėtė mėnyrė KZQV e Tiranės vazhdoi edhe dje punėn mes absurdes dhe reales ku tashmė ėshtė bėrė fare e modės qė nė kutitė e votimit edhe ato proces verbale qė gjenden brenda, tė jenė nė papajtueshmėri mes votave tė vlefshme dhe numrit tė fletėve tė vlefshme. Diferencat mes votave dhe pjesėmarrėsve tė votimit janė mesatarisht tė nivelit tė 20-30 votave.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Durrės: Shifra tronditėse nga krahasimi i listave

    Listės paraprake i janė hequr 15 mijė emra

    Mijėra qytetarė po plotėsojnė deklarata noteriale dhe personale qė dėshmojnė se kanė qenė votues tė opozitės dhe janė penguar tė votojnė. Miri Hoti dhe shefi i zyrės sė gjendjes civile distancohen nga listat duke ia lėnė pėrgjegjėsinė KQZ-sė nė Tiranė

    Nga verifikimi i parė i listės paraprake me listėn pėrfundimtare nė qytetin e Durrėsit, rezulton se 15 mijė shtetas janė hequr nga listat e votimit. Njoftimi u bė publik dje zyrtarisht nga shefi i shtabit elektoral tė kandidatit tė opozitės pėr Bashkinė e Durrėsit, Sokol Olldashi.

    Olldashi tha se 15 mijė qytetarė janė hequr pėrfundimisht nga lista qė quhet pėrfundimtare, por masakra nuk pėrfundon kėtu. Olldashi tha se listė pėrfundimtare konsiderojmė atė qė ka ardhur javėn e fundit dhe qė ėshtė afishuar nė xhamat e qendrės sė votimit. Ndėrkohė sipas tij ka ndryshim sėrish tė madh mes kėsaj liste dhe listės me tė cilėn ėshtė punuar nė tavolinė ditėn e votimit, e cila ka ardhur vetėm nė njė kopje, nga 3 kopje qė duhet tė vinte sipas ligjit.

    Olldashi tha se Shtabi i opozitės po pėrgatitet dosjen e kompletuar pėr t'ia dorėzuar Misionit tė ODIHR dhe Prokurorisė. Ai tha se ka siguruar deri tani rreth 1,000 deklarata vullnetare qytetarėsh nga ata qė kanė shkuar pėr tė votuar pėr opozitėn dhe nuk kanė gjetur emrin nė qendrėn e votimit, ndėrkohė qė qindra qytetarė tė tjerė, kanė shkuar vullnetarisht duke bėrė deklarata noteriale dhe i kanė dorėzuar ato si shenjė e angazhimit qytetar tė nxitur nga revolta pėr heqjen e sė drejtės sė votimit.

    Sipas dokumenteve tė para qė po mbledh Shtabi Elektoral i opozitės nė Durrės ėshtė goditur me saktėsi trupa elektorale e votuesve tė opozitės, duke e eleminuar atė nga lista, ose duke i ndėrruar vendvotimin.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Miri Hoti dhe Duka distancohen nga listat

    Kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, Miri Hoti, u distancua dje publikisht nga pėrgjegjėsia e tij mbi listėn e zgjedhėsve. Ai tha se Bashkia nuk ėshtė marrė me hartimin e listės, duke e kaluar pėrgjegjėsinė nė qendėr, tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tė njėjtėn deklaratė bėri dhe Drejtori i zyrės sė Gjendjes Civile nė Durrės, Abdullah Duka. Ai tha se nuk ishte pyetur dhe nuk kishte firmosur asnjė listė votimesh.

    Sipas Kodit Zgjedhor pėrgjegjės pėr listėn e votuesve ėshtė Zyra e Gjendjes Civile, bashkia dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas deklaratave paraprake, masakrėn me listėn nė Durrės e ka drejtuar vetė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Kandidati i opozitės Avni Hoxha ka hapur proces penal, pėr pėrgjegjėsit e ndryshimit tė listave dhe ka kėrkuar pranė KQZ nė Tiranė shpalljen tė pavlefshėm tė rezultatit tė votimit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Mė lejoni qė t“i kujtoj KQZ-sė se ne kemi prova tė sakta se as nė Durrės, Tiranė dhe Shkodėr nuk janė respektuar vendimet e KZQV-ve pėr listat, qė ėshtė esenca substanciale e zgjedhjeve”,- u shpreh avokati demokrat

    Kandidati demokrat pėr bashkinė e Tiranės, evidenton mungesat e emrave tė votuesve nė listat e KQZ-sė


    Ngjela: 63 mijė persona nuk votuan
    “Nė Tiranė 30 mijė, nė Durrės 15 mijė, nė Shkodėr 18 mijė”




    Tiranė

    Kandidati i Partisė Demokratike pėr postin e kryebashkikut, Spartak Ngjela, ka deklaruar se 30 mijė votues nė Tiranė, 15 mijė nė Durrės dhe 18 mijė nė Shkodėr, nuk kanė mundur tė japin votėn e tyre mė 12 Tetor.

    Kėto kanė qenė shifrat qė Ngjela ka paraqitur gjatė njė takimi me banorėt e Durrėsit, ku sė bashku me kandidatin pėr Bashkinė e kėtij qyteti, Avni Hoxha, ka denoncuar dy institucione pėr manipulim tė listave. Akuza ka qenė, konkretisht, pėr kryetarin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi dhe drejtuesin e Ministrisė sė Pushtetit Vendor, Ben Blushi, tė cilėt Ngjela i konsideron si shkaktarėt e vėrtetė pėr skandalin e listave. “Mė lejoni qė t“i kujtoj KQZ-sė se ne kemi prova tė sakta se as nė Durrės, Tiranė dhe Shkodėr nuk janė respektuar vendimet e KZQV-ve pėr listat, qė ėshtė esenca substanciale e zgjedhjeve”,- u shpreh avokati demokrat, i cili ka nisur kontaktet edhe me kandidatė tė tjerė “blu” nė rang vendi. Gjithashtu, ai ka shtuar se: “Nga tė 5 kopjet qė ka qenė e detyruar KQZ-ja tė ndryshonte nė instanca tė caktuara pėr listėn e zgjedhjeve me tė cilėn do tė bėheshin votimet, ka lėshuar vetėm 1 kopje nė tė gjitha qendrat e votimeve”. Ngjela nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe emrin e anėtarit mė tė ri nė KQZ, Dėshira Subashi, pėr tė cilėn ai nuk ka besim se ajo e kryen konform ligjit detyrėn qė i ėshtė ngarkuar. Gjithsesi, trekėndėshi Durrės – Tiranė – Shkodėr ėshtė konsideruar nga Ngjela si zona mė e madhe ku janė kryer manipulimet e listave tė zgjedhėsve. Sipas tij, ato qė ai i quajti “masakra” tė listave, tashmė janė vėnė edhe nė qendėr tė institucioneve tė huaja ndėrkombėtare dhe shumė shpejt pritet qė tė dalė njė vendim nga ana e tyre, mė tė cilin do tė diskriminohen manipulimet e bėra njėherė e mirė. “Do tė vėrtetohet se opozita kishte tė drejtė, kur fenomeni Subashi po pėrjashtonte mijėra qytetarė nga listat e zgjedhėsve”,- deklaroi kandidati Ngjela, i cili, sė bashku me stafin e tij elektoral, po vijon punėn pėr tė gjetur precedentė tė tjerė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Manipulimi, komisioneri i PS kapet nė flagrancė

    Nėnkryetari i KZQV tė njėsisė bashkiake numėr dhjetė ėshtė kapur duke mbushur kutitė e votimit me tabela rezultatesh tė manipuluara. Kėtė fakt e ka denoncuar kryetari i KZQV-sė sė Tiranės Perikli Dhales. Mėsohet se komisionerėt socialistė tė kėsaj njėsie kanė tentuar qė tė dorėzojnė njė dosje me rezultate jashtė ēdo afati ligjor. Nė kėtė veprim ata kanė qenė tė nxitur nga komisionerėt socialistė tė KZQV-sė sė Tiranės

    KZQV kap nė flagrancė komisionerin socialist, Vangjel Nano, duke futur nė mėnyrė tė jashtėligjshme dhe tė fshehtė tabela rezultatesh nė kuti. Ky person ėshtė denoncuar nga kryetari i KZQV-sė Tiranė Perikli Dhales se nė orėt e vona tė mbrėmjes sė datės 20 tetor me cilėsinė e nėnkryetarit socialist tė njėsisė bashkiake numėr 10, tentoi tė dorėzonte njė arkė tė mbyllur me tabela rezultatesh tė manipuluara. Kėtė e ka treguar edhe mbajtja e vulės nė xhep, e cila ishte pėrdorur ndėrkohė nė mungesė tė pranisė sė komisionerėve tė tjerė dhe veēanėrisht, pėrfaqėsuesve tė opozitės. Po kėshtu dje nėnkryetari i KZQV-sė sė njėsisė bashkiake numėr 1 dhe sekretari i kėtij komisioni pa praninė edhe firmėn e kryetarit tė komisionit Sadik Domit tentuan tė dorėzojnė tek anėtarėt socialistė tė KZQV-sė tė Tiranės njė dosje me tabela rezultatesh jashtė ēdo afati kohor dhe ligjor. Madje nė marrėveshje me anėtarėt socialistė brenda KZQV-sė ata tentuan qė nė mėnyrė tė fshehtė tė futin nė kutitė e votimit tabelat e rezultateve. Sipas denoncimeve tė KZQV Tiranė, nė kėtė aferė ėshtė pėrfshirė n/kryetari Aleks Zyba dhe sekretari i KZQV-sė Hazis Meta.

    Pėr kėtė problem ka reaguar dhe kryetari i PD-sė Sali Berisha, i cili theksoi se: "I dėrguari i Edvin Ramės u kap duke futur nė njė kuti 9 tabela rezultatesh, pasi nuk dinte se ku t'i fuste." Por pėrpjekjet pėr vonesat nė procesin e pėrpunimit dhe shpalljes sė rezultatit kanė vazhduar edhe dje nga komisionerėt socialistė ku pėrpjekjet e tyre pėr tė ngadalėsuar procesin janė dokumentuar tashmė edhe nga vėzhguesit e huaj edhe mediat e ndryshme.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ngjela vazhdon kryesimin me 312 vota

    Ndėrkohė edhe ditėn e djeshme ka vazhduar numėrimi i votave nė KZQV-nė e Tiranės, dhe nga rezultatet e deritanishme nė kutitė e rregullta kryeson Ngjela me 312 vota para Ramės. Kurse Partia Demokratike ndodhet rreth 1200 vota para Partisė Socialiste si subjekte zgjedhore

    Sot nė mesditė ėshtė parashikuar njė nxjerrje paraprake e rezultatit pėr bashkinė e Tiranės nė njė kohė qė nga 280 kuti votimi tė shqyrtuara nga KZQV e Tiranės vetėm 45 tė tilla rezultojnė tė rregullta. Nė kėto 45 kuti, Ngjela ėshtė 312 vota para Ramės ndėrsa PD rreth 1200 vota si subjekt para PS-sė. Nga puna e KZQV-sė edhe dje nuk ka rezultuar ndonjė pėrmirėsim i gjendjes, madje me afrimin e nxjerrjes sė rezultateve nė ato kuti, tė cilat janė plotėsisht tė rregullta, janė shtuar edhe rastet flagrante tė tentativave nga socialistėt pėr tė mbushur kutitė me proces-verbale apo tabela rezultatesh tė paqena.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njėsia numėr 11, qindra qytetarė jashtė listave

    Vazhdon evidentimi nga ana e demokratėve e parregullsive nė listat zgjedhore. Nė njėsinė numėr 11 tė kryeqytetit vetėm nė njė qėndėr votimi janė paraqitur rreth 115 persona qė nuk kanė patur emrin nė listė. Kėshtu nė Qendrėn e Votimit numėr 2028 janė hequr 28 persona, nė qendrėn e votimit numėr 2025 janė hequr 69 persona, nė qendrėn e votimit numėr 2026, 72 persona; nė qendrėn e votimit numėr 2000, 58 persona. Nė qendrėn e votimit numėr 2015 knė qenė rreth 66 emra tė cilėt janė heur nga listat prfundimtre edhe pse kanė enė nė listat paraprake. Kėshtu nė qendrėn e votimit numėr 2006 janė hequr 52 persona, qendrėn e votimit numėr 2002, 78 persona, qendrėn e votimit numėr 2024, 16 persona, qendrėn e votimit numėr 2014, 76 persona, qendrėn e votimit numėr 2001, 28 persona, 2004, 19 persona, 2017 93 persona, 2013, 15 persona dhe 2011, 24 persona.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njė mijė ēertifikata tė falsifikuara tek njėsia 3

    Strukturat e PD-sė sė njėsisė bashkiake numėr tre nė kryeqytet ku ka kandiduar Bektash Pojani, kanė deklaruar dje se mė shumė se 1 mijė ēertifikata tė falsifikura janė pėrdorur pėr votuesit nė datėn 12 tetor. Kėtė fakt e konfirmojnė burime tė gjendjes civile tė njėsisė, tė cilėt nuk pranojnė tė identifikohen, por qė sqarojnė se me tė vėrtetė "kanė humbur" 1 mijė ēertifikata tė shoqėruara me pullat pėrkatėse, tė cilat mbajnė firmėn e pėrgjegjėses sė zyrės. Sipas denoncimeve janė pajisur me ēertifikata tė afėrm tė emigrantėve, ndėrkohė qė ka dhe emra fantazėm. Tė gjitha rastet janė denoncuar nė Prokurorinė e Rrethit Tiranė pėr ndjekje penale.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PPE: Zgjedhjet nė Shqipėri, tė manipuluara

    Mbledhja e byrosė politike tė Partive Popullore Evropiane, pas shqyrtimit tė provave ka arritur nė konkluzionin se zgjedhjet nė Shqipėri janė manipuluar. Ky organizėm i ka kėrkuar drejtorit tė ODIHR qė tė marrė masa tė menjėhershme. Vendimet e kėtij organizmi merren pasi konsultohen me burime tė shumta dhe tė sakta

    Partitė Popullore Evropiane morėn vendim pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri dhe deklaruan se ato kanė qenė tė manipuluara. Ato kėrkuan qė tė niste njė proces hetimi pėr kėto zgjedhje dhe i dėrguan njė mesazh kreut tė ODIHR qė tė merrte masa konkrete ndaj kėtij vendimi. “Partia Popullore Evropiane vendosi nė mbledhjen e fundit tė Byrosė Politike dhe tė Kėshillit tė PPE-sė si vijon: Zgjedhjet e fundit lokale nė Shqipėri u manipuluan, dhe u vendos njė investigim nga pėrfaqėsuesit e PPE-sė nė Kėshillin e Evropės dhe Asamblenė Parlamentare tė OSBE-sė. Ndėrkohė Kryetari Grupit tė Kristian Demokratėve, Konservatorėve dhe partive simotrave nė Asamblenė Parlamentare tė OSBE-sė, njėkohėsisht dhe nėnkryetar i Ēėshtjeve Politike dhe i Sigurisė tė Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė z. Kamenos i ka drejtuar me dt. 17 tetor 03 njė letėr Drejtorit tė ODHIR-it, Ambasadorit Strohal nė tė cilėn i shkruan se pėr shkak tė raportimit tė mediave ndėrkombėtare qė ndoqėn zgjedhjet lokale tė 12 tetorit nė Shqipėri pėr vonesėn e shpalljes sė rezultatit si dhe ankesave pėr manipulim elektoral, anėtarėt e grupit tonė kėrkojnė raportin e ODHIR-it me qėllim qė tė marrin masat pėrkatėse,” thuhet nė njė njoftim qė ka dalė nga zyra e shtypit tė PD-sė. “Nė letrėn e tij Z. Kamenos thekson gjithashtu: “Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryetari i Partisė Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha mė kėrkoi gjatė mbledhjes sė fundit tė Byrosė Politike dhe Kėshillit tė PPE-sė tė paraqesė njė kėrkesė pranė Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė pėr tė dėrguar njė mision parlamentar nė Shqipėri,” thuhet mė tej nė njoftimin qė i referohet mbledhjes sė fundit tė Byrosė politike tė Kėshillit tė PPE. E rėndėsishme sipas vlerėsimeve tė demokratėve ėshtė se PPE asnjėherė nuk mund tė marrė vendime tė njėanshme dhe duke u mbėshtetur vetėm tek njė burim. "Stampa ėshtė vėnė mbi bazėn e informacioneve shumė tė sigurta," ėshtė shprehur Berisha. Vendimi vjen pak ditė pasi Partia Demokratike dhe opozita i ka denoncuar kėto zgjedhje si jo tė ndershme dhe tė lira. Forumi i Partive Popullore Europiane ėshtė njė organizėm qė pėrmbledh rreth 60 parti tė qendrės sė djathtė nė kontinent, njė pjesė e tė cilave janė nė qeverisje.


    --------------------------------------------------------------------------------



    nga gazeta Tema

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PUKE, NJE VOTE 100 MIJE LEKE

    Zgjedhjet vendore ne rrethin e Pukes u manipuluan nga kreret socialiste me blerje votash. Ky eshte pohimi me i fundit qe vjen prej ketij rrethi nga kreu i deges se PD-se, Prel Deda. "Socialistet perfituan nga varferia e njerezve te ketij qyteti per t'i blere ata, ne menyre qe t'i detyronin te votonin per kandidatin e zgjedhur prej tyre" pohon per "KJ" Deda. Sipas te dhenave, ne kete qytet ditet para zgjedhjeve jane shperndare shuma prej 100 mije lekesh te cilat sherbenin si pagese per nje vote ndaj socialisteve. Nje gje e tille ne rrethin e Pukes u be ne menyre mjaft te shpejte, per vete faktin e nivelit te ulet te jeteses se qytetareve te kesaj zone. Nga ana tjeter, kercenimet e socialisteve, pohojne demokrate te keij qyteti, u ushtruan ne mase edhe ndaj buxhetoreve te cilet punojne realisht ne aparatin buxhetor. Pushimet nga detyra ishin mjeti qe socialistet perdoren me kete mase qytetaresh per te blere votat. "Ketyre fakteve, iu shtuan edhe manipulimet qe u bene me listat dhe kutite e votimit. Te gjitha keto cuan ne humbjen e kandidateve demokrate ne dy bashkite e rrethit tone." shton kreu i deges se PD-se ne rrethin e Pukes. Madje Deda paraqet edhe raste konkrete si ai ne komunen e Iballes ku dolen me shume vota sesa votues. Per keto arsye, ai paraqet kerkesen qe hetimit te manipulimeve zgjedhore ne trekendeshin Tirane-Durres-Shkoder t'i shtohet edhe ai ne rrethin e Pukes, pasi edhe aty ato nuk kane qene me te pakta.

    Egla Nasi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Prokuroria hap hetimet pėr KQZ-nė

    Ditėn e djeshme nė dyert e KQZ, kanė mbėrritur dy prokurorė, tė cilėt kanė kėrkuar qė tė njihen me listat e votimit paraprake dhe pėrfundimtare. Ky hetim nis si kėrkesė e kandidatit demokrat, Spartak Ngjela, i cili ka paditur kryetarin Celibashi, si autorin e masakrės zgjedhore me listat

    Dy prokurorė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme kanė filluar hetimin mbi lista e votimit, tė pėrgatitura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas denoncimeve tė Spartak Ngjelės pėr ndryshim tė listave paraprake dhe pėrfundimtare me ato tė pėrdorura gjatė votimeve, Prokuroria ėshtė vėnė nė lėvizje duke i kėrkuar Celibashit listėn pėrfundimtare si dhe atė paraprake tė zgjedhėsve. Detajet janė mbajtur larg medias dhe dy pėrfaqėsuesit e organit hetimor si dhe vetė Celibashi nuk kanė dhėnė hollėsi pėrveē konfirmimit tė detyruar tė kreut tė KQZ-sė pėr praninė e prokurorisė nė institucionin e tij. Avokati i Ngjelės, Shefqet Dizdari deklaroi dje nė momentin e mbėrritjes sė prokurorėve tek Celibashi se Prokuroria kėrkon tėrheqjen e listave pėrfundimtare si dhe dokumentacionit tė listave qė ekzistojnė nė proces-verbalet bazė tė ēdo qendre votimit, tė cilat tregojnė numrin e votuesve tė paraqitur tek qendra e tyre e votimit, por qė nuk kanė mundur tė votojnė. Tė gjitha kėto dokumente janė vlerėsuar tė rėndėsishme nga opozita si dhe provė pėr tė dokumentuar manipulimin zgjedhor. "Ėshtė e vėrtetė se pas denoncimit tė kandidatit tė opozitės pėr kreun e bashkisė sė Tiranės Spartak Ngjela prokuroria ėshtė vėnė nė lėvizje dhe ka kėrkuar nga KQZ qė tė tėrheqė dokumentin e listave pėrfundimtare dhe listave qė vėrtetojnė se ēdo votues ėshtė paraqitur nė qendrėn e votimit," ka deklaruar Shefqet Dizdari.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    5
    Me vjen keq qe administratoret bejne nje pune seleksionuese me postimet e kesaj teme, nje lloj cenzure, qe vetem njohje te vlerave demokratike nuk nuk tregon. Kur lexoj morine e shkrimeve te kesaj teme me del perpara stenda e emulacionit socielist te dikurshem ose stendat e fleterrufeve, ku permbajtja krasitej mire perpara se te dilte per lexim. Verej qe shume postime kane humbur gjurmet, ndoshta nga fryma e tyre verejtese ndaj propagandes gazetareske te se ashtuquajturve te djathte shqiptare? Shpresoj qe jem i gabuar ne kete perfundim.
    Naja gjithe te mirat dhe suksese ne kete pune
    Be your self enytime :^Globi

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mos i kritiko moeratoret ti se do ta fshijne fare postin. Me mire hesht dhe shiko sesi Florida po eleminon Yankees sesa ta humbesh kohen kot.

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Lexoni titullin e temes perpara se te jepni mendim apo beni koment dhe kjo eshte nje teme ku vetem vend per koment nuk ka. Nje prej shume mesimeve me vlere qe do te mesoni ne kete forum (ndryshe nga gazetat dhe mediat shqiptare) eshte qe perpara se te jepni mendim, duhet te informoheni me sa me shume fakte per temen ne fjale. Mesimi i dyte eshte qe komentet alla-kafene ku njeri hedh e tjetri pret, qe kane per qellim daljen nga tema nuk kane shans per te qene te suksesshme ne kete forum.

    Nuk me behet vone fare se cfare mendojne njerezit qe shqetesohen per "rezultatet", duke anashkaluar procesin dhe faktin qe jane me mijra shqiptare qe u eshte mohuar e drejta per te votuar ne keto zgjedhje. Ketu duket ajo qe quani "kultura demokratike" dhe manipulimet ne zgjedhje nuk duhet te shqetesojne vetem ata shqiptare qe simpatizojne opoziten, por gjithe spektrin politik shqiptar e majte e te djathte bashke.


    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •