Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 128
  1. #11
    Mistrec_Berati Maska e BUJAR
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Detroit Mi
    Postime
    54

    Deri kur me vjedhje votash????????

    Mbase edhe nga vete titulli i temes do ta kuptoni se pers pyes.Kur do te vije ajo dite qe ne Shqiperi do te numerohen votat ashtu sic jane?
    Like Sand Through the huors Glass so Are the Days of Our Life

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: Zgjedhėsve u ėshtė mohuar e drejta e votimit

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, gjatė ditės sė djeshme, ngriti shqetėsimin e PD-sė pėr emrat e zgjedhėsve nė listat e votimit. Ai u shpreh se "listat qė disponojnė anėtarėt e Komisioneve tė Qendrave tė Votimit janė tė ndryshėm nga ata qė janė paraqitur kohė mė parė pėr zgjedhėsit".
    Pėr kėtė arsye, kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, u bėri thirrje dje komisionerėve, qė pavarėsisht nga bindjet e tyre partiake, tė lejojnė tė votojnė nė qendrat e tyre tė votimit tė gjithė qytetarėt qė janė banorė tė qėndrueshėm nė ato qendra. "U bėj thirrje qytetarėve tė kėmbėngulin nė ushtrimin e asaj tė drejte qė komisionet duan t'ua mohojnė, tė drejtėn e votimit, si kundėr u bėj thirrje komisionerėve tė hedhin poshtė ēdo certifikatė false dhe ēdo certifikatė tė atyre qė nuk banojnė nė zonėn ku shtrihet qendrat e votimit", u shpreh Berisha. Sipas tij, "qėndrimi i PD-sė ėshtė ky njė apel i fuqishėm pėr tė gjithė komisionerėt qė duhet t'u japin mundėsi votimit tė gjithė qytetarėve, tė votojnė nė territorin e qendrės sė votimit". Lideri i opozitės, Sali Berisha, ėshtė shprehur pėrmes qėndrimeve tė tij publike pėr mediat se njė pjese tė konsiderueshme tė zgjedhėsve "u ėshtė mohuar e drejta pėr tė votuar". Berisha ka bėrė publike njė numėr tė madh votuesish qė nuk ishin lejuar tė votonin. Deri nė mesdite, pėr qendra tė ndryshme votimi, Berisha pėrmendi shifra qė shkonin deri ne 26% tė votuesve tė pėrjashtuar. Pėr kėtė arsye Berisha bėri thirrje qė "tė mos kthejnė asnjė zgjedhės, por t'u japin atyre tė drejtėn kushtetuese pėr tė votuar". Kryetari i demokratėve bėri tė ditur se komisionerėt e PD-sė po i regjistrojnė emėr pėr emėr zgjedhėsit qė kanė ekzistuar nė listat paraprake dhe qė sipas tij, "u ėshtė hequr emri nga listat pėrfundimtare". Tė njėjtin qėndrim Berisha mbajti edhe nė konferencėn pėr shtyp tė dhėnė nė mbrėmje. Pak orė para mbylljes sė qendrave tė votimit, Berisha u kėrkoi zgjedhėsve tė votojnė, duke i siguruar ata se PD nuk "bojkoton" kėto zgjedhje, por ėshtė pėr vazhdimin intensiv tė procesit tė votimit. “Bojkoti ėshtė kultura jonė. Ata qė po dhunojnė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi”, tha Berisha. Gjatė ditės sė djeshme, lideri i opozitės, Sali Berisha, ka zhvilluar takime intensive me pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Europės dhe OSBE/ODHIR nė Shqipėri. Kėto takime lideri i opozitės Berisha i beri tė ditur edhe pėr mediat. Gjatė deklarateve tė tij pėr shtypin, kryetari i PD-sė tha se Misioni Vėzhgues pėr Zgjedhjet e OSBE/ODIHR po e ndjek me angazhim gjithė procesin zgjedhor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky njeri ha votues

    Nė Durrės, njė natė para zgjedhjeve, u ndryshuan 11 qendra votimi

    Shqiptarėt, edhe njė herė patėn rastin tė shikojnė njė maskaradė elektorale tė partisė nė pushtet, por mbi tė gjitha, patėn rastin tė shohin arrogancėn e njė kryeministri cinik qė urren popullin dhe vendin e tij dhe, qė ka pėrqendruar vėmendjen vetėm nė pėrkujdesin ndaj mafies. Mafia, Duka, Koka, me shifra nga mė skandalozet, me njė masakėr listash nė Durrės e Shijak, ka futur nė kthetrat e saj portin kryesor tė vendit, por kjo, duke masakruar dhe duke lėnė komplet jashtė votimit trupėn votuese tė opozitės. Konkretisht, sipas tė dhėnave tė paraqitura nga deputeti i kallashit Bizhga dhe nga hajduti i kapur me presh nė duar nė zonėn e vet nė Tiranė, me procesverbal tė falsifikuar Ethem Ruka, na thuhet se ka votuar 35% e votuesve durrsakė, qė pretendohet se janė 120-130 mijė. Kanė shpallur dhe dy shifra skandaloze tė fitores sė Lefter Kokės, ku Bizhga thotė 88 e ca pėrqind dhe Ethem Ruka thotė 58%. Kėtu ka njė kontradiktė tė fuqishme, pasi deklarohet se kanė votuar 35%, ja deri 40% tė votuesve durrsakė, ndėrkohė qė rezultati nė total i tė gjithėve, nuk pėrbėn as 15 deri nė 20% tė votuesve.

    Skandali me listat ėshtė njė maskaradė elektorale e pėrqendruar nė Tiranė dhe nė Durrės. Kjo nuk do tė thotė qė ky skenar nuk ka operuar nė tė gjithė Shqipėrinė, por masakra e listave ėshtė mė e madhe nė kėto dy qytete, pasi janė kandidatėt socialistė nė kėto dy qytete, qė duhet t'i shpėtojnė burgut dhe interpolit, pasi kandidatėve socialistė qė operojnė nė portin mė tė madh tė Durrėsit, u duhet dogana pėr miell tė bardhė e mish tė bardhė, e pėr ēdo gjė tjetėr. Rafinimi i vjedhjes nė kėtė fushatė ka arritur kulmin, bastardimi i listave ka qenė maksimal; njė familje me 7 veta, ėshtė shpėrndarė nė pesė qendra votimi; ata qė shkonin me certifikata false e gjenin emrin nė lista, ndėrsa qytetarėt qė shkonin me pasaporta, nuk e gjenin emrin nė listat e votuesve. Raporti nė Durrės ka qenė i tillė, qė nė 1200 veta, 150 nuk votonin. Janė ndryshuar njė natė para votimit, 11 qendra votimi njė Durrės.

    Qindra e mijėra qytetarė shqiptarė kanė mbetur pa votuar, u ėshtė hequr e drejta kushtetuese qė u jep ligji dhe Kushtetuta dhe, ky ėshtė njė dhunim prej bastardėsh qė i bėhet institucionit tė votės sė lirė. Ashtu siē e kishim paralajmėruar edhe mė parė nė faqet e kėsaj gazete, Fatos Nano do tė lajė borxhet ndaj mafies "Koka", duke shkatėrruar trupėn votuese tė opozitės, duke dhunuar institucionin e votės sė lirė, duke zhvendosur dhe lėvizur qendrat e votimit njė natė para votimit dhe duke krijuar natyrisht, me kėtė lloj manipulimi galopant, shifra absurde dhe qesharake kontradiktore, pėrsa i pėrket Durrėsit.

    Natyrisht, ashtu si nė ēdo proces zgjedhor qė kanė pėrgatitur kėta dhunues tė institucionit tė votės, kjo ėshtė njė histori, e cila do tė vazhdojė gjatė, por ėshtė shumė e dhimbshme, pėr faktin se tentakulat e mafies paraqesin rrezikshmėri tė lartė nė shtrirjen e tyre nė pika kyēe dhe nevralgjike tė vendit. Kryeministri mban pėrgjegjėsinė kryesore, qeveria e tij e lerosur me miell mban pėrgjegjėsinė kryesore, bashkė me tė gjithė infrastrukturėn e ngritur nė kėmbė, pėr tė lėnė qindra e mijėra shqiptarė pa votuar, duke u hequr atė tė drejtė themelore qė u jep Kushtetuta dhe qė ėshtė themeli i ēdo demokracie.

    Faktori ndėrkombėtar ka qenė natyrisht i pėrqendruar nė Durrės dhe me siguri, e ka parė mirė nga afėr maskaradėn elektorale qė ka ndodhur me listat e votuesve. Urojmė qė mbyllja e syve tė mos jetė e shpejtė, pėrpara asaj ēfarė ka ndodhur nė portin kryesor tė vendit, duke pasur nė dorė fakte konkrete tė shkatėrrimit tė procesit elektoral, qė e dėshmojnė familjet e copėtuara nė 5 qendra votimi, dhe njė fitore qesharake e klanit tė Kokės, nė bashkėpunim me Fatos Nanon. Ky njeri na dhunoi me varfėrinė, vret vėllezėrit e bijtė tanė nė kufi, por tani po ha votues..

    Gazeta 55
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Tė ribėhen votimet edhe njė herė pėr bashkitė e Tiranės dhe tė Durrėsit!

    Me njė rivotim tė ri pas pėrfundimit tė votimeve nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė do tė jetė mė e lehtė mbikqyrja e votimit nė Tiranė dhe Durrės. Votimet javėn qė vjen (nėse kjo gjė bėhet e mundur) do tė jenė mėse tė garantuara pasi i gjithė fokusi do jetė pikėrisht nė kto dy zona elektorale.

    Thirrje e drejtė e Berishės kjo, pasi kushdo qė do jetė fitimtar, sidomos nė Tiranė ku lufta ėshtė edhe mė e ashpėr, do jetė denjėsisht i votuar dhe i zgjedhur.

    Vota e lirė e popullit para ēdo kandidati dhe partie qoftė!

    Drini.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Te pergezoj Drini per ate qe ke shkruajtur me lart. Ke ate kurajo dhe ate kulture demokratike qe i mungon liderit socialist Nano, i cili ka 2 dite qe eshte strukur ne ndonje zyre dhe nuk del para mediave per tu shprehur mbi zgjedhjet. Zakonisht kete fenomen e shohim tek "njerezit e zene ne faj".

    Ajo qe ishte e rendesishme ne keto zgjedhje nuk jane rezultati i tyre, eshte vete respektimi i procesit elektoral ku cdo shqiptari i jepet e drejta te votoje dhe i garantohet vota qe hedh.

    Nese zgjedhjet nuk perseriten ne Tirane dhe ne Durres, Shqiperia ngeli perseri ne klase pasi nuk e kaloi testin e saj. Keto zgjedhje do te ngelen gjithmone te kontestueshme dhe destabiliteti politik ne vend do te marri dimensione te reja.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha jone

    BERISHA: LEVIZJET NE LISTA, POLITIKE

    Ja akuzat e djeshme te liderit te opozites:

    - Ne njesine bashkiake nr.3 Tirane, 1830 qytetare jashte listave

    - Ne njesine bashkiake nr.7 Tirane, 1130 qytetare jashte listave

    - Bandat e Edi Rames gjate nates manipuluan kutite ne (Ali Demi(

    - Ne KQZ nuk gjenden flete votimi rezerve se u manipuluan

    - Qytetaret qe s'votuan per faj te listave luhaten nga 5-15 %

    - Ruci po publikon rezultatet e gabuara te Eminit

    - Do te ngrejme nje padi per kreun e KQZ-se si armik te shqiptareve

    - 500 mije dollare mori Celibashi per manipulimin ne Tirane-Durres

    Eglantina Nasi

    Manipulimi i listave zgjedhore eshte bere nga Ilirian Celibashi kundrejt nje shperblimi marramendes per fitoren e PS-se ne Tirane dhe Durres. Nje deklarate te tille e publikoi dje per mediat lideri i opozites Sali Berisha. (Kjo ndodhi pikerisht ne zonat ku konkurruan malovitat. Ata i dhane 500 mije dollare Celibashit per te manipuluar votat( tha Berisha. Gjate fjales se tij, ai permendi vetem zonen Tirane-Durres si me problematiken ku u bene me shume manipulime per zgjedhjet. Duke vijuar akuzen per njesite bashkiake te Tiranes, ai permendi njesine nr.3 te Tiranes ku mbeten jashte 1830 qytetare pa votuar dot ne qendren e votimit. (Ata u paraqiten ne kete qender, por nuk munden te votonin dot per shkak te manipulimit te listave nga kreu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi. Keta perbejne rreth 30 perqind te banoreve ne gjithe kete zone elektorale( tha Berisha. Nga ana tjeter, e njejta skeme sipas liderit te opozites u perserit edhe ne njesine bashkiake nr.7 te Tiranes, prane Fushes se Aviacionit ku u privuan nga e drejta e votimit rreth 1130 qytetare si pasoje e crregullimeve ne hartimin e listave. Sipas, kreut te PD-se eshte 5-15 perqind e votuesve ne shkalle vendi te cilet nuk paten mundesi te votonin per shkak te parregullsive ne listat zgjedhore. (Te gjithe keta Celibashi i ka perjashtuar ne menyre te paramenduar, pasi te gjithe keta do te votonin per Partine Demokratike. Pra te gjitha keto levizje ne lista jane bere per shkaqe politike( shtoi lideri Berisha. Kete fakt ai ia kishte komunikuar edhe anetareve te Keshillit te Evropes, te cilet sipas tij paraqiten te njejtin shqetesim per , listat zgjedhore. Na ana tjeter, Berisha nuk harroi te permendte edhe problemet e lindura gjate nates se kaluar nga kandidati i PS-se Edi Rama. (Edvini ka ushtruar dhune me bandat e tij gjate mesnates per rrembimin e kutive te votimit ne zonat e kryeqytetit si (Ali Demi( etj. Kete e tregon fakti qe sot ne KQZ nuk gjendej asnje flete e vetme votimi, as nga ato rezerve qe nbahen per raste emergjente( deklaroi lideri i selise blu. Por megjithe keto akuza, ai shtoi se Partia Demokratike nuk eshte nje asnje menyre per politiken e bllokimit te rezultateve. (Gjithsesi, shqiptaret duhet ta dine se Celibashi eshte nje armik i eger, prandaj ne ate do ta padisim( perfundoi Berisha.



    ------------------



    U bene votimet para ca vjetesh dhe Berisha tha...celibashi celibashi ka faje..

    U bene votime me vone..
    Berisha perseri tha Celibashi celibashi ka faje..

    Tani Ai hyri perseri ne Votime ku kryetar votimesh eshte prap Celibashi..

    Tani o Celibashi ishte ber i mire e Berisha i besoi se ai sdo bej hile..ose Berisha po tallet me ne.

    Asnji forc ne Bote nuk e detyronte PD-ne te hynte ne Votime ne se ky Celibashi gjithmone u ka bere hile..

    Pse hyre or ti shoq..pseeee.

    Te deklaronte 1 vit para ose 2 dit para ..Nuk dua votime me Celibash ne krye ..pik.

    Kaq eshte puna..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Qenka vallė ky Ēelibashi armik mė i egėr i Shqipėrisė se grekomanėt me tė cilėt Berisha bėri aleancė nė Jug? Kjo u duhej atyre, 10 vjet e ca pas demokracisė fituan mė nė fund aleancė tė hapur elektorale me njė parti tė madhe shqiptare.

    Berisha do tė pėrmendet si shkatėrrusi i tė djathtės qytetare shqiptare. Dhe si njeri me tiks. Me tė nė krye, PD nuk fiton pushtet kurrė!

    Mź sė miri ta jipte dorėheqjen.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    Po pse edhe ne Shqiperi ha buke indi me fotografi?
    Ka nja dypale zgjedhje qe s'marr pjese por me sa po shoh experiencen e manipulimeve do ta bejme gradacele pasi themelet i kemi te forta nga Sala. Edhe dicka tjeter " Mos kujtoni se do te kete zgjedhje te "ndershme" deri sa te fitoje Sala. Pa karrike atij i duket se nuk i zene kembet dhe. Edhe Gjorgj Bush mori ca expeience per te manipuluar zgjedhjet ne USA. Ah dhe ne USA ka probleme me zgjedhjet?!

  9. #19
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Si mund te kete zgjedhje pa probleme kur akoma nuk eshte bere
    rregjistrimi i popullsise shqiptare dhe paisja me leternjoftime!!
    Kur gjithe shqiptaret te jene identifikuar kudo ku jane neper
    Bote, te jene paisur me nje numer unik identifikimi dhe te behet
    informatizmi i gjithe ketyre te dhenava, atehere mund te
    shpresohet per "transparence".
    Mesa duket askujt si intereson "inventarizimi" i shqiptareve,
    Kuptohet, jane joshese mundesite qe rrjedhin prej saj: une jam ne
    France dhe ne emrin tim voton Stamo Dumua, gjyshi dhe
    gjyshja ime kane 10 vjete qe kane vdekur (ndjese paēin), por
    fletet e votimit vazhdojne akoma tu vine ne shtepi, kuptohet
    im ate si i fantaksur pas politikes eshte i tunduar ti shtoje keto
    dy vota ne favor te kantidatiti te "zemres" etj etj

    p.s.
    Brari se me kujtove historine e ēertifikatave; ne zgjedhjet e
    1996 kam qene ne Qytetin Studenti dhe ēertifikatat
    shperndaheshin tek hyrjet e godinava me emrin qe doje :-),
    kuptohet pasi te te ishte verifikuar perkatesia krahinore.

    a+
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    roni ka te drejte.

    informatizimi i njerzve, pra futja korrekte ne sistem kompjuterik eshte nje mundesi qe jep teknika sot dhe ne Shqiperi duhej bere kjo gjat ketyre 13 viteve pluralizem.
    Po te kishim nje regjistrim ne Kompjuter te cdo njeriu e te pasurise se tyre shume gjera ndreqeshin.
    Psh ne se Selfo nga Terbaci votonte dhe ne Vlore e pastaj dhe ne Lushnje..kuptohet Kompjuteri do e kapte e do dilte aty nji tabel..xerrr..Selfo abazi nga Terbaci..vjec 55 votoi ne ora 6 e 33 minuta ne Vlore ...
    E Selfua perfundonte ne biruce e nuk do guxonte qe per 120 000 lek te qelbura te gramoz Rucit ose Agron Musarait te nxinte faqen e te hante dru vence ne polici.

    Kur isha ne Shqiperi dilte cdo dite ne Tv Celibashi me kostume Armani e ne mbrapa shpine te tije dallonte nje Zyre ulötra luksoze me ca Plazmo Tv super moderne qe ishin vendosur ne cepat e Zyres.
    Kuptohet dhe kompjutera te cilat cfaqeshin ne cdo taviline te ministrave bark derra Socialiste.

    E une mendova se kto Ekrane ne zire te Celibashit kishin te bejne me ndonje sistem qe KQZ ka aplikuar per te verifikuar cdo problem mbi votimet.

    Mirpo sot degjojme se u ndryshua aty e ketu..o be heqje demokratesh nga lista e se fshataret proletare te Fatosit qe Saliu i beri Feudale votojne nga 4-5 here me ca certifikate te modelit enverist aty ku i thote Partia.

    Partia ne Pushtet ka shume resurse te bej hile. Ka parane pa hesap sepse Ky shtet nuk ka inventare e mund te shperdorohet Paraja pa ju kerkuar kush llogari.
    Ed Rama do mbahet mend per shum gjera por nje gje eshte skandaloze.
    Ai i mbylli deren 6 muaj rresht komisionit parlamentar.
    Kjo eshte e mjaftueshme qe ai te shpallej armik i demokracise e i shtetit te se drejtes.
    Perkundrazi partia ne Pushtet dhe lesht e b...thes i la per Edi Ramen.
    Ai na ben rruget ..thone Tiranasit origjine terbaciote-sigurimse-devollore..
    Por se Edi RAMA ka konsumuar cdo grimce te figures se nje Nenpunesi Shteti Demokratik dhe eshte cfaqur haptas si nje neo Diktator...asqe i behet vone ketyre Tiranasave .."euro-atllantiste"..

    Kjo eshte ...Hapur dhe bile me deshire te pranosh DIKTATUREN si i vetmi mjet per Qeverisje.


    Roni..nje pyetje per ty..


    Si mundet babi yt te perdore te vdekurit ne Votim?

    Me sqaro pak se plasa...

    Supozojme se Babi yt qe quhet Mihal Sotiri.. shkon ne qender te votimit..dhe ne xhep ka certifikaten e gjyshit Loni Sotiri qe ka vdekur gjat nje zjarri qe shpertheu ne Marinze..psh me 1976.
    zoti Mihal ka dhe certifikaten e gjyshes , Gjena Sotiri qe vdiq nga ramatizma..meqe si myzeqare tere jeten kish ecur zbathur e kepuce bleu vetem kur martoi cupen...

    Ne komision te Zones ndodhet e bija e Emine Gurit Natasha Lamcellari ose Elona Gurollaraj..ajo eshte me PS dhe Mihali nga ajo ska merak se jan "tanet".
    Mirpo ka dhe PD nje perfaqsues ne Komision qe quhet Namik Roshniku. Ky e njef Mihalin se ne lagje banojne dhe e di se xha Loni ka vdekur me kohe dhe Gjena ndjest paste gjithashtu e ka varrin prane vjerres Namikut..Sofie Devoles..psh..
    Ky komisioner ska si te mos vej re se Gjena figuron ne Varreza e ska si te Votoje me 2003.

    Cfare ndodh pra ne kto Qendrat e Votimit qe shoku Mihal ish pergjegjes sektori ne Lapardha voton vet i trete me dy te vdekur..??

    Me sqaro te lutem o Ron Kucova !

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •