Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Sistemi i Sigutrimeve ne Shqiperi

    Si mund tė zgjidhen krizat e pensioneve?

    Krizat nė skemat e pensioneve tė vendeve europiane nuk duan tė largohen. Qeveritė duhet tė bėjnė mė shumė dhe votuesit duhet tė pranojnė ndryshimet


    Kohėt e fundit Europa po dėshmon pėr njė lėvizje ekonomike e sociale tė ngadaltė tė parashikueshme nė historinė e saj.
    Ndėrkohė qė prirjet ekonomike filluan tė rriteshin shumė shpejt gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20-tė, fondi i sistemit tė pensioneve shtetėrore filloi tė binte ēdo ditė. Nė Europė ekziston skema “paguaj dhe ik” (pay-as-you go) qė detyron punėtorėt e sotėm tė paguajnė pėr brezin tashmė nė pension. Por kjo skemė ka filluar tė keqadministrohet gjatė dy dekadave tė fundit. Norma aktuale punėtor/pensionist ka rėnė nė tė gjithė Europėn nė rreth 3 punėtorė pėr ēdo pensionist dhe pritet tė bierė edhe mė shumė gjatė kėtyre 30 viteve nė 3 punėtorė pėr ēdo dy pensionistė. Pėr tė kapėrcyer kėto kriza qeveritė europiane kanė ndėrmarrė disa reforma tė cilat duket se e zgjidhin disi problemin. Njė reformė tė tillė ka ndėrmarė edhe Silvio Berluskoni nė Itali. Kjo reformė e pensioneve do tė ketė efektin e saj deri nė vitin 2008. Berluskoni po vendos skemėn e ashtuquajtur “pensione zotėrinjsh”, e cila lejon punėtorėt tė dalin nė pension nė moshėn 57-vjeēare nė qoftė se kanė punuar pėr 35 vjet. Nė vend qė ai ta vinte kėtė reformė qė gjatė kėtij viti, ai do tė mundohet qė ta shtrijė kėtė deri nė vitin 2008 duke iu ofruar punėtorėve tė cilėt do tė vazhdojnė tė punojnė pas moshės 57-vjeēare njė pagesė tė majme.
    Gjermania ėshtė duke diskutuar njė rritje tė moshės sė daljes nė pension nga 65 nė 67 vjeē midis viteve 2011 dhe 2035, por ky ndryshim i vogėl po provokon shumė protesta, megjithėse pritet tė realizohet pas vitit 2011.
    Franca gjatė vitit tė kaluar kaloi nė parlament njė ligj qė detyron punėtorėt e sektorit publik tė punojnė nė administratėn shtetėrore pėr aq kohė sa kanė punuar nė sektorin privat, nė mėnyrė qė tė mund tė marrin njė pension tė plotė shtetėror. Kjo ėshtė njė reformė e mirėpritur nga tė gjithė e cila duhet tė kishte ndodhur vite mė parė.
    Qeveria e Austrisė guxoi qė kėtė vit tė realizonte njė reformė edhe mė abicioze nė fushėn e pensioneve, por shpenzimet e Austrisė nė pensione janė aq tė vogla sa edhe ato tė Italisė.
    Ka pak mister rreth faktit se pse qeveritė janė treguar kaq frikacake nė reformat e skemave tė pensioneve. Ndryshimet nė skemat publike tė pensioneve janė diametralisht tė kundėrta midis punėtorėve dhe votuesve. Nė Francė dhe Itali ndryshimet nė skemat e pensioneve kanė rrezikuar shumė qeveritė qė kanė qėnė nė pushtet. Pėrpjekjet e Berluskonit pėr reformat nė pensionet luajtėn njė rol kryesor nė rėnien e mėparshme tė qeverisė sė tij tė vitit 1994. Qeveritė europiane ndyrkohė tė cilat pėrpiqen t’iu shėrbejnė votuesve tė tyre, do tė pėrballen shumė shpejt me tė vėrtetėn e hidhur qė skema e pensioneve shtetėrorė nuk do tė mjaftojė pėr pagesat e pensionistėve.
    Nuk ėshtė herėt tė themi se kėto kriza do tė jenė tė dhimbshme pėr tė gjithė, ndėrkohė qė nuk do tė ketė mė asnjė mjet shpėtimi. Kėshtu qė si votuesit, ashtu edhe qeveritarėt duhet tė marrin masa urgjente pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
    Ēfarė duhet tė bėjnė qeveritė pėr sistemin e pensioneve?
    Sė pari, qeveritė duhet tė veprojnė me shumė guxim pėr tė reduktuar sistemin e pensioneve publike tė formės “pay-as-you-go”. Sė dyti, punėtorėt qofshin tė sektorit privat ose shtetėror duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr tė paguar sigurimet shoqėrore dhe tė investojnė paratė e tyre nė fondet private tė pensioneve. Kėshtu, ata do tė kontribuojnė pėr zhvillimin e kėsaj skeme. Nė qoftė se kjo mėnyrė nuk funksionon, duhet qė skema private e pensioneve tė bėhet e detyrueshme me ligj.
    Sė treti, mosha e daljes nė pension duhet tė pėrshkallėzohet, pasi nuk ka kuptim qė si ata qė punojnė nė minierė dhe ata qė kanė punuar gjithė jetėn nė zyrė tė dalin nė tė njėjtėn moshė nė pension. Shumė shtete europiane duhet tė ndėrmarin hapa pėr tė rregulluar moshėn e daljes nė pension, nė mėnyrė qė tė bėjnė edhe balancimin midis punėtorėve dhe pensionistėve.
    Duke shikuar skemėn aktuale tė pensioneve publike, premisat janė tė pakta. Por politika mė e shpejtė dhe mė efektive qė mund tė ndėrmerret ėshtė rritja e moshės sė daljes nė pension nė sektorin shtetėror.

    Mosha e daljes nė pension
    Gjatė dekadave tė fundit mosha e daljes nė pension ka rėnė ndėrkohė qė edhe shpresat pėr njė jetė mė tė mirė janė pėrkeqėsuar. Nė qoftė se europianėt kėrkojnė tė mbajnė nė funksionim skemat publike tė pensioneve, ėshtė e qartė se do t’iu duhet tė punojnė mė gjatė, madje rreth 10 vite mė gjatė se tani. Por tė punėsuarit duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nė moshėn 60-vjeēare do t’iu duhet tė lėnė punėn dhe tė presin tė paguhen nga kontributet e atyre qė janė mė tė rinj.
    Duke hequr pengesat e skemės aktuale tė pensioneve, do t’iu jepet mundėsi qė edhe gratė tė kenė shumė fėmijė, por njėkohėsisht tė shpėrblehen pėr kohėn e barrėlindjes. Kjo do tė ndihmojė jo vetėm gjeneratėn e ardhshme, por edhe prindėrit e tyre pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė.
    Nė qoftė se qeveritarėt dhe punėtorėt nuk do tė mendojnė pėr brezin e vjetėr, atėherė kush do ta bėjė?
    Pėrpjekjet pėr tė rregulluar skemėn e pensioneve gjatė viteve tė fundit ka sjellė pakėnaqėsi tek tė gjithė punėtorėt nė Europė. Nė 3 qershor tė vitit tė kaluar qeveria franceze u lėkund vetėm pėr shkak tė protestave tė punėtorėve qė erdhėn si rezultat i reformave nė skemėn e pensioneve.
    Udhėheqėsit politikė tė Francės dhe Italisė kanė tėrhequr menjėherė vendimet e tyre pėr reformat nė pensione sapo kanė parė se ato kėrcėnonin tė paralizonin vendin.
    Qeveritė nė Europė janė pėrpjekur gjithashtu t’i inkurajojnė qytetarėt e tyre qė tė investojnė nė skemat private tė pensioneve. Kjo do tė thotė qė secili tė ruajė njė pjesė tė tė ardhurave tė tij gjatė kohės qė ai punon nė mėnyrė qė t’i shpenzojė kur tė dali nė pension. Pėr shembull nė vitin 2003 Suedia detyroi punėtorėt e saj qė tė vendosnin 2.5 pėr qind tė pagės sė tyre nė njė fond individual pensionesh. Po kėshtu edhe Gjermania detyroi punėtorėt e saj qė tė vendosin njė pėr qind tė pagės sė tyre nė llogarinė e pensioneve.

    Fondi privat i pensioneve sė shpejti edhe nė Shqipėri

    Fondi privat i pensioneve mendohet tė vihet sė shpejti nė funksion nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore. Kjo skemė mbėshtetet nė parimin e pjesėmarrjes sė lirė, pra nė mėnyrė vullnetare tė personave tė cilėt dėshirojnė tė pėrfshihen nė to. Mėnyra nė tė cilėn do tė operojnė skema e pensioneve suplementare private nė Shqipėri do tė jetė e tillė ku, pėrfitimet pėr tė gjithė personat e siguruar do tė caktohen nė nivlin bazė (nė skemėn e sigurimit tė detyrueshėm shoqėror), sipas kushteve tė pėrcaktuara nė tė, dhe pėrfitimet shtesė do tė shėrbejnė vetėm pėr ngritjen e nivelit tė tė ardhurave tė tyre. Kjo mėnyrė veprimi do tė krijojė mundėsinė e krijimit tė kursimeve dhe formimit tė kapitaleve nė fushėn e sigurimeve shoqėrore, si dhe do tė rrisė nivelin e tė ardhurave tė tė siguruarve nė rastet e ndodhive sociale”.
    Fondet e pensioneve mund tė krijohen nga punėdhėnėsit pėr tė punėsuarit e punėdhėnsit e tyre, tė cilėt e kanė themeluar atė ose i bashkangjiten atij, si dhe nga njė institucion financiar privat, i cili vepron pėr tė gjithė personat fizikė me qėndrim tė pėrhershėm nė Shqipėri, duke pėrfshirė kėtu edhe tė punėsuarit e punėdhėnėsve qė lidhin njė kontratė me kėtė institucion. Nė ligj ėshtė pėrcaktuar njė limit personash qė duhet tė kenė krijuesit pėr themelimin e fondit privat tė pensioneve, kėshtu punėdhėnėsit privat tė mėsipėrm e ushtrojnė tė drejtėn e krijimit tė institutit tė pensioneve kur kanė jo mė pak se 500 tė punėsuar. Gjithashtu, edhe punėdhėnėsit e ndėrmarrjeve shtetėrore jobuxhetore mund tė krijojnė ose tė aderojnė nė njė institut privat pensionesh vetėm me autorizim tė Kėshillit tė Ministrave.
    Vėshtirėsitė qė paraqet krijimi i fondit privat tė pensioneve
    Fondet private tė pensioneve nė njė mėnyrėė apo nė njė tjetėr do tė pėrmirėsojnė mbrojtjen nga sigurimet shoqėrore tė personave tė pėrfshirė nė to, megjithėse krijimi i kėtij fondi paraqet vėshtirėsitė e veta pėr arsye tė karakterit ligjor, ekonomik dhe psiokologjik tė tilla si:
    1. Plotėsimi i kuadrit nėnligjor pėr fillimin e funksionimit tė skemės sė sigurimit suplementar privat (krijimi i inspektoriatit si organ licensues dhe mbikėqyrės i fondeve private tė pensioneve, krijimit tė rregulloreve tip nė vazė tė tė cilave mund tė funksionojė njė fond privat pensionesh).
    2. Mungesa e kushteve tė pėrshtatshme pėr zbatimin e ligjit si rrjedhojė e stadit tė ulėt tė tregut tė kapitaleve nė fushėn e sigurimeve shoqėrore nė veēanti
    3. Objektivisht janė tė paktė ata punėmarrės qė kanė besim tek skemat private tė pensioneve, pasi ata zotėruesit e kapitaleve nuk e njohin fushėn e sigurimeve suplementare private dhe nuk pretendojnė tė fusin kapitalet e tyre nė njė fushė tė panjohur
    4. Tė ardhurat e ulėta tė tė punėsuarve nuk krijojnė mundėsinė e krijimit tė njė rezerve nė kėto tė ardhura pėr tė paguar kontribute shtesė nė fondet private tė pensioneve me qėllim marrjen e njė pėrfitimi me kushte mė tė favorshme nga ato tė pėrfitimeve tė skemės bazė apo njė shtesė mbi pensionet e pleqėrisė, familjare dhe invaliditetit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2003
    Postime
    104
    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 10-02-2004 mė 15:17

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Mendimi im eshte kye te paguajne ata qe punojne 10%taksa nga te ardhurat e tyre,dhe te shtohet pensioni...Ky eshte modeli qe perdorin gjithe shtetet e botes!!Por ne Shqiperi nuk mund te realizohet se do ishin vetem politikanet qe do paguanin!!!Me respekt Anisela...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Atila
    Anėtarėsuar
    10-02-2004
    Vendndodhja
    Las Vegas
    Postime
    12
    Me rritjen e taksave zgjidhet problemi
    A wise chieftan never kills the Hun bearing bad news. Rather, the wise chieftan kills the Hun
    who fails to deliver bad news.

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Njė alternativė pėr financimin e shėndetėsisė

    Eduard Zaloshnja - 11/02/2004

    Njė alternativė pėr financimin e shėndetėsisė

    Ka ardhur koha qė sistemit shėndetėsor shqiptar t’i bėhet njė remont themelor, pasi nuk ka mė kuptim qė kujdesi shėndetėsor tė konsiderohet si njė e mirė publike kur ai, nė fakt, ofrohet nė mėnyrė komerciale nga spitale e klinika nė dukje shtetėrore


    Para disa javėsh Gencit dhe Skėnderit iu qėlloi tė operojnė tėmthin nė spitalin civil tė Tiranės. Dhe pas operacionit, fati e deshi qė shtratet t’i kishin ngjitur. Gjatė ditėve qė qėndruan nė spital, pėr tė shtyrė kohėn, nuk lanė muhabet pa bėrė. Kėshtu, Genci tregonte se si kishte ndėrtuar njė fabrikė tė vogėl makaronash nė Tiranė me paratė qė kishte kursyer gjatė emigrimit nė Greqi, ndėrsa Skėnderi tregonte se sa tė vėshtirė e kishte tė ushqente familjen me atė copė tokė qė kishte nė njė fshat tė Gramshit; Genci tregonte se si ia kishte kaluar kur kishte qenė student nė Fakultetin Ekonomik, ndėrsa Skėnderi tregonte se si kishte mbaruar me shqelma tetėvjeēaren; Genci tregonte se si…, ndėrsa Skėnderi tregonte se si…
    Lista e tregimeve tė tyre ishte e gjatė. Dhe sa mė poshtė saj tė shkoje, aq mė tė ndryshėm Genci dhe Skėnderi do tė dukeshin nga njėri-tjetri. Por megjithėse shumė tė ndryshėm, ata nė njė pikė bashkoheshin – tė dy ishin tė opinionit se kishte ardhur koha qė sistemit shėndetėsor shqiptar t’i bėhej njė remont themelor.
    Kėtė opinion ata e artikuluan nė bisedėn qė bėnė me njė specialist tė shėrbimeve publike ditėn e fundit tė qėndrimit nė spital. Sipas Gencit, nuk kishte mė kuptim qė kujdesi shėndetėsor tė konsiderohej si njė e mirė publike kur ai, nė fakt, ofrohej nė mėnyrė komerciale nga spitale dhe klinika nė dukje shtetėrore. Ndėrsa Skėnderi e parashtroi opinionin e tij me fjalė mė tė thjeshta. Sipas tij, nuk kishte mė kuptim qė njė fshatar i varfėr tė paguante 30 mijė lekė pėr analizat, 15 mijė pėr Ekon, 300 mijė pėr kirurgun, 50 mijė pėr infermieret e sallės sė operacionit dhe 50 mijė pėr atė doktorin qė tė vė nė gjumė.. si quhej ai… tamam, doktori i reanimacionit.
    “E pra, – vazhdoi shfryrjen e tij Skėnderi, – po t’i mbledhėsh ēika-ēika kėto, e po t’i shtosh edhe ato dymijėlekėshat qė duhet t’u japėsh infermiereve dhe sanitareve sa herė tė ndėrrojnė plagėn apo tė pastrojnė, rrumbullakoset si me shaka 500-mijėshi. Dhe 500 mijė, mor vėlla, nuk i thonė pak. Mua m’u desh tė shisja dy lopėt mė tė mira dhe tė futesha nė borxh deri nė fyt pėr t’i bėrė bashkė aq para.”
    Pasi dėgjoi opinionet e tė dyve, specialisti pyeti nėse do tė ishte mė mirė qė tė zyrtarizohej komercializimi i klinikave dhe spitaleve shtetėrore nėpėrmjet dhėnies me qira personelit qė punon nė to. Pėr Gencin, kjo zgjidhje ishte e natyrshme – nuk kishte mė kuptim tė pagoje fshehurazi pėr njė shėrbim qė faktikisht ishte me pagesė. Madje, sipas tij, paralelisht me komercializimin e spitaleve dhe klinikave, do tė ishte e natyrshme qė tė privatizohej edhe Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, si dhe tė hapej tregu pėr kompani tė tjera private tė sigurimeve tė kujdesit shėndetėsor.
    Ndėrkohė qė Genci fliste, Skėnderi e ndiqte si i hutuar. Kur Genci mbaroi, ai shpėrtheu. Komercializim, stėrkomercializim nuk dinte ai – atij i duhej tė dinte se kush do t’i paguante ato 500-mijėshet qė fakir-fukaratė nxirrnin nga xhepi kur bėnin operacione si i tyre.
    Me mirėsjellje specialisti i shėrbimeve publike iu pėrgjigj se skema qė sugjeronte Genci, po tė zbatohej pa pjesėmarrjen e shtetit, do tė rėndonte fshatarėt, pensionistėt, tė papunėt dhe nėpunėsit e vegjėl tė administratės publike, tė cilėt pėrbėjnė shtresat mė tė varfra tė popullsisė. “Pėr tė shmangur kėtė problem social, – vazhdoi ai, – shtetit do t’i duhej tė krijonte njė fond pėr blerjen e siguracioneve shėndetėsore pėr shtresat e varfra. Dhe pėr krijimin e kėtij fondi do tė shėrbenin paratė qė sot harxhohen pėr tė mbajtur nė kėmbė sistemin publik tė shėndetėsisė, si dhe paratė qė do tė mblidheshin nga qiratė e spitaleve dhe klinikave.”
    Tek dėgjonte me vėmendje, Skėnderi i hidhte sytė hėrė pas here nga Genci, i cili nė fund tė shpjegimit tė specialistit e pyeti: “Hė, mor Skėnder, a e kupton? Nė sistemin qė sugjeron zotėria, ti dhe tė tjerė si ti nuk do tė nxirrni mė lekė nga xhepi, por vetėm kartėn e siguracionit. Dhe pėr kartat tuaja do tė paguajė shteti.” Kur dėgjoi kėto fjalė, Skėnderit i shkėlqeu fytyra. "Mirė ne tė varfrit ia hodhėm me kėtė sistem, - iu kthye ai Gencit me buzėn nė gaz, - po ju tė tjerėt si do t’ia bėni?"
    Nė kėtė moment ndėrhyri pėrsėri specialisti i shėrbimeve publike, i cili shpjegoi se pėr t'u pajisur e gjithė popullsia e Shqipėrisė me karta siguracioni shėndetėsor, duhen rreth 3 miliardė lekė nė vit ose 1 mijė lekė pėr frymė. “Aktualisht, – tha ai, – buxheti i shtetit parashikon tė shpenzohen 2 miliardė lekė nė vit pėr shėndetėsinė. Dhe ky fond do tė ishte mė se i mjaftueshėm pėr tė paguar siguracionet shėndetėsore tė njerėzve si ti Skėnder. Ndėrsa pėr 1/3 e shqiptarėve qė nuk do t’i mbulonte shteti, mund tė detyrohen me ligj punėdhėnėsit tė paguajnė 1 mijė lekė nė vit pėr ēdo punonjės tė tyre. Ndėrkohė, qiratė dhe tatimet qė personelet e spitaleve dhe klinikave do t'i paguanin shtetit do tė mjaftonin pėr tė financuar kujdesin preventiv dhe administratėn mbikėqyrėse tė shėndetėsisė.
    Kur dėgjoi fjalėt pėr punėdhėnėsit, Skėnderi ia nguli sytė Gencit me njė vėshtrim qė dukej sikur deshte tė thoshte "e hėngre ti". Genci, i cili e kapi vėshtrimin, pasi mbaroi specialisti, iu kthye Skėnderit duke i thėnė se ai dhe shumė tė tjerė si ai nuk do ta kishin problem tė paguanin 1 mijė lekė nė vit pėr punonjės. “Vetėm tė rregullohet njė ēikė kjo shėndetėsia shqiptare, pa nė djall tė shkojnė ata njėmijėlekėsha”, – shfryu ai.
    Mė tej Genci tha se ai nuk shpresonte tė bėhej ndonjė ēudi brenda ditės, por mendonte se sistemi qė zotėria sugjeronte do tė realizonte tre objektiva: sė pari, si rezultat i konkurrencės mjekėsia do tė ofronte njė shėrbim mė cilėsor; sė dyti, duke punuar pėr veten e tyre dhe jo pėr shtetin, mjekėt dhe infermieret nuk do tė kėrkonin mė para nėn dorė dhe sė treti, duke qenė se pagesat pėr shėrbimet e ofruara nga spitalet, klinikat dhe farmacitė do tė bėheshin nga kompanitė private tė sigurimeve dhe jo drejtpėrdrejt nga shteti, abuzimet financiare do tė reduktoheshin ndjeshėm. “Dhe nė ndihmė tė realizimit tė objektivit tė fundit, – vazhdoi ai, – do tė vinin kartat e reja tė identitetit, qė planifikohen t'i jepen ēdo shqiptari. Ato karta do t’u jepnin mundėsinė kompanive private tė sigurimit shėndetėsor tė kontrollonin faturat e klinikave, spitaleve dhe farmacive nėpėrmjet numrave unikė identifikues.”
    Nė mbarim tė kėtij ligjėrimi, Genci i hodhi njė vėshtrim triumfues Skėnderit, i cili, pasi vuri buzėn nė gaz me njė djallėzi babaxhane, i tha Gencit se ai zotėria ua kishte mbushur mendjen atyre tė dyve, por problemi nuk ishte nėse do t’i mbushej mendja Gencit dhe Skėnderit – gjithė puna ishte a do t'i mbushej mendja Fatos Nanos tė hiqte nga dora e ministrit tė Shėndetėsisė ato miliardat... Nė vend tė pėrgjigjes Genci vetėm tundi kokėn me njė shprehje fytyre qė dukej sikur thoshte “e di, mor vėlla, e di” apo diēka tė ngjashme me tė. Ndėrkohė, specialisti i shėrbimit publik u ēua duke i falėnderuar pėr bisedėn dhe duke u uruar shėrim tė shpejtė.

    SHENIM: Ngjarja dhe personazhet e mėsipėrme janė tė trilluara. Ēdo ngjashmėri me ngjarje apo persona realė do tė ishte krejt i rastėsishėm.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shėndetėsi, 5 milionė dollarė pėr shėrbimet shėndetėsore tė specializuara

    Miratohet projektligji pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe asaj italiane pėr realizimin e programit pėr rehabilitimin dhe pajisjen e 5 poliklinikave shėndetėsore


    Projekti me vlerė 5 milionė dollarė synon pėrmirėsimin e dhėnies sė shėrbimeve shėndetėsore tė specializuara, si dhe rritjen e kapaciteteve menaxhuese e drejtuesve tė klinikave shėndetėsore. Nė kėtė projekt pėrfshihen poliklinikat e Tiranės (2), poliklinika e Gjirokastrės, e Korēės dhe poliklinika e Peshkopisė. Ndėrhyrja nė kėto pesė poliklinika do tė mbulojė njė popullsi prej mė shumė se 500.000 banorėsh.
    Projekti parashikon kalimin nė disa faza, atė tė projektimit, punimet dhe rehabilitimi i godinave, pajisja e tyre me aparaturė biomedikale diagnostikuese dhe materiale konsumi, trajnimin e personelit mjekėsor pėr
    mirėpėrdorimin dhe mirėmbajtjen e kėtyre pajisjeve. Nė kėtė kuadėr u miratua gjithashtu projektligji pėr ratifikimin e marrėveshjes sė kredisė ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe
    Bankės Islamike pėr Zhvillim, pėr financimin e fazės sė dytė tė projektit tė spitalit tė pėrgjithshėm Durrės.
    Kredia prej 7 milionė dollarėsh pėr spitalin e Durrėsit
    Pas pėrfundimit me sukses tė fazės sė parė tė ndėrtimit tė spitalit rajonal tė Durrėsit dhe vėnies sė tij nė funksionim u nėnshkrua marrėveshja me Bankėn Islamike pėr Zhvillim pėr akordimin e kredisė me njė
    vlerė prej 7 milionė dollarėsh pėr pėrfundimin e kėtij sistemi spitalor. Ky projekt parashikon ndėrtimin e bllokut tė shtrimit tė spitalit me rreth 170 shtretėr dhe rikonstruksionin e pėrgjithshėm tė maternitetit, i cili
    aktualisht ėshtė mjaft i amortizuar. Nė pėrfundim tė kėsaj faze parashikohet ndėrtimi i njė sistemi rajonal spitalor bashkėkohor.

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •