Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 140
  1. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: KQZ tė japė dorėheqjen

    Nevila Pėrndoj

    TIRANĖ - Kandidati pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela deklaroi dje se vendimi i Kolegjit Zgjedhor flet pėr njė fitore tė pjesshme tė opozitės. “Pesėshja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė ka bėrė masakrėn nė kėto momente duhet tė japė urgjentisht dorėheqjen. Unė e pėrshėndes Kolegjin Zgjedhor. Drejtėsia fillon tė funksionojė nė Shqipėri sepse e nxori tė pavlefshėm dhe brutal vendimin e KQZ-sė. Gjithashtu vėrtetoi edhe njėherė cėnimin qė i bėri opozitės presidenti i Republikės, i cili pas kėtij vendimi duhet tė vendosė autoritetin e vet pėr t’i rikthyer opozitės dėmin. Kurse Celibashi dhe katėr tė tjerėt e KQZ-sė duhet tė japin dorėheqjen sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”, - tha Ngjela.
    Kandidati pėr Bashkinė e Tiranės ishte i pari qė e bėri publik vendimin e Kolegjit Zgjedhor para protestuesve demokratė. Kėta tė fundit po protestonin para Kryeministrisė, teksa Ngjela me megafon ka njoftuar “fitoren e pjesshme tė opozitės”. Pavarėsisht shpalljes sė vendimit nga Kolegji Zgjedhor, kandidati pėr Bashkinė e Tiranės Spartak Ngjela ka deklaruar se protestat nuk do tė ndėrpriten. Ai ka njoftuar gjithashtu se deri nė shpalljen e datės nga KQZ pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve, strukturat e PD-sė do tė merren edhe me pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve pėr 130 qendrat e votimit. Ngjela ishte i pari nga zyrtarėt e lartė tė PD-sė qė kėrkoi fillimin e protestave me qėllim pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Tiranė. Deklarata e tij mori vendim zyrtar vetėm pas mbledhjes sė Kryesisė sė PD-sė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #132
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vendimi: Te perseriten zgjedhjet ne Tirane

    Kolegji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit vendos shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne qytetin e Tiranes per 130 qendra votimi, nga 346 qendra ne te gjithe kryeqytetin. Rreth 130 mije zgjedhes, brenda dhjetorit do te votojne serish per te zgjedhur mes Edi Rames dhe Spartak Ngjeles. Reagon Nano: "Gjyqtaret, te korruptuar". Per Berishen: "Ishte vetem fitorja e pare"
    Qytetaret e Tiranes do t'u drejtohen perseri kutive te votimit per te zgjedhur Kryetarin e ri te Bashkise brenda muajit dhjetor. Kolegji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit vendosi dje te rrezoje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili pak dite me pare shpalli fitues Edi Ramen, dhe te shpalle te pavlefshme zgjedhjet vendore ne rreth 130 qendra votimi, nga 346 qendra qe ka ne Kryeqytet. Nje gjysemfitore per betejen e kandidatit demokrat Spartak Ngjela, ndersa shifrat ofrojne nje beteje te rihapur per kryeqytetin.

    "Per bashkine e Tiranes ne disa qendra ka pasur parregullsi te atilla, te cilat i bejne zgjedhjet te pavlefshme. Prandaj, bazuar ne nenin 117 a dhe 174 a,b te Kodit te ri Zgjedhor vendosem ndryshimin e vendimit te KQZ-se dhe shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne qytetin e Tiranes per 130 qendra votimi", u shpreh dje Kryetari i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtari Bashkim Dede. Keshtu, kjo perseritje votimesh, qe behet gati ne nje te treten e qendrave qe ka Tirana, ndikon seriozisht ne rezultatin e shpallur nga KQZ-ja, i cili tashme, mund edhe te kthehet ne favor te kandidatit te Partise Demokratike, Spartak Ngjela. Ne te 346 qendrat e votimit te 11 njesive vendore te Tiranes kane votuar rreth 432 mije e 400 zgjedhes, ndersa me vendimin e djeshem per perseritje votimesh do t'u drejtohen kutive te votimit per te dyten here rradhazi, rreth 130 mije kryeqytetas.

    Vendimin e dhene nga gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor, kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela e ka cilesuar si mjaft pozitiv, por, te pjesshem, pasi sipas tij nese procesi i votimit do te shpallej i pavlefshem per gjysmat e qendrave te votimit, do te perseritej i gjithe procesi i votimit, "si ne cdo vend normal". "Betejen gjyqesore per parregullsite ne listat e votimit do ta coj deri ne Gjykaten Kushtetuese", theksoi ai. Nderkaq, nga ana tjeter, Kryetari i PS-se per degen e Tiranes, Musa Ulqini, ka reaguar ashper ndaj vendimit dhe te gjitha parregullsite qe jane verejtur ne 130 qendrat e votimit ku do te perseriten zgjedhjet per kryetar bashkie, sipas tij, jane bere qellimisht nga komisioneret e PD-se, te cilet kane pasur shumicen ne KZQV. "Kaq mund te beje opozita, nuk mund te djege institucionet. Megjithate une kam besim te plote se qytetaret e Kryeqytetit do ta perballojne kete sfide. Une di qe politika e vetme qe ka djegur rezultatin ne 130 qendra votimi eshte absolutisht qendrimi antiligjor i komisionereve te PD-se, te cilet jane urdheruar, qe politikisht ta djegin rezultatin duke demtuar procesin", deklaroi Ulqini, menjehere pas dhenies se vendimit. Nderkohe, vendimi i KQZ-se i shpallur rreth dy jave me pare, pikerisht nje muaj pas votimeve te 12 tetorit, nxirrte fitues kandidatin socialist, Edi Rama me rreth 68 mije vota ne favor te tij, afersisht 22 mije vota me teper se rivali, avokati Ngjela. Per te mberritur deri ketu, KQZ-ja per mese dy jave trajtoi procesverbalet dhe tabelat e rezultateve te te gjitha qendrave te votimit te Tiranes ne disa mbledhje "maratone" te saj, ku kane qene te pranishem edhe anetaret e KZQV-se se Tiranes, te cilen nuk kishin mundur te nxirrnin nje fitues te tyren. Keta te fundit, ashtu si edhe pothuajse te gjithe anetaret e te 384 KZQV-ve te vendit, u kritikuan mjaft ashper edhe nga perfaqesuesit e huaj te OSBE-se dhe ODIHR-it ne Shqiperi, te cilet vleresuan mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne diten e votimit, por e quajten turp procesin paszgjedhor, sidomos per Tiranen.

    Renato KALEMI

    Thane

    MUSA ULQINI, Kryetar i PS-se per degen Tirane:

    "Te gjitha parregullsite, te cilat jane shenuar nga Kolegji, jane parregullesi ne ato qendra votimi ku ne mazhorance kane qene komisioneret e PD-se. Kaq mund te beje opozita, nuk mund te djege institucionet. Megjithate une kam besim te plote se qytetaret e Kryeqytetit do ta perballojne kete sfide. Une di, qe politika e vetme qe ka djegur rezultatin ne 130 qendra votimi, eshte absolutisht qendrimi antiligjor i komisionereve te PD, te cilet jane urdheruar qe politikisht ta djegin rezultatin, duke demtuar procesin".

    SPARTAK NGJELA, Kandidat i PD-se per Bashkine e Tiranes:

    "Ky vendim eshte pozitiv, por i pjesshem. Nese procesi i votimit do te shpallej i pavlefshem per gjysmat e qendrave te votimit, ne cdo vend normal do te perseritej i gjithe procesi i votimit. Betejen gjyqesore per parregullsite ne listat e votimit do ta coj deri ne Gjykaten Kushtetuese".

    Rezultati per Tiranen i shpallur nga KQZ

    KANDIDATI SUBJEKTI VOTA PERQINDJE

    EDI RAMA PS 68.575 57.77 %

    SPARTAK NGJELA PD+PR+PBL 45.917 38.68 %

    KRESHNIK COLLAKU PDR 1.094 0.92 %

    ROBERT PAPA PLL 800 0.67 %

    SUBJEKTI VOTA PERQINDJE

    PS 55.262 48.09 %

    PD 44.846 39.03 %

    PSD 2.547 2.22 %

    PR 1.781 1.55 %

    PDR 1.607 1.40 %

    PAD 1.364 1.19 %

    PDS 1.247 1.09 %

    PLL 1.057 0.92 %

    Qendra votimi ne Tirane 346 gjithsej

    Numri i plote i zgjedhesve 432.444 votues

    Numri i Njesive Vendore (KZQV) 11

    Kortezi e gazetes Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Edi Rama i fitoj zdhedhjet fair and square kurse kta jon akoma te ura me gura. Vetem sa do i harxhojn leket shtetit per riberjen e zgjedhjeve ne disa zona se qe do fitoj prap Edi as qe diskutohet.

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Sa keq me vjen per Edin e per gjithe ato qe i shkojne prapa. Po vertet ku do ti gjeje ai gjithe ato leke per te paguar vullnetaret e tij. ....? Xhanem ai ka bere gjithe ate pasuri duke vjelur bashkine . Ai mund te perballoje e te fitoje edhe 10 zgjedje .....Hajt pra suksese Rames nga fitorja ne fitorje...!

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rama:PS duhet qė tė qeverisė



    Kandidati pėr kryetar i partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Edi Rama, nė njė intervistė pėr BBC-nė thotė se PS nuk duhet tė shkojė nė opozitė.

    Zoti Rama thotė edhe se do t'i fitojė pėrsėri zgjedhjet e pjesshme pėr kryetar bashkie qė do tė mbahen me 28 dhjetor.

    Me zotin Rama bisedoi nė Tiranė korrespondenti i BBC-sė, Ilir Kadia.

    Z.Rama: Unė besoj me gjithė zemėr qė PS ėshtė e vetmja alternativė dhe mundėsi qė kanė ende shqiptarėt dhe pikėrisht pėr kėtė arsye unė mendoj qė partia socialiste nuk duhet tė shkojė nė pozitė.

    Me sa duken bathėt mund tė ndodhė nėse partia Socialiste nuk bėhet realiste dhe kthen sytė nga qytetarėt shqiptarė.

    BBC: Pėrse ėshtė tradhti kombėtare nėse socialistėt i humbasin zgjedhjet?

    Z.Rama: Ėshtė tradhėti kombėtare, sepse i lihet nė dorė fati i Shqipėrisė njė opozite absolutisht tė papėrgatitur pėr tė drejtuar Shqipėrinė dhe me prirje shumė tė theksuara antidemokratike dhe antiqytetare.

    Pėr kėtė arsye unė mendoj se socialistėt janė tė dėnuar tė shėrohen duke qeverisur, janė tė dėnuar tė lėshojnė tė gjithė nga pak pėr hir tė pushtetit nėpėrmjet lėshimeve reciproke dhe jo kokėfortėsive reciproke.

    Janė tė dėnuar tė mendojnė shumė mė tepėr pėr elektoratin, pėr qytetarin, shumė mė tepėr pėr antarėsinė e partisė, sesa pėr veten e tyre, qė mos tė lėnė qė qeverisja tė kthehet nė duart e doktorit.

    BBC: Nė konferencėn e PS shumė delagatė brohoritėn pėr Nanon. Pas diskutimit tuaj ata u bėnė gati tė brohorasin dhe pėr ju, ndėrsa ju kundėrshtoni brohoritjet pėr kryetarėt. Pse?

    Z.Rama: Unė mendoj se nė njė garė brenda partisė nuk duhet brohoritur as pėr kryetarė, as pėr askėnd ndėr konkurentėt, sepse kjo ėshtė njė garė idesh, pėr tė sjellė sa mė shumė contribute, ide, argumenta nė funksion tė rritjes sė mėtejshme tė punėve.

    Prandaj dhe unė i quaj tė gjitha brohoritjet nė emra tė pėrvecėm pjesė e njė tė shkuare, e cila duhet tė mbetet prapa.

    Ndėrkohė qė emrat e pėrveēėm mund tė duartrokiten apo komplimentohen nė fushata elektorale kur janė pėrballė kundėrshtarėve politikė, pasi brenda pėrbrenda njė partie ne nuk jemi kundėrshtarė, por kontributorė nė funksion tė njė qėllimi tė vetėm tė ēuarjes pėrpara tė PS.

    BBC: Nė kėtė pėrvojė tė parė tuajėn me socialistėt para kongresit dhe pėr njė kandidim pėr kryetar si po shkon puna?

    Z.Rama: Unė mendoj qė kongresi i cili tashmė ėshtė shumė afėr mund tė ishte pregatur mė mirė dhe mund tė ishte mė pak vulnerabėl se sa ėshtė karshi daljes sė produkteve tė paqėndrueshme.

    E them kėtė se gjithė periudha parakongresuale u karakterizua nga dukuri aspak tė kėndshme, siē ishin mėnyra se si u pregatit dhe u bė fushata e kandidatėve.

    Duke konsideruar kėto dukuri si pjesė tė asaj problematike qė ne duhet tė zgjidhim dhe tė asaj pjese tonės qė ne duhet tė shėrojmė pėr tė patur njė parti demokratike, tė madhe, tė hapur me njė mbėshtetje sa mė tė gjerė popullore.

    Unė kam dėshirė ta shikoj kongresin si njė moment reflektimi, si njė moment ku tė gjitha kontributet tė jenė komplimentare dhe si njė moment i cili dhėntė zoti tė na sjellė njė produkt ku tė gjithė tė ndihen tė identifikuar.

    BBC: Sa ėshtė shpresa nė pėrqindje qė keni ju se mund tė jeni kryetar i kėsaj partie nė kėtė pėrvjetor?

    Z.Rama: Unė nuk i kam hyrė pėrllogaritjeve tė numrave dhe nuk kam ndėrmend ta bėj njė gjė tė tillė, sepse kontributi dhe kandidatura ime nuk ėshtė njė kontribut dhe kandidaturė qė bazohet nė vlerat numerike tė garės.

    Vlerat numerike janė relative dhe rrezikohen tė bėhen zero nė rast se ne nuk dalim me produktin e qėndrueshėm qė ėshtė pikėrisht ajo bazė qė gjithė ne tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku pėr partinė socialiste, pėr mbėshtetasit tanė dhe pėr Shqipėrinė e jo pėr tė triumfuar mbi njeri tjetrin, apo azgjesuar politikisht njėri tjetrin.

    Ky do tė ishte dhe fundi i njė epoke gjithsesi tė suksesshme tė PS-sė, e cila nuk e meriton qė tė goditet kaq keqas nė rast se do tė ndodhte kėshtu.

    BBC: Dy javė mbas kongresit ju do ballafaqoheni me pėrsėritjen e zgjedhjeve nė gati 130 qendra votimi. A mund tė bėni njė koment pėr kėtė ditė zgjedhjesh?

    Z.Rama: Komenti im ėshtė se dhe sikur 100 herė tė ballafaqohem me doktorin dhe me avokatin e tij, 100 herė unė do tė fitoj, ndoshta ēdo herė mė thellė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Hetimi i PPE, zgjedhjet tė manipuluara

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, tha pas kthimit nga Brukseli se Byroja politike dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm i Partive Popullore Evropiane i ka cilėsuar zgjedhjet lokale nė Tiranė dhe Durrės si tėrėsisht tė manipuluara. Ai konfirmoi se ky organizėm do tė vazhdojė hetimin ndėrkombėtar pėr manipulimet e bėra nga mazhoranca gjatė kėtij procesi. Kryetari demokrat mori pjesė nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė PPE. "Mund tė them se qeveria shqiptare dhe qeverisja shqiptare nxinin nė Bruksel. Kėshtu e kanė katandisur Shqipėrinė kėta qeveritarė trafikantė tė papėrgjegjshėm, pėrfaqėsues jo tė shoqėrisė shqiptare, por tė organizatave tė krimit tė organizuar," u shpreh Berisha, pas mbėrritjes nė aeroportin e Rinasit.

    Kryetari demokrat deklaroi se kishte zhvilluar takime tė rėndėsishme me personalitete tė shquara evropiane, pjesėmarrėse nė mbledhjen e Byrosė politike, tė cilave ai tha se u kishte bėrė tė qartė manipulimin e procesit zgjedhor. "E shfrytėzova qėndrimin tim atje pėr tė njohur partitė e qendrės sė djathtė europiane me vazhdimin e proēesit zgjedhor nė Tiranė. Pėr Europėn demokratike po bėhet shumė i qartė manipulimi i zgjedhjeve tė Tiranės. Pati njė mbėshtetje tė plotė dhe totale dhe mund tė them se nė vendimin e saj Byroja Politike i kualifikoi zgjedhjet tėrėsisht tė manipuluara dhe unė kam gjetur mirėkuptim tė madh atje," u shpreh Berisha. Ai deklaroi se rezoluta e lexuar nga drejtuesit e kėtij organizmi, ishte e mbushur me kritika jo vetėm pėr zgjedhjet, por dhe pėr mėnyrėn e qeverisjes sė socialistėve. "Duke lexuar rezolutėn dhe komunikatėn pėr Shqipėrinė m'u rikujtuan vargjet e njohura, tė cilat thonė se "njė fjalė tė mirė kėrkush nuk ta flet." Kėshtu e kanė katandisur Shqipėrinė kėta qeveritarė, trafikantė tė papėrgjegjshėm, pėrfaqėsues tė organizatave tė krimit tė organizuar dhe jo tė shoqėrisė shqiptare," sqaroi Berisha.

    PPE deklaroi pak ditė pas zgjedhjeve se problemi i listave dhe mosbalancimi i KQZ kishin prishur procesin zgjedhor nė Tiranė dhe Durrės. Kjo deklaratė e tyre u pasua dhe nga ngritja e njė grupi hetimor pėr tė mbledhur fakte rreth manipulimit zgjedhor nė vendin tonė. Opozita deklaroi se do tė mbėshteste dhe do asistonte kėtė grup me fakte pėr manipulimin zgjedhor. Edhe raporte tė tjera ndėrkombėtare i kanė cilėsuar zgjedhjet si tė manipuluara, ndėrkohė qė zyrtarėt evropianė janė duke shqyrtuar masat qė mund tė merren pėrkundrejt pushtetarėve shqiptarė. PPE ėshtė organizmi mė i lartė i partive tė djathta evropiane.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #137
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    BERRI : LISTAT NUK NDRYSHOJN

    Ambasadori i Misionit Vezhgues te OSBE-se dhe ODHIR-it, Robert Berri u shpreh dje kunder permiresimit teresor te listave zgjedhore te kryeqytetit para zgjedhjeve te perseritura te 28 dhjetorit. Shefi i vezhguesve te huaj qe ka ndjekur nga afer procesin zgjedhor te 12 tetorit dhe gjithe fushaten elektorale, tha dje se misioni nuk do te mbeshteste idene e hedhur nga ndonje force politike per te nderhyre masivisht ne lista, pasi kjo do te krijonte konfuzion te madh edhe per faktin se koha deri ne diten e zgjedhjeve ishte e pamjaftueshme. Sipas tij e vetmja menyre e pranueshme per tevotuar zgjedhesit qe nuk jane ne lista, eshte vertetimi i marre ne Gjykaten e Rrethit per t'u paraqitur ne qendren e votimit perkatese. Ne kete menyre OSBE dhe ODHIR kane anashkaluar problemin e ngritur se fundi nga kryetari i Partise Demokratike per permiresimin e listave te Tiranes para dates 2=8 dhjetor. Zyrtari i larte pershendeti proceduren e re te ndermarre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbeshtetur edhe nga IFES per lajmerimin e te gjithe zgjedhesve per qendren ku duhet te votojne. Nderkohe ai u beri thirrje partive politike qe te shfaqin vullnetin dhe angazhimin e duhur ne KZQV dhe ne KQV-te perkatese, ne menyre qe zgjedhjet e 28 dhjetorit ne Tirane te mos deshtojne. "Do te ishte ne dem te votuesve shqiptare qe ky proces te sterzgjatej pafundesisht. Eshte turp, pasi fushata u zhvillua ne menyre te rregullt. Edhe komisionet zgjedhore duhet te zgjidhen ne kohe ne menyre qe te mos perseritet e njejta situate si ne 12 tetor" tha Berri. Sipas tij partite politike duhet te emeronin ne Komisionin Zgjedhor te Qeverisjes Vendore te Tiranes, militante qe mund te beheshin shkak per te bllokuar punen, por profesioniste qe te dine te administrojne voten e qytetareve. Ambasadori Berry pranoi faktin se kishte probleme te medha me listat zgjedhore si para ashtu edhe pas zgjedhjeve te 12 tetorit. Sipas tij zvogelimi ketyre problemeve do te behej i mundur vetem me modernizimin e zyrave te gjendjes civile dhe te ekzistences se adresave te sakta te qytetareve. Lidhur me kete ambasadori i OSBE-se Osmo Liponen pohoi se komuniteti nderkombetar do te mbeshteste projektin per kompjuterizimin sistemit te gjendjes civile ne vendin tone dhe ka filluar puna per hartimin e projekteve. "Ne nuk e kemi hartuar ende raportin perfundimtar te zgjedhjeve pasi po presim qe te perfundoje i gjithe procesi. ne raport dio te kete verjtje dhe rekomandime re serioze per te eleminuar nje pjese te problemeve qe jane vene re deri tani" vijoi Berri. Misioni i Vezhguesve te OSBE-se dhe ODHIR-it do te ndjeke nga afer zhvillimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve te 28 dhjetorit, sipas pohimeve te bera dje nga Berri dhe Liponen.

  8. #138
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS: Kundėrshtojmė vendimet e KZQV-sė pėr korrigjimin e listave

    Drejtues tė Partisė Socialiste thanė se vendimi i KZQV-sė sė Tiranės pėr tė korrigjuar listat e votimit, bie nė kundėrshtim me ligjin. Nė kėtė mėnyrė ata kundėrshtuan vendimin e marrė nga ky komision qė nė fillim tė punės sė tij. Kryetari i Partisė Socialiste, dega Tiranė, Musa Ulqini, sė bashku me sekretarin e marrėdhėnieve me publikun nė PS, Bardhyl Agasi, thanė se vendimi ishte marrė nė mėnyrė arbitrare nga KZQV-ja, e cila pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė shumicės. "Ky vendim ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor, qė parashikon rishikim tė listave deri 3 javė para datės sė zgjedhjeve". Gjithashtu, ky vendim bie nė kundėrshtim dhe me vetė procesin zgjedhor, pasi realisht, zgjedhjet e 28 Dhjetorit nė 118 qendra, janė njė proces i pėrsėritur votimi dhe jo zgjedhje tė reja," tha nė njė konferencė pėr shtyp Musa Ulqini. Ai sė bashku me Agasin kėrkuan qė ky vendim tė ndryshohet ose tė anulohet.


    --------------------------------------------------------------------------------

    KZQV, qindra kėrkesa pėr regjistrime nė lista

    Pas vendimit tė KZQV-sė sė Tiranės, dje pranė kėtij komisoni kanė vėrshuar kėrkesat e qindra qytetarėve qė duan tė regjistrohen pėr tė votuar nė zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe qė nuk mundėn tė votojnė nė 12 tetor. Emrat qė janė paraqitur pranė KZQV-sė janė mbajtur tė gjitha shėnim ndėrkohė qė pėr kėtė lėvizje ėshtė vėnė nė dijeni edhe KQZ-ja. Sipas anėtarėve nė KZQV-nė e Tiranės elementi i veēantė i ditės sė djeshme ka qenė kėrkesa dhe interesimi i madh i votuesve pėr t'u regjistruar nė listat elektorale. Pas njė identifikimi tė sipėrfaqshėm ėshtė vėrtetuar se dje i janė drejtuar KZQV-sė sė Tiranės shumė qytetarė qė janė tė identifikuar madje nga komisionet e qendrave tė votimit nė datėn 12 tetor, sepse nė kėtė datė njerėzit kanė shkuar pėr tė votuar dhe nuk kanė votuar dot. Kėta janė emra tė identifikuar jo nė mėnyrė tė njėanshme, por janė emra tė identifikuar nga tė tėrė anėtarėt e komisionit tė qendrave tė votimit. Pikėrisht emrat e kėtyre njerėzve qė janė identifikuar nga komisioni vlerėsohen si pjesa aktive e zgjedhėsve qė nuk kanė mundur tė votojnė pasi nuk kishin emrin nė listė. Nga ana tjetėr pėrveē qytetarėve edhe subjektet politike kanė vendosur depozitimin e kėrkesave tė tyre pėr regjistrime tė votuesve dhe mėsohet se dega e PD-sė Tiranė ka pėrcjellė dje pranė komisionit dorėzimin e emrave qė duhet tė jenė nė lista. KZQV-sė Tiranės ka ka marrė njė vendim tė saj me shumicė votash pėr tė pėrmirėsuar listat, njė vėrejtje qė doli edhe nga tryeza e partive politike qė mblodhi Presidenti i Republikės dhe mesazhi i djeshėm nė Kuvend po nga Presidenti qė kėrkoi tė riparohen tė gjitha mangėsitė dhe problemet qė u hasėn nė 12 tetor, ku natyrisht problemi i parė dhe mė shqetėsues ka qėnė problemi i listave.


    --------------------------------------------------------------------------------

    KQZ, tjetėr mbledhje pėr vendimin e listave

    Presioni nė rritje i opinionit dhe qytetarėve qė kėrkojnė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre kushtetuese tė votės nė Tiranė, kanė futur KQZ-nė nė konfuzion tė plotė. Shumė shpejt, KQZ dhe kryetari i kėtij institucioni, Ilirjan Celibashi do tė zhvillojnė njė seancė tė posaēme tė KQZ-sė ku do tė tentohet tė vlerėsohet ligjshmėria e vendimit tė KZQV-sė pėr shtimin e emrave tė rinj nė listėn qė pretendohet se nuk ndryshon mė pėr shkak edhe tė kalimit tė afatit ligjor. "Nuk ekziston ligji pėr shqyrtimin elistave", ka deklaruar Celibashi para pak ditėve ndėrsa dje zėdhėnėsi i KQZ deklaroi se problemi i listave "do tė trajtohet nė bazė tė Kodit zgjedhor".

    Por opozita ka qenė skeptike mbi deklarimet e fundit tė KQZ-sė dhe gjithēka e sheh edhe nė kontekstin e tė fituarit tė kohės ndėrkohė qė mbetet alternativė ligjore drejtimi i qytetarėve qė duan tė votojnė nė gjykatė. Gjithsesi dhe dje KQZ ka shmangur deklarimet e drejtpėrdrejta dhe transparente pėr ēėshtjen e listave ndėrsa drejtues dhe deputetė tė PD-sė si Sokol Olldashi si dhe juristė e specialistė tė zgjedhjeve nuk shohin asnjė pengesė dhe shkak pėr tė penguar qytetarėt tė votojnė sipas pėrcaktimit Kushtetues. Njė problem tjetėr ku opozita konteston angazhimin dhe rolin e KQZ-sė ėshtė lajmėrimi i qytetarėve pėr tė votuar pasi sipas saj ka "njė angazhim tė pakėt tė KQZ-sė pėr tė organizuar njoftimin e personave qė ėshtė pika mė problematike e zgjedhjeve tė ardhshme."

    Kjo sepse nuk kemi zgjedhje nė tė gjithė Tiranėn, nuk ka zgjedhje vetėm nė njė zonė elektorale, por kemi nė qendra votimi tė veēanta brenda njė njėsie, ēka vlerėsohet krejt e vėshtirė. "Natyrisht qė ne shpresojmė qė tė mos ndodhi ajo qė ndodhi nė datėn 12 tetor ku votoi nėna dhe djali dhe mbeti pa votuar babai dhe vajza," pohoi sekretari i PD-sė sė Tiranės Bujar Nishani.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ rrėzon vendimin e KZQV pėr korrigjimin e listave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me anė tė formulės "pesė me dy" qė tė rrėzojė vendimin e KZQV-sė, pėr tė regjistruar ata qytetarė, tė cilėt nuk mundėn tė votojnė mė 12 tetor. Pa praninė e pėrfaqėsuesve tė KZQV-sė dhe mes debatesh e kundėrshtimesh tė shumta nga ana e pėrfaqėsuesve tė opozitės nė KQZ, seanca e djeshme e mbledhjes u kthye nė njė arenė pėrplasjesh. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė qytetarėt e Tiranės, tė cilėt banojnė nė ndonjė prej qendrave tė votimit, ku do tė pėrsėriten zgjedhjet, dhe qė nuk kanė votuar dot mė 12 tetor, nuk kanė pothuajse asnjė mundėsi pėr tė votuar, me pėrjashtim tė vendimeve tė gjykatės, gjithmonė nėse ato e marrin pėrsipėr njė gjė tė tillė. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ka kaluar afati tre javor pėr rishikimin e listave. Komisionerėt e opozitės Prenga dhe Zguri si dhe pėrfaqėsuesi i subjektit PD, Ferdinand Pone, reaguan mėnjėherė ndaj vendimit tė KQZ-sė dhe kėrkuan qė vendimi i KZQV-sė tė lihet nė fuqi. Sipas tyre ai ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me kuadrin ligjor. Ata deklaruan se ligji zgjedhor i njeh tė drejtėn kėtij komisioni pėr pėrmirėsimin e listave zgjedhore. "Vendimi qė ka marrė KZQV-ja e Tiranės ėshtė nė pėrputhje tė plotė me ligjin, pasi u garanton qytetarėve njė tė drejtė kushtetuese, tė drejtėn pėr tė votuar. E kundėrta po ndodh me propozimet e palės socialiste nė kėtė institucion, tė cilėt kėrkojnė tė kthejnė edhe njė herė nė qendėr tė vėmendjes procesin e 12 tetorit ku mijėra qytetarė u lanė pa votuar," u shpreh Poni. E veēanta e seancės sė djeshme tė mbledhjes sė paradites ishte moslajmėrimi i mediave vizive pėr tė dytėn herė pas asaj mbledhje tė orėve tė vona tė natės sė para pak kohėve nė tė cilėn u mor vendimi pėr shkarkimin e KZQV-sė sė Tiranės nga funksioni i saj duke e zvarritur procesin pėr njė javė deri nė emėrimin tjetėr. Para pak ditėsh KZQV e Tiranės vendosi qė tė ftojė tė gjithė qytetarėt, tė cilėt nuk kishin votuar gjatė zgjedhjeve tė 12 tetorit, tė paraqiten pėr t'u regjistruar pėr kėto zgjedhje.


    --------------------------------------------------------------------------------

    PD: KZQV ka tė drejtėn ligjore pėr listat

    PD denoncoi dje vendimin e KQZ-sė, e cila vendosi qė tė rrėzojė njė vendim tė KZQV-sė sė Tiranės pėr tė regjistruar qytetarėt qė nuk kanė votuar mė 12 tetor. Sipas kėsaj partie kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė pėrjashtuar zgjedhėsit nga e drejta e votės. "Ky vendim ėshtė pjesė e filozofisė sė saj tė pėrjashtimit dhe eleminimit tė kundėrshtarėve tė tyre, ėshtė shprehje e frikės reale nga njė votim i lirė dhe i ndershėm nga qytetarėt e Tiranės," tha kryetari i degės sė PD-sė pėr Tiranėn, Vili Minarolli. Ai deklaroi se ėshtė e drejta e KZQV sė Tiranės tė vendosė dhe t'ia pėrcjellė KQZ-sė listat e plota tė zgjedhėsve. "PD ka paraqitur nė KZQV-nė e Tiranės listat e atyre votuesve qė iu ėshtė hequr e drejta kushtetuese pėr tė votuar dhe qė kanė tė drejtė pėr tė votuar nė ato qendra votimi ku do tė votohet me 28 dhjetor. Dua t'i kujtoj Celibashit se si ai, edhe kryetari i KQZV-sė, ashtu edhe nėnkryetari, pėrfaqėsues tė dy forcave politike, ishin pjesėmarrės nė tavolinėn e organizuar nga presidenti i Republikės, i cili nė mėnyrė tė qartė u shpreh qė tė mos pėrsėriten shkeljet dhe defektet qė u manifestuan me 12 tetor, ku gabimet nė lista ishin defekti kryesor," theksoi kyetari i PD-sė, dega Tiranė. Minarolli e quajti thyerje tė kushtetutės si dhe tė tė drejtės sė qytetarėve pėr tė votuar. Ai u shpreh se nė thelb problemi i anomalive tė zgjedhjeve tė 12 tetorit erdhi nė radhė tė parė nga moszbatimi i Kodit Zgjedhor nga ana e KQZ-sė. Minarolli kėmbėnguli dje se qytetarėt e Tiranės do tė regjistrohen nė listat zgjedhore dhe pėr kėtė pohoi se: "Nė pėrputhje me ligjin, me 28 dhjetor nė kėto qendra votimi nuk ka as balotazh dhe as pėrsėritje, por ėshtė votim nga e para dhe ky ėshtė qėllimi pėr tė cilin do tė votohet qoftė pėr kandidatin qoftė pėr subjektet politike."
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #140
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sot KQZ shpall rezultatin pėrfundimtar tė 12 Tetorit. PS vetėm 20 mijė vota mė shumė se PD

    KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve: PS 34,64%, PD 32,42%

    Anila Rama

    TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė shpallė zyrtarisht sot rezultatet pėrfundimtare pėr zgjedhjet vendore tė 12 Tetorit. Vendimi pritet tė merret nė mbledhjen e planifikuar pėr sot nga institucioni zgjedhor, pėrkatėsisht, 4 muaj pas datės zyrtare tė zhvillimit tė zgjedhjeve, duke konfirmuar pjesėmarrjen prej 45.75 pėr qind tė tė votuesve ose tė 1 237 285 nga 2 704 343 qė ėshtė numri i pėrgjithshėm i votuesve tė shpallur nė listat pėrfundimtare. Burimet zyrtare nga KQZ, pohuan dje se partitė politike do tė ruajnė tė njėjtėn renditje tė shpallur kohė mė parė, pa u pėrfshirė rezultati pėrfundimtar pėr Bashkinė e Tiranės, njėsi zgjedhore qė e pėrfundoi procesin nė 28 dhjetor tė 2003. Partitė kryesore shpresonin shumė qė pėrqindjet tė pėsonin luhatje tė dukshme pas pėrllogaritjeve tė votuesve tė kryeqytetit, numri i tė cilėve ėshtė disa qindra mijė dhe ku secila ka jo pak militantė e mbėshtetės. Por PS dhe PD, zyrtarisht do tė ruajnė distancėn prej 2 pėr qind nga njėra-tjetra, distancė qė bėhet pėr herė tė parė kaq e ngushtė, bazuar nė rezultatet zgjedhore tė viteve tė fundit. Kėshtu PS gėzon mbėshtetjen e 34.64 % tė qytetarėve shqiptarė qė iu drejtuan qendrave tė votimit, duke marrė pėrkatėsisht 408938 vota, ndėrsa PD tė 32.42 pėr qind ose tė 382726 vota. Ajo qė bie nė sy nė kėto rezultate, ėshtė ulja disa pėr qind e mbėshtetjes sė PS-sė, krahasuar me zgjedhjet parlamentare tė 200 si dhe me zgjedhjet vendore tė tetorit 2000, ku PS kishte njė mbėshtetje mbi 38 %. Pra nė bazė tė numrit tė votave PS ka marrė vetėm 20 mijė vota mė shumė se kundėrshtarja e saj opozitare. Ndėrkohė PSD, zyrtarisht do tė ruajė pozicionin e forcės sė tretė politike nė vend, me njė pėrqindje tė kėnaqshme prej 5.31 %, ndėrsa pas saj renditet PR me 3.37 pėr qind dhe PAA me 3.23%. Surpriza e zgjedhjeve tė 12 Tetorit, ngelet PDS e kryesuar nga Paskal Milo, me 2.91 pėr qind, forcė politike qė u krijua vetėm disa muaj para procesit, si fraksion i shkėputur nga PSD-ja. Sipas shifrave tė KQZ-sė, pragun elektoral tė 2.5 pėr qindėshit e kanė kaluar, pėrveē PS-sė dhe PD-sė, subjektet politike PSD, PR, PAA, PDS, PAD, PBDNJ.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •