Sipas dëshirës të Fiorit po ju jap një poezi të Karlfeltit, Dina ögon äro eldar, në interpretimin shqip të Kosovë Rexha-Balës. Forma e poezisë është shumë më e bukur në versionin origjinal; Kosova këtu i ka qenë besnik përmbajtjes, formës jo.
Sytë e tu janë zjarre
Sytë e tu janë zjarre, e shpirti im është katran dhe rrëshirë
Kthema shpinën para se të digjem përbrenda si furrë thëngjilli!
Jam violinë me t'gjitha këngët e botës ndryrë në kuti
Dhe mund ta lozish si të duash, kur të duash
Kthema shpinën, largohu nga unë!
Dëshiroj të digjem, dëshiroj të ftohem!
Ç'dëshirë, ç'lakmi, as vjeshtë, as pranverë
Ju tela të ngrehur, këndoni n'ekstazë çmendie
Vitet e dashurisë sime në një himn të gëzueshëm
Kthema shpinën, largohu nga unë!
Le të digjemi si një mbrëmje vjeshtore;
Gëzimi i stuhisë përshkon flamurin tonë gjak flamurin flori –
Derisa ndalon e unë të shoh ndaj muzgu të zhduken hapat e tu
Ti, e fundit që më shoqërove për hir të rinisë sime të zjarrtë
Një koment: Suedezët – populli i ftohtë… Karlfelt është plotësisht suedez por kjo poezi nuk flet bash për ftohtësi…. Edhe u bë këngë dhe me të njëjtin zjarr brenda…. Prej popullit të ftohtë…
Krijoni Kontakt