e bera nje ndryshim me lart!
e bera nje ndryshim me lart!
Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.
Moshen e thashe pa dashje me qellim.lool
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Kam lindur larg Shqiperise dhe as qe kam mesuar ndonje here ne shkolle shqip. Ne familje flasim shqip dhe kete e kemi si detyre.
Po ashtu ne kontakt me shqiptaret nga gjithe trojet i kam mesuar edhe dialektet. Kam verejtur dallime por nuk eshte e çuditeshme nese kemi parasyshe rrethanat ne te cilat jemi rritur te gjithe.
Perveç ngatrrimeve tek ç me q dhe Xh me Gj ka edeh disa tjera ,si
R me Rr dhe dh me ll , kete te fundit e kam problem edhe une dhe nuk e di kur eshte dh ose ll e sidomos ne te folur nuk i dalloj.
Kam verejte qe nje pjese e shqiptareve si nga Tirana por edhe nga veriu i Shqiperise shkronjen dh e zavendesojne me th.
A ka ndonje rregull gramatikore per kete?
Ju pershendes!
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Po.pajtona me disa ketu,se esht e vertet se jo pak,po diku ta them 90% e kosovareve i shkruajn gabimisht keto shkronja,Q-Ç,r-rr,xh-gj,poashtu dhe keto qe i permend iliria e para,th-dh.
Ketu tek ne ne qytetin tim i gabojn shum sidomos keto Q-Ç ,xh-gj dhe th-dh,sidomos keto te mramtat i ngatrojn si pun mendjemadhesie pasi kinse qytetaret "puro" i theksojn ne at menyr qe te dallohen nga tjeret,P.SH ne vend te molla,thon modha,berllogu-brdhogu,dhomi(dhëmbi),llomi,dhoma-lloma etj.
Pra kjo esht edhe nje lloj mosperfillje,apo me mir te them mosndergjegje e shumices ndaj gjuhes tone.
P.S:Per veten time mundona mjaft qe mos te bej kesi gabime,edhe pse ndoshta ndonjeher gaboj(nuk jam i perkryer as un).
Deshta dhe diq:Ne lidhje me germen,ë,per shkak qe nuk ekziston ne tastatur,e qe po duhet me an te alt 137 te shenohet,nuk e perdori pasi gjat shkrimit po me vonon.
Duajeni njëri tjetrin.
Shqiptarët e Kosovës nuk i shqiptojnë dot q dhe gj sepse në të folmen e tyre kjo nuk ka ekzistuar asnjëherë. Unë për vete kam jetuar dy vite në Tiranë dhe prapë e kam shumë të vështirë në mos të pamundur t'i shqiptoj këto dy shkronja.
Kurse për gabime drejtshkrimore kanë shumë shqiptar nga të gjitha anët duke përfshirë edhe vet Brarin. Gabime drejtshkrimore kanë edhe shumë nga kombet e tjera kur shkruajnë gjuhën e tyre prandaj mendoj se nuk është shumë tragjike edhe pse është shumë mirë dhe shumë e rëndësishme që gjuha të shkruhet mirë pa gabime.
Mendoj se ka ardhur koha që të zhduken dialektet dhe të punohet në drejtim të unisimit edhe në të folur sepse është me më shumë interes për ne se vet vlerat që ato sjellin.
Përshëndetje
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Cdo kund behen gabime ne te shkruar. Ne suedishte e kan nje program ne kompjuter qe ju ndihmon ne te shkruar, ju gjen sinomime dhe ju tregon drejtshkrimin. Psh kur e shkruan nje tekst i bjen butonit per korigjim dhe te tregon se ku ke bere gabime. Sigurisht se edhe gjuhet tjera e kan keet.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
..."çyça, u thy poqi"...thoshin nje kategori jevgjish ne atdhe..."i çift çeni nonen"..."doli hogja nga gjamia me qallmen ne kaptin"..." i qau koken dhe e boni me xhak"...e plot xhevahire te tilla qe i japin lezet gjuhes shqipe.
Keto lloj gabimesh ortografike dhe jo "autografike" siç e shkruante me siper nje forumse, jane normale per ate pjese popullsie qe nuk ka shkuar ne shkolle shume gjate. D.m.th. gjuha transmetohet ne menyre gojore dhe shkrimi behet per disa raste fonetik.
Per sa i perket gjuhes letrare, varet se ç'kuptohet me te. Enver "Hogja",imponoi toskerishten si gjuhe zyrtare dhe per rrjedhoje "letrare". Pjesa me e madhe e kesaj gjuhe "letrare" ne vitet "Hogja", prodhonte letra prapanice! Kjo gjuhe u be sunduese dhe ne jemi gati te gjithe pjelle e saj.
Poetet dhe shkrimtaret tane , para komunizmit, shkruanin ne gjuhen e tyre gegerisht ose toskerisht, pra gjuha letrare ne sensin e sotshem nuk ekzistonte. Unifikimin e beri Dulla sepse zotnia ishte tosk... A ka ndonje nga ju qe mund te beje ndryshimin midis vargjeve te çajupit apo te mjedes? Ndryshimi ne qofte se ka , eshte thjesht formal, vepra eshte e mrekullueshme pikerisht sepse eshte shkruar ne dy forma te gjuhes shqipe qe perbejne bukurine e saj.
..."ba me t'kapun kam me t'shkymun" i thoshte maca minit ne nje nga poezite e Hile Mosit...s'ka nevoje per koment!
Per sa i perket nje logicieli, falimnerit suedezo per sugjerimin qe s'e kishim nigju noi her! Shqipja eshte gjuhe qe s'ka nevoje per te. Shqipja ka nevoje qe femijet te shkojne ne shkolle dhe me barkun plot, te shendetshem dhe te paster...mbas kesaj ata do ta flasin shkelqyeshem gjuhen tone, pavaresisht gegerisht apo toskerisht!
Pershendetje!
Postuar më parë nga Skerdi Sika
Problemi, pos që është dialektal, rëndohet nga ajo se shqiptarët në Kosovë janë të ndikuar prej drejtshkrimit të serbishtes. Si pasojë, kosovarët këta tinguj i quajnë ç "e fortë" (për ç) dhe ç "e butë" (për q); përkthim ky bukval prej serbishtes.
Tung Skender!
Ndoshta ke te drejt, po nuk mund te te jap te drejt , kur thua qe ne Kosove kemi patur ndikim nga serbishtja.
Pse ne i themi "c i forte", kjo nuk vjen nga serbishtja, por eshte vetem ndihme, per te ditur se per cilen germe behet fjale, ndersa "c te bute" nuk ka. vetem "q".
E sa i perket asaj se Kosovaret e perdorin vetem "q", nuk jam i pajtimit, se vet nga dialekti qe flasim ne, ne pergjithsi mbizotron "c".
Shnetin juve!
Bregu
Në një gazetë kosovare diku kam lexuar se si duhet ndihmuar kosovarëve t'i dallojnë këto germa: veni re këtu kosovarë:
ç-ja jonë korrespondon me c-në "e butë" e sërbëve
q e jona është edhe më e butë se ajo "e buta" e serbëve (shqipto: kj)
(ç-ja e fortë e gjuhëve sllave nuk ekziston as te shqipja standarde e as te ndonjë dialekt i shqipes, me përjashtim të shqipes alpine.)
isha, erdha dhe do te jem!!!
Laguna, ajo cka thue ti per shkolle seshte e vertete. Ka njerz qe kan doktoruar por ne te folur e nganjehere edhe ne te shkruare bejne gabime ne ç-q Xh-gj dh-ll dhe Rr-r. Kjo ka te bej me rrethin ku eshte rrirtur njeriu. Per mue ska aspak problem ne te shqiptuarit te ç e xh por ka ne dh dhe nganjehere e ngatrroj me ll. E kjo ka te beje se une nuk i dalloj keto te dyja ne te folur.
Shkaku eshte ambijenti ku jam rrit e jo tjeter.
Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 25-01-2004 më 08:45
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Si shkronja "ç" ashtu edhe "q" përdoren nga shqiptarët e Kosovës. Mos pandehni se kosovarët nuk e dëgjojnë ndryshimin midis fjalëve "çaj" dhe "qaj".
Problemi është vetëm pjesërisht dialektik. Mendoj se problemi qëndron te mangësia e mësimit të shqipes në Kosovë. Mësimi i shqipes në Kosovë ka filluar vonë. Pjesa dërrmuese e gjeneratës së vjetër nuk di të shkruaj shqip mirë. Duhet kohë dhe praktikë që shqipja të përvetësohet në formën e saj të njësuar.
Gabimet nuk janë monopol i veriorëve. Trojet jugore të vendit kanë probleme të ngjashme. Labëria gabon "zh" për "sh" psh. në vend që të shruhet "shkabë" shkruhet "zhgabë".
Në trojet lindore hasim me probleme të një natyre tjetër: Shtimit të gërmave në fjalë, sidomos të shkronjës "ë". Një shoqa ime nga Pogradeci gjithmonë shkruan "dije" në vend të "dje".
Është e vështirë për të shkruajtur në shqipe të njësuar. Shpesh, djalekti i dikujt influencon shkrimin e tij ose të saj. Mjafton të lexosh për 5 minuta shkrimet në një dhomë bisedash (chat) dhe mund të vini re se tiranasi, korçari, vlonjati, dhe gjakovari shkruajnë sipas dialektit të tyre. Por kjo nuk ndodh me shtypin kombëtar apo vendor në trojet shqiptare. Shqipja kishte dhe ka nevojë për njësim. Ky proçes po vazhdon.
Ndryshuar për herë të fundit nga Frasheri : 05-02-2004 më 20:45
Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.
Krijoni Kontakt