Me ndihmon dot ndonjeri me zberthimin e kesaj shprehjeje?
Me ndihmon dot ndonjeri me zberthimin e kesaj shprehjeje?
S'paska ndonje profesionist te gjuhes shqipe ketu?
You got to be Albanian to get a real tan!
Shprehja "I ve kufirin te thana" perdoret ne rastin kur dikush nuk eshte tolerant ndaj nje personi tjeter dhe i dikton p.sh. menyren se si te sillet me te. Nje shembull:
Dikush (X) ben nje shaka per ty dhe ty kjo gje nuk te pelqen. Si pasoje i thua personit: "Degjo, nuk me pelqeu ajo cfare bere dhe nuk do te doja ta perseritesh me. N.q.se e perserit me nuk do t'i kemi punet mire"
Ne kete rast per ty mund te thuhet qe filani (Y) i vuri kufirin te thana X-it.
Gjithashtu ka dhe situata te tjera te ngjashme ku kjo shprehje mund te perdoret por kuptimi ky eshte, pra nuk e lejon tjetrin te te marre krahun, apo ta teproje me dicka.
Trimi i mirė me shoqe shumė
Jonian te falenderoj per informacionin mbi ate cka don te thote shprehja e mesiperme.
Une do te doja me te plote se si ka ardhur qe kjo shprehje e ka kete kuptim?
Une kam degjuar dy variante persa i perket origjines se shprehjes " I ve kufirin te thana":
I pari qe eshte ai me i thjeshti thote se kjo shprehje duke qene me prejardhje popullore edhe zanafillen e ka nga jeta popullore. Sic dihet ne fshatrat e SHqiperise fshatrat dhe fshataret i caktonin kufijte e tyre duke u bazuar ne toponime apo vende te njohura si p.sh. Kodra e Kuqe, ose Arat ne Brahime etj. si keto. Kufiri te thana ka mundesi te kete lindur si nje shprehje e tille pra per te caktuar nje lloj kufiri diku ( " Kufiri juaj do te jete deri tek thana" ) dhe me pas ka marre perdorim me te gjere duke u perdorur si shprehje frazeologjike dhe jo me si shprehje e rendomte e fjalorit te perditshem.
II. Varianti i dyte persa i perket prejardhjes se kesaj shprehjeje eshte se duke qene se shprehja ne vetvete eshte nje shprehje frazeologjike soe nje idiome, atehere ajo ka nisur si nje shprehje me kuptim figurativ. Vete kuptimi i saj do te thote "Ti nuk ke te besh me me mua" pra sinjalizon fundin e nje marredhenieje. Kurdohere qe nje marredhenie prishet te le nje shije te tharte ne vetvete dhe thana duke qene se eshte nje frut i tharte e simbolizon me se miri kete situate, pra n.q.se supozon qe dikush i ka ngrene te gjitha frutat e embla dhe tani i kane mbetur vetem thanat, kjo tregon se nuk ka me asgje per te ngrene, pra erdhi fundi ose kufiri i embelsise.
Varianti i pare ishte mendimi im ndersa kjo e fundit me eshte thene nga nje profesore letersie keshtu qe per mua eshte me i besueshem.
N.q.se gjen dicka me bindese me thuaj.
Shendet e te mira
Jonian
Trimi i mirė me shoqe shumė
Te falenderoj
Krijoni Kontakt