Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    ------

    A eshte nje veprim i pakuptueshem, largimi i shqipetareve nga Shqiperia?
    U bene gati 13 vite dhe nga Shqiperia jane larguar mese njemilion shqipetare, nje shifer marramendese por qe per pragmatistet ngelet ne kuadrin e shpetimit ekonomik te shqipetareve.
    Popullsia shqipetare e Shqiperise sot, sipas statistikave te fundit te dalura perpara rezultatit te zgjedhjeve ne mos gaboj eshte rreth 2 milione e peseqind mije banore, kur siperfaqja e Shqiperise shtet eshte 28 mije kilometra katrore.
    Varferia e tejskajshme si dhe [i]modernizimi[/i) i ligjeve dhe kushtetues te shtetit shqipetar, ne te vertete ka ulur numrin e lindjeve ne menyre te ndjeshme dhe eshte rritur ne menyre galopante vdekshmeria.
    Duke pare rezultate te tilla qe nuk jane aspak pozitive si dhe sondazhin e fundit, ku ne te thuhej se 50-60% e te rinjve nga mosha 16-18 vjec, pergatiten te largohen jashte Shqiperise me menyrat me ilegale deri ne ato legale, per nje jetese me te mire, padyshim mund te arrijme ne perfundimin se nje veprim i tille i largimit te shqipetareve mund te kaloje kufirin e kerkimit te parajses, dhe mund te quhet nje veprim politik aspak kombetar, gje te cilin e mbartin mbi shpinen e tyre partite kryesore politike shqipetare aq me shume partia qe ndodhet ne pushtet, e cila krijoi keto kushte per nje hemorragji te tille largimi te shqipetareve.
    Ne dobi dhe dem te kujt ndodh ky veprim sot, akoma nuk po arrijme te kuptojme te verteten.
    E verteta qe shohim dhe prekim eshte se shqipetaret kerkojne Perendimin.
    Perendimi ne vetevete sot kalon nje krize ekonomike boterore dhe propaganda se parajsen mund ta gjejme jashte vendlindjes, eshte dhe akoma ngelet dicka e pakuptueshme dhe e pazgjidhur.
    Gjithesesi largimi i shqipetareve, nuk ka qene dhe as nuk eshte prioritet i qeverise se shtetit shqipetar, ashtu sikunder kemi vene re neglizhencen e cdo qeverie per te drejtat e atyre qe emigrojne neper Evrope.
    Sot te marresh rrugen ne drejtim te Evropes perendimore, eshte e pamundur dhe ky i ashtuquajtur bllokim ose nderprerje e hemorragjise se largimit te shqipetareve, hap nje mundesi tjeter te largimit te shqipetareve ne drejtim te Orientit, ku te gjithe e dime se te udhetosh per Turqi eshte e nevojshme vetem te presesh bileten.
    Me lind pyetja, dikur shqipetaret u larguan me menyrat me ilegale, ne drejtim te qyteterimit boteror, sot perse ndodh e kunderta?
    Mediat ne Shqiperi cfare roli luajne?
    Shteti shqipetar cfare roli luan?
    Partia Socialiste dikur Partia e Punes se Shqiperise, cfare roli luan?
    Opozita cfare roli luan?
    Shoqatat e ndryshme dhe organizatat e ndryshme ne Shqiperi cfare detyrash kane dhe a kane mundesi te sensibilizojne shqipetaret per veprimin e menduar per tu larguar?
    Deri me sot nuk kam pare dhe degjuar se opinioni shqipetar eshte sensibilizuar per kete problem kaq madhor.
    Ne fund me ngelet te them se nje veprimi te tille, neqoftese nuk arrin te parandalohet, mund te quhet veprim me karakter politik te demshem per Shqiperine dhe shqipetaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 10-10-2003 mė 13:58

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Shqiperia me mira midis me te keqijave ne Bote !!!


    Po tė marrim parasyshė faktin, se vitin e kaluar Shqipėria mbante vendin e 85-tė, ajo kėtė vit ėshtė zhytyr edhe mė thell me korrupsionin nė vend,ajo ka kalur nė vendin e 93tė nė Botė, tregon sonadazhi i "Transparency International"TI-s. Shqipėria, citonin specialistėt shqiptarė, tė kėtij institucioni, ishte ndėr mė tė mirėt e mė tė kėqinjve...


    Shqiperia e 93-ta, ne nje grup me vendet me te korruptura ne Bote si: Argentina, Ethiopia, Gambia, Pakistan, Philippines, Tanzania, Zambia,

    Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA

    NEW YORK NY: Korrupsioni ėshtė njė fenomen qė ka prekur tė gjitha vendet ish komuniste. Diku mė shumė, diku mė pak, ai vazhdon tė bėhet pengesė nė progresin demokratik tė kėtyre vėndeve. Njė vit mė parė, sipas raportit tė Freedom House, korrupsioni mė i lartė ishte nė vendet e ish Bashkimit Sovjetik, me njė mesatare prej 5.97 (niveli me i lartė i korrupsionit vleresohet me 7), ndėrsa nė vėndet e Europės Qėndrore dhe Juglindore, niveli mesatar i tij vleresohet me 4.07.

    Shqipėria atėhere kishte vend tė shahej dhe tė lavderohej. Sipas, raportit tė Freedom House, niveli i korrupsionit nė Shqipėri, ishte ulur me 0.5 pikė nė dy vitet e fundit (nga 6 ka arritur ne 5.5). Por, kjo shifėr ishte shumė mė e lartė se sa mesatarja e vėndeve tė Europės Qėndrore dhe Juglindore. Shqipėria renditej nė vėndet me korrupsion tė lartė bashkė me vėndet e ish Bashkimit Sovjetik.Po tė marrim parasyshė faktin, se vitin e kaluar Shqipėria mbante vendin e 85-tė, ajo kėtė vit ėshtė edhe mė thell me korrupsionin nė vend. Shqipėria, citonin specialistėt shqiptarė, tė kėtij institucioni, ishte ndėr mė tė mirėt e mė tė kėqinjve...

    Sot, njoftohet nga Berlni, se mė 5 tetor 2003, nė Berlin njė organizatė ndėrkombėtare prestigjioze, e njohur nė tė gjithė botėn "Transparency International", (qė punon nė 87 vėnde nė tė gjithė botėn ka qėndėr edhe nė kryeqytetin amerikan Washington DC) publikoi indekset e perceptimit tė korrupsionit, pėr periudhėn janar - tetor - 2003.

    Sondazhi i fundit i "Transparency Internacional" ėshtė konsiderua jo vetėm njė nga mė tė rėndėsishėmit e viteve te fundit por ai mendohet se do tė jetė edhe njė verjtje e madhe pėr vendet e prekuar nė indeks qė tė ngrenė vigjelencėn e tė luftojn korrupsionin se nė ēfarė shkalle ato i ka pėrfshirė. Indeksi i kėtyre rezultatave ėshtė pasqyrė e nxjerr nga ekspertėt e kėtij institucioni ndėrkombėtar i cili vėzhgoi nė mėnyrė tė kudesėshėme dhe korrekte 132 shtete tė globit, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė. Ndėrsa disa shtete tregon "Transparency Internacional", nuk kanė lejuar tė bėhet studimi nė territorin e tyre. Vleresimi bėhet sipas eksperteve ekonomik, me pikė, nga zero pikė (highly corrupt-vendi mė i korruptuar) nė dhjetė pikė (highly clean-vendi mė pak i korruptuar).

    Nė listėn e mėposhtėme prej 132 shtetesh Shqipėria, vendoset nė kėtė sondazh nė vendin e 93, me 2,5 pikė tė vlerėsuara, duke patur tė njėjtin vleresim si edhe te shteteve si : Argentina, Ethiopia, Gambia, Pakistan, Philippines, Tanzania, Zambia, tė cilat konsiderohen si vėndet mė tė korruptura nė tė gjithė Botėn, sipas sondazhit, njė nivel mė tė lartė korrupsioni. Bangladeshi, duket se ėshtė numėri njė , vendi mė me korrupsionin mė tė lartė, me 1,2 pike te vleresuara nga sondazhi.

    Po sipas ketij sondazhi te publikuar ditet e fundit ne Berlin, ku punon edhe Sekretariati Nderkombetar i "Transparency International", 1: Finland, 9.7, 2: Iceland, 9.6, 3-: Denmark, Neė Zealand, 9.5 5: Singapore, 9.4 ishin pesė vėndet mė pak tė korruptuara (indeksi 9,7-9,4) ndėrsa SHBA ndodhej ne vendin e 18-te me indeks 7,5, Britania e Madhe, Kanadaja, Luxembourg, me kofiēentin 8.7 janė nė vendin e 11 tė. Italia ne vendin e 31, me indeks 5,2, Gjermania e 16 e7.7 tė, Greqia ne vendin e 50, me indeks 4,3, Franca dhe Spanja tė 23-tat, me 6.9, Turqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Ruamania nė njė vend me me indeks 4.0 dhe 3,2

    Sipas raportit tė "Transparency International", "shtatė nė dhjetė vėnde marrin me pak se pesė pikė tė nivelit tė "pastėrtisė", nga dhjetė pikė tė mundshme, gjė qė reflekton nivelet e perceptuara tė korrupsionit midis politikanėve dhe zyrtarėve publike" gjė qė Shqipėria, e ka shumė negative.

    Indeksi i ri u publikua sot nga tė gjitha mediat amerikane dhe ndėrkombėtare i emntuar nga raportet zyrtare tė "Transparency International" , organizata kryesore nė Botė, jo qeveritare nė luftė kundėr korrupsionit ku Shqipėria, e cila po goditet vazhdimishtė nga organizatat ndėrkombėtare pėr kėtė dukuri, e ka rendit Republikėn Popullore tė Shqipėrisė nė vendin mėtė hidhur midis 132 vendeve, atė tė 93. Pasi qė sipas kėtij raporti, nė mė se 70 vende, ku pėrfshihen shumė nga vendet mė tė goditura nga varfėria, korrupsioni mendohet tė jetė i shfrenuar dhe faktori kryesorė qė i ka zhytur kėto vende nė Varfėri tė tejskajėshme, korrupsion, kriminalitet dhe trafiqe ilegale. Pra, duke ju referuar nė mėnyrė teper korrekte raportit mė tė fundit tė "Transparency International", me keqardhje shikojmė qė nė kėto vende hyn edhe Republika Popullore e Shqipėris, me 2,5 pike nga 10 te mundshme, e cila pėr mė se gjatshtė vjetė po qeveriset nga njė klikė ish-komuniste e cila vetėm se sa ka ndėrruar njė gėrmė, por nuk ka ndryshuar asgjė nga e kaluara dhe edukata e saj.

    Pėr kėtė raport, vitin e kaluar, kryetari i "Transparency International", Peter Eigen. pati thėnė, se "duke paraqitur indekset e perceptimit tė korrupsionit , "elitat politike dhe miqtė e tyre vazhdojnė tė marrin rryshfete ne ēdo oportunitet qė i'u paraqitet. Sė bashku me njerėz tė biznesit tė korruptuar, ata po zhysin vendet e tyre, nė varfėri dhe po vėshtiresojnė zhvillimin e vendeve tė tyre..." Ja dhe lista e plote e indeksit te "Transparency International" :
    GRUPI I ME TE MIRAVE :

    : 1: Finland, 9.7
    2: Iceland, 9.6
    3-: Denmark, New Zealand, 9.5
    5: Singapore, 9.4
    6: Sweden, 9.3
    7: Netherlands, 8.9
    8-: Australia, Norway, Switzerland, 8.8
    11-: United Kingdom, Canada, Luxembourg, 8.7
    14-: Hong Kong, Austria, 8.0
    16: Germany, 7.7
    17: Belgium, 7.6
    18-: Ireland, United States, 7.5
    20: Chile, 7.4


    GRUPI I DYTE:

    21-: Israel, Japan, 7.0
    23-: France, Spain, 6.9
    30-: Botswana, Taiwan, 5.7
    37-: Malaysia, United Arab Emirates, 5.2
    46-: Bolivia, Saudia Arabia, 4.5
    48-: Mauritius, South Africa, 4.4
    50-: Costa Rica, Greece, South Korea, 4.3
    66-: China, Panama, Sri Lanka, Syria, 3.4
    70-: Bosnia, Domican Republic, Egypt, Ghana, Morocco, Thailand, 3.3
    78-: Armenia, Iran, Lebanon, Mali, Palestine, 3.0
    83-: India, Malawi, Romania, 2.8
    86-: Russia, Mozambique, 2.7
    92-: Albania, Argentina, Ethiopia, Gambia, Pakistan, Philippines, Tanzania, Zambia, 2.5

    GRUPI KU QENDRONE LLUMI I KORRUPSIONIT NE BOTE:

    113-: Democratic Republic of Congo, Ecuador, Iraq, Sierra Leone, Uganda, 2.2
    118-: Ivory Coast, Kyrgyzstan, Libya, Papua New Guinea, 2.1
    122-: Indonesia, Kenya, 1.9
    124-: Angola, Azerbaijan, Cameroon, Georgie, Tajikistan, 1.8
    129-: Myanmar, Paraguay, 1.6
    131: Haiti, 1.5
    132: Nigeria, 1.4
    133: Bangladesh, 1.3
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Pyet krimbthi tė jatin:

    -O babi, jetojnė krimbat nė molla?
    -Jetojnė bir
    -Po nė dardha?
    -Po or bir, jetojneØ
    -Nė kumbulla?
    -Edhe atje o bir
    -Po pse or babi jetojmė ne nė m*t?
    -E o bir, ėshtė atheu ynė!

    Kshu pra, mos na e shaj atdheun, se s'jemi mė pak patriotė se krimbat, ok?

Tema tė Ngjashme

  1. Largimi me dhunė i shqiptarėve nga RTP-ja
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 06:39
  2. Sa i mprehtė ėshtė 'largimi i trurit'?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  3. Mendime pėr botėn ku jetojmė (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  4. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  5. Largimi i Janullatosit
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •