Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 128 prej 128
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kthim ne identitet, kthim ne komunizem per PS.

    Procesi i votimit nė Kongresin e PS-sė

    Shekulli

    TIRANĖ – Procesi i gjatė i votimit duket se ka pėrsėritur pothuaj tė njėjtėn histori si atė tė konferencės sė socialistėve tė Tiranės. Mbrėmė rreth mesnatės, delegatė tė Kongresit kanė denoncuar qarkullimin e listave, tė cilat sugjeronin votėn pro apo kundėr ndaj kandidatėve pėr anėtarė KPD-je qė cilėsohen si mbėshtetės tė Nanos apo kundėrshtarė tė tij. Megjithėse salla ka qenė e mbushur me delegatėt dhe me shumė nga figurat kryesore tė PS-sė, kėto lista kanė arritur tė kalojnė dorazi dhe t’u imponohen delegatėve nė momentin e votimit. Procedurat e gjata tė votimit, qė kanė zgjatur deri nė orėt e para tė ditės sė sotme janė ndjekur me vėmendje tė madhe edhe nga vetė njėri prej kandidatėve pėr postin e kryetarit tė PS-sė Edi Rama. Ai ėshtė dukur mjaft i qetė nė pritje tė pėrfundimit tė procesit tė votimit, madje i ulur nė sallė mes delegatėve ai ka mbledhur rreth tij edhe pėrkrahės tė Nanos. Rama ka shkėmbyer batuta dhe shaka me deputetin e Vlorės Mezan Malaj. Nė mes tė sallės qėndronte i ulur edhe ish-kryeministri Ilir Meta, i shoqėruar nga deputeti Spartak Braho. Nė sallė nuk ėshtė parė gjatė procesit tė votimit Nano, ndėrsa kanė qėndruar gjatė gjithė kohės njerėzit e afėrt tė tij. Edhe kandidati tjetėr Rexhep Meidani ka lėnė nė sallė pėrkrahėsit e tij pėr tė monitoruar procesin. Gjatė gjithė kėsaj kohe, holli jashtė sallės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit ka qenė i mbushur me delegatė, tė cilėt hynin e dilnin, nė pritje tė votimit. Procesi i votimit ka filluar rreth orės 17.30, pas diskutimeve tė shumta pėr ndryshimet nė statut. Procedurat kanė qenė tepėr tė gjata pėr delegatėt. Atyre u duhej qė tė votonin njėkohėsisht nė pesė kuti. E para ishte pėr tre kandidatėt pėr postin e kryetarit, nė kutinė e dytė do tė votohej pėr dy kandidatėt pėr sekretarė tė pėrgjithshėm, nė tė tretėn pėr 190 anėtarėt e KPD-sė. Ndėrsa e katėrta dhe e pesta kuti ka pritur fletėt e votimit ku kanė qenė tė shėnuar kandidatėt pėr anėtarė tė Komisionit Qendror tė Garancive Statutore dhe tė Komisionit tė Revizorėve. I pari qė ka ēelur procesin e votmit ka qenė socialisti mė i vjetėr Dritėro Agolli. Ai ka qėndruar nė njėrėn nga 25 dhomat e votimit, pėr rreth 20 minuta. Pas, Agollit procedurat kanė vazhduar me delegatėt e tjerė. Ndėr tė parėt ka votuar edhe vetė Fatos Nano, i cili ka qėndruar 15 minuta dhe pas hedhjes sė fetėve nė kutitė pėrkatėse, ka nderuar me grusht dhe ka qeshur duke zbritur shkallėt e skenės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #122
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga Albo
    Braho: Kongresi ka tendenca pėr manipulim

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Deputeti socialist, Spartak Braho deklaroi dje se procesi i votimit pėr kryetarin e PS-sė kishte tendenca pėr manipulim. Gjatė njė deklarimi pėr mediat, Braho sqaroi se dy prej anėtarėve tė komisionit ishin ata tė cilėt kishin ushtruar dhunė mbi kryetarin e PS-sė sė Durrėsit, Leonidha Germenji, pak ditė mė parė. Pėr kėtė arsye, Braho e la tė hapur ēėshtjen nėse ai dhe kolegėt e tjerė do tė pranonin procesin e votimit pėr kryetarin e PS-sė apo edhe pėr anėtarėt e KPD-sė. Braho shtroi se procesi i fillimit tė votimit nuk ishte normal. Ai theksoi se nga ana e pėrfaqėsuesve tė kryetarit socialist, Fatos Nano pati edhe tendencė pėr pėrjashtimin nga komisioni tė pėrfaqėsuesve tė dy kandidatėve pėr postin e kryetarit tė PS-sė, Rexhep Meidani dhe Edi Rama. “U desh ndėrhyrja ime tek sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi qė situata tė normalizohej”, -shtoi ai. Braho theksoi gjithashtu se mbėshtetės tė kryetarit socialist Fatos Nano po ushtronin presion mbi delegatėt lidhur me anėtarėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues. Duke komentuar procesin e votimit tė mbrėmshėm, Braho shtoi se pas votimit nuk mund tė pritet ndonjė gjė e re nga ajo qė ėshtė parashikuar kohė mė parė. “Nuk pritet ndonjė gjė e re. Tashmė kryetari socialist, Fatos Nano ka njė mendim delirant pėr tė fituar me ēdo kusht postin e kryetarit tė PS-sė”, -tha ai. Braho theksoi se, “mendimi ndryshe u fshi nė mėnyrė arbitrare nė kongresin e djeshėm duke sjellė edhe njė kongres problematik”. Deputeti socialist shtoi gjithashtu se nė kongresin e 6-tė socialist kishte rreth 380 nėpunės tė lartė tė pushtetit socialist.


    Bizhga: S’ka manipulime
    TIRANE - Ndėrsa deputeti socialist, Gazmir Bizhga mohoi dje tė jetė manipuluar procesi i votimit. “Procesi i votimit po funksion krejtėsisht normal dhe i hapur. Nuk pati gjithashtu kontestime pėr pėrbėrjen e komisionit”, -tha ai. Bizhga sqaroi se procesi i votimi po paragjykohet nga ata delegatė qė, sipas tij, e kanė tė sigurtė humbjen. “Paragjykimi i procesit tė votimit vjen sepse nė rast tė humbjes sė pritshme ata ta justifikojnė kėtė humbje si rrjedhojė e njė procesi tė manipuluar”, -shtoi ai.

    Me ne fund filluan dhe socialistet te bejne parti te tjera si demokratet qe udheheqin ne kete sport per 10 vjet rrjesht.
    "Shikon kungulli kungullin dhe piqet" ,thote nje shprehje e urte shqiptare.
    Mjere Shqiperia..
    Bye,bye

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ja dhe mesazhi me gjest e jo me fjale qe Nano u jep delegateve te tij ne salle pas votimit:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #124
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga Albo
    Ja dhe mesazhi me gjest e jo me fjale qe Nano u jep delegateve te tij ne salle pas votimit:
    Keto lloj fotosh se perse me kujtojne emisionon famekeq dhe mashtrues "Fokus" te Robert Papes.
    Aty ne ēdo 3 foto 4 ishin montazh.(nuk e kam shkruar gabim)
    Keshtu me duket edhe tani.
    Nuk eshte aq idiot Nano qe te ngrere grushtin e te pershendesi alla komuniste,por propaganda e te tjereve e manipulon nje foto te tille dhe thote ē'ti vije per mbare.
    Edhe Sali Berisha ka fotografi ne stazh Partie se bashku me Adil Carcanin dhe Hysni Kapon.
    Fotja eshte botuar ne gazete disa vite me pare,dhe Sali Berisha ishte pas shpines te dy ish byroisteve.
    Kjo ēfare eshte atehere??
    Bye,bye

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kundėshtarėt e Kryeministrit dhe FRESH-i shprehen pėr votim tė parregullt. Agasi: “Ēdo gjė sipas procedurave”

    Kongresi, akuza pėr manipulime

    Tėrhiqen pėrfaqėsuesit e Meidanit dhe Ramės. Abazi: “U trajtuam si tė ishim nė komision me Berishėn.”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ - Dy pėrfaqėsueset e kandidatėve pėr kreun e PS-sė, Edi Rama dhe Rexhep Meidani, anėtare tė komisionit tė votimit nė Kongresin e 6-tė u tėrhoqėn dje, rreth orės 19:00 nga ky komision, me pretendimin se aty ka pasur manipulime. Luzhiana Abazi dhe Mirela Merkaj kanė lėnė nė mėnyrė demonstrative komisionin e votimit, kur kishin numėruar rreth 150 vota tė delegatėve pėr tė zgjedhur anėtarėt e KPD-sė. Njėra prej tyre, Luzhjana Abazi, pėrfaqėsuese e Ramės nė komision, tepėr e fyer dhe e irrituar, deklaroi duke dalė nga salla e Teatrit tė Operas dhe Baletit se “ne po trajtohemi si tė ishim nė komision me Berishėn dhe jo nė partrinė tonė”. Ajo ka thėnė: “Shumė fletė votimi kanė qenė tė pavlefshme. Ky ėshtė njė manipulim qė ėshtė bėrė nga komisioni i votimit”. Ndėrsa pėrfaqėsuesja e Meidanit, Mirela Merkaj, nuk ka pranuar tė flasė. Ato kanė denoncuar faktin se ka pasur presion ndaj tyre, prandaj edhe kanė braktisur komisionin dhe procesin e votimit. Incidenti ka ndodhur nė ēastin kur komisioni ka quajtur tė vlefshme njė fletė votimi qė nuk kishte tė shėnuar 95 emra, siē ishte dhe rregulli i votimit, por mė pak, ndėrkohė qė nga salla ka pasur reagime pėr ta quajtur tė pavlefshme kėtė fletė. Nėnkryetari i FRESSH-it Dritan Ylli ka pohuar se “nė disa raste ne konstatuam qė kishte mė tepėr emra sesa duheshin lėnė pėr tė plotėsuar listėn e fituesve”. Po kėshtu, sipas pretendimeve tė dy komisionereve, kanė kaluar edhe fletė tė tjera.

    Ndėrhyrja e Ruēit

    Nė kėtė ēast procesi i numėrimit ėshtė ndėrprerė derisa nė sallė ka ardhur sekretari i pėrgjithshėm Gramoz Ruēi, i cili ka urdhėruar vazhdimin e procesit. Edhe sekretari pėr marrėdhėniet me publikun Bardhyl Agai ka deklaruar se komisoni ka shumicėn e anėtarėve dhe mund tė vazhdojė punėn normalisht. Pak mė vonė nė mjediset e Teatrit tė Operas dhe Baletit kanė ardhur deputeti Ndre Legisi i shoqėruar nga Fatos Klosi. Ata kanė biseduar me Ruēin pėr disa ēaste dhe i kanė shprehur atij pakėnaqėsitė e dy komisionereve. Ndėrsa pėrgjigjja e sekretarit Ruēi ka qenė e tillė: “Procesi ėshtė i regullt, por ato kanė pasur urdhėr pėr t’u larguar dhe e kanė lėnė komisionin”. Kjo ėshtė kundėrshtuar nga deputeti Legisi, i cili nuk ka qėndruar shumė nė sallė, ku vazhdonte numėrimi. Pėrfaqėsues tė Forumit Rinor Eurosocialist kanė denoncuar kėtė proces dhe e kanė cilėsuar tė manipuluar dhe tė pavlefshėm. Pas largimit tė dy komisionereve, nė sallė nuk ka mbetur mė asnjė pėrfaqėsues i FRESSH-it apo edhe ndonjė deputet anti-Nano.

    Legisi

    Pas bisedės qė Legisi ka pasur me Ruēin, ėshtė shprehur se grupi i deputetėve nuk ka nevojė pėr lėmoshėn e Nanos. Ai e ka cilėsuar mungesė tė respektimit tė procedurave tė votimit pėr shkak tė lėnies nė kundėrshtim me rregulloren e njė procesi votimi tė mė shumė emrave. “Kjo bėhet e gjitha pėr tė korrigjuar atė idiotėsi qė ushqyen, frymėzuan dhe realizuan udhėheqėsit e PS-sė tė tėrė sė bashku e nė mėnyrė tė veēantė kryetari i parties, zoti Nano. Ne nuk jemi njė grup gjynahqarėsh qė presim qė stafi i zotit Nano tė na shtojė ca vota pėr tė treguar se nuk jemi larguar”, - tha Legisi. “Ne procesin e rregullt tė votimit e quajmė tė shenjtė dhe jemi tė bindur se me njė proces votimi tė tillė, tė monitoruar edhe nga ndėrkombėtarėt, tė kontrolluar nga persona tė caktuar pas ēdo votimi qė bėnin rrethet, rezultati ėshtė i njohur. Ne nuk mund tė lejojmė askėnd tė luajė me procesin e votimit, me votėn, ashtu siē po luhet tani”, u shpreh deputeti Legisi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    BERISHA U DOREZON FAKTET MANIPULUESE NDERKOMBETAREVE

    Anila Rama

    Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha informoi ambasadorin e Misionit Nderkombetar te Vezhguesve Robert Berry rreth fakteve qe disponon opozita per manipulimin e zgjedhjeve ne Tirane. Lideri i selise blu gjate nje takimi qe zhvilloi me ambasadorin Berry dhe shefin e OSBE-se Osmo Liponen, u ka vene ne dispozicion nje manual te plote mbi menyren sesi eshte proceduar per te nxjerre rezultatin perfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Berishes ne qender te denoncimit qe ai ka bere tek dy zyrtaret e larte nderkombetare, ndodhet kryetari i KQZ-se Ilirjan Celibashi, i cili legjitimoi manipulimin e bere nga socialistet. "Celibashi mban pergjegjesine kryesore qe nxori nje vendim te paligjshem duke mos marre parasysh faktet qe vertetonin prishjen e procesit zgjedhor ne Tirane. Ai ka shperndare keshillin bashkaik si nje bandit i vertete. Gjate takimit une pohova se keto zgjedhje jane teresisht te deshtuara" tha Berisha. Kryedemokrati ka kerkuar nga nderkombetaret qe te kene ne vemendje faktet e servirura nga opozita me qellim qe ato te merren parasysh gjate hartimit te raportit perfundimtar per zhvillimin e procesit zgjedhor te 12 tetorit ne vendin tone. Opozita ka kerkuar nga misioni i vezhguesve monitorim te plote te procesit te perseritur ne 118 qendra votimi ne kryeqytet. Ambasadori Berry nuk pranoi te jepte asnje koment rreth takimit qe ai zhvilloi me kreun e opozites Berisha. Pritet qe sot Misioni i Vezhguesve te dale ne nje konference shtypi pikerisht mbi ecurine e procesit zgjedhor. Takimi i djeshem i Berishes eshte ne vazhden e takimeve te shumta qe ai ka zhvilluar me nderkombetaret mbi problematiken e procesit zgjedhor ne vend, duke denoncuar shkeljet e shumta qe sipas tij jane bere nga KQZ ne Tirane sidomos ne hartimin e listave.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #127
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297

    Komuna Terbuf:komisioneret e opozites rrembejne vulen

    Lexoni me poshte xhevahiret e atyre qe duan me ēdo kusht kolltukun:




    Komuna Tėrbuf, komisionerėt e opozitės rrėmbejnė vulėn

    TIRANE- "Procesi zgjehdor nė Tėrbuf nė raundin e dytė me datėn 16 tetor u zhvillua konform ligjit duke zbatuar tė gjitha kėrkesat e Kodit Zgjedhor dhe gjithė ky proces u zhvilluar nėn mbikqyerjen dhe vėzhgimin nga OSBE-ja. Dhe nė fund tė procesit zgjedhor u bė numėrimi i votave nė praninė e OSBE-sė dhe tė komisionerėve tė pozitės dhe opozitės dhe rezultoj nė pėrfundim qė 208 vota i mori subjekti i PS me kandidatin e saj dhe 73 vota i mori kandidati kundėrshtar. Nga ky moment sapo doli rezultati komisionerėt e opozitės, tė cilėt mbėshtesin kandidatin e pavarur, ata menjėherė u larguan duke rrėmbyer edhe vulėn me vete. U bėnė tė gjitha pėrpjekjet qė kėta komisionerėt tė fillonin pėrsėri aktivitetin ligjor deri nė pėrfundim tė nxjerrjes sė rezultatit dhe firmosjen e rezultateve. Ata deri nė numėrim arritėn. Pastaj kur erdhi momenti pėr plotėsimin e procesverbaleve u larguan nė mėnyrė krejt tė paligjshme, duke rrėmbyer edhe vulėn. Ata e kishion projektuar kėtė strategji qė nė fillim tė procesit zgjedhor, qė nė rast se hymbnin do tė laregoheshin. OSBE nga momenti i daljes sė rezultatit, pasi morėn rezultatin e dhanė atė nėpėr strukturat e tyre, ndėrsa ne u bllokuam pėr arėsye se komisionerėt e opozitės ikėn. Qė ditėn e nesėrme ne bėrė ankesėn pranė KQZ, por qė nga ky moment nga data 16 nėntor e deri mė sot ne vėrejmė qė tė gjitha pėrpjekjet e KQZ janė pėr tė dėshiruar. Ata vetėm sjellin teknicienė apo inspektorė, tė cilėt nuk marrin as atributet e KQZ, por vijnė thjeshtė si vėzhgues. Nė kėto kushte shkolla e cila ka shėrbyer si qendėr votimi ėshtė e mbyllur deri mė tani nėn ruajtjen e forcave tė rendit dhe rezultati ka mbetur nė kutinė e votimit, deklaroi Fassli Arapi. /S.V
    jme nga Agjensia Telegrafike shqiptare

  8. #128
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD, padi nė prokurori pėr vendimin e njėsisė shtatė

    PD ka depozituar nė Prokurorinė e rrethit Tiranė kallėzimin penal ndaj tė gjithė pėrgjegjėsve qė kanė shkelur ligjin zgjedhor duke vendosur fituesit pėr nė kėshillin e njėsisė bashkiake numėr 7 vetėm me tre firma komisionerėsh. Nė reagimin e vet, PD ka sqaruar se ajo ka bėrė padi ndaj kėtyre autorėve, tė cilėt kanė shkelur nė mėnyrė tė hapur dhe flagrante kodin e zgjedhjeve.

    Bujar Nishani, Sekretar i Pėrgjithshėm i PD, Dega Tiranė tha dje gjatė njė konference shtypi se PD ndodhet para rasteve tė shumta tė vendimeve tė manipuluara qė janė marrė nė mėnyrė tė kundraligjshme nga komisionerėt socialistė nė KZQV-tė e njėsive bashkiake tė Tiranės dhe janė pasuar po nga vendime tė paligjshme nė kundėrshtim me kėrkesat e Kodit zgjedhor dhe nga Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi. "Kemi njė vendim tė KZQV numėr 7 qė shpall fituesit pėr nė kėshillin e njėsisė bashkiake me tre firma, pra vetėm me tre firma tė komisionerėve socialistė, tė cilėt nė mėnyrė tė jashtėligjshme janė mbledhur dhe kanė shpallur vendimin se cilėt do tė jenė anėtarėt e kėsaj legjislature nė kėshillin e kėsaj njėsie. Megjithėse nė Kodin zgjedhor, shprehet nė mėnyrė taksative qė vendimet pėr shpalljen e fituesve janė 5 me 2 arrihet deri aty sa komisionerėt socialistė marrin vendime, shprehin kėto vendime tė shkruara dhe ia paraqesin KQZ me tre firma madje fatkeqėsisht njėra prej firmave thuhet qė ėshtė e deleguar," tha Nishani. Sipas denoncimit, 'zullumi' shkon mė tej nga KQZ i drejtuar nga Ilirian Celibashi, i cili merr njė vendim mė datė 18.11.2003 me 4 firma tashmė. Nė njė kohė kur edhe nė Kodin zgjedhor parashikohet qė vendimet e KZQV pėr shpalljen e fituesve janė taksative tė shpallen nė raportin 5 me 2, duke shkelur nė mėnyrė tė hapur ligjin. Por gjithnjė sipas denoncimit, komisionerėt e PS e deklarojnė si tė vlefshėm kėtė vendim dhe PS nėn drejtimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Prefekturės Tiranė mbledh nė mėnyrė tė jashtėligjshme anėtarėt e Kėshillit bashkiak tė PS dhe partive tė tjera tė majta PSD dhe me gjithė protestat e njėpasnjėshme tė pandėrprera tė pėrfaqėsuesve tė opozitės nė kėtė kėshill, tė cilėt kėrkuan me ngulm qė ky vendim i pavlefshėm dhe antiligjor tė mos gjejė zbatim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •