Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1

    Pse Rugova (s')ben te kritikohet?

    Kur votuesi nuk ka pyetje ose kritika per te zgjedhurin e vet, lehte hapet dera per regjime totalitare e diktatoriale

    TA SHMANGIM MEDYSHJEN qe ne fillim: Po, Rugova ben te kritikohet. Per me teper: Rugova duhet te kritikohet. Perse? Ngase eshte personaliteti me i larte ne ekzekutivin vendor te Kosoves, i vene aty nga votat e popullit, ndaj te cilit popull ka pergjegjesi. Ky do te ishte arsyetimi me i thjeshte per pohimin me larte. Por, per me shume se dhjete vjet ne Kosove eshte ndertuar nje mentalitet i cuditshem, i cili nuk e ben kaq te thjeshte situaten. Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, per shume arsye te ndryshme, eshte shnderruar ne nje figure unike politike, per te cilen nuk eshte mire te kesh kritika. Sidomos kritika publike. Dhe thuajse te gjithe (pervec ndonje media qe e kritikon ate per arsye se perkrah nje parti tjeter politike) jane kthyer ne njerez qe (nuk)shohin, (nuk)kuptojne, (nuk)pelqejne, (nuk)pajtohen, por as nuk flasin, as bejne pyetje. Si xhemati ne xhami! Ky fenomen eshte njeri nder rreziqet me te medha qe i kanoset shoqerise kosovare ne kuptimin e demokracise dhe ndertimin e shtetit, proceset aktuale ne Kosove. Por, per kete me vone.

    Kulti "Rugova"

    DUKET TE KETE disa arsye te cilat shoqerine kosovare e kane kthyer ne nje gjendje te ketille, ku nje politikan ben te duket i paprekshem. E tera fillon ne vitin 1990, kur kritiku i urte letrar i atehershem, i cili mbante nje shall rreth qafe dimer-vere, pati guximin te dale ne krye te partise se pare legale politike ne Kosove, Lidhja Demokratike e Kosoves, e cila i kundervehej politikes shtypese te regjimit te Beogradit. Dr. Rugova, ishte ne krye te kesaj partie (e cila mund te quhet edhe levizje popullore), ne kohen kur ndodhen edhe momentet ekzaltuese te shqiptareve te Kosoves, si shpallja e Deklarates Kushtetuese, shpallja e Republikes dhe Referendumi per pavaresi. Mbi te gjitha, nga shumica e popullit u gjykua si e drejte thirrja e tij per durim, ne kohen kur filloi lufta ne Kroaci dhe Bosnje, duke e pare se cfare fuqie ushtarake ishte Serbia dhe se cfare krimesh ishin ne gjendje te kryenin pasuesit e politikes se Beogradit.

    Pas kesaj vjen periudha e zymte e politikes kosovare, kur i gjithe aktiviteti mund te permblidhet ne pritjen qe dikush do ta njohe Kosoven si shtet te pavarur, mesazh ky qe Rugova e sillte thuajse nga cdo takim i tij jashte shtetit, me personalitete qe nuk ishte e thene te kishin relevance politike te madhe kudoqofte. Popullariteti i tij shenon nje renie ne kohen e luftes, teksa ai jepte deklarata kunderthenese per UCK-ne dhe teksa nuk ishin shume te qarta strategjite e tij ne kohen kur shume njerez tashme ishin vrare dhe shume te tjere ishin zhvendosur, si pasoje e fushatave luftarake serbe. Por, mjaftuan gabimet e atyre qe thirreshin ne emer te UCK-se, pas luftes, per te rehabilituar serish kredibilitetin e shumelenduar politik te Dr. Rugoves.

    Keto jane disa nga faktet e shpejta qe cimentuan "fenomenin Rugova" ne Kosove. Duke e shnderruar vete personazhin e fenomenit ne njeri qe e ndjen veten komod ne ate qe ben dhe qe nuk denjon te jape shpjegime as per ate qe ben, as per ate qe s'ben.

    "Nuk dua te flas per Rugoven"

    QE GJERAT TE jene keshtu sic jane, besohet te kene kontribuar shume faktore. Nje nder me te perhapurit eshte besimi i shqiptareve te Kosoves se nuk ben te kritikohet Rugova, ngase jemi ne procesin e krijimit te shtetit dhe duhen pare gjerat ndermjet gishtave. Nje tjeter eshte ai, se Rugova ka udhehequr Kosoven ne kohen kur ishte me veshtire dhe ka ditur shume gjera qe "ne te tjeret nuk i kemi ditur" (kjo kur kemi te bejme me shtresen e prire per teori komploti, shume te perhapur ne kete pjese ne Ballkanit). Madje, nje pjese e mediave, ndonese nuk heziton te kritikoje cdo personalitet tjeter, nuk e kritikon kurre Rugoven, duke u nisur nga nje fakt aspak demokratik - bindja se duke e kritikuar Rugoven do te bjere tirazhi, degjueshmeria ose shikueshmeria e mediave te tyre, pasi me shume se gjysma e popullates kane votuar per te ne zgjedhje. Kurse, nje rol te madh ne mentalitetin e vendosur ka luajtur edhe nje gazete kosovare, e cila eshte kujdesuar qe secilin person qe do te merrte guximin qytetar qe ne cfaredo menyre do ta kritikoje kryetarin e zgjedhur me votat e popullit, ta beje per pese para me tekste denigruese e rrenuese per te, pa marre parasysh se a behet fjale per ndonje qytetar te thjeshte, gazetar, politikan ose ndonje tjeter (nje mundesi qe nuk perjashtohet as pas botimit te ketij teksti). Dhe, po ashtu, normalisht nje pjese nuk e kritikon e as nuk i ben pyetje Rugoves, nga fakti se mendojne qe obligimi i tyre i vetem qytetar eshte qe ne diten e zgjedhjeve te dale e te votoje dhe te harroje se menduari per pushtetin e vendit, deri ne kohen kur te njejtin proces duhet ta kryeje serish pas disa vjetesh. Ndersa tendenca me ironike ne Kosove eshte se Rugova nuk kritikohet as nga pjesetaret e partise se tij, me friken se po te mos ishte ai kryetar i LDK-se, partia nuk do te kishte votat qe ka; ose, per me teper, nuk kritikohet as nga rivalet politike, te cilet serish druajne per votat e veta!

    Si mund te kritikohet nje politikan si Bleri?!

    NE VENDET ME kulture demokratike, gjeja me normale eshte qe udheheqesit e zgjedhur me vota te popullit ne vendin e tyre te japin pergjegjesi per te gjitha veprimet qe bejne, te pergjigjen ne te gjitha pyetjet qe e mundojne popullaten, e rrjedhimisht edhe te
    kritikohen publikisht per ato qe bejne ose nuk bejne. P.sh. nuk kalon nje dite qe qytetaret e Britanise se Madhe (vendit ku aktualisht jetoj e studioj) te mos i drejtohen nepermjet mediave me gjithcfare pyetjesh e kritikash Kryeministrit te vendit, Toni Bler. Dhe, po, ky eshte pikerisht ai Bleri, idhulli i kosovareve sipas te cilit jane pagezuar edhe femijet shqiptare, qe ne kohen e sulmeve ajrore kunder Serbise, ia kishin vene nofken "Sokoli i NATO-s", per shkak te vendosmerise se tij per t'i dhene fund shtypjes se Beogradit me cdo kusht. Dhe pikerisht ai Bleri, ne kohen e te cilit ekonomia britanike ka shenuar nje nder zhvillimet me te medha te koheve te fundit. Por, ai ndodhet nen kritikat me te rrepta nga ata qe i kane dhene voten, pikerisht pse ndjejne se gjithnje udheheqesit i duhet kujtuar se jane ata te cilet e kane vene ne postin qe mban dhe se ndaj tyre ai duhet te jape pergjegjesi. Askush per kete gje nuk i shpall armiq te popullit, askush nuk i syrgjynos e askush nuk i sulmon kritikuesit. Sepse, dihet, po flasim ketu per te drejten themelore te demokracise - lirine e fjales. Dhe nje gje e tille trajtohet si veprimi me i zakonshem.

    Por, cka nuk do te ishte shume e zakonshme per nje vend si Britania, do te ishte nese do te veprohej si ne Kosove. Qe Blerit te mos i beheshin pyetje, te mos flitej per te dhe te mos kritikohej. Kjo, sigurisht, do te ishte nje nder shenjat paralajmeruese te zhytjes se shoqerise ne procese qe pashmangshem do te conin ne sisteme autoritare te ushtrimit te pushtetit, si ne leksionet nga shume shtete te botes deri me tash ne histori.

    Pyetjet e papergjigjura te Rugoves

    E RUGOVA, DUKE qene kryetar i nje vendi qe i ka vene vetit si synim pavaresine, integrimin evropian e veri-atlantik, mireqenien sociale, zhvillimin ekonomik e shume te tjera, ka shume pyetje te lena pa pergjigjje, e per te cilat eshte e natyrshme te kritikohet cdo udheheqees vendi. Por, Rugova rralle ose hic ndermerr ndonje iniciative politike, pervec se te perserise gjithmone e ne cdo rast frazen e "kerkimit formal te pavaresise", dhe rrallekush pyet perse, ose rrallekush e kritikon per kete. Ai nuk shkon ne Shqiperi, pavaresisht ftesave nga nivelet me te larta qe i vijne atij nga kreret e shtetit shqiptar, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk shkon te takohet me rivalet e tij politike (partneret e tij qeverises) dhe rrallekush pyet perse... Ai perkujton deshmoret e UCK-se ne menyre selektive dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk del nga shtepia per t'u perzier me popullin, per te pare nje premiere filmi ose drame, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk jep intervista per mediat lokale (me perjashtime te ndonje media qe e perkrah pavaresisht situates) dhe rrallekush pyet perse...

    Pse pikerisht Rugova?

    TE KUPTOHEMI. Rugova ka shume merita per ato qe kane ndodhur ne Kosove. Dhe ne vend te tij do te mund te ishte nje person fare tjeter, por qe do te ndodhej ne nje situate ushtrimi pushteti te njejte. Por, eshte shume brengosese per nje shoqeri qe per cfaredo arsyesh e le anash gjykimit ose kritikes nje pushtetar qe eshte zgjedhur ne postin e caktuar me vota te tyre. Pa marre parasysh nese behet fjale per kryetar shteti, kryeminister ose kryetar kuvendi. Nje lehtesim per Kosoven eshte se aktualisht pushtetin e vertete e bejne nderkombetaret nen ombrellen e OKB-se dhe jo te zgjedhurit vendor. Ngase me krijimin e kulteve te tilla te personaliteteve, ndaj te cilave zgjedhesi\votuesi sillet si xhemat, historia na ka mesuar te kete vetem nje perfundim - instalimin e pushteteve totalitare dhe krijimin e diktatoreve.

    Kete, besohet, asnje qytetar me mendje te shendoshe nuk do ta deshironte per Kosoven.

    Nga Adriatik Kelmendi - Korrieri me 08/10/2003

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Bravo,per shkrimin e sjellur te "nashe vreme"

    "nashe vreme" po e vazhdone detyren per deskreditimin e Presidentit me format me te ulta njerzore.Me te vertete neveritese,si duket si bire komunisti jugosllav do te vazhdoje te sillet si ne kohet kur udb deskreditonte figura te spikatura duke ju montuar çeshtje dhe te pabera,vazhdoni klyshe te Rankoviqit ...

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Joni, duke i rene murit me koke, nuk hapet nje dritare. keto komente tuaja me duken shume pavend, dhe pa asnje argumentim.

    adriatik kelmendi eshte nje nga gazetaret me te mire shqiptare, teper elokuent, gjithnje me argumentime te fuqishme, dhe shume kreativ. stili i tij i te shkruarit, kritika konstruktive, neutraliteti i tij, si dhe duhet te them, mencuria, me kane bere ta lexoj me qejf gjithnje.

    asnje pushtetar ne kosove nuk duhet te jete imun i kritikave qe per qellim kane permiresimin e situates ne vend, dhe permbushjen e premtimeve elektorale. zbatimi i reformave, venia e shtetit te ligjit, perparimi ekonomiko-social, eshte gje e panjohur ne nje shtet ku krijohen kulte per njerez te caktuar, dhe ku ka vetem pajtime, e asnjehere kritika ne adrese te atyre qe behen sot. dhe o sot duhet te kete kritika ndaj kesaj havarie politike, o kurre.

    une e pergezoj adriatik kelmendin per kete artikull shume interesant dhe teper te goditur. si dhe nje verejtje e vogel: adriatik kelmendi eshte gazetar i "koha ditore", jo i "korrieri". nuk di me sa te drejte "korrieri" shkruan emrin e vet nen artikull, pa treguar per burimin e artikullit.

    te njejtin, e gjeni tek webfaqja e Koha Ditore po klikuat Ketu

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shkrimi i Adriatik Kelmendit, "Pse Rugova (s')ben te kritikohet?" eshte vazhdimesi e shtreses se ashtuquajtur intelektuale qe kane friken se kane humbur qendren e vemendjes ne jeten politike ne Kosove.

    Kush sipas tyre eshte shkaktari kryesor per kete humbje te vemendjes ndaj tyre? Sipas tyre eshte "shkelqimi i Presidentit Rugova."

    Adriatik Kelmendi edhe nje here, si disa here me pare pershkruan para publikut Shqiptar urrjetjen e semure ndaj Presidentit Rugova.

    Zoteri Kelmendi madje krijon bindjen se me vetem dy fjali te pohimit te tej mund te aresyetoj kritimin qe duhet bere Presidentit. Pse Adriatiku paska gjetur pikerisht Presidentin per te kritikuar? Pse pikerisht Presidentin? Ai bile madje shprehet aq turpshem se qenka fenomeni "Rugova" qe, "eshte njeri nder rreziqet me te medha qe i kanoset shoqerise kosovare ne kuptimin e demokracise dhe ndertimin e shtetit, proceset aktuale ne Kosove."

    Aq te pa afte na qenka Populli Shqiptar i Kosoves qe te mos kuptoj se vertet fenomeni "Rugova" eshte kaq i rrezikshem? Aq injornate na qenka ky popull sa qe nje shkrim i Z. Kelmendit te mund voten e tij? Mbase Kelmendi e quan fenomen te rrezikshem edhe vete kete popull. Ka shume per te dyshuar ne kete figure gazetareske.

    Adriatiku pershkruan ne paragrafet vijues se rol te madh ne krijimin e nje mentaliteti te ketille rreth fenomenit Rugova ka luajtur "nja gazete kosovare." Ai i harron emrin kesaj gazete sepse ishte nje nga burimet e rralla kombetare pas luftes ne Kosove. Ai harron te shkruaj se kjo gazete eshte burimi pothuajse i vetem ne lufte kunder krimit.

    Me poshte Kelmendi pershkruan se si Personalitete te larta politike krikohen rrepte ne vendet me kulture demokratike, duke provuar te aresyetoj faktin se edhe Rugova duhet kritikuar per te zhbere fenomenin e krijuar.

    Me poshte ne paragrafin "pyetjet e pa pergjigjura te Rugoves," Z. Kelmendi, kritkon Presidentin qe nuk ndermerr cdo dite, cdo jave, cdo muaj, nje iniciative te re, nje plan te ri, nje qendrim te ri politik ashtu sic bejne nje shtrese kunder-kombetare ne Kosove. Autorit nuk i pelqen qendimi politik i Presidentit, kerkon ti tregoj se eshte e "nevojshme" te shkoj ne Shqiperi, kerkon te takoj ata qe kryen vrasje mbi bashkepunetoret me te ngushte politik te Presidentit, kerkon te shkoj ne familje "deshmoresh" ku eshte i pa deshiruar, kerkon te ndjek filmat me te rinj ne kinemate e qytetit, kerkon te jep intervista ne media lokale (pjesa me e madhe e te cilave i takojne bandes se krimit qe behet ne Kosove).

    Si perfundim, ne paragrafin e fundit, autori na tregon qarte se edhe pse provoj fuqishem te shkruaj nje artikull qe mund te zbeh figuren e Presidentit, ai ne fjalite perfunduese ishte i pa qarte se cfare vertete kishte dashur te shkruaj ne kete artikull. Z. Kelmendit i duhet te provoj edhe me fuqishem herave tjera, te kete argumente me bindese, te jete me i aresyeshem ne pohimet e tij dhe sigurisht te kete ze me kombetar se ndonje here me pare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Madheshtia e vetme qe perjeton "njeriu i vogel" ne kete bote eshte pergojimi qofte per mire apo per keq i "njeriut te madh". Kjo eshte e vertete jo vetem per shqiptaret por per gjithe popujt. Njerezit e medhenj nuk lakojne emra por ofrojne mendime, zgjidhje, analiza dhe akuza te argumentuara qe shkojne me larg se nje pergjegjesi individuale.

    Nga aq sa e njoh une politiken e shqiptareve ne Kosove, atje mbizoterojne dy rryma: rryma institucionale dhe rryma anarkiste. Rryma institucionale perfaqesohet nga partia me e madhe, me e vjeter, me e votur, LDK-ja, kryetar i se ciles ka qene Rugova ne keto 13 vjet. Rryma anarkiste perfaqesohet nga ish krere te UCK-se qe iu desh qe pushtetin abosolut te forces ushtarake ta transformonin ne nje pushtet te perfaqesuar te votes se shqiptareve. Pra nga luftetare, keta u kthyen ne politikane, nje tranzicion ky jo i lehte si per kreret e PDK dhe PAK. Ky transformim nuk ishte i lehte pasi zgjedhjet e lira qe u mbajten ne Kosove nuk u dhane "luftetareve" ate vleresim qe vete keta prisnin. Kjo coi ne vellavrasje politike te motivuar mbi motive politike qe jane bere jo pak ne Kosove ne keto 4 vjetet e fundit.

    A duhet sulmuar Rugova pyet Adriatiku... une e pyes, a e di se kush eshte "Rugova"?

    Jo pa qellim, autori eshte munduar ta transformoje Rugoven nga cdo dimension institucional, politik, historik, duke iu drejtuar thjeshte si shtetasi Rugova. Nderkohe Dr. Ibrahim Rugova eshte kryetar i LDK-se partise me te madhe, me te vjeter dhe ne pushtet ne Kosove. Dr. Ibrahim Rugova eshte presidenti i Kosoves, kreu me i larte i shtetit te ri shqiptar qe po merr forme ne Ballkan. Dr. Ibrahim Rugova eshte tashme njeriu qe ka bere histori dhe vazhdon te beje histori ne Kosove ne keto 2 dekadat e fundit, pasi ai gezon mbeshtetjen e shumices se shqiptareve ne Kosove. Kjo u duk, ne zgjedhjet e lira historike qe u mbajten ne Kosove pas clirimit te saj.

    Autori gjithashtu aludon se gjoja askush nuk e akuzon Rugoven, kur kjo nuk eshte aspak e vertete. Rugova jo vetem qe eshte ne shenjester te kundershtareve te tij politike, por ai ka qene dhe vazhdon te jete ne shenjester te grupeve kriminaleve qe veprojne ne llogari te qarqeve politike ne Kosove. Bashkepuntoret me te ngushte te Rugoves jane ekzekutuar ne Kosove jo nga serbi por nga dora e shqiptareve. Kete e di edhe une qe nuk kam shkelur ende ne Kosove, por nuk e dika Adriatiku.

    Perpjekja per te pergojuar presidentin Rugova duke e motivuar me "kulturen demokratike" eshte e deshtuar dhe provinciale. Eshte provinciale pasi ne nje shoqeri demokratike kritikat nuk marrin formen e pergojimit te emrave te pervecem, por argumentimi ndryshe dhe venia ne medyshje e politikave kombetare e shoqerore. Keshtu i dashur Adriatik, heren tjeter qe te shkruash artikull, merr e analizo nje qendrim te Rugoves ne nje prej dimensioneve te tij politike, institucionale apo historike, por mos pergojo e mbllacit emrin e Rrugoves pasi Rrugoven e njohin te gjithe, por ty shume pak te njohin. Nese duke pergojuar Rugoven mundohesh tu thuash shqiptareve se "jam edhe une", duke vjedhur keshtu stilin e Surroit qe imiton Hollbrukun, une te them qe je nje imitues i keq.

    Presidenti Rugova dhe Kryeministri Rrexhepi, se bashku me Parlamentin e Kosoves kane nevoje me shume se kurrdohere nevoje per mbeshtetjen e palekundur te gjithe shqiptareve, pa dallime politike pasi keta nuk perfaqesojne vetem elektoratin e tyre, perfaqesojne gjithe Kosoven ne arenen nderkombetare. Mbeshtetja ndaj Rugoves e Rexhepit, eshte mbeshtetje ndaj institucioneve, eshte mbeshtetje per pavaresine e Kosoves. Koha per te bere politike ne Kosove nuk ka ardhur ende pasi ende institucionet shqiptare ne Kosove jane te brishta dhe gjysmake, fale protektoratit te OKB. Ne nje kohe qe po behet fjale per hapje bisedimesh per statusin perfundimtar te Kosoves, ne nje kohe qe mbeshtetja e shqiptareve duhet te jete maksimale per institucionet dhe kreret e tyre, Adriatiku u shpi uje ne mulli atyre qe mbrojne tezen se "shqiptaret nuk dine te ndertojne shtet pasi jetojne ende ne principata politike".

    Tani e mesove perse shqiptaret qe shohin pak me larg se ty nuk e sulmojne Rugoven apo Rexhepin por i mbeshtesin ne menyre te pakushtezuar institucionet shqiptare dhe reformat demokratike ne vend. Tregimi me gisht i njeri-tjetrit, vrasjet politike, pergojimet dhe hapja e dyshimeve ne elektoratin shqiptar nuk i sherbejne interesave tona kombetare por interesave te armiqve tane kombetare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Po nuk duhet kritikuar dhe per nje gje tjeter se ka zbuluar se seshte shqiptar, po dardanian me shalle ne qafe, ka shpik ekipin e futbollit te dardanise plus flamurin e ketij ekipi, eshte enuk si sfinksi dhe e vetmja gje tjeter e tij eshte se ja ka kalu dhe gandit per nga xhevahiret qe nxjerr nga goja, eshte detektiv super i zgjuar sa arriti te zbuloj ate qe cia se kishte zbuluar dot,qe UCK ishte organizate marksiste qe e bente luften per te vendosur marksizmin ne kosove.......tradhetar zyrash

  7. #7
    Doja te thoja qe kur postova kete artikull, nuk kisha lexuar me pare per Adriatik Kelmendin, dhe ketu mesova qe ai eshte gazetar i “Koha Ditore”. Nuk kisha ndonje ide per bindjet e tij politike, por pajtohem me ato ai qe shpreh ne dy pika.

    Si cdo lider dhe politikan, edhe Rugova ka si arritje, edhe gabime te cilat duhen vene ne dukje. Ideja qe nuk duhet te kritikojme nje lider se prishet uniteti, nuk me duket e drejte, pasi jo gjithmone nje politikan/udheheqes mund te marr vendime te drejta. Eksperienca jone e meparshme duhet te na mesoj me shume per kete gje. Asnje udheheqes politik, nuk duhet te jete “kult”. Ketu nuk e kam fjalen vetem per Rugoven, por per cilindo politikan qofte. Perendimi ne kete rast eshte nje shembull i mire, dhe une bashkohem me shembullin e Blair e si ai mund te marresh shume shembuj te tjere.
    Per Rugoven, konkretisht nuk mund te them se ne sa shfaqje ka marr pjese apo sa gazetare e kane intervistuar apo sa gazeta e kane kritikuar, por ajo qe autori permend dhe mua me ka bere pershtypje eshte qendrimi i tij ndaj Shqiperise. Sa here ka shkuar ai ne Shqiperi gjate gjithe kesaj kohe dhe ku jane marrdheniet e tij me Shqiperine?

    Artikullin nuk eshte nje “ulje e figures se Rugoves”, por qe edhe ai si cdo figure tjeter eshte i hapur per diskutime.
    Nje “kritike” konstruktive (per kedo figure e per cfaredo lloj veprimi) mendoj qe ndihmon, dhe jo pengon ceshtjen e Kosoves dhe ate shqiptare.

  8. #8
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Me terhoqi pjesa kur gazetari rreshton disa pika qe mund te shikohen me mire nga Rugova.
    Rugova rralle ose hic ndermerr ndonje iniciative politike, pervec se te perserise gjithmone e ne cdo rast frazen e "kerkimit formal te pavaresise", dhe rrallekush pyet perse, ose rrallekush e kritikon per kete. Ai nuk shkon ne Shqiperi, pavaresisht ftesave nga nivelet me te larta qe i vijne atij nga kreret e shtetit shqiptar, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk shkon te takohet me rivalet e tij politike (partneret e tij qeverises) dhe rrallekush pyet perse... Ai perkujton deshmoret e UCK-se ne menyre selektive dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk del nga shtepia per t'u perzier me popullin, per te pare nje premiere filmi ose drame, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk jep intervista per mediat lokale (me perjashtime te ndonje media qe e perkrah pavaresisht situates) dhe rrallekush pyet perse...
    Autori e ka permendur meriten e presidentit per vendin por me teper se ''njollosje'' e figures se tij ky artikull duhet pare si nje ngacmim i nisur nga krahasimet me standartet europiane te te qenit president.
    Sigurisht qe Kosova nuk eshte akoma shtet me vete me institucione te percaktuara dhe cdo ''sulm'' ndaj Presidentit duket sikur dobeson forcen e tij por ne fakt ndihmon.
    Me duket sikur shoh nje perpjekje per ta bere/nxitur Rugoven qe te jete me aktiv, me popullor, me te lidhur me krahun tjeter shqiptar pavaresisht nga problemet e inatet e vjetra. Nderkohe qe jane te gatshem te flasin/bisedojne me serbet kete nuk e bejne me qeveritaret e Shqiperise dhe pastaj vini ketu e na flisni per bashkim me trungun. Me ke trung, me ate politik apo ate kombetar qe perfshin rrymat kryesore politike ?
    Ndoshta gazetari Kelmendi perpiqet t'i paraprije ndonje perpjekje per censure/presion mbi mediat e shkruara dhe t'u kujtoje kosovareve te respektojne/perfitojne nga mendimi i lire/kritik e te mos e mbysin ate me frikera se po u ''godasin'' presidentin.

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe une mendoi se nuk duhet kritikue se psh. une kam psue denim qe e kretikoja mu nga pergjegjesit e kti forumi!
    prandaj fakte ka mjaft por mungon guximi si mua ne ket rast qe nuk kam guxim ti tregoi dobesit e tij por duhet ti brohoris si ne kohen e titos qe ne kosovaret i kemi pall si lopa sa e sa vite pra ju rroft rrugova!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Rugova rralle ose hic ndermerr ndonje iniciative politike, pervec se te perserise gjithmone e ne cdo rast frazen e "kerkimit formal te pavaresise", dhe rrallekush pyet perse, ose rrallekush e kritikon per kete
    Cdo inisiative politike ne Kosove ka gishtat dhe firmen e Rugoves persiper. Cfare kujton ti se perfaqeson kembengulja e presidentit Rugova per "identitetin kosovar" te ndare nga ai i Shqiperise, ku behet fjale per flamurin e Dardanise, pavaresine e Kosoves, apo thirrjet ndaj Perendimit se sa me shume zgjat mosadresimi i statusit te Kosoves aq me shume ekstremistet shqiptare do te minojne autoritetin e institucioneve ne Kosove dhe stabilitetin e gjithe rajonit?! Ta them une meqe nuk e dije: eshte nje platforme politike qe ka 3 objektiva:
    - Dhenien fund akuzave te armiqve se shqiptaret luftojne per "Shqiperine e Madhe".
    - Lehtesimin e vendimarrjes per Perendimoret per te njohur pavaresine e Kosoves kur bashkimi me Shqiperine nuk eshte ne tavoline. Nje bashkim i tille e komplikon me shume sec duhet situaten dhe i ben perendimoret me pak te dhene per tu dhene zgjidhje problemeve ballkanike.
    - Ndarjen perfundimtare te imazhit te nje shteti te deshtuar sic eshte ai i Republikes se Shqiperise, nga shteti i ri shqiptar ne Kosove. Shteti am jo vetem qe nuk po e ndihmon ceshtjen kombetare ne Kosove, por vete situata qe mbreteron ne Shqiperi eshte nje goditje e rende per imazhin e gjithe shqiptareve ne Ballkan.

    Ai nuk shkon ne Shqiperi, pavaresisht ftesave nga nivelet me te larta qe i vijne atij nga kreret e shtetit shqiptar, dhe rrallekush pyet perse...
    Te shkoje ne Shqiperi te takoje kryeministrin Nano qe ne 1999 i tregoi Rugoves edhe gjithe shqiptareve Beogradin si kryeqytet te Kosoves?! Apo te takoje ish-presidentin Mejdani qe se bashku me SHISH themelonin qeveri fantazma te Kosoves tek vila e Enver Hoxhes?! Apo te shkoje e tu japi dore padrinove dhe njerezve te implikuar ne trafiqe e krim te organizuar qe i ka dale boja jo vetem ne rradhet e shqiptareve por edhe perpara opinionit nderkombetar? Apo nga nje ane te flasi per "shtetin e Kosoves" dhe nga ana tjeter tu jape material per propagande serbeve dhe grekerve qe argument te vetem tashme kunder pavaresise se Kosoves kane "Shqiperine e Madhe"? Apo te shkoje e te ngeli ne aeroport sic ngeli Thaci e Rrexhepi nendorin e kaluar kur vajtjen per diten e pavaresise?! Apo te shkoje e tu japi doren atyre qe vrane kolonel Krasniqin dhe gjymtuan te gjitha veprimet ushtarake te grupit te armatosur te qeverise se Kosoves udhehequr nga Bukoshi, vetem e vetem qe UCk te kthehej ne nje monopol te pionereve te Enverit ne Zvicer?!

    Ai nuk shkon te takohet me rivalet e tij politike (partneret e tij qeverises) dhe rrallekush pyet perse...
    Te shkoje e takoje Thacin apo njerezit rreth tij qe kane gisht ne te gjitha vrasjet politike qe jane bere ne Kosove qe kane patur nje prapavije politike. Mos duhet qe Rugova tu shtrengoje duart atyre qe kane vrare bashkepuntoret me te ngushte te tij politike ne vite?!

    Ai perkujton deshmoret e UCK-se ne menyre selektive dhe rrallekush pyet perse...
    Rugova perkujton ata deshmore te UCK qe nuk jane vrare nga dora e serbit, por nga dora e vete atyre shqiptareve qe mundohen ta monopolizojne dhe personalizojne luften per liri qe bene gjithe shqiptaret ne Kosove. Rugova perkujton ata deshmore qe PDK e parti te tjera nuk i etiketojne si deshmore por si tradhtare pasi nuk binin pre te anarkise kriminale por luftonin per nje Kosove te lire e demokratike ku sundon vullneti i votes se lire dhe jo vullneti i diktatit te "komandanteve".

    Ai nuk del nga shtepia per t'u perzier me popullin, per te pare nje premiere filmi ose drame, dhe rrallekush pyet perse...
    Ta beje kete qe te perfundoje si bashkepuntoret e tij te vrare apo ta beje per ti bere qejfin Kelmendit me shoke qe kujtojne se Kosova eshte normalizuar?! Kosova nuk eshte normalizuar dhe po perjeton jo vetem probleme shoqerore por po perballet edhe me momentin historik ku do te vendoset fati i saj. Nese Rugova nuk punon sot per pavaresine, historia nuk ka per tia falur kurre nje deshtim te mundshme. Ai e njeh pergjegjesine qe vjen me detyren e presidentit pasi ka 13 vjet qe mban mbi shpatulla aspiratat e shqiptareve per liri dhe pavaresi.

    Ai nuk jep intervista per mediat lokale (me perjashtime te ndonje media qe e perkrah pavaresisht situates) dhe rrallekush pyet perse...
    Sepse cdo gje qe ai do te thote, do te sherbeje si shkak e justifikim per opozitaret e tij per te sulmuar pozitat e tij per perfitime politike ne vend. Tensionimi politik i situates ne vend nuk i sherben as interesave kombetare dhe as qeverise se Kosoves qe e ka te veshtire te beje punen e saj fale pushtetit te kufizuar te OKB-se. Nje tensionim te situates do te thosh prishje e mirekuptimit politik ne vend midis LDK dhe PDK qe u vendos pas zgjedhjeve 2 vjet me pare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse kritikohet nga forcat demokratikje plani i Shtajnerit per Mitrovicen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •