Për të tjerët:
Përderisa gjuha e njësuar e sotme shqipe është një gjuhë që ka marrë më shumë se 80% nga toskërishtja e më pak se 20% nga gegërishtja, atëherë një shqiptarë që flet toskërishten edhe nëse është pa shkollë fare, e folmja e tij është mbi 80% sipas standardeve të kësaj gjuhe të njësuar shqipe. Poashtu edhe e shkruara e një shqiptari që flet toskërishten.
Kurse gegërishtfolësit, edhe po të jenë të shkolluar, nëse e flasin dhe shkruajnë ashtu siç e flasin nuk janë as 20% sipas standardeve të kësaj gjuhe të njësuar shqipe. Pra, këtyre ju duhet tash ta ndryshojnë mbi 80% të folmen që e ka folur babai, gjyshi, stërgjyshi etj. etj. për të qenë në përputhje të plotë me standardet e gjuhës së njësuar shqipe.
Krejt e kundërta ka qenë para kongresit të 1972-tës, kur gegërishtja dominonte gjuhën e njësuar shqipe. Në atë kohë, gjuhë e njësuar ka qenë Naltë- e jo Lartë, Dashni- e jo dashuri etj. etj.
Unë për vete siç e thashë edhe më lartë, jam i mendimit (duke e mbështetur këtë tek shumë gjuhëtar) se duhet të balancohet jo tërësisht (sepse mendoj që ka kosto të lartë), por aq sa është e mundur, në mënyrë që gjuha e njësuar të jetë poaq e lehtë dhe e përdorshme nga shumica e shqiptarëve.
Për punën e kontributeve të krahinave dhe trevave të ndryshme shqiptare, ato është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur të maten dhe krahasohen mes vete. Disa krahina e treva japin më shumë në një kohë, e disa tjera në kohë tjera e kështu shkon kjo punë. Por ne (përveç ndonjë debilli si Bërrnutsi) nuk mund ti fyejmë krahina të tëra shqiptare se nuk kanë dhënë apo kanë dhënë më pak kontribute.
Imagjinoni kombin shqiptar pa kontributin e trevës shqiptare të Dardanisë në kohën e krijimit të shtetit të ri shqiptar? Unë thjeshtë, jam 1 milion% i bindur që sot nuk do të kishim shtet shqiptar e rrjedhimisht edhe kombi ynë do të ishte zhdukur fare nga faqja e dheut këto 100 vitet e fundit.
Imagjinoni se si do të ishte Ballkani sot sikur shqiptarët e trevës shqiptare të Dardanisë të pranonin që të ishin vëllezër me serbët dhe jo me shqiptarët e trevave tjera shqiptare (duke përfshirë këtu Shqipërinë e sotme londineze)? Sot, shqiptarët e trevave shqiptare të Dardanisë do të ishin serbë, e rrjedhimisht edhe ata të trevave tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës etj.
Një tiransi do ti duhej të merrte vizën të vinte në Prishtinë (njëlloj si të shkonte në Kralevë) dhe të fliste serbisht në Prishtinë, të shihte bustet e Sllobodan Millosheviqit, Serbolub Miçunoviqit etj. etj. e jo atë të Gjergji Kastriotit, Mihal Grameno, Elena Gjika, Gjergj Fishta, Fan Noli, vëllëzërve Frashëri etj. etj.
Ato 300-400 milionë dollarë që turizmi shqiptar është duke i përfituar në vit nga këta shqiptarë do ti kishin përfituar Greqia, Spanja e shtetet tjera. Prodhimet shqiptare atje nuk do të ishin shitur atje në atë masë që po shiten tani por aq sa janë duke u shitur në Kralevë, Kragujevc etj.
Shqiptarët e asaj treve, vetëm për të mbetur vëllezër (ashtu sikur edhe janë) me shqiptarët e trevave tjera shqiptare , sakrifikuan afro 1 milion njerëz të tyre (jetën e tyre, të familjeve), përjetuan gjithë ato masakrime, dhunime e tortura nga më ç'njerëzoret për gati 100 vite. Për debilla si puna e Bërrnutsit, asnjëri nga ta nuk do ti kishte bërë këto, prandaj urojmë, kërkojmë dhe meritojmë sa më pak, për të mos thënë hiç, debilla të tillë alla Bërrnutsa.
Treva shqiptare e Dardanisë, ka univerzitetin shqiptar të Prishtinës, që për nga madhësia është univerziteti i dytë shqiptarë pas atij të Tiranës, pastaj ka kollegje dhe univerzitete private etj. etj. Të gjitha këto nuk mund të bëhen së pari, e pastaj as të mbahen pa intelektualë. I thashë këto këtu, se ndonjë debill tjetër këtu edhe mund të mendoj se ai debilli Bërrnutsi e ka mirë.
Përshëndetje
Krijoni Kontakt