Kthim ne identitet, kthim ne komunizem per PS.
Procesi i votimit nė Kongresin e PS-sė
Shekulli
TIRANĖ Procesi i gjatė i votimit duket se ka pėrsėritur pothuaj tė njėjtėn histori si atė tė konferencės sė socialistėve tė Tiranės. Mbrėmė rreth mesnatės, delegatė tė Kongresit kanė denoncuar qarkullimin e listave, tė cilat sugjeronin votėn pro apo kundėr ndaj kandidatėve pėr anėtarė KPD-je qė cilėsohen si mbėshtetės tė Nanos apo kundėrshtarė tė tij. Megjithėse salla ka qenė e mbushur me delegatėt dhe me shumė nga figurat kryesore tė PS-sė, kėto lista kanė arritur tė kalojnė dorazi dhe tu imponohen delegatėve nė momentin e votimit. Procedurat e gjata tė votimit, qė kanė zgjatur deri nė orėt e para tė ditės sė sotme janė ndjekur me vėmendje tė madhe edhe nga vetė njėri prej kandidatėve pėr postin e kryetarit tė PS-sė Edi Rama. Ai ėshtė dukur mjaft i qetė nė pritje tė pėrfundimit tė procesit tė votimit, madje i ulur nė sallė mes delegatėve ai ka mbledhur rreth tij edhe pėrkrahės tė Nanos. Rama ka shkėmbyer batuta dhe shaka me deputetin e Vlorės Mezan Malaj. Nė mes tė sallės qėndronte i ulur edhe ish-kryeministri Ilir Meta, i shoqėruar nga deputeti Spartak Braho. Nė sallė nuk ėshtė parė gjatė procesit tė votimit Nano, ndėrsa kanė qėndruar gjatė gjithė kohės njerėzit e afėrt tė tij. Edhe kandidati tjetėr Rexhep Meidani ka lėnė nė sallė pėrkrahėsit e tij pėr tė monitoruar procesin. Gjatė gjithė kėsaj kohe, holli jashtė sallės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit ka qenė i mbushur me delegatė, tė cilėt hynin e dilnin, nė pritje tė votimit. Procesi i votimit ka filluar rreth orės 17.30, pas diskutimeve tė shumta pėr ndryshimet nė statut. Procedurat kanė qenė tepėr tė gjata pėr delegatėt. Atyre u duhej qė tė votonin njėkohėsisht nė pesė kuti. E para ishte pėr tre kandidatėt pėr postin e kryetarit, nė kutinė e dytė do tė votohej pėr dy kandidatėt pėr sekretarė tė pėrgjithshėm, nė tė tretėn pėr 190 anėtarėt e KPD-sė. Ndėrsa e katėrta dhe e pesta kuti ka pritur fletėt e votimit ku kanė qenė tė shėnuar kandidatėt pėr anėtarė tė Komisionit Qendror tė Garancive Statutore dhe tė Komisionit tė Revizorėve. I pari qė ka ēelur procesin e votmit ka qenė socialisti mė i vjetėr Dritėro Agolli. Ai ka qėndruar nė njėrėn nga 25 dhomat e votimit, pėr rreth 20 minuta. Pas, Agollit procedurat kanė vazhduar me delegatėt e tjerė. Ndėr tė parėt ka votuar edhe vetė Fatos Nano, i cili ka qėndruar 15 minuta dhe pas hedhjes sė fetėve nė kutitė pėrkatėse, ka nderuar me grusht dhe ka qeshur duke zbritur shkallėt e skenės.
Krijoni Kontakt