Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 140
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ: kane votuar vetem 49% e votuesve ne shkalle vendi

    TIRANE (12 Tetor) -Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Erton Sinani deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp tė dhėnė pak minuta pas mbylljes sė orarit zyrtar tė votimit, se kanė votuar 49 pėrqind zgjedhės nė shkallė vendi. Ndėrkohė siē ėshtė njoftuar mė parė KQZ, ka vendosur qė nė kryeqytet tė shtyhet deri nė orėn 20:00 procesi i votimit, pas kėrkesės qė bėri Partia Demokratike. Sipas Sinanit edhe nėpėr qendra tė tjera votimit nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, procesi i votimit do tė shtyhet. Zėdhėnėsi i KQZ, njofton se rezulton qė nuk ėshtė zhvilluar votimi nė Vaun e Dejės dhe nė Lurė. Ndėrkohė informacioni i mbėrritur nga veriu i vendit ėshtė tepėr i ngadaltė. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: Fitorja ime, humbje e dyfishte per kundershtaret e mi

    TIRANE (12 Tetor) - Kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės Spartak Ngjela nė njė prononcim tė shkurtėt para gazetarėve ka deklaruar se fitorja e tij ėshtė dy herė ndėshkim pėr kundėrshtarėt. Sipas tij pavarėsiht batėrdisė qė u shkaktua sot nė kryeqytet dhe masakrės sė evidentuar tė listave, qytetarėt janė shprehur hapur pėr kandidatin demokrat. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Ruci: PS fituese ne disa zona elektorale

    TIRANE (12 Tetor) - Sekretari Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, bėri tė ditur gjatė njė konference pėr shtyp disa rezultate paraprake, ku rezultojnė fitues kandidatėt e PS-sė nė disa zona tė vendit. Ruēi tha se, sipas tė dhėnave nga qendrat e votimit rezulton deri tani se, nė Lekbibaj tė Tropojės, nė Qielza nė rrethin e Pukės, Gjinaj nė rrethin e Hasit, nė Martanesh dhe Trebisht nė rrethin e Bulqizės, nė Synei dhe Luz i Vogėl dhe Kryevidh nė rrethin e Kavajės, nė Gjinomadhaj nė Rrogozhinė, nė Gjirokastėr, nė Kolonjė, nė Gjirokastėr , Dropulli i Sipėrm, nė Himarė, Dhėrmi, Pilur e Qeparo, janė fitues kandidatėt e PS-sė. Po sipas z.Ruēi, nė burgun e 313-ės dhe nė paraburgimin e Gjirokastrės, rezulton fitues kandidati i Partisė Demokratike. dxh/dxh (News24/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Kandidati demokrat fiton ne Shkoder

    SHKODER (12 Tetor) - Nė qytetin e Shkodrės, nė kryeqendrėn e veriut tė Shqipėrisė janė numėruar votat nga 13 zona. Sipas News24, mėsohet se drejtuesit e Partisė Demokratike kanė deklaruar se kandidati i kėsaj partie ka fituar me 1000 vota mė shumė, se socialist. Ndėrkohė nuk ka ende njė reagim nga ana e pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste. Disa minuta mė parė kjo e fundit me ane tė sekretarit tė pėrgjithshėm, Gramoz Ruci ka dhėnė edhe rezultatet paraprake tė fitores nė disa komuna tė vendit. dxh/dxh (News24/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Topi: PD, fitore ne disa zona te vendit

    TIRANE (12 Tetor) - Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, bėri tė ditur gjatė njė konference pėr shtyp, disa nga zonat ku sipas kėsaj partie rezulton se kanė fituar kandidatėt demokratė. Kėshtu, nė komunat Gos dhe Golem tė rrethit tė Kavajės ka fitar PD, nė komunėn Graēan nė Mallakastėr, nė komunėn e Humanės tė Fushė Krujė, nė Bashkinė e Rrėshenit, nė komunėn Klos, nė komunėn Gostin tė Fierzės, nė komunėn e Dushkut tė Lushnjes, nė bashkinė e Divjakės, tė Bajram Currit, Shkodrės, Laēit, Milotit, Mamurrasit, Lushnjes Kavajės, kanė fituar kandidatėt e PD-sė. Po ashtu, Topi tha se, "nė bashkinė e Lezhės ka fitore tė sigurtė pėrpara, ndėrsa nė bashkinė e Elabsanit PD ka diferencė tė madhe me PS, tė 5 komunat e Fushės sė Korēės janė tė fituar nga PD". Sipas tij, edhe nė qytetin e Peshkopisė janė mjaft qendra zgjedhore nė favor tė PD-sė. Sipas tė dhėnave, edhe Bulqiza ėshtė e fitur nga PD. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (12 Tetor) - Kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės Spartak Ngjela nė njė prononcim tė shkurtėt para gazetarėve ka deklaruar se fitorja e tij ėshtė dy herė ndėshkim pėr kundėrshtarėt. Sipas tij pavarėsiht batėrdisė qė u shkaktua sot nė kryeqytet dhe masakrės sė evidentuar tė listave, qytetarėt janė shprehur hapur pėr kandidatin demokrat.

    dxh/dxh (BalkanWeb)

    -----------


    Pse baterdi ne Tirane?

    Taku tha se nuk do lejoje te vidhet vota e kjo do te thote se jan marre masat mos te kete asnji mundesi per vjedhje qofte dhe te nje vote..e po kur ne Tirane u beka baterdi athere qysh i keni siguruar votuesit..
    Apo ku rafsha mos i vrafsha..si gjithmon..tafti bafti..

    Kryesorja e kryesoreve te kryesoreve eshte qe te krijohet ai sistem votimi qe as djalli te mos kete mundesi fallcifikimi..

    Po nuk u arrit kjo athere jane pallavra gjithe mitingjet e flamurat e oshetimat e gurmazeve..

    Karta kanta thot latini..

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ: Vetem 52% e shqiptareve kane marre pjese ne zgjedhje

    TIRANE (12 Tetor) - Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror Zgjedhor Erton Zinani nė njė konferencė pėr shtyp tė zhvilluar sot mbrėmje ka njoftuar se paraprakisht rezulton se kanė votuar 52 pėrqind e zgjedhėsve tė shkallė vendi. Sipas Sinanit, me disa qendra zgjedhore nuk ėshtė arritur komunikimi pėr t'u informuar nė lidhje me rezultatet pėrfundimtare tė votuesve nė kėto zona. Zėdhėnėsi i KQZ njofton se nuk ka patur incidente serioze nė asnjė prej qendrave tė votimit. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Ruci: Zonat e tjera ku ka fituar PS

    TIRANE (12 Tetor) - Sekretari Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, pėr herė tė dytė, bėri tė ditur gjatė njė konference pėr shtyp disa rezultate paraprake, ku rezultojnė fitues kandidatėt e PS-sė nė disa zona tė vendit. Ruēi tha se, sipas tė dhėnave nga qendrat e votimit, rezulton se nė Kolonjė, komuna Leskovik, nė komunėn Gjeqan, nė Pukė, nė Vlorė nė komunat Llakatund, Shushicė dhe Kot, nė Elbasan bashkia Belsh dhe nė Gjirokastėr nė Dropullin e sipėrm dhe Dropulli i Poshtėm, janė fitues kandidatėt e PS-sė. Po ashtu, Ruēi tha se, PS ka dalė fituese edhe nė komunat e Lunxherisė sė Libohovės, Antigonė dhe Picar tė Gjirokastrės, nė Mallakastėr komuna Hekal dhe Kot, nė Malėsinė e Madhe bashkia Koplik, nė Ēorovodė bashkia Skrapar, nė Fier komuna Fier dhe Dėrmėnas, nė tė gjitha komunat dhe bashkitė e Kuēovės, nė Rrogozhinė nė komunėn Lekaj dhe nė Librazhd nė komunėn Polis. Rreth 1 orė mė parė, Ruēi bėri tė ditur edhe disa zona tė tjera, sipas tij tė fituara nga PS, si nė Lekbibaj tė Tropojės, nė Qielza nė rrethin e Pukės, Gjinaj nė rrethin e Hasit, nė Martanesh dhe Trebisht nė rrethin e Bulqizės, nė Synei dhe Luz i Vogėl dhe Kryevidh nė rrethin e Kavajės, nė Gjinomadhaj nė Rrogozhinė, nė Kolonjė, nė Gjirokastėr , Dropulli i Sipėrm, nė Himarė, Dhėrmi, Pilur e Qeparo. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BBC Shqip shkruan:

    ------------

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri ka shtyrė pėr 1 orė procesin e votimit nė Tiranė. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė i mbylli kutitė e votimit nė orėn 19 sipas ligjit.

    Situata e rendit nė ditėn e votimeve pėr zgjedhjet administrative ka qenė e qetė nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Ankesat nga shtabet elektorale tė partive kanė qėnė fare tė pakta dhe tė pa rėndėsishme por kur ėshtė fjala pėr probleme tė procesit zgjedhor ato filluan qė nė ēastin e hapjes se qendrave tė votimit dhe vazhdojnė ende.

    Palėt u ankuan se njė numėr i lartė qytetarėsh nuk arritėn tė gjejnė emrin nė listat e votimit ndėrsa qytetarėt humbėn kohė duke kėrkuar tė zgjidhin kėto probleme.

    Ndėrkaq procesi u ndėrpre nė shumė qendra votimi nė Tiranė dhe nė rrethe pasi kutitė e vogla u mbushėn shpejt nga fletėt e votimit tė mėdha nė formė.

    Kandidati i Partisė Demokratike (PD) tė Tiranės, Spartak Ngjela, u ankua pėr kėtė humbje kohe tė votuesve nė KQZ dhe kėrkoi prej tij tė shtynte votimin nė kryeqytet.

    Ilirjan Celibashi, kryetar i KQZ-sė, njoftoi se e pranuan kėtė kėrkesė dhe nė Tiranė votimi vazhdoi deri nė orėn 20:00.

    "Ne patėm njė kėrkesė nga Spartak Ngjela i Partisė Demokratike pėr tė shtyrė procesin e votimit dhe duke njohur problemin teknik tė kutive tė votimit ne vendosėm ta shtyjmė edhe me njė orė votimin nė Tiranė. Nėse ka parregullsi nė lista mua mė duhet tė them se ato u miratuan nga komisionet zgjedhore tė qeverisjes vendore me pėrbėrje nga tė gjitha forcat politike."

    Opozita nuk ka rreshtur gjithė ditėn duke reklamuar parregullsi teknike nė procesin e votimit.

    Jozefina Topalli, nėnkryetare e Partisė Demokratike tha pas mbylljes sė votimit nė pjesėn tjetėr tė vendit se pėrmasat e mungesave tė emrave nė listat e votimit ishin mė tė mėdhat e 13 viteve tė fundit.

    "Mungesat e emrave tė qytetarėve nė lista variojnė nga 10-20% nė shkallė vendi, ndėrsa nė Shkodėr kjo ėshtė edhe mė e lartė. Heqja e tė drejtės sė qytetarit pėr tė votuar nuk ėshtė njė problem teknik, ky ėshtė njė kompromentim i proēesit zgjedhor," tha Jozefina Topalli.

    Por Gramoz Ruēi, sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste tha se nėse ka patur probleme me listat, pėrgjegjėsia ėshtė e tė dy palėve.

    "Hartimi i listave u bė nė ēdo fazė sipas propozimeve tė Partisė Demokratike. Ēdo forcė politike mund tė ankohet pėr problemin e listave por jo Partia Demokratike dhe Partia Socialiste qė i hartuan sė bashku ato."

    Shtyrja e afatit tė votimit nė Tiranė si dhe dorėzimi i kutive tė votimit e proēes verbaleve nga qendrat e votimit nė komisionet zgjedhore vendore e vėshtirėson punėn e policisė nė tė gjithė vendin.

    Luan Rama, ministri i rendit i tha BBC-sė se dita e votimeve ishte mė e mira e realizuar nė Shqipėri pas "90.

    "Ne kemi marrė tė gjitha masat qė edhe proēesin nė vazhdim ta realizojmė mė sė miri nė bashkėpunim me KQZV-tė. Tė gjithė trupat e policisė po angazhohen qė nė respekt tė ligjit tė ruajnė paprekshmėrinė e kutive tė votimit."

    Gjatė gjithė natės pranė shtabeve elektorale tė partive pritet tė mbėrrijnė rezultatet e votimit. Ndėrsa KQZ ka 3 ditė afat pėr shpalljen zyrtare tė rezultateve.




    ----------------

    Jozefina thote:

    "Mungesat e emrave tė qytetarėve nė lista variojnė nga 10-20% nė shkallė vendi, ndėrsa nė Shkodėr kjo ėshtė edhe mė e lartė. Heqja e tė drejtės sė qytetarit pėr tė votuar nuk ėshtė njė problem teknik, ky ėshtė njė kompromentim i proēesit zgjedhor,"


    Po mire oj JOZI po kur listat nuk jane ne rregull do te thote se nuk jane ne rregull jo sot por qe dje..qe pardje...

    Ku ishit juve?
    Apo piknik mbas Sales... Sala ulerin ju pini uj gline mbrapa kurrizit tije dhe me kaq e quani te kryer punen tuaj...

    Ik moj Jozefin se jeni mesuar te talleni me votat e njerzve ..se ju a fut per shalesh Moz Ruci gjithmone e beni gam gam pastaj..
    Kur hyet ne Votim do te thote se cdo gje ..cdo gje..cdo gje..cdo gjeeee eshte ne Rregull.

    Ne se nje gje e vogel nuk eshte ne rregull do te thote se nuk ka proces korekt votimi..athere si hyni juve ne Votime??

    Dhe kjo gje e Vogel e parregullt na qenkan 10-20 % e elektoratit qe nuk figuron ne LISTA..

    A e di PD qe eshte bashk hartuese e Kodit Zgjedhor se nje kandidat fiton qofte dhe ne se ka 1-2 vota me shume se tjetri..

    Athere ne cfare Votimi e fusni ju Votuesin kur i ditkeni gjerat qe sjan ne rregull me kohe..

    Kjo eshte tallje me fukarenjte se miljoneret mir do e kene si me Nanon si me Berishen..

    Ne asnje ndeshje futbolli skemi pare qe nje trajner te pranoje qe ekipi kundershtar te hyj me 12 lojtare ne Fushe..

    Si pranon PD te coje popullin ne nje proces qe i dihet rezultati..pra qe ka fallcifikime?

    Mir e ka Baleta qe tha..mos Votoni..
    Te pakten ai qe nuk Voton e di se nuk ja vjedh kush voten.

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėrveē disa incidenteve tė vogla, deri tani mendoj se mund tė thuhet se zgjedhjet kanė shkuar mirė. Ėshtė e rėndėsishme qė procesi zgjedhor tė perfeksionohet edhe mė nė tė ardhmen.
    Pjesėmarrja nuk duket tė ėshtė edhe aq sa do tė duhej tė ishte, por jam i bindur qė shqiptarėt nė tė ardhmen do ta shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar me njė pėrqindje shumė mė tė madhe.
    Ėshtė interesant se te shqiptarėt shihet njė disponim mė i madh popullor kundrejt PD-sė dhe mendoj se PD ka fituar zgjedhjet nė shkallė vendi, edhe pse shqiptarėt kanė votuar pėr PS nė disa rrethe ku PD bėri gabim si nė Himarė, ku himarasit votuan PS-nė, me qė rast dėshmuan se janė shumė tė vetdijshėm politikisht.
    Pra, nė shkallė vendi mendoj se ka fituar PD-ja, por tė presim rezultatet pėrfundimtare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •