Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 93
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Or miq, kot e keni. Me dervishët e politikës nuk debatohet. Rugova shpallte Kosovën shtet e veten president me tanket serbe katullaq në Prishtinë, dervishët e tij "hu Babë!"; shpallte njohje diplomatike prej shtetesh të paqena: "hu Babë!"; thoshte pavarësia pas qoshesh, me 700 000 të papunë e të pashkollë: "hu Babë!"; i quante bijt e bijat më besnikë të Kosovës vegla sërbe: "hu Babë!"; kërkonte arrestim të UÇK-së nga FBI-ja: "hu Babë!"; nënshtruante marrëveshje falso me Millosheviçin ahere kur i duhej këtij ta shpëtojë bishtin: "hu Babë!"; zgërdhihej në Beograd si idioti i katundit e kërkonte bashkë me Millosheviçin pauzë në bombardimet e NATO-s: "hu Babë!"; çartej pastaj me Tiranën pse kanë folur me Millosheviçin: "hu Babë!"; dervishët e tij të fantaksur do ta ndjekin pa asnjë dyshim Rugovën gjer në fund të greminës. Gjë që, në njëfarë dore, ta ofron megjithatë një ngushëllim të vogël; paj, njëfarë dënimi për idiotët duhet të ekzistojë, ta marrë djalli!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rugova shpallte Kosovën shtet e veten president me tanket serbe katullaq në Prishtinë, dervishët e tij "hu Babë!"; shpallte njohje diplomatike prej shtetesh të paqena: "hu Babë!"; thoshte pavarësia pas qoshesh, me 700 000 të papunë e të pashkollë: "hu Babë!"; i quante bijt e bijat më besnikë të Kosovës vegla sërbe: "hu Babë!"; kërkonte arrestim të UÇK-së nga FBI-ja: "hu Babë!"; nënshtruante marrëveshje falso me Millosheviçin ahere kur i duhej këtij ta shpëtojë bishtin: "hu Babë!"; zgërdhihej në Beograd si idioti i katundit e kërkonte bashkë me Millosheviçin pauzë në bombardimet e NATO-s: "hu Babë!"; çartej pastaj me Tiranën pse kanë folur me Millosheviçin: "hu Babë!"; dervishët e tij të fantaksur do ta ndjekin pa asnjë dyshim Rugovën gjer në fund të greminës. Gjë që, në njëfarë dore, ta ofron megjithatë një ngushëllim të vogël; paj, njëfarë dënimi për idiotët duhet të ekzistojë, ta marrë djalli!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BLACK_EAGLE_
    Anëtarësuar
    07-10-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    22
    Sa me shume te komentohet per ket njeri (nese mund ta quaj ashtu) eshte shume keq , sepse keshtu edhe ne po e bejme te rendesishem ne menyre fallso ashtu edhe ka arrite te jet keto vite fale cdogjeje fallso: SHTETIT NE HIJE , QEVERISE NE MERGIM , USHTRISE (FARKUT) TE PUSHIMOREVE etj.
    Po lereni njeher dreqi le ta marre , se vete nga te vetet do i vij fundi , le te zgjat edhe pak, por kur do tentoj qe kombin shqipetar ta ndaj si ate gjerman me austriak, ateher padyshim do i vie fundi , nga kjo apo ajo menyre , nuk eshte me rendesi.
    Ne fund , une pajtohem plotesisht me shkrimin e gazetarit Kelmendi, megjithese gabonte kur i quante merita disa gjera qe as ato nuk mund te quhen merita , por ai tentoi te jet sa me i paanshem , por njeriu nuk duhet te jet i paamshem ndermjet padrejtesise dhe te drejtes....
    Nejse se edhe une e zgjata pak teper , vetem edhe une t iu deshiroje fund ne greminen e madhe qe po ua pergadit "arafati kosovar" atyre qe i besojne ashtu verberisht.
    Shqiperi te qofsha fal , te kam nene e me ke djal

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    Skerdilajd Shiku !

    Ashtu i shpallin popujt e Roberuar aspiratat e tyre duke e pasur okupatorin brenda.

    Pra Rugova kur Shpallli ne Kacanik para 10 vjetesh e ca Republiken kish mbeshtetjen e Popullit te tije dhe natyrisht mos mbeshtetjen e Serbise.

    Edhe Ismail qemali kur e Shpalli Shqiperine nuk e kish Shqiperine teritor te cliruar por te okupuar.

    Teorite e tua jan bajate dhe i ngjajne prallave te Epokes Sot.

    Pranoni me mire si burrat qe Rugoven nuk e doni se nuk eshte Enverist.
    Nuk eshte e nuk do e vrasim ne per kete Rugoven. Ju klosistet e demacistet urrejeni sa te doni po vec ja rr b.
    shifi punen e jo gunen

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Per Albo-n: edhe Hitleri e Stalini e kane bere historine e Europes, po a mund te me thuash se cfare *** HISTORIE ishte ajo qe bene? Te njejtin *** ka bere edhe RUGE(ova)!
    Per Cjapi-n: aja rrujme B apo kryt ajo eshte nje gje qe ja kemi lane Kohes, por qe per faj te tille serbet jau kane kajte nanen e motrat, kjo eshte dicka qe s'mund te ndryshosh as ti e askush. Puthja B nanshkerdhyesit!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jane disa medie ne Tirane e ne Kosove qe e presin si "beduini ujin e ftohte" cdo interviste a shkrim ku "kritikohet" RUGOVA.

    Po kush jane kritikuesit e Rugoves?

    Asnji nen ose bab deshmori ose viktime qe Terrori serb shkaktoi ne Kosove nuk e kritikon Rugoven.

    Asnji atdhetar serioz e i perkushtuar nuk e kritikon Rugoven.

    Megjithe terrorin psiqik dhe kallasho-ik qe beri PDK dhe AAK si dhe megjithe ndihmen e kualifikuar qe i dha Shiku i Fatos Nano Mejdan - Meta-Klosit ketyre bastardeve dhe me gjithe milionat eorodollare e dojcmarka qe MAFIA ndau "ningjave" te veta perseri ne Kosove ne dy Votimet e fundit fitoi LDK e Rugoves.

    Askush nuk ndalohet me kallash ose me presione administrative ose politike te kritikoje Rugoven.

    Male me leter harxhohen per te Kritikuar Rugoven.

    Njerzit perseri e duan.

    Po kush jane Kritikuesit?

    Kritikuesit e Rugoves jane ata qe ne cdo kohe kane gjetur "qimen ne perpeq" ose gjelperen ne Kashte per te kritikuar Rugoven.

    Ata jane Kritikues qe nuk ju vlen kritika sepse sic jane kritikues te Rugoves jane njekohesisht dhe APROVUES te Vrasjeve qe u behen bashk-mendimtareve te RUGOVES.

    Ata qe kritikojne Rugoven jane minj gjirizi nga ata qe Popullin e Kosoves e quajne "qen e klysh qensh" ..jane ata qe ferkojne duart nga gezimi kur vritet Xhemajl Mustafa e qe gezohen se u vra Profesor Agani e Komandant Drini..

    Ku kuptohen ata?

    Ne se nuk e denon nje vrasje do te thote dy gjera.

    1- Nuk ke mundesi te denosh sepse te Pengon "dikush".
    2- Ose te pelqen ajo vrasje.

    Dihet se ne Kosove e Diaspore eshte "dikush" qe te pengon te denosh vrasjet.
    Keta jane Levizja marksiste e Halit-Kelmend-Ibrahimave e Melaim Zek Bardhyl Mahmutve.
    Ne Kosove te denosh vrasjet te pengon RTK e Demacit dhe PDK e AAK e Thaq Haredinit.

    Pra te jesh kritikues i ndershem i Rugoves duhet te jesh atdhetar i mire qe sic gjen gabime tek Rugova.. te gjesh dhe nji fije burreri te denosh krimet (vrasjet pas shpine) e ndodhura ne Kosove..

    Te aprovosh vrasjet ose te heshtesh ndaj tyre e njekohesisht te Kritikosh Rugoven jane dy gjera qe nuk shkojne.

    Pra Kritikuesit e Rugoves nuk jane thjesht kritike por nje pjese e atij organizmi qe funksionon ne Kosove..i cili ben organizimin e fushatave denigruese kunder Rugoves dhe njekohesisht harton listat e personave qe duhen eleminuar fizikisht me vrases te paguar.

    Nje fakt qe te bind...

    VETON SURROI i cili eshte nje nga kritikuesit legjendare anti-Rugove..kurre nuk ka denuar publikisht vrasjet bile me cinizem deklaroi se ne Gazetat e tija(meqe ai eshte dhe Pronar) nuk do vendosen shirita te zinj per nderim te Tahir Zemes.

    I njejti Veton eshte i mirepritur si ne Kafiqet Thaqisto-Halitiste te Prishtines ashtu dhe ne kafiqert Klosiste-Mejdaniste te Tiranes.

    Shembull tjeter..

    Nje nga kritikuesit e Rugoves eshte dhe Melaim Zekaj.

    I njejti Melaim gjindet ne Tirane naten kur u vra Ahmet Krasniqi i Rugoves e i njejti Melaim gjindet urgjent ne Gjermani per te krijuar ALIBI per vrasesin e Ilir Selimajt ku u vra dhe nje vajze 14 vjece dhe nje femi 4 vjec.

    Shembull tjeter..

    I njejti Jakup krasniq qe eshte i specializuar ne Kritika kunder Rugoves gjendet ne POJATA ku festojne vrasjen e Komandant Drinit..krimineli Sali Veseli me banden e tije..

    Shembull tjeter..

    Ishte Fatmir Limaj qe ironizonte e zgerdhihej si magar ne RTK e Parlament duke u tallur me Rugoven e eshte po ai Fatmir LIm qe gjindet ne Prizren e ben takime sekrete me Sali Veselat disa dite para vrasjes se Komandant Drinit..

    Pikerisht sepse kritikuesit e Rugoves jane dhe shok e bashkpuntore te vrasesve...pikerisht prandaj ata nuk kane asnji vlere persa u perket Vlerave te Kritikes si Form debati e konstruktiviteti..

    A mund te pranohet Arkani si Kritik i Kosoves apo Rugoves..?

    Joooo..

    Ashtu dhe Sali Veselat e Jakupat e Bedri Islamet e Ernest Lum Mavrot e Bandat e tyre vrasese nuk mund te jene faktor Kritike konstruktive..por thjesht ata me Kritikat e tyre te dala boje jane thjesht pjese e demagogjise qe paraprin Vrasjet e qe mbulon gjurmet e vrasesve mbas Krimit..

    Prandaj atdhetaret ne Kosove e kudo jane te ndjeshem ndaj Kritikave kunder RUGOVEs sepse eksperienca na ka mesuar te Dallojme mbas tyre helmin dhe Plumbat e Armiqve te Kosoves.

    qashtu..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    Pse s'duhet te kritikohet Rugo(vici)?E vetmja aresye pse nuk do te mund te kritikohej do te ishte se ai ka bere aq shume gabime(krime ne kete rast), sa i shkreti popull nuk di nga t'ia filloje1
    Rugo(vici) eshte si puna e atij gjelit qe kendon ne maje te plehut, e kujton se eshte i zoti i te gjithe oborrit, e nuk e di i shkreti se i zoti i shtepise ka me ja keput koken per mikun e pare qe ka me i ra deres!
    Rugo(vici) ne vend qe te ngarkoje bythlepiresit e vet qe te pergjigjen ne menyra te paqarta, do te ishte me mire qe t'iu pergjigjej vete kritkave(akuzave)qe i behen. Apo ka frike se e verteta eshte aq e kobshme sa ne ate moment as nderkombetaret nuk do te mund ta mbronin?A s'do te ishte me mire qe te shjpegonte qarte e pa dykuptimshmeri veprimet e tij ne keto 15 vjetet e fundit. Duke mos u pergjigjur ai vetefajesohet. Ne fund te fundit s'ka cfare ben tjeter! Te pakten nuk e thote me gojen e vet por me heshtjen e tij makaber. Ai s'mund te pergjigjet sepse ka 15 vjet qe eshte nje hije, e si hije e vetmja gje qe ben eshte te ndjeke e ti pershtatet te zotit.
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tropticovic !

    A ban me dit se sa njerz i ke vrare ti ne Kosov?

    Kam bindje se je vrases.

    Por ti nuk je vrases nga ata qe vrisni militaret e Serbise por vrisni mbas shpine djemt atdhetare te Kosoves e mbasi merrni qesen me Euro ikni e thyeni qafen ne Diaspore me ju fshe Unmikut.

  9. #19
    Mendoj se presidenti i Kosovës dr. Rugova është person publik, politikan, dhe është e drejtë jo vetëm e gazetarëve apo e të tjerëve /të huajve/, por e gjithë banorëve të Kosovës, e gjithë votuesëve /që kanë votuar për të apo kundër/, dhe e gjithë shqiptarëve që ta kritikojnë. Mirë do ishte që të kritikohej ndershmërisht, me argumente, e jo me shpifje e denigrime. Dikush ka thënë se ashtu si krimbat që sulmojnë frytet më të mira, ashtu edhe shpifjet u ngjiten personaliteteve të mëdha! Mos gaboj, Skënder Luarasi ka thënë se: "të tjerët i krijojnë personalitetet nga balta, ndersa ne edhe ata që i kemi i hedhim në baltë". Pastaj mençuria shqiptare thotë: - se kur të shanë i keqi të lavdëron.- Edhe dr. Rugovën disa egocentrikë, smirëzez e narcisoidë dhe "kryekuqalosha" /sipas Sh. J. - Strofcit/, sa më shumë që e shajnë e mundohen ta hedhin pr. Rugovën në baltë, ai fiton autoritet edhe më të madh. Ai ka pasur, ka dhe do ketë dinjitet. Nuk ka nevojë të flasë e të arsyetohet. Ai flet me vepra në të mirë të gjithëve, të Kosovës, të shqiptarëve, dhe të gjithë njerëzimit vullnetmirë, edhe të atyre që e duan në baltë apo në dhe!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ke fol shum bukur Nik !


    Ne Kosove nuk eshte problem vec fenomeni i "hedhjes balte" mbi nje figure politike...por dicka ma e rande.
    Atje ka nje MAFI teper te rrezikshme qe jo vec denigron por dhe Mitralon me Kallash Njerzit qe nuk pajtohen me kte Mafi.

    Ne se ka kush lidhje me njerzit e afert te Rugoves ti thone qe te kete teper kujdes ne Viziten qe po i ben Vatikanit me rastin e Shenjterimit te Nanes Tereze.

    Ashtu sikurse Rugova mendon si me paraqit ma bukur e ma diplomatikisht Cashtjen e Kosoves ne Tryezat e Vendosjes se fateve te popujve ashtu mendojne nat e dit dhe nje shtab Mafioz se si ti bejne atentat Presidentit.

    Nano nuk po shkon ne Vatikan.
    Ndoshta po gjykoj gabim por kjo eshte nje shenje qe Mafia Vrasese ne Kosove te kete dore te lire qe te shfrytezoje Romen si vend i pershtatshem per atentat.

    Per te bere nje atentat duhen dy gjera...Nje Vrases dhe nje qese me Euro.
    Mafia Kosovare i ka te dyja.

    Seriozisht e kam.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse kritikohet nga forcat demokratikje plani i Shtajnerit per Mitrovicen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •