KQZ konfirmon rezultatet ne Gjirokaster
Komisioni Qendror Zgjedhor ka derguar ne administraten e Prefektures se Gjirokastres, njoftimin zyrtar per konfirmimin e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve vendore te 12 tetorit ne 10 njesi administrative te ketij Qarku. "KQZ ka rikonfirmuar zyrtarisht rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve vendore te 12 tetorit, ne 10 nga 13 njesi administrative te qeverisjes vendore te tre rretheve te Qarkut tone, per te cilat subjekte te ndryshme politike vendore ishin ankuar prane ketij institucioni", i tha korrespondetit te ATSH-se prefekti i Qarkut, Astrit Llanaj. Burime nga Prefektura e Gjirokastres, bejne te ditur gjithashtu se, nga 32 komuna e bashki te Qarkut ne 19 prej tyre rezultatet e zgjedhjeve u shpallen nga KZQV-te menjehere pas perfundimit te tyre dhe per to nuk pati ankime nga subjektet e perfshira ne kete gare elektorale. Ne disa komuna e bashki si bashkia Libohove, komuna Carshove ne Permet, Picar, Pogon, Lunxheri ne Gjirokaster,
komunat Krahes e Luftinje ne rrethin e Tepelenes, etj, subjektet politike u ankuan prane KQZ-se ne Tirane sidomos per interpretimin e rezultateve perfundimtare per kompozimin e perberjes se Keshillave Bashkiake e komunare. Menjehere pas mberritjes se faksit nga KZQ-ja, administrate e Prefektures dhe vete prefekti Astrit Llanaj i'u rikthyen procedurave te konstituimit te Keshillave Bashkiake e komunare. Nderkohe, keshilli Bashkiak i Tepelenes votoi dhe zgjodhi kryetar te tij Qemal Danaj te PS-se dhe zevendeskryetar Refi Ceka te PR-se.
Krijoni Kontakt