Eshte e pakonceptueshme te argumentosh perhapjen e nje feje duke mos permendur mesimet, ate mbi te cilen ftonte Islami.
Per perhapjen e Islamit ne vendin tone por edhe kudo tjeter, nje rol teper te rendesishem kane luajtur nje sere faktoresh.
Nga keto ne po permendim shkurtimisht vetem disa. Faktorin fetar, shoqeror, politiko-ekonomik,kulturoro-shkencor , moralo-etik etj.
1-Faktori fetar.
Megjithese ky faktor ka edhe meriten me te madhe ne shperndarjen e Islamit neper bote, shohim se ky fatkeqsisht eshte teper i shperfillur net e gjitha analizat qe i jane bere perhapjes se Islamit neper bote.
Perse te Krishteret e shqiperise e braktisen katolicizmin dhe ortodoksone dhe ne vend te tyre ata pranuan alternativen Islame?
Valle cfare ju ofronte shqiptareve kjo alternative e re ?
Shqipetaret e pranuan Islamin se e kuptuan qe ai nuk i mohonte vlerat e besimeve te mepareshme por perkundrazi ai i ngrinte keto vlera ne nje etape te re zhvillimi.
Islami per here te pare solli nje concept te drejte mbi Krijuesin dhe krijesen.Ai nuk e ndan jeten por e kupton ate si te vlefshme dhe e rregullon ne teresi.
Islami nuk jep udhezime vetem per boten e amshuar por eshte rruge e punes dhe aksjonit, program jetesor ne harmoni me ligjet dhe normat e Ligjevenesit.
Islami nepermjet Kuranit dhe tradites profetike ofron rrugezgjedhje per te gjitha nevojat qofshim ato shpirterore apo materiale.
Keto me qarte do te kuptoheshin nese permendim nje nga shprehjet e nje shkencetari Anglez te cilin e kemi marre sipas citimit te Sami Frasherit.:me te vertete feja Islame eshte fe qe pastron token prej idhujve, ndalon flijimin e njeriut dhe ngrenien e mishit te tij, ju garanton te drejta femrave,kufizon poligamine ne nje kufi te ligjshem e te arsyeshem, forcon lidhjet familjare, robi dhe i roberuari behen nje si anetare te familjes dhe ju hapen shume rruge e dyer per shpetim dhe liri.Moralin e pergjithshem e pastron me forcen e themeleve te veta si:namazi, zekati, nderimi i musafirit dhe siguria e udhetarit.ne zemrat e besimtareve mbjell drejtesi, objektivitet , meshire dhe sinqeritet. Parine e vendit e meson se ka detyra, ashtu sikur i gjithe populli. Themelimin e bashkesise e themelon ne baza te forta e te shendosha. Tiranit i kercenohet me hidherimin e Allahut. I demtuari dhe i varferi vepermire ngushellohen me meshiren, shperblimin dhe lumturine ne boten e Amshueshme.
Keto miresi jane pjese nga begatite e shumta qe gjithmone e percjellin Islamin prandaj me te drejte edhe historiani tjeter evropjan Stavrijanosi ka pohuar se:Feja ka qene faktor i rendesishem per perhapjen e Islamit
Koncepti i monoteizmit ne Islam eshte i perkryer, ne ndryshim nga kristjanizmi , ne Islam adhurohet nje Zot i vetem dhe nuk i behet rival apo shok.
Ne Islam nuk proklamohen profetet si hyjni ashtu sic proklamohen Jezusi ne krishterim, buda ne budizem dhe Krishna e Ramen e hinduizem.
Ne Islam nuk adhurohen engjujt ashtu sikur adhurohet shpiti I Shenjte ne Kristjanizem.
Islami nuk bente personifikim te atributeve te Zotit me qenie te vecanta hyjnore ashtu sic ben kristjanizmi me personifikimin e Atit , birit dhe shpirtit te shenjte.
Pra ne Islam egzistonte vetem adhurimi i Allahut dhe nuk egzistonte doktrina e trinitetit e cila perdorej ne atributin e tre qenjeve te vecanta hyjnore ne Zotin dhe te vecuara nga njera tjetra: Zoti At, Zoti Bir, Dhe Zoti Shpit I shenjte.
Historikisht dihet se kisha per shkak te nderlikueshmerise se ketij problemi e kishte shpallur trinitetin mister qe duhej te besohej verberisht.
Duke qene ne kete gjendje te rende shpiterore te te krishtereve shfaqet Islami si Alternative, i cili angazhohet per njeshmerine e Zotit,te cliruar nga fantazite mitologjike. Kjo deshmohet qarte ne kuran : Thuaj Allahu eshte nje. Allahu ashte Ai i Cili i drejtohen krijesat per cdo nevoje. Ai ska lindur ke dhe as nuk eshte i Lindur. Dhe askush nuk I Barabarte me Te.( Ihlas 1-4)
Po ashtu argumente te tjera per njeshmerine e Allahut ne adhurim do te gjejme ne ajetet 163-164 te sures bekareh, ne ajetin 255 etj.
Nje problem tjeter qe ka nxjerre shqetesime per Krishterimin ka qene edhe bireria Hyjnore apo hyjnizimi i Jezusit.
Sipas historise hyjnia e Jezusit eshte nje product i mevoneshem historik.kete e inkuadroi ne radhet e dogmave ne vitin 451 te eres sone koncilli ne kalcedon, ku u kumtua se Krishtit duhet ti njihet natyra Hyjnore dhe njerezore.
Nuk duhet lene pa permendur edhe disa kontraste me te cilat eshte ballafaquar popullata ne ate kohe,te cilat ne nje menyre apo ne nje tjeter kane ndikuar qe njerezit te percaktohen ne fene Islame dhe duke braktisur krishterimin.
Keshtu jeteshkrimi i Muhammedit a.s nga lindja deri ne vdekje nuk eshte legjende,cdo gje eshte e ruajtur e transmetuar dhe e argumentuar, cdo gje njihet me hollesi perfshire edhe detajet me te vogla, si theniet e tij ne raste te vecanta veprimet e tij ne jete etj.
E njenjta gje nuk ndodh me personalitetin e Jezusit i cili eshte mbushur plot paqartesi e mistere,duke u kthyer ne nje legjende te vertete.Jeta e Jezusit nuk mund te merret shembuj ideal per te krishteret ne shume aspekte.
Te krishteret nuk mund ta marrin shembull ideal jeten e jezusit ne martese pasi ai nuk ka qene i martuar dhe per pasoje ska qene as bashkeshort dhe as baba dhe i krishteri nuk di se si te sillet ne keto pozita. Jezusi nuk ka marre pjese ne lufte dhe nuk eshte deshmuar per trimeri dhe as per zemergjeresi e meshire prandaj edhe keto nuk mund te merren si shembuj ideal. Kushdo qe deshiron te ndertoje nje jete ideale sipas parimeve hyjnore, si bashkeshort, prind, punetor, ushtar, sundues qytetar etj.duhet te ndjeke shembullin e Muhamedit a.s sic e thote edhe kurani famemadh: vertet ju ne te Derguarin e Allahut keni shembullin me te perkryer ( el ahzab 21) por njekohesisht i jep porosi profetit: Thuajne jam njeri sikur edhe ju . ( fussilet 6).
Nje tjeter faktor i rendesishem per konvertimin ne Islam ka qene edhe shpjegimi i dogmave kristjane te cilat nuk ishin aspak racjonale, ishin komplet kundra llogjikes se shendoshe dhe natyrisht ketu fitonte perparesi alternative Islame.
Keshtu dogmat joracjonale si : Mekati i pare,drejtesia e Zotit, shfajesia me gjak,celibati etj. jane te renda dhe kunder natyres se njeriut.Dihet se njerezit duke ju mbajtur ketyre dogmave nuk i shkaktojne dem Zotit por vetes. Njolla e mekateve ne shpiterat e njerezve nuk do te hiqet me durimin e torturave apo me vrasjen e nje personi tjeter por me pendim, duke urdheruar net e mire dhe duke ndaluar nga e keqja. Kurani ndryshe nga bibla Jezusin e trajton ne konteksin pozitiv, me dimensjone njerezore ,si te Derguar te Zotit duke e liruar nga atributet qe i ka vene mitologjia dhe duke e vene ne nje vend te rendesishem.
Ai trajtohet ne 15 sure te Kuranit dhe ne 93 versete.
Po ashtu me dashje apo pa dashje te krishteret e kishin injoruar nje tjeter moment, ate te paralajmerimit te bibles per ardhjen e Muhammedit a.s. gje qe permendej shpesh nga misjonaret apo ftuesit muslimane. Jesusi ka thene:Kam edhe shume per tju treguar por tani smund ti kuptoni. E kur te vije ai Shpirti i se vertetes do te udhezoheni ta njihni tere te verteten.
Ndersa ne ungjillin jokaonik te shen Bernabes thuhet: pastaj tha prifti: si do te quhet ngushellimtari dhe cilat jane shenjat qe do te paralajmerojne ardhjen e tij? Jezusi ju pergjigj, emri i ngushellimtarit eshte ai, i cili eshte i denje per falenderim, Ahmedi te cilin Zoti kur e pati krijuar shpirtin e tij e pati vene ne shkelqimin e larte qiellor.
Po ashtu shkaqe te tjera qe njerezit zgjedhnin alternativen Islame ishin edhe obligimet qe kishte kjo fe te cilat i permend kurani: Me te vertete Allahu urdheron drejtesi bamiresi dhe ndihme te farefisit .
Po ashtu Islami e urdheronte femijen qe adhuronte vetem Allahun dhe te sillej butesisht me prinderin Allahu ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec tij dhe te silleni miresisht me prinderit..
Po ashtu per tu permendur jane dhe shume fakte te tjera si: numri i vogel i kuadrove kishtare, anlfabetizmi i tyre dhe jeta e shfrenuar qe ata benin, gjendje kjo qe u shfrytezua mjaft mire nga ftues muslimane te kohes duke depertuar mendimin e drejte Islam ne shoqerine
Krijoni Kontakt