Nexhat Ibrahimi
ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE
Logos-A - Shkup
1419/1998
Biblioteka Historia
Recensentė
Mr. Qemajl Morina
Dr. Musa Gashi
Copyright © by Logos-A, 1998
Nexhat Ibrahimi
ISLAMI NĖ TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATĖ SHEKUJVE
Profesorit tim
Husein ef. Gjozos
Lexues tė nderuar!
Libri qė keni para vetes pėrbėhet prej dy pjesėve: "Islami, evroperėndimi dhe dilemat shqiptare" dhe "Shqyrtime nga kultura dhe historia islame ndėr shqiptarėt". Ndonėse tematika e tė parės ndryshon nga e dyta, megjithatė, pėr qėllime praktike, po i botojmė nė njė tėrėsi, edhe atė nėn emrin "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve". Jemi tė bindur, lexues tė nderuar, se veprimi ynė ėshtė i qėlluar dhe nė interesin tuaj!
Autori
Parathėnie
Libri qė kemi para vetes paraqet njė pėrmbledhje punimesh nga fusha kulturore e historiko-historiografike e proveniencės islame ndėr shqiptarėt, e cila nė aspektin pėrmbajtėsor, e veēanėrisht nė aspektin e pikėvėshtrimit, prezenton njė pėrpjekje modeste. Ky pohim konsiston nė faktin se ēėshtja e "kulturės dhe historisė islame ndėr shqiptarėt", por edhe rrafshet tjera islame, deri mė tash ka qenė temė e padėshirueshme dhe e injoruar. Pėr Islamin dhe ēėshtjet qė ngėrthen ai ėshtė folur vetėm nė kontekstin negativ, duke e cilėsuar si kulturė e civilizim tė prapambeturisė, si religjion dhune, si aksident historik i popullit shqiptar dhe "epitete" tė tjera tė ngjashme me kėto. Ky trend, pa ndryshime tė mėdha, ekziston qė nga fillimi i shek. XX e deri nė ditėt tona, nė fund tė shekullit XX. Ato pak pena qė kanė marrė guximin ta thonė tė vėrtetėn, pa vonuar, janė shpallur si reaksionarė, tė padėshirueshėm e disa nga ata edhe janė anatemuar e ndėshkuar. Dekada e fundit karakterizohet me ndryshime pėr tė mirė, jo pse individėt dhe qarqet e caktuara e kuptuan lirinė e tė menduarit, jo pse diversitetin e mendimeve e ēmojnė si begati, por mė tepėr pse u doli nga dora monopoli strikt mbi shtypin dhe mbi tė vėrtetėn e tyre. Duke iu falėnderuar kėsaj gjendjeje, Islami me tė gjitha segmentet e veta gjithnjė e mė tepėr po bėhet objekt studimi edhe ndėr ne, ndonėse ende me ndjenjė tė theksuar inferioriteti, frike e defansive dhe me vonesė tė madhe.
Libri "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve" nuk paraqet njė tėrėsi unike, kohezive, ai nuk paraqet njė tėrėsi monografike, por nėse soditet me vėmendje, ai karakterizohet me njė lidhje tė brendshme, kuptimore. Distancėn kohore dhe llojllojshmėrinė tematike i mbulojnė fryma dhe dominimi i idesė qendrore qė tėrhiqet nga punimi i parė e deri te i fundit. Dhe derisa lėnda e shtruar nuk ėshtė tėrėsisht e panjohur pėr lexuesin tonė, atėherė kėndvėshtrimi dhe mėnyra e trajtimit, pa mėdyshje, pėr lexuesin paraqet njė moment tė ri. Ky moment i ri, para sė gjithash, konsiston pjesėrisht nė shtruarjen e tezave tė reja e pjesėrisht tė tezave tė shpėrfillura dhe tė anatemuara.
Rėndėsia e kėtij libri qėndron edhe nė kontributin pėr fillimin e plotėsimit tė zbrazėtirės pėr kėtė lloj literature, kėshtu qė nevojitej angazhim maksimal qė nga tė dhėnat e shkapėrderdhura nėpėr burime, literaturė e periodikė, tė komponohet e vėrteta deri te e cila na shpiejnė tė dhėnat kulturore-historike etj. Libri nuk pretendon ta thotė fjalėn e fundit, madje nuk pretendon as se ėshtė vjelur tėrė lėnda relevante e irelevante lidhur me kėtė temė. Pėrkundrazi, konsideron se materiali i vjelur, i sistematizuar dhe i interpretuar, paraqet vetėm nismėn nė kėtė rrafsh tė lėnė pasdore.
Libri nuk ka pretendime tė mėdha. Qėllimi parėsor i tij ėshtė qė nėpėrmjet kėtyre shkrimeve tė inicohen hulumtime e studime tė mirėfillta nė kėtė rrafsh. Po ashtu, synim tjetėr me rėndėsi ėshtė tė jepet shenjė nė disa lajthitje ideologjike, shtrembėrime e manipulime shkencore, tė qėllimta nė shkencėn ndėr ne, si pasojė e ndikimeve ideologjike shkencore ballkanike dhe evroperėndimore, nė tė cilat edhe kemi dhėnė shenjė gjatė mbarėshtrimit tė ēdo shkrimi veē e veē. Synim tjetėr me rėndėsi jo mė tė vogėl ėshtė edhe ēėshtja qė ti kontribuohet formimit tė njė botėkuptimi burimor autokton shqiptar, e jo tė formojmė botėkuptime tė huaja nė raport me kulturėn dhe civilizimin real e faktik tė pranishėm ndėr ne, apo tė bėhemi "pre" e synimeve jo tė sinqerta tė forcave akulturuese e hegjemoniste botėrore.
Natyrisht, jemi tė vetėdijshėm edhe pėr mungesat e librit, sikur, mosartikullimi i mjaftueshėm i tezave tė shtruara dhe moselaborimi i tyre deri nė fund, dhe kėtė pėr dy arsye: koha e "pakohė" kur janė shkruar kėto punime dhe ikja nga spekulimet e ekzagjeruara teorike. Jemi tė vetėdijshėm edhe pėr lėshimet eventuale dhe mungesat tjera, siē ėshtė pamundėsia e konsultimit tė disa burimeve e veprave qė gjenden nėpėr biblioteka e arkiva dhe tė disa veprave tė reja, e qė ende nuk kemi ardhur deri tek ato. Lexuesit do ti bien nė sy edhe ca pėrsėritje idesh apo faktesh, qė janė rezultat i faktit se punimet janė shkruar veē e veē e nė kohė tė ndryshme, por edhe rezultat i vetė natyrės sė punimeve, dhe si tė tilla kanė hapėsirėn dhe relevancėn shkencore dhe nuk e ngarkojnė leximin e librit.
Vlen tė theksohet se ky libėr, nė njė mėnyrė, paraqet zgjerim tė disa aspekteve tė librit tonė "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane" (Shkup, Logos-A, 1997, fq. 102.)
Pasi ēdo punim ėshtė i pajisur me shėnime dokumentuese, interpretuese e informuese, e kemi parė tė nevojshme qė nė fund tė ēdo kapitulli ta ofrojmė literaturėn pėr secilin punim veē e veē, me qėllim tė lehtėsimit tė punės pėr ata qė dėshirojnė ti thellojnė studimet.
I falėnderojmė tė gjithė ata qė me vėrejtjet apo sugjerimet e tyre kanė ndihmuar qė ky libėr ta shohė dritėn me sa mė pak mangėsi. Vetėm All-llahu ėshtė Absolut i Pėrkryer!
Ruaj Lidhjet