Kreu i PD merr pjesė nė byronė politike tė Partive Popullore.
Berisha denoncon Tiranėn e Durrėsin nė Bruksel
Nevila Pėrndoj
TIRANE - Nė kulmin e kontestimeve tė opozitės pėr zgjedhjet e zhvilluara nė Tiranė dhe Durrės, lideri i opozitės Sali Berisha i ka hipur avionit dhe ėshtė nisur pėr Bruksel. Pėr dy ditė rresht, kryetari i demokratėve do tė marrė pjesė nė mbledhjen e radhės sė byrosė politike tė Partive Popullore Europiane. Zyrtarė tė lartė tė Partisė Demokratike deklaruan dje pėr Shekullin se gjatė kėsaj mbledhjeje Berisha do tė shfrytėzojė mundėsinė qė tė evidentojė para pjesėmarrėsve edhe manipulimin qė, sipas tij, u bė nė zgjedhjet e 12 Tetorit nė qytetin e Tiranės dhe Durrėsit. Evidentimi i parregullsive nga kryetari demokrat kėsaj here do tė shėrbejė edhe pėr njė arsye tjetėr jo pak tė vlefshme pėr vetė PD. Pak muaj mė parė, Partia Demokratike u anėtarėsua nė Partitė Popullore Europiane me kushtin qė ajo tė njihte rezultatin e zgjedhjeve tė 12 Tetorit. Pėr rrjedhojė, Berisha pritet tė faktojė arsyet se pse partia qė ai kryeson nuk do tė njohė rezultatin nė qytetin e Tiranės dhe Durrėsit. Kreu i PD-sė gjatė punimve tė byrosė do tė njohė aleatėt e tij politikė perėndimorė me parregullsitė, sipas tij, qė pati nė listat e zgjedhėsve. Berisha kėrkon qė tė sensibilizojė njė pjesė tė rėndėsishme tė tyre, qė janė edhe nė pushtet nė disa shtete evropiane me qėllim qė nė deklaratat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian tė evidentohen parregullsitė e zgjedhjeve nė dy qytetet kryesore, Tiranė dhe Durrės. Para largimit tė tij pėr nė Bruksel, Berisha ka mbledhur sekretariatin e Partisė Demokratike. Takimi i menjėhershėm i tij u zhvillua pas deklaratės sė Misionit tė Vėzhguesve Ndėrkombėtarė pėr Zgjedhjet. Mėsohet se gjatė takimit, Berisha ka porositur lidershipin demokrat pėr tė bėrė gati tė gjitha provat dhe pėr tia servirur mė pas pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė. Madje pak orė para largimit tė tij nga Shqipėria, Berisha ka zhvilluar edhe njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė ndėrkombėtarėve dhe e gjitha kjo ka pėrfshirė njė hark kohor prej 60 minutash. Me largimin e tij, stafeta e evidentimit tė asaj qė ata e cilėsojnė parregullsi nė zgjedhje, do ti kalojė zyrtarėve tė lartė tė PD tė cilėt pritet tė zbardhin faktet e tyre jo vetėm nė takimet me ndėrkombėtarėt por edhe nė deklaratat qė ata do tė japin pėr median.
Krijoni Kontakt