Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 128
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Manipulimet e zgjedhjeve!

    Durrės: Militantė tė PS-sė, do votojnė disa herė nė emėr tė emigrantėve

    Duke u pajisur me ēertifikata false nga zyrat e gjendjes civile, shumė nga militantėt e partisė nė pushtet mund tė votojnė nė emėr tė emigrantėve qė janė nė lista, por qė nuk ndodhen nė atdhe. Kėtė fakt e ka denoncuar dega e Partisė Demokratike nė kėtė qytet

    Dega e Partisė Demokratike, Durrės ka shprehur frikėn se procesi i manipulimit ka filluar tashmė, pasi shumė votues tė PS-sė, janė pajisur me ēertifikata tė falsifikuara, tė shpėrndara nga zyrat e gjendjes civile. Kėshtu militantėt e PS-sė mund tė votojnė nė shumė qendra votimi duke shfrytėzuar emrat e atyre qė janė emigrantė. "Veprime tė tilla, tė cilat janė kryer edhe mė parė, cėnojnė rėndė procesin zgjedhor, si dhe shkelje ligjore. Pajisja me ēertifikata tė falsifikuara tė militantėve socialistė ėshtė shėrbimi i fundit qė administrata shtetėrore po i bėn kandidatit socialist Lefter Koka, para ditės sė zgjedhjeve, duke pasur parasysh se kjo administratė, gjatė gjithė fushatės ėshtė vėnė nė shėrbim tė kandidatit socialist, duke kryer disa shkelje tė njėpasnjėshme tė Kodit Zgjedhor," thuhet nė deklaratėn e shtabit elektoral tė Partisė Demokratike.

    "Nė kėto kushte Partia Demokratike dhe shtabi elektoral i kandidatit kėrkojnė nga institucionet zgjedhore qė tė parandalojnė njė fenomen tė tillė dhe tė garantojnė zhvillimin e njė procesi zgjedhor tė lirė, demokratik dhe tė barabartė pėr tė gjitha subjektet. Partia Demokratike dhe Shtabi Elektoral i Kandidatit kėrkojnė ndėshkimin ligjor pėr tė gjithė personat e implikuar duke garantuar se Kodi Zgjedhor do tė zbatohet me pėrpikmėri nga tė gjithė subjektet pjesėmarrėse nė zgjedhje," pėrfundon deklarata e kėtij shtabi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Njėsia 3, Sokol Peza regjistron “mercenarė”, ēregjistron votues

    Nė njėsinė bashkiake numėr tre, ish-shefi i SHIK ka filluar tė shpėrndajė ēertifikata pėr banorė tė rretheve tė largėta qė tė vijnė dhe tė votojnė nė kėtė zonė. Mėsohet se janė rreth 500 tė regjistruar deri tani

    Partia Demokratike ka informuar opinionin publik dhe mediat se kryetari i shtabit elektoral tė PS-sė, Fatos Klosi, tek njėsia numėr 3 nė Tiranė ka regjistruar me ēertifikata dhe fotografi reth 500 votues nė listat zgjedhore tė kėsaj njėsie, tė cilėt nuk janė banorė tė zonės. Sipas informacioneve, personat e regjistruar vijnė nga Miloti, Rrėsheni dhe rrethe tė largėta, tė cilėt nuk banojnė nė Tiranė. Sė bashku me Fatos Klosin ėshtė akuzuar edhe sekretari socialist Sokol Peza, ish funksionar nė institucionin e SHISH. "Sipas tė dhėnave qė disponojmė dhe qė tashmė janė verifikuar nga njerėzit tanė, mė shumė se 490 votues janė regjistruar nė njėsinė numėr 3 nė Tiranė. Ne denoncojmė drejt pėr sė drejti Fatos Klosin dhe Sokol Pezėn si organizatorėt e kėtyre manipulimeve", theksoi zėdhėnėsi i PD-sė, Edi Paloka. Sipas tij nė njėsinė numėr 3 nė Tiranė nė tė cilėn kandidon demokrati Bektash Pojani, Klosi ėshtė marrė gjatė gjithė kohės me shtabin e kandidatit socialist duke u vėnė nė krye tė tė gjithė punėve, pėrfshirė edhe veprimin e fundit pėr regjistrimin e qindra votuesve pa qenė aspak banorė tė zonės dhe njėsisė bashkiake. Nė kėtė mėnyrė, kėsaj radhe partia kryesore opozitare nuk ėshtė marrė me mangėsitė nė listat zgjedhore pėr mosregjistrim tė kandidatėve, por ka denoncuar shtimin e numrit tė votuesve nga strukturat e mazhorancės nė komisione
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk mjafton denoncimi o Ed Paloka..
    Tek kush do denoncosh??

    Sokol Pezen do e denoncosh te Gramoz Ruci?
    Tos Klosin tek Xhep Mejdani?

    Ku denoncohet...kerkund ska ndonji autoritet qe mund ta kthej denoncimin ne arrest e denim per fallcifikim.
    Shume shume denoncimi kthehet ne "mbajtje shenim" nga ndonji veshgues e mbas votimi kto mbajtje shenim hidhen ne Lane.

    Pra Tos Nano i fitoi dhe kto zgjedhje ...

    Gri Sallat o Sali..
    Ama kshu po hyn PD ne zgjedhje kur dhe varianti "Certifikata" pika uje?
    Athere kush ka ne dore nepunset e gjendjes civile paska ne dore pushtetin sepse ka ne dore manipulimin..
    Pra PD asgje spaska ndrequr para dites Votimit...
    Ku eshte parulla se PD do i mbroje Votat?

    Nje ruspi socialiste pra ne Gjendje Civile (sepse qe nga 1945 -a gjendjet civile jane anekse te Partise Punes..sot PS) mund te nxjerre humbes e fitues cilin te doje kandidat..
    Pra edhe kto zgjedhje mbas 13 vjet pluralizem perseri PD sqe ne gjendje ti garantoje per votuesin demokrat te sigurta..
    Athere pse behet Fushat kur gjithcka u vendoska ne zyrat e Gjendjes Civile??

    Mjer demokratet e ndershem..do vuajn mbas 50 vjetesh dhe 50 te tjera nen kamxhikun sovietik terbaciot.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kjo eshte nje manipulim hapur!

    Tani sa fola me gjyshen time ne telefon, dhe u skandalizova kur e pyeta per ke votove,mu pergjegj me ze te ulet, sa nuk i degjoja dot fjalet,dhe me nje ze te humbur me tha per demokraten te keqen gjyshja,i e pyeta po pse flet me ze te ulet?,me tha kam frike nga spiunet e socialisteve ,por aty tek qendra e votimin po ziheshin me grushta,po pse i thashe?,me tha qe shume njerez vinin e votonin per te dyten here per socialistet.Ja pra mapunilacioni hapur i socialisteve,qe duan ta marrin pushtetin me dhune e me mashtrime.Uffff nuk di me cfar te them,ke shume te drejte Brari,per sa flet me siper,ashtu eshte ,nuk ke se ku te ankohesh,korrupsjoni eshte bere zinxhire,e keteij zinzhiri i kan hedh beton siper per mos ta shkepusin.Eshte shume e pamundur qe ne Shqipri te kete drejtesi me keta politikan qe luajne rolin e prosetutes.Turp turp turp,nuk di me cfar te flas, ketu po e mbyll,se kam frik, se humb kontrollin e shruaj ndonje fjal pa edukate ,qe se kam zakon,por nga nervat dhe te shpetojn fjalet.


    ufffffffffffffffffffffffffffff medet per ne.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kur Gjyshja jote ka pare manipulime ne Tirane...mendo rrethet e fshatrat..

    Pra socialistet me ane te certifikatave votojne si Kinez kurse Demokratet te cilet dhe prezent kur jane u hiqet emri nga lista votojne si banore te groenlandes..

    Pra Kina fiton se ka 1 miliard banore e jo groenlanda me 5 banore.

    PD duhet tani ne dreke te shpalle Braktisjen e Votimit dhe te mos njohe asnji proces .

    Ska rrug tjeter.
    Baleta ka 10 dite qe ka thene..mos Votoni sepse eshte pun boshe..

    E ndjeja kte qe ata cfar sdo bejne..e nuk pyesin as per opinion e as per Veshgues odiri e ulliri..msa pyeste Enver Hoxha per Kart Helsinki..

    Enveri fuste ne burg Mikel Koliqin 80 vjecar, klerikun e madh Shkodran e ne te njejten dite bijt e Bllokut merrnin viza ne Ambasad Italiane e franceze per te bere rrush e kumblla paret e popullit ne Paris e Kapri.

    As qe protestuan Italianet ndonji here..jo by..th e breke ishte Europa me Regjimin gjakatar. enverist .. .dhe sot PRODI eshte by..th e mbathje me Tos Hajdutin e Zan Caush Jaho Salihin..

    me falni per fjalorin..

    Ne se SALA nuk i braktis Zgjedhjet sot urgjentisht athere regjimi pinochet-enverist i Tos Klos Ed Ramave do sundoje dhe 50 vjet te tjera..

  6. #6
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O c'ma hoqet mallin e gjedhjeve te 96 me kto histori.
    Isoj, s'ka ndryshu e as ka per te ndryshu gjo ne ate vend.Iku Veri, erdhi Sal, iku Sala, erdhi TOsi.
    Te gjithe kur ishin nepushtet si Kina ishin o Braro.
    Na rrofte ty e mu, se kto kan 60 vjet qe tallin allatet me ne.


    O se tashi u kujtova un, kur kam votu une kena votu me leternjoftim, nga shkun leternjoftimet, pse vetem me certifikata ne?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 12-10-2003 mė 11:25
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Dje i hodha nje sy rrembimthi gazetes "korrieri" dhe lexova intervistat me dy lideret me te medhenj te politikes shqipetare.
    Ajo qe me ra ne sy me shume ishte se Fatos Nano kerkonte nga Sali Berisha premtimin per pranimin e rezultatit te zgjedhjeve, pavaresisht rezultateve qe mund te dalin.
    Berisha mbasi ju shmang disa here pyetjeve te Nanos, ne fund pohoi se do te pranoje rezultatin e zgjedhjeve duke mos dhene detaje.
    Neqoftese sot do te behen ose jane bere manipulime te medha ose te vogla, nuk ka rendesi, atehere perse duhet pohuar pranimi i zgjedhjeve si te ndershme pa u zhvillur ato me pare?
    Cdonjeri nga ju mund te kerkoje ne arshivat e gazetes "korrieri" te djeshme dhe te lexoje me vemendje intervistat me dy lideret e medhenj te politikes shqiptare disa dite para zhvillimit te votimeve per komunat dhe bashkite ne rrethe.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    BERAT, 4500 ZGJEDHES TE PAREGJISTRUAR

    Infrastruktura zgjedhore e qeverisjes vendore ne qarkun e Beratit, ishte me mangesira te shumta, sidomos ne qendren e qarkut. Burime nga KZQV-ja e Beratit, thane se ne listat e zgjedhesve, ekzistojne mungesa te medha, ku nje pjese e qytetareve ka ngelur e paregjistruar. Kryetari i KZQV-se se Bashkise se Beratit Rahit Beqiri tha per (KJ( se kane mbetur pa u regjistruar gati 10 per qind e qytetareve. Sipas tij nga 45 mije votues ne kete qytet, 4500 votuesve u eshte hequr e drejta per te votuar. Ne disa raste ka pasur spostime te qytetareve nga njera lagje ne tjetren, ku ka pasur raste ku nje familje eshte ndare ne 3 lagje, duke i detyruar banoret te sorollaten. Burime te KZQV-se bene te ditur se, pjesemarrja ne votime ka qene e ulet, ne krahasim me votimet e meparshme. Zedhenesi i prefektures tha se se ne shkalle prefekture funksionojne 331 qendra votimesh, ku votimet pergjithesisht kane qene te qeta. Perqindja e votimeve ne qytetin e Beratit deri ne oren 18.00 ishte 34 per qind, ndersa ne Kucove 31 per qind dhe ne Skrapari 40 per qind e votuesve te regjistruar. Gjate procesit te votimeve ka patur vetem nje incident ne fshatin Bistrovice, ku nga nje person u hodh nje shashke ne afersi te qendres se votimit. Te gjitha qendrat e votimeve ne qytet e fshat kane qene nen vezhgimin e policise ne largesi. Edhe ne burgun e Beratit, kane votuar ne ambientet e komisariatit 43 te burgosur dhe 3 te tjere nuk kane pranuar te votojne.

    D.Xhelili
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    KORCE, INCIDENTET SHOQERUAN VOTIMIN

    Ethe dhe incidente. Kjo ishte situata e krijuar dje ne qytetin e Korces, megjithse votimet kaluan me te qeta se zgjedhjet e kaluara. Fillimisht, votimi u vonua ne godinen e teatrit sepse perfaqesuesi i opozites ne komisionin zgjedhor vendosi te largohen me patjeter materialet propagandistike te Nanos dhe kandidatit te PS-se, Gjergji Duro qe ishin afishuar me afer se 150 metra nga qendra e votimit. Nga ana e saj, PS gjate kunderpergjigjes se saj nuk e harroi bashkeshorten e kandidatit demokrat Robert Damo ishte anetare komisioni ne qendren e votimit 4648. Nga ana e ketij subjekti politik, u pretendua dhe per shkelje te tjera si goditja e anetarit te kesaj partie ne fshatin Mborje. Ndersa dega e PD-se permendi nga ana tjeter si akuze mbushjen para kohe te kutive te votimit, lenien jashte zgjedhjeve te mjaft simpatizanteve te PD-se si dhe pranine e dyshimte te forcave te policise etj. Por incidentet e ndryshme te pretenduara nga dy subjektet kryesore politike, nuk u konfirmuan nga ana e policise, e cila kembenguli se nuk pati asnje denoncim apo kerkese per nderhyrjen e forcave te rendit ne qendrat e votimit. Dega e PS-se permendi pranine e nje diplomati maqedonas ne komunen e Liqenasit, qe u tha se interesohej per zgjedhjet duke u parqitur si perfaqsues i ODHIR. Apo keqtrajtimi i dy simpatizanteve te PS-se nga policia komunare e kandidateve te PD-se. Pjesemarrja ne votime nuk e kaloi shifren prej 50 perqind.

    G.Ashimi
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ: PARTITE USHTRUAN PRESION!

    Anila Rama

    Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i kerkoi serish Presidentit te Republikes Alfred Moisiu qe te ushtonte ndikimin ndaj partive politike per qetesimin e situates zgjedhore. Celibashi iu ankua dje kreut te shtetit duke i thene se partite politike jane duke ushtruar presion politik mbi institucionin qendror zgjedhor. Ne nje takim te papritur dje pasdite me kryetarin e shtetit, kreu i KQZ-se iu referua akuzave te leshuara nga lideri i Partise Demokratike, i cili e cilesoi KQZ-ne si bande kriminelesh por edhe duke e akuzuar si pergjegjese per mangesite e shumta te hasura neper listat zgjedhore. Kreu demokrat ne disa konferenca per shtyp te zhvilluara dje gjate zhvillimit te votimit, vuri ne dukje se me qindra qytetare nuk kane mundur te shprehin mendimin e tyre duke votuar, per shkak se KQZ-ja i ka lene jashte listave perfundimtare te votimit. Nderkaq menjehere pas takimit te Celibashit me Presidentin Moisiu, zedhenesi i KQZ-se Sinani, deklaroi se KQZ-ja i ka hedhur poshte pretendimet e PD-se per heqjen nga lista te shume personave. Sipas tij, KQZ-ja provoi se emrat e tyre jane gjetur ne listen perfundimtare te votimit ne prani edhe te perfaqesuesve te opozites ne kete institucion.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •