Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 92
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    recel Ftoi do ti.. ta thom u si bėnet..
    E more ftoin..e mora thuaj.. ama ftua peshkopi-shupenz maqellare.. ose tetov gostivar Poradeci.. se myzeqe e mallakaster durres e tiran i kan ftonjt e krimbur..
    I merr pra ca ftonj i ndan ne katersh.. i qeron me lezet e ja u heq ato berthama e rreth berthames.. dhe i hedh ne nje tas me uj qe mos te nxihen..
    E merr nje tenxhere.. i hedh nje got uj e ve ne zjarr e i hedh sheqer gjisėm qillo a me shume na varesi te nr te ftonjve..
    pasandaj i grin me rende ftonjte dale me ngadale e kte mase e hedh ne tenxhere.. ne te cilen gjat ksaj kohe ka shkrire shekeri.. edhe nashi me nje lug druri perzien sheqer e ftoj te grire.. e i le ne zjarr derisa eshte trashur kjo mase sa ti e sheh te arsyeshme..

    Pastaj e hedh Recelin neper kavanoza.. e nje kavanoz ma nis muan me Imell si ekspert.. qe jam..

  2. #32
    E marr ftoin une e marr, po nuk kam ku e gjej as ftua peshkopi-shupenz maqellare.. ose tetov gostivar Poradeci, e as ftua mallakaster durres e tiran që janë ftonj te krimbur.. Kam marre një qeskë 2 kg me ftonj Migrosi pa ditur nga vijnë dhe desha ti bënja gliko me copëra që hahen dhe si ëmbëlsrë. Kam ngrenë një herë në Shqipëri kur isha me pushime dhe mjam, mjam...ishin të mrekullueshëm.

    Sa për reçel ftoi, s'po lodhem t'i gatuaj se ka plot nëpër magazina të përgatitura gati.

    Megjithatë ti flm për përgjigjen. Dhe po gjeta si bëhet glikoja të dërgoj një kavanoz si ekspert që je: Ja nëpërmjet webit, ja me postë .

    Të përshëndes.

    Elna.

  3. #33
    hej forumista
    kam zbuluar dicka shume te mire qe duket si liko ne shije po jo aq e embel sa te kapi dhimbja e kokes.

    po ju e sjell formulen me poshte. E bera vete ne shtepi keto dite dhe ju a siguroj mua s'para me pelqejne te emblat nqs s'kane kakao por kjo ishte vertete shume e mire. Lexoni me poshte.


    Eshte lloj embelsire qe duhet te gatuhet 24 ore para konsumimit, mqs kerkon marinim.



    Portokalle te karamelizuara



    per 4 persona

    6 portokalle
    225 g sheqer
    250 ml uje
    6 karafila
    2-4 liker portokalli or brandy (une i hodha konjak se ate kisha ne shtepi)



    1~Grij holle siperfaqen e lekures se portokallit (jo pjesen e bardhe te lekures dhe jo me rende). Une perdora qerues patatesh special qe heq vetem siperfaqen e lekures. Pasi ta keni hequr prijeni rripa rripa shume te holle me thike.

    2~Vijini keto qe thashe me siper ne nje tenxhere e zijini per 5 min me shume pak uje (ndoshta 1/4 e gotes uje). Me pas kullojini dhe ujin ruajeni.

    3~Pastro portokallin me pas nga lekura qe i ka ngelur (qerojeni me thike derisa te dali i paster fare pa lekura fare). Pastaj ashtu sic eshte, priteni ne copa rrethore ne menyre horizontale dhe per cdo portokall vendosni nje kunj dhembes ne mes ne menyre qe copat te rrine bashke sikur te ishte portokall i pa prere. Vendosini ne nje tas te thelle qe duron nxehtesine.

    4~Me pas perzien sheqerin me ujin dhe karafilat (nqs deshironi)per te bere sherbetin. Duke pritur zierjen me temperature te larte uleni me pas e zijeni ngadale deri sa masa te marri ngjyren si karamel. Ketu mund te luani me sheqerin e ujin si te doni por ideja eshte qe sheqeri e ndihmon procesin e karamelizimit. Me pas hiqeni nga zjarri dhe shtojini ujin e lekurave te portokallit qe rezervuat ne fillim.

    5~Vereni dhe nje here ne zjarr qe te miksohet e gjitha perseri per disa minuta ose me gjate (duhet te shihet dhe pak me sy sa nevoje ka) me pas i shtohet Likeri Portokallit ose Brandy (une i shtova Konjak).

    6~Me pas gjithe masen e derdhim siper portokalleve, dhe per dekorim i hedhim siper ato fijezat e holla te lekures se portokallit qe i ziem ne fillim. I mbulojme me leter alumini dhe i leme 24 ore ne frigorifer qe te arrihet te behet marinimi i plote. Here pas here lagini portokallet me lengun karamel qe te marinohen dhe nga siper

    Me pas....


    7~Bonne appetit c'est deliceux
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Julke, po te jesh e mire ti na gjen edhe ato recetat e glikose se patellxhanit se ka qene e mire shume. Une permetare kot i them vetes se per keto gjera s'ma thote fare, po gjyshja ime ama...... uuuuuiiiiii te lepije te gjitha gishtat me rradhe derisa te te vinte rradha per te ngrene prape
    Ignore List: Den Bossi

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Mo po i thohet gliko apo recel?

    Sikur ka ca kontradikta per terminologjine, :-D.

    Me duket se greket i thone gliko, turqit recel, shqiptaret ose gliko, ose liko, ose recel, si t'u leverdisi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 15-05-2006 mė 15:17

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    I thone liko (s'e kuptoj pse i vini g para) dhe recel. Likoja nxirrej per vizitoret, kurse receli hahej me buke dhe gjalpe (pervec meje qe nuk lija mangut asnjeren). Ajo likoja shalqinit njehere eshte mrekulli.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga gjergj_kastriot
    D&G pikerisht kete mendoja edhe une, po c'e do qe po me hedhin ne ere bindjet disa forumiste.

    Ndoshta hanin likone duke e vene siper bukes, dhe si rrjedhoje kjo nuk quhesh me liko, po merrte statusin e recelit?
    Nuk e di se ca benin, po nje tjeter cilesi e likose eshte qe frutat para se te behen liko futen ne uje me gelqere qe te forcohen dhe mos te behen pelte gjate gatimit.

  8. #38
    Citim Postuar mė parė nga Gio
    Julke, po te jesh e mire ti na gjen edhe ato recetat e glikose se patellxhanit se ka qene e mire shume. Une permetare kot i them vetes se per keto gjera s'ma thote fare, po gjyshja ime ama...... uuuuuiiiiii te lepije te gjitha gishtat me rradhe derisa te te vinte rradha per te ngrene prape
    Julien e ke tironce Gio s'di liko patlixhani. Turshi patllixhani po turshi i ka pas be gjyshja ime e ishiiiiiiiin shume te mira. Po liko s'di, kjo receta ishte liko e jashtme, jo liko veni ndryshon nje cike, mund te hajme dhe vete dmth nuk eshte vetem per miqte

    Sa per gliko apo liko...pjesa derrmonjese e njerzve i thone liko.
    Gliko i thone andej nga jugu me duket, por ja le te flasin jugoret me mire
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar mė parė nga dimegeni
    Pa na e trego Eni njeher si i bejne permetaret te mira apo jo?
    Me sa di une ata vetem rakine kane te mire )))))))))))))
    te lutem per rakin mbahen skrapalinjte

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Nuk e di se ca benin, po nje tjeter cilesi e likose eshte qe frutat para se te behen liko futen ne uje me gelqere qe te forcohen dhe mos te behen pelte gjate gatimit.
    D&G,

    me uje me gelqere, e perdorin nikoqiret gjirokastrite,

    por gjirokastitet perdorin recel, jo liko apo gliko.

    Keto terma i perdorin nga Permeti.

    Recel i rradhe qe bente ime gjyshe ka qene Recel Ftoi...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •