I. EKSPLIKACIONI ETIMOLOGJIKO-TERMINOLOGJIK I NOCIONIT "FUNDAMENTALIZĖM"
Tė gjitha manifestimet e krijimtarisė shpirtėrore dhe intelektuale gjatė historisė, karakterizohen me veēorinė permanente dhe imanente tė thirrjes nė themelet, bazat dhe burimet e njohjeve tė caktuara kundrejt tė cilave njeriu, si objekt historik, sillet nė mėnyrė tradicionale, dhe kjo thirrje ėshtė parim i njohur nė sistemet e caktuara ideore dhe ideologjike, nė dituritė shoqėrore, nė religjion, nė filozofi dhe nė art, kurse thirret nė premisat fundamentale teorike, aksiologjike, etike dhe estetike. Mirėpo, me zhvillimin e sociologjisė si shkencė e pavarur dhe tė disiplinave tė saj, e veēanėrisht sociologjisė sė religjionit, moralit e kulturės, erdhi deri te raporti kritik mė i mprehtė ndaj vlerave fundamentale tė religjionit. Dituritė shoqėrore kritikojnė dhe aksiologjikisht pėrcaktojnė si konservative e tė papėrshtatshme pėr shkallėn ekzistuese tė zhvillimit shoqėror, kėmbėngulėsinė nė tezat fundamentale tė traditės. Insistimi nė kėto parime fundamentale religjioze dhe nė format e tij historike tė institucionalizuara nė "sociologjinė amerikane tė dekadės sė parė tė shekullit XX, emėrtohet si fundamentalizėm. Mendimi filozofik dhe sociologjik evroperėndimor me shprehjen fundamentalizėm nėnkupton pėrcaktimin e sėrishėm tė traditės sė supozuar religjioze nė formėn e kondensuar, tė pastruar e madje tė redukuar.
Tendencat e ngjashme pėr restaurimin e traditės zanafillore religjioze, qė kronologjikisht ėshtė mė e afėrt me protagonistėt e parė tė religjionit pėrkatės, i cili i ėshtė ekspozuar ndikimit tė shekullarizmit tashmė planetar, ndeshen nė histori thuajse nė tė gjitha religjionet.
Duke u ballafaquar me kėtė dukuri, drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi, na imponohet problemi i sqarimit tė nocionit fundamentalizėm si nė kuptimin etimologjik, gjuhėsor, ashtu edhe nė atė terminologjik, semantik. Nocioni fundamentalizėm ėshtė i datės mė tė re, kėshtu qė shumė fjalorė, leksikone dhe enciklopedi fare nuk e shpjegojnė, kurse disa ofrojnė vetėm shpjegime leksikore. Kėshtu, M. Vujaklija pohon se nocioni fundamentalizėm mban prejardhje latine qė d.m.th.: fundamentum = fundament, bazė, themel dhe fundamentalis = fundamentalizėm, themelor, bazor, kryesor, qenėsor, zanafillor.
Nė kuptimin terminologjik nocioni fundamentalizėm vėshtirė mund tė pėrkufizohet drejt. Nga dita nė ditė kuptimi semantik i kėsaj shprehjeje zgjerohet. Megjithatė, do tė pėrpiqemi tė afrojmė mendimet mė tė plota, sikur atė tė akademik M. Filipoviqit, i cili pohon se me "fjalėn fundamentalizėm kuptojmė ēdo pikėpamje qė mban qėndrimin e pandryshueshmėrisė sė disa tė vėrtetave themelore, tė vėrtetave tė shenjta, veprave dhe qėndrimeve ose zgjidhjeve nė cilėndo fushė tė veprimit njerėzor." Po ashtu ai pohon se "fundamentalizėm d.m.th. edhe refuzimi i ēdo kuptimi tjetėr pos atij tekstual tė njė tė vėrtete ose tė njė qėndrimi." Njėri nga kulturologėt e filozofėt mė tė mėdhenj botėrorė, Osvald Spengler, mendon se "mendimi pėr ēdo kthim burimeve dhe rrėnjėve domosdoshmėrisht ėshtė fundamentalist." Kurse shkencat shoqėrore evroperėndimore, veēan sociologjia amerikane, me nocionin fundamentalizėm nėnkuptojnė doktrinėn e kundėrt me modernizmin religjioz", qė jep tė kuptojmė se nocioni fundamentalizėm nė kuptimin terminologjik ka domethėnie tė gjerė.
II. GJENEZA E FUNDAMENTALIZMIT DHE ZHVILLIMI HISTORIK I KĖSAJ LĖVIZJEJE
Fundamentalizmi dhe bashkėsitė protestante
Fundamentalizmi ėshtė i proveniencės kristiane - protestante amerikane, i lindur nė shekullin XIX si protestė, si reaksion nė paraqitjen nė skenėn botėrore tė liberalizmit dhe modernizmit ekstrem, e veēanėrisht si reaksion ndaj pozitivizmit dhe evolucionizmit, si reaksion ndaj tė kuptuarit dhe tė komentuarit e dokumenteve themelore tė Kristianizmit. Sė shpejti kjo lėvizje u zgjerua nė Angli e mė gjerė ndėr protestantėt (ungjillistėt). Me kėtė rast, brenda disa bashkėsive kishtare ungjilliste (protestante) u organizuan konferenca biblike, qė me anė tė tyre nė mėnyrė unike tė pėrgjigjen nė problemet dhe pyetjet rishtazi tė dalura nė skenė. Pėrveē asaj se fundamentalizmi ishte reaksion ndaj aksioneve tė faktorėve tė jashtėm si kundrejt modernizmit, liberalizmit dhe shekullarizmit, ai ishte reaksion edhe ndaj aksioneve tė faktorėve tė brendshėm kundrejt lėvizjes kundėrshtare "Social Gospel" (Ungjilli social), lėvizje kjo qė angazhohej pėr harmonizimin sa mė tė madh tė Ungjillit me rrethanat shoqėrore nė Perėndim. Me kalimin e kohės, fundamentalistėt protestantė, pėrkatėsisht fundamentalistėt ungjillistė, janė angazhuar nė vendosjen dhe kristalizimin e disa postulateve dhe kanė insistuar sidomos nė kėto:
- Pagabueshmėria e teksteve biblike dhe e doktrinės komplete biblike;
- lindja virgjėrore e Jezu Krishtit;
- flijimi i Jezu Krishtit pėr gjithė njerėzinė;
- ringjallja e trupit pas vdekjes dhe ardhja e sėrishme e Jezu Krishtit, dhe konstituimi i "mbretėrisė" njėmijėvjeēare para fundit definitiv tė botės.
Insistimi i kėsaj lėvizjeje konsistonte nė atė qė ēdo fjalė, ēdo pamje dhe ēdo ndodhi nė tekstin e Biblės posedon vetėm atė kuptimin tekstual, ndaj nuk janė tė lejueshme ēfarėdo komentesh alegorike e metaforike tė tekstit biblik.
Kjo lėvizje fundamentaliste protestante rrumbullakimin e vet ideor e teorik e fitoi me veprėn pesėmbėdhjetėvėllimore me titull "The Fundamentals: A Testimony to the Truth" (Bazat: dėshmia pėr tė vėrtetėn), qė u botua gjatė viteve 1910-1912.
Me qėllim tė ndėrtimit tė shoqėrisė dhe harmonizimit tė saj me parimet e fesė e tė Biblės dhe krijimit tė bazave mė tė forta organizative, nė vitin 1919, nė Filadelfi tė SHBA-ve ėshtė formuar Shoqata botėrore kristiane fundamentaliste (WCFA), nė krye tė sė cilės ishte lideri i tyre W. B. Ryle. Pos kėsaj kanė ekzistuar edhe shoqata rajonale fundamentaliste, nga tė cilat disa kanė pasur edhe synime tė veēanta. Pėrkundėr dallimeve e kundėrshtimeve ndėrmjet veti, e veēanėrisht ndėrmjet bashkėsive protestante tė baptistėve, prezbetarianėve dhe Nxėnėsve tė Krishtit, grupet fundamentaliste e kanė tė pėrbashkėt pėrcaktimin antiekumenik dhe antidialogist. Kėshtu pėr shembull, kur mė 1948 nė Amsterdam tė Holandės u formua Kėshilli botėror ekumenik i kishave, fundamentalistėt pėr tė krijuar baraspeshė formuan Kėshillin ndėrkombėtar tė kishave kristiane (ICCC). Mendohet se sot fundamentalizmi ėshtė mė i pranishėm nė SHBA ku numėron rreth 10 milionė pjesėtarė, kurse disa shkojnė mė tej e pohojnė se sot sė paku simpatizues tė kėsaj lėvizjeje janė 50 miliona njerėz. Fundamentalizmi protestant edhe sot ėshtė aktiv, qė e dėshmon e dhėna se ēdo vit me radhė gjatė korrikut festohet Dita e ngadhėnjimit ndaj katolikėve dhe kėto manifestime karakterizohen me agresivitet kulminant, me viktima njerėzish etj.
Fundamentalizmi dhe Kisha Katolike
Dijetarėt e mendimit dhe teologjisė katolike pohojnė se nė Katolicizėm nuk ekziston fundamentalizmi, dhe kėtė e arsyetojnė me atė se kėtė nocion nuk e pėrfshijnė fare fjalorėt, pėrkatėsisht nuk e pėrfshinė as Enciklopedia mė e madhe teologjike katolike "Sacramentum mundi". Mirėpo, duke e pasur parasysh domethėnien e nocionit fundamentalizėm si tėrėsi ideore dhe veprim praktik, qė dtth. se duke iu kthyer burimeve mos tė lejohen ndryshime, mund tė themi se as Kisha Katolike nuk ėshtė imune ndaj fundamentalizmit. Franjo Topiq pohon, duke e pasur nė konsideratė atė qė u tha deri mė tash, se brenda Kishės Katolike mund tė flitet pėr integralizmin si korelativ tė fundamentalizmit. Edhe integralizmi, sipas F. Topiqit, shfaqet pėrafėrsisht kur edhe fundamentalizmi, si reaksion kundrejt shekullarizmit, liberalizmit dhe modernizmit. Edhe integralizmi konsideron se Bibla ėshtė kompetente dhe pėrcaktuese jo vetėm pėr fushėn e fesė, por edhe pėr fushėn shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike.
Nė fillim tė shekullit XX ky botėkuptim fluid ideor dhe emocional mbi botėn, fitoi edhe format e veta tė organizuara nė Sodalitium Pianum-in romak (Shoqėria e Pios), tė cilėn e udhėhiqte Umberto Benigni. Kjo shoqėri filloi tė formojė ligat, partitė dhe sindikatat kristiane tė frymėzuara nga parimet fetare nė Gjermani, Francė dhe nė tėrė Italinė. Mirėpo, udhėheqja supreme e Kishės Katolike, duke parė nė kėtė shoqėri "sektarizmin" e llojit tė vet, reagoi shpejt dhe Papa Benedikti (1914-1922) e shformoi kėtė shoqėri. Pėr tu diferencuar nga pikėpamjet e ngatėrruara e komplekse, Kisha Katolike nė Koncilin III tė Vatikanit mė 1962 - 1965, qartė dhe autoritativisht u deklarua se "njėmendėsitė e kėsaj bote kanė autonominė e vet legjitime, se dituria, kultura, politika dhe ekonomia janė fusha tė mėvetėsishme shoqėrore dhe se ajo (Kisha, N. I.) nuk dėshiron drejtpėrdrejt tė pėrzihet nė rregullimin e tyre", por duke ia ruajtur vetes tė drejtėn qė tė mbetet si ndėrgjegje kritike e vetėdijes sė ēdo rregullimi shoqėror dhe disa njėmendėsive tė kėsaj bote, veēan segmentit moralo-etik.
Mirėpo, me qėndrimet e kėtilla tė Koncilit II nuk u pajtuan tė gjithė, kėshtu qė filloi rezistenca ndaj pikėpamjeve tė tilla. Kėtė rezistencė e personifikoi kryepeshkopi Marcel Lefevre, i cili e formoi Vėllazėrinė e Pios (sipas Papės Pio V nė shekullin XV) me seli nė Zvicėr. Sėrish intervenoi Vatikani duke e shkarkuar nga detyra kishtare.
Ky integralizėm, respektivisht ky fundamentalizėm, ndėr tė tjera ka qenė i provokuar edhe nga njė rrymė tjetėr brenda teologjisė katolike nė Amerikė, e quajtur amerikanizėm. Ky nocion ėshtė proces i kundėrt nga fundamentalizmi dhe ka pėr qėllim si tė gjendet dhe tė vendoset kundrejt ndryshimeve nė shoqėrinė amerikane. Me fjalė tė tjera, amerikanizmi synon harmonizimin e botės sė fesė dhe botės sė re tė shoqėrisė amerikane. Njėri nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė amerikanizmit ėshtė Hekeri, i cili formoi shoqatėn e cila kishte pėr qėllim ti propagandojė kryesisht kėto ide: jo vetėm qė feja, kisha dhe bashkėsia kishtare duhet ta konsiderojnė botėn, por duhet edhe ti adaptohen asaj bote. Ndonėse kjo lėvizje askurrė nuk ėshtė pranuar plotėsisht nga teologjia katolike dhe tėrė bashkėsia kishtare, megjithatė ka pasur por edhe sot ka ndikime tė caktuara.
Nuk duhet hequr nga mendja se fundamentalizmi - integralizmi, qė tė kuptohet drejt, duhet tė kuptohet si lėvizje protestuese, po sikur edhe te protestantėt. Ai ėshtė i kushtėzuar dhe i papėrcaktuar, sipas sistemit aksioni - reaksioni. Siē e thotė kėtė F. Topiq, kėtu ėshtė "nė pyetje loja ndėrmjet raportit tė traditės dhe ndryshimeve, raportit ndaj tė resė". Lidhur me kėtė ēėshtje Koncili II ka vendosur: duhet kthyer Burimit, Themeluesit, por jo tė kthehemi nė shekullin XV, XVI, XVII.
Se idetė fundamentaliste - integraliste nuk janė imanente vetėm pėr evroamerikėn katolike por edhe pėr trojet shqiptare, na dėshmojnė thėniet vijuese, tipike fundamentaliste.
Ėshtė dėshirė e kahershme e kreut katolik dhe e prokatolikėve ndėr ne qė tė thirren nė fenė e gjoja stėrgjyshėrve tanė, nė Katolicizėm, si rrugė e sigurt pėr tė dalė nga problemet me Serbinė. Veprimet e tyre janė aq perfide saqė rezistencėn paqėsore tė popullit tė Kosovės kundrejt Serbisė e Jugosllavisė, dr. Shan Zefi e quan si "via crusis" (udha e kryqit) qė ėshtė nisur para shumė shekujve, e qė tani po i afrohet fundit. Ky konstatim pėrshkohet me fundamentalizėm, dhe duke e marrė parasysh kontekstin kohor e hapėsinor, paraqet dėm politik, historik e kulturor. Tė kėsaj natyre janė edhe apelet e Don Lush Gjergjit, qė herė pas here ua drejton besimtarėve muslimanė shqiptarė. Ai apelon nė pėrcaktimin e ri tė shqiptarėve muslimanė, pėr ti pėrmirėsuar gabimet nga e kaluara, respektivisht tė stėrgjyshėrve tanė, para se tė hyjmė nė mileniumin e tretė, i cili nėse nuk konvertojmė, do tė jetė fatal pėr ne. Pra, nė kėtė mendim tė tij vėrejmė kėrkesėn e parė: konvertimin nė Katolicizėm, dhe kėrkesėn e dytė: nėse eventualisht shqiptarėt muslimanė nuk konvertojnė, atėherė, sė bashku me bashkėkombasit katolikė duhet tė krijojnė njė lloj evroislamizmi. Tendencioziteti dhe tinėzakėsia e apeleve nuk meritojnė elaborim tė veēantė, aq mė tepėr kur pėr identitetin fetar nacional dhe ruajtjen e tij kemi folur nė disa vende, por edhe nė kėtė punim.
Fundamentalizmi dhe Kisha Ortodokse
Pėr arsye objektive nuk kemi mundur tė tubojmė tė dhėna pėr fundamentalizmin ndėr ortodoksėt, as nė rrafshin teorik e as nė atė praktik. Mirėpo, duke e marrė parasysh faktin se fundamentalizmi si term teknik pėrdoret si shenjė qė shėnon ēdo qėndrim shpirtėror qė insiston nė jondryshueshmėrinė e disa parimeve ose synon ti pėrcaktojė parimet themelore pėr njė fushė tė mendimit ose veprimit, atėherė ky term mbulon edhe atė qė quhet ortodokse nė cilėndo fushė. Shembull tipik i qėndrimit tė tillė ortodoks, pėr tė cilin mund tė pėrdorim edhe termin fundamentalist, ėshtė ēėshtja e besnikėrisė, lojalitetit tė ortodoksėve ndaj qėndrimeve tė etėrve tė Sinodit tė Nikesė mė 325 dhe tė Konstantinopolit mė 381 mbi ēėshtjet e dogmave tė Kishės, pėr ēarsye erdhi deri te skizma, ēarja nė Kishėn Kristiane nė vitin 1054. Atėbotė ortodoksėt (pravosllavėt) refuzuan tė pranojnė dogmat e reja mbi emanuimin e Shpirtit tė Shenjtė edhe nga i Biri e jo vetėm nga Ati i Shenjtė, pastaj dogmėn mbi purgatorin, mbi zėnien virgjėrore tė Krishtit etj.
Fundamentalizmin ortodoks (pravosllav) e kemi aktiv gjatė tėrė historisė, herė-herė brenda teologjisė ortodokse, e herė-herė nė rrafshin religjioz - nacional, kurse me bekimin e Rusisė cariste. Qė tė dy kėto komponente i kemi aktive edhe gjatė shekullit tė fundit, veēan nė Kongresin gjithėsllav tė mbajtur nė Beograd mė 1946.
Edhe nė vitet nėntėdhjetė i kemi disa takime gjithėsllave tė karakterit politik-kulturor e tregtaro-ekonomik. Madje, Kisha Ortodokse Serbe ėshtė mjaft aktive nė idenė gjithė-ortodokse nė trojet ish-jugosllave. Mirėpo, mė hollėsisht nuk mund tė hyjmė, pasi qė ky segment mbetet tė hulumtohet si nė aspektin teorik ashtu edhe nė atė praktik.
Fundamentalizmi dhe real-socializmi
Paraqitja e real-socializmit nė skenėn historike nė rrafshin teoriko-praktik per se dhe per alend ka qenė fundamentaliste, sepse me tėrė forcėn ndėrmori luftė tė pakursyeshme dhe fushatė frontale politike kundėr ēdo vlere tradicionale qė ruhet nė vetėdijen fetare dhe krijimtarinė e pasur kulturore - civilizuese, e nė llogari tė gjakpastėrtisė partiako-revolucionare. Nė kėtė mėnyrė ėshtė promovuar vetėdija e real-socializmit si "vetėdije autentike" e vetme, e vetmja pėrparimtare dhe revolucionare, qė ka pėr "detyrė" ti pėrkufizojė dhe rivalorizojė tė gjitha vlerat e vjetra sipas parametrave tė vetė ideologjikė. Me kėtė synonin dy gjėra:
- tė eliminohet ēdo vetėdije tjetėr pos asaj sunduese, dhe;
- tė krijohet atmosferė e lemeritės-buneritės, si mjet pėr ruajtjen e monopolit tė pushtetit.
Synimet fundamentaliste tė real-socializmit nė rrafshin sociologjik, R. Hafizoviq i pėrshkruan si "njė lloj neuroze ideologjike qė jeton nga kundėrthėniet e pazgjidhura, qė ngrihet kundėr tė gjitha vlerave qiellore dhe botėrore, komunitare dhe individuale. Nuk i intereson as njeriu, as Zoti, as shoqėria, as e vėrteta, por vetėm sedra dhe egoizmi i tij, pėr shkak tė vetekzistimit". Vetėdija fetare mė sė tepėrmi i ka penguar, nė mėnyrė qė veten ta paraqesė si tė vetmen vetėdije autentike qė tė pėrcaktojė ēėshtė e drejtė e ēka jo, ēėshtė e vėrteta e ēėshtė gėnjeshtra, pėr kė ėshtė liria e pėr kė robėria, kush ėshtė armik e kush atdhetar dhe nė kėtė aq ka kėmbėngulė saqė veten e ka shndėrruar nė njė religjion tė profanizuar, dogmatika e tė cilit ėshtė materializmi dialektik, kurse moralika e tė cilit ėshtė sistemi shoqėror humanist. Pėr veten ka pohuar se posedon burimėsi tė pacenueshme.
Nė anėn tjetėr, duke e shpallur fenė si ēėshtje private, real-socializmi pėr herė tė parė nė histori shpirtin njerėzor e ndau nė dy sfera: nė atė private dhe shoqėrore. Kjo ndarje nuk nxit vetėm vdekjen shpirtėrore tė individit, por edhe vdekjen e tėrė njė populli, popullit tė Zotit. Kjo nxit qė individi tė bėhet detaj i paemėr nė mozaikun e organizatės kolektive si personalitet mistik i llojit tė vet ose veēanėsisė kolektive, e cila thelbėsisht ėshtė ofruar nė kategorinė socio-historike tė Nacionit. Nacioni, nė tė vėrtetė, bėhet sinonim pėr tė gjithė individėt, por jo edhe pėr personin. Lindja e tij si trup kolektiv, mistik, ku fati individual ėshtė nė fatin e tė gjithėve, por jo edhe e kundėrta, dhe atė nė abiset e veēanėsisė sė rrėnuar njerėzore, lirisė individuale dhe vetėvetėdijes, nuk ka pasur kuptimin e ecjes sė fuqishme drejt ardhmėrisė, as tė ardhjes sė asaj qė Revolucioni e kėrkon, kurse liderėt e tij pandėrprerė e premtojnė. Pėrkundrazi, lindja e Nacionit, qė ėshtė antonim pėr popullin e Zotit, kishte kuptimin e zhgėnjimit tė idesė komuniste, zhgėnjimin e premtimeve revolucionare.... Lindja e Nacionit, dtth. hapje e rrugės pėr lindjen e religjionit nacional, qė zbraps religjionin e shpallur dhe merr prerogativat e tij. Nacioni atėherė bėhet ekskluzivisht punė e njė partie, e cila qėllimet e veta i realizon me anė tė shtetit. Partia luftėn e vet klasore dhe fitoren klasore gjithnjė e ndėrton nė vdekjen e tė tjerėve, nė vdekjen e atyre qė lirinė vetjake nuk ia nėnshtrojnė vullnetit mesianist tė proletariatit... Pasojė natyrore e jokuptimit ose e pakuptimit tė tillė partiak gjithnjė ka qenė dhe ėshtė lindja e nacionalizmit, pėr tė cilin rregullisht ėshtė fajtor dikush tjetėr vetėm Partia jo, pasi qė asgjė nuk guxon tė jetė mbi tė. De Ruzhmani kėtė e thotė nė mėnyrėn se: "Nuk ka gjyqtar pėr krimet e saj dhe, nga ēasti kur veten e njeh pėr jolegjitime nė pretendimin e vet qė tė sundojė nė emėr tė tė gjithėve kundėr gjysmės sė popullit, Partia jeton e ngarkuar nga armiqtė e lirisė..." Sepse, Partia ėshtė personifikim i Revolucionit, kurse ky ėshtė pasioni i shoqėrorizuar qė bėhet kriter pėr ēdo virtyt. Partia dėshiron ta eliminojė Zotin dhe religjionin, ta konstituojė ideologjinė partiake dhe liderėt e Revolucionit si idhuj supremė tė Panteonit politik. Partia dėshiron ta eliminojė pėrbashkėsinė nė aspektin e popullit tė Zotit, i cili ėshtė forma ideale e integrimit transnacional, duke e konstituuar proletariatin si bartės tė shpresės nacionale. Ajo dėshiron ta eliminojė fenė, kurse ta konstituojė ateizmin si sistem tė ri metafizik qė zhduk shpresėn eskatologjike, kurse utopinė e ėmbėl ia parashtron mbretėrisė sė Zotit. Ajo e avancon njeriun nė luftėtar klasor i cili interesat e veta duhet ti kėrkojė nė interesat e klasės punėtore, e cila gjoja ėshtė sunduese; ndonėse nė emėr tė saj gjithnjė lufton njėfarė avangarde, derisa ėndrra mbi utopinė e ėmbėl nuk bėhet ankth nate i padurueshėm. Por, kur kjo ėndėrr e ėmbėl tė zhveshet e tė dėftohet si mashtrim tė cilin e kanė imagjinuar ata qė sundojnė nė emėr tė klasės punėtore, atėherė avangarda kėrkon modele tė reja apologjetike sipas tė cilave mė lehtė do ti njohim armiqtė e lirisė. Nė ditėt tona shembuj tė tillė tė apologjisė politike tė real-socializmit tė kėtushėm Partia ka "zbuluar" nė frymėn pozitive-fundamentaliste tė religjionit tė shpallur, nga rrjedh terrori i pashmangshėm i Partisė ndaj armiqve tė saj.
Kėto janė vetėm disa refleksione lidhur me fundamentalizmin ndėr real - socialistėt, pėrkatėsisht refleksione lidhur me fundamentalizmin negativ. Pėr shkak se jemi dėshmitarė tė gjallė tė kėsaj periudhe, do tė na mjaftojnė pėrkujtimet rreth parullave: Marksi-Engelsi Lenini; marksizėm leninizmi; Tito - Partia, Enveri - Patia etj., etj., pėr tė konstatuar se real-socializmi fund e krye ėshtė fundamentalist.
Vlen tė theksohet se fundamentalizmi ekziston edhe nė doktrinat e ndryshme filozofike, ideologjike, letrare, artistike e tė tjera, si mė herėt, ashtu edhe tash, mirėpo pėrfshirja e tė gjitha atyre kėrkon kohė e kompetencė, qė nė kėtė kohė na mungojnė edhe njėra edhe tjetra.
Krijoni Kontakt