Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 99
  1. #51
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Bërrnutsi
    Ky eshte thjesht mendimi yt.
    Por , mendimi i disa te tjereve mund te ishte edhe se kosovaret nuk dine ta flasin gjuhen shqipe si duhet dhe se jane provinciale te dukshem.
    Nuk ja vlen per tu shprehur ketu por Shqiperia ka qene gjithmone me e ngritur intelektualisht se Kosova dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk bazohet ne asnje emocion por ne fakt.
    Dijetaret dhe rilindasit e kombit rrjedhin nga toka Meme.
    Me thuaj nje dijetar kosovar , jam ne pritje .................?????
    Shih, çfarë ke shkruajtur këtu!!!

    Po, a e di ti (vetëm për ty e kam fjalën, që po bën dallime,përçarje dhe fyerje e ofendime krahinore), që me këtë mentalitet nuk ke shansa të rrish ose të flasësh jo vetëm me Prishtinsa, Gjakovarë, Pejanë e të qyteteve tjera por as me ata të fshatrave më të thella atje si Keqekolla etj. Po të gjithë ata janë me mijëra herë më të civilizuar, më intelektual, më modern etj. se ty. Ata nuk fyejnë e ofendojnë krahina të tëra shqiptarësh në këtë mënyrë.

    Dijetarët e rilindasit e kombit mbi 50% kanë qenë nga jashtë kësaj Shqipërie londineze. Nga ishte Pjetër Bogdani (Dardani), Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, Dardani), Hasan Prishtina (Vushtrri, Dardani), Bajram Curri (Gjakovë, Dardani), Faik Konica, Mihal Grameno (Çamëri), Fan Noli etj. etj.

    Ne sot kemi dy nobelista shqiptarë, Gonxhe Bojaxhiu dhe Ferid Murati, dhe e di ti nga janë ata?

    Gonxhe Bojaxhiu- babai Kolë Bojaxhiu prizrenas i dalur në Shkup, e ëma Dranja gjakovare.
    Ferid Murati - nga Gostivari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-12-2004 më 08:40
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #52
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Së pari, ti nuk mund të më vlerësosh mua dhe shkrimet e mia sikur që nuk mund të vlerësosh kontributet intelektuale të trevave të ndryshme shqiptare sepse nuk je intelektual. Duhet të jeshë intelektual ta bësh një gjë të tillë, prandaj edhe nuk e kupton paragrafin e parë.
    Kjo quhet paragjykim.
    Ti po me paragjykon mua nxitur nga ndjenja e irritimit qe po te shkaktojne shkrimet e mia ne replike te shkrimeve te tua.

    Edhe sikur të ishe intelektual, me çka mund të maten dhe krahasohen psh. kontributet e një fizikani ta zëmë nga Prishtina dhe një kimisti nga Tirana. Si mund të maten dhe krahasohen këto kontribute?
    Zoteri,
    Kur flas per dijetar dhe rilindas , flas per ata qe i dhane kombit dhe per te cilet njihen.
    Besoj se u qartesova.

    Shqipëria nuk është provincë por është shtet kombëtar i shqiptarëve që përbëhet nga provinca si Shqipëria e Mesme, Dardania, Shkodra, Labëria, Çamëria etj.
    Shqiperia e Mesme nuk eshte province dhe asnjehere nuk ka qene.
    Shqiperia e Mesme , ose me saktesisht territori i fisit ilir te Taulanteve ka qene toke autoktone , e paprekur nga pushtimi serbo-bullgar.
    Si reference ke hartat e kohes per te cilen po flasim.

  3. #53
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Shih, çfarë ke shkruajtur këtu!!!

    Po, a e di ti (vetëm për ty e kam fjalën, që po bën dallime,përçarje dhe fyerje e ofendime krahinore), që me këtë mentalitet nuk ke shansa të rrish ose të flasësh jo vetëm me Prishtinsa, Gjakovarë, Pejanë e të qyteteve tjera por as me ata të fshatrave më të thella atje si Keqekolla etj. Po të gjithë ata janë me mijëra herë më të civilizuar, më intelektual, më modern etj. se ty. Ata nuk fyejnë e ofendojnë krahina të tëra shqiptarësh në këtë mënyrë.
    Kete duhet t'ja kishe drejtuar se pari bashkepatriotes tende.

    Dijetarët e rilindasit e kombit mbi 50% kanë qenë nga jashtë kësaj Shqipërie londineze. Nga ishte Pjetër Bogdani (Dardani), Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, Dardani), Hasan Prishtina (Vushtrri, Dardani), Bajram Curri (Gjakovë, Dardani), Faik Konica, Mihal Grameno (Çamëri), Fan Noli etj. etj.

    Ne sot kemi dy nobelista shqiptarë, Gonxhe Bojaxhiu dhe Ferid Murati, dhe e di ti nga janë ata?

    Gonxhe Bojaxhiu- babai Kolë Bojaxhiu prizrenas i dalur në Shkup, e ëma Dranja gjakovare.
    Ferid Murati - nga Gostivari.
    Shifra juaj eshte e gabuar ose te pakten e pa-vertetuar.
    Dhe , besoj se ti nuk e kupton dallimin ndermjet Dijetareve + Rilindasve ---- dhe Patrioteve + Aktivistave.

  4. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë nuk pashë asnjë bashkëpatriote timen të shante apo ofendonte krahinat tjera shqiptare. Po ta kisha parë do të kisha reaguar.
    Mirëpo, edhe nëse ka pasur sharje të tilla, ajo ka qenë një nga shqiptarët e Dardanisë, e jo gjithë shqiptarët e Dardanisë. Kështu që, nuk mund ti shash e ofendosh gjithë shqiptarët e Dardanisë. Shto këtu edhe sharjet banale tek tema tjetër e Fjala Tung.

    Kush është për ty dijetar e rilindas?

    Pjetër Bogdani, një ndër rilindasit e parë (shek.17), një ndër shkrimtarët e parë shqiptarë që kanë shkruar në shqip "Çeta e Profetëve". (nga ata që dihen dhe që veprat kanë ngelur edhe sot)

    Shtjefën Gjeçovi, (fundshekulli 20) ka mbledhur dhe botuar gjithë Kanunin e Lekë Dukagjinit në shqip. Të gjitha veprat që janë botuar pastaj për Kanunin e Lekë Dukagjinit i referohen këtij autori, si studiuesit shqiptarë ashtu edhe ata të huaj. Një ndër librat më të shitur shqiptar tek të huajt.

    Hasan Prishtina, ish-diplomat në parlamentin osman të asaj kohe së bashku me Ismail Qemalin, dy nga diplomatët kryesorë të asaj perandorie në atë kohë. Biznesmen i shquar shqiptar, një nga më të njohurit në Ballkanin e asaj kohe. Gjithë pasurinë e tij e shkriu për të blerë armët me të cilat pastaj do luftonin Prishtina, Vlora e të gjitha qytetet e krahinat shqiptare. Ish-kryeministër i Qeverisë Shqiptare.

    Bajram Curri- strateg i njohur ushtarak që ka udhëheq gjithë luftën kundër turqve në gjithë veriun duke përfshirë edhe Dardaninë këtu.

    Faik Konica - shkrimtar, gazetar, publicist, historian etj. etj. etj.

    Mihal Grameno- shkrimtar

    Fan Noli - shkrimtar, historian, politikan, përkthyes etj. etj.

    Gonxhe Bojaxhiu- themeluesja dhe drejtuesja e shoqatave humanitare në ndihmë të të varfërve etj. në gjithë botën.

    Ferid Murati - zbulues i Viagrës

    Nuk janë dijetarë këta për ty?

    Unë nuk jam duke paragjykuar por gjykuar me plot të drejtë se jo vetëm që nuk je intelektual por je analfabet fare. As historinë elementare të kombit tënd nuk e di, as fjalët dijetar e rilindas nuk e kupton se çfarë kuptimi kanë. Një intelektual nuk mund të shaj e ofendoj kurrë një krahinë të tërë të kombit të tij. Prandaj, këtu mbaron edhe polemika ime me ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-12-2004 më 10:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #55

    E lagu - se lagu
    E njeh ate fabulen e La Fontenit?

    Personazhet qe shkruajte me siper nuk ja vlen per ti diskutuar per vete faktin se ti vazhdon te hasesh probleme me fjalet Dijetar dhe Rilindas Kombi dhe ne vecanti 2 personazhet e fundit nuk kane fare lidhje me kete qe po flasim per faktin se kane kontribuar ZERO ne historine dhe interesat e Kombit tone.
    Noli dhe Konica ja vlen per tu diskutuar por nga jane me saktesisht ato???
    Une po them qe Kosova ka kontribuar minimalisht ne zgjerimin intelektual te Kombit dhe po te ftoj ty te me bindesh ndryshe.
    Nqs ke dicka me vlere per te thene , je mese i lutur dhe do jap vullnetin tim te lexoj cfare ke per te thene.
    Ne te kunderten , mos flit per hir te kokefortesise.

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përderisa, ti si analfabet, dhe si një njeri që nuk njeh aspak historinë e kombit tënd, më duhet t'i tregoj tani disa nga dijetarët shqiptarë që janë nga Dardania por që jetojnë në Shqipërinë e sotme londineze. Për këta ka mundësi që edhe ke dëgjuar. Nuk do i përfshijë këtu ata që nuk jetojnë në Shqipërinë e sotme londineze sepse e di që nuk i njeh dhe nuk ke dëgjuar për ta. (si analfabetat më)

    Inva Mula dhe babai i saj Avni Mula.

    Anton Çetta - këtë e futa këtu edhe pse nuk ka jetuar në Shqipërinë e sotme londineze por besoj që ke dëgjuar për të sepse pothuaj të gjithë dijnë për të.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=5702

    Mirush Kabashi

    Selman Riza http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=9917

    Abdurrahim Buza http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=23364

    Rexhep Mitrovica http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=18162

    Rexhep Meidani

    Këtu ke material për Lidhjen e Prizrenit http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=12839
    Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këtë Lidhje që vuri themelet e shtetit të ri shqiptar kanë qenë po nga Dardania dhe çka është më e rëndësishmja edhe vet mbledhja u mbajt në Dardani. A thua pse more?

    Këta janë vetëm disa që mu kujtuan për momentin dhe të gjithë janë nga Dardania pa përfshirë ata nga trojet tjera shqiptare. Poashtu, për intelektualët tjerë shqiptarë të Dardanisë mund të shkosh nëpër webfaqet shqiptare të univerziteteve dhe kollegjeve të Dardanisë. Poashtu, për shkrimtarët mund të futesh tek forumi i letërsisë. E sheh, po mundohem të të jap pakëz dritë.

    Për kontributin e Nënë Terezës në interesat tona, a thua arrin ta kuptosh se pse ne po mburremi me të duke i vënë emrin e saj aeroporteve, shesheve etj.

    Për Ferid Muratin, http://www.naac.org/board.html, ai është edhe personalisht i angazhuar në çështjet tona kombëtare. Shiko vegzën që ta solla këtu.

    Mjaft më, sepse nuk kam kohë të mirrem me analfabeta si ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-12-2004 më 11:48
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    I nderuar provincial

    Nuk e kuptoj se si i erdhe konkluzionit qe une nuk e njoh historine e kombit?
    Dhe , nuk e kuptoj se perse ti vazhdon ta quash Kosoven -> Dardani ??

    Ti jeton ne boten e iluzioneve.
    Gjuha qe perdor eshte aq konfuze saqe me nevojitet nje fjalor inter-galaktik per ta perkthyer , aq modernitet permban!

    Inva Mula nuk eshte kosovare (dardane ).
    Ajo ka lindur dhe eshte rritur e kulluar ne kulturen e kryqytetit shqiptar.
    I jati i saj Avni Mula pavaresisht faktit se eshte kosovar , ai gjithashtu u edukua ne token Meme ku iu mundesua zbulimi i talentit.
    Nuk mund ta quash kosovare duke ia mohuar pjesen tjeter te gjakut , asaj te se emes dhe gjithashtu fakti qe ajo nuk ka lidhje fare me Kosoven pervec faktit se i jati eshte kosovar.

    Rexhep Meidani eshte elbasanlli me origjine.
    Si e nxorre kosovar ate nuk po arrij ta hulumtoj

    Mirush Kabashin nuk e njoh nga eshte me origjine por ato emrat e tjere qe permende si kam degjuar asnjehere.

    Me thuaj cili eshte kontributi i Nene Terezes per kombin shqiptar?????

    Ferid Muradi nuk ka bere asgje per kombin shqiptar.
    Mos jeto ne iluzione te kota por permbaju realitetit.

    U lexofshim ne menyre me diplomatike ne te ardhmen!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Boemi
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    Në vend të të reshurave
    Postime
    2

    Pershendetje Z. Brari

    Disa herë kam lexuar në këtë forum për tema të ndryshme që kanë lidhje për Shqiptarët në ish jugosllavi , e sidomos për Kosovarët , që deri diku janë duke u bërë faktor me rëndësi në ballkan , e edhe në marrëdheniet mbarëshqiptare . Shiquar faktin se Kosova de-facto e pavarësuar dhe dhashte Zoti edhe do të pranohet , deri diku është duke lëkund edhe themelet e kullës prej rëre të gjuhës së Unjisuar apo “ Standarde “ sidomos tek Jugorët e mësuar në komoditetin e tyre të fituar jo më shumë djersë.

    Pasi në forume të tilla virtuele lejohen mendimet e lira ,natyrisht , diskutimi i mirëfilltë dhe me argumente dhe një kulturë komunikimi do të ishte i mirëseardhur. Unë vërej shpesh në këtë forum mendime nga më të ndryshmet për Shqiptarët në ish jugosllavi , e sidomos ndaj Kosovarëve, që mua më lënë përshtypje si mendime shpesh të bazuara nga takime të pakta me Kosovarët , sikur rasti i Zonjushës Alba nga një chat sipërfaqësor me një çun me siguri të rritur në perëndim apo thjesht nga dituria e përgjithshme ,shpesh huazim nga librat e dembelisë.

    Pasi që po diskutojmë për gjuhën e bukur Shqipe , është normale që reagimet nganjëher janë të ashpra e shpesh emocionale , e këtu dua të ndërlidhem me atë që njëri nga diskutuesit e përmendi iden e një rishikimi të gjuhës së Unjisuar apo “ Standarde “ të Migjen Kelmendit ( Rokerit, pas tij qëndron babai, Ramiz Kelmendi e shumë gjuhëtar të tjerë në Kosovë ) e që është bërë sinonim kur flitet për këtë , me plotë të drejtë, mendim i imi , e jo për një identitet të ri siç shpesh trumbetohet në media te Ju . Pasi që kohëve të fundit edhe disa që ende gjallë janë, e qe ishin përpilues të gjuhës “Standarde”, më në fund pranojnë se janë bërë gabime të mëdha , edhe i madhi Z. Kadare dhe Z. Qosja e pranuan që janë bërë gabime.
    Vetë fakti që kjo ide para disa vitesh shkaktoi reagime të shpejta e të ashpra e emocionale nga gjuhëtar të shumtë në Shqipëri ,( por me kohe është duke u pranuar ky realitet i ri ) tregon për një pasiguri në atë që është proklamuar me vite për gjuhën “Standarde”.

    Mua më duken shumë qesharake keto gabimet që i përmendet , Ç e Q apo GJ e ZH në drejtshkrim, të cilat bëhen nga Kosovarët , e aty këtu argumentimi qesharak se ka të bëjë me ndikimin e gjuhës serbo-kroate.Ndikime të dyanshme kishte por jo c , q e gj , zh.

    Tash ju them si Kosovar , se në bëjmë edhe më shumë gabime ( këtë do e vëreni edhe në drejtshkrimin tim ) se këto me qka filluat ju . Bëjmë gabime shumë më të mëdha se problemi me dallimin e zanoreve apo ndonjë bashkëtingllore, por, para se të hyjmë në këtë lëmsh zanoresh e bashkëtinglloresh , më mirë do të ishte të flasim pa paragjykime e tendencë dhe të hyjmë pak më shumë në thelb të një problemi të madhë që qëndron përpara nesh si një bjeshkë, e ne ende të vetëkënaqur sidomos kjo pjesa jugore Shqiptare që me komoditet flet për drejtshkrim,për gjuhën “Standarde “ apo të Unjisuar “.

    Në bazë të shkrimeve që lexova më lartë, unë nuk besoj se i njhni mirë Rrethanat në Kosovë dhe në përgjithësi të Shqiptarëve në ish jugosllavi , të gjykosh drejtë Shqiptarët që jetuan në ish Jugosllavi është të i dëgjosh me vëmendje, se pengesat në arritje të një niveli të lartë gjuhësor ishte luks . Ne ishim të rrezikuar fizikisht ,dmth ishte mbijetesë nga zhdukja fizike ,e mos të flasim për teket e qeverive raciste në lëmit e tjera.
    Në të gjitha trevat e ish jugosllavisë është bërë me dekada një gjenocid i qetë kuluturor .
    Ka shumë Shqiptar në ish jugosllavi që me vite kanë vuajtur në burgje për këtë gjuhë të bukur , që ende e flasim ne ,jo mirë si JU, natyrisht shiquar rrethanat, vetëm pse kanë futur në mësim ndonjë autor të “Papërshtatshëm “ . Të ndëgjosh me kujdes Shqiptarët nga trevat e ish jugosllavisë do të ishte më lehtë të kuptoni realitetin e jo të ndërprehemi sa herë që fillojmë të tregojmë për ndodhitë makabre me arsyetimin se edhe ju keni vuajtur gjatë regjimit komunist, ka dallim të vuash nga një qeveri vendore dmth ,nga vetë qeveria Shqiptare ,Shtet kishit dhe e keni falë Zotit , ne në ish jugosllavi nga një qeveri e popull i huaj e racist.

    Unë ju kisha propozuar që së paku librin e Z . Regjep Qosja ,Populli i Ndaluar ta lexoni , dhe do bindeni se në cfarë kushtesh e rrethanash kemi jetuar ne Shqiptarët në ish jugosllavi. Është interesant se në këtë libër takon fakte të shumta e të qëndrushme për pozitën e vështirë të Shqiptarëve në të gjitha lëmitë , e këto ishin vetëm të dhëna të mara nga shënimet e lëshuara të ministrisë së drejtesisë së vet shtetit jugosllav, e për ato të pashënuara ne mund t’ju rrëfejmë kur Ju shpreni dëshiren dhe durimin.Vetëm një rast tju rrëfej nga ky libër, ku deri vonë ndodhte që ishte i pamundur Pagëzimi i fëmijëve Shqiptar me emrin Ilir, Dardan e Teutë ,e shumë emra të tjerë , e atëher besoj se do të relativoni më lehtë problematikën e gabimeve gjuhësore të Shqiptarëve përtej kufirit.

    Unë jetoj në Holande ( Hollandë ) dhe në përpilim të gjuhës Holandeze , natyrisht janë marë në konsideratë edhe dialekti e gjuhëtarët flaman, dmth, thjesht janë pyetur edhe pjesa e tjetër e popullsisë që jetojnë në Belgjikë, së bashku kanë përpilu gjuhën Holandeze dhe çdo vit takohen dhe bëjnë aty këtu ndryshime të vogla, ndërsa politikanët që qëndrojnë anash vetëm i përshëndesin gjuhëtarët me punën e tyre dhe nuk përzihen.
    Ju Zonjusha Alba , pasi në bazë të chatit që kishe shkarku , jeton në Gjermani dhe me siguri të janë të njohura dialektet e shumta të republikave e mos të flasim për Austrinë e pjesën Gjermane në Zvicër, por ka një gjuhë Gjermane të përpiluar nga gjuhëtarët e të gjitha anëve, dhe natyrisht problemet janë pak më të vogla se që i kemi ne Shqiptarët .Edhe pse e kuptoj dëshirën tuaj të zjarrt të na rrëfesh , se që në moshë të re je në perëndim dhe prap ke zotru mirë gjuhën e drejtshkrimin,kompliment, por padyshim ka të tjerë që nuk janë të bekuar me IQ- e lartë që e keni ju , dhe janë të rritur me prindër nga trevat në ish jugosllavi ,por mos gjyko pas një chati të shpejtë me një çun nga Kosova , me siguri i rritur në perëndim, tjeter , ke dëgjuar për të qenit jashtë syrit të publikut apo “ Privacy “ e që këtu në perëndim i kushtohet kujdes i veqantë, nganjëher edhe dënohen për mos respektim ,por juve do tju falë me siguri ky fare Z. Guest88352 ,se si duket ishte shume i interesuar per ju,i ke lene pershtypje, lol . Mua nuk më duket shumë e pëlqyshme të shkarkosh pjesë nga chati .

    Edhe në vendet të tjera në Europë janë marë në konsideratë të gjitha dialektet gjatë përpilimit të standardit e që te ne mungoj , këto probleme dihen shumë mirë, se kur u përpilu gjuha e Unjisuar apo “ Standarde “ ishte më shumë një vendim politikanësh me një “ Paranojë “që në atë kohë ju “pushtoj “ përveq fizikisht edhe shpirtërisht me një ideologji të huaj, por njëkohsisht me një fanatizëm lokalist sa i përket gjuhës, ku regjimi komunist me në krye me paranojën ,xhaxhin, qëndronte si shpatë e Demokleut mbi të gjithë krijuesit e ndër ta edhe gjuhëtar e mirëfilltë që të vendosnin për gjuhën “ Standarde “ deri diku Toskë dhe u harrua 2/3 e popullsisë që folin dialektin geg , mendim i im , humbi baraspesha me gjuhën “Standarde “ që do të duhej të ofronte Shqiptarët,vetë fakti që nuk u përqafua nga 2/3 e popullsisë do të duhej t’ju bënte të mendoni më shumë për këtë problematikë të ndijshme.

    Sa i përket asaj që njëri nga ju i përmendi gazetat ditore në Kosovë dhe vërejtjet , unë do të shtoja pak më shumë për gazetat ditore që lexoja para një kohe sa isha në Shqipëri .Për fat, fjalet angleze të shumta , deri diku të konvertuara i kuptoja , por problemi shtohej kur takoja fjalët italiane , o bo bo ,sic thuani ju moj, lol, etj etj ,me fjalorin italisht – shqip përballoja disi. Në gazetat ditore në Kosovë më pak apo fare si takon .

    Ika tash ,më falni, më duhet të shkoj në gjykatë, jam ne Divorc e sipër me ish gruan time, lol, kthehem shpejt …….me falni ju lutem….. u vonova pak , isha në kafeneja dhe në rrugë e sipër isha në ai muzeu i ri ,lol, pak shaka,, ta kriposim me humor pak bisedën.

    Tash do tju zbuloj një përjetim nga fëmijëria ime.Që në klasën e parë të shkollës fillore u ballafaqova me realitetin e gjuhës sonë të Unjisuar “Standarde “( edhe ne në kosovë e treva të tjera në ish jugosllavi e kemi mësuar në shkolla gjuhën “Standarde “ ) ku si një fëmijë i pafajshëm i bëja pyetje prindërve dhe mësuesit se si kjo gjuhë që mësojmë ne është shumë më ndryshe se gjuha që flasim jashtë mësimit ndërsa spjegimet e vështira të kongreseve gjuhësore nga prindërit e mësuesi mua si fëmijë më hutonin edhe më shumë, me këtë dua të them që gjuha është edhe ndjenjë,dikund e ndjen veten më afër e dikund jo, me siguri jugorët se kanë patur këtë problem,lol .

    Unë mendoj që Gjuha standarde do të duhej të ishte një gjuhë e lehtë dhe e balansuar në mes dy dialekteve kryesore për të gjithë territorin Shqiptar , dhe të shërbej si urë që kominikimin e çdo bashkëkombasi ta lehtesoj për t'i lidhur si Shkodranin me Pejanin , si Prishtinaliun me Tetovarin ,si Strugarin me Gjirokastritin ashtu edhe korcarin me Tironsin. Jo ta lidh Gjirokastrën me Pogradec,

    Une nuk jam për ndryshime të mëdha shiquar momentin kritik që ndodhemi ,por me kohë, dhe më në fund tu lihet gjuhëtarëve të cilët miren me këtë lëmi , dhe njëher e përgjithmonë të tregojnë më shumë pjekuri në projekte kolosale sic është gjuha , dhe të jetë një baraspeshë e dialekteve e jo e politikës ditore.

    Më duket se ja zgjata shumë, më falni ju lutem,rrallë shkruaj këtu në mungesë të kohës dhe ishte vetëm një mendim në vrap sa i përket kësaj teme shumë të ndijshme, ky shkrim ishte vetëm një mendim i imi sa i përket gjuhës sonë të bukur dhe shpresoj se nuk kam lënduar dikend pasi e shkrova me sinqeritet të thellë e shpesh sinqeriteti në mendime mund të sjell reagime të ashpra.

    Ju përshëndes sinqerisht kudo që jeni

    Boemi

    ------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kujtmim është e vetmja parajsë nga e cila nuk mund të na dëbojne
    Richter

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Bërrnutsi
    Ky eshte thjesht mendimi yt.
    Por , mendimi i disa te tjereve mund te ishte edhe se kosovaret nuk dine ta flasin gjuhen shqipe si duhet dhe se jane provinciale te dukshem.
    Nuk ja vlen per tu shprehur ketu por Shqiperia ka qene gjithmone me e ngritur intelektualisht se Kosova dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk bazohet ne asnje emocion por ne fakt.
    Dijetaret dhe rilindasit e kombit rrjedhin nga toka Meme.
    Me thuaj nje dijetar kosovar , jam ne pritje .................?????

    Përshëndetje!

    Paramendoni se jeni para ekranit televiziv shqiptar dhe po përcillni një emision,ku musafir të emisionit janë:
    Një grua plakë nga Jugu i Shqipërisë,e cila nuk ka asnjë ditë shkollë ose të supozojmë se është analfabete dhe musafiri tjetër është një akademik nga Kosova (Nexhat Daci,Idriz Ajeti apo ndonji tjetër).
    Këta të dy,do t'u përgjigjen shumë pyetjeve nga gazetari udhëheqës dhe që të dy përgjigjen në dialektin e tyre shqip.Përfundon emisioni dhe:
    Çfarë përfundimi do të nxjerrim?
    Se gruaja plakë,fletë gjuhën shqipe më mirë edhe pse s'ka asnjë ditë shkollë,kurse akademiku nga Kosova fletë një shqipe të "bastarduar" dhe si është e mundur një akademik nga Kosova të jetë aq i varfër me shqipen standarde!?
    Pyetja:
    Përse,gruaja plakë nga Jugu e fletë më mirë gjuhën shqipe,se sa akademiku nga Kosova?

    Nuk ja vlen per tu shprehur ketu por Shqiperia ka qene gjithmone me e ngritur intelektualisht se Kosova dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk bazohet ne asnje emocion por ne fakt.
    Ke parasysh se para një muaji Shqipëria festoi 92 vjetorin e pamvarsisë,në krahasim me Kosovën e cila ka pesë vite që feston lirinë por jo edhe pamvarsinë?
    Dhe mbrenda këtyre 92 viteve,keni pasë mundësi të hapni shkolla (të të gjitha niveleve dhe llojeve),biblioteka,teater,studio-film,TV,Radio, e ente të ndryshme edukativo-arsimore etj,etj dhe tash na del me këtë krahasim!?

    Dijetaret dhe rilindasit e kombit rrjedhin nga toka Meme.
    Cilët nga këta dijetarë të Rilindjes dhe të tokës Mëmë u arsimuan në po këto toka Mëmë?

    Me thuaj nje dijetar kosovar , jam ne pritje .................?????
    Po shtoj edhe një:
    Rifat Gjota.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Bërrnutsi
    I nderuar provincial

    Nuk e kuptoj se si i erdhe konkluzionit qe une nuk e njoh historine e kombit?
    Dhe , nuk e kuptoj se perse ti vazhdon ta quash Kosoven -> Dardani ??

    Ti jeton ne boten e iluzioneve.
    Gjuha qe perdor eshte aq konfuze saqe me nevojitet nje fjalor inter-galaktik per ta perkthyer , aq modernitet permban!

    Inva Mula nuk eshte kosovare (dardane ).
    Ajo ka lindur dhe eshte rritur e kulluar ne kulturen e kryqytetit shqiptar.
    I jati i saj Avni Mula pavaresisht faktit se eshte kosovar , ai gjithashtu u edukua ne token Meme ku iu mundesua zbulimi i talentit.
    Nuk mund ta quash kosovare duke ia mohuar pjesen tjeter te gjakut , asaj te se emes dhe gjithashtu fakti qe ajo nuk ka lidhje fare me Kosoven pervec faktit se i jati eshte kosovar.

    Rexhep Meidani eshte elbasanlli me origjine.
    Si e nxorre kosovar ate nuk po arrij ta hulumtoj

    Mirush Kabashin nuk e njoh nga eshte me origjine por ato emrat e tjere qe permende si kam degjuar asnjehere.

    Me thuaj cili eshte kontributi i Nene Terezes per kombin shqiptar?????

    Ferid Muradi nuk ka bere asgje per kombin shqiptar.
    Mos jeto ne iluzione te kota por permbaju realitetit.

    U lexofshim ne menyre me diplomatike ne te ardhmen!
    Fjala provincial po të përkthehet në shqip, ka kuptimin e krahinor, dmth. nuk di gjë tjetër për krahinat tjera përveç krahinës tuaj. E siç po shihet edhe nga njohuria juaj për krahinat tjera shqiptare, juve jeni një provincial/krahinor me plot kuptimin e fjalës.

    Ata që dijnë historinë e kombit nuk bëjnë të tilla pyetje sepse e dijnë fare mirë kontributin edhe të atyre krahinave në gjithçka është shqiptare sot.

    Inva Mula, e babai i saj Avni Mula, thonë se janë gjakovarë, po deshe ti sjell unë intervistat e tyre, një intervistë të tillë e kam këtu fare të freskët bërë vetëm dy-tre ditë para.

    Mirush Kabashi, poashtu është nga Gjakova.

    Nënë Tereza, disa nga kontributet e saj të prekshme janë spitali që po ndërtohet në Tiranë me vlerë 40 milionë dollarë, që Vatikani është duke e ndërtuar për ta çuar në vend amanetin e saj para vdekjes. Pastaj, ke ujësjellsat e disa fshatrave që i ka dhuruar nga vet pasuria e saj personale.
    Por, kontributet e saj të prekshme nuk janë asgjë po ti shohim kontributet e saj të paprekshme. Reklama apo publiciteti që i bën kombit deklarata e saj në marrjen e çmimin Nobel (se unë nga gjaku jam shqiptare), pastaj bota kur i referohet asaj Shqiptarja Nënë Tereza etj. etj. që ti nuk je në gjendje ti kuptosh sepse je analfabet fare. Pikërisht, për këtë lloj publiciteti ne i kemi vënë edhe emrin e saj aeroportit kryesor të Shqipërisë së sotme londineze, e një nga shesheve kryesore të këtij qyteti.

    Ferid Muradi, ja ku e ke vegzën që ta solla më lartë, por ti ose se ke lexuar ose thjeshtë je debill fare se përndryshe nuk ka se si bëhet një pyetje e tillë nga ana juaj. Ferid Muradi jo vetëm që ka deklaruar se është shqiptarë kur ka marrë çmimin Nobel por edhe është një nga themeluesit dhe figurat kryesore të një nga organizatave më të fuqishme shqiptaro-amerikane që për nga rëndësia e saj është ndoshta edhe më e fuqishme se edhe vet ambasada Shqiptare në Amerikë, e qeveria shqiptare para autoriteteve amerikane.

    Ti nuk kupton as dialektin e të folmen tënde lokale se lëre më gjuhën e njësuar dhe të shkruar shqipe apo dialektet e të folmet lokale të krahinave tjera shqiptare (të kombit tënd), prandaj edhe të duhen fjalorë të tillë e bile as ata fjalorë mund të mos mbarojnë punë, kështu që duhet krijuar fjalorë special për debilla si puna juaj.

    Me sa pashë unë këtu, ti kishe vetëm disa njohuri për sport e asgjë tjetër. E edhe në sport, lojtarët shqiptarë që luajnë në ekipet më të mëdha botërore janë po nga kjo trevë shqiptare e quajtur Dardani (sot e 3000 vjet), Lorik Cana (Paris Saint Germaine), Besnik Hasi (Anderlecht), Valon Behrami (tash po kalon në Juventus) etj. etj. pastaj kampionët botëror e europian në sportet tjera Shqipe Zogiani (kampione botërore e Karatesë), Luan Krasniqi (kampion europian i botës), Afrim Latifi (kampion botëror i karatesë) etj. etj. etj. Kjo trevë është e vetmja trevë shqiptare ku zhvillohen dhe kultivohen edhe sporte tjera shqiptare si(që ti jam i bindur që as ke dëgjuar për to) skitaria, hendboll, pingpong etj. etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 29-12-2004 më 02:59
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •