Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 140
  1. #1
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101

    Sot,12/10/2003, zgjedhjet ne Shqiperi

    Sot qe ne oret e para te mengjesit ne te gjithe Shqiperine kane filluar zgjedhjet lokale.
    Kutite e votimit presin qytetaret per te dhene voten e tyre per partite politike dhe kandidatet per kryetar bashkie.
    Eshte me se e qarte qe dy jane forcat politike me te fuqishme ne Shqiperi: PD dhe PS.
    Gjithashtu te njejten gje mund te themi dhe per perfaqesuesit e tyre.
    Kandidatet e ketyre dy subjekteve jane me diskutuarit per postin e kryetari te bashkise.
    Ne Tirane kandidatet kryesore per kete post jane Edi Rama dhe Spartak Ngjela(perkatesisht kandidate te subjekteve te lartpermendur)
    Eshte ende heret per te percaktuar perqindjen e pjesmarrjes ne votime,por mund te them qe tashme qytetare jane te lodhur nga keta politikane dhe shumica prej tyre ka vendosur mos votojne.
    E drejte????...........

    Ky nuk eshte nje sondazh per zgjedhjet,por secili prej jush mund te shpreh mendimin e vet.
    Per me shume informacion mbi ecurine e zgjedhjeve do ju informoj gjate dites ne vazhdim.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  2. #2
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    Persa i perket kandidateve ne qytetin e Elbasanit ata jane:
    1-Hysen Domi per PS(qe eshte kryetari i bashkise ne fuqi)
    2-Ardian Turku per PD(pedagog ne fakuletin "A.Xhuvani"
    Diskutimet jane te shumta,por nje pergjigje me te qarte do te mund tju jap ne perfundim te zgjedhjeve dhe me vone do tju informoj mbi pjesmarrjen e qytetareve ne keto zgjedhje.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  3. #3
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    Ora shenon 11.34 minuta ne keto momente.
    Ne qendrat e votimit vazhdon votimi.
    Eshte vene re nje pjesmarrje e vogel e njerezve ne keto votime.
    Mos ndoshta e kane lene per me vone?????
    Si dihet.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Shqiptarė qė jeni nė R.SH. shkoni dhe votoni!

    Mos e lini asnjė rrymė, asgjė qė t'iu ndal pėr tė dhėnė votėn tuaj. Ėshtė mynyra mė e mirė qė tė garantoni se nuk ka manipulime. Pra duke dhėnė votėn tuaj!

    Merrni edhe shėmbullin e Presidentit Mojsiu:

    TIRANE (12 Tetor) - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, votoi sot nė qendrėn e votimit 1734 nė njėsisė bashkiake nr.2 nė kryeqytet. Pas votimit, Moisiu u shpreh se "kam bindjen se me kėto zgjedhje populli shqiptar dhe politika shqiptare do t'i tregojė, si vendit, ashtu edhe komunitetit ndėrkombėtar se Shqipėria po i kthen sytė plotėsisht nga Evropa". "Unė shpreh bindjen se kėto zgjedhje do tė jenė tė lira dhe tė ndershme", tha Moisiu. ro/ro (BalkanWeb)
    Njė zė larg prej Shqipėrisė,
    Drini.

  5. #5
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    ESHTE MESE LOGJIKE DHE E DREJTE AJO CKA THUA ME LART,POR AJO QE PO NDODH ESHTE PIKERISHT AJO CKA THASHE ME LART,TE PAKTEN PERSA I PERKET QYTETIT TIM,POR DITA ENDE SKA MBARUAR.SHQIPTARE JEPNI VOTEN TUAJ QE E NESERMJA TE JETE ME E MIRE.
    Eshte e lehte te flasesh,por ky popull eshte kaq i lodhur nga mashtrimet sa........................
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  6. #6
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mund te na thote ndonjeri se si ka shkuar votimi i sotshem per zgjedhjet lokale deri ne keto momente?
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD ankohet rreth listave tė votimit

    Sipas KQZ-sė, deri nė mesditė kishin votuar rreth 26 pėrqind e votuesve

    Ndėrsa votimit nė zgjedhjet vendore po i vjen fundi, Partia Demokratike e opozitės ka shprehur shqetėsimin e saj pėr, siē thotė ajo, ērregullime nė listat e zgjedhėsve.

    Sipas PD-sė, nė Tiranė mungojnė qindra emra zgjedhėsish tė cilėt janė paraqitur pėr tė votuar, por janė kthyer sepse nuk e kanė gjetur emrin nėpėr listat e qendrave tė votimit.

    Korrespondentė tė BBC-sė nė disa qendra votimi nė disa rrethe tė Shqipėrisė njoftojnė se ankesa pėr mungesė tė emrave nė listat e votimit ka patur edhe nė rrethe tė tjera.

    Pėrfaqėsues tė qeverisė dhe tė PS-sė i kanė hedhur poshtė akuzat si tė pavėrteta, ndonėse kanė pranuar se mund tė ketė ērregullime, por duke i konsideruar ato si tė karakterit teknik.

    Verifikim nga KQZ-ja

    PD ankohet pėr ērregullimeve tė listave tė votuesve
    KQZ thotė se ka verifikuar ankesat e opozitės dhe ka shpallur publikisht se emrat janė gjendur nėpėr lista dhe se ankesat e opozitės nuk janė tė bazuara.

    Zėdhėnėsi i KQZ-sė Erton Sinani tha pėr BBC-nė se KQZ provoi se emrat e tyre janė gjetur nė listėn pėrfundimtare tė votimit.

    Zoti Sinani tha se KQZ-ja po dėrgon nė disa qendra votimi kuti tė reja votimi, pėr shkak tė mbushjes fizike tė tyre.

    Sipas KQZ-sė, deri rreth njė orė para mbylljes sė qendrave tė votimit kishin votuar rreth 40 pėrqind e votuesve.

    Ndėrkohė pėr ecurinė e proēesit ėshtė interesuar presidenti i republikės, Alfred Moisiu, nė njė takim qė ka zhvilluar me kryetarin e KQZ-sė, Ilirjan Celibashi.

    Njoftohet se zoti Celibashi ka kėrkuar qė partitė politike tė ndalin presionin ndaj KQZ-sė.

    Situatė e qetė

    Situata e pėrgjithshme ėshtė e qetė, nuk ka njoftime as pėr incidente, as pėr shfaqje dhune.

    Forcat e rendit nuk qėndrojnė pranė qendrave tė votimit, sipas ligjit, por nė gadishmėri pėr tė ndėrhyrė nėse kėshtu e kėrkojnė komisionet zgjedhore.

    Zėdhėnėsi i ministrisė sė Rendit Publik, Florion Seriani, tha se ecuria e procesit zgjedhor ka qenė normale.

    Zoti Seriani pėrmendi disa qytete ku ka pasur incidente gjatė procesit zgjedhor: nė Shkodėr, ku nė qendrėn e votimit nr. 321 u vodhėn 100 fletė votimi; nė qytetin e Korēės ku nė zonėn e Liqenasit sekretari i Ambasadės Maqedonase Stefan Silski me njė dokument identifikimi tė OSBE-sė, u prezantua si vėzhgues i kėtij organizimi dhe ėshtė interesuar tek banorėt e zonės pėr proēesin zgjedhor; apo nė qytetin e Lezhės ku vėzhguesi i PDK-sė ėshtė kanosur me armė nga njė shtetas i cili ėshtė ndaluar nga policia dhe ėshtė dėrguar nė Prokurorinė e Rrethit.

    BBC
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kutite e votimit ne Tirane u mbushen shpejt pasi ishin "kuti te vogla votimi" dhe flete te medha votimi. Kandidati i PD u ankua ne KQZ dhe kerkoi shtyrjen e mbylljes se votimit ne Tirane pasi u humb kohe per vendosjen e kutive te reja votime. Ky fenomen u vu re ne shume qendra votimi ne Tirane.

    KQZ vendosi te shtyje kohen e mbulljes se votimit ne Tirane ne oren 20:00, pra nje ore me pas. Kjo vlen vetem per Tiranen dhe jo per gjithe Shqiperine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistet e Shkodres nuk do te njohin zgjedhjet ne 4 komuna te Shkodres pasi sipas tyre zgjedhjet aty jane mbajtur pa praninen e komisionereve socialiste te cilet jane kercenuar nga anetaret demokrate. Gjithashtu ne Shkoder, PD ka denoncuar 2 police qe kane sekuestruar nje sasi votash ne nje zone votimi dhe me pas keta police jane pezulluar nga detyra.

    Korca dhe Pogradeci probleme kane patur me gjendjen e emrave ne lista. Shume shtetas nuk kane mundur te votojne prane qendrave te tyre te votimit pasi emrat e tyre nuk kane qene ne lista. Nuk ka patur incidente gjate votimit.

    Kukesi ka patur problem numrin e fleteve te votimit qe ka shpene helikopteri, numri i fleteve te votimit ka qene i manget, ai nuk korrespondonte me numrin e zgjedhesve ne lista.

    BBC
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    roni Maska e alxhedi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    ku s'ndodhem thuaj
    Postime
    16
    SPECIALE ZGJEDHJET
    Tetor 12, 2003 - 19:21
    Celibashi: Votimi pėr Tiranėn do shtyhet deri nė orėn 20:00 - Pėrgatiti: M. H.


    - Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar pak minuta me pare ne nje konference per shtyp se nė Tiranė procesi i votimit do tė shtyhet njė orė. KQZ e mori kėtė vendim pas njė kėrkese tė paraqitur nė kėtė Komision nga ana e Partisė Demokratike. "Pavarėsisht nga fakti nėse do tė ketė apo jo zgjedhės nė qendrat e votimit, ky proces nė kryeqytet do tė mbyllet nė orėn 20:00 tė mrėmjes sė sotme", deklaroi Celibashi. Kreu i KQZ njoftoi se tashmė janė dėrguar kuti votimi shtesė nė Berat, Devoll, Poliēan, Kavaje, Peqin, Durres, Bulqize, Kukes, Tropojė, Vlorė, Lezhė, Pogradec, Tepelenė, Ksamil, Gjirokastėr, Sarandė, Fier, Lushnjė, Gramsh dhe Korēė. "Gjej rastin qe nepermjet kesaj dalje publike t'ju kerkoj ndjesė votuesve shqiptare te atyre njesive vendore per kete problem teknik te krijuar po besoj se kjo ceshtje nuk ka te beje me standartin e zgjedhjeve dhe ndershmerine e kėtij procesi", tha Celibashi. Sipas tij nuk ka asnjė shtetas qė nuk ėshtė rregjistruar nė listėn e zgjedhėve por ka probleme teknike.
    (BalkanWeb)



    SPECIALE ZGJEDHJET
    Tetor 12, 2003 - 19:45
    Dinamit ne Himare, jo e konfirmuar 100%. - Pėrgatiti: M. H.


    Burime te pakonfirmuara thone qe eshte vene dinamit ne nje qender votimi ne Himare. Ende nuk ka konfirmime zyrtare lidhur me kete incident nga forcat e policise.




    SPECIALE ZGJEDHJET
    Tetor 12, 2003 - 19:48
    Te rejat - Pėrgatiti: J.Sh


    KQZ konfirmon se deri nė orėn 19.00 kanė votuar 49 pėrqind e zgjedhėsve nė shkallė vendi
    Mbi 45 pėrqind e zgjedhėsve kanė votuar nė Tiranė deri nė orėn 19.30
    Ndėrkohė siē ėshtė njoftuar mė parė KQZ, ka vendosur qė nė kryeqytet tė shtyhet deri nė orėn 20:00 procesi i votimit, pas kėrkesės qė bėri Partia Demokratike. Procesi i votimit do tė shtyhet edhe nėpėr qendra tė tjera votimit nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė.
    Zėdhėnėsi i KQZ, njofton se rezulton qė nuk ėshtė zhvilluar votimi nė Vaun e Dejės dhe nė Lurė. Ndėrkohė informacioni i mbėrritur nga veriu i vendit ėshtė tepėr i ngadaltė.
    ATSH




    SPECIALE ZGJEDHJET
    Tetor 12, 2003 - 19:59
    kercenohet dhe rrihet nje komisionar i qytetit te Tepelenes. - Pėrgatiti: M. H.


    Viron Kallai i dt 1956 eshte vezhgues i gjithe qendrave te votimit ne qytetin e Tepelenes, ku eshte rrahur nga personi Tan selimi. Ngjarja ka ndodhur keshtu:
    Vironi ka qene duke blere ushqime per komisionaret e te gjithe qendrave te votimit kur ne nje lokal Z. Tan Selimi ka pare Z. Viron duke iu derguar ushqime komisionerve dhe e ka ofenduar..
    Z.Viron nuk i ka dhene aryse dhe ka vazhduar rrugen e tij kur Tan Selimi i ka dale perpara me nje grup shokesh ku e kane kercenuar me pistolete ne koke duke i thene :
    Shiko se ne do te vrasim, ndersa Vironi i ka thene qe nese je burre me Vrit skam cte them.
    Atehere Tan Selimi u merzit dhe filloj duke e rrahur me grushta bashke me shoket e tij.. Ndersa ai qe i drejtoj pistoleten Z.Viron Kallaj ka shtire ne ajer me pistolete per ta trembur ate. Ne ate moment nje turme njerezish hyne per ti ndare edhe per te qetesuar gjendjen ne ato momente, qe ishte tencionuar aq shume...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alxhedi : 12-10-2003 mė 14:55

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •