Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 140
  1. #101
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    NANO: DO TE BASHKEPUNOJ ME KRYEBASHKIAKET DEMOKRATE

    Kryetari i mazhorances u shpreh dje se do te bashkepunoje me kreret e bashkive te fituara nga PD-ja. Sipas tij interesi per keta kandidate eshte madh pavaresisht nga subjekti politik qe ata perfaqesojne. (Deri tani, edhe nga kontributi qe keni dhene ju te medias permes ballafaqimeve televizive, me rezultojne fitore te merituara dhe tregues premtues te kundershtareve qe kane mundur kandidatet e mi ne disa bashki kryesre dhe se afermi me konfirmimin dhe shpalljen e rezultatit zyrtar te zgjedhjeve do t'i ftoj per te nisur menjehere bashkepunimin(, u shpreh ai. Sipas kreut te qeverise ai do te nxise punen e tyre duke e vezhguar me vemendje bashkepunimin midis autoriteteve dhe titullareve te rinj te zgjedhur dhe keshillave bashkiake qe jane multikolor, (si ne rastet kur mazhoranca perbehet nga PS dhe aleatet e saj ashtu edhe ne raste kur minoranca te rendesishme ose jo jane te domosdoshme per vendimarrje qe i sherbejne ritmeve me te larta rajonale qe i sherbejne te gjitheve(.


    NANO PRANON FITOREN E PD-SE

    Kryetari i PS-se, Fatos Nano e pranoi dje fitoren e PD-se ne nivel lokal ne zjgedhjet e tetorit 2002. (PS njeh dhe vlereson fitoren e opozites ne disa bashki dhe komuna te vendit dhe fton lidershipin e opozites te beje te njejten gje me rezultatet e zgjedhjeve dhe autoritetet vendore fituese te PSSH apo te subjekteve te tjera(. Sipas tij socialistet do te nxisin dhe garantojme bashkepunim dhe mbeshtetje per adresimin e te gjitha kontesteve zgjedhore ne rruge ligjore dhe ne respekt te plote te institucioneve qe ngarkon Kushtetuta dhe ligji per trajtimin e tyre.



    A keni degjuar valle ndonjehere nje oferte stabilizuese dhe bashkperfshirese si kjo (qofte edhe formale) nga goja e bajraktar Rrumpalles Sale. Di ai te ofroje bashkpunim, paqe, dhe integrim ndaj kundershtareve politike? Nano kerkon ta ktheje nga ari, ne njeri, xhahilin Sale, po si i thone llafit "Di dhia c'eshte tagjia?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 15-10-2003 mė 10:28

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    TIRANE (15 Tetor) - Ministri i Rendit Publik Luan Rama godet gazetarin e televizionit Vizion PLus, Ilir Babaramo. Ngjarja ndodhi dje nė mbrėmje nė Pub Rozafa, ku Partia Socialiste po festonte fitoren e arritur nė zgjedhjet lokale tė sė dielės. Pasi e ka qėlluar Rama, mbi gazetarin Bababramo kanė ushtruar dhunė edhe truprojat e tij. Reagimi i ministrit tė Rendit erdhi si pasojė e njė replike me gazetarin Babaramo pėr njė shkrim tė tij, ku kritikohej puna e ministrit. ro/ro (BalkanWeb)
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Bllokohet puna nė KZQV-ne e Tiranės, largohet sekretari e 3 anėtarė tė PS

    TIRANE (16 Tetor) - Bllokohet puna nė Komisionin Zonal Qendror Vendor tė Tiranės pas largimit tė sekretarit dhe tre anėtarėve tė Partisė Socialiste. Sipas News24, kėta persona e kanė marrė njė vendim tė tillė pasi kanė parė mangėsi nė disa kuti votimit dhe pas problemeve me kolegėt e Partisė Demokratike. Ndėrkohė komisionerėt e PS kanė deklaruar se presin sygjerime nga Komisioni Qendor tė Zgjedhjeve. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Kanė mbetur ende pa u shpallur rezultatet e 34 KZQV-ve

    Rezultatet paraprake: PS 34%, PD 32%

    Shekulli

    TIRANĖ - Kur kanė mbetur pa u shpallur ende rezultatet e 34 KZQV-ve, Partia Socialiste vazhdon kryesimin me 34.22% tė votave ose 360417 votues. Vendi i dytė mbahet nga PD-ja, e cila ndodhet ka dy pėr qind mė pak, 32.04% ose 337468 votues. Ndėrkohė ende nė vendin e tretė ndodhet Partia Socialdemokrate me 5.3% tė votuesve. Kėto janė shifrat zyrtare tė publikuara sot nga zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Erton Sinani, pėr 350 KZQV. Sipas tij, diferenca e dy partive kryesore ėshtė vetėm dy pėr qind. PSD-ja e Gjinushit vazhdon tė mbajė vendin e tretė, duke u distancuar me dy pėr qind nga Partia Republikane, qė e ndjek nga pas me 3.48%. Surprizė mbetet ende Partia Agrare Ambientaliste, e cila mban vendin e pestė dhe ka vetėm 0.1% mė pak se PR-ja. Ndėrkohė Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut ndodhet nė vendin e shtatė me 2.95%. sipas shifrave zyrtare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, vetėm tetė parti kanė arritur qė tė kalojnė pragun e 2.5%. Kėto parti janė: PS, PD, PSD, PR, PAA, PDS, PBDNJ dhe PAD. Pėr sa u pėrket komunave dhe bashkive tė fituara, situata ndryshon dukshėm. Partia Socialiste vazhdon tė kryesojė bindshėm duke fituar e vetme 178 komuna dhe sė bashku me aleatėt e saj edhe shtatė KZQV tė tjera. Ndėrkohė Partia Demokratike dhe aleatėt e saj Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit Liberal kanė fituar 131 KZQV. Diferenca prej 54 komushash dhe bashkish ėshtė shumė mė e ndjeshme se 2%-ėshi i proporcionalit. Nė venin e tretė renditet PBDNJ-ja, e cila ka fituar 11 KZQV. Pesė KZQV janė fituar nga kandidatėt e pavarur, ndėrsa pesė tė tjera i ka fituar PSD-ja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #105
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Cuna,
    Po shtypin ne e lexojme vet se s'jemi analfabete, puna eshte qe ju ketu te shtoni ndonje koment se cfare mendoni ju.

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ: PS 33,23 %, PD 31,73 %

    Prane KQZ-se deri ne diten e djeshme kane sjelle per perpunim informacionin e tyre rreth 361 njesi (KZQV), ndersa vazhdojne qe te jene ne procesin e rinumerimit te votave edhe disa KZQV te tjera ne te gjithe territorin e Republikes. Ne Tirane jane 3 njesi qe nuk kane sjelle materialet ende, njesia 4, 7 si dhe bashkia e madhe e Kryeqytetit.

    REZULTATET PER KESHILLTARET BASHKIAKE

    PSSH 33.23%

    PD 31.73%

    PSD 5.53%

    PR 3.56%

    PAA 3.53%

    PDS 3.10%

    PBDNJ 3.06%

    AD 3.03%

    PLL 2.40%

    PDR 2.29%

    PDK 1.68%

    PBK 1.60%

    PKSH 1.34%

    I PAVARUR 0.98%

    PPSH 0.65%

    PBL 0.56%

    PDRn 0.34%

    PBKD 0.31%

    PBD 0.16%

    PMDL 0.11%

    REZULTATET PER NJESITE (KZQV) E FITUARA

    PSSH 183 njesi

    PD+PR+PBL 135

    PBDNJ 11

    I PAVARUR 6

    PSD 6

    PDK 4

    PLL 4

    PDS 2

    PSSH+PSD 2

    PSSH+PAA 2

    PDR 1

    PAA 1

    PBK 1

    PAA+PSSH 1

    PSSH+AD+PAA 1

    AD+PSSH 1
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #107
    Cudi si nuk del Gramoz Ruci te deklaroje qe PS-ja ka fituar 48% te votave.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Tiranė, KZQV shpall Ngjelėn fitues

    KZQV e Tiranės mbylli numėrimin e votave dhe shpalli fitues kandidatin demokrat, Spartak Ngjela, me njė diferencė prej 165 votash nga kandidati socialist Edi Rama. KZQV e Tiranės rreth orės 17 e 30 minuta ka shpallur Spartak Ngjelėn fitues tė zgjedhjeve nė 60 kutitė e votimit tė rregullta nga 345 tė tilla nė gjithė Tiranėn. Me katėr vota tė komisionerėve tė opozitės dhe kundėrshtimin e tre komisionerėve socialistė, Spartak Ngjela merr njė rezultat prej 11,326 votash kundrejt 11,161 votave tė Edi Ramės. Sipas rezultatit zyrtar tė KZQV-sė Tiranė, PD ka fituar edhe nė kėshillin bashkiak ndėrmjet 22,600 votave tė vlefshme qė u gjetėn nė kutitė e votimit. PD si subjekt ka marrė 11,023 vota, ndėrsa PS 8796 vota. Vendimi i KZQV-sė ėshtė marrė dje pas njė maratone zhvillimesh, ku pėr mė se 7 orė komisionerėt socialistė kanė tentuar bllokimin e punės dhe nxjerrjen e rezultateve. Megjithatė, pavarėsisht braktisjeve tė komisionit nga socialistėt, ndėrrimin e tabelave tė rezultateve tė pamiratuara nga KZQV e Tiranės, ky komision vendosi t'i paraqesė KQZ-sė rezultatin e pjesshėm tė votimit pėr 60 qendra votimi duke u mbėshtetur tek neni 117, pika 2, i ka propozuar KQZ-sė tė shpallė tė pavlefshme rezultatet e votimit pėr qendrat e votimit qė u mungojnė materialet zgjedhore tė parashikuara nė nenet 109 dhe 110 tė Kodit Zgjedhor, si dhe tė gjithė ato qendra votimi, pėr tė cilat mungon tabela e rezultateve brenda nė kutinė e votimit.

    Pas vendimit pasojnė firmat e komisionerėve, kryetarit Perikli Dhales, Fatos Hoxhės, Ilirjan Fatkoi, Alma Baze, ndėrsa Pirro Simo, Agim Gonxhe, Hazis Meta dhe Aleks Zyba, nėnkryetar i komisionit nuk kanė firmosur vendimin edhe pse nė tabelėn e rezultatit emrat e tyre janė shėnuar me vullnet tė plotė duke bėrė edhe shėnimet pėrkatėse tė vėrejtjeve tė tyre. Pas vendimit, pjesa socialiste ka dalė me njė deklaratė sipas tė cilės kėrkon qė 16 qendra votimi tė ishin marrė parasysh pavarėsisht parregullsive. Ata kanė sqaruar se komisionerėt e opozitės kanė marrė dhunshėm bazėn materiale dhe zgjedhore. Dhunė verbale sipas tyre ėshtė ushtrur gjatė gjithė kohės, por kjo nuk ėshtė konstatuar as nga media dhe as nga vėzhguesit e huaj qė gjendeshin nė KZQV. Vetė kandidati demokrat, Spartak Ngjela pas daljes sė rezultatit ėshtė treguar i pėrmbajtur me njohjen e rezultatit, duke theksuar se procesi ėshtė moment ligjor.


    --------------------------------------------------------------------------------

    PD: U numėruan kutitė e rregullta ligjėrisht

    Partia Demokratike ka hedhur poshtė dje kritikat se KZQV nėpėrmjet komisionerėve tė saj ka pranuar tė shqyrtojė vetėm ato kuti ku rezultati ka qenė pro Spartak Ngjelės. Sekretari pėr Ēėshtjet ligjore, Ilir Rusmali ka theksuar se KZQV nė momentin qė fillon shqyrtimin e njė kutie tė ēfarėdoshme nuk e di rezultatin qė ėshtė brenda, sepse proces verbali i tabelave tė rezultateve ėshtė brenda. Ajo kuti merret nė analizim duke shqyrtuar me radhė sipas kėrkesave proceduriale tė ligjit tė gjithė elementėt e vet. Shqyrtimi fillon jo nisur se kush ka fituar, por nga vulat qė ka mbi tė. "Nėse kutia e votimit ėshtė ajo kasafortė qė pretendon ligji tė jetė atėherė merret nė shqyrtim. Nė momentin kur konstatohet se kutia e votimit nuk ėshtė nė kasafortė, kėtu mbaron puna e KZQV. Ai nuk e prek mė me dorė kėtė kuti, pavarėsisht se ēfarė rezultati ka brenda," ėshtė shprehur Rusmali. Ai ka hedhur poshtė edhe pretendimet e komisionerėve socialistė, tė cilėt kanė kėrkuar futjen e proces-verbaleve dhe tabelave tė rezultateve nėpėr kutitė e votimit dhe nė rastet kur ato janė dorėzur dorazi apo edhe janė fotokopje. Sipas Rusmalit ka njė motiv ligjor qė kėrkon futjen e fletėve tė papėrdorura nė kutinė e votimit. Ai pohoi dje se motivi ligjor ėshtė fondamental. "Nėse fletėt e papėrdorura nuk futen nė kutitė e votimit qė mbyllet me vula sigurie dhe ka natyrėn e njė kasaforte, kėto fletė votimi mund tė shkojnė e tė pėrdoren nė njė vend tjetėr, ndoshta jo nė kėtė kuti votimi. Fletėt e papėrdorura janė qė tė gjitha tė pajisura me kundrafletė dhe janė kėshtu pėr tė identifikuar jo vetėm numrin e fletėve qė i jepen nė dispozicion komisionit, por edhe fletėn vetė me numrin e vet serial," ėshtė shprehur Rusmali. Sipas tij lėnia e fletėve tė papėrdorura jashtė kutive tė votimit dhe mungesa e kodeve tė sigurisė ėshtė bėrė qėllimisht pėr tė krijuar kaos. "Kjo nuk ka ardhur pėr shkak tė vėshtirėsive teknike, e provuar tashmė se kutia nxė tė gjitha materialet zgjedhore tė sistemuara qė duhet tė jenė atje brenda. Socialistėt thonė se nuk kishte vend pėr fletėt e papėrdorura. Kėto fletė nė gjithė Tiranėn nuk dihet se ku janė dhe ėshtė e pamundur qė tė grumbullohen e tė numėrohen njė nga njė dhe tė na rakordojnė shifrat, ėshtė krejtėsisht e pamundur. Ligji kėrkon qė tė jenė brenda, sepse ligji e di qė ėshtė e pamundur tė bėhet njė rakordim i tillė. Kanė ngelur jashtė, jo se nuk i nxinte kutia, por dikush donte qė t'i kishte jashtė, ndaj ka ndodhur kjo gjė. Kjo ėshtė arsyeja qė ka detyruar KZQV-nė e Tiranės tė evidentonte faktin se s'mund tė mbyllte dot sytė ndaj njė shkeljeje flagrante tė ligjit," pohoi Rusmali.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #109
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Moisiu: KQZ tė jetė e paanshme!!

    Presidenti i kėrkoi dje KQZ tė tregojė paanshmėri nė procesin zgjedhor. Gjatė mbledhjes tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Moisiu ftoi Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve tė reflektojė paanėsi dhe vendosmėri.

    LAJMI

    TIRANE

    Moisiu gjeti rastin dje tė jepte njė mesazh pėr administratėn zgjedhore. Gjatė njė mbledhje tė KLD Moisiu i ėshtė drejtuar edhe KQZ tė cilės i ka kėrkuar shqyrtimin me paanėsi dhe vendosmėri tė fakteve tė palėve si dhe marrjen e masave ligjore ndaj komisionerėve qė kanė abuzuar me ligjin. Ky mesazh i Moisiut vjen njė ditė pasi vėzhguesit e ODHIR nė njė raport tė tyre kishin konkluduar nė faktin se pėrfaqėsuesit e PD nė komisionet zgjedhore kishin dėmtuar nxjerjen e rezultateve tė zgjedhjeve. Ky raport pėrmendte edhe ēėshtjen e listave tė zgjedhėsve tė cilat janė pėrmendur nga ana e Presidentit Moisiut nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ai pėrmendi se ka patur mjaft probleme nė lidhje me listat e zgjedhėsve vecanėrisht nė Tiranė dhe nė Durrės. Ai gjithashtu pėrmendi edhe disa cėshtje administrative tė zgjedhjeve duke thėnė se ka mjaft kontestime nga palėt pjesmarrėse nė procesin zgjedhor qė do tė shqyrtohen sė shpejti nė Kolegjin zgjedhor. Presidenti zgjodhi kėtė vend pėr tė dhėnė mesazhin e mėsipėrm pėr shkak se ai i ėshtė drejtuar edhe Kolegjit zgjedhor pranė Gjykatės sė Apelit. "Ky Kolegj, sipas Kodit Zgjedhor, pėrbėn institucionin vendimmarrės dhe tė paapelueshėm", tha Moisiu. Nė kėtė linjė, Presidenti i bėri thirrje kėtij Kolegji, qė nė shqyrtimin e ankesave dhe nė vendimet e tij, tė tregojė ndershmėri, profesionalizėm dhe pėrgjegjshmėri maksimale. Sipas Moisiut, ky institucion ka shansin qė pėrmes shqyrtimit dhe zgjidhjes ligjore tė pretendimeve tė palėve, tė rrisė besimin vendas dhe ndėrkombėtar ndaj institucioneve tė drejtėsisė shqiptare. Nė ditėt e fundit Presidenti ka rinisur angazhimin e tij pėr cėshtjet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet. Ai ka zhvilluar konsultime me disa nga pėrfaqėsuesit mė tipikė tė kėtyre zgjedhjeve. Moisiu u takua me kandidatin e PD Spartak Ngjela si dhe me kryebashkiakun dhe kandidatin e PS Edi Rama. Nė tė dyja takimet Moisiu ka dėgjuar argumentimet e palėve nė lidhje me atė qė po ndodh me zgjedhjet nė Tiranė. Ngjela i ka paraqitur fakte qė sipas tij janė vėrtetim i abuzimit dhe vjedhjes sė votave tė tij, ndėrsa Rama ka treguar se rezultati i Tiranės ėshtė bllokuar pėr shkak se komisionerėt e PD po shkatėrojnė proēesin nė numėrimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.


    Ruēi: Edi Rama e fitoi Tiranėn

    Numri dy i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, vlerėsoi raportin e katėrt tė ODIHR-it, duke e cilėsuar atė "mjaft realist nė analizėn pėr periudhėn e postzgjedhjeve". Sipas tij, PS-ja nė Tiranė ėshtė votuar nė maxhorancė, ku ka marrė 48.1% tė votave pėr Kėshillin Bashkiak, ndėrsa kandidati i PS-sė pėr Tiranėn, Edi Rama, ka fituar 57.8% tė votave, ose 25 mijė vota mė tepėr se kandidati demokrat Spartak Ngjela. Ruēi shprehu shqetėsimin e tij pėr mosrespektim tė ligjit dhe institucioneve kushtetuese nga ana e opozitės dhe liderit tė saj Berisha. Njė gjė e tillė ėshtė vėrejtur dhe konstatuar dhe nė raportin e ODIHR-it, veēanėrisht nė bllokimin e punės sė KZQV-sė sė Tiranės. Kėto pėrpjekje tė opozitės, sipas Ruēit, nuk kanė si qėllim bllokimin dhe mosnxjerrjen e rezultateve tė zgjedhjeve, por prishjen e imazhit pozitiv tė vlerėsimit tė zgjedhjeve tė 12 tetorit, tė vlerėsuara dhe nga institucionet ndėrkombėtare dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Nė emėr tė PS-sė, Ruēi ka shprehur angazhimin e saj pėr respektimin e tė gjitha mangėsive dhe vėrejtjeve tė konstatuara nga vėzhguesit e huaj dhe ODIHR-i.


    Ngjela padi tė reja pėr zgjedhjet

    Kandidati i PD-sė pėr Tiranėn Spartak Ngjela ka paraqitur nė njė konferencė pėr shtyp njė shtesė kallzimi penal pėr shkeljet qė sipas tij janė kryer nė procesin e administrimit tė zgjedhjeve. Ai i ka kėrkuar organit tė prokurorisė tė fillojė procedimin penal ndaj nėnkryetarit tė KZQV-sė sė Tiranės Aleks Zyba dhe anėtarėve Agim Gongje, Pirro Sima dhe Haziz Meta. Kallzimi i Ngjelės shtrihet edhe mbi kryetarin e KQZ-sė Ilirjan Celibashi

  10. #110
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Shtyhet serish shpallja e fituesit ne bashkine me te madhe te vendit, pas kerkeses se kandidatit demokrat Spartak Ngjela. Sot pasdite, tjeter mbledhje e KQZ



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet qe te shpalle ne seancen e sotme dhe vendimin perfundimtar ne lidhje me fituesin e Bashkise se madhe te Kryeqytetit, pas disa shtyrjeve rradhazi te ndermarra gjate kesaj jave. Ne mbledhjen e djeshme kandidati i PD-se per kete bashki, Spartak Ngjela kerkoi shtyrjen e seances se djeshme per arsye kohore, si dhe marrjen e provave qe u vendosen nga KQZ-ja, per administrimin e fletoreve te procesverbaleve te KZQV-se se Tiranes, ne menyre qe palet ankimuese te njihen me keto prova. Nderkaq, kreu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi u shpreh se pamundesia kohore dhe njohja e paleve me vendimin e dy diteve me pare te KQZ-se, ishin dy arsyet se pse mbledhja e djeshme u shty deri ne mbremje. Ne kete pike, u miratua kerkesa e paleve per ta shtyre kete seance dhe u vendos qe ajo te zhvillohet pasditen e sotme ne oren 16:30. Nderkohe, KQZ-ja vendosi dje qe te beje shkarkimin e menjehershem te anetareve Trifon Cfarku, Nikolin Prifti dhe Aferdita Peri te KZQV-se se njesise numer 1 te Tiranes, duke i gjobitur ata edhe me 30 mije leke, pasi kane penguar procesin e rinumerimit te votave duke bllokuar punen. "KQZ verejti qe nga mengjesi i sotem (dje), bllokimin e punes ne KZQV-ne e njesise 1, ku duhej te kishte nisur procesi i rinumerimit te votave, nga tre anetare te saj, te cilet qellimisht kane penguar kete proces. KQZ i kerkon partive politike qe te propozojne anetaret e rinj brenda ores 12:00 te dites se sotme", deklaroi zedhenesi i KQZ-se, Erton Sinani. Pas shpalljes se vendimit per fitues te kesaj KZQV-je nga KQZ, kandidati i dale i dyti kerkoi rinumerimin e votave sipas Kodit Zgjedhor. Gjithashtu, po dje KQZ shtyu vendimin per njesite bashkiake numer 4 dhe 7, per te cilat u kerkuan administrimi i fletoreve te procesverbaleve te KZQV-ve perkatese, materialet zgjedhore si dhe hapja e kutive te gjetura problematike sipas anetareve te KZQV-ve.

    R. KALEMI





    Vota te fituara gjithsej





    SUBJEKTI VOTA NE %



    PSSH 33.19

    PD 31.91

    PSD 5.53

    PR 3.54

    PAA 3.50

    PDS 3.06

    PBDNJ 3.02

    AD 2.98

    PLL 2.44

    PDR 2.26

    PDK 1.69

    PBK 1.63

    PKSH 1.34

    I PAVARUR 0.97

    PPSH 0.65

    PBL 0.55

    PDRn 0.33

    PBKD 0.31

    PBD 0.19

    PMDL 0.11





    Njesi te fituara gjithsej



    PS 184

    PD 139

    PBDNJ 11

    I PAVARUR 6

    PSD 6

    PDK 4

    PLL 4

    PDS 2

    PDR 1

    PAA 1

    PBK 1



    Te dhenat jane per 366 njesi (KZQV) te shpallura dje nga KQZ-ja dhe mungojne edhe rreth 18 te tjera, nder to edhe 11 njesite bashkiake te Tiranes.

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •