Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    23
    Satanizimi a përdreqëzimi i Kosovarëve (ose, po deshët, Dardanëve) është një këngë e moçme, së cilës i ka dalë boja. Mendimi se Kosovarët nuk i dallojnë palatalet dhe afrikatet, gjoja nën ndikimin e gjuhëve sllave, është shkencërisht i paqëndrueshëm, ndonëse është thënë, qoftë edhe nga ndonjë autoritet në gjuhësi (I. A.). Mungesa e qiellzorëzimit të velareve është një dukuri e ditur për dialektin gegë: kjaj (qaj), kepa (qepa), i kjartë (qartë), kje (qe), gu (gju), guhë (gjuhë), etj., etj., tregon një prirje të natyrshme të këtij dialekti kundër qiellzorëzimit të velarave, qofshin ato në origjinë palatale, qofshin labiovelare.
    Përkundrazi, synimi i toskërishtes për t’i palatalizuar velaret, pavarësisht nga origjina e tyre, tregon një afrim, në mos dhe një ndikim të gjuhëve sllave në këtë dialekt, të cilat i dallojnë shumë qartë, si palatalet, si afrikatet. Ndryshe, unë nuk di si do të mund të shpjegohej një dallim shumë i qartë i qiellzoreve dhe i afrikateve, sidomos në rrethin e Preshevës dhe të Bujanocit, rrethe këto historikisht nën ndikimin e gjuhëve sllave.

  2. #32
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga Frasheri
    Si shkronja "ç" ashtu edhe "q" përdoren nga shqiptarët e Kosovës. Mos pandehni se kosovarët nuk e dëgjojnë ndryshimin midis fjalëve "çaj" dhe "qaj".

    Problemi është vetëm pjesërisht dialektik. Mendoj se problemi qëndron te mangësia e mësimit të shqipes në Kosovë. Mësimi i shqipes në Kosovë ka filluar vonë. Pjesa dërrmuese e gjeneratës së vjetër nuk di të shkruaj shqip mirë. Duhet kohë dhe praktikë që shqipja të përvetësohet në formën e saj të njësuar.

    Gabimet nuk janë monopol i veriorëve. Trojet jugore të vendit kanë probleme të ngjashme. Labëria gabon "zh" për "sh" psh. në vend që të shruhet "shkabë" shkruhet "zhgabë".

    Në trojet lindore hasim me probleme të një natyre tjetër: Shtimit të gërmave në fjalë, sidomos të shkronjës "ë". Një shoqa ime nga Pogradeci gjithmonë shkruan "dije" në vend të "dje".

    Është e vështirë për të shkruajtur në shqipe të njësuar. Shpesh, djalekti i dikujt influencon shkrimin e tij ose të saj. Mjafton të lexosh për 5 minuta shkrimet në një dhomë bisedash (chat) dhe mund të vini re se tiranasi, korçari, vlonjati, dhe gjakovari shkruajnë sipas dialektit të tyre. Por kjo nuk ndodh me shtypin kombëtar apo vendor në trojet shqiptare. Shqipja kishte dhe ka nevojë për njësim. Ky proçes po vazhdon.
    Pajtohem plotësisht me juve Frashëri në lidhje me çfarë shkruani këtu por desha vetëm të shtoj se në Kosovë shqiptarët i dallojnë në të dëgjuar ç me q sikur edhe xh me gj por nuk mund të dallohen në të folur sepse psh. për qaj ata thonë kaj apo për qepë thonë kepë etj. etj. Pra, në të folmen e shumicës së shqiptarëve të Kosovës nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë q dhe xh jo për shkak të ndikimeve të huaja por për shkak të dialektit.
    Në lidhje me këtë problem poashtu kemi shumë pjesë të Jugut të Shqipërisë dhe toskët e Maqedonisë duke përfshirë edhe Tetovën dhe disa rrethe tjera shqiptaro-maqedonse që nuk e thonë dot y-në por e zëvendësojnë këtë me i.
    Për punën e shkrimit të gjuhës shqipe, mendoj se problemi kryesor qëndron në faktin se gjuha shqipe ndalohet së mësuari që në vitin e dytë të shkollës shqipe dhe në fakultet as që mësohet përveç fakultetit të gjuhës dhe letërsisë.
    Unë jam duke studiuar në Amerikë dhe gjuha angleze jo vetëm që mësohet çdo vit në shkolla të mesme por edhe në fakultete është e obliguar që të merren të paktën dy klasa të gjuhës angleze pamvarësisht se çfarë studioni, e sipas edhe fushës së studimit pastaj mund të ketë edhe klasa shtesë të gjuhës mvarësisht se sa do të përdoret gjuha e shkruar nga ata profesionistë të së nesërmes. Pra, mendoj se kështu mund të shpjegohen gabimet drejtshkrimore të shumë intelektualëve shqiptar sot duke përfshirë edhe doktora shkencash.
    Mendoj se reformat që janë duke u bërë në arsim duhet të përfshijnë edhe shtimin e klasave të gjuhës shqipe përgjatë gjithë viteve të shkollës së mesme dhe atyre të shkollës së lartë.
    Për punën e dialekteve, në Kosovë është duke u zhvilluar një rrymë që është duke u munduar të ndajnë kombin tonë duke shkruar të folmet e tyre lokale, në krye me disa njerëz si Migjen Kelmendi dhe që janë të paktë, por që gjithë shoqëria shqiptare atje është duke i luftuar dhe shumë shpejt edhe këta njerëz do të dështojnë totalisht edhe pse kanë qenë të dështuar që në fillim.
    Dialektet edhe pse janë pasuri kulturore shërbejnë për ndasi dhe përçarje midis kombit, prandaj edhe duhet të zhduken sepse për neve është me më shumë interes bashkimi dhe unisimi i kombit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e GJILANASI1
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    2
    Temen Te Cilen E Keni Hapur Eshte Shum Tem E Qelluar Por Un Nuk Pajtohem Me Shumicen Ketu Kur Flasin Per Shqipetaret E Kosoves Pa Pas Asnjehere Kontakte Me Ta Si Mund Te Flisni Ne Ket Menyr Kur Te Gjith E Dini Se Ne Qfar Rrethana Kemi Mesuar Ne Shkolle Pa Pas Materjale Te Mjaftushme Duke U Furnizuar Nga Shqiperia Dhe Shumicen E Librave Te Cilat Jan Ardhe Nga Shqiperia Ne Kosov
    Jan Ardhe Ne Kosov Ne Menyre Ilegale Ne Deri Para 20 Viteve Skemi Pas Mesues Te Mjaftueshem E Ju Flisni Per Per Shkronja E Per Dialekte Se Gjoja Shqipetaret E Kosoves Nuk Din Ket E Nuk Din Ate
    E Nuk Ndaleni Te Mendoni Pake Se Qka Keni Ber Ju Per Ne Apo Me Mir Te Them Per Juve Shqipetaret Qe Kan Jetu Mbrenda Kufirit Keni Pas Shkollen Qe Sju Ka Pengu Askush Keni Pas Shtetin E Juaj Kurse Ne Kemi Qen Gjethnje Te Shtypyr Nga Serbi Dhe Prap Kemi Ruajtur Gjuhen Dhe Besoj Se Gjeneratat E Ardhshme Te Shqiptarve Qe Gjinden Jashte Kufirit Nuk Do Te Ken Probleme Siq Kemi Pas Gjer Me Tani Edhe Nje Gje Ta Keni Te Kjarte Ju Mendoni Se E Flisni Gjuhen Me Paster Se Ne Un Nuk Pash Se Dikush Ne Ket Forum Shkruan Paster Gjuhen Letrare Edhe Ju Keni Gabime Edhe Ate Te Shumta Po Te Hysh Ne Chat Do Te Vreni Se Qfar Gabime Ben Rinia
    Shqipetare Nga Shqiperia E Nuk Jan Vetem Kosovaret Te Cilet Bejn Gabime Ju Duhet Te Jeni Si Shembull Per Ne Por Per Fat Te Keqe Nuk Jeni Se Nuk Dini Per Vete Sa Duhet E Si Keni Mundesi Ta Korigjoni Dikend Tjeter Per Gabimet Qe Vet I Beni Esht E Vertete Se Ne Bejm Me Shum Gabime Ne Te Shkruar Por Gabime Beni Edhe Ju


    Nga Gjilanasi1

  4. #34
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anëtarësuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57
    hmmm sdije pse shprehen ashtu shumica une per Shqiptaret e kosoves i trajtoj patriotat me te mdhej te kombit shqiptar sepse nen opukim e kan mbrijt gjuhen shqipe dhe cdo krahine ka theksin e vete tashi qe jan te lire cdo dite e me mire premisohet gjuha dhe cdo gje une e ndjeki rtk shume her dhe befasohem kure i ngjoj fmite e vegjel dhe rinin kure flasin me gramatik apo gjuhe letrare me bahet zemra mal...
    ju pershendes rrofte Shqiperia e bashkuar
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

  5. #35
    JARANI I PITES Maska e andi podvorica
    Anëtarësuar
    24-05-2004
    Vendndodhja
    FREELANDUSA
    Postime
    50
    Oj Alba po me duket mua se ti paske nevoje per permiresimin e gjuhes apo me mire te them te drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne baze te asaj qe pashe ne biseden tende me nje kosovar ne nje dhome bisedash te internetit.Po te ishit ju te shqiperise ne situaten ton sic kemi qene ne ne Kosove jo qe nuk do te shkruanit drejt shqip por nuk do te shkruanit aspak apo si thuani ju te shqiperis ,,fare",prandaj merreni veten me te mire e shihni se ku qendron problemi se pse kosovaret e kan te veshtir te flasin apo te shkruajn gjuhen letrare shqipe.Une mendoj se problemi qendron aty se gjuha letrare shqipe eshte nje gjuhe artificiale per kosovaret, pasi qe gjuha letrare ka favorizuar dialektin tosk e dihet qarte e mire se gjuha natyrore pra e nenes te kosovaret eshte gegerishtja.

  6. #36
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    per shqipetaret e kosoves

    ne disa raste pajtohem me ty BRARI, por perseri nuk mund te pajtohem me ty.
    Nuk dua te bej replike me ty, vetem nje duhet ta keshe te qarte se shqipetaret e Kosoves duke u nisur nga rrethanat qe tanime i dime te gjithe, shume mire e kan ruajtur dhe folur gjuhen shqipe. Duhet ta keshe parasysh kete se ne shqipetaret e Kosoves kemi qene nen dhundren e nje armiku shekullor sic ishte Serbia. Ne Shqiperi ka dialekte te ndryshme dhe shumica e emrave te njerezve ne Shqiperi jane italian apo grek e ku ta di une cfare tjeter, gje e cila ne Kosove nuk ndodhe, sepse ne jemi munduar qe femijeve tane te ju veme emra shqip dhe vetem shqip.
    Poashtu per 10 vite me radhe profesoret neper shkollat tona punuan pa te mira materiale, kjo d.m.thene shume. Nxenesit dhe studentet ishin te ndjekur e te perndjekur vetem pse mesonin shqip dhe flisnin shqip. Shume profesor dhe nxenes e studente u burgosen dhe u vrane, poashtu u keqtrajtuan ne menyrat me brutale. Keto gjera i din e gjithe bota. TV e Prishtines u mbyll, keshtuqe njerezit nuk kishin asnje program ne gjuhen shqipe. Duke u nisur nga keto qe thashe me larte dhe nga shume gjera tjera qe tani nuk kam kohe t'i shkruaj, ne Shqipetaret e Kosoves mund te them me plote gojen qe e ruajtem dhe e mesuam shume mire gjuhen shqipe dhe traditat dhe zakonet e shqipetareve.




    respekte
    Mbreta
    What goes around, comes around

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ashtu asht alba. dhe un/e jam me ty,se vertet qe fjala korrupcioni, asht gjuh internacionale...sa i perket ne gjuhen shqipe thuhet korrupsjoni.
    ne fakt gabime te tilla ben gjithkush!.
    ma ne fund do jau shtroj nje pyetje rreth kesaj fjale,asht dhe eshte- si e dalloni ju ket?.
    cila ma shum perdoret ne gramatik dhe cila e ka theksin ma te rand nga e shqiptuar?!
    nje pergjigje mundesisht.nga vet antaret e Forumit...
    tung hajla!.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Postime
    11
    Mesazhi u fshi nga une per arsye ofendimi '

    Kjo teme nuk eshte hapur per te ofenduar njeri tjetrin , por per te evituar gabimet ne gjuhen shqipe . Prandaj te lutem princesa2005x permbaju temes kur te shkruash .

    Ky eshte nje mesazh per te gjithe antaret e kesaj teme .

    Miqesisht Lexusja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 27-12-2004 më 16:48

  9. #39
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Ky eshte thjesht mendimi yt.
    Por , mendimi i disa te tjereve mund te ishte edhe se kosovaret nuk dine ta flasin gjuhen shqipe si duhet dhe se jane provinciale te dukshem.
    Nuk ja vlen per tu shprehur ketu por Shqiperia ka qene gjithmone me e ngritur intelektualisht se Kosova dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk bazohet ne asnje emocion por ne fakt.
    Dijetaret dhe rilindasit e kombit rrjedhin nga toka Meme.
    Me thuaj nje dijetar kosovar , jam ne pritje .................?????

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Postime
    11
    Posti jot u fshi per arsye ofendimi .

    Para se te shkruash ne forumin Shqiptar mundou te mos ofendosh te tjeret , por te japesh mendimin tend .

    Lexuesja_1963
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 29-12-2004 më 10:42

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •