Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 99
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Dijetaret dhe rilindasit e kombit rrjedhin nga toka Meme.
    Me thuaj nje dijetar kosovar , jam ne pritje .................?????
    Berrnutsi, nuk e ke mire kete menyre diskutimi.
    Kosova dhe Shqiperia jane nje dhe nuk eshte mire te besh dallime te tilla.
    toka Meme? ça eshte toka meme? A eshte Kosova jashte tokes meme?

  2. #42
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kapaku paska gjetur tenxheren. Princesha dhe Bërrnutsi formojnë një çift të përsosur, secili në llogoren e vet. Njëri "shqiptarët e Shqipërisë", tjetri "shqiptarët e Kosovës". Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë...

    Nqs kosovarët nuk e flasin aq mirë gjuhën letrare shqipe (se shqip flasin ato, këtë mos t'a diskutojë kush), kjo vjen ngaqë ato kanë duruar prej 86 vjetësh nën thundrën e serbit, dhe jo sepse kështu u ka dashur qejfi. Ulja e avionit nuk bëhet pingul por ngadalë me një rënie të ngadaltë, të rregullt, derisa të përqafojë, ose më mirë të puthë tokën. E kështu do të bëhet dhe përafrimi i gjuhës nga të dyja anët e kufirit.

  3. #43
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Berrnutsi, nuk e ke mire kete menyre diskutimi.
    Kosova dhe Shqiperia jane nje dhe nuk eshte mire te besh dallime te tilla.
    toka Meme? ça eshte toka meme? A eshte Kosova jashte tokes meme?
    Sh. Hasanaj

    Nuk eshte mire ato qe tha bashkepatriotja jote me lart e cila e ka perseritur ate qe iu modifikua nga moderatorja.
    Duhet te kritikosh ate e jo mua pasi une i bera replike asaj per ate cka ajo tha dhe qe e sheh ne postin me siper.
    Prandaj , heres tjeter sill argument konkret kur ben kritike.

    Kosovaret megjithese jane shqiptare kane kontribuar minimalisht ne zgjerimin intelektual te kombit tone.
    Shkaqet nuk me interesojne , por me intereson qe ajo qe po them eshte e verteta.

  4. #44
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Bërrnutsi

    Juve, para se të deklaroni të "vërteta" të tilla duhet të jeni vetë intelektual që të jeni në gjendje të vlerësoni kontributin e çdo treve shqiptare në zgjerimin dhe avancimin intelektual të kombit, e pastaj edhe të deklaroni "të vërteta" të tilla.

    Të bëhen krahasime të tilla se cila trevë ka dhënë më shumë kontribute në zgjerimin dhe avancimin intelektual të kombit është e pamundur sepse nuk ka asnjë masë që do të ishte në gjendje që të maste dhe krahasonte kontributin e së pari as të çdo intelektuali veç e veç e pastaj as edhe të intelektualëve të krahinave e trevave të ndryshme shqiptare.

    Vetëm njerëzit me mentalitet provincial bëjnë krahasime të tilla brenda kombit të tij (provinca ime ka dhënë më shumë kontribut se provinca jote). Njerëzit e civilizuar dhe profesionistë mirëpresin dhe punojnë që të ketë sa më shumë kontribute nga të gjitha trevat shqiptare në zhvillimin dhe avancimin intelektual të kombit në nivelet më të larta të mundshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-12-2004 më 02:38
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #45
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Per brarin:

    Shumica e shqiptareve ne Kosove nuk bejne gabime kur perdorin ç dhe q; mirepo, atje jane disa qe bejne gabime dhe arsyja kryesore eshte mungesa e edukimit. Nxensit e shkollave fillore dhe te mesme kane kaluare 10 vite neper shtepi-shkolla dhe mbas luftes arsimi eshte korruptuare shume dhe fatekeqesisht, ne Kosove japin mesim disa mesues dhe profesor te cilet nuk jane te kualifikuar te japin mesim. Web faqet kosovare ne internet jane te krijuara nga ai brez i te rinjeve te cilet fatkeqesishte pesuan nga regjimi i beogradit dhe ne nje menyer mbeten te harruare dhe tani te diskriminuar dhe te paragjykuar ketu ne forum, kjo gjithashtu vlen edhe per perdoruesit e dhomave te bisedimeve, chatit.

    Gjithashtu, Une mendoj se do te ishte me mire te mundohemi ne nje menyer te kemi ndikim arsimoro-edukative mbi ate brez te te rinjeve, e jo ne nje menyer te paragjykojme dhe tallemi me ata ketu ne forum. Ne qofse se nuk te pelqejne faktet, atehere ju keni mundesi te ndryshoni ato.

    Edhe nje here brari, jo te gjithe kosovaret bejne pjese ne teorin e juaj e cila pohon se kosovaret bejne gabime kur shkruajne ç dhe q.

    GËZUAR Vitin e Ri!

    SINQERISHT,
    Dardani
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #46
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Para disa ditësh, në një emision të Top-Channel, që fliste për dialektet, dhe kishte të ftuar shumë gjuhëtar nga Tirana, thuhej se shqipja ka edhe mbi 35 mijë fjalë shqipe (kryesisht në trevat e Dardanisë, Maqedonisë, Preshevës, Ulqinit, Plavës, Gucisë, Podgoricës, Malësisë, Krajës, Tivarit, Çamërisë) që nuk janë të përfshira në gjuhën e sotme të njësuar shqipe. Ata thonin se përfshirja e tyre duhet të bëhet sa më parë. Gjuha është një ndër simbolet kryesore të një kombi (në mos më kryesori) dhe sa më shumë fjalë të veta të ketë aq më e pasur është dhe aq më shumë identitet dhe vlera kombëtare kemi ne të gjithë shqiptarët.

    Gjuha e njësuar shqipe duhet të reformohet dhe zhvillohet gjithë kohën ashtu siç reformohen dhe zhvillohen gjuhët e çdo kombi. Unë mendoj se përveç përfshirjes së fjalëve shqipe që nuk janë të përfshira ende duhet që gjuha e njësuar të bëhet më e lehtë dhe më e përdorshme edhe nga shqiptarët që flasin gegërishten. Unë nuk them që duhet të balancohen tërësisht, pra 50% gegë dhe 50% toskë (edhe pse kështu duhet të jetë, por nuk ka mundësi tani sepse ka kosto shumë të lartë) , por të paktën të mos jetë ashtu sikur është tani, mbi 80% toskërishte e më pak se 20% gegërishte. Psh. zëvendësimi i disa shprehjeve si Ëndrra me Andrra(nga gegërishtja) dhe disa tjera si kjo që do të hiqte "ë" që tingëllon jo aq mirë sa "a" , jo vetëm që e bën gjuhën e njësuar më të lehtë dhe përdorshme edhe për gegët por edhe e bën të tingëlloj më bukur.

    Poashtu, para disa ditësh edhe arbëreshët e Italisë kërkuan që të punohet në njësimin e dialektit të tyre me dialektet tona. Edhe kjo duhet të bëhet sa më parë në mënyrë që edhe ata e edhe ne të kemi një gjuhë të njësuar. Por kjo bëhet duke përfshirë edhe fjalët e tyre që nuk janë të përfshira në gjuhën e njësuar dhe poashtu duke e lehtësuar dhe bërë të përdorshme edhe për ta.

    Unë përcjell shtypin dhe faqet shqiptare në internet gjithë kohën dhe edhe pse nuk jam gjuhëtar, gjej gabime drejtshkrimore në pothuaj të gjitha këto faqe. Kjo sipas mendimit tim vjen si rezultat jo i dialekteve por i njohurive tona gjuhësore. Për këtë problem kam shkruar edhe disa herë tjera. Unë studioj në Amerikë, dhe këtu jo vetëm që mësohet gjuha angleze në të gjitha vitet e shkollës së mesme, por edhe në fakultet e ke të detyrueshme që të marrësh edhe tre provime të gjuhës angleze, pamvarësisht profesionit tuaj. Kjo, bashkë edhe me softuerin e gjuhës angleze (gramatikën, drejtshkrimin që ne shqiptarët nuk kemi sofuera të tillë), i bën amerikanët të jenë më profesionistë në shkrimet e tyre. Tash, çfarë duhet të bëjmë ne për këtë problem është që të vazhdohet të mësohet gjuha shqipe edhe në vitet e treta e katërta të shkollës së mesme (e jo të ndërprehet në vitin e dytë), të mësohet edhe në fakultete, dhe të krijohen edhe softuerat përkatës të gjuhës shqipe që do të korigjonin shkrimet tona.

    Për punën e shkronjave ç dhe q, dhe gj e xh, unë jam nga Prishtina, dhe kam shumë vështirësi t'i dalloj në të folur por jo në të shkruar. E kam vënë re se të njëjtin problem e kanë edhe gjyshërit, etërit, kushërijtë dhe gjithë të afërmit e prishtinsat e shumica e shqiptarëve të trevave të Dardanisë. Por, poashtu e kam vënë re se shumë jugorë duke përfshirë edhe toskët e Maqedonisë këtu dhe tetovarët, nuk e kanë y-në fare. Pastaj, në veri dhe andej nga Ulqini, nuk kanë dh por vetëm ll edhe në fjalët që ne trevat tjera shqiptare e përdorim dh-në. Të folurit është shumë e vështirë të ndërrohet thellësisht por gradualisht me përdorimin e gjuhës së njësuar dialektet do të humbasin shumë elemente që i bëjnë shumë të ndryshëm mes vete dhe do të theksohen më shumë elementet gjuhësore që i bashkojnë ato.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #47
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Juve, para se të deklaroni të "vërteta" të tilla duhet të jeni vetë intelektual që të jeni në gjendje të vlerësoni kontributin e çdo treve shqiptare në zgjerimin dhe avancimin intelektual të kombit, e pastaj edhe të deklaroni "të vërteta" të tilla.

    Të bëhen krahasime të tilla se cila trevë ka dhënë më shumë kontribute në zgjerimin dhe avancimin intelektual të kombit është e pamundur sepse nuk ka asnjë masë që do të ishte në gjendje që të maste dhe krahasonte kontributin e së pari as të çdo intelektuali veç e veç e pastaj as edhe të intelektualëve të krahinave e trevave të ndryshme shqiptare.
    Gabohesh.
    Se pari , fjalite duhet ti nderlidhesh me mire pasi nuk kane kuptim.
    Ne paragrafin e pare me thua qe duhet te jem intelektual qe te jem ne gjendje te vleresoj kontributin e cdo treve nga pikpamja intelektuale e pastaj te deklaroj te verteta te tilla???
    Se kuptova fare kete , eshte fjali qe nuk eshte nderlidhur me llogjike.

    Ne paragrafin e dyte shoh te njejta shkeputje fjalesh mund te thuhet.
    Rishikoje me me kujdes citimin e nenvizuar.

    Vetëm njerëzit me mentalitet provincial bëjnë krahasime të tilla brenda kombit të tij (provinca ime ka dhënë më shumë kontribut se provinca jote). Njerëzit e civilizuar dhe profesionistë mirëpresin dhe punojnë që të ketë sa më shumë kontribute nga të gjitha trevat shqiptare në zhvillimin dhe avancimin intelektual të kombit në nivelet më të larta të mundshme.
    Edhe ketu gabohesh.
    Shqiperia nuk eshte province prandaj nuk mund te futet ne te njejtin thes me Kosoven.
    Krahasimi midis te dy rajoneve eshte i panevojshem dhe e theksova kete gje por ishte thjeshte replike e bashkepatriotes tende per cka ajo tha me lart qe edhe ti deshtove ta kritikoje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Ne!

    Ne Shqiptarët e Kosovës!

    Në lidhje me këto që po diskutohen këtu kam shkruar në po këtë Forum, shumë kohë më parë, kur ky lloj debati i diskutua edhe aty, tema quhej "Gegërishtja, gjuhë zyrtare në Kosovë", kur shumë flitej që Kosova të ketë gjuhë gegërishten si gjuhë zyrtare, si trevë ku dominon ky dialekt, apo flitet 100%. Dhe dihet që shumica ishte kundër, pse? Sepse nuk duhet gjuha të jetë objekt ndarjeje në mes Shqiptarëve, gegë dhe toskë.

    I nderuar Dodon,
    këtë emisionin në Top-Channel e kam parë edhe unë.
    Dhe a e vërejte se sa mirë fliste Gazmend Bërlajolli si i ftuar nga Prishtina, ku shumë mirë e fliste gjuhën "standarde (nga toskërishtja)" të kombinuar me theks dhe ndonjë fjalë nga gegërishtja, një kombinim që ma ka mahnitur.
    Edhe kjo gjuha "standarde" që flitet sot në Tiranën zyratre, është "barbarizuar" aq shumë me fjalë të huaja (barbarizma) sa që nëse vazhdon kështu do të zhduket fare.
    Kur kam dëgjuar një analist politik njëherë në tv, të thotë "... në bekgraundin..." (background) e duke mos përdorur fjalën shqipe "prapavijë".
    Dhe e quajnë "analist politik", kritik, e tituj të tjerë, enuk din të flasë në gjuhën e tij. Marri, do ta quaja unë këtë.
    Dhe gjuha "standarde" dhe e bukur shqipe, a mos rastësisht "zbukurohet" kur i shtohen fjalë të huaja? Kush mendon se po e ka shumë gabim. Kjo është përulje dhe nënçmim i gjuhës sonë, le të jetë çfarëdo, është e jona dhe do të mbetet gjithmonë e jona, e mos e "MASAKRONI" me terma të huaj. Se për fjalë italisht të "shqipërizuara" të mos flasim.
    Jo se në Kosovë nuk përdoren terme të huaj, por jo kur flitet në gjuhën "standarde", në TV, e media, etj.

    Tani këtu nga ata që dëshirojnë ta dinë, mirë dhe shumë shpesh po përmendet, si dihen shkaqet se pse Shqiptarët e Kosovës, "nuk i kanë kontribuar zhvillimit shkencor e akademik" të Shqiptarëve.
    Nëse jemi të tillë, më trego, a e dini sa doktorë të shkencave e sa akademikë ka Kosova sot? Mirë sot se ndoshta është e vështirë të thuhet, por deri në vitin 1989?
    Edhepse nuk kemi patur laboratore "atdhetare" tonat, 100% shqiptare, sikurse në Tiranë, unë e di se Prof. Dr. Sci. Bedri A. Kamberi ka shpikur 40 komponime të reja kimike (joorganike), që nënkupton 40 doktorë shkencorë. E akademikët e tjerë, si Akad. Nexhat Daci, Akad. Rexhep Ismaili, Akad. Rexhep Qosja, Akad. Esat Stavileci, e të tjerë? (sado që ndoshta politikisht shumica nuk na pëlqejnë ose nuk janë treguar të aftë, por merita shkencore kanë). Dhe kanë qenë aq të aftë sa arritën të marrin tituj akademik e shkencorë edhe nën regjimin antishqiptar të beogradit!
    Universiteti i Prishtinës e dini si u themelua? Universitet Shqiptar në serbi! Mendoni se është e lehtë? Provoni të hapni universitet Shqiptar në greqi. Në momentin që parashtron kërkesën ose propozimin je i fshirë nga faqja e dheut.
    Instituti Albanologjik i Prishtinë? RTV Prishtina, me redaksi shqiptare? E të tjera.

    Mos i nënçmoni sakrificat e atyre që ishin të gatshëm të flijonin veten për institucione Shqiptare. Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Kosovës, nuk është kontribut për shkencën e akademinë Shqiptare? Të pyesim disa, thonë, po pra, "pse ju kosovarët" nuk qëndruam bashkë me akademinë serbe? Por jo, i nderuar, sepse familjet "kosovare" që në djep i mësojnë foshnjes se është shqiptar së pari, e se duhet të mburret me këtë. E jo si disa fëmijë të vijnë e të më thonë ti "kosovar nga Serbia"???! (ata fëmijë janë sikurse ju, po Shqiptarë si ju). TMERR!

    Shumë mirë ia kanë dalë komunistët ta ndryshojnë ideologjinë e disave, që për fat të keq nuk janë pak nga numri, e të ndajnë Shqiptarë e kosovarë (ndër shqiptarë), e "siptari i albanci" (shqiptarë e albanë) që thoshin "ata". E të na ndajnë e copëtojnë kështu.
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  9. #49
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Lekë Rezniqi

    Me pelqeu postimi jot.
    Ishte modest dhe i goditur.

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Bërrnutsi
    Gabohesh.
    Se pari , fjalite duhet ti nderlidhesh me mire pasi nuk kane kuptim.
    Ne paragrafin e pare me thua qe duhet te jem intelektual qe te jem ne gjendje te vleresoj kontributin e cdo treve nga pikpamja intelektuale e pastaj te deklaroj te verteta te tilla???
    Se kuptova fare kete , eshte fjali qe nuk eshte nderlidhur me llogjike.

    Ne paragrafin e dyte shoh te njejta shkeputje fjalesh mund te thuhet.
    Rishikoje me me kujdes citimin e nenvizuar.

    Edhe ketu gabohesh.
    Shqiperia nuk eshte province prandaj nuk mund te futet ne te njejtin thes me Kosoven.
    Krahasimi midis te dy rajoneve eshte i panevojshem dhe e theksova kete gje por ishte thjeshte replike e bashkepatriotes tende per cka ajo tha me lart qe edhe ti deshtove ta kritikoje.

    Së pari, ti nuk mund të më vlerësosh mua dhe shkrimet e mia sikur që nuk mund të vlerësosh kontributet intelektuale të trevave të ndryshme shqiptare sepse nuk je intelektual. Duhet të jeshë intelektual ta bësh një gjë të tillë, prandaj edhe nuk e kupton paragrafin e parë.

    Edhe sikur të ishe intelektual, me çka mund të maten dhe krahasohen psh. kontributet e një fizikani ta zëmë nga Prishtina dhe një kimisti nga Tirana. Si mund të maten dhe krahasohen këto kontribute?

    Shqipëria nuk është provincë por është shtet kombëtar i shqiptarëve që përbëhet nga provinca si Shqipëria e Mesme, Dardania, Shkodra, Labëria, Çamëria etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •