Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 140
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    TIRANE (15 Tetor) - Njeriu qė bėnte thirrje antishqiptare dhe nxiste urrejtje etnike nė Himarė, ditėn e zgjedhjeve, ka pasur edhe precedente tė tjera penale". Kėshtu kanė deklaruar pėr Gazetėn Shqiptare burime nga Drejtoria e Policisė sė Vlorės. Bėhet fjalė pėr njė djalė rreth tė 30-ave, i cili ėshtė shfaqur nė ekranet televizive me njė kapuē tė zi nė kokė dhe qė mė 12 tetor nė mbrėmje, pėrpara KZQV-sė sė Himarės thėrriste me njė shqipe aspak tė pastėr: "Skipėria, Al Kaeda", si dhe, duke treguar njė kryq qė kishte nė qafė, thoshte: "kjo ėshtė Skipėria". Ndėrsa rreth tij, dhjetėra njerėz tė ekzaltuar valėvisnin flamujt grekė, sikur tė ishin nė Athinė dhe jo nė tokėn shqiptare. Sipas tė njėjtave burime policore, personi nė fjalė quhet Niko Kolila dhe sė bashku me dy vėllezėr tė tij kishte ardhur nga Greqia pėr tė votuar nė vendin e tij tė lindjes. "Kolila hetohet nga prokuroria pėr njė plagosje tė disa kohėve mė parė nė njė fshat tė Himarės, por pėr tė nuk ka urdhėr arresti, pasi plagosja ka qenė e lehtė", kanė sqaruar burimet policore. Kolila, i lindur nė fshatrat e Himarės, ka emigruar nė Greqi, ku jeton aktualisht, nė datėn 11 tetor ka hyrė nė Shqipėri pėr tė votuar, ndėrsa mė 13 ėshtė larguar nė drejtim tė shtetit fqinj. Njė ditė mė vonė, dje, ndaj tij, pėr thirrjet qė krijojnė urrejtje etnike dhe personave tė tjerė pėr incidentet e tjera, ka nisur hetimi. "Eshtė hapur ēėshtje penale dhe kanė filluar hetimet, po merren dėshmi njerėzish, po mblidhen prova dhe besojmė se shumė shpejt dosja do tė plotėsohet e do tė dėrgohet nė Gjykatė", kanė thėnė burime nga Prokuroria e Vlorės, sipas tė cilave, "Kolila, i cili ėshtė edhe i filmuar e fotografuar, mund tė gjykohet nė mungesė, ose mund edhe tė nxirret ndonjė urdhėr arresti". Prokuroria e Vlorės ka nisur hetimet edhe pėr incidentet e tjera qė ndodhėn nė Himarė gjatė procesit tė zgjedhjeve, sidomos pėr organizatorėt e ngritjes sė flamujve grekė nė kėtė zonė. Kėshtu, ēėshtja penale ka nisur pėr Pirro Qesarin, Foto Lekėn e Bebi Jovanin, tė cilėt morėn vulėn e qendrės sė votimit nė Qeparo. Bashkė me ta pritet qė sot tė marrė masėn e sigurisė nga Gjykata edhe Kozma Pelo, aktivist i PBDNJ-sė, i cili nė Himarė, rreth orės 19.00 tė datės 12 tetor, hodhi njė sasi dinamiti afėr qendrės sė votimit, ku u plagos njė polic. Ndėrsa nė polici, Pelo ka deklaruar se e ka kryer kėtė akt, "nga gėzimi i madh qė fitoi PBDNJ-ja dhe nuk ka pasur pėr qėllim tė plagoste apo vriste njeri".
    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PDR e Pollos dhe rezultatet

    Ne se dini sa % kane marre kandidatet e Partise Demokrate te Re (partia e Genc Pollos ) ne keto Votime?


    Po partia e Gjinushit?
    Po e Paskalit?

  3. #93
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ajo qe di une eshte:
    Skender Gjinushi dhe partia qe ai drejton ka fituar 1 bashki dhe 9 komuna.

    Lefter Xhuveli dhe partia qe ai drejton ka fituar 7 komuna

    Paskal Milo dhe partia e tij qe ai drejton ka fituar bashkine e Roskovecit.

    Partia e minoriteteve(PBDNJ) ka fituar ne Himare e Polican.

    Nikolle Lesi dhe partia demokristiane ka fituar 4 komuna.

    Ndersa per Genc Polon dhe partine e tij akoma nuk di ndonje rezultat.

    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #94
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    "Zgjedhjet lokale nė Shqipėri tė 12 tetorit ishin profesionale dhe transparente". Kėshtu thuhet nė njė deklaratė pėr shtyp tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė shpėrndarė nga ambasada e kėtij vendit nė Tiranė. Sipas kėsaj deklarate tė cilės i referohet News24, SHBA e vlerėson si tė paanshėm procesin zgjedhor tė zhvilluar dy ditė mė parė nė mbarė vendin. Sipas tyre kėto zgjedhje cilėsohen si njė tregues i pėrparimit nė vend dhe hap kyē pėr integrimin Euro-Atlantik. "Jemi tė inkurajuar nga raporti paraprak i publikuar nga vėzhguesit ndėrkombėtarė nė Shqipėri", thuhet mė tej. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės theksojnė nė kėtė deklaratė se nxisin udhėheqėsit dhe institucionet shqiptare qė tė zgjidhin ēdo problem qė ka lindur, nėpėrmjet mekanizmave ligjore.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #95
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Partia socialiste ka fituar ne Tirane dhe Durres.PD-istat genjenje

    Rezultati i zgjedhjeve te dielen e kaluar ka qene shume i paster ne favor te PS-se.
    Partia socialiste dhe Edi Rama kane bere nje pune kolosale qe partia demokratike dhe Spartak Ngjela nuk mund ta benin kurre.
    Ja dhe prononcimi i Fatos Nanos kryeminister i partise socialiste dhe qeverise shqipetare


    NANO: ZJEDHJET SHENUAN PROGRES

    Edlira Prenga

    Kryetari i mazhorances, Fatos Nano vetem pak ore para daljes se raportit te OSBE/ODHIR, eshte pronocuar mbi zgjedhjet vendore te dites se diel. Pas heshtjes se tij pas zgjedhore, kreu i mazhorances, ju pergjigj interesimit te mediave per gjithe procesin, duke e cilesuar kete proces si nje rritje progresive jo vetem per mazhorancen, por per te gjithe politiken ne pergjithesi.

    Mos daljen e tij ne publik pas zgjedhjeve Nano e argumentoi me faktin se ai nuk mund te zevendesonte institucionet pergjegjese te zgjedhjeve, duke dhene rezultate paraprake. Me kete rast ai kerkoi nga opozita qe te mos bllokoje procesin e KZQV-ve per te kryer ne kohe detyrat e fundit qe formalizojne kete progres dhe qe i japin mundesi autoriteteve te reja vendore te fillojne pa humbur kohe nga puna.

    Ne e pranuam rezultatin

    Kreu i PS-se, Nano u shpreh dje se partia qe ai drejton e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve lokale te tetorit. Te njejten gje kerkoi dhe nga opozita dhe kreu i PD-se duke kerkuar bashkepunim ne vazhdimin e qeverisjes se endit ne nivel lokal. (Ftesa ime eshte per vazhdimin e bashkepunimit me opoziten dhe me subjektet e tjera politike, humbese apo fituese, ne dobi te konsolidimit te institucionit dhe te procesit zgjedhor dhe te konfirmimit te autoritetit te perfaqesueve te rinj te zgjedhur ne te gjitha nivelet(, u shpreh kryesocialisti Nano. Duke pranuar humbjen ne disa nga zonat e rendesishme qe per vite me radhe kane qene zona te dominuara nga socialistet, ai cilesoi se ka nje rishperndarje te pushtetit vendor. (Nuk jam ketu per te ndertuar ndonje harte qe diskriminon apo perjashton nga prirjet e pergjithshme te zhvillimit pozitiv te vendit drejt integrimit te komunave dhe bashkive me pjese te ndryshme te vendit, aq me pak te bej nje dallim midis jugut dhe veriut. Une kam ndjekur me vemendje dhe i cilesoj si mesime te dobishme mesazhet qe kane dhene zgjedhesit ne disa bashki kryesore qofte ne dobi qofte ne ndeshkim te performances sone qeverisese ne tre vitet e kaluara(, argumentoi kreu i mazhorances mbi kete fakt.

    Burimi: Koha Jone

  6. #96
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Nano: PD te njohe fitoren e PS

    Kryeministri shprehet se zgjedhjet vendore konfirmuan PS si partine me te madhe ne vend: Njohim fitoren e opozites ne disa bashki dhe komuna dhe ftojme drejtuesit e PD te bejne te njejten gje me rezultatet e zgjedhjeve dhe autoritetet vendore fituese te socialisteve. Nano, ftese per bashkepunim autoriteteve te reja

    Elton METAJ

    Fatos Nano theu dje heshtjen katerditore per te deklaruar njohjen e rezultatit te zgjedhjeve vendore te 12 tetorit dhe fitoren e partise se tij. I shfaqur ne ambjentet e selise roze, Kryeministri, i cili priti te degjonte edhe vleresimet e vezhguesve nderkombetare perpara se te shprehej, tha se PS njeh dhe e pranon pa ekuivoke rezultatin e ketyre zgjedhjeve, sipas vullnetit te lire qe shprehen zgjedhesit shqiptare ne te gjitha komunat dhe bashkite. "Zgjedhjet vendore 2003 rikonfirmuan se PS vazhdon te jete forca kryesore politike ne vend", tha Nano. Ai u shpreh se PS njeh dhe vlereson fitoren e opozites ne disa bashki dhe komuna te vendit dhe ftoi drejtuesit e PD te bejne te njejten gje me rezultatet e zgjedhjeve dhe autoritetet vendore fituese te socialisteve apo te subjekteve te tjera. I pyetur per humbjen e PS ne disa bashki, te cilesuara edhe si bastione te socialisteve, Nano i vleresoi si "mesime te dobishme" mesazhet qe kane dhene zgjedhesit ne disa bashki kryesore, qofte ne dobi, qofte ne ndeshkim te performances qeverisese ne tre vitet e kaluara. "Me rezultojne fitore te merituara dhe tregues premtues te kundershtareve qe kane mundur kandidatet e mi ne disa bashki kryesore dhe se afermi, me konfirmimin dhe shpalljen e rezultatit zyrtar te zgjedhjeve, do t'i ftoj per te nisur menjehere bashkepunimin", tha Nano. Ai vleresoi se rezultati qe po konturohet i ketyre zgjedhjeve nuk do te coje ne likujdime faturash brenda mazhorances aktuale qeverisese. "Po nxis korrigjimin e instrumenteve politike e institucionale brenda mazhorances qe i sherbejne nje performance me te mire qeverisese ne te gjitha nivelet dhe nje bashkepunimi me te konsoliduar midis autoriteteve vendore dhe atyre qendrore, ne dobi te reformave qe kemi perpara dhe te programit te qeverise qe une drejtoj", u shpreh Kryeministri.

    Ne te njejten kohe, ai tha se kishte shenuar me maturi dhe kenaqesi qendrueshmerine e pjesemarrjes se zgjedhesve shqiptare edhe ne administrativet 2003 dhe po ndiqte me te njejtin shqetesim si publiku dhe institucionet qe ngarkon ligji, ceshtjet e konsolidimit te regjistrit te votuesve dhe te zgjidhjes ne te ardhmen te problemeve te informimit te cdo zgjedhesi per qendren e votimit ku ushtron nje nga te drejtat dhe lirite themelore te tij.

    Megjithate, Nano perseriti se u qendron deklarimeve te nje dite me pare te sekretarit te Pergjithshem te selise roze se PS ka fituar 43,5 % te votave ne shkalle vendi. "Nuk mund te mos vazhdoj te konstatoj me kenaqesi qendrueshmerine ne rritje te numrit te votuesve ne mbeshtetje te PS dhe ne zgjedhjet administrative te tetorit 2003", vleresoi shefi i qeverise. Ne te njejten kohe, ia falenderoi Presidentin Moisiu, Komisionin bipartizan qe pergatiti Kodin Elektoral, qeverine, policine, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe administraten zgjedhore te te gjithe niveleve, mediat, vezhguesit e brendshem dhe ata nderkombetare per kontributin e dhene ne zhvillimin normal te zgjedhjeve administrative 2003. "Institucioni i zgjedhjeve, nje nga me themeloret ne demokraci, pas rrenimit te vitit 1996 eshte rindertuar dhe konsoliduar sipas standarteve te pranuara nderkombetarisht", u shpreh Kryeministri, ne te parin deklarim te tijin per zgjedhjet e 12 tetorit

    Burimi: Korrieri
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #97
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Pergjigjet e Kryeministrit para gazetareve

    Cili eshte mesazhi juaj per ata qe nuk arriten te votonin?

    Kam shenuar me maturi dhe kenaqesi qendrueshmerine e pjesemarrjes se zgjedhesve shqiptare edhe ne administrativet 2003 dhe po ndjek me te njejtin shqetesim si publiku dhe institucionet qe ngarkon ligji, ceshtjet e konsolidimit te regjistrit te votuesve dhe te zgjidhjes ne te ardhmen te problemeve te informimit te cdo zgjedhesi per qendren e votimit ku ushtron nje nga te drejtat dhe lirite themelore te tij. Nuk kam ndonje koment me sensibel sesa kaq.

    Eshte komentuar mosdalja juaj para publikut pas perfundimit te procesit zgjedhor. Si i vleresoni keto komente?

    Nuk besoj se jam ketu per te zevendesuar institucionet qe ngarkon ligji me permbylljen zyrtare te procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve. Nuk jam ketu per te kontestuar autoritetin e misionit te vezhguesve nderkombetare te ODHIR-it dhe Keshillit te Evropes qe para pak kohe ne menyre korrekte dhe sovrane bene vleresimet e tyre konstruktive, te cilat vleresoj se i ndihmojne te gjithe te interesuarit per t'u qetesuar dhe per te bere detyrat sipas ketij dinjiteti perfaqesues qe i ngarkon ligji. Po riperseris ftesen per lidershipin e opozites dhe per perfaqesuesit e subjekteve te tjera politike ne komisione, por edhe vete administraten zgjedhore per te kryer ne kohe detyrat e fundit qe formalizojne kete progres dhe qe i japin mundesi autoriteteve te reja vendore te fillojne pa humbur kohe nga puna.

    Opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet ne Tirane e Durres, si mendoni te zgjidhet ky moment?

    Une jam ketu per te bere detyren time dhe per te perseritur ftesen te shoqeruar me angazhime te paekuivok per vazhdimin e bashkepunimit me opoziten dhe me subjektet e tjera politike, humbese apo fituese, ne dobi te konsolidimit te institucionit dhe te procesit zgjedhor dhe te konfirmimit te autoritetit te perfaqesueve te rinj te zgjedhur ne te gjitha nivelet. Nuk besoj se do te ishte e dobishme te sjell ne vemendjen tuaj precedentet se kush nuk ka njohur rezultatet ne zgjedhjet e meparshme dhe padobishmerine e nje qendrimi, qe ka sjelle nga ana jone nje reagim te matur ne te gjitha rastet, duke pritur me durim rikthimin ne detyre te perfaqesuesve te votuar te opozites ne keshilla apo nivele te ndryshme te qeverisjes vendore ne te kaluaren. Kete gje do te vazhdojme ta bejme dhe do ta nxisim me shume seriozitet e maturi edhe ne kete rast.

    Si e shpjegoni rezultatin ne bashkine e Korces, Sarandes e Elbasanit?

    Nuk besoj se nuk dini ta lexoni nje fare rishperndarje te votes ne territor dhe ne nivele te ndryshme te qeverisjes vendore. Nuk jam ketu per te ndertuar ndonje harte qe diskriminon apo perjashton nga prirjet e pergjithshme te zhvillimit pozitiv te vendit drejt integrimit te komunave dhe bashkive me pjese te ndryshme te vendit, aq me pak te bej nje dallim midis jugut dhe veriut. Une kam ndjekur me vemendje dhe i cilesoj si mesime te dobishme mesazhet qe kane dhene zgjedhesit ne disa bashki kryesore qofte ne dobi qofte ne ndeshkim te performances sone qeverisese ne tre vitet e kaluara. Jam shume i interesuar qe te shoh kapacitetet e reja qe jane afirmuar pavaresisht nga subjekti politik qe perfaqesojne. Deri tani, edhe nga kontributi qe keni dhene ju te medias permes ballafaqimeve televizive, me rezultojne fitore te merituara dhe tregues premtues te kundershtareve qe kane mundur kandidatet e mi ne disa bashki kryesore dhe se afermi me konfirmimin dhe shpalljen e rezultatit zyrtar te zgjedhjeve do t'i ftoj per te nisur menjehere bashkepunimin. Me ne fund do te vazhdoj te nxis, duke e vezhguar me vemendje bashkepunimin midis autoriteteve dhe titullareve te rinj te zgjedhur dhe keshillave bashkiake qe jane multikolor, si ne rastet kur mazhoranca perbehet nga PS dhe aleatet e saj ashtu edhe ne raste kur minoranca te rendesishme ose jo jane te domosdoshme per vendimarrje qe i sherbejne ritmeve me te larta rajonale qe i sherbejne te gjitheve.

    Thuhet se aleatet kane ndikuar ne rezultatin jo te mire te PSSH ne disa bashki. Cili do te jete niveli i bashkepunimit tuaj ne te ardhmen me aleatet?

    Nuk besoj se rezultati qe po konturohet i ketyre zgjedhjeve do te na coje ne likujdime faturash brenda mazhorances aktuale qeverisese. Po nxis korigjimin e instrumenteve politike e institucionale brenda mazhorances qe i sherbejne nje performance me te mire qeverisese ne te gjitha nivelet dhe nje bashkepunimi me te konsoliduar midis autoriteteve vendore dhe atyre qendrore ne dobi te reformave qe kemi perpara dhe te programit te qeverise qe une drejtoj.

    Megjithese ju zhvilluat nje fushate elektorale ne jug duke u kujtuar qytetareve vitin 1997, PD arrit te fitoje disa komuna e bashki atje. A mendoni se z.Berisha e ka kapercyer vitin '97?

    Une nuk kam ndonje autoritet te vecante per te kualifikuar kapercimet e liderit te opozites perpara ose prapa. Une jam ne detyre dhe ne perfaqesim te partise qe drejton vendin per te sjell ne vemendjen e te gjitheve referenca dhe fakte politike qeverisese qe kane demtuar zhvillimin normal te tranzicionit, te institucioneve, te ekonomise dhe te procesit te perafrimit te Shqiperise me vendet moderne te BE. Une do te vazhdoj ta bej kete ne funksion te nje angazhimi bipartizan, qe perfshin dhe opoziten dhe shoqerine civile per te krijuar kushte te pamundshme qe te perseriten abuzimet apo sulmet ndaj institucioneve te shtetit te se drejtes dhe ndaj mekanizmave te nje shoqerie demokratike sic ka ndodhur ne '97 apo me pare ne Shqiperi.

    Mund te thoni ne shifra rezultatin ne proporcional te PS? Cili eshte mesazhi qe u jepni votuesve shqiptare?

    Nuk kam ndonje te dhene me te fresket sesa ato qe jane perpunuar dhe shpallur nga koleget e mi te Partise Socialiste, sekretari i Pergjithshem z.Ruci dhe nuk mund te mos vazhdoj te konstatoj me kenaqesi qendrueshmerine ne rritje te numrit te votuesve ne mbeshtetje te PSSH dhe ne zgjedhjet administrative te tetorit 2003. E ritheksoj se pjesemarrja e qendrueshme e zgjedhesve shqiptare edhe ne administrativet 2003 eshte nje tregues i maturise se publikut, i interesimit pozitiv te shumices derrmuese te zgjedhesve te regjistruar ne Shqiperi per institucionet dhe perfaqesimin politik te tyre ne to. Te gjitha angazhimet qe une permenda, personale, te qeverise dhe te mazhorances qe une drejtoj do te shkojne ne dobi te zgjidhjes nje here e mire te problemeve qe kane lindur, te zgjedhesve te ndryshem vecanerisht ne qytetet e medha per informacion zgjedhor qe u lejon te ushtrojne te drejten e votes se lire.

    Burimi: Korrieri
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #98
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Bllokimi, PS akuzon komisioneret e PD
    Kryetari i Partise Socialiste, per degen e Tiranes, Musa Ulqini, ka reaguar dje ndaj deklaratave te liderit te Partise Demokratike, Sali Berisha, sipas te cilit, "perfaqesuesit socialiste po shkelin procesin zgjedhor". Ulqini i ka cilesuar fjalet e Berishes si "genjeshtra te turpshme". Ai thote se jane pikerisht perfaqesuesit e PD-se ne komisionet zgjedhore, te cilet nuk punojne dhe "kane bllokuar procesin e numerimit te votave". Kreu i socialisteve te kryeqytetit, thekson se komisioneret e PD-se ne qendrat e votimit ne shkollat "Dora Distria", "Cajupi" dhe "Sabaudin Gabrani", ne Tirane, "nuk po zhvillojne detyrimet e tyre". Per kete, Ulqini ka kerkuar qe "Sali Berisha te jape urdherin, qe perfaqesuesit e tij te punojne, pasi ka dy dite qe kane bllokuar procesin". Sipas tij, kjo eshte nje levizje e kreut demokrat, i cili "perpiqet te bllokoje procesin zgjedhor, duke njohur Kodin Zgjedhor dhe afatet e tij kohore per numerimin e votave". Socialistet kane deklaruar fitoren e Edi Rames, ne postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Fatos Nano: Elektorati na ndėshkoi

    Nano ka thėnė nė konferencėn e parė pėr shtyp, pas zgjedhjeve, se humbja nė bashkitė kryesore tė jugut ishte ndėshkim pėr partinė qė ai drejton. Ndėrsa pėr ēėshtjen mė shqetėsuese pėr momentin, atė tė listave, Nano ka thėnė se edhe ai ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė fakt, por kjo sipas tij do tė rregullohet nė tė ardhmen.

    Kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano ka pranuar faktin qė fitorja e Partisė Demokratike nė qytetet kryesore tė jugut tė Shqipėrisė, si nė Korēė, Sarandė apo Delvinė, ka qenė njė ndėshkim qė zgjedhėsit shqiptarė i kanė bėrė keqqeverisjes socialiste. Kryeministri Nano ka thėnė se e pranon fitoren e kandidatėve tė opozitės nė kėto vende dhe se ajo ka qenė e merituar. "I cilėsoj si tė dobishme mėsimet qė kanė dhėnė zgjedhėsit nė disa bashki kryesore qoftė nė dobi, apo nė ndėshkim tė performancės sonė qeverisėse nė tre vitet e kaluara. Jam shumė i vėmendshėm qė tė shoh kapacitet e reja qė janė afirmuar pavarėsisht nga subjekti qė pėrfaqėsojnė. Edhe nga kontributi qė keni dhėnė ju si media, mė rezultojnė si fitore tė merituara tė njerėzve tė opozitės qė kanė mundur kandidatėt e mi nė bashkitė kryesore," ka thėnė nė konferencėn e parė pėr shtyp Fatos Nano, pas ditės sė zgjedhjeve. Nano ėshtė detyruar tė pranojė humbjen e Partisė Socialiste dhe emrave qė ajo propozoi pėr kryetarė bashkish nė kėto vende, dhe tė flasė pėr njė fitore tė merituar tė opozitės. Ai tha gjatė konferencės se kjo ka ndodhur pėr t'i dhėnė njė ndėshkim pėr qeverisjen socialiste gjatė tre vjetėve tė fundit. Kryeministri Nano gjatė kėsaj konference ka thėnė se fitorja e Partisė Demokratike nė kėto bashki kryesore tė jugut tė Shqipėrisė ėshtė pozitive. "Nuk besoj se ju nuk dini tė shihni njė farė rishpėrndarjeje tė votės nė territorin e Shqipėrisė, nė vende tė ndryshme tė qeverisjes vendore. Nuk jam kėtu pėr tė ndėrtuar njė hartė qė diskriminon apo pėr tė pėrjashtuar nga prirjet e pėrgjithshme tė zhvillimit pozitiv tė vendit drejt integrimit, nė komuna apo bashki nė pjesė tė ndryshme tė vendit aq mė pak tė bėjė ndonjė dallim mes jugut dhe veriut. Nė kontekstin e fjalės sė tij, Nano ka pranuar se vota masive pėr opozitėn nė kėto bashki, ėshtė nė shėrbim tė integrimit tė vendit dhe prirjeve pozitive tė integrimit. Pėrsa i pėrket kontestit qė Partia Demokratike ka bėrė pėr procesin zgjedhor nė Durrės dhe Tiranė, pėr shkak tė manipulimeve me listat e votuesve, Nano ka thėnė ,"Unė jam pėr tė bėrė detyrėn time dhe pėr tė pėrsėritur ftesėn pėr bashkėpunim me opozitėn nė dobi tė konsolidimit tė institucionit dhe tė procesit zgjedhor. Nuk besoj se do tė ishte e dobishme tė sjell precedentėt se kush nuk njeh rezultatet nė zgjedhjet e kaluara." Ndėrsa pėr ēėshtjen mė shqetėsuese pėr momentin, atė tė mospjesėmarrjes sė njė numri tė madh tė votuesve shqiptarė, pasi nuk kanė gjetur emrat nė lista, Nano ka thėnė se edhe ai ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė fakt dhe kjo do tė rregullohet nė tė ardhmen. "Unė kam shikuar me kėnaqėsi qėndrueshmėrinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje edhe nė administrativet 2003, dhe po ndjek me tė njėjtin shqetėsim si publiku, ēėshtjen e konsolidimit tė regjistrit tė votuesve dhe tė zgjidhjes nė tė ardhmen tė problemit tė informimit tė zgjedhėsve pėr qendrėn e votimit, pėr tė ushtruar njė nga tė drejtat mė themelore tė tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: Do i faktojmė manipulimin ODIHR-it

    Kryetari i Partisė mė tė madhe opozitare ka pėrshėndetur raportin paraprak tė dalė nga Misioni i Vėzhguesve, duke u shprehur se kjo forcė politike do t'iu faktojė atyre se zgjedhjet kanė qenė tė manipuluara. Sipas Berishės, nė asnjė vend nuk pėrmendet qė zgjedhjet kanė qenė tė lira dhe tė ndershme

    Opozita dhe partia kryesore PD ka pėrshėndetur dje raportin paraprak tė OSBE/ODIHR nė lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit. Sipas kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, raporti tregon qartė se zgjedhjet nuk kanė qenė tė lira dhe tė ndershme. Pėr kėtė ai u ėshtė referuar deklarimeve tė shkruara nė raport se Misioni mbetet i hapur pėr prova tė tjera pėr listat duke mos cituar nė asnjė paragraf se zgjedhjet ishin tė lira e tė ndershme. Vetė kryetari i vėzhguesve tė ODIHR, z.Berri pyetjes sė drejtpėrdrejtė pėr tė cilėsuar votimin tė lirė e tė ndershėm iu pėrgjigj "Edhe po edhe jo". Menjėherė pas kėtyre deklaratave dhe publikimit tė raportit nga ana e pėrfaqėsuesve tė ODIHR/OSBE, Berisha sqaroi se: "Kam bindjen mė tė thellė se do iu faktojmė si Misionit tė ODIHR-it dhe tė Kėshillit tė Europės manipulimin monstruoz qė Celibashi ka bėrė me listat". Sipas tij, ambasadori Berri u shpreh qartaz se zgjedhjet ishin njė hap drejt plotėsimit tė standardeve, pra zgjedhjet nuk plotėsuan standardet ndėrkombėtare dhe europiane tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. "Ne pėrshėndesim raportin dhe deklaratėn e ODIHR-it nė qėndrimin e tyre, nė vlerėsimin e tyre pėrsa i pėrket numėrimit tė votave dhe nxjerrjes sė rezultateve. Siē e dėgjuat misionet kanė konstatuar se nxjerrja e rezultateve po shkon keq nė Tiranė, nė Durrės dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dėshtuar tė mbajė zotimin e tij pėr tė nxjerrė rezultatet paraprake dhe vihet nė pikėpyetje shumė nxjerrja e rezultateve nė afatin ligjor. Ėshtė e vetėkuptueshme se nė tė gjitha rastet kur shtyhen nxjerrjet e rezultateve ujqėrit e manipulimit kalėrojnė dhe bėjnė punėn e tyre nė kėtė proces," deklaroi Berisha. Nė materialin shoqėrues tė raportit sqarohet se nė rang vendi mė shumė se 71 pėrqind e qendrave tė votimit kanė patur probleme me njerėzit qė kėrkonin tė votonin dhe nuk gjenin emrat e tyre nė lista dhe se ky fenomen ishte denoncuar drejtpėrsėdrejti nga qytetarėt pranė vėzhguesve duke u theksuar atyre se pėrjashtimi ishte politik. Por drejtuesit e ODIHR kanė pohuar se nuk kanė prova pėr kėtė gjė tė cilėn dje e ka marrė pėrsipėr kryetari i PD-sė Sali Berisha pėrgjatė ditėve nė vazhdim pasi dihet se pas njė muaji organizmat ndėrkombėtare do tė japin raportin final tė njohjes apo jo tė zgjedhjeve. Arsyet e radhitura nga Sali Berisha pėr tė realizuar faktimin e manipulimit tė zgjedhjeve qėllimisht nga mazhoranca ishin deklarimet e ODIHR se "jemi tė hapur pėr prova tė mėtejshme". Po nė tė njėjtėn mėnyrė pas raporit tė fundit tė ODIHR-it, opozita paraqiti prova pėr kėto, dhe zgjedhjet e 2001 nuk u njohėn dhe Presidenti iu la opozitės disa kohė mė vonė, gjė e cila u sqarua se kur prova ėshtė e pakontestueshme, ajo pranohet. "Raporti thotė se nė nivel lokal problemet serioze u krijuan pasi u mbyllėn qendrat e votimit. Nė 36 pėrqind tė rasteve vlerėsimet dhe numėrimet bėheshin keq, kjo u shpreh nga pėrfaqėsuesja e Kėshillit tė Europės dhe ambasadori Barry besojnė se ishte pėr shkaqe teknike dhe jo pėr shkaqe intensionale. Patėm njė vlerėsim negativ nga vėzhguesit nė mėnyrėn se si e trajtonin nxjerrjen e rezultateve, por kjo ėshtė pėrgjegjėsi e KQZ-sė, sepse nuk ka bėrė asgjė pėr t'i trajnuar dhe kjo ėshtė e qėllimshme," ėshtė shprehur Berisha. Pėr tė: "Zgjedhjet nuk ishin tė lira dhe tė ndershme dhe kėto zgjedhje faktuan, pėr mua, nė mėnyrė pėrfundimtare se Fatos Nano nuk do dhe me Fatos Nanon nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme."
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06
  5. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •