Dhėrmi: Kutia 110 vota, tabela e KZQV 605 vota
Rezultati i PS, Bollano 41 vota, Goro 519
Kutia me numėr 4585 e Dhėrmiut do tė mbetet e shėnuar si rasti mė i veēantė i zgjedhjeve nė Himarė dhe nė gjithė Shqipėrinė. Numri i votuesve kishte qenė 605 persona, fletėt e gjetura nė kuti sipas tabelės sė hartuar pas rrahjes sė komisionerit tė PD-sė 519 dhe rezultati 478 pėr kandidatin Goro dhe vetėm 41 vota pėr Bollanon. Por hapja e kutisė sė votimit ka treguar se nė kėtė fshat nuk kanė votuar mė shumė se 110 persona, ēka vėrteton thirrjet pėr manipulime dhe denoncimet e shumta tė opozitės pėr mosnjohje tė rezultatave tė zgjedhjeve nė kėto qėndra votimi.
--------------------------------------------------------------------------------
Qeparo: Kutia 71 vota, tabela e KZQV 250 vota
Rezultati i PS, Bollano 0 vota, Goro 250 vota
Qeparo, fletė votimi tė gjendura nė kuti 250, tė pavlefshme 19; rezultati: PS 250, subjektet e tjera 0. Ky ka qenė deklarimi i tabelės sė rezultatit tė qendrės sė votimit nė Qeparo fshat nga pėrfaqėsuesi i PBDNJ-sė nė KQZ, nė njė kohė qė pas hapjes sė kutisė janė gjetur vetėm 71 vota brenda saj. Nė njė moment tejet tė ndezur tė situatės sė pyetjeve mes pėrfaqėsuesve tė subjekteve politike dhe anėtarėve tė KZQV-sė, aritmetika e thjeshtė ishte hartuar kur edhe zbritja e fletėve tė pavlefshme tė votimit tė shėnuara nė tabelė nuk ishte bėrė. Nė kėtė gjendje ka qenė kutia e votimit tė fshatit Qeparo nė momentin e mbėrritjes nė KQZ ku kryetari i KZQV-sė sė Himarės ėshtė shfajėsuar vetėm me trajnimin e dobėt tė komisionerėve dhe ndėrrimin e tyre tė herė pas hershėm nga partitė politike.
Situata e djeshme nė KQZ ka qenė sa qesharake aq edhe tragjike, sepse gabime tė tilla kanė patur precedent procesin e Tiranės ku Celibashi dhe katėr anėtarė tė tjerė tė KQZ-sė kanė marė si tė vlefshme edhe fakte tė tilla.
--------------------------------------------------------------------------------
Pilur, kutia 76 vota, tabela e KZQV 140 vota
Rezultati i PS, Bollano 27 vota, Goro 102 vota
Nė qendrėn e votmit Pilur, qė nė fillim tė procesit zgjedhor nėnkryetari i PD-sė nuk u lejua qė tė firmosė fletėt e votimit. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha fletėt e votimit tė gjendura nė kuti kanė vetėm firmėn e kreut tė QV-sė duke e kthyer kėshtu procesin nė njė masė fletėsh tė pavlefshme sipas ligjit. Kjo ėshtė bėrė pėr manipulimin e rezultatit qė siē rezultoi nga tabela e rezultatit, nga 76 veta qė kishin marrė pjesė nė votime u gjetėn 140 fletė votimi.
--------------------------------------------------------------------------------
KQZ: Rinumėrimi nxjerr fitues Bollanon
KQZ ėshtė detyruar tė shpallė dje kandidatin e PBDNJ-sė Vasil Bollanon si kryetar tė Himarės dhe tė rrėzojė rezultatin e KZQV-sė sė Himarės qė shpall Gjergji Goron, kreun e bashkisė Himarė. Tė gjitha rezultatet e nxjerra pas rinumėrimit tė votave nė fshatrat Qeparo, Pilur, Dhėrmi kanė treguar njė manipulim tė frikshėm me rezultatin e tabelave tė rezultateve nga ana e PS-sė dhe komisionerėve tė saj, njėlloj si nė rastin e Tiranės.
E rėndėsishme dhe vendimtare duket tė ketė qenė prania dhe presioni i ndėrkombėtarėve ndaj kreut tė KQZ-sė dhe anėtarėve tė tij socialistė pėr tė pranuar hapjen e kutive tė votimit nė sy tė tė gjithė tė pranishmėve. Hapja e kutive ka nxjerrė nė dritė gjithė tė vėrtetėn pėr Himarėn dhe ka zbuluar skandalin shtetėror me zgjedhjet nė Himarė qė u denoncua dje publikisht nga ballafaqimi i tabelave tė rezultatave tė hartuara nga KZQV e Himarės me kryetar socialist dhe rezultatit real tė gjendur nė kuti, pas rinumėrimit tė votave nga KQZ.
Kėshtu nė Dhėrmi para rinumėrimit PS kishte marrė 478 vota ndėrkohė qė pas rinumėrimit nė kuti u gjetėn vetėm 70 fletė votimi tė gjitha nė favor tė Bollanos sė PBDNJ-sė.
Po kėshtu nė fshatin Qeparo, nga rezultati 250 me 0 qė u tregua nė tabelat e rezultatit tė hartuar nė zyrat e KZQV-sė Himarė nė favor tė PS-sė, rinumėrimi tregoi se asnjė votė nuk ishte pėr PS-nė dhe vetėm disa dhjetėra fletė votimi tė gjetura nė kuti ishin pro Bollanos. Duke mos patur asnjė kornizė tė mundshme ikjeje, KQZ u detyrua tė pranojė rezultatin nė favor tė Bollanos me 1317 vota kundrejt vetėm 882 votave tė Goros.
Krijoni Kontakt