Presidenti Rugova dekoron me "Medaljen e Artë të Lirisë" disa shefa të njohur shtetesh dhe personalitete botërore
Prishtinë, 12 qershor - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova në akademinë e sotme solemne njoftoi se me rastin e këtij pesëvjetori ka vendosur të dekorojë me "Medaljen e Artë të Lirisë" burrë shtetesh dhe personalitete të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e lirë të Kosovës. Në tekstin e Dekretit presidencial thuhet:
"Në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës me Dekret të veçantë kam vendosur të dekoroj me "Medaljen e Artë të Lirisë" shefa të shteteve, të qeverive, senatorë, kongresmenë, deputetë, ushtarakë, ministra, personalitete të Amerikës e të Evropës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në bashkësinë e kombeve të lira të botës".
Me "Medaljen e Artë të Lirisë" dekorohen:
I. SHBA
1. Presidenti Ronald Reagan
2. Presidenti George Bush, Plaku
3. Presidenti Bill Clinton
4. Presidenti George Bush, i Riu
5. Senatori Bob Dole
6. Senatorja Hillary Clinton
7. Sekretarja e shtetit Madeleine Albright
8. Sekretari i Shtetit James Baker
9. Gjenerali Wesley Clark
10. Ambasadori William Walker
11. Kongresmeni Eliot Engel
12. Kongresmenja Sue Kelly
13. Kongresmeni Benjamin Gillman
14. Kongresmeni Tom Lantos
II. BRITANI E MADHE
15. Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II
16. Kryeministri Tony Blair
17. Ministri Robin Cook
18. Lordi George Robertson
19. Gjenerali Michael Jackson
20. Komisioneri evropian Chris Patten
III. FRANCË
21. Presidenti Jacques Chirac
22. Ministri Alain Jupeé
23. Minstri Hubert Vedrine
24. Ministri Bernard Kouchner
25. Eurodeputetja Nicole Fontaine
IV. GJERMANI
26. Kancelari Helmut Kohl
27. Kancelari Gerhard Schröder
28. Ministri Klaus Kinkel
29. Ministri Joschka Fischer
30. Ministri Rudolph Scharping
31. Eurodeputetja Doris Pack
V. ITALI
32. Presidenti Oscar Luigi Scalfaro
33. Presidenti Carlo Azeglio Ciampi
34. Kryeministri Masimo D'Alema
35. Kryeministri Silvio Berlusconi
VI. SPANJË
36. Lartmadhëria e Tij Juan Carlos II
37. Kryeministri Jose Maria Aznar
38. Shefi i diplomacisë evropiane Javier M. Solana
VII. AUSTRI
39. Presidenti Thomas Klestil
40. Presidenti Heinz Fischer
41. Ministri Alois Mock
42. Eurodeputeti Otto Von Habsburg
VIII. SUEDI
43. Ministrja Anna Lindh
IX. ZVICËR
44. Ministri Flavio Cotti
45. Ministri Joseph Deiss
X. VATIKAN
46. Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II
XI. OKB
47. Sekretari i OKB-së Kofi Annan
XII. INSTITUCIONET
48. Kongresi i SHBA
49. Parlamenti Evropian
50. Komanda e NATO-s - Bruxelles
51. Komanda e NATO/KFOR-it në Kosovë
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Ku eshte Lufta e Popullit Shqiptar qe e bene te prir nga UÇK-ja ore faqezi ?
Krijoni Kontakt