Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Per ke do te votoj une ne 12 tetor?

    Duke pare sot faqen Ballkanweb ne internet, pashe se ka nje seksion ku mund te kontrollosh emrat ne listat e votimit per zgjedhjet lokale qe do mbahen ne 12 tetor 2003.

    Pashe qe ishte edhe emri im. Une kam me shume se 7 vjet qe jam larguar nga Shqiperia. Por perderisa emri im ekziston akoma ne keto lista, kjo do te thote qe dikush tjeter voton per mua.
    Puna eshte se une nuk e di per ke do te votoj, por me siguri kryetari i komisionit te votimit te lagjes ku kam banuar, e di.

    Ne te njejten kohe kontrollova listen e mesiperme edhe per persona te tjere qe njoh dhe qe jane larguar qe ne 2 korrik 1990. Edhe emri i tyre eshte ne liste!!!!

    Qe ketu mund te nxirret konkluzioni se sa te ndershme e te drejta kane qene edhe jane zgjedhjet qe mbahen ne Shqiperi.

    Pra, mund te me ndihmoni qe te gjej se per ke kandidat do te votoj une ne 12 tetor?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne fakt eshte gje e mire qe emri yt dhe i imi jane ne liste, pasi ti heqesh nga lista perben shkelje te se drejtes kushtetuese per te votuar. Eshte njesoj si te thuash qe per aq kohe sa nuk jeton ne Shqiperi, nuk ke as te drejte te votosh. Kjo nuk eshte aspak e vertete pasi secili nga ne si shqiptare gezon te drejten e votes pavaresisht se zgjedhim te shkojme te votojme apo jo.

    Ti me lart ke plot te drejte te shqetesohesh ne lidhje me procesin zgjedhor pasi precedentet e manipulimit te votes nuk mungojne ne Shqiperi. Kjo ngelet per tu pare ne keto zgjedhje dhe koha do ta tregoje nese vota e shqiptareve do te respektohet apo dhunohet si ne qershorin e 2001. Koha do ta tregoje.

    Fitorja me e madhe ne keto zgjedhje nuk do te jete verdikti i tyre ne ndarje votash, por ligjshmeria e procesit te votimit dhe numerimit te votes. Nese zgjedhjet do te kalojne pa incidente dhe pa shkelje te medha, ato qe do jene nje hap gjigand per demokracine shqiptare dhe per shtetin shqiptar qe eshte kapur ne nje qark 6 vjecar ilegjitimiteti.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Albo, nje sqarim te vogel kisha une.

    Jam dakord me te drejten qe na jep kushtetuta per te votuar dhe qe kete te drejte nuk na e heq njeri. Problemi qendron ne ate qe keto lista tregojne qytetaret (apo fshataret) qe jane regjistruar per te votuar dhe jo qe kane te drejte votimi.

    Ne qofte se mua me teket te shkoj e te votoj, shkoj ne qendren e votimit, tregoj leternjoftimin dhe me shtojne emrin ne liste.
    .

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne nje proces elektoral te ligjshem ku te gjitha palet respektojne ligjin dhe rregullat e lojes, nuk duhet te kete asnje shtim emri ne lista ne momentin e fundit. Ne SHBA asnjeri nuk shkon e rregjistrohet te votoje diten e zgjedhjeve, por jave para tyre. Pasi ky rregjistrim, eshte nje akt me i rrezikshem manipulimi se sa nje emer qe mund te jete ne liste por qe nuk voton.

    Nese ligji do te respektohej dhe verifikimi do te behej mbi identitetin e personit qe voton, nuk duhej te kish asnje problem nese emri tend eshte ne liste edhe pse ti mund te mos jesh fizikisht ne Shqiperi ate dite.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Se harrova, per ti dhene pergjigje pyetjes tende, shko ne 13 tetor ne komisionin lokal te zgjedhjeve ne zonen tende, dhe shiko nese ti ke votuar apo jo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    He se ta hedh une voten tende

    Teorikisht eshte ajo qe thote Albo, por praktika na ka mesuar te kunderten.
    Me pak fjale: Po votojne te vdekurit, e jo me "refugjatet".

    Veshtire ta besosh, por jaqe eshte e vertete.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    E kam verifikuar per zgjedhjet e kaluara.
    Cdo here "kam votuar".
    .

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E kam degjuar dhe une kete.Interesante po votojme qe nga Amerika.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bokerrim !

    Ne se emri yt eshte ne liste do te thote se aty tek ju behet lista ne rregull.
    Ne se ti nuk voton dhe atje rezulton se ke votuar aty ka shkelje.

    Ajo qe eshte problemi me i madh aty eshte se.. ose hiqet emri i nje votuesi kur ai eshte ..po themi socialist i njohur dhe komisioni ka shum demokrate te keqij ose e kunderta...i hiqet emri nje votuesi qe njihet si demokrat nga komisioneret e nenpunesit socialiste.

    Sipas Berishes ne listat e votuesve ne Tirane rreth 10 000 njerez qe njihen si demokrate nuk e gjejne emrin e tyre ne lista.

    Sa per ata qe disa persona kane vdekur prej dekadash dhe emri u del ne lista kjo eshte me shume ceshtje e burokracise se administrates Shqiptare qe njihet boterisht si administrata me dembele e Botes.

    Mjer ai qe ka pasur pune ose ka me zyrat Shqiptare te Epokes Enveriste dhe ramiz-Mekso-Berish-Nanoiste se c'heq.

    Ne Shqiperi gjithmone klubet kane qene plot nga ora 7 e mengjezit deri ne 3 mbasdite pikerisht me nenpunesat dallaveraxhinj te Shtetit Shqiptar te te gjitha niveleve e institucioneve.


    Nano psh thone se diten e hene fle me Xhoin deri ne 12 te drekes e ne kryeministri con Benxin bosh dhe Bodigardet me sirena.
    Te Marten Nano shkon nga ora 10 ne pune dhe ne 12 e ke ne ndonji restaurant luksoz duke perlare biftek e karkaleca me shampanje.
    Te merkuren e te Enjten Ai duket pak nga zyra dhe me shume rri shtrire neper kolltuqe me Xhoin e ata bizhdilat e tjere duke numeruar blloqet me RRushfete qe bien taksidaret dhe biznesmenet e tije.
    Te Premten ne Dreke Nano merr Xhoin dhe avullon 3 dite o ne Korfuz o Itali o Janine.

    Berisha thone se punon si gomari dimer vere pa dale nji minut nga zyra por ai nuk di te kontrolloje te tjeret.

    Pra kemi Nje Nano qe fle si macoku me nje sy mbyll e nje sy zgjuar qe ruan vartesit mos ja dredhin dhe nje Berish qe ben punen e krejt Partise.

    Pra na duhen nenpunsa qe punojne ndershmerisht si Sala dhe qe ste falin e kopila ( natyrisht per te miren e punes) si Nano.

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Hmmm, dhe une e gjeta emrin tim ne liste, megithese kam 13 vjet qe kam ikur nga Shqiperia dhe nuk kam shkelur me atje qysh ne 1991...Ika 17 vjec, pra s;kisha te drejte te votoja.... Pa u rregjistruar une vete, a ka mundesi te me kete rregjistruar Bashkia "vullnetarisht"?...........Si ka mundesi qe ekziston emri im, ndersa ai i vellait tim jo ( ai iku 8 vjec ) por sot eshte 21 dhe ka te drejte votimi.....Ka dicka qe nuk shkon ne kete mes......
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •