O Lekë he burrë, mos i fut hundët në biseda ku nuk merr vesh gjë.Postuar më parë nga Lekë Rezniqi
Tung
O Lekë he burrë, mos i fut hundët në biseda ku nuk merr vesh gjë.Postuar më parë nga Lekë Rezniqi
Tung
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Une thashe ne postin me lart qe u fshi se nese Ndonjeri do me drejtohej me termin Tung , atehere do perdorja si replike termin qe permendi R2t , Tu Ngulte.Pse duhet të kërkosh falje????
Ti thuash një krahine të tërë shqiptarësh Tu Ngultë (sepse ata paskan përshëndetje Tung), se nuk paskan dhënë asnjë kontribut etj. etj. unë nuk e di se si mund të jetë ofendimi ndryshe.
Dmth , i drejtohem individualisht personit e jo nje krahine.
Une thashe qe kosovaret Kane kontribuar minimalisht dhe nuk thashe qe nuk kane kontribuar asgje.
Unë dhe shumica e shqiptarëve të trevave të Dardanisë, duke përfshirë këtu edhe shqiptarë nga trevat tuaja, gjithë kohën janë duke i përshëndetur të gjithë forumistët këtu (e edhe ty, përderisa je forumist) me Tung. Ti po ju thua gjithë këtyre (duke më përfshirë edhe mua këtu) Tu Ngultë. Kjo është sharje banale në adresë të të gjithë neve përdoruesve këtij lloji përshëndetjesh.Postuar më parë nga Bërrnutsi
Të minimizosh kontributet e një apo disa krahinave (sepse në Dardani kemi më shumë se një krahinë shqiptare, gati gjysmën e kombit) shqiptare është ofendim, sharje, dhe fyerje për të gjithë ata shqiptarë atje, bile për gjithë shqiptarët duke të përfshirë edhe ty këtu.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Thashe qe nese ndonjeri do me drejtohej mua.Postuar më parë nga dodoni
Kur lexon fjalite qe une shkruaj , do keshilloja ti lexoje fjale per fjale.
Po flas me raste individuale.
Ti e di shume mire qe po te dhashe ate lloj replike, posti im do fshihej dhe ndoshta do merrja edhe nje paralajmerim.
Nuk e kuptoj perse e quan Kosoven -> Dardani?
Kosova ka patur emrin Kosove me shekuj.
Eshte sikur une te them Taulanti ne vend qe te them Tirane![]()
Ju lutem ne se beni replika kunder njeri tjetrit , permbajuni temes , dhe pa ofenuar njeri tjetrin . Me sa shoh une , ju keni dal nga tema fare .
Ne se vazhdoni keshtu detyrohem te mbyll kete teme .
Ju uroj te gjithve Gezuar vitin e ri .
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Postuar më parë nga Berrnutsi
Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Enriketa Papa, Albo, ju Berrnutsi, keni kontribuar maximalisht per te sjelle nivelin e diskutimeve ne kete forum, dhe ne pergjithesi te diskutimeve mbi historise e Shqiperise, baraz me nivelin e rruges. Ky eshte edhe misioni i juaj "patriotik". Ju personalisht ndjehuni i lire qe ta quani Tiranen edhe Teheran. Pse jo te dyja kane rrenjen ran te perbashket, dmth ngrihen mbi toke ranore.
E keni shume me vend znjsh. Moderatore, por tema eshte e tille qe duhet sqaruar shumë gjëra sa i përket disave që shkruajnë për Shqiptarët e Kosovës.
I nderuar Bërrnuts,
të lutem mos shkruaj lidhje e palidhje për gjëra që dihen botërisht, e mos shkruaj me fjalë fëmijësj, së paku respekto vetveten si njeri pak më i ngritur.
Si ore çuditesh për fjalën Dardani?
Ne jemi Dradanë dhe kësaj toke i thonë Dardani, termi Kosovë ka filluar të përdoret vonë, pas dyndjeve sllave dhe pushtimit të trojeve tona.
Nuk e di nëse e ke vërejtur, por Kryetari i Dardanisë (Kosovës), Dr. Ibrahim Rugova (nëse ke dëgjuar për të, se për shumë shqiptarë të shquar nuk paske dëgjuar) thotë se me Pavarësinë e Kosovës edhe emrin do t'ia ndërrojmë e do ta quajmë Dardani, ashtu si e do rendi.
E meri Dardani, rrjedh nga dardhat, si truall ky rriten dardhat.
E të lutem, e kam shkruar edhe më herët, mos i nënçmo përpjekjet dhe kontributin e shumë prej Shqiptarëve nga jashtë Shqipërisë "londineze" (shumë mirë e quajtur nga Dodoni), e nëse je aq i interesuar për emra që kontribuan për shkencën e akademinë Shqiptare urdhëro e kërko në google. Janë shumë, e duke mos ditur kë të shkruaj përpara po ta lë ty, e interesohu vet.
Ne kemi bërë mjaft në kushte edhe më të vështira, e më së paku duhet njerëzve si ti t'u japim llogari.
E përsëris, janë absurde vlerësimet tua për kontributin minimal apo maksimal, e kush e si, e kur, e ku, etj.
Leka nga Prishtina
Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.
Per mendimin tim Kosova duhet te mbaje emrin qe ka.Postuar më parë nga harmonies
Emri Dardani nuk pershtatet me ate qe jemi mesuar ne dhe gjysherit e ster-gjysherit tane.
Me ndryshimin e emrit ne Dardani ndryshohet edhe identiteti i popullates se Kosoves.
Nuk duhet te shkojme mbrapa 1000 vite por ti perqendrohemi realitetit dhe faktit se Kosova e ka pasur emrin te tille qe ne ekzistencen e popullit shqiptar ne kete krahine.
Te gjithe paraardhesit e tu dhe paraardhesit e tyre ishin kosovare dhe ashtu do njihen ne histori.
Kerkoni t'ia nderroni identitetin valle?????
Postuar më parë nga Bërrnutsi
Berrnutsi nga menyra se si flet dashje padashje ke kriju imazhin e "armikut te nje pjese te shqiptareve". Po s'ka lezet o vlla, se shqiptaret jane te gjithe nje.
Shikoji me kujdes postimet e tua dhe do e shohesh se kam te drejte.
brari, ka hapur nje diskutim (me te drejte) te dallimit qe duhet te bejne shqipfolesit midis shkronjave, pastaj ke filluar te shkruash ne lidhje me "kontribut minimal" (teze qe s'e mbeshtet me asgje) dhe tani kalon ne toponime...
Eshte ofendim per veten te jesh pjese e ketij debati dhe nuk dua te behem viktime keshtu qe s'po marr mundimin te perpiqem te te argumentoj gje, vetem po te them diçka: Para ca ditesh po lexoja "Panteoni i rralluar" nga Rexhep Qosja. Lexoje kete liber dhe do ta ndjesh llumin ku je zhytur.
Kosova eshte pjese e asaj qe quhet Shqiperi dhe kjo Shqiperia nuk i ka kufijte aty ku te teket ty. Ajo teza jote ne lidhje me "Token Meme" ehste shume e çuditshme.
Berrnutsi, do te kerkoja miqesisht qe te terhiqeshe nga ky debat pa bereqet.
P.S. une kam lindur ne Shqiperi dhe kam banuar atje gjate gjithe jetes, s'kam qene asnjehere ne Kosove. Po ta them kete se kur me referove nje nga diskutueset kosovare m'u drejtove me "bashkepatriotja jote" (?!)
Krijoni Kontakt