Miliarderi saudit, lider i rrjetit terrorist al-Kaida, Osama Bin Laden po sulmon Riadin për të përmbysur regjimin mbretëror në vend. Kështu ka deklaruar dje zëvendësekretari amerikan i Shtetit të për Mbrojtjen, Riçard Armitazh, i cili vizitoi kryeqytetin saudit pas sulmit të së shtunës që shkaktoi vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 100 të tjerëve. Sipas agjencisë Rojters, Armitazh ka përforcuar deklaratat e diplomatëve dhe analistëve të tjerë, që e kanë konsideruar këtë situatë si një "luftë civile e vëllait kundër vëllait". Sipas tyre, Osama bin Laden ka sulmuar bashkëkombasit e tij, që i konsideron të pabesë, për shkak të mbështetjes që Riadi i ka dhënë së fundmi SHBA-së. Përveç kësaj, një arsye tjetër për t'i sulmuar ata, sipas analistëve, ka qenë edhe rreziku që Arabia Saudite paraqet për kontrollin e zonës së naftës. Edhe autoritetet saudite kanë rënë dakord me deklaratat e liderëve ndërkombëtarë, ndërsa kanë theksuar se ky sulm nuk është i pari dhe nuk do të jetë as i fundit. Frikën për sulme të tjera terroriste në Riad e ka përforcuar edhe zyrtari i lartë amerikan, sipas të cilit "sulmet kanë për qëllim rrëzimin e familjes mbretërore saudite në pushtet dhe qeverinë e vendit". "Pas nisjes së luftës amerikane kundër terrorizmit, Bin Laden po synon të vendosë në Arabinë Saudite një regjim ushtarak që do t'i shërbejë atij", tha Armitazh. Sipas tij, kryeterroristi Bin Laden do të përpiqet ta realizojë këtë me ose pa mbështetjen e princit trashëgimtar Abdullah. Arabia Saudite është ende e tronditur nga sulmet e fundit terroriste të së shtunës. Për të evituar sulme të reja, autoritetet saudite kanë rritur masat e sigurisë në 48 orët e fundit. Thuajse të blinduara nga forcat e shumta të sigurisë janë ndërtesat e konsullatave dhe ambasadave si dhe banesat e stetsave perëndimorë në kryeqytetin e vendit,
Krijoni Kontakt