
Postuar më parë nga
Lekë Rezniqi
Ne Shqiptarët e Kosovës!
Në lidhje me këto që po diskutohen këtu kam shkruar në po këtë Forum, shumë kohë më parë, kur ky lloj debati i diskutua edhe aty, tema quhej "Gegërishtja, gjuhë zyrtare në Kosovë", kur shumë flitej që Kosova të ketë gjuhë gegërishten si gjuhë zyrtare, si trevë ku dominon ky dialekt, apo flitet 100%. Dhe dihet që shumica ishte kundër, pse? Sepse nuk duhet gjuha të jetë objekt ndarjeje në mes Shqiptarëve, gegë dhe toskë.
I nderuar Dodon,
këtë emisionin në Top-Channel e kam parë edhe unë.
Dhe a e vërejte se sa mirë fliste Gazmend Bërlajolli si i ftuar nga Prishtina, ku shumë mirë e fliste gjuhën "standarde (nga toskërishtja)" të kombinuar me theks dhe ndonjë fjalë nga gegërishtja, një kombinim që ma ka mahnitur.
Edhe kjo gjuha "standarde" që flitet sot në Tiranën zyratre, është "barbarizuar" aq shumë me fjalë të huaja (barbarizma) sa që nëse vazhdon kështu do të zhduket fare.
Kur kam dëgjuar një analist politik njëherë në tv, të thotë "... në bekgraundin..." (background) e duke mos përdorur fjalën shqipe "prapavijë".
Dhe e quajnë "analist politik", kritik, e tituj të tjerë, enuk din të flasë në gjuhën e tij. Marri, do ta quaja unë këtë.
Dhe gjuha "standarde" dhe e bukur shqipe, a mos rastësisht "zbukurohet" kur i shtohen fjalë të huaja? Kush mendon se po e ka shumë gabim. Kjo është përulje dhe nënçmim i gjuhës sonë, le të jetë çfarëdo, është e jona dhe do të mbetet gjithmonë e jona, e mos e "MASAKRONI" me terma të huaj. Se për fjalë italisht të "shqipërizuara" të mos flasim.
Jo se në Kosovë nuk përdoren terme të huaj, por jo kur flitet në gjuhën "standarde", në TV, e media, etj.
Tani këtu nga ata që dëshirojnë ta dinë, mirë dhe shumë shpesh po përmendet, si dihen shkaqet se pse Shqiptarët e Kosovës, "nuk i kanë kontribuar zhvillimit shkencor e akademik" të Shqiptarëve.
Nëse jemi të tillë, më trego, a e dini sa doktorë të shkencave e sa akademikë ka Kosova sot? Mirë sot se ndoshta është e vështirë të thuhet, por deri në vitin 1989?
Edhepse nuk kemi patur laboratore "atdhetare" tonat, 100% shqiptare, sikurse në Tiranë, unë e di se Prof. Dr. Sci. Bedri A. Kamberi ka shpikur 40 komponime të reja kimike (joorganike), që nënkupton 40 doktorë shkencorë. E akademikët e tjerë, si Akad. Nexhat Daci, Akad. Rexhep Ismaili, Akad. Rexhep Qosja, Akad. Esat Stavileci, e të tjerë? (sado që ndoshta politikisht shumica nuk na pëlqejnë ose nuk janë treguar të aftë, por merita shkencore kanë). Dhe kanë qenë aq të aftë sa arritën të marrin tituj akademik e shkencorë edhe nën regjimin antishqiptar të beogradit!
Universiteti i Prishtinës e dini si u themelua? Universitet Shqiptar në serbi! Mendoni se është e lehtë? Provoni të hapni universitet Shqiptar në greqi. Në momentin që parashtron kërkesën ose propozimin je i fshirë nga faqja e dheut.
Instituti Albanologjik i Prishtinë? RTV Prishtina, me redaksi shqiptare? E të tjera.
Mos i nënçmoni sakrificat e atyre që ishin të gatshëm të flijonin veten për institucione Shqiptare. Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Kosovës, nuk është kontribut për shkencën e akademinë Shqiptare? Të pyesim disa, thonë, po pra, "pse ju kosovarët" nuk qëndruam bashkë me akademinë serbe? Por jo, i nderuar, sepse familjet "kosovare" që në djep i mësojnë foshnjes se është shqiptar së pari, e se duhet të mburret me këtë. E jo si disa fëmijë të vijnë e të më thonë ti "kosovar nga Serbia"???! (ata fëmijë janë sikurse ju, po Shqiptarë si ju). TMERR!
Shumë mirë ia kanë dalë komunistët ta ndryshojnë ideologjinë e disave, që për fat të keq nuk janë pak nga numri, e të ndajnë Shqiptarë e kosovarë (ndër shqiptarë), e "siptari i albanci" (shqiptarë e albanë) që thoshin "ata". E të na ndajnë e copëtojnë kështu.
Krijoni Kontakt