Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 140
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    E Merkure, 29 Tetor 2003

    SHKARKOHEN DHE GJOBITEN 3 KOMISIONERET E PS-SE

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkon dhe gjobit me 30 mije leke, 3 komisioneret e mazhorances ne KZQV-ne per mini bashkine nr.1. Ndeshkimi i dyfishte per perfaqesuesit e PS-se dhe PSD-se, Trifon Cfarku, nenkryetar, Nikolin Prifti dhe Aferdita Peri, anetare te KZQV-se se siperpermendur, u vendos ne mbledhjen e KQZ-se per shkak te bllokimit te procesit te rinumerimit te votave. Sipas KQZ-se tre komisioneret, kane penguar ne menyre te qellimshme procesin e rinumerimit te votave pergjate dy diteve te fundit. Nderkohe pjesa tjeter e komisionereve te opozites ka qendruar ne mjediset e KZQV-se, por pa mundur te vazhdonte rinumerimin e votave te te gjitha kutive te votimit. Konfliktet mes paleve ne kete KZQV, kane vijuar pergjate gjithe procesit zgjedhor, duke bllokuar punen here pas here. KQZ disa dite pas perfundimit te zgedhjeve, vendosi nje tjeter gjobe administrative per komisioneret e kesaj KZQV-je, ne masen 20 mije leke. Pritet qe sot KQZ-ja pas propozimit te PS-se dhe PSD-se te emeroje tre komisioneret e rinj qe do te asistojne vetem ne procesin e rinumerimit te votave. Pas perfundimit te kesaj procedure do te mesohet perfundimisht te pakten nga zyrat e KQZ-se, kandidati fitues per postin e kryetarit te mini bashkise 1. KQZ shqyrtoi ne mbledhjen e disa diteve me pare dokumentacionin dhe tabelat e dorezuara nga KZQV-ja e njesise 1 duke shpallur fituese kandidaten e PS-se Anita Zaimi. Por rivali i saj, perfaqesuesi i PD-se Dilaver Laci, duke u bazuar ne Kodin Zgjedhor, kerkoi brenda afatit qe te behet rinumerimi i votave per te gjitha kutite. Pas kesaj ne rast se do te ngelet ne fuqi vendimi i KQZ-se, Laci do te apeloje ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit. Ai i kishte kerkuar KQZ-se qe te shpallte te pavlefshme zgjedhjet lokale ne njesine bashkiake nr 1.


    Crregullsi totale ne njesine 7!

    Probleme serioze kane reflektuar komisioneret e KZQV-se se njesise 7, gjate sqarimeve te dhena para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Komisioneret kane dorezuar ne KQZ dy tabela te dhenash, por nga ana tjeter dje pretendonin, se kishin dorezuar nje procesverbal duke mos i dale per zot dokumentit te dyte. Perfaqesuesit e opozites deklaruan se per 23 qendra votimi kutite ishin konsideruar te pavlefshme, per shkak te mungeses se ishin dorezuar pa kode dhe te hapura. Kontradiktore ishin deklarimet e pales tjeter te cilet pretendonin se materialet qe jane dorezuar ne KVQZ, jane pranuar me konsensusin e te dyja paleve. KQZ ne fund vendosi qe te shtyje per sot marrjen e vendimit per kete njesi zgjedhore, ku nga subjekti zgjedhor i PD-se dhe kandidati i saj Lulezim Kodra eshte kerkuar te shpallen te pavlefshme zgjedhjet. Nderkaq KQZ shpalli dje fituese te zgjedhjeve per njesine nr.5 kandidaten e PS-se Jeta Seitaj, qe sipas tabaleve zgjedhore kishte fituar me nje diference prej 5000 mije votash ndaj rivalit te saj Ali Koceku. KQZ eshte duke shqyrtuar edhe materialet nga KZQV-te e disa njesive bashkiake te kryeqytetit, te cilat kane jo pak probleme me dokumentacionin e dorezuar ne KQZ. Po dje KQZ, shtyu per sot shqyrtimin e metejshem te dokumentacioneve zgjedhore te ardhura nga KZQV-ja e bashkise se Tiranes. Kandidati i PD-se Spartak Ngjela kerkoi dje ne mbremje qe te marre nga KQZ te gjithe dokumentacionin e dorezuar nga KZQV-ja per t'a shqyrtuar personalisht se bashku me avokatin e tij.

    A.Rama
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Bien shifrat e deklarura nga PS e PD pak ditė pas zgjedhjeve. Tė dhėnat nuk pėrfshijnė rezultatet e Tiranės”

    Zgjedhjet, PS 33%, PD 32 %

    KQZ deklaron rezultatin zyrtar pa Tiranėn. PS vetėm 1% mė lart se PD

    Shekulli

    TIRANE - Socialistėt kanė humbur 4% tė votave nė shkallė vendi nė krahasim me zgjedhjet e qershorit 2001 dhe 2% nė krahasim me vendoret e vitit 2000. KQZ publikoi dje tė dhėnat zyrtare nė proporcional dhe nė numėr bashkish e komunash tė fitura nga partitė, pėrveē Tiranės. Sipas KQZ PS ka marrė 33,19% dhe PD 31,91%. Duke llogaritur qė nė Tiranė janė afro 10% tė votave nė shkallė vendi dhe raporti ėshtė 6 me 4 nė favor tė tė majtėve, pėrsėri PS zyrtarisht ndalon nė proporcional tek 37 ose 38 %, qė ėshtė 5% mė pak se ajo qė deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi njė ditė pas zgjedhjeve. Ndėrsa PD qė nė tetor 2000 fitoi 31% dhe nė 2001 36,9% llogaritet qė nė 12 Tetor tė mund tė ketė marrė sėrish 36 ose 37% tė votave, duke qėndruar nė tė njėjtat kuota si tė dy vjetėve mė parė.
    Rezultatet
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi tė dhėnat e ardhura nga 366 KZQV tė njėsive vendore tė territorit zgjedhor mbi rezultatet e zgjedhjeve pėr organet e qeverisjes vendore tė 12 Tetorit 2003. Tė dhėnat nuk pėrfshijnė rezultatet e 11 KZQV-ve tė njėsive bashkiake tė Tiranės, KZQV-se sė Bashkisė Tiranė, si edhe tė KZQV-ve tė njėsive vendore Nikel, Pėrparim, Temal dhe Tregan, qė kanė probleme me dokumentacionin e sjellė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Sė bashku me dy njėsitė vendore ku nuk janė zhvilluar zgjedhjet, nė Vaun e Dejės dhe Lurė, shifra totale arrin 384, qė ėshtė edhe numri i pėrgjithshėm i njėsive vendore tė territorit zgjedhor tė Republikės. Tė dhėnat e ardhura nga 366 KZQV tregojnė se kandidatėt e subjekteve zgjedhore kanė fituar si mė poshtė: Partia Socialiste ka fituar 184 njėsi vendore, PD+PR+PBL ka fituar 139 njėsi vendore, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut – 11 njėsi vendore, PSD – 6 njėsi vendore, PDK – 4 njėsi vendore, PLL – 4 njėsi vendore, PDS 2 – njėsi vendore, etj. ndėrsa kandidatėt e pavarur kanė fituar nė 6 njėsi vendore.
    Proporcionali
    Pėr 366 njėsi vendore, pėrqindja e vendeve nė kėshillat e bashkive ose komunave vijon: PS 33.19%, PD 31.91%,
    PSD 5.53%, PR – 3.54%, PAA – 3.50%, PDS – 3.06%, PBDNJ – 3.02%. Surpriza e kėtyre zgjedhjeve duket se ėshtė rezultati pėr kėshilltarė bashkish dhe komunash i agrarėve tė Xhuvelit, tė cilėt janė rendiur si parti e katėrt, vetėm 0,4% larg republikanėve qė edhe ata kanė arritur njė rezultat shumė tė mirė me 3,50%. Por nėse agrarėt patėn njė rezultat surprizė, Demokracia Sociale e Milos njė parti fare e freskėt kapi njė numėr votash fantastik, prej 3.06% duke lėnė pas PBDNJ e cila ka njė rezultat tė qėndrueshėm nė proporcional por tė mirė nė maxhoritar duke fituar kreun e 11 njėsive vendore; bashki e komuna.


    Pėr 366 njėsi vendore, pėrqindja e vendeve nė kėshillat e bashkive ose komunave vijon:


    PS – 33.19%,
    PD – 31.91%,
    PSD – 5.53%,
    PR – 3.54%,
    PAA – 3.50%,
    PDS – 3.06%,
    PBDNJ – 3.02%,
    Tė tjerat
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #113
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Vonesa nė nxjerrjen e rezultateve


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrė rezultatet e pjesshme tė zgjedhjeve vendore tė 12 tetorit, por rezultatet pėrfundimtare pritet tė dalin vetėm pas dhjetė ditėsh.

    Sipas tė dhėnave qė ofron ky komision, pas verifikimit tė dokumentacionit nė 366 njėsi zgjedhore, Partia Socialiste ka fituar 33,19 pėrqind tė votave, Partia Demokratike nė opozitė 31,91 pėrqind, dhe nė vend tė tretė Partia Socialdemokrate me 5,83 pėrqind.


    Rezultatet e pjesshme
    • PS 33,19 %
    • PD 31,91 %
    • PSD 5,83 %
    • PR 3,54 %
    • PAA 3,5%



    Sipas zėdhėnėsit tė KQZ-sė Erton Sinani, deri tani komisioni ka marrė disa masa adimistrative dhe ka bėrė kallzime penale ndaj komisionerėve tė partive tė ndryshme qė kanė vonuar pėrpunimin e tė dhėnave pėr nxjerrjen e rezultateve.


    Njėsitė e fituara
    • PS 184
    • PD, PR, PBL 139
    • PBDNJ 11
    • PSD 6
    • PDK 4
    • PLL 4
    • PDS 2


    Zoti Sinani: KQZ ka shpallur rezultatet e pjesshme nė 366 zona dhe nė bazė tė kėsaj partia Socialiste ka fituar 33,19 pėrqind tė votave, partia Demokratike nė opozitė 31,91 pėrqind tė votave, dhe nė vend tė tretė partia Socialdemokrate me 5,83 pėrqind tė votave, partia Republikane 3,54 pėrqind, partia Agrare Ambjentaliste 3,5% dhe pastaj vazhdojnė partitė e tjera. Pėrsa i pėrket njėsive zgjedhore, njėsive vendore tė fituara, partia Socialiste ka fituar 184 njėsi, koalicioni PD, PR, PBL ka fituar 139 njėsi vendore, PBDNJ 11 njėsi vendore, PSD 6 njėsi vendore, PDK 4 njėsi, PLL 4 njėsi, PDS 2 njėsi vendore etj.

    BBC: Psė dy javė pasi kanė pėrfunduar zgjedhjet vendore nuk kanė dalė rezultatet e pėrgjithshme?
    Zoti Sinani: Rezultatet nuk kanė dalė akoma sepse KQZ ėshtė nė procesin e shqyrtimit tė ankimeve dhe apelimeve zgjedhore tė paraqitura nga subjekte tėndryshėm zgjedhorė. Ky numėr ėshtė shumė i madh dhe KQZ ėshtė e detyruar t'i japė pėrgjigje tė gjithėve.

    BBC: Kush mban pėrgjegjėsi pėr gjithė kėtė shtyrje?
    Zoti Sinani: Pa diskutim njė pjesė e kėsaj vonese ėshtė kontributi jopozitiv i njė sėrė komisionesh zgjedhore tė qeverisjes vendore tė cilėt kanė thyer procedurat ligjore pėr nxjerrjen e rezultatit duke vonuar dhe kėtė proces.

    BBC: A parashkion ligji sanksione lidhur me kėto vonesa?
    Zoti Sinani: Ligji parashikon sanksione por me keqardhje do tė them qė vazhdimisht ne bėjmė kallzime penale ndaj tyre por si duket mekanizmat e shtetit dhe mekanizmat e opinionit publik nuk funksionojnė si duhet nė kėtė drejtim.

    BBC: Kur mendoni se do tė jepet rezultati pėrfundimtar?
    Zoti Sinani: Po pėrpiqemi dhe po punojmė nė mėnyrė intensive me qėllim qė procesin e shqyrtimit tė ankimeve dhe mė pas tė shpallim rezultatin pėrfundimtar. Deri tani komisioni ka mare disa masa adimistrative dhe ka bėrė kallzime penale ndaj komisionereve tė partive tė ndryshme qė kanė vonuar pėrpunimin e tė dhėnave pėr nxjerrjen e rezultateve.

  4. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndėr 37 parti qė konkurruan vetėm 8 kalojnė 2,5%-in. PDR, PDK, PLL, PBL etj. debitorė ndaj shtetit

    Zgjedhjet, 29 parti duhet tė kthejnė paratė

    Tė gjitha subjektet qė nuk fituan dot 2,5% tė voatve detyrohen tė kthejnė paratė e shpėrndara nga qeveria

    TIRANE - Njė pjesė e parave tė shpėrndara nga qeveria pėr partitė pėr fushatėn e zgjedhjeve tė 12 Tetorit do tė rishpėrndahen nė bazė tė rezultateve tė arritura nga kėto parti. Subjektet politike qė nuk kanė fituar 2,5% tė votave nė shkallė vendi do tė detyrohen tė kthejnė nga 1,2 milionė deri nė 2,5 milionė lekė tė vjetra, tė cilat do tė rindahen pėr tetė partitė e para qė kanė arritur tė kalojnė kėtė shifėr. Sipas Kodit Zgjedhor partitė qė nuk fitojnė dot 2,5 % tė votave rikthejnė paratė, tė cilat u shpėrndanė 10 ditė para zgjedhjeve. Por nga praktika e zgjedhjeve nė Shqipėri nė asnjė rast partitė nuk kanė kthyer paratė. Ndėr subjektet qė i detyrohen shtetit janė PLL, PDR,PDK,PBK, PKSH, PBL, PDRn etj. Numri i tyre nė total ėshtė 29. Ligji zgjedhor pėrcakton se kėto para i ndahen 9 partive qė kanė kapur mbi 2,5% tė votave. Sipas Kodit Zgjedhor shumėn prej 1,2 milionė lekėsh e pėrfiton menjėherė njė parti pjesėmarrėse nė zgjedhje. Mjafton qė tė paraqesėsh nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dokumentacionin e plotė dhe pėr fushatėn qeveria ėshtė e detyruar tė financojė 1.2 milionė. Ndėrsa mbi kėtė shumė pėrfitojnė ato parti qė kanė kėshilltarė nė komuna e bashki ose deputetė nė Kuvend.


    Fondet

    Qeveria shpėrndau 60 milionė lekė tė reja, me anė tė njė akti normativ i cili hapi shumė polemika mes saj dhe opozitės. PD dhe aleatėt e saj u ankuan pėr vonesėn e dhėnies sė fondeve pėr partitė politike. Kjo u theksua edhe dy herė me radhė nė raportet paraprake tė Misionit tė Vėzhguesve tė Zgjedhjeve. Qeveria deklaroi se ajo ia kishte dėrguar nė kohė Kuvendit projektligjin por pėr shkak tė fushatės ai nuk mund tė mblidhej. Kjo e detyroi qeverinė qė tė pėrdorte metodėn e aktit-normativ. Nga shumė prej 60 milionėsh dy partitė mė tė mėdha pėrfituan ; PD -ja rreth 130 milionė lekė tė vjetra, ndėrsa PS-ja rreth 160 milionė. Ndėrsa PAD mori rreth 2,5 milionė lekė, PSD rreth 4 milionė lekė, PR 1,8 milionė lekė. Nė zgjedhjet vendore, tė 12 Tetorit konkurruan 37 subjekte politike, nga tė cilat 29 janė tė detyruar tė kthejnė paratė. Nė bazė tė kėtij Kodit Zgjedhor 10 pėr qind e shumės ndahet nė mėnyrė tė barabartė mes partive qė janė regjistruar nė zgjedhje. Tė 37 partive iu shpėrnda nė mėnyrė tė barabartė njė fond prej 1,2 milionė lekėsh tė vjetra. Ndėrsa pjesa tjetėr u nda mbi bazėn e pikės 2 dhe 3 tė nenit 145 tė Kodit Zgjedhor. Nė kėto dy pika thuhet se “30 pėr qind e shumės ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis partive qė aktualisht kanė deputetė nė Kuvend ose, sipas rastit anėtarė nė kėshillat e komunave dhe tė bashkive; 60 pėr qind e shumės ndahet ndėrmjet tyre nė pėrpjestim me numrin e votave tė fituara prej tyre nė shkallė vendi nė zgjedhjet e fundit pėr Kuvendin ose nė zgjedhjet vendore”.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pas shkresės sė prokurorisė pėr sekuestro tė materialeve tė votimit, KQZ lė pezull rezultatin e zgjedhjeve nė kryeqytet

    Tirana, KQZ pezullon punėn


    Ened Janina

    “KQZ vendosi tė pezullojė shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje nė pritje tė njė vendimi tė prokurorisė.”
    TIRANĖ- Pezullohet puna pėr shpalljen e kryetarit tė ri tė Bashkisė sė Tiranės. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar punėn pėr nxjerrjen e rezultatit pėr fituesin e zgjedhjeve lokale nė Tiranė, pasi Prokuroria e rrethit Tiranė ka sekuestruar materialet origjinale tė votimit. Organi i akuzės sė kryeqytetit ka dorėzuar dje shkresėn zyrtare nė KQZ ku kėrkon dorėzimim e tė gjitha materialeve zgjedhore. Sot pritet qė njerėzit e prokurorisė tė bėjnė sekuestrimin e materialeve zgjedhore. Sekuestrimi i materialeve zgjedhore bėhet nė lidhje me kallėzimin mė tė fundit penal qė ka bėrė kandidati demokrat Spartak Ngjela. Nė kėto kushte KQZ-ja e ka tė pamundur vazhdimin normal tė punės dhe shpalljen e rezultatit pėrfundimtar pėr kryeqytetin. Pėr kėtė arsye puna ėshtė bllokuar krejtėsisht deri nė momentin qė organi i akuzės sė kryeqytetit tė rikthejė nė KQZ materialet origjinale tė votimit. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe Prokurorisė sė rrethit Tiranė. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u njoh sot (dje) me vendimin e Prokurorisė sė rrethit Tiranė i cili sekuestron materialet zgjedhore nė lidhje me procesin e shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve pėr kryetar tė Bashkisė tė Tiranės”, -tha dje zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Erton Sinani. Sipas tij, KQZ vendosi tė pezullojė shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje nė pritje tė njė vendimi tė prokurorisė. Pėr kėtė arsye i gjithė procesi i numėrimit tė votave dhe shpalljes sė rezultatit pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė i bllokuar pėrkohėsisht. Burime nga KQZ-ja kanė pohuar dje se pa materialet qė do tė sekuestrohen nga prokuroria ky institucion e ka tė pamundur tė vazhdojė punėn pėr shpalljen e rezultatit tė votimit nė kryeqytet. Sipas zėdhėnėsit Sinani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatė javės sė fundit, ka kryer evidentimin e tė gjitha tabelave tė rezultateve tė qendrave tė votimit tė Tiranės dhe ishte nė procesin e shqyrtimit tė procesverbaleve tė dorėzimit tė kutive tė votimit. “Kontestimet e njė sasie tė kėtyre procesverbaleve nga njėri nga kandidatėt pėr Bashkinė e Tiranės, me vendim tė KQZ-sė do tė shqyrtoheshin pas administrimit tė tė gjithė numrit tė tyre”, -tha dje zėdhėnėsi Erton Sinani. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund tė komentojė ligjshmėrinė e akteve tė prokurorisė dhe ėshtė i detyruar qė t’u bindet akteve tė kėtij institucioni. Ai ka pohuar se situata do tė vazhdojė e bllokuar deri kur organi i akuzės tė rikthejė materialet origjinale. Edhe pse po bėhet gati njė muaj nga dita e votimit ende nuk ėshtė pėrcaktuar kreu i bashkisė mė tė madhe nė vend, Tiranės.




    04/11/2003
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #116
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    KQZ publikon bashkitė e komunat ku do tė pėrsėriten zgjedhjet mė 16 nėntor



    TIRANE (5 Nėntor) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot emrat e bashkive dhe komunave ku do tė pėrsėriten zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore, nė datėn 16 Nėntor. Sipas vendimit tė KQZ-sė do tė pėrsėriten zgjedhjet nė 4 qendra votimi tė Bashkisė sė Himarės dhe nė 14 qendra votimi tė bashkisė sė Vaut tė Dejės. Zgjedhjet do tė pėrsėriten edhe nė 10 qendra votimi tė komunės sė Lurės, nė 2 qendra votimi tė komunės Fierzė-Pukė, nė 1 qendėr votimi tė komunės Qafė-Mal, nė qendrėn e votimit tė komunės Bubq dhe nė 1 qendėr votimi tė Komunės Tėrbuf.

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Kolegji Zgjedhor i lė Durrėsin Lefter Kokės

    Dje ėshtė dhėnė vendimi i kėsaj gjykate pėr procesin zgjedhor nė qytetin bregdetar. Ajo ka lėnė nė fuqi vendimin e KQZ-sė, sipas tė cilit fitues ėshtė shpallur kandidati socialist, Lefter Koka. Opozita ka paraqitur provat e nevojshme pėr tė faktuar manipulimin dhe ka deklaruar se ky nuk ishte njė vendim qė kishte ardhur duke u bazuar nė faktet e paraqitura

    Kolegji Zgjedhor vendosi dje qė tė lėrė nė fuqi vendimin e KQZ pėr shpalljen si fitues tė zgjedhjeve nė Durrės, kandidatin socialist, Lefter Koka. Pasi ishte depozituar ankesa e kandidatit demokrat Avni Hoxha dhe ishin bėrė tė njohura nga avokati i tij njė numėr i madh manipulimesh, kjo gjykatė, - e cilėsuar nga opozita si njė ndėr shanset e pakta pėr tė mbajtur tė gjallė besimin nė votėn e lirė, - e ka shuar pėrfundimisht duke vendosur me vota absolute shpalljen e kandidatit socialist, Lefter Koka kryetar bashkie. Seanca e djeshme gjyqėsore ka filluar nė orėt e paradites me dėgjimin e pretendimeve pėrfundimtare tė palėve dhe ka mbyllur punėn e vet rreth orės 10 e 40 minuta duke u tėrhequr pėr dhėnien e vendimit nė orėn 14:00. Avni Shehu, avokat i kandidatit demokrat theksoi se nė gjithė procesin zgjedhor nė Durrės janė identifikuar njė sėrė shkeljesh ligjore ku shkelja mė e rėndė ėshtė ajo e listave zgjedhore. Sipas tij listat janė hartuar nė kundėrshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Ai tha se hartimi i tyre nuk ėshtė bėrė nė bazė tė regjistrit tė gjendjes civile. Shehu tha se ndryshimi nė listat zgjedhore nga zgjedhjet e mėparshme ėshtė rreth 43 mijė zgjedhės. Pėrfaqėsues tė opozitės nė kėtė gjyq thanė se vetė KQZ ka pranuar se nuk mund tė verifikojė mė shumė se 47 mijė formularė tė Durrėsit, tė plotėsuar nga zyrat e gjendjes civile. Sekretari ligjor nė Partinė Demokratike, Ilir Rusmali theksoi nė pretendimin e tij se opozita ka mbėrritur deri nė Kolegjin zgjedhor pėr tė deklaruar pavlefshmėrinė e procesit, mbėshtetur nė prova, tė cilat janė refuzuar tė merren parasysh nga Kolegji zgjedhor. "Ligji s'ėshtė zbatuar askund, as nė formė dhe as nė pėrmbajtje tė tij," u shpreh Rusmali, i cili sqaroi se pėr Durrėsin nuk ėshtė ndjekur procedura e zakonshme e hartimit tė listave zgjedhore. Sipas tij listat nė fjalė janė hartuar nė "rrugė tė jashtėzakonshme". Rusmali tha se kanė qenė rreth 30 mijė emra tė hequr nga listat e votimit, mbi 4 mijė tė zhvendosur nė qendra tė tjera votimi etj.. Ai theksoi se Gjykata duhet tė verifikonte pretendimet e palės opozitare dhe se pėr kėtė i nevojiteshin disa ekspertė. Pėrfundimi i tij ishte se Gjykata ka refuzuar provat e palės opozitare qė vėrtetojnė manipulimin.


    --------------------------------------------------------------------------------

    KQZ-Kolegjit Zgjedhor: Mos e rrėzoni vendimin tonė

    Pėrfaqėsuesi i institucionit qendror tė zgjedhjeve ėshtė shprehur se Kolegji nuk mund tė marrė parasysh kėrkesėn e Partisė Demokratike, pasi ajo nuk mbėshtetet nė fakte. Ndėrsa avokati i Kokės ėshtė shprehur se ndryshimet nė listat zgjedhore kanė ardhur pėr shkak se kėto dy vite ka patur lėvizje tė shumta demografike

    Edhe pėrfaqėsuesi juridik i KQZ-sė, Andi Bala, ka kėrkuar dje gjatė procesit gjyqėsor qė Kolegji Zgjedhor tė mos marrė parasysh kėrkesėn e PD-sė pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve dhe ndryshimin e vendimit tė KQZ-sė. KQZ ka pretenduar se pala e opozitės nuk disponon asnjė provė tė qėndrueshme pėr tė mbėshtetur kėrkesėn e rrėzimit tė procesit zgjedhor dhe pėr rrjedhojė vendimin e KQZ-sė, sepse sipas tyre nė mėnyrė tė qėllimshme jashtė vėrejtjes ėshtė lėnė KZQV e Durrėsit, e cila sipas Kodit ka rol kyē nė marrėdhėniet me KQZ dhe shpalljen e rezultatit. Ka qenė sipas tij, KZQV e Durrėsit qė duhej tė ishte shprehur pėr parregullsi, pasi ajo ka marrė nė shqyrtim dokumentacionin e qendrave tė votimit. Sipas KQZ-sė nuk ka patur asnjė provė tė depozituar qė tė sqarojė se ka patur refuzime kėrkesash tė zgjedhėsve pėr regjistrime apo vendime gjykate qė vėrtetojnė pretendimet pėr mosregjistrim tė qytetarėve. Po kėshtu edhe nga pala e KZQV sipas pėrfaqėsuesit tė KQZ-sė nuk ekziston ndonjė ankesė e veēantė pėr shtim apo mosplotėsim tė kėrkesave tė saj, paraqitur pranė KQZ-sė. Ndėrsa Fatmir Brraka, avokat i Lefter Kokės, menjėherė pas vendimit tė Kolegjit zgjedhor ėshtė shprehur se vendimi e ka kėnaqur dhe se ai ka qenė mė se i drejtė, pasi, sipas tij, prezanton se ėshtė pasqyruar drejt vullneti i trupės zgjedhore nė Durrės, edhe pse kjo e fundit ka qenė vetėm njė e treta e gjithė asaj qė duhet tė votonte. Gjithsesi, Fatmir Brraka ka thekuar se ndryshimi nė lista zgjedhore prej dhjetėra mijėra vetėsh brenda 2 viteve ka ardhur si pasojė e zhvillimit urban dhe rritjes sė personave nė moshė. "Mungesat nė lista dhe ndryshimet nė to nuk kanė patur ndikim nė rezultatin pėrfundimtar," ėshtė shprehur Brraka.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Hoxha: Kolegji mori njė vendim politik

    Pasi ėshtė deklaruar qėndrimi i kėsaj gjykate, kandidati demokrat tha se nuk janė respektuar faktet gjatė kėtij gjykimi. Ai u shpreh se procesi ka qenė i manipuluar nė tė gjitha fazat e tij, por kolegji veproi i orientuar nga urdhra politikė

    Kandidati demokrat pėr bashkinė e Durrėsit, Avni Hoxha deklaroi se vendimi i marrė nga kjo gjykatė ėshtė njė vendim politik. Sipas tij kjo gjykatė nuk ka marrė pėr bazė faktet e depozitura pranė saj, por urdhra politikė, pasi nuk ka guxuar tė shohė se nė Durrės ėshtė njė rezultat i bazuar vetėm nė votėn e pak mė shumė se 20 mijė zgjedhėsve, kur trupa zgjedhore e regjistruar nė listat ka qenė mbi 110 mijė vetė. "S'janė respektuar qytetarėt e Durrėsit, ndaj dhe unė nuk mund tė uroj kandidatin Koka si fitues, pasi natyrisht vlerėsoj se nuk ka fituar me meritė. Unė do pėrshėndesja ēdokėnd qė do tė kishte fituar ndershmėrisht ndaj mė duhet tė them se nuk mund t'i jap dorėn dhe tė uroj Lefter Kokėn si kryetar," deklaroi kandidati Hoxha pas dhėnies sė vendimit. Gjithashtu ai ka deklaruar edhe nė sallėn e gjyqit se procesi rezulon i manipuluar nė tė gjithat fazat e tij dhe se ėshtė bėrė njė shkelje e paimagjinueshme e ligjit. Ai akuzoi mazhorancėn dhe pėrfaqėsuesit e saj se kanė marrė guximin tė heqin dhe shtojnė qytetarė nė listat e votimit duke luajtur me Kushtetutėn dhe fatin e kėtyre njerėzve. Ai ka paralajmėruar Kolegjin Zgjedhor se njerėzit qė manipuluan procesin i kanė bėrė karshillėk ligjit dhe kjo ėshtė ajo mė shqetėsuesja, pasi njė shembull i tillė do tė jetė nė dėm tė shoqėrisė dhe qytetarėve pėr tė tashmen dhe pėr tė ardhmen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #118
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    NANO MESAZH EDHE NGA PRESIDENTI I PE-SE

    Edhe presidenti i Parlamentit Europian Pat Cox, i dergoi dje kryeministrit Fatos Nano nje mesazh ne te cilin vleresohet takimi i zhvilluar midis dy autoriteteve ne Tirane, ne muajin tetor. Ne mesazhin e tij, Cox e cileson kete mjaft te vlefshem. Gjithashtu z.Cox ne kete mesazh eshte shprehur edhe per procesin e fundit zgjedhor zhvilluar ne Shqiperi. "Une besoj se zgjedhjet te cilat u mbajten disa dite pas vizites sime ihin nje hap i mirepritur perpara, per politiken dhe zhvillimet demokratike te Shqiperise. Une ju siguroj ju per mbeshtetjen e Parlamentit Europian, ne procesin e perafrimit te Shqiperise me Bashkimin Europian", thuhet ne mesazhin e tij.


    Edhe Europa i pranoi zgjedhjet direkt fare. Duket se PD-se i ka ngelur gishti ne goje, keshtu qe te thithe fort deri ne 2005. Apo ndoshta do vazhdojne te germojne ata sic e kane zakon, e sic kane bere deri tani, por as qenin e ngordhur s'kane gjetur dot.

  9. #119
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tirana, KQZ shpall neser fituesin


    Nje muaj pas zgjedhjeve vendore te 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos t'u jape 48 ore kohe paleve per te paraqitur pretendimet perfundimtare rreth procesit te votimit ne kryeqytet. Me pas do publikohet vendimi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te jape, ne mbledhjen qe do te zhvillohet neser, rezultatin perfundimtar per fituesin e gares per Kryetar Bashkie te Kryeqytetit per tre vitet e ardhshme. Nje vendim qe pritet t'i hape rruge, ne kete menyre, edhe shpalljes se rezultatit perfundimtar per te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Pikerisht, ne seancen e djeshme te KQZ-se, ne prani edhe te paleve ankimuese, u mbyllen te gjitha procedurat e marrjes ne shtyrtim nga KQZ-ja, te dokumentacionit zgjedhor per Bashkine e Tiranes. Keshtu, anetaret e Komisionit Qendror vendosen qe te dyja palet ankimuese te paraqisnin edhe njehere pretendimet e tyre, por kesaj rradhe me shkrim ku te dilte qarte ankimimi dhe arsyeja se pse eshte paraqitur. Ne kete pike, kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes, avokati Spartak Ngjela kerkoi nje shtyrje te afatit te diskutimeve perfundimtare per 48 ore, ne menyre qe ata te kishin me shume kohe per paraqitjen e sakte te pretendimeve te tyre, ndersa avokati Fatmir Brraka, qe eshte perfaqesuesi i kreut aktual te Bashkise, Edi Rama, kerkoi qe kjo shtyrje te mos shkonte me teper se 24 ore. Nderkohe, KQZ-ja vendosi qe diskutimin per shpalljen e rezultatit per Tiranen ta shtyje per paraditen e neserme, por qe ne varesi edhe te ecurise se ketij diskutimi mbetet i hapur dhe varianti i dhenies se rezultatit diten e enjte.

    Qe nga zgjedhjet vendore te 12 tetorit ka kaluar rreth nje muaj dhe qyteti i Tiranes ende nuk ka njohur kryebashkiakun e saj per tre vitet e ardhshme, si rezultat i bllokimit te ketij procesi nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore qe kishte si detyre nxjerrjen e rezultatit. Por, ne pamundesi te kesaj, KQZ-ja nderhyri duke e marre ne shqyrtim ceshtjen e kryeqytetit, pas ankimimeve te bera nga PD-ja, e cila kerkon pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Tirane dhe nga PS-ja, qe kerkon shpalljen e rezultatit. Per mese dy jave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndermarre ne shqyrtim te gjithe dokumentacionet zgjedhore qe zoteronte KZQV-ja e kryeqytetit, duke filluar qe nga procesverbalet, tabelat e rezultatit per qendra te ndryshme votimi, e deri tek fletoret e dorezimit te materialeve zgjedhore nga Komisioni vendor ne KQZ.




    --------------------------------------------------------------------------------
    11/11/2003

  10. #120
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Neqoftese Edi Rama u anetaresua ne partine socialiste me qellime te mbrapshta, per t`ju hakerryer kryetarit te kesaj partie shokut tij Fatos Nano njekohesisht edhe kryeminister, per manipulimet skandaloze te zgjedhjeve te 12 tetorit, atehere kemi zhvillime te reja ne PS.
    Neqoftese Fatos Nano bie ne konsensus me Edi Ramen per partine socialiste dhe bashkine e Tiranes, atehere i bie qe Rama te kete perseri postin e kryebashkiakut dhe Fatos Nano kryetar partie.
    Verejme gjithashtu monopolizmin e qeverisjes dhe kryeministrin shqipetar si nje rrufjan politik dhe verejme gjithashtu trashegimin biologjik tipik tepelenas.
    Ne vitin 1997 votat i fituan me arme, ne vitin 2001 ndertuan Fabriken dhe krijuan parlamentin e Dushkut(skandali me i madh historik per nje komb), me 12 tetor bene masakra me votat e shqipetareve.
    Ku dhe kur e ka perfundimin ky lloj manipulimi i turpshem?
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •