Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 140
  1. #71
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    Elbasani qyteti i kultures
    Edhe nje here tjeter Elbasani ka treguar nivelin kulturor te tij gjate procesit zgjedhor.
    Nje nje konference shtypi dhene per mediat, ish kryebashkiaku i Elbasanit Z.Hysen Domi ka pranuar humbjen e tij dhe i ka uruar Z.Ardian Turkut fitoren e tij te paster.
    Po keshtu,nga ana tjeter Z.Ardian ka falenderuar Z.Domi per fjalen e tij.
    Ai e ka konsideruar ate si nje koleg dhe kerkoi nga te tere qytetaret elbasanas nje respekt te thelle per punen e bere nga Z.Domi.
    Elbasani ishte i vetmi qytet ne te gjithe Shqiperine ku procesi zgjedhor u zhvillua ne menyre mese normale dhe te qete(nuk u konstatuan incidente pergjate zhvillimit te tij)
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  2. #72
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Pershendetje!

    Veshtruasja, me behet qejfi qe nje person me bindje te djathta si ti i ben me shume pershtypje fakti qe PD-ja ka fituar ne bastionet e PS-se se sa , fakti qe ne Himare fitorja e kanditatit te P.B.D.NJ-PD eshte festuar me flamur grek!!!!!!!!!!!! Fakti qe z. Dule dhe Z. Berisha nuk e kane denuar kete akt skizofrenie antishqiptar akoma nuk ehste nje shenje e mire . . .
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  3. #73
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    Jam dakord me ty NIL
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  4. #74
    KOMFORT LUX
    i/e ftuar
    Per mendimin tim alenaca midis P.B.D.NJ dhe PD ishte nje nga gabimet te kryetarit te saj Sali Berisha .Sepse berisha deri dje ishte identifikuar si nje politikan me shume nacionalist se te tjeret por me duket se hilja paska qene e bukur.Nbasi fitoi PBDNJ ne himare u ngrit flamuri grek per ti trhne njerzve e shikoni me ke beri Sala aleance dhe kjeshtu elektorati nacionalist do te largohet nga partia socialiste.Une per vete sjam mne anjerin nga keto parti.Por qe te ngrihet flamuri grek ne himare nga minoriteti kjo sme duket aspak normale biles dikush deklaroi [
    Kjo eshte Shqiperia KJO eshte shqiperia duke ngritur gishtin drejt kameres dhe ne fund deklaroi alkaida(duke e krahasuar qeverisjen socialiste me alkaiden) Pra keto grekofone duan qe viset shqiptare ti kalojne greqise.Por te ularasine te pelcasin se kane per ti marre .Megjithese mabs luftes se bosnjes pritje lufta ne kosove dhe me pas ne Maqedoni pastaj pritej nje lufte ne jugun Shqiptar .Por meqe bota mori rrjedha te tjera ndoshta plani do pak kohe te realizohet se deri tani u vertetuan planet e tjera.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Disa here kam permendur te nderuar shqiptar te forumit se politikanet shqiptar nuk kane vizion dhe burreshtetesi por jane persona epizodik qe per fat te keq per momentin e determinojne fatin tone.Himara tregoi se fitorja ndaj taborit tjeter eshte me e rendesishjma sesa valvitja e flamurit te fqiut i cili ka vra e ka prere shqiptar gjate shekujve.Berishes iu duk me e rendesishme ta mund Nanon sesa keta te dy ta mundin grekun ne Himare.Nanos iu duk me e rendesishme ta "kall" Shqiperine ne vitin 1997 vetem te vjen ne pushtet.Keshtu nuk shkon.Cka mund te ndodhe.Nese e keqja ne Himare e merr tatepjeten ai flamur grek neser do te institucionalizohet dhe ju shiqiptar te nderuar mos u cuditni kur neser me pasaporte ty hyni ne Himare.Greqia eshte aq e forte ekonomikisht e politikisht saqe nje Himare e mban si bahce me lule edhe pse mund te jete nje xhep grek brenda qenies shqiptare.Prandaj te gjithe shqiptaret kudo qe jane duhet te "investojne" per Himaren dhe kjo te ligjerohet.Une si shqiptar jashta Shqiperise do ta kishe blere nje prone ne Shqiperi mu ne Himare po te me jepej shansi nga shteti shqiptar.Te gjithe sikur une dhe neser aty ma nuk mund te valvitet flamuri grek ju lutem.

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Ah te shkretet jua qe manipuloheni shume kollaj me ato qe ju lexoni neper gazeta qe ne vend qe te fokusojne vemendjen tek humbja e PS apo manipulimet e zgjedhjeve ne Tirane, Durres e mbare Shqiperine ku shqiptaret nuk gjenin emrin ne lista, mundohen tu terheqin ju vemendjen tek Himara, popullsia e se ciles eshte me e vogel se fshati i Lazaratit.

    Minoritaret do te ngelen minoritare dhe te tilla ka ne Himare, packa se shume prej jush nuk u pelqen ta pranoni. Sidoqofte, keta minoritare jane ne minorance ne Himare dhe ne mbare rivieren shqiptare. Himarriotet nuk votuan per PBDNJ, votuan per PD qe ishte ne koalicion me PBDNJ pasi nuk ka se si te shpjegohet ndryshe fakti qe edhe Saranda e Delvina votuan per kandidatet demokrate. PBDNJ humbi terren ne keto zgjedhje ne jug te Shqiperise fale aleances se saj 6 vjecare me partine ne pushtet.

    Fitorja me e madhe e PD ne keto zgjedhje eshte pikerisht rivendosja e statusit te saj politik edhe ne Jug te Shqiperise dhe kjo do ta ndihmoje ate qe te integroje jugun e Shqiperise me pjesen tjeter te Shqiperise. Fitorja e PD ne jug do te thote qe PS deshtoi ne politiken e saj ndarese jug veri qe arriti nivele te frikshme zgjedhjet e kaluara te vitit 2000.

    PD vazhdon te ngelet e vetmia parti qe ka perfaqesuar dhe perfaqeson me se miri interesat tona kombetare si ne rrang kombetar edhe ne rang nderkombetar, merite te vecante per kete ka lideri Berisha dhe njerezit qe ai mban rreth vetes, qe po ti keni vene re, jane perfaqesues te cdo krahine te Shqiperise. A mund te thuash te njejten gje per liderin socialist?!

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Sa bukur

    PS bekerka politike ndarese. Por cuditerisht jugu i shqiperise u ndje shume keq kur nga PD u spastruan te gjithe figurat e saj me origjine prej andej. Kur u futen ne burg, u rrahen dhe u persekutuan fare hapur te gjithe antaret e opozites me origjine nga jugu. Kur administratat ne jug u mbushen vend e pa vend dhe pa asnje lloj takti me Tropojane te paafte e te koruptuar qe bene aleance vetem me horrat e jugut. (Mulosmani ne Vlore psh)

    E ndau PS shqiperine, edhe pse ishte pikerisht nen pushtetin e PD kur terma te tilla si "Malok", "Shpellar", "Cecen" etj etj pushtuan fjalorin e cdo shqiptari. Ishte pikerisht ne ate kohe kur shteti i PD rekrutonte ushtare ne veri per te bere zap jugun e rebeluar. Dhe as ishte PS ajo qe e coi shqiperine ne prag te luftes civile.

    E ndau PS shqiperine edhe pse Nano nuk e futi Berishen ne burg, por e uli ne tryezen e rrumbullaket, shtrengoi duart e beri pakte marrveshje me Sale-bajraktarin, kur ky fliste per tritol, per marrje pushteti per tre dite, dhe mallkonte ne menyren me te peshtire duke ndjelle urrejtje e inat ne popull.


    Jugu nuk ka qene ndonjehere i paintegruar, e as i shkeputur nga pjesmarrja ne shoqerine apo zhvillimet shoqerore shqiptare qe te na e integroi Sale trapi. Me keto pohime duket sikur Shqiperia deri tani eshte perfaqesuar vetem nga pjesa veriore e saj kur ne fakt dominancat ekonomike dhe rrjedhimisht politike kane qene te perqendruara ne jug. PS nuk do rrije tere jeten ne pushtet, dhe eshte normale qe ajo te humbi terren me kalimin e kohes, ashtu si PD. Ky eshte cikli i pushtetit dhe kesaj i nenshtrohet cdo force politike ne nje shoqeri demokratike.

    Prandaj mos e fusni debatin ne terma nga te cilat ju dilni me referenca me negative te mundshme, me falimentime dhe mosarritje kolosale. PD nuk eshte parti e Unitetit dhe as ka ajo ndonje arritje ne kete fushe, pervec denglave. PD eshte parti e perjashtimit, e despotizmit, e mungeses se alternativave brenda saj, parti e fraksioneve e pamundesise per te funksionuar me alteranativa, parti e mentalitetit mesjetaro-bajraktaro-kanunor ku fjala e kapedanit nuk diskutohet dhe aty behet vetem sipas deshires se tij.

  8. #78
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shekulli

    Mėngjesin e datės 13, kryetari Sokol Mulosmani, ka dhėnė dorėheqjen pasi siē shprehet ai, ka pasur presion tė madh nga qytetarėt, qė kanė dashur tė votojnė, por qė nuk e kanė gjetur emrin nė listat e votuesve. “Mendoj se i gjithė procesi zgjedhor ka qenė i manipuluar pėr kėtė zonė, pasi nė tė gjitha rastet kur unė kam pasur probleme teknike dhe kam kontaktuar, qoftė me KQZ-nė apo me prefekturėn, ata nuk mė kanė dhėnė asnjė ndihmė”,-pėrfundoi ish-kryekomisioneri demokrat Mulosmani.

  9. #79
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga Albo

    Himarriotet nuk votuan per PBDNJ, votuan per PD
    Albo
    Dmth Albo ata qe dolen me flamur Grek e shanin shqiptaret "te ndyre" jane simpatizante te PD.
    Cool.
    Berisha po i ben konkurrence Nanos ke Greku se kush mundet ta shesi me shpejt e me lire Shqiperine.
    Bravo Doktorri, pasi i shiti Serbit nafte, pasi s'la terrorrist pa i dhene pashaporte Shqiptare, pasi coi Gazideden te takohet me Arkanin, tani po perkulet me sume perpjete nga ana e grekeve.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  10. #80
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Lerreni Himaren dhe shikoni se cfare eshte duke ndodhur ne tere Shqiperine....njerezit nuk votojn dot!

    Ku eshte ligji qe ti japi te drejtat njerezve te zgjedhin ate qe duan?

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •