Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vuk Drashkovici per Kosoven

    korrieri

    ------

    Vuk Drashkovic: Doja qe te botohesha ne Shqiperi

    E Merkure, 07 Korrik 2004


    Kjo eshte pjesa e dyte e intervistes se zhvilluar me Ministrin e Jashtem te Lidhjes Serbi dhe Mal i Zi, Vuk Drashkovic, ku ai sqaron dhe me tej pikpamjen e tij per Kosoven, lidhjet e tij me Shqiperine, gjera personale te tij, si edhe parashikimin per te ardhmen e Kosoves. Ai eshte shume i prirur dhe deshiron, qe te perkthehet ne shqip, pasi eshte perkthyer ne disa gjuhe te tjera. Ndersa, thote se do te ndjehej mire, nese shqiptaret do te botonin Grigorje Bozhovicin

    Ben Andoni-Beograd

    Fotot ekskluzive per Korrierin nga Zoran Zhistic (BETA)

    Z.Drashkovic, pse eshte e pamundur ose enderr, sipas jush, Kosova e pavarur?

    "Une nuk mund t'i mohoj askujt te drejten per te pasur endrra, kushdo qofte ai. Por, une jam kunder aventurave te cmendura, per t'i bere endrrat nje realitet te rrezikshem. Nje Kosove e pavarur mund te arrihet vetem me force dhe kunder deshires se serbeve. Dhe, fati i shqiptareve, i bazuar ne mungesen e fatit nga serbet, mund te kthehet shpejt ne fatkeqesi per te dy sebashku. Keshtuqe, na lini qe te kerkojme nje zgjidhje, qe do te mundesonte lumturine per te gjithe popullin e Kosoves".

    Kush eshte prioriteti juaj si minister i jashtem: Partneriteti per Paqe, Bashkimi Evropian, Anetaresimi ne NATO, Bashkepunimi i plote me fqinjet apo paqja me stabilitetin me Kosoven. Me thjesht: Cfare vendi ze Kosova ne prioritetet tuaja?

    "Seicili prej tyre ne te njejten kohe dhe po ashtu te gjitha sebashku. Gjithashtu, evropianizimi i vendeve te Ballkanit, me shume sesa ballkanizimin e Evropes. Dua t'ju them dicka per endrrat e mia. Une enderroj qe e gjithe Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Shqiperia te behen anetare te Evropes se Bashkuar.

    Sa me shpejt qe te jete e mundur. Une enderroj qe ne do te behemi nje treg i vetem, nje hapesire e unifikuar kulturale pa kufi shteterore te njohur ne toke, duke konkurruar me njeri-tjetrin per standartet e jetes, te drejtat e njeriut dhe kerkimin e lumturise si edhe mbeshtetjen ne njeri-tjetrin me te gjithe respektet. Qe do te thote, gjithashtu se kjo do te jete ndihme per te marre pjese ne te gjitha shqetesimet dhe problemet e Kosoves. Ne duhet qe te realizojme po ashtu se te gjitha projektet per dominimin etnik dhe pavaresine ne te shkuaren, tashme u ka ardhur fundi. Evropa tani jeton ne realitetin e ndervarur te shteteve, popujve, religjioneve, gjuheve, kulturave, tregjeve, transportit dhe komunikimit, ushtrive. Pra, per cdo gje dhe per seicilen".

    E parashikoni dot Kosoven pas diskutimit te statusit final te provinces te administruar nga OKB-ja?

    "Une mendoj se i jam pergjigjur pak a shume kesaj pyetje. Une e parashikoj Kosoven me nje fytyre humane dhe me te pasurit e nje statusi evropian, nje vendi te lumtur per te gjithe ata qe jetojne atje. Une parashikoj shkallen me te larte te autonomise per serbet dhe per shqiptaret po ashtu, nen standartet evropiane te jeteses te ndervarura dhe me harmoni te plote, ku askush mos te ndjehet i kercenuar apo i huaj".

    Jeni shprehur per BBC-ne se eshte e rrezikshme pavaresia e plote e Kosoves dhe se do te kete pasoja. Kush jane ato sipas jush?

    "Krijimi i nje shteti indipendent ne territorin e Serbise mund ti jape shtyse nje procesi te rrezikshem te shume instancave te tjera per ritrajtimin e kufijve pergjate linjave etnike ne Ballkan ne te gjithe Evropen, por edhe ne pjese te tjera te Botes. Per shembull, Qipro e pjeses turke dhe Qipro e pjeses greke jane dy shtete te ndara. Republika Srpska si nje shtet indipendent, apo rajoni i Baskeve, Irlanda e Veriut apo Korsika sikur te shkojne drejt Pavaresise...Keshtu, brezat e rinj te serbeve do te krijojne nje mit tjeter per Kosoven dhe nje enderr per clirimin e saj. Dhe e fundit, por jo nga rendesia, marredheniet Serbo-Shqiptare ne teresine e tyre, po aq sa edhe lidhjet ne mes te Serbise dhe Shqiperise, ne menyre te pariparueshme do te demtohen. Te gjitha pasojat do te jene negative dhe teper te demshme per te dy palet, si per serbet, por edhe per shqiptaret dhe per Evropen, si nje te tere".

    A besoni se mund te jete vete verdikti i kosovareve, shqiptare dhe serbe, qe duhet te vendose per provincen?

    "Duhet te kete nje vendim unanim te shqiptareve, serbeve dhe gjithe te tjereve qe jetojne ne Kosove, pa asnje diktat dhe dominim. Megjithate, i tille unanimitet, mund te arrihet vetem nese principet, qe une kam permendur me heret do te respektohen".

    Me lejoni qe t'ju pyes dicka: Keni nje pamje disi rebele?Ju ka ndihmuar kjo ne ballafaqimet tuaja?

    "Une nuk mund te krenohem apo te fajesohem per pamjen time, te cilen e kam trashegim qe nga lindja. Une jam pergjegjes vetem per zgjedhjet, qe kam bere ne jete: per tu rebeluar kunder cdo lloj dhune dhe te keqes. Dhe, cmimi qe kam paguar ka qene teper i larte. Regjimi i vdekjes se Milloshevicit ka vrare shume nga ndjekesit e mi, duke perfshire ketu dhe kunatin tim".

    Si jeni ndjere pas atentatit, qe gati ju mori jeten, i fyer apo i zhgenjyer?

    "Une jam ndjere dyfish pergjegjes per te shkuar ne lufte, per arritjen e endrres te shume njerezve, qe kishin humbur jetet e tyre apo qe vuanin ne shume menyra te tjera, vetem sepse i takonin partise time politike. Une jam ndjere i detyruar per te pastruar Serbine e ideve te Milloshevicit, popullin e tij, kriminelet dhe turmat. Une jam ndjere i detyruar per te rigjalleruar dhe perteritur keto virtyte tradicionale te Kristianizmit, qe kane karakterizuar serbet, ne kohen kur ata ishin te privuar nga nderimi i Zotit dhe afrimi ne kisha, qe perpara sulmit te rrepte te komunisteve nga viti 1945".

    Si i shikoni institucionet e Kosoves, apo marrjen e me shume atributeve prej tyre? A mund ta bejne ato me te lehte jeten e serbeve dhe shqiptareve ne Kosove?

    "Atje nuk do te kete jete te perbashket, nese nuk do te kete institucione te perbashketa, ne te njejten menyre. Per kohen e mbetur, keto institucione detyrojne diktatin e maxhorances. Kjo eshte nje arsye, qe do te luftojme, me pare se do t'i bojkotojme ato dhe te heqim dore. Pervec kesaj, ne, do te zhvillojme nje rrjet te plote te gjithe ketyre institucioneve pergjate Kosoves duke vendosur nje sistem per nje autonomi sa me te larte dhe veteqeverisje per bashkite, qytetet dhe fshatrat. Me shume autorizim do te kene njerezit dhe familjet e tyre, qe do t'i beje ata qe te vendosin per cilesine e jeteve te tyre, keshtuqe do te zevendesohet vizioni etnik i gjerave me ate te interesit familjar dhe personal".

    Si i perjetuat ngjarjet e marsit dhe kush mendoni, se kane qene orkestruesit reale te kesaj situate, qe ka demtuar fizikisht shqiptaret dhe ka demtuar materialisht serbet?

    "Ajo qe shpertheu ne 17 mars eshte vazhdim i asaj qe ka shkuar qe nga 10 Qershori i vitit 1999. Ajo ka prekur fillimisht serbet, si fizikisht por edhe materialisht. Fizikisht, sepse rreth 2.500 serbe jane vrare apo kidnapuar (rrembyer) ne pak vitet e fundit dhe me shume se 200.000 njerez jane detyruar qe te shperngulen nga Kosova. Materialisht, sepse 40.000 shtepi serbesh dhe pothuajse 150 kisha shume te vjetra dhe manastire jane shkaterruar.

    Une besoj se shqiptaret nuk kane qene arkitektet e ketyre krimeve, dhe as se serbet nuk kane urdheruar apo orkestruar per krimet e Milloshevicit kunder shqiptareve, nga ana tjeter".

    E ardhmja e perbashket ne BE: nuk mendoni se e zgjidh shume problemin e kufirit ndermjet Kosoves, Serbise dhe Shqiperise?

    "Po, Une e besoj. Kjo eshte e vetmja rruge per te zgjidhur problemet".

    Kush jane hapat tuaja institucionale me ardhjen ne krye te dikasterit per afrimin e Shqiperise me Serbine?

    "Une kam kerkuar dhe do te vazhdoj te kerkoj lidhjet me te mira te mundshme me Shqiperine. Sa me shume lidhje te behen ndermjet Beogradit dhe Tiranes, aq me e mire do te jete pajtimi i vertete, dialogu dhe marredheniet ne mes te shqiptareve dhe serbeve te Kosoves".

    Sa konstruktive kane qene vitet e fundit marredheniet sipas pikepamjes suaj?

    "Keto marredhenie kane qene shume me teper konstruktive sesa kishin parashikuar pesimistet. Megjithate, kane qene me pak konstruktive, sesa optimistet si une do te deshironin qe te ishin".

    A mendoni se pervec marredhenieve te ngrira ndermjet dy vendeve per dekada me rradhe ka perqasje. Ku i shikoni ju pikat e kontaktit?

    "Ne jemi bashke: ne territore ku jetojme, ne virtyte dhe ne cene, rrenje, poema, perralla, mite dhe zakone. Tipar yne i perbashket eshte gjithashtu se njerezit tentojne qe te jene ekskluzive (te vecante), ku ata e ndjejne se jane me te forte apo ate, qe rrethanat nderkombetare jane shume te favorshme per kete. Ismail Kadare ka ofruar pak me pare nje analize shume te mire te karakteristikave te perbashketa te dy popujve. Na lini ne, qe te njohim njeri-tjetrin me mire dhe ne do te kuptojme se jemi me shume te ngjashem sesa te ndryshem".

    Kush jane shqiptaret qe keni pasur marredhenie ne karrieren tuaj te gjate dhe si e shikoni integrimin e tyre ne shoqerine tuaj?

    "Ka shume prej tyre. Une kam miq shqiptare, qe mund t'i rendisesh nga njerezit e zakonshem deri ne eliten politike. Nese do te permend disa prej tyre, ata qe nuk do t'i permend mund te mbeten te ofenduar. Une kam pasur nje vellam (vella i bere me gjak-ritual i vjeter ballkanik) me nje shqiptar, qe nga viti 1973. Perpara se te ndodhnin gjerat e tmerrshme ne Kosove, nje dyzine e tere shqiptaresh ishin anetare te partise sime".

    A keni qene dhe a do te vini ndonjehere ne Tirane?

    "Fatkeqesisht, Une nuk kam qene ndonjehere ne Shqiperi dhe shpresoj qe te vizitoj shume shpejt Shqiperine".

    A jeni i perkthyer, apo do te donit qe te perktheheshit ne shqip?

    "Sa per librat, do te deshiroja shume qe romanet e mia te perktheheshin ne shqip".

    Kur keni dhene intervista per gazetaret shqiptare, nese kujtoheni?

    "Une nuk kam dhene ndonje interviste per median shqiptare, por jo sepse une nuk kam dashur, por sepse askush nuk me ka kerkuar. Une kurre nuk kam refuzuar qofte dhe ndonje interviste te vetme".

    Shkruani me ne kohen e lire dhe kush jane temat qe ju terheqin me shume ne lexime?

    "Qe ne momentin e pare qe kam pak kohe te lire, Une ulem dhe shkruaj. Per te qene realist, une mbaj shenime per ato qe do te shkruaj ndonje dite ne oret e mia te vetmise. Ndersa, per sa i perket leximit tim, Mua, me pelqen qe te lexoj filozofi dhe cdo gje tjeter te paprekshme per senset. Zoti dhe Universi jane fillimi dhe fundi i te gjitha perpjekjeve humane shpirituale".

    Si e parashikoni te ardhmen e qeverise suaj, pas zgjedhjeve te fundit? Sa reale eshte tani ideja e pavaresise se kufizuar te Kosoves?

    Te dyja opsionet: zgjedhje te hershme dhe nje qeveri te re ka te ngjare, por ne cdo rast Serbia dhe Mali i Zi duhet qe te shkojne ne drejtim te Brukselit. Dhe, rezultati i zgjedhjeve presidenciale e ka provuar pothuajse kete. Ky kurs eshte i pakthyeshem. Per sa i perket Kosoves, nuk me pelqen qe te perseris pozicionin tim perseri".



    Cfare do te deshironit, qe te kishit kryer ne fund te mandatit tuaj si Minister i Jashtem?

    "Une dua qe te shikoj vizionin tim te Ballkanit evropian qe te behet realitet, megjithate une e di se kjo nuk ka te ngjare qe te ndodhe deri ne fund te mandatit tim ne kete zyre".

    Meqe jemi drejt nje politike te re kulturore, mendoni se perkthimi i letersise respektive te dy vendeve mund te ndihmoje ne shkrirjen e marredhenieve serbo-shqiptare? Kadare eshte perkthyer ne serbisht. Kush mund te perkthehej nga autoret serbe?



    "Perkthimi i letersise sone respektive do te ndihmoje shume keto marredhenie. Fale saj, serbet kane lexuar veprat e Kadarese, por une dua qe te shikoj dhe shkrimtare te tjere te njohur shqiptare, qe do te perkthehen ne serbisht. Nga ana tjeter, lista e autoreve serbe qe meritojne te perkthehen ne shqip eshte me e gjate dhe perfshin Njegosh, Crnjanski, Fituesin e Cmimit Nobel Ivo Andric, Branislav Nushic, Danilo Kish... Por, une dua qe te rekomandoj dike, nga ana ime, qe e kam per zemer: Grigorje Bozhovici. Ky shkrimtar i mrekullueshem dhe ky njeri shume i mire, e njihte mire shpirtin dhe mentalitetin e shqiptareve te Kosoves. Komunistet e ekzekutuan ate ne vitin 1945 dhe ai eshte denuar dhe harruar per dekada me rradhe. Une do e prisja me padurim, po te merrja vesh, qe ai do te perkthehej ne shqip".


    ------












    vuku pra kerkon qe kosovaret te varen gjithmon nga serbet..
    E kur serbet vet vukut i japin plumba..po shqiptareve cfar u japin...?

    Bajoneta ne bark Nenave shqiptare ..eshte dhurata serbe per shqiptaret.. kte dine serbet ..e pikerisht prandaj ska si te kete deshir nga shqiptaret te futen nen zgjedhen e serbise..
    nje Kosov e pamvarur eshte e vetmja zgjidhje humane.. e demokratike..
    pik.

  2. #2

    Angry Ujku Serb paska vendose qe ta bashkoj kosoven me serbine permes Evropes

    Nje barcolete
    Kur mesusja e pyti Qedomirin se kush e ka shkru alfabetin e serbve ai i rrudhi krihet e tha se nuk e di mesuse,ajo e mllefosur e uli Qeden e i tha njish e ke ne ditar edhe ate po e mbyllim e humbe vitin shkollor cedo,
    100 here e kam perserit se azbuken(alfabetin) tone e ka shkru VUKU (vuk ne serbishte ashte UJKU)e ti prap nuk po e din,Ceda i vogel me aspirata te mdha cetnike i tha mesuses,Mesuse une gjith kam mendu se e ka shkru ndonje njeri as qe me ka shkuar mendja se bishat e egra mundet te shkruajne nje azbuk(alfabet)per serrbet.


    Politika serbe ndaj shqiptarve te Kosoves,Presheves,Medvegjes e te Bujanovcit, gjithmone ka qene "paqesore"siq edhe po shifet nga intervista e Vukut,ajo qe ne vitet 1887 e deri ne 1999 ka pasur nje qellim spastrimin etnik te Shqiptarve nga keto troje,qellimet e njepasnjeshme per nje proces spastrimi democratic te ketyre trojeve ka arritur nje qellim te caktuar te serbve.Siq dihet shum troje shqiptare veq jan te serbizuara tani ku torturat e serrbit i lan atyre vetem nje kujtese te vetme per trojet e gjyshrave e jo te stergjyshrave se kjo histori nuk ka te bej me 200 vite po ashte nje etape prej 80 deri 100 vite e ata jane Mbiemrat qe shqiptaret mbajen si P.sh. Bojniku,qyqalla,Kurshumliu ,Toplica etj... Sa per statusin final qe e mundon Vukun per Kosoven, po me dhimbet Vuku qe humbe kohen dhe i prish nervat pa asnje nevoje, nese Kosova pret kete status prej tij?!!!!Atehere do te jete nje Gjahe i mire per Vukun(Ujkun) e uritur.
    ZEOS

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Uka shka me mjekėrr

    Mė bėri pėrshtypje deklarata e tij se ka pasur shumė shqiptarė para luftės nė partinė e tij. Edhe pse edhe ai e di se askush nuk e beson njė deklaratė tė tillė, e bėri kėtė me qėllim tė anėtarėsimit tė shqiptarėve nė partinė e tij. Por nuk e di se si mund tė besoj njė gjė tė tillė kur nuk ka shqiptarė qė do ta bėnte njė gjė tė tillė, as nė Luginėn e Preshevės se lėre mė nė Kosovė qė ėshtė krejt shtet tjetėr me Serbinė.
    Uka duhet me dijtė e kuptu se shqiptarė nė partinė e tij s'ka me pas kurrė ma, kurse shqiptarė miq ashtu si na takon bazuar nė afėrsinė gjeografike do tė ketė sa tė dojė ai, nėse ofron miqasi reciproke dhe pa dredhira.

    Mė erdh mirė qė edhe ai u shpreh pėr verdiktin e popullit tė Kosovės nė lidhje me statusin e ardhshėm. Dhe kjo dtth. ribashkim me Shqipėrinė nėpėrmes fazės kalimtare tė pavarėsisė apo direkt ribashkim me Shqipėrinė, dhe mbyllja pėrfundimtare e kapitullit konfliktuoz (pėr faj tė tyre) nė marrėdhėniet midis nesh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53

    Tema esht Shqipetaret per Kosoven jo ->(Vuk Drashkovic)

    Edhe nje her pra ta shkruajn ne akull te gjith Vuk drashkovicat se e kan humbur nje her e per gjithmon Kosoven. Pra tashme Kosova e sfidoi OKB- ne dhe e ka ndryshuar kushtetuten dhe ka te drejt te bej thirrje per referendum e per endrren shum vjecare per vet qeverisje. RROFT KOSOVA RREPUBLIK RROFT CAMERIA Ky ishte lajmi me i mir i vitit per mua lexoni lajmet shqip per Kosoven dhe nje her brari nuk kemi nevoj per deklarata serbe ok; RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukėsian
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25

    aiiiii....

    Por kujt i behet vone per Ēfar thote Vuk Drashkoviqi ?
    Por Kosoven e kan humbuer serbet, dhe ajo eshte fakt.. te gjithe serbet i dijne kete.

    Jemi mbi 10 miljon shpirta me gjak shqipetar... kemi djema sa te duash qe meqe presin te futen ne front...
    Ose do fitojme lirine ose do vdesim te gjithe.


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Lumjan Kuksjan ti e tregon nga emri qe mban se je Atdhetar, se cdo kush i din trimerit e LUMES apo LUMA HEROIKE. I bashkangjitem mesazhit tend. Esht e vertet se ka me miljona djem shqipetar qe mezi presin te futen ne front ne coft se rrezikohet KOSOVA duke filluar nga Saranda,Vlora,Kuksi e gjith viset shqipetare. Me behet qefi shum se kam pasur rastin te jetoj me djem nga Saranda dhe se dija se Sarandjotet ishin kaq patriota dhe njeri prej tyre tregonte e thoshte se ishte enderra ime te luftoj nje her per KOSOVEN kjo trgon se patriotizmi po shtohet dita dites dhe kjo ja ngren vlerat popullit ton. RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR RROFT CAMERIA

  7. #7
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Hehe cfar tentative e djallezuar nga drashkovici.....Ujku qimen e nderron por zakonin se harron....Le te enderrojne brezat e rinj serb per ta rimarr kosoven se ka zgjidhje me te bukura se bombardimi i 99....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •