Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 68
  1. #31
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Eshte e pakonceptueshme te argumentosh perhapjen e nje feje duke mos permendur mesimet, ate mbi te cilen ftonte Islami.

    Per perhapjen e Islamit ne vendin tone por edhe kudo tjeter, nje rol teper te rendesishem kane luajtur nje sere faktoresh.

    Nga keto ne po permendim shkurtimisht vetem disa. Faktorin fetar, shoqeror, politiko-ekonomik,kulturoro-shkencor , moralo-etik etj.





    1-Faktori fetar.







    Megjithese ky faktor ka edhe meriten me te madhe ne shperndarjen e Islamit neper bote, shohim se ky fatkeqsisht eshte teper i shperfillur net e gjitha analizat qe i jane bere perhapjes se Islamit neper bote.

    Perse te Krishteret e shqiperise e braktisen katolicizmin dhe ortodoksone dhe ne vend te tyre ata pranuan alternativen Islame?

    Valle cfare ju ofronte shqiptareve kjo alternative e re ?

    Shqipetaret e pranuan Islamin se e kuptuan qe ai nuk i mohonte vlerat e besimeve te mepareshme por perkundrazi ai i ngrinte keto vlera ne nje etape te re zhvillimi.

    Islami per here te pare solli nje concept te drejte mbi Krijuesin dhe krijesen.Ai nuk e ndan jeten por e kupton ate si te vlefshme dhe e rregullon ne teresi.

    Islami nuk jep udhezime vetem per boten e amshuar por eshte rruge e punes dhe aksjonit, program jetesor ne harmoni me ligjet dhe normat e Ligjevenesit.

    Islami nepermjet Kuranit dhe tradites profetike ofron rrugezgjedhje per te gjitha nevojat qofshim ato shpirterore apo materiale.

    Keto me qarte do te kuptoheshin nese permendim nje nga shprehjet e nje shkencetari Anglez te cilin e kemi marre sipas citimit te Sami Frasherit.:”me te vertete feja Islame eshte fe qe pastron token prej idhujve, ndalon flijimin e njeriut dhe ngrenien e mishit te tij, ju garanton te drejta femrave,kufizon poligamine ne nje kufi te ligjshem e te arsyeshem, forcon lidhjet familjare, robi dhe i roberuari behen nje si anetare te familjes dhe ju hapen shume rruge e dyer per shpetim dhe liri.Moralin e pergjithshem e pastron me forcen e themeleve te veta si:namazi, zekati, nderimi i musafirit dhe siguria e udhetarit.ne zemrat e besimtareve mbjell drejtesi, objektivitet , meshire dhe sinqeritet. Parine e vendit e meson se ka detyra, ashtu sikur i gjithe populli. Themelimin e bashkesise e themelon ne baza te forta e te shendosha. Tiranit i kercenohet me hidherimin e Allahut. I demtuari dhe i varferi vepermire ngushellohen me meshiren, shperblimin dhe lumturine ne boten e Amshueshme.”



    Keto miresi jane pjese nga begatite e shumta qe gjithmone e percjellin Islamin prandaj me te drejte edhe historiani tjeter evropjan Stavrijanosi ka pohuar se:’”Feja ka qene faktor i rendesishem per perhapjen e Islamit”



    Koncepti i monoteizmit ne Islam eshte i perkryer, ne ndryshim nga kristjanizmi , ne Islam adhurohet nje Zot i vetem dhe nuk i behet rival apo shok.

    Ne Islam nuk proklamohen profetet si hyjni ashtu sic proklamohen Jezusi ne krishterim, buda ne budizem dhe Krishna e Ramen e hinduizem.

    Ne Islam nuk adhurohen engjujt ashtu sikur adhurohet shpiti I Shenjte ne Kristjanizem.

    Islami nuk bente personifikim te atributeve te Zotit me qenie te vecanta hyjnore ashtu sic ben kristjanizmi me personifikimin e Atit , birit dhe shpirtit te shenjte.

    Pra ne Islam egzistonte vetem adhurimi i Allahut dhe nuk egzistonte doktrina e trinitetit e cila perdorej ne atributin e tre qenjeve te vecanta hyjnore ne Zotin dhe te vecuara nga njera tjetra: Zoti At, Zoti Bir, Dhe Zoti Shpit I shenjte.

    Historikisht dihet se kisha per shkak te nderlikueshmerise se ketij problemi e kishte shpallur trinitetin mister qe duhej te besohej verberisht.

    Duke qene ne kete gjendje te rende shpiterore te te krishtereve shfaqet Islami si Alternative, i cili angazhohet per njeshmerine e Zotit,te cliruar nga fantazite mitologjike. Kjo deshmohet qarte ne kuran :” Thuaj Allahu eshte nje. Allahu ashte Ai i Cili i drejtohen krijesat per cdo nevoje. Ai ska lindur ke dhe as nuk eshte i Lindur. Dhe askush nuk I Barabarte me Te.( Ihlas 1-4)



    Po ashtu argumente te tjera per njeshmerine e Allahut ne adhurim do te gjejme ne ajetet 163-164 te sures bekareh, ne ajetin 255 etj.

    Nje problem tjeter qe ka nxjerre shqetesime per Krishterimin ka qene edhe bireria Hyjnore apo hyjnizimi i Jezusit.

    Sipas historise hyjnia e Jezusit eshte nje product i mevoneshem historik.kete e inkuadroi ne radhet e dogmave ne vitin 451 te eres sone koncilli ne kalcedon, ku u kumtua se Krishtit duhet ti njihet natyra Hyjnore dhe njerezore.

    Nuk duhet lene pa permendur edhe disa kontraste me te cilat eshte ballafaquar popullata ne ate kohe,te cilat ne nje menyre apo ne nje tjeter kane ndikuar qe njerezit te percaktohen ne fene Islame dhe duke braktisur krishterimin.

    Keshtu jeteshkrimi i Muhammedit a.s nga lindja deri ne vdekje nuk eshte legjende,cdo gje eshte e ruajtur e transmetuar dhe e argumentuar, cdo gje njihet me hollesi perfshire edhe detajet me te vogla, si theniet e tij ne raste te vecanta veprimet e tij ne jete etj.

    E njenjta gje nuk ndodh me personalitetin e Jezusit i cili eshte mbushur plot paqartesi e mistere,duke u kthyer ne nje legjende te vertete.Jeta e Jezusit nuk mund te merret shembuj ideal per te krishteret ne shume aspekte.

    Te krishteret nuk mund ta marrin shembull ideal jeten e jezusit ne martese pasi ai nuk ka qene i martuar dhe per pasoje ska qene as bashkeshort dhe as baba dhe i krishteri nuk di se si te sillet ne keto pozita. Jezusi nuk ka marre pjese ne lufte dhe nuk eshte deshmuar per trimeri dhe as per zemergjeresi e meshire prandaj edhe keto nuk mund te merren si shembuj ideal. Kushdo qe deshiron te ndertoje nje jete ideale sipas parimeve hyjnore, si bashkeshort, prind, punetor, ushtar, sundues qytetar etj.duhet te ndjeke shembullin e Muhamedit a.s sic e thote edhe kurani famemadh: “ vertet ju ne te Derguarin e Allahut keni shembullin me te perkryer…( el ahzab 21) por njekohesisht i jep porosi profetit: “ Thuajne jam njeri sikur edhe ju….” ( fussilet 6).

    Nje tjeter faktor i rendesishem per konvertimin ne Islam ka qene edhe shpjegimi i dogmave kristjane te cilat nuk ishin aspak racjonale, ishin komplet kundra llogjikes se shendoshe dhe natyrisht ketu fitonte perparesi alternative Islame.

    Keshtu dogmat joracjonale si : Mekati i pare,drejtesia e Zotit, shfajesia me gjak,celibati etj. jane te renda dhe kunder natyres se njeriut.Dihet se njerezit duke ju mbajtur ketyre dogmave nuk i shkaktojne dem Zotit por vetes. Njolla e mekateve ne shpiterat e njerezve nuk do te hiqet me durimin e torturave apo me vrasjen e nje personi tjeter por me pendim, duke urdheruar net e mire dhe duke ndaluar nga e keqja. Kurani ndryshe nga bibla Jezusin e trajton ne konteksin pozitiv, me dimensjone njerezore ,si te Derguar te Zotit duke e liruar nga atributet qe i ka vene mitologjia dhe duke e vene ne nje vend te rendesishem.

    Ai trajtohet ne 15 sure te Kuranit dhe ne 93 versete.

    Po ashtu me dashje apo pa dashje te krishteret e kishin injoruar nje tjeter moment, ate te paralajmerimit te bibles per ardhjen e Muhammedit a.s. gje qe permendej shpesh nga misjonaret apo ftuesit muslimane. Jesusi ka thene:”Kam edhe shume per tju treguar por tani smund ti kuptoni. E kur te vije ai Shpirti i se vertetes do te udhezoheni ta njihni tere te verteten.

    Ndersa ne ungjillin jokaonik te shen Bernabes thuhet:” pastaj tha prifti: si do te quhet ngushellimtari dhe cilat jane shenjat qe do te paralajmerojne ardhjen e tij? Jezusi ju pergjigj, emri i ngushellimtarit eshte ai, i cili eshte i denje per falenderim, Ahmedi te cilin Zoti kur e pati krijuar shpirtin e tij e pati vene ne shkelqimin e larte qiellor.

    Po ashtu shkaqe te tjera qe njerezit zgjedhnin alternativen Islame ishin edhe obligimet qe kishte kjo fe te cilat i permend kurani:” Me te vertete Allahu urdheron drejtesi bamiresi dhe ndihme te farefisit….”

    Po ashtu Islami e urdheronte femijen qe adhuronte vetem Allahun dhe te sillej butesisht me prinderin” Allahu ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec tij dhe te silleni miresisht me prinderit..



    Po ashtu per tu permendur jane dhe shume fakte te tjera si: numri i vogel i kuadrove kishtare, anlfabetizmi i tyre dhe jeta e shfrenuar qe ata benin, gjendje kjo qe u shfrytezua mjaft mire nga ftues muslimane te kohes duke depertuar mendimin e drejte Islam ne shoqerine
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #32
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2-Faktori Shoqeror.


    Nje tjeter faktor i rendesishem per perhapjen e alternatives Islame ka qene edhe faktori shoqeror.
    Muslimanet kur rane ne kontakt me popuj te ndryshem, vecanerisht me ato ballakanike gjeten tek ata nje situate tejet e te rende shoqerore. Ne keto troje ta hasen si kritere baze ushtrimin e forces, shtypjes si te individit ashtu edhe te institucjonrve.
    Sundimi i gjate shekullor i fuqive te ndryshme kishte krijuar nje kaos shoqeror sidomos ne perandorine Bizantine.
    Nga ana tjeter shfaqja e Islamit ne trojet Ballakanike e vecanerisht Shqiptare u shoqerua me nje botekuptim tjeter ne lidhje me shoqerine.
    Islami nuk u perpoq te zhduke dallimet por i konfirmon ato. Islami nuk bazohet ne prejardhje, nacjonalitet e shtet por ne fe e moral. Ai shtrihet ne rruzullin tokesor me nje vellazeri te pergjitheshme njerezore e boterore. Ai i thyen te gjitha barrierat politike e gjeografike me ajetin kuranor:” vertet Ne ju krijuam ju prej nje mashkulli e nje femre dhe ju ndame ne popuj e fise qe te njiheni midis jush….(el-Huxhurate 13).
    Ky ajet eshte nje parim themelor Islam. Po ashtu Muhammedi as ne haxhin e lamtumires eshte shprehur:” nuk ka perparesi Arabi ndaj jo Arabit. Nuk ka perparesi i bardhi ndaj te ziut, tek Allahu me te matur ata qe jane me te drejte. Me te vertete me i nderuari prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi.

    Islami refuzon te gjitha kriteret e padrejta dhe nga ana tjeter nepermjet bazave te tij , namazit , agjerimit zekatit haxhit krijon barazine shoqerore ndermjet njerezve.
    Po ashtu ne strukturen Islame nje rendesi e vecante i kushtuhet familjes si themel ne bashkesine njerezore dhe vecanerisht femres si baze e krijimit familjar.
    Familja ne islam eshte konsideruar si qelize e pare per ngritjen e nje shoqerie te shendoshe, ku njerezit edukohen me nje moral te larte synim i te cilit do te jete dashuria , vellazeria,barazia e devotsheria ne menyre qe te udheheqe me i afti, ne menyre qe vlera te fitoje luften me kundervleren.Islami i kushton rendesi lidhjes martesore dhe secilit prej bashkeshorteve i jep detyrat e veta.
    Kurani femren e trajton si qenie njerezore, si nene moter,vajze,si femije si bashkeshorte e si besimtare te mire. Femra trajtohet si faktor i dores se pare ne aksjonet shoqerore si ne pune , ne arsim ne zgjedhjen e bashkeshortit, ne disponimin e pasurise vetjake dhe menaxhimin e saj.
    Ne aspektin shpirteror ajo eshte e barabarte me burrin si ne shperblim ashtu edhe ne ndeshkim. Trajtimi i saj ne Islam llogaritet si i perkryer.Kjo gje do te dilte mjaft ne pah po te benim nje krahsim midis Islamit dhe Krishterimit ne trajtimin e ceshtjes se femres.
    Ja disa ajete kuranore:
    O ju qe besuat per hir te Allahut te jeni vazhdimisht deshmues ne te drejte madje edhe nese(deshmia) eshte kunder vetvetes kunder prinderve ose te afermve……( nisa 4)
    “ A mund te jene te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine ?( Zumer 9)
    “ Asnje mekatar nuk mban peshen e mekatit te tjetrit. Cdo njeriu i takon ajo qe ka punuar( nexhm 38-39)
    “ Besimtaret e besimtaret jane te dashur per njeri tjetrin urdherojne ne te mire e ndalojne nga e keqja…( Teube 71)
    “ Mos ju afroni imoralitetit sepe ajo eshte vertete veper e felliqur dhe rruge shume e keqe. ( Isra 32)
    Pra keto jane disa prej shume ajete qe tregojne barazine midis burrit dhe gruas ne Islam.
    Tani le te permendim disa thenie te Muhammedit a.s:
    “Nuk ka dyshim gruaja eshte e njejte , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
    2-“ Xhennerti ndodhet nen kembet e nenave”
    3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe grate te apasjonuar pas deshirave”
    4- Sic keni ju te drejta mbi grate, kane edhe ato te drejta mbi ju”
    5-Besimtar me iman te plote eshte ai qe eshte me i sjellshem, ndersa me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per grate e veta”
    6-“Kini frike Allahun ne trajtimin e grave”
    7-“Kjo bote eshte pasuri, ndersa pasuria e saj me e madhe eshte nje grua e mire”
    8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur kete e ben per vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetem askund pervecse ne shtepi”
    9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise vdes deshmor”

    Ja tani disa vleresime thenie apo sentenca te shenjetoreve te krishtere;
    Shen Pali femren e sheh si nje bezdisje dhe tere fajin njerezor ja le asaj, ai shprehet” Nuk lejoj qe femra te mesoje ne kishe as te sundoje burrin por te rrije ne qetesi…( Letra e derguar Timoteut, 2:11-14 Pali)
    Femra eshte bija e dreqit rojtar i ferrit, e armik i paqes ( Gjoni nga Damasku)
    Femra eshte instrument te cilen djalli e perdor qe te perfitoje e disponoje shpirterat tane”( Shen Kipriani)
    Femra eshte burim i forces se djallit, zeri i saj eshte fershkellima e gjarperit. ( shen Antoni).


    Ky dallim i qarte midis Islamit dhe Krishterimit beri qe shume gra te braktisin alternativen Kristjane dhe te perqafojne alternativen e re Islame duke fituar keshtu te gjithe te drejtat e tyre te mohuara deri atehere.

    Nje tjeter ceshtje e rendesishme ne kohen e paraqitjes se Islamit ka qene ceshtja e roberise.
    Roberia ka qene e rrenjosur thelle ne shpirtin e shoqerive te vjetra. Keshtu as filozofia Greke as Krishterimi madje as Aristoteli nuk e konsiderojne roberine si nje gje te keqe qe bie ndesh me nderin dhe te drejtat e individit e shoqerise.
    Krishterimi me etiken dhe filizofine e meshires se zhvilluar nuk ka pare ndonje te keqe ne skllaveri e cila ndeshet me drejtesine shoqerore. Jo vetem kaq por krishterimi e ka bekuar kete institucjon. Edhe Jezusi vete nuk ka punuar per permiresimin e pozites se ketyre krijesave te mjeruara(sklleverve).
    Islami eshte feja e pare qe permireson poziten e sklleverve dhe anon nga krahu i aborgimit te ketij turpi njerezor.
    Shikoni tani se cthote Muhammedi as. ne lidhje me kete problem te madh shoqeror.
    -Roberit tuaj jane vellezerit tuaj.nese dikush nga ju ka rob, le ti jape ushqimin qe ha vete,le te veshe me te njejtat rroba qe vesh edhe vete. Mos ti jape pune te veshtire por nese i jep nje pune te tille ta ndihmoje edhe vete.
    -Kur ndonjerit prej jush shebertori i sjell ushqim dhe nese nuk e ulni prane vetes jepjani ushqimin me vete sepse jeni pronar dhe pergjegjes per te”
    - Kush e rreh robin e vet sepse nuk i eshte pergjigjur apo kush i bie ne shuplake per kete shkak, atehere kompesimi i vetem per te eshte qe ta liroje”

    Duke marre parasysh kete faktor edhe shume te tjere, Islami dhe muslimanet paten sukses te madh dhe per nje kohe relativisht te shkurter fituan nje simpati shume te madhe dhe per pasoje kjo fe gjeti mirekuptim ne te gjitha shtresat e shoqerise Shqiptare.
    Indriti.


    _______________
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit.
    “Une nuk do ti hulumtoj shkaqet qe bene qe feja Islame te hase nje mirekuptim te pa pare ne bote,mirepo atyre qe mendojne se ajo u perhaps me shpate mund tu them se ata mashtrojne veteveten”( Georg Sale-perkthyes i Kuranit ne Anglisht me 1735).
    Ne konditat e kohes , Islamizmi ne Shqiperi po te kishte pasur me shume kuadro apo predikues prej atyre qe ka takuar Marko Bizi i cili lavderon sinqeritetin,modestine dhe miqesine e tyre, do te kishte pasur nje sukses akoma edhe me te madh.
    Eshte pranuar publikisht se ne ate periudhe shumica e klerit kristjan ishte injorant. Keta aq te huaj ishin ne detyrat fetare saqe nuk dinin edhe lutjet e domosdoshme.
    Nje pjese e ketyre klerikeve kishin mesuar ti thonin keto lutje ne Latinisht por as vete nuk e kuptonin se cfare thonin dhe per cfare luteshin. Prandaj me shume te drejte nje pjese te madhe te fajit per konvertimin e shqiptareve ne muslimane Bizi ju a ve katedrave peshkopale.
    Priferinjte Ortodokse Shqiptare nuk kane qene besnike te mbrojtjes se ideve kombetare, ashtu sic kane qene prifterinjte sllave apo Greke.
    Keto prifterinj megjithese injorante u qendronin shpesh here besnike dhe te perkushtuar per ti sherbyer fese kristjane(ortodokse) qe ne themel te saj kishte politiken Sllavo-Greke. Shume shqiptare e vune ndergjegjien kombetare mbi ate fetare dhe keshtu preferuan me mire te kalojne ne Islam se sa te vuanin nen nje regjim qe ju kishte marre shpirtin per shekuj te tere.
    Nje indiferentizem i madh u vu re ne radhet e klerit te krishtere.
    Keshtu p.sh. mund te permendim lejimin e kryerjes se kurorezimeve pa lejen dhe bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideron si akt civil e jo shoqeror.
    Kjo situate e rende shoqerore dhe socjale ne Shqiperi ne shek. 17 pati pasojat e saja:
    Numri i te krishtereve filloi te bjere me shpejtesi dhe per nje periudhe te vogel 30 vjecare (1620-1250) numri i shqiptareve te konvertuar ishte mbi 300 000.
    Tivari arriti te kishte shifren me te larte e me domethenese ku numri i te krishtereve ne kete qytet ishte 98 here me i vogel se numri i muslimaneve.( E dhena eshte nxjerre nga vepra e Marko kryeziut, prift Shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhe t e depozituar ne bibloteken cigana te romes sipas “Zani i nalte faqe 203, viti 1932).
    Kuadrot fetare Katolike sidomos ata te rangjeve te uleta,vepronin ne kundershtim me urdherat e dhene nga kisha, ata nga njera ane bekonin meshkujt e krishtere dhe nga ana tjeter qorronin nje sy e shurdhonin nje vesh sa here qe degjonin per muslimane te rinj.Po ashtu keto prifterinj ne kundershtim me urdherat e kishes, jo vetem qe nuk reagonin ndaj prinderve qe i martonin vajzat me muslimane por i pranonin keto te fundit ne ceremonite fetare madje edhe i bekonin.
    Po ashtu kjo klase klerikesh akuzohej per jete skandalesh. Shume rralle shkonin ne rrefime dhe shpesh here organizonin gosti te ndryshme ku perdorej alkol dhe nje edukate primitive.
    Po ashtu nuk ishin te rralle rastet kur shitnin pronat e kishes dhe braktisnin detyren e marre persiper duke u terhequr ne vende te fshehta e te izoluara qe Kisha te mos kishte mundesi ti gjente.
    Pra te gjithe keto gjera teper banale qe po ndodhnin ne syte e popullit filluan ta zhgenjejne ate.
    Disa kisha te qarkut te pultit kishin 40 vjet qe skishin pare prift me sy.
    Per te analizuar situaten e per te marre masa permiresuese me ne fund ne kete qark dergojne 4 prifterinj te cilet pasi analizuan situaten shprehen perpara eproreve te tyre se” Turqit nuk I kishin penguar fare ne detyre”.(raporte te misjonit franceskan te botuara nen titullin”fra Bonaventura” Sipas Zani i Nalte” nr. 7-8. mars faqe 204 viti 1932.).
    Po ashtu nje shkak tjeter i braktisjes se Krishterimit kane qene edhe taksat e medha qe caktonte kisha per popullsine e krishtere, keto taksa vinin gjithmone ne rritje per shkak te gjendjes se dobet te kishes dhe korrupsjonit qe kishte marre permasa gjigande.
    Eshte e vertete qe nje pjese e Shqiptareve e pranuan Islamin per shkak te paperballueshmerise se taksave,por ama jo te taksave qe kishte caktuar perandoria osmane por ato qe kish caktuar Kisha.
    Me ardhjen e perandorise Osmane Shqiptaret paguanin vetem 60% te taksave qe kishin paguar me pare ne perandorine Bizantine.
    Keto taksa paguheshin njelloj nga muslimanet e te krishteret.
    Te krishteret pervec kesaj paguanin edhe nje tjeter takse nese nuk donin te shkonin ushtar. Kjo takse ishte vetem 6 reales ne vit. Kur ne vitin 1923 nje buke blihej me cmimin 3 reales.
    Pra si thoni nje njeri qe eshte i kapur fort pas fese se tij do ta ndryshonte ate per dy buke ne vit? Pervec kesaj Muslimanet nuk kishin te drejte Zgjedhje midis takses dhe ushtrise, ata kishin detyre 6 vjet sherbim ushtarak dhe jo vetem Brenda kufinjve territoriale shqiptare, por ka te dhena te sakta se muslimanet shqiptare e kane kryer shernimin ushtarak ne jemenin e larget apo edhe ne Egjipt.
    Si thoni pra a nuk ishte xhizja nje privilegj per te krishteret?
    Nuk mjaftonte kjo , por nese nje musliman ishte i pasur ishte perseri i detyruar qe te jepte Zekatin apo 2.5 % te pasurise se tij. Perseri edhe me kete gje nuk obligoheshin kristjanet. Pra po ti nisemi nje llogjike te trashe ,feja Islame as qe duhet te pranohej por perkundrazi duhet te refuzohej me force. Po perse nuk u refuzua?
    Nuk u refuzua se shqiptaret ishin ngopur me krimet e kishes qe dita dites ngrinte taksat. E pranuan islamin sepse kisha kishte kohe qe nuk po ju plotesonte atyre nevojat shpirterore, sepse shihte me sy realitetin kur nje prift shiste bileta per ne parajse.
    Per ta mbyllur kete ceshtje po permendim nje rast konvertimi ne mase qe ka ndodhur nr jug te Shqiperise ne shek.18.
    Nje krahine e perbere prej 30 fshaterash prane Leskovikut, e pezmatuar nga konvertimet e medha qe po ndodhnin perreth tyre vendosen qe te ngujoheshin ne Kishe per tu lutur e per te kerkuar shpetim prej shenjetoreve te Krishtere,dhe afati i ngujimit te tyre do te ishte deri ne diten e pashkeve.
    Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur prej tyre nuk ndodhi.
    Atehere ashtu masivisht filluan te afroheshin drejt alternatives Islame duke hequr dore nga krishterimi dhe nga lutjet qe nuk kishin dobi.

    Shpresoj qe tashme ta keni te qarte se ka qene kisha ajo qe me taksat e saj i ka detyruar te krishteret te largohen dhe jo Xhizja e cila ishte nje takse fare simbolike.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    A ėshtė pėrhapur Islami me forcė?

    Jo rrallė ėshtė shkruar rreth pėrhapjes sė Islamit nė botė, dhe natyrisht shumė orientalistė, mbase edhe tė tjerė, nė vazhdimėsi kanė pandehur se ai ėshtė pėrhapur falė pėrdorimit tė forcės (lexo: shpatės). Njė propagandė e tillė dhe akuza kėsofarėshe ata i bėjnė pėr shkak tė mosdallimit nė mes ēlirimeve islame (fetuhut-islamije) dhe pėrhapjes sė Islamit.

    Dihet mirėfilli se muslimanėt nuk e kanė pėrdorur shpatėn pėrveēse pėr ta mbrojtur mesazhin qė ia zbriti All-llahu tė Dėrguarit tė Tij.

    Kur Islami u stabilizua nė Gadishullin Arab, nuk synonte pėrhapjen e fesė me forcė, por kishte (nė plan tė parė) nėnshtrimin e pushtetarėve zullumqarė dhe tė shpėtonte njerėzimin nga ajo qė kishin pėsuar nga tiranėt. Prandaj muslimanėt me ēlirimet e tyre nuk e detyronin askėnd tė hynte nė Islam, nuk vrisnin asnjė fėmijė, nuk maltretonin asnjė grua a plakė. Ēlirimet Islame nuk ishin pėr shndėrrimin e jomuslimanėve nė muslimanė, por pėr zgjerimin e hapėsirės sė sovranitetitit islam, qė ėshtė sovranitet i All-llahut pėr vendosjen e drejtėsisė nė mbarė botėn.

    Mėnyra e ftesės nė Islam ka qenė larg nga gjakderdhja dhe pėrdorimi i shpatės. Rruga e pėrhapjes sė fesė mbėshtetet mbi faktin se vetė fuqia e ftesės sė vazhdueshme nė Islam ėshtė mė e fortė se fuqia e shpatės, All-llahu i Lartėsuar thotė: “Nuk ka dhunė nė fe”[1] kurse nė njė ajet tjetėr thotė: “Thirr (Muhamed) nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshilla tė mira, dhe polemizo nė mėnyrė mė tė mirė. Vėrtet Zoti yt e di mė sė miri kush e ka devijuar rrugėn e Tij dhe pėr ata qė janė udhėzuar”.[2]

    Dhe thotė: “Thuaju atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė Libri, po edhe analfabetėve: a e keni pranuar Islamin? Nėse e kanė pranuar, e kanė gjetur rrugėn, e nėse e refuzojnė, pėr ty ėshtė obligim t’i lajmėrosh, All-llahu i sheh robėrit e vet (dhe e di se ē‘bėjnė)[3].

    Kjo ėshtė esenca e thirrjes Islame, e gjithė kjo ėshtė paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunė. Nga tė vėrtetat historike tė besueshme, konfirmohet se tė krishterėt arabė mbetėn nė fenė e tyre me tė drejta tė plota qytetare dhe se Omer ibnul-Hatabi nuk bėnte kurrfarė dallimi ndėrmjet studentėve krishterė dhe muslimanė, gjithashtu ėshtė e njohur se tė krishterėt e Shamit kishin kėrkuar ndihmė nga ushtarėt islam qė t’i qėronin hesapet me tiranėt romakė, dhe qė tė pėrhapej drejtėsia ndėrmjet tyre. Kur’ani e ka bėrė obligim drejtėsinė ndėrmjet njerėzve, pa marrė parasysh se kush cilės fe i takon. Islami jomyslimanėt i ka ngarkuar me xhizje[4], me qėllim tė mbrojtjes sė tyre, dhe nė tė njėjtėn kohė u lejohej ndėrtimi i simboleve tė tyre fetare.

    Kėshtu ishte dhe gjendja e koptėve nė Egjipt, qė ishin tė ndjekur nga romakėt, prandaj ata arabėt i pritėn si ēlirues. Tomas Arnoldi e pėrshkruan gjendjen e tyre kėshtu: “Disa prej tyre maltretoheshin e pastaj hidheshin, shumė prej tyre u bashkoheshin patrikėve tė tyre nė internim qė tė shpėtojnė nga ndjekjet e tyre. Me kėtė rast po pėrmend ngjarjen e Patrikut Benjamin, i cili ishte i ndjekur nga romakėt nė internim pėr plot 13 vjet. Amr ibn Asi, kur e ēliroi kėshtjellėn “Babilon”, nė marrėveshje me koptėt u zotua se ka pėr t’i mbrojtur kishat e tyre. Pastaj, kishte amnistuar patrikun e lartpėrmendur dhe e kishte kthyer atė nė postin qė e kishte mė parė.

    Amri kishte urdhėruar qė t’i bėhej njė pritje e mirė Benjaminit, kur tė kthehej nė Aleksandri. Me tė arritur atje, ai mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm pėr ithtarėt e tij, me tė cilin propozonte gjėra qė i pa tė nevojshme pėr ta ruajtur kishėn. Ato propozime i pranoi Amr ibn Asi – komandant i ushtrisė qė ēliroi Egjiptin dhe i dha pushtet tė plotė mbi koptėt dhe administrimin e kishės.

    Pas ardhjes nė Aleksandri, patriku Benjamin thanė se atė liri e drejtėsi e kishte ėndėrruar, dhe ajo u bė realitet i vėrtetė pas largimit tė zullumqarėve romakė.[5]

    Romako-bizantinėt okupuan Egjiptin nė vitin 30 para e.r. dhe Augustin Kajseri e bėri atė vendburim pėr furnizimin e Romės pėr nevojat qė kishte ajo. Kėshtu ua mbylli dyert e posteve tė larta, dhe ua shtoi tagrat, sa tė mos i pėrballonin nė asnjė mėnyrė. Egjiptasit u paguanin romakėve tagra pėr kokė tė njeriut, pėr tokė, pėr bagėti, pėr tregti, pėr ndėrtimin e anijeve etj. Sipas historianit perėndimor, Milne, kėto tagra nuk ishin vetėm pėr tė gjallėt, po edhe pėr tė vdekurit, ngase egjiptasėve nuk u lejohej t’i varrosnin tė vdekurit pa paguar njė taksė.[6] Dhe njė numėr i madh i tyre fshihnin besimin e vėrtetė, paraqiteshin se pranonin vendimet e kishės. Ēlirimi i Egjiptit nga muslimanėt i nxori koptėt nė njė jetė tė lirė fetare qė nuk e kishin gėzuar pėr shekuj. Amr Ibni Asi i la tė lirė me kusht qė tė paguanin xhizjen, dhe u lejoi ndėrtimin e faltoreve tė tyre.

    Perandori Justinian kishte vrarė dyqind mijė koptė ortodoksė tė Aleksandrisė[7], dhe ata lirinė e plotė e gjetėn nėn hijen e Islamit.

    Nė lidhje me hyrjen e tė krishterėve nė Islam pa presion ose dhunė, ja se ē‘thotė letra e patrikut Nastur Isho Iabh III qė ia dėrgoi Matran Semanit, kryepeshkopi i Farisit. Pasi shpreh brengosjen e tij pėr konvertimin e shumė tė krishterėve persianė nė Islam: “Vėrtet arabėve Allahu u dha pushtetin e dynjasė, sikur po e shihni edhe ju dhe po e dini kėtė realitet. Megjithatė, ata nuk e luftojnė besimin e krishterė, por, pėrkundrazi, sillen mirė me fenė tonė, i nderojnė priftėrinjtė tanė, kanė konsideratė ndaj kishave dhe shtėpive qė janė pronė e kishave. Atėherė, pse e kanė lėnė besimin e tyre populli i Mervit. Pėrkundrazi ata (arabėt) u janė zotuar atyre tė mbesin nė atė qė janė tė sigurt (pėr veten dhe pronėn e tyre), duke e ndarė njė pjesė tė tregtisė pėr shtetin.[8]

    Islami respektoi jo vetėm besimin e tyre, por pushtetarėt myslimanė i respektuan si tė krishterėt ashtu edhe ēifutėt. Andaj, atyre u dhanė pozita tė rėndėsishme si nė shtetin Abasit nė Bagdad, nė shtetin Fatimit nė Egjipt dhe nė shtetin islam nė Endelus (Spanjė). Njė shembull nė histori ėshtė edhe ai i Saladuddin Ejubit, i cili udhėhoqi luftėrat kundėr kryqėzatave. Ai kur doli fitues, nuk u hakmor pėr masakrat e papara qė kishin bėrė ata me tė hyrė nė Jerusalem.

    Shembulli tjetėr ėshtė kur Ebu Ubejd ibn Xherrahu e rrethoi Ilijan (Jerusalemin), siē e quanin romakėt. Ata u dorėzuan, por kėrkuan nga komandanti i ushtrisė myslimane qė ēelėsat e qytetit t’ia dorėzonin vetėm kalifit musliman, Omerit r.a. i cili erdhi nga Medina nė Jerusalem. Ai u takua me patrikun romak, dhe nėnshkruan marrėveshjen e njohur tė paqes, me tė cilėn kalifi Omer r.a. popullit tė Jerusalemit i jepte tė drejta tė plota qytetare, i garantonte siguri pėr pasurinė dhe pėr objektet fetare.

    Marrėveshjen nė mes Omerit r.a. dhe popullit tė Jerusalemit po e japim tekstualisht:

    “Bismil-lahi-rrahmani-rrahim.

    Kėto janė tė drejtat qė i jep kalifi Omeri r.a. popullit Ilias (Jerusalemit) – siguri personale, fetare dhe tė pronėsore. Objektet fetare – kishat nuk mund tė shndėrrohen nė shtėpi banimi dhe as tė rrėnohen kurrsesi; nuk do tė ketė urrejtje fetare dhe nuk do tė dėmtohet asnjė pjesėtar i fesė joislame. Me kėrkesėn e patrikut qenė marrė vesh qė nė Jerusalem tė mos banonte edhe mėtej asnjė hebre dhe qė populli i Jerusalemit t’i paguante shtetit Islam xhizje njėsoj si qytetet e tjera tė Shamit e tė Palestinės. Romakėt e ardhur dhe huliganėt do tė dilnin nga qyteti. Ata qė dalin, e kanė tė sigurt jetėn dhe pasurinė e tyre tė luajtshme. Gjithashtu, me ta mund tė shkojė kushdo qė do tė dėshirojė edhe nga tė krishterėt vendės. Cili do qė do tė rrijė aty, mund tė kthehet nė pronėn e vet dhe atij nuk do t’i merrej asgjė prej tatimit pėrderisa tė punojė tokėn.

    Tė drejtat qytetare do tė jenė tė barabarta me tė myslimanėve. Ato qė pėrmban kjo marrėveshje, janė nė pajtim me dispozitat e Kur’anit dhe me hadithet e Muhamedit a.s. Dėshmitarė tė marrėveshjes: Halid Ibni Velid, Abdurrahman ibni Avfi dhe Muavi Ibn Ebi Sufjan.[9]

    Janė kėto vetėm disa nga shumė fakte e argumente tė cilat konfirmojnė se Islami ėshtė pėrhapur falė vetė besimit, i cili ishte tėrheqės dhe dritė reflektuese. Prandaj nė Islam kanė hyrė grupe njerėzish nga dėshira, bindja dhe besimi. Ka pasur edhe ndonjė individė qė ka bėrė keqpėrdorime, duke u pėrpjekur t’i fus jomuslimanėt nė Islam me forcė, po ata merrnin dėnimin e merituar nga pushtetarėt muslimanė. Njė udhėpėrshkrues tregon se nė njė udhėtim tė tij nė Persi, diku nė gjysmė e parė tė shekullit XV e.r., kishte dėgjuar se ē‘kishte ndodhur ato ditė. Njė ermen i krishterė ishte ulur njė ditė nė hanin e tij. Tek ai hyri njė dervish, i cili insistoi qė i krishteri tė kalonte nga Krishterimi nė Islam. Tregtari i krishterė u mundua ta largonte atė nė mėnyrė tė qetė, duke i dhėnė njė lėmoshė dhe i shfaqi kundėrshtimin qė ta ndėrronte fenė e tij. Por dervishi e refuzoi lėmoshėn dhe bėri presion ndaj tregtarit qė tė kalonte nė Islam. Tregtari nguli kėmbė nė qėndrimin e tij, e dervishi e grabiti njė shpatė nga njė njeri dhe i ra atij nė kokė me shumė fuqi dhe tregtari vdiq. Pastaj dervishi mori ikėn. Kryetari i qytetit, posa e dėgjoi lajmin, u zemėrua pėr sė tepėrmi dhe dha urdhėr tė kapej dervishi dhe ai u kap nga organet gjegjėse. Kur e sollėn para tij, kryetari i ra me shpatė, e mbyti dervishin dhe urdhėroi qė kufoma e tij tė hidhej pėr qentė e vazhdoi duke thėnė: Feja e Muhamedit a.s. nuk pėrhapet nė kėtė mėnyrė. Pastaj e thirri djalin e tregtarit, i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta me fjalė tė mira.[10]

    Rastet e detyrimit tė jomuslimanėve qė tė pėrqafonin Islamin me presion, janė tė pakta,tė rralla, dhe mud tė jenė individuale (kurrsesi institucionale). Po tė shikojmė fetė e tjera, shihet se detyrimi qė tė pėrqafonin sidomos fenė e krishterė qe bėrė nė mėnyrė institucionale. P.sh. Sharl Leman - mbret i Francės i detyronte tė gjithė ata qė nuk ishin tė krishterė me anė tė shpatės tė pranonin Krishterimin. Pastaj, Olafi – mbreti i Norvegjisė i ekzekutonte tė gjithė ata qė refuzonin tė hynin nė fenė e Krishtit nga banorėt vikanė (pjesa jugore e Norvegjisė), ose ua kėpuste kėmbėt dhe duart. Gjithashtu, atje ishte njė grup ekstrem qė pėrhapnin Krishterimin me forcė, tė cilėt e quanin veten “vėllezėrit e shpatės”.

    Ata qė pohojnė se Islami ėshtė pėrhapur me shpatė, janė plotėsisht gabim, ngase feja qė pėrhapjen e saj e mbėshtet nė shpatė, konsiderohet fe e dobėt, e Islami nuk ėshtė e tillė. Argumenti mė i mirė pėr kėtė ėshtė se nė disa raste kur sunduesit jomuslimanė tė vendeve islame, e pėrqafonin Islamin sidomos pasi e lexonin dhe kuptonin Kur’anin.

    Selxhukėt ishin idhujtarė, pushtuan viset pėrtej lumit Xhejhun dhe erdhėn deri nė Irak, duke u zgjeruar dalngadalė derisa i pushtuan shumicėn e tokave islame. Kėta idhujtarė ngadhėnjyes, nuk vonoi shumė, e feja islame me paqen dhe tolerancėn e saj, i shtyri ta pėrqafonin atė dhe u bėnė sulltanė tė myslimanėve.

    Kush kishte besuar se tatarėt, tė cilėt kishin derdhur gjak tė muslimanėve mė shumė se kushdo para tyre, njė ditė tė pėrqafonin Islamin? Ibn Ethiri i cilėson ata si njerėzit mė antipatikė qė bėnė punėt mė tė neveritshme dhe kriminale. Pėrveē gjakderdhjes sė muslimanėve tė pafajshėm, ata bėnė edhe veprime jonjerėzore, si p.sh. xhamitė e Buharasė i bėnė ahure kuajsh, Mus’hafet i shqyen kudo i gjetėn, xhamitė nė Samarkand dhe Belh i rrėnuan tėrėsisht: “Me vite tė tėra u bisedua pėr krimet qė i bėnė. Po tė thoshte ndokush se qė kur e ka krijuar All-llahu i Lartėsuar Ademin e deri mė tash muslimanėt nuk janė sprovuar si kėsaj here, do tė ishte e vėrtetė” – pohon Ibni Ethiri.[11]

    Kush do tė besonte se kėto egėrsira do tė hynin nė Islam e tė bėheshin tė dėgjueshėm e tė nėnshtruar (ndaj urdhrave tė All-llahut). Edhe disa kryqėtarė tė cilėt erdhėn nga Evropa pėr t’i luftuar myslimanėt, me dėshirė dhe me zgjedhje tė lirė personale pranuan fenė islame. Ushtria kryqėtare ishte duke kaluar Azinė e Vogėl nė rrugė pėr nė “Bejtulmakdes” (Jerusalem), tė cilėt i spiunoi njė grek nga bijtė e fesė sė tyre duke i lajmėruar turqit muslimanė pėr pozitat e tyre. E turqit muslimanė i shpartalluan keq, ndėrsa ata qė shpėtuan prej tyre ishin tė plagosur e nė gjendje kritike, ose tė sėmurė dhe tė uritur. Mirėpo, muslimanėt e treguan veten si muslimanė tė mirėfilltė, i ushqyen me ushqime tė ushtrisė sė tyre, i shėruan tė plagosurit dhe tė sėmurėt. Pėrveē asaj, disa muslimanė blenė monedha franceze nga grekėt dhe ua dhanė me bujari tė pashoqe qė tė ktheheshin ata nė vendet e tyre. Kėta kryqėtarė qė i shpėtuan vdekjes nga uria nė saje tė sjelljeve tė muslimanėve, bėnė njė krahasim ndėrmjet sjelljeve tė ulėta tė grekėve qė ishin tė njė feje dhe sjelljeve bujare tė muslimanėve, kėshtu qė shumica e tyre hynė nė fenė islame. Numri i kryqtarėve qė pėrqafuan Islamin ishte mbi tre mijė veta.[12]

    Pa dyshuar kėta shembuj mbėshtetin argumentet se ngadhėnjyesit hynė nė Islam me dėshirė tė plotė, janė argumenti mė i madh se Islami nuk ėshtė pėrhapur me shpatė. Pėrkundrazi, ai u pėrhap me forcėn e bindjes qė i shėndriste shpirtrat e tyre pėr tė besuar nė Njė Zot tė tė gjitha botėve.

    Si ėshtė e mundur qė Islami tė jetė pėrhapur me shpatė, nė kohė qė historianėt na e kujtojnė se deri nė fund tė shekullit tė parė hixhri, numri i muslimanėve nė vendet e ēliruara nuk ishte mė i madh se njė e treta (e banorėve vendės).

    Ėshtė e vėrtetė e pamohueshme se Islami nuk ėshtė pėrhapur me forcėn e shpatės, por ėshtė pėrhapur me forcėn e bindjes me besimin e thellė tė njerėzve nė drejtėsinė e tij. Po tė mos ishte ashtu, si mund tė shpjegohet hyrja e qindra milionėve nė tė nga populli indian, kinez, i himalajeve, i sumatrės (Indonezisė), ujdhesave tė Indisė Lindore, Afrikės sė Mesme? Ose, si besuan miliona njerėz nė Rusi, Poloni, Lituani, nė veri tė Evropės? A thua kanė arritur shpatat e muslimanėve nė ato vende? Nė vendet e pėrmendura Islami depėrtoi falė misionarėve muslimanė, jo tė armatosur me shpata, po me parime islame, me tolerancė e bindje.[13]

    Nė Spanjė myslimanėt u pėrndoqėn nė mėnyrėn mė barbare, si asnjėherė mė parė nė histori, vetėm pse thoshin “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij”. Kėto ndjekje vazhduan deri mė 1556 tė udhėhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuzicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytė, i cili nxori njė ligj, sipas tė cilit muslimanėt qė kishin mbetur nė Spanjė, brenda ditės duhej tė braktisnin gjuhėn e tyre, traditat e tyre, fenė e tyre, emrat e tyre dhe gjithēka islame. Pas kėtij ligji diskriminues, ai nxori edhe njė dekret tjetėr, me tė cilin jepte urdhėr qė tė rrėnoheshin tė gjitha hamamet (banjot publike, mė se 900 sosh), me arsyetimin se ato ishin gjurmė tė pabesimtarėve! Kėshtu, u zhduk civilizimi islam me largimin e muslimanėve nga Spanja[14].

    Ndoshta dikush mendon se ajo qė pėrjetuan muslimanėt nė Anduluzi (Spanjė), ka qenė rezultat i ndonjė ekstremizmi tė tepruar, ose zullumi qė u kanė bėrė muslimanėt spanjollėve ose detyrimi qė tė pėrqafonin Islamin. Por, historia nuk ka regjistruar asnjė ngjarje tė kėtij lloji. Nuk ka ndodhur asnjė ndjekje qė t’u kenė bėrė muslimanėt banorėve spanjollė ose qė t’i kenė detyruar ata tė pėrqafonin Islamin, por pėrkundrazi, politika e tyre ishte e tėra e bazuar nė tolerancė dhe mirėkuptim. Mirėpo, nga Anduluzia Islami ka dalė, duke lėnė pas vetes njė detė nga gjaku i bijve tė tij, nga shpatat e kriminelėve spanjoll.

    Njėsoj ėshtė edhe hyrja e muslimanėve osmanlinj nė Konstantinopojė (Stamboll). Ata nuk e detyruan askėnd tė pranonte Islamin, por pėrhapėn drejtėsinė dhe u siguruan jetė tė lirė, sikur tė ishin muslimanė. Kėto tė dhėna nuk i kemi marrė nga historianėt muslimanė (pėr shkak se ndokush do tė mendonte se janė tė njėanshme), por nga njė historian bizantin dėshmitar i rėnies sė Konstantinopojės (Stambollit). Ai flet me admirim pėr Pajazitin, se si ishte sjellė me tė krishterėt. Pastaj thotė se Murati i dytė ishte realizues i drejtėsisė dhe i reformave, kurse ligjet e patrikėve grekė ishin diskriminuese.[15]

    Muslimanėt nuk kanė ndėrhyrė nė bindjet e banorėve tė krishterė, e as nuk janė pėrpjekur tė pėrhapnin Islamin me dhunė. Kėtė e dėshmon Patriku i Antakisė-Makariosi, i cili thotė nė njė rrėfim, kur i mallkon polakėt katolikė, duke dhėnė njė statistikė tė viktimave tė tyre ortodoksė (tė vrarė nga katolikėt), numri i tė cilėve sillet ndėrmjet 70-80 mijė tė vrarė: “Zoti ia zgjatė ekzistimin shtetit osmanė pėrgjithmonė. Ata u marrin popullit atė qė u kanė bėrė obligim – xhizjen dhe nuk ndėrhyjnė nė punė tė fesė, qofshin ata tė krishterė, ēifutė apo tė ndonjė feje tjetėr, kurse polakėt e mallkuar nuk mjaftoheshin me marrjen e tagrave dhe tė dhjetave nga vėllezėrit e tyre krishterė. Ndonėse u shėrbenin atyre, ata i lanė tė krishterėt ortodoksė nėn sundimin e ēifutėve zullumqarė, armiq tė mesihut (Isai a.s.), tė cilėt nuk i lejonin tė ndėrtonin kisha, dhe as nuk u linin priftėrinj qė dinin dispozitat e fesė sė tyre”.

    Falė kėsaj tolerance tė vėrtetė, pa kėrcėnime me shpatė dhe pa dhunė, shumė ithtarė tė Kishės Lindore kaluan nė Islam. Andaj pėrveē popujve tjerė, pjesa dėrrmuese e boshnjakėve dhe shqiptarėve vullnetarisht e pranuan fenė islame.

    Nė Persi klerikėt ziradeshtinj kishin dominuar nė punėt e shtetit civil – qytetar nuk u mjaftonte vetėm pushteti fetar. Andaj, ndoqėn fetė qė i kundėrshtonin ata, si budistėt, manievinjtė, tė krishterėt, ēifutėt, sabejtė etj. Kėshtu, gjendja ngeli deri kur erdhėn muslimanėt nė ato vende. Me ardhjen e muslimanėve i siguruan lirinė fetare ēdo grupacioni ekzistues dhe u sollėn me ta si me ithtarėt e librave, duke ua marrė vetėm xhizjen. Dhe kėshtu, dalėngadalė, grupe nga banorė tė qyteteve tė veēanta filluan tė shprehin dėshirėn qė Islami tė ishte fe e tyre dhe e pėrqafuan atė me entuziazėm tė madh.

    Nė jug tė Indisė nga frika e disa ndryshimeve, ku Islamin e pranuan milion banorė tė tij, ishte si rezultat i lidhjeve tė tyre tė ngushta dhe respektit qė u zhvillua ndėrmjet tregtarėve muslimanė qė ishin tė shumtė nė atė pjesė, dhe pushtetarėve hindusė, tė cilėve u pėlqeu dhe u mahnitėn nga morali musliman, sjellja dhe mėnyra e ibadetit tė tyre. Nuk ka dyshim se jeta komode, e cila i kishte pėrfshirė ato krahina, (ishte) rezultat i aktivitetit arab. Mėsymja e tyre qė tė blenin prodhimet e kėtyre vendeve, pati ndikim tė madh nė lidhjet e ngushta ndėrmjet banorėve vendės dhe muslimanėve. Kjo ishte ndihma mė e madhe nė pėrhapjen e fesė islame pa hyrė nė kėto krahina pa asnjė tė vetmen shpatė. Nė kėtė drejtim rol nė pėrhapjen e Islamit ka kontribuar njeri i madh me emrin Havaxhe Muinud-din, nė mėnyrė tė urtė e paqėsore me bindje e kėshilla tė mira. Ne kemi dėgjuar pėr misionarė tė shumtė qė ia kishin bėrė vetes obligim tė pėrhapnin ftesėn islame nė Indi (kur pėrmendim Indinė, aty bėjnė pjesė Pakistani, India dhe Bangladeshi i sotėm, ngase deri nė vitin 1946 kanė qenė nė njė shtet). Nga kėta misionarė fenė islame pėrqafuan miliona njerėz tė kontinentit indian. Prej tyre po pėrmendim disa: Nadirshan (vdiq 969 h.), Sejid Ibrahim Shehid, Shah Abdulhamid (vdiq 1600m.), Shejh Jusuf Shemsud-din e shumė tė tjerė.

    Kėshtu Islami ka hyrė edhe nė Himalaje, Xhaveta, Sumarta, Brunei, Filipine e vende tė tjera nė mėnyrė paqėsore, pa u derdhur asnjė pikė gjaku. Mėnyra tjetėr ishte pėrmes tregtarėve muslimanė, tė cilėt ishin lidhur ngushtė me banorėt e atyre vendeve, ose pėrmes misionarėve qė ishin obliguar t’i shėrbenin Islamit. Popujt e atyre vendeve e pranonin me lehtėsi dhe e pėrqafonin fenė e re. Nė shumė raste kur misionari e bindte mbretin tė pranonte Islamin, ai i thėrriste vezirėt e vet nė besim tė ri dhe ata nxitonin t’i pėrgjigjeshin sa mė shpejt. Nga ato rrėfime qė u thanė, ėshtė edhe tregimi si e pranoi Islamin mbreti Kuvejde nė Himalaje. Nė atė mbretėri nė vitin 1501 m. kishte arritur alimi arab Shejh Abdullah. Ai e vizitoi mbretin dhe e pyeti pėr fenė e atij vendi. Mbreti iu pėrgjigj: “Feja ime dhe e popullit tim ėshtė ajo qė ka arritur tek ne nga populli i vjetėr, dhe ne tė gjithė adhurojmė idhuj”. Abdullahu i tha: “Shkėlqesia juaj, a keni dėgjuar pėr Islamin dhe Kur’anin, tė cilin ia ka zbritur Allahu Muhamedit, (dhe me zbritjen e tij) i ka anuluar tė gjitha fetė e tjera, ato i ka lėnė pronė tė shejtanit”. Shejh Abdullahu vazhdoi tė komentonte mėsimet islame tė argumentuara derisa e bindi me fjalėt e tij mbretin. Nuk vonoi shumė dhe ai prezantoi tė gjithė idhujt qė kishte nė pallat. Ata ishin nga ari, argjendi, balta ose druri. I bėri grumbull dhe i dogji. Pasi mbreti besoi, besuan familja e tij, pastaj vezirėt e tij, pastaj mbarė populli tė cilėt i mblodhėn tė gjithė idhujt qė i kishin e i dogjėn. Ata pranuan Islamin dhe qenė tė gėzuar qė gjetėn rrugėn e drejtė. Mbretit nuk i mjaftoi vetėm pėrqafimi i Islamit, por ndėrroi edhe emrin, mori emėr islam - Muzlif Shah. Pastaj nė ato vende ndėrtuan xhami. Me kėto rrugė tė shėndosha dhe mjete bindėse u pėrhap Islami nė vendet aziatike.[16]

    Edhe nė Afrikė pėrhapja e Islamit u bė pėrmes misionarėve dhe tregtarėve. Misionarėt muslimanė hasėn mirėkuptim tek zezakėt kur u tregonin atyre tė vėrtetat qė kishin tė bėnin me raportin All-llah - Njeri dhe se feja islame ėshtė fe e natyrshme dhe e lehtė.

    Afrikanėt pėrqafonin fenė islame, duke e konsideruar fe qė nuk bėn dallim nė mes tė tė bardhit e tė ziut.

    Disa shkrimtarė dhe analistė evropianė analizojnė shpejtėsinė e hyrjes sė njerėzve nė Islam dhe thonė: Hyrja nė Islam nuk e detyron askėnd qė tė humbė kombėsinė e tij, as nuk detyronte ndryshimin e jetės shoqėrore, nuk kishte dallim ndėrmjet misionarit qė thėrriste nė Islam dhe atij qė bėhej si ai (mysliman), - qė tė dy ishin tė barabartė, jo vetėm nė teori por edhe nė praktikė para Allahut: tė dy zbatonin parimin vėllazėror-njerėzor, zbatim praktik.[17]

    ___________________

    Fusnotat:

    [1] Pjesė nga ajeti 256 Sure Bekare.

    [2] Sure Nahl, ajeti 125.

    [3] Sure Ali Imran, ajet, 20.

    [4] Xhizje, ėshtė njė lloj tatimi qė paguajnė jomuslimanėt tė cilėt jetojnė nė shtetin islam. Ai qė e paguan atė nuk ngarkohet me kurrfarė tatimi tjetėr. Xhizja paguhet vetėm pėr meshkuj tė moshės madhore deri nė atė moshė qė lirohen nga ushtria d.m.th. nuk paguhet pėr fėmijė, gra dhe pleq. Me atė sigurohet siguria personale dhe pronėsore e tyre.

    [5] Ebi Xhafer Muhamed Xherir Et-Taberij, Tarihul-Umemi Uvel-Mulik pjesa e IV faqe 229.

    [6] Milne, histori of Egypt under Roman role f. 115-123.

    [7] Dr. Mustafa Shek’a: Islam

    [8] Tomas Arnold, vep. e cituar f. 101-102.

    [9] Hilal El-Ahmet El-Libij, nr. 9, III, dhjetor 1984, f. 4-9 (botuar) te Edukata Islame”, nr. 44-45, Prishtinė.

    [10] Dr. Mustafa Shek’a : vepra e cituar, f. 107.

    [11] Ibni Ethiri: Ngjarje e vitit 617 Hixhri.

    [12] Tregimi i plotė qė e tregon njėri nga murgjtė - El-Kadis Dinisi (i cili) ishte shoqėrues i ekspeditės. Shih, Tomas Arnoldi, f. 108-109.

    [13] Dr. Mustafa Shek’a: Vepra e cituar, f. 110.

    [14] Gustav Lubuni: Hadaretul-Arabije, f. 271.

    [15] Dr. Mustafa Shek’a: vepra e cituar, f. 111.

    [16] Dr. Mustafa Shek’a: vepra e cituar f. 112-113.

    [17] E.D.Morel: Nigeria it’s people and it’s problem, f. 100.

  5. #35
    Islam_street
    i/e ftuar
    Allahu ta shperblefte me te mira!

  6. #36
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Turqit vardarian dhe roli i tyre nė pėrhapjen
    e Islamit nė trojet iliro-shqiptare (shekulli IX – XIV)


    I.

    Rrethanat historiko-shoqėrore nė trojet iliro-shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, nė shekullin IX, ishin tejet tė rėnduara.[1] Perandoria Bizantine, si fuqi e atėhershme botėrore, ishte nė luftėra tė njėpasnjėshme me bullgarėt, hungarezėt, peēenegėt dhe me popujt e tjerė nė Ballkan, pėrkatėsisht nė trojet iliro-shqiptare.[2] Kėto rrethana shkaktuan lėvizje tė mėdha e tė vazhdueshme, kryesisht tė imponuara nga dhuna e shkaktuar nga luftėrat e ndryshme.

    Historikisht nuk dimė se cilat janė shpėrnguljet e para nė histori, ndonėse shpėrngulhe ka pasur qė nga fillimi i njerėzisė. Nuk dimė as pėr shpėrnguljet e para nė trojet iliro-shqiptare e nė Ballkan, tė dhunshme (kur ato i bėn sunduesi i caktuar pėr qėllime politike, religjioze e etnike) apo vullnetare (kur ato i bėn populli apo fisi i caktuar pėr ambicie politike, territoriale, ekonomike, pėrkatėsisht pėr kushte mė tė mira shpirtėrore dhe materiale jetėsore), por padyshim, ndėr shpėrnguljet e para nė kėto troje janė ato tė turqve vardarianė.

    II.

    Pėrhapja gjithnjė e mė e shpejtė e mė e gjėrė e Islamit nė jug dhe juglindje tė Perandorisė Bizantine dhe pėrqafimi i Islamit nga popullsia vendėse bėri qė Bizanti tė mos ndihej i qetė. Tė pranishme ishin moskėnaqėsi religjioze, politike, ekonomike e tė tjera dhe rezistenca aktive ndaj perandorisė nga ana e popullsisė. Pėr t’i qetėsuar trazirat me motive tė ndryshme nė Anadolli dhe nė vendet pėrreth, perandori bizantin Teofili[3] shpėrnguli turqit vardarianė apo vardariotė nga Azia nė krahinėn e Selanikut,[4] dhe nė brigjet e lumenjve e liqeneve nė territoret e Greqisė, Maqedonisė dhe Kosovės sė sotme.

    Disa hulumtues mendojnė se tė shpėrngulurit nga Azia nė kohėn e Teofilit nuk ishin turqė, por sllavė tė robėruar nė Anadollė[5], tė cilėt pas rėnies nė kontakt me muslimanėt dhe pas pranimit tė doktrinės muslimane, nga ana e perandorit bizantin Teofilit u shpėrngulėn nė Maqedoni.[6]

    Kėtė shpėrngulje e theksojnė edhe burimet evropiane kristiane edhe burimet arabe muslimane. Franjo Raēki[7], historian e klerik katolik nga Kroacia, pohimet e tė cilit duhet pranuar me rezervė, kur flet pėr kėtė ēėshtje, cek se nė territoret pėrreth Vardarit muslimanėt ekzistojnė edhe mė herėt, e jo me ardhjen e osmanlinjve, kur perandori bizantin Teofili “e shpėrnguli njė repart turqish nga Azia, tė cilėt mė vonė u quajtėn turqit vardarianė.”[8]

    Edhe historiani e etnologu boshnjak Muhammed Haxhijahiq konfirmon se nė rrethin e Selanikut ka pasur muslimanė nė kohėn e perandorit bizantin Teofil.[9]

    Kėtė fakt e provojmė edhe nga tė dhėnat historike tė mėvonshme, kur turqit vardarianė i hasim nė Hungari, nė shekullin XII. Si ndodhi kjo? Perandori bizantin Timiskes, nė vitin 970, pushtoi disa fushėgropa e lugina pėrreth Anavardarit. Turqit qė prej mė herėt jetonin aty kishin bashkėpunim me Perandorinė Bizantine. Mirėpo, kur Perandoria Bizantine i rregulloi disa ēėshtje me fqinjėt nė aspektin e sigurisė, filloi pėrpjekjet e qarta pėr konvertimin – kryqėzimin e dhunshėm tė muslimanėve, turqve vardarianė. Gjendjen mė tė re, tendencat qėllimkėqija, muslimanėt nuk i duruan. Kėshtu, me rastin e shpėrthimit tė luftės bizantino-hungareze nė vitin 1150, emigruan nė Hungari thuaja tė gjithė muslimanėt, sepse atėbotė Hungaria lejonte autonomi mė tė madhe fetare se sa Bizanti.[10] Bashkė me turqit vardarianė u shpėrngulėn edhe arabėt magrebianė, tė cilėt shėrbenin si ushtarė me pagesė nė ushtrinė bizantine, tė cilėt qenė grumbulluar nė Tunizi, Algjeri e Marok. Edhe kėta pėr shkaqet e njėjta sikur edhe turqit vardaruanė, u shpėrngulėn pėr Hungari.[11] Turqit vardarianė dhe arabėt magrebianė, krahas muslimanėve vendės, nė Hungari ushtruan ndikim tė theksuar nė mėnyrėn e jetesės, kulturėn e punės, tė banimit, ushqimit etj. Pėr turqit vardarianė konsiderohet se kanė ndikuar edhe tek muslimanėt dhre banorėt e tjerė nė Bullgari pėr shkak tė afėrsisė sė vendeve.[12]

    Ndonėse nuk kemi prova tė drejtpėrdrejta, megjithatė, nė bazė tė tė dhėnave nga disa burime dhe nga kohė tė ndryshme, konsiderojmė se lufta e arabėve kundėr Bizantit, nė vitin 904[13], Selanikun dhe vendet tjera nė Maqedoni nuk e gjeti pa muslimanė. Kėtė e argumentojnė edhe disa varre arabe (muslimane) qė gjenden nė Qairli dhe Dobroshevė nė Maqedoni, ndonėse kėto varre, sipas disave, konsiderohen tė jenė tė ekspeditės arabe tė vitit 904 nė Selanik dhe Manastir.[14]

    III

    Nga presionet shpirtėrore dhe fizike tė shtetit ku jetonin dhe tė fqinjėve, qė tashmė i pėrmendėm, turqit vardarianė filluan pjesėrisht tė kryqėzohen, dhe mė vonė do tė krijonin edhe eparkinė e tyre fetare tė veēantė.[15] e pjesėrisht tė shpėrnguleshin nė vendet pėrreth, ku mund tė jetonin edhe mė tej si muslimanė. Franjo Raēki pohon shprehimisht se turqit vardarianė fillimisht ishin muslimanė.[16] Kėshtu, nė shekullin XII, turqit vardarianė masivisht u shpėrngulėn nė Hungari,[17] qė tė vazhdonin tė jetonin edhe pėr njė kohė me muslimanėt e tjerė, prej mė herėt tė vendosur aty.

    Sikurse Bizanti dhe Hungaria qė i angazhonin muslimanėt si ushtarė nė shtetet e tyre, ashtu veproi muslimanė si ushtarė nė shtetet e tyre, ashtu veproi edhe car Dushani serb me turqit vardarianė, duke i angazhuar nė ushtrinė e tij, kurse tė cilėt me kalimin e kohės qenė kryqėzuar.[18]

    Pėr vazhdimėsinė e turqve vardarianė gjejmė prova edhe nė Strugė e Ohėr. Disa historianė konsiderojnė se turqit aktualė nė Strugė dhe nė Ohėr janė pėrzierje e turqve vardarianė qė rrjedhin nga shekulli IX, me osmanlinjtė qė erdhėn kėtu nė shekullin XIV.[19]

    Nė kėtė fazė tė hulumtimeve nuk posedojmė tė dhėna dhe hollėsi mė tė plota pėr fatin e turqve vardarianė, por nė mbėshtetje tė provave ekzistuese na bėhet e qartė se njė pjesė e turqve vardarianė u asimiluan, pėrkatėsisht kristianizuan nė forma tė ndryshme: njė pjesė e tyre u shpėrngulėn nė drejtime tė ndryshme, si nė Hungari, Panoni, Kosovė e Serbi, kurse pjesa tjetėr, mė e vogėl e tyre, u rezistoi tė gjitha presioneve dhe fijen pothuaj tė kėputur tė Islamit, e lidhėn me ardhjen e osmanlinjve nė kėto anė.

    IV

    Paraqitja e turqve vardarianė nė trojet iliro-shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, paraqet prani mė tė hershme tė Islamit dhe tė muslimanėve nė mėnyrė kaq masive dhe atė nė njė periudhė tė gjatė disa shekuj.

    Jemi tė vetėdijshėm se tė dhėnat qė posedojmė, janė tė mangėta dhe shėrbejnė vetėm sa pėr ta aktualizuar kėtė ēėshtje nė historinė shqiptare islame. Mbetet obligim imediate qė institucionet tona shkencore, veēanėrisht historianėt, arkeologėt e tė tjerė tė hulumtojnė mė pėrimtėsisht historinė mesjetare dhe misteret e saj, dhe veēan ēėshtjen e turqve vardarianė. Kjo do tė ndikonte qė tė kemi njė pasqyrė mė tė plotė pėr historinė shqiptare islame nė trojet iliro-shqiptare nė periudhėn paraosmane.


    Summary



    The Vardarian Turks and their role in spreading Islam in the Illyrian-Albanian Territories (IX – XIV century)


    The presence of Vardarian Turks in the Illyrian-Albanian territories and in the Balkans in general suggests the earlier presence of Islam and Moslems in very large numbers during a period which lasted for many centuries.
    We are aware that there are many missing pieces in the information we possess, but we are using the information only to illustrate this issue in the Albanian history of Islam. It is now the duty of scientific institutions, and especially historians, archaeologists and others, to make an exhaustive study of mediaeval history and its mysteries, whereas the issue of the Vardarian Turks should be treated separately. This would help us to have a wider picture of the Albanian history of Islam in the Illyrian-Albanian territories during the pre-Ottoman period.





    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, I, Tiranė, 1999.

    [2] Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, botimi III, Prishtinė, 2000, fq. 175-195 dhe 197-216.

    [3] Teofili (sundoi prej vitit 829 – 842), i biri i Mihalit II, thuhet se ishte admirues i kulturės islame, kurse periudha e sundimit tė tij konsiderohet si periudha e ndikimit mė tė madh tė kulturėsa arabe mbi botėn bizantine.” Shih: Georges Ostrogorski, Historia e Perandorisė bizantine, Tiranė, 1996, fq. 139.

    [4] Mustafa Spahic, Povijest islama, 4, Sarajevo, 2000, fq. 136.

    [5] Ibid., fq. 136.

    [6] Shih: Nexhat Ibrahimi, Islami nė Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 2000, fq. 56.

    [7] Franjė Racki, Bogumili i Patareni, fq. 350 …, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940, fq. 14.

    [8] Tafel, De Thessalonica Berolini, 1839, fq. 79, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, op. cit., fq. 14.

    [9] Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, botimi I, Sarajevė, 1977, fq. 23.

    [10] Edhe pas shpėrnguljeve tė theksuara tė muslimanėve prej perandorisė Bizantine nė Hungari, nė territorin e Greqisė ende kishte muslkimanė, qė ishoin mercenarėt turq nė ushtrinė bizantine. Shih: Darko Tanaskovicnė: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 3304.

    [11] ( - ), Islam u Madzarskoj, Islamska misao, 134/1990, Sarajevė, fq. 57.

    [12] Mustafa Spahic, op. cit., fq. 126.

    [13] Smail Balic, Die őltesten berűhrungen der sűdslaven mit dem Islam, sipas: Rade Bozovic, Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpsko-hrvatskom jezickom podrucju, Beograd, 1977, fq. 177.

    [14] Tevfik Mehmed, Kratka istorija bitoljskog vilajeta, 1935, vėllimi I, fq. 14, sipas: Rade Bozovic, op. cit., fq. 177. Krhs.: Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, op,. cit., fq. 23; dhe: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 378 dhe 300.

    [15] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.

    [16] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.

    [17] Rade Bozovic, op. cit., fq. 177.

    [18] Nijaz Sukric, Povijest islamske kultutre i civilizacije, I, Sarajevė, 1989, fq. 194, fusn. 6.

    [19] Muzaffer Tufan, Goc hereketleri, fq. 320, sipas: Maliq Osi, Prizren drevni grad …, Prizren, 1996, fq. 162.

  7. #37
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Historiani e filozofi me famė, francezi Gustav Le Bon. Ai thotė: "Ėshtė fakt qė Bashkėsia botėrore nuk njeh pushtues mė zemėrgjerė se arabėt, as fe mė tolerante seē ėshtė feja e tyre."

  8. #38
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shume shkrime interesante. Ore kur flet historia tamam atehere kuptohet e verteta. Allahu jua shperblefte.

  9. #39
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po kujt ja leni faktorin me kryesor, luften dhe okupimin per pes shekuj?
    Pse mundoheni te fallsifikoni cdo gje ne kete bote? si nuk ju vjen turp?
    Ne nje kohe kur njerzit nuk dine shkri-lexim si ka mundesi te perhapet feja a vecse me dhune?
    Pse enuk konvertojne sot shqiptaret?
    Pse nuk kan konvertua popujt ne asnje vend ku nuk kan qen ne roberi shekullore?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Perpara se te kalohet ne "ofensive" kot me kot do ishte mire te benim disa pyetje. A eshte gjetur ndonje xhami i vjeter ne shqiperi, ose me sakte cila esht xhamia me e vjeter qe esht gjetur ?
    Ka ndonje indikacion qe diku mund te kete xhamia te vjetra(nese nuk jan gjetur akoma) ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •