-
Howard sfidues i Blairit.
Michael Howard dhe ish-udhėheqėsi i konservatorėve britanik Iain Duncan Smith
Kandidimi i Michael Howardit pėr udhėheqės tė Partisė Konservatore tė Britanisė mbush faqet e shtypit tė sotėm evropian. Ka patur edhe komente rreth prospektit tė bashkėpunimit mė tė gjėrė nė fushėn e mbrojtjes ndėrmjet Francės dhe Britanisė sė Madhe.
Rruga e Howardit
E pėrditshmja gjermane DIE WELT shkruan sot se nėse Michael Howard merr postin e udhėheqėsit tė Partisė Konservatore tė Britanisė, atėherė kryeministri Tony Blair do tė ketė njė kundėrshtar tė fortė sėrish.
"Tony Blairi sė shpejti do tė mėsojė se konkurrenca nuk ka vdekur nė kampin kundėrshtar tė tij", shkruan gazeta.
DER TAGESSPIEGEL ndėrkaq pajtohet me kėtė konstatim.
"Kujdes, Tony Blair!" thotė ajo dhe shton: "Vitet e qeverisjes pa njė kundėshtar serioz mund tė pėrfundojnė."
Gazeta shfaq dyshime nėse Michael Howard do tė jetė nė gjendje qė tė udhėheqė me konservatorėt drejt fitores nė zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme por beson se ai ka fuqi qė tė shtyjė Tony Blairin nga ajo qė e pėrshkruan si "teritor konservativ".
Nė Austri DIE PRESSE paralajmėron se zoti Howard, me reputacionin e tij "tė vijės sė ashpėr", nuk ėshtė dikush qė shkon drejt ripėrtėritjes.
Ajo thotė se zoti Howard mund tė jetė nė gjendje ta kthej partinė "nė binarė", por beson se dikush tjetėr duhet ta udhėheqė partinė drejt fitores, e cila thotė ajo, "ėshtė diēka qė konservatorėt nuk mund as tė fillojnė tė ėndėrrojnė tash pėr tash."
E pėrditshmja spanjole EL PAIS, thotė se "humbja me dinjitet nė zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme, duket tė jetė njė horizont optimist pėr konservatorėt".
Mbrojtja e pėrzemėrt
Mė heret gjatė javės, zyra e presidentit Jacques Chirac hodhi poshtė shkrimet e shtypit se Franca planifikon tė ndryshojė politikėn e saj tė mbrojtjes bėrthamore pėr tė marrė parasysh kėrcėnimet nga shtetet e ashtuquajtura tė ashpra.
VALEURS ACTUELS citon ministren e mbrojtjes Michele Alliot - Marie, duke thėnė se "nuk ka ndryshime" tė parimeve tė mbrojtjes bėrthamore tė nėnvizuara nga presidenti Chirac mė 2001.
"Ne nė vazhdimėsi e pėrmirėsojmė armatimin tonė", thotė ministrja "por koncepti mbetet i pandryshuar".
Bashkėpunimi i Francės me Britaninė e Madhe, pėrveē nė fushėn bėrthamore, sugjerohet nga LE NOUVEL OBSERVATEUR, e cila thotė se "euforia" me tė cilėn u pėrshėndet pėrfundimi i epokės sė Luftės sė Ftohtė, hapi rrugė "pėr nivelin e mosmarrėveshjeve tė pėrhapjes bėrthamore sa qė ka baza pėr tė diskutuar rreth efekteve domino".
A duhet Franca qė tė pėrcjellė evoluimin e doktrinės strategjike amerikane? shkruan gazeta dhe pyet nėse ajo duhet tė "bazohet mbi zgjidhjet fundamentale tė barabarta dhe nė veēanti nė bashkėpunim me Britaninė, fuqinė tjetėr bėrthamore tė BE-sė?"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt