Kur votuesi nuk ka pyetje ose kritika per te zgjedhurin e vet, lehte hapet dera per regjime totalitare e diktatoriale
TA SHMANGIM MEDYSHJEN qe ne fillim: Po, Rugova ben te kritikohet. Per me teper: Rugova duhet te kritikohet. Perse? Ngase eshte personaliteti me i larte ne ekzekutivin vendor te Kosoves, i vene aty nga votat e popullit, ndaj te cilit popull ka pergjegjesi. Ky do te ishte arsyetimi me i thjeshte per pohimin me larte. Por, per me shume se dhjete vjet ne Kosove eshte ndertuar nje mentalitet i cuditshem, i cili nuk e ben kaq te thjeshte situaten. Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, per shume arsye te ndryshme, eshte shnderruar ne nje figure unike politike, per te cilen nuk eshte mire te kesh kritika. Sidomos kritika publike. Dhe thuajse te gjithe (pervec ndonje media qe e kritikon ate per arsye se perkrah nje parti tjeter politike) jane kthyer ne njerez qe (nuk)shohin, (nuk)kuptojne, (nuk)pelqejne, (nuk)pajtohen, por as nuk flasin, as bejne pyetje. Si xhemati ne xhami! Ky fenomen eshte njeri nder rreziqet me te medha qe i kanoset shoqerise kosovare ne kuptimin e demokracise dhe ndertimin e shtetit, proceset aktuale ne Kosove. Por, per kete me vone.
Kulti "Rugova"
DUKET TE KETE disa arsye te cilat shoqerine kosovare e kane kthyer ne nje gjendje te ketille, ku nje politikan ben te duket i paprekshem. E tera fillon ne vitin 1990, kur kritiku i urte letrar i atehershem, i cili mbante nje shall rreth qafe dimer-vere, pati guximin te dale ne krye te partise se pare legale politike ne Kosove, Lidhja Demokratike e Kosoves, e cila i kundervehej politikes shtypese te regjimit te Beogradit. Dr. Rugova, ishte ne krye te kesaj partie (e cila mund te quhet edhe levizje popullore), ne kohen kur ndodhen edhe momentet ekzaltuese te shqiptareve te Kosoves, si shpallja e Deklarates Kushtetuese, shpallja e Republikes dhe Referendumi per pavaresi. Mbi te gjitha, nga shumica e popullit u gjykua si e drejte thirrja e tij per durim, ne kohen kur filloi lufta ne Kroaci dhe Bosnje, duke e pare se cfare fuqie ushtarake ishte Serbia dhe se cfare krimesh ishin ne gjendje te kryenin pasuesit e politikes se Beogradit.
Pas kesaj vjen periudha e zymte e politikes kosovare, kur i gjithe aktiviteti mund te permblidhet ne pritjen qe dikush do ta njohe Kosoven si shtet te pavarur, mesazh ky qe Rugova e sillte thuajse nga cdo takim i tij jashte shtetit, me personalitete qe nuk ishte e thene te kishin relevance politike te madhe kudoqofte. Popullariteti i tij shenon nje renie ne kohen e luftes, teksa ai jepte deklarata kunderthenese per UCK-ne dhe teksa nuk ishin shume te qarta strategjite e tij ne kohen kur shume njerez tashme ishin vrare dhe shume te tjere ishin zhvendosur, si pasoje e fushatave luftarake serbe. Por, mjaftuan gabimet e atyre qe thirreshin ne emer te UCK-se, pas luftes, per te rehabilituar serish kredibilitetin e shumelenduar politik te Dr. Rugoves.
Keto jane disa nga faktet e shpejta qe cimentuan "fenomenin Rugova" ne Kosove. Duke e shnderruar vete personazhin e fenomenit ne njeri qe e ndjen veten komod ne ate qe ben dhe qe nuk denjon te jape shpjegime as per ate qe ben, as per ate qe s'ben.
"Nuk dua te flas per Rugoven"
QE GJERAT TE jene keshtu sic jane, besohet te kene kontribuar shume faktore. Nje nder me te perhapurit eshte besimi i shqiptareve te Kosoves se nuk ben te kritikohet Rugova, ngase jemi ne procesin e krijimit te shtetit dhe duhen pare gjerat ndermjet gishtave. Nje tjeter eshte ai, se Rugova ka udhehequr Kosoven ne kohen kur ishte me veshtire dhe ka ditur shume gjera qe "ne te tjeret nuk i kemi ditur" (kjo kur kemi te bejme me shtresen e prire per teori komploti, shume te perhapur ne kete pjese ne Ballkanit). Madje, nje pjese e mediave, ndonese nuk heziton te kritikoje cdo personalitet tjeter, nuk e kritikon kurre Rugoven, duke u nisur nga nje fakt aspak demokratik - bindja se duke e kritikuar Rugoven do te bjere tirazhi, degjueshmeria ose shikueshmeria e mediave te tyre, pasi me shume se gjysma e popullates kane votuar per te ne zgjedhje. Kurse, nje rol te madh ne mentalitetin e vendosur ka luajtur edhe nje gazete kosovare, e cila eshte kujdesuar qe secilin person qe do te merrte guximin qytetar qe ne cfaredo menyre do ta kritikoje kryetarin e zgjedhur me votat e popullit, ta beje per pese para me tekste denigruese e rrenuese per te, pa marre parasysh se a behet fjale per ndonje qytetar te thjeshte, gazetar, politikan ose ndonje tjeter (nje mundesi qe nuk perjashtohet as pas botimit te ketij teksti). Dhe, po ashtu, normalisht nje pjese nuk e kritikon e as nuk i ben pyetje Rugoves, nga fakti se mendojne qe obligimi i tyre i vetem qytetar eshte qe ne diten e zgjedhjeve te dale e te votoje dhe te harroje se menduari per pushtetin e vendit, deri ne kohen kur te njejtin proces duhet ta kryeje serish pas disa vjetesh. Ndersa tendenca me ironike ne Kosove eshte se Rugova nuk kritikohet as nga pjesetaret e partise se tij, me friken se po te mos ishte ai kryetar i LDK-se, partia nuk do te kishte votat qe ka; ose, per me teper, nuk kritikohet as nga rivalet politike, te cilet serish druajne per votat e veta!
Si mund te kritikohet nje politikan si Bleri?!
NE VENDET ME kulture demokratike, gjeja me normale eshte qe udheheqesit e zgjedhur me vota te popullit ne vendin e tyre te japin pergjegjesi per te gjitha veprimet qe bejne, te pergjigjen ne te gjitha pyetjet qe e mundojne popullaten, e rrjedhimisht edhe te
kritikohen publikisht per ato qe bejne ose nuk bejne. P.sh. nuk kalon nje dite qe qytetaret e Britanise se Madhe (vendit ku aktualisht jetoj e studioj) te mos i drejtohen nepermjet mediave me gjithcfare pyetjesh e kritikash Kryeministrit te vendit, Toni Bler. Dhe, po, ky eshte pikerisht ai Bleri, idhulli i kosovareve sipas te cilit jane pagezuar edhe femijet shqiptare, qe ne kohen e sulmeve ajrore kunder Serbise, ia kishin vene nofken "Sokoli i NATO-s", per shkak te vendosmerise se tij per t'i dhene fund shtypjes se Beogradit me cdo kusht. Dhe pikerisht ai Bleri, ne kohen e te cilit ekonomia britanike ka shenuar nje nder zhvillimet me te medha te koheve te fundit. Por, ai ndodhet nen kritikat me te rrepta nga ata qe i kane dhene voten, pikerisht pse ndjejne se gjithnje udheheqesit i duhet kujtuar se jane ata te cilet e kane vene ne postin qe mban dhe se ndaj tyre ai duhet te jape pergjegjesi. Askush per kete gje nuk i shpall armiq te popullit, askush nuk i syrgjynos e askush nuk i sulmon kritikuesit. Sepse, dihet, po flasim ketu per te drejten themelore te demokracise - lirine e fjales. Dhe nje gje e tille trajtohet si veprimi me i zakonshem.
Por, cka nuk do te ishte shume e zakonshme per nje vend si Britania, do te ishte nese do te veprohej si ne Kosove. Qe Blerit te mos i beheshin pyetje, te mos flitej per te dhe te mos kritikohej. Kjo, sigurisht, do te ishte nje nder shenjat paralajmeruese te zhytjes se shoqerise ne procese qe pashmangshem do te conin ne sisteme autoritare te ushtrimit te pushtetit, si ne leksionet nga shume shtete te botes deri me tash ne histori.
Pyetjet e papergjigjura te Rugoves
E RUGOVA, DUKE qene kryetar i nje vendi qe i ka vene vetit si synim pavaresine, integrimin evropian e veri-atlantik, mireqenien sociale, zhvillimin ekonomik e shume te tjera, ka shume pyetje te lena pa pergjigjje, e per te cilat eshte e natyrshme te kritikohet cdo udheheqees vendi. Por, Rugova rralle ose hic ndermerr ndonje iniciative politike, pervec se te perserise gjithmone e ne cdo rast frazen e "kerkimit formal te pavaresise", dhe rrallekush pyet perse, ose rrallekush e kritikon per kete. Ai nuk shkon ne Shqiperi, pavaresisht ftesave nga nivelet me te larta qe i vijne atij nga kreret e shtetit shqiptar, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk shkon te takohet me rivalet e tij politike (partneret e tij qeverises) dhe rrallekush pyet perse... Ai perkujton deshmoret e UCK-se ne menyre selektive dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk del nga shtepia per t'u perzier me popullin, per te pare nje premiere filmi ose drame, dhe rrallekush pyet perse... Ai nuk jep intervista per mediat lokale (me perjashtime te ndonje media qe e perkrah pavaresisht situates) dhe rrallekush pyet perse...
Pse pikerisht Rugova?
TE KUPTOHEMI. Rugova ka shume merita per ato qe kane ndodhur ne Kosove. Dhe ne vend te tij do te mund te ishte nje person fare tjeter, por qe do te ndodhej ne nje situate ushtrimi pushteti te njejte. Por, eshte shume brengosese per nje shoqeri qe per cfaredo arsyesh e le anash gjykimit ose kritikes nje pushtetar qe eshte zgjedhur ne postin e caktuar me vota te tyre. Pa marre parasysh nese behet fjale per kryetar shteti, kryeminister ose kryetar kuvendi. Nje lehtesim per Kosoven eshte se aktualisht pushtetin e vertete e bejne nderkombetaret nen ombrellen e OKB-se dhe jo te zgjedhurit vendor. Ngase me krijimin e kulteve te tilla te personaliteteve, ndaj te cilave zgjedhesi\votuesi sillet si xhemat, historia na ka mesuar te kete vetem nje perfundim - instalimin e pushteteve totalitare dhe krijimin e diktatoreve.
Kete, besohet, asnje qytetar me mendje te shendoshe nuk do ta deshironte per Kosoven.
Nga Adriatik Kelmendi - Korrieri me 08/10/2003
Krijoni Kontakt