Po Fred Xhaferi..Sa ka marre???
Shume e bukur kjo analiza.... ju keshilloj qe te merreni me permbajtjen e saj, se zakonisht kur nuk e pelqeni shkrimin filloni shani autorin nga nena ju.
Berisha, prishėsi i vetėm i zgjedhjeve
MUSTAFA NANO
Do tė ishte e udhės qė sot tė analizohej me kujdes situata e re paszgjedhore, ku tė bie nė sy sė pari maturia politike e votuesve shqiptarė, tė cilėt, njėsoj me popujt e tjerė europianė, janė nė gjendje tė shprehin lirisht e qetėsisht vullnetin e tyre politik, sė dyti masa e madhe e abstenuesve, sė treti depėrtimi i butė dhe interesant i Partisė Demokratike dhe i Partisė Socialiste respektivisht nė jug e nė veri tė vendit. Ka edhe dukuri tė tjera, tė cilat ia vlen ti analizosh nė planin politik, sociologjik, kombėtar, etj, etj, por nė mėnyrėn mė absurde e mė tė pamendueshme, prej dy ditėsh shqiptarėt po gjenden nėn breshėrinė e bataresė Berisha. Eshtė po kaq absurd e i pamendueshėm edhe fakti, qė kėto dy ditė askush ndėr ata qė kanė privilegjin a fatin pėr tė pushtuar ekranet e televizorėve e faqet e gazetave, nuk thonė asgjė lidhur me politikanin Berisha, i cili bėri ēmos tė eklipsonte nga njėra anė punėn e strukturave e tė institucioneve tė ngarkuara pėr tė kontrolluar ligjėrisht procesin e nga ana tjetėr ēdo tentativė pėr tė shqyrtuar atė qė ndodhi. Askush nuk e thotė se, pėrtej tė gjitha problemeve qė u vunė re me listat e zgjedhjeve e me kutitė mikroskopike tė votimit, i vetmi faktor qė tentoi tė prishte esencialisht zgjedhjet ishte dhe ėshtė Sali Berisha. Ai i prishi zgjedhjet qysh tė dielėn paradite, ndėrsa filloi tė dilte pėrpara gazetarėve pėr tė bėrė denoncimet e pritshme. Foli pėr manipulime me listat, pėr trupa komando nė Dibėr, pėr njerėz tė armatosur nė Tepelenė, pėr faqeziun Celibashi, pėr padrinon Fatos Nano, pėr klanin e Zemunit, pėr Edvinin e korruptuar, etj, etj. Ai zuri tė dilte nė ēdo njė orė pėrpara gazetarėve, ku nuk bėnte gjė tjetėr veēse akuzonte, akuzonte, akuzonte. Pas tij doli tė fliste Ngjela e tė tjerė si ai, e pas tyre u pėrgjigjėn socialistėt. Dita e dielė u shndėrrua nė ditėn mė tė nxehtė tė fushatės elektorale. Kjo ėshtė njė ēmenduri shqiptare.
Kjo ngjarje shėnoi zhvillimin mė antiligjor tė procesit, gjė qė nė fakt pėrbėn tė vetmen ngjarje pėr tu denoncuar me forcė. Presidenti Moisiu, i cili kish demonstruar prej dy a tre muajsh merakun e tij pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve administrative, nuk u bė i gjallė pėrballė kėtij atentati qė po i bėhej procesit ditėn me diell. Nuk ka njeri nė botė qė tė mos e kuptojė e tė mos e dijė se protagonizmi i politikanėve ditėn e zgjedhjeve ėshtė i ndaluar qoftė ligjėrisht, qoftė logjikisht. Politikanėt flasin e bėrtasin deri njėzet e katėr orė para votimit, pasi mė pas, pėr mė shumė se dhjetė orė, dalin nė skenė dalin votuesit, tė cilėt janė tė vetmit protagonistė. Kėtyre tė fundit nuk guxon askush tua rrėmbejė skenėn gjatė kėtyre orėve, ndryshe gjithēka nuk ka kuptim.
Qė Berisha do ta bėnte kėtė gjė, kjo dihej. Kėshtu ėshtė sjellė gjithė kohėn, edhe kur ka qenė President, edhe kur ka qenė nė opozitė. Ēfarė tė lė me gojė hapur nė kėtė mes ka tė bėjė me faktin, qė zėrat denoncues ndaj kėsaj dukurie nuk ndihen. Pse? Vallė nuk e dinė qė ditėn e votimeve nuk bėhet fushatė? Bėn vaki qė ndokush nuk e di vėrtet, por pjesa mė e madhe e njerėzve publikė e tė dijshėm nuk flasin pėr arsye tė tjera, mes tė cilave bie nė sy edhe interesi pėr pėrfitime tė lloj-llojshme nga njė fitore e mundshme e opozitės, edhe frika e terrori qė mbjell portreti i murrėtyer i Berishės nė raste tė tilla. Pesė orė me radhė folėn dy kolegė tė mij nė TV Klan (Fatos Lubonja e Armand Shkullaku), dhe ndėrsa nuk lanė ēikėrrimė elektorale pa marrė nė shqyrtim, ēuditėrisht nuk dėshmuan se u kish bėrė pėrshtypje dhunimi flagrant i kėsaj feste politike (e tillė ėshtė dita e zgjedhjeve), aq sa tė dukej se kėtė strategji ia kishin sugjeruar ata Berishės. Lidhur me kėtė tė fundit, po kėta kolegė tė mij nuk u bėnė tė gjallė, kur Berisha doli nė mesnatė dhe, pasi deklaroi fitoren e PD-sė, u shpreh se nuk do tė njihte zgjedhjet nė Tiranė. Ēdo njeriu nė kėtė moment do ti dilte vetvetiu njė pyetje e pafajshme: Po pse nė Korēė e nė Elbasan duhen njohur zgjedhjet, e nė Tiranė jo?
Ka edhe njė pyetje tjetėr po kaq tė vetvetishme: Pse Berisha flet pėr ēdo gjė, e nuk flet pėr atė qė po ndodh nė Himarė? Pse e bėri ai Himarėn, ndėrkohė qė dhjetė vite me radhė na ka ēarė kokėn me retorikė antigreke e ndėrkohė qė e njihte situatėn delikate atje (pamjet e transmetuara dje nga Top Channel-i e jepnin qartė ēdo gjė)? Kjo ėshtė njė pyetje e madhe, e cila e do njė pėrgjigje. Pėrgjigja ime ėshtė shumė e thjeshtė: Sali Berisha ėshtė i gatshėm tė bėjė e tė pranojė ēdo gjė, mjaft qė tė vijė nė pushtet. Eshtė pikėrisht ky raport seksual me pushtetin, i cili e shtrėngon qė herė tė shfaqet si njė nacionalist i papėrmbajtshėm, herė si njė antishqiptar me patentė, herė tė dalė si njė antiamerikan i sprovuar, e herė si njė dashnor i madh i superfuqisė, herė tė shfaqet si dhunues par excellence i votės sė lirė e herė tė shfaqet si i pėrgjėruar ndaj saj.
Gati katėr vjet mė parė e kam deklaruar se, pėrsa kohė Sali Berisha do tė jetė i zėshėm nė politikėn e Shqipėrisė, nuk do tė gjejė paqe as politika, as Shqipėria. Jam i lumtur teksa kam rast tė verifikoj saktėsinė e asaj qė kam thėnė, por jam i trishtuar teksa shoh se Berisha vazhdon tė jetė nė politikė. Jam mė i trishtuar akoma, kur vėrej se ai ka forcėn tė qėndrojė nė politikė edhe si njė humbės i stėrvitur. Ai, ashtu si pas ēdo humbjeje, vijon tė pėrsėrisė se ka fituar. Dhe nė fakt, ai personalisht ėshtė i fituar. Ai do tė jetė kryetar i Partisė Demokratike pėr aq kohė sa dėshiron tė jetė i tillė. Gjithmonė do tė gjenden mbėshtetės tė tij, tė cilėt, me dashje apo pa dashje, do tė pėrkujdesen qė kjo minė tė shėtisė pa afat nė politikėn shqiptare.
P.S. Ndėrsa po shkruaja rreshtat e fundit tė kėtij shkrimi, mė erdhi lajmi se Hysen Domi nė Elbasan kish pėrshėndetur fitoren e kundėrshtarit nė Elbasan dhe kish deklaruar se zgjedhjet ishin mė se normale. Nėse shqiptarėt do tė ishin si Berisha, Domi do tė na ngjante me njė marsian. Por pėr fat, Shqipėria ka boll njerėz si Hysen Domi, qė dinė tė marrin pjesė nė njė garė politike dhe dinė tė humbasin. Ky ėshtė njė lajm i gėzueshėm.
Gazeta Shekulli
13 Tetor 2003
Brari, nga 88% qe deklaroi ne fillim Koka, ra ne 58% qe deklaroi Ruka, tani me sa po shoh ka rene ne 53%, prit edhe disa ore te tjera se ka te ngjare te bier akoma
Edhe shoku Ruci deri dje na thosh qe PS ka fituar 48%, sot na paskan rene ne 43%, prit deri neser kur te bien akoma. Brari, se mos te shkon mendja se socialistet kane vene dore mbi voten, he te keqen, ata thjeshte nuk dine te numerojne, se aq shkolle kane...
Kurse pionereve te Enverit ne kete forum po ju kujtoj se ata qe nuk votuan dot ne qendrat e tyre te votimit, emrin e gjenin tek lista tek dera qe ishin botuar 1 jave me pare, por nuk e gjenin dot tek listat qe perdornin komisionet. Dhe mos u tregoni "legalizimet" banoreve te Tiranes, pasi ndryshe nga shumica prej jush qe ne Tirane u coi besnikeria e prinderve tuaj ndaj partise, keto familje jeten ne Tirane e kane krijuar me mundin dhe djersen e tyre.
Fatkeqesia e budallait eshte se kujton se eshte me i zgjuari ne bote dhe burre me te mire se vetja nuk ben.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Nuk kane thene kote, hodhi budallai nje gur ne lume e u mblodhen 100 te mencur e se nxirrnin dot. Kshu dhe puna juj me direktivat e bajraktarit. Ky eshte raporti i OSBE dhe se cprotesta do beni dhe se cdo fitoni me to nje dreq e truri budalla i te shiturit ke serbet sales e di, ja dhe raporti sipas BBC:
OSBE-ja vlerėson se zgjedhjet e tė dielės kanė shėnuar pėrparim
Vėzhguesit ndėrkombėtarė, qė mbikėqyrėn zgjedhjet vendore nė Shqipėri, thonė se votimet shėnuan njė hap tė rėndėsishėm drejt njė demokracie tė plotė, megjithėse shtuan ata, duhet ende pėrparim pėr t'u arritur standardet perėndimore.
Votimet u mbikėqyrėn nga mė shumė se dyqind vėzhgues nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE).
Vėzhguesit thanė se derisa votimet shėnuan njė pėrmirėsim tė rėndėsishėm nė krahasim me zgjedhjet e kaluara, njė numėr tė metash duhet tė hiqen para mbajtjes sė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.
Tė dy partitė mė tė mėdha nė vend pretendojnė tė kenė fituar.
Partia Socialiste thotė se ka fituar tridhjetė e gjashtė nga gjashtėdhjetė e pesė bashki nė vend, pėrfshirė sipas saj edhe kryeqytetin Tiranėn, si dhe Durrėsin, portin e vendit.
Ndėrkaq, udhėheqėsi i Partisė Demokratike nė opozitė, Sali Berisha, tha se nuk do t'i njohė rezultatet nė Tiranė dhe Durrės pėr shkak tė dyshimeve, siē tha, pėr manipulime me listat e votuesve.
Njė zyrtar i OSBE-sė, pranoi se ka patur probleme me listat e votuesve por shtoi se nuk mendon qė ato tė kenė ndikuar nė rezultatin pėrfundimtar.
.........
Urime edi dhe suksese
krokodili_73, raporti e ka titullin "raport paraprak" qe behet direkt pas zgjedhjeve dhe ky nuk eshte raporti final i detajuar. Referohu procesit te 2001 dhe po ta kishe kete parasysh, ashtu si Edi Rama qe po feston sot, festonte edhe Mejdani, Meta, Klosi, Rakipi.
Ku jane sot fitimtaret e atyre zgjedhjeve?
Sikur budallai te nxirrte mesim nga gabimet e tij ai nuk do te quhej me budalla por i zgjuar.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Wow
Easy tiger.
Se pari listat e votuesve iu shperndane komisioneve nen mbikqyrjen e plote te antareve te PD. Procesi i perpilimit te listave dhe shperndarjes se tyre u mbikqyr dhe u miratua nga te dyja partite, pra ishte i hapur per te gjithe, dhe deri te dielen askush nuk pretendoi se 18 mije vete nuk votonin dot. Hmm te duket kaq ironike sot kur ky lloj procesi i miratimit te listave dhe bashkpjesmarrjes ne procesin e organizimit te votimeve as qe konceptohej dot perpara 1997. Po keshtu eshte kur kerkon te civilizosh barbaret shqiptare, ata te hipin ne qafe.
Se dyti ata te 18 mije mund te jene te gjithe simpatizante te Rames, ec e me thuaj ti mua se nuk jane te tille.
Fakti qe 18 mije vete nuk munden te votonin (sikur te jene vertet 18 mije) nuk eshte pro-PD as pro-Sale por eshte pjese e pamundesise per rregjistrim perfekt te shqiptareve, sidomos ne Tirane qe akoma eshte ne ndertim e siper, dhe dinamizmi urbanistik eshte teper i madh.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 14-10-2003 mė 16:20
Manciste thote:
"Shqiptari eshet Shqiptar, por atij i takon te votoje ne zonen te ciles i perket, jo ku ti teket."
Mir e ke Manciste...por thone se..Shume shqipetareve u eshte mohuar e drejta te votojne aty ku kane qene banor te perhershem e u eshte dhene e drejta te votojne ku ju teket fshatareve duke i paisur me certifikata e duke i cuar me autobusa ne qendrat e Votimit ne Qytet.
Kte e kane bere Socialistet.
Mustafa Nano qenka shqetsuar nga retorika 10 vjecare anti-greke e Berishes pra qenka merzit me kte retorik qe ne kohen kurSaliu ishte president..
E ne ato vite Mustafa Nano ishte me detyre..diplomat ne ambasada jashte vendit dhe kuptohet diplomat i qeverise Demokratike.
Mir ja ben Saliut ki Mutafa Nano-Skrapari.
Me Saliun po ndodh ajo qe thone..kalova lumin te dhj...kalin..
Ata qe Saliu i mbajti mire te tere jane hedhur te Nano.
Si nuk pash nje qe u be Bos ne koh te Sales te jet sot me Saliun... meazalla..te tere hane tek grazhdi Gramozit.. te Rucollareve.
Ne kukes degjova ka fituar Nano.
Patjetare se u foli kuksiance Nano atyre e u tha...ju kam prue Xhoin sonte ..e ata shperthyen ne duartrokitje nga Kenaqsia ..a thua do flinte Xhoana me Kuksiano-Barinjte e Shistavecit..
Sa magar jane..
Do ju bej aeroport ktu u tha Nano dhe hodhi nje lopat me dhe ne fush e Kuksianet u gezuan..
Tani ata presin aeroportin ku do bjeri Nano boingat e Kuksianet do shkojne ne Nju Jork me shit djath..lol.
Nano e desh Kukesin se aty ka Durakun..miljarderin e Naftes..i cili ka cisternat e Petrolit qe furnizon Kosoven..
Kuptohet Duraku punon me Hashimin ne Kosove e ndajne ca thas me euro per Nanon..
Kuksianet..le te hane bar.. e te "ruajne kufirin nga shkelsat" se ajo ka qene zanati Tyre 50 vjecar..
Mendimi im eshte se kur ne se gjejme dot gjuhen e perbashket mes nesh per te mbikaluar konfliktet dhe kontradiktat e kemi, per cfaredo arsye, mendimi i organizmave dhe personave jashte botes sone te ngaterruar sic eshte OSBE apo ODHIR-i duhet te perdoret si shabllon qe ne te korektojme dhe reflektojme per qendrimet dhe veprimet qe kryejme, ne menyre qe ti adaptohemi menyres se mendimit dhe veprimit perendimor. Cfare kuptimi ka qe te bejme lufte me mullinjte e eres, apo mos me keq, tja fusim vetes sic kemi bere gjithmone. Vetem nje nero obsesivo-kompulsiv si sala nuk ka mundesi te vetkontrolloje veten, ose akoma me keq, si viktime e mbrumimit me menatlitetin bajraktaro-orientalist dhe te lidhur keq pas komplekseve false te nderit, burrerise e idhujve fals te tjere, duke bere nje zhurme te tille, apo mos dhe me keq duke organizuar protesta boshe me nai shishe benzine a nai gur ne xhama, do krijoj mjat zhurme qe te laje zhburrerrimin qe i ben kundershtaret e tij ne duelin e rradhes, qe jane zgjedhiet. Po a kemi mundesi ne qe ne kete faze ku ndodhet shqiperia, te humbasim energji, ose me keq te perfshihemi ne veprimtari autodestruktive qe plotesojne vetem nje qellim, kenaqjen e kompleksit te edipit te nje individi. Sa keq per ne, dhe sa mire per ata qe na portretizojne si majmune te paafte te vetqeverisim.
Anyway, mendimi im eshte se kur se zgjidhim dot vet, nese organizmat e mesiperme japin verdiktin qe zgjedhiet jane nje hap perpara dhe se keto parregullsi teknike nuk e ndryshojne rezultatin, stop, end of story. Te dy forcat politike duhet t'a pranojne dhe te ulen te rregullojne gabimet per persosjen e procesit dhe jo te meren me donkishotizma.
Ta
Kroksi
Durrės, PD: Mbi 30 pėrqind e opozitės nuk votoi
Nė njė konferencė pėr shtyp janė renditur tė gjitha parregullistė e vėrejtura, tė cilat sipas PD kanė ēuar dhe nė manipulimin flagrant tė rezultatit zgjedhor. Mėsohet gjithashtu se shumė qytetarė janė paraqitur nė dyert e kėsaj selie pėr tė deklaruar mohimin e votės. Nė selinė rozė, entuziazmi ka rėnė ndjeshėm
Defektet e zgjedhjeve nė qytetin e Durrėsit
-Sipas tė dhėnave paraprake, mbi 30 pėrqind e votuesve nuk janė lejuar qė tė votojnė
-Listat e votimit, edhe pse tė masakruara janė tė ndryshme me proces-verbalet e dorėzuara
-Nė lista pėrveē emrave tė hequr, tė atyre qė janė shpėrndarė nė mėnyrė kaotike ka patur dhe mjaft emra qė nuk ekzistojnė fare
-Vendndodhja e qendrave tė votimit ėshtė caktuar me shumė vonesė
-Disa nga qendrat e votimit janė caktuar madje me disa orė para fillimit tė votimeve
-Baza materiale ėshtė shpėrndarė me vonesė, po ashtu me vonesė ėshtė bėrė dhe pėrcaktimi i komisionerėve
PD e Durrėsit ka bėrė tė ditur qėndrimin e saj zyrtar pėr tė mos njohur rezultatin e zgjedhjeve nė bashkinė e Durrėsit. Ajo e ka shoqėruar kėtė qėndrim edhe me njė sėrė faktesh dhe dokumentash, tė cilat sipas tyre provojnė njė manipulim politik tė listave nė Durrės. "12 Tetori qe jo dita e zgjedhjeve lokale nė Durrės, por pėrmbyllja e njė veprimtarie kriminale tė filluar me kohė ndaj votės dhe procesit zgjedhor," janė shprehur drejtues tė kėsaj dege. Ata kanė theksuar se autorė dhe pėrgjegjės tė kėsaj veprimtarie mafioze ndaj zgjedhjeve janė kryeministri Fatos Nano, kandidati socialist Lefter Koka dhe shtabi i tij si dhe KQZ qė shėrbeu si instrument sipas drejtuesve tė PD pėr dhunimin e zgjedhjeve. PD e Durrėsit ka bėrė prezent faktin se prej kohėsh ajo ka ngritur shqetėsimin pranė institucioneve tė huaja pėr njė manipulim tė mundshėm. "Ndodhja e njė maskarade tė tillė ka vėrtetuar plotėsisht shqetėsimin tonė," tha kryetari i degės sė Partisė Demokratike, Ermir Kapedani. Mė pas ai ėshtė ndalur nė disa prej defekteve tė vėrejtura. Kėshtu sipas tij pėr tė bėrė masakrėn e listave ėshtė pėrdorur e gjithė eksperienca e zgjedhjeve tė kaluara tė vitit 2000 e 2001, ku u panė mijėra qytetarė tė paregjistruar, mijėra tė tjerė tė shpėrndarė nė qendra tė ndryshme nga e pėrhershmja e tyre, madje shpesh edhe jashtė njėsisė vendore. Po sipas tij listat pėrfundimtare u sollėn me shumė vonesė dhe nuk arritėn tė shpalleshin nė kohėn e duhur nė qendrat e votimit, gjė e cila ka sjellė edhe pjesmarrjen e ulėt nė votime. Listat e reja pėrveē emrave, tė cilat janė hequr, janė pasuar edhe nga shumė emra tė tjerė, tė cilėt janė shtuar pa ekzistuar realisht. Po kėshtu nė disa qendra votimi u shpėrndanė tė njėjtat lista. Ndėrkohė qė Kapedani ka bėrė prezent edhe caktimin me vonesė tė vendndodhjes sė qendrave tė votimit. Kjo e shoqėruar edhe me njė lėvizje tė qendrave tė votimit nga ato tradicionalet nė disa raste. Madje kjo shkoi deri nė raste flagrante tė dhunimit ligjor ku dhjetė qendra u caktuan vetėm disa orė para votimit. Shpėrndarja e bazės materiale dhe caktimi i dhjetėra komisionerėve me vonesė ka qenė sipas Kapedanit njė tjetėr shkelje. Kėshtu sipas tė dhėnave tė para tė PD rreth 30 pėrqind e votuesve nuk janė lejuar tė paraqiten fare pranė kutive tė votimi, ndėrkohė qė nė njė mestare numėri i atyre qė janė paraqitur pėr tė votuar dhe nuk kanė mundur ta bėjnė njė gjė tė tillė shkon nė mbi 1 mijė vetė pėr qendėr. Ndėrkohė qė mėsohet se skandalet me listat janė tė pėrmasave tė mėdha dhe burime nga dega lokale kanė bėrė tė ditur se listat e paraqitura kanė njė mospėrputhje me procesverbalet e plotėsuara. Kėto dhe shkelje tė tjera kanė bėrė qė PD e Durrėsit tė kontestojė rezultatin dhe procesin nė tėrėsi si tė manipuluar politikisht.
Drejtuesit lokalė tė PD janė shprehur se do t'i kėrkojnė Presidentit tė Republikės tė ndėrhyjė urgjentisht dhe energjikisht si dhe KQZ pėr tė korrigjuar sa mė shpejtė kėtė situatė qė solli mafia nė Durrės. Ndėrkohė qė nė PD e Durrėsit janė paraqitur sot qindra qytetarė pėr tė denoncuar atė qė iu ka ndodhur. Bėhet e ditur se nė PS e Durrėsit po pėrdoren tė gjitha mėnyrat duke fajėsuar pėr kėtė punonjėset e gjendjes civile nė bashki. Ky faturim qė kėrkohet t'i bėhet kandidatit socialist kėtij fenomenit, edhe pse nė fakt ka tė tjerė autorė, ka ngjallur edhe konflikte nė kėtė parti. "Delegimi i fajit pėr atė qė ka ndodhur nė punonjės tė gjendjes civile do tė shoqėrohet me njė shkarkim tė tyre nga puna dhe kjo do tė shikohet si pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar atė qė ka ndodhur," ėshtė shprehur njė nga drejtuesit e PS nė Durrės. Gjithsesi nė selinė e PD qindra njerėz janė paraqitur me vullnetin e tyre pėr tė deklaruar mohimin e votės. Reagimi qytetar pėr manipulimin e madh tė 12 tetorit nė kėtė bashki ėshtė mjaft i madh. Kjo ka bėrė qė edhe entuziazmi i njė fitoreje nė kampin rozė tė zbehet.
Tema
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Probleme me listat patjeter qe ka pasur, se ne Tirane e Durres eshte dyndur mizeri njerezish nga jugu e veriu bashke. Nje mendje normale beson se te humbura ne kete mes jane te dyja partite. Prandaj kjo meseleja e 'manipulimeve' eshte nje pese me hic, arme e Sali Avdallit per te mbuluar pergjegjesine nga vetja per humjen elektorale te rradhes. E cfare manipulimesh ka pasur kur ne zonen me te kulturuar te Tiranes, ne Tiranen e Re ku banon ajka intelektuale dhe rinia me e edukuar e Tiranes u votua 78% per Edi Ramen? Vetem kjo duhet te jete mjaft per te kuptuar se ke votoji Tirana dhe njerezit e kulturuar ne pergjithesi.
Krijoni Kontakt