Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 93
  1. #51
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Pse Rugova (s') bën të kritikohrt

    Na duhen edhe dy tre breza që të lirohemi nga njëmedësia komuniste,apo ma mirë me thënë e trashiguar më herët.
    Në vedet e pa zhvilluara ku mbretëron erësira,padituri,injoranca,
    kriohen idhujt,idolet apo ma mirë me thanë kulti mbi individin,siq kemi rastin e vendeve ballkanike e në vçanti,hapsirat ku jetojnë shqiptarët.Te ne mbizotron bindja,dëshira,inati,injoranca mbi faktet,argumentet e arsujet.Pse ndodhë kjo?Për arsyen e thjesh se kemi vetëdije të ulët kolektive ,por jo edhe individuale.Mendoj se na mungon kultura e komunikimit që është për mendimin tim qelsi i demokracisë (liria e fjalës)e mos flas për kulturë kombëtare e shtetformuse.Ende te ne dominon logjika e tejkaluar e kohës kur qytetari i thjesh nuk ka drejt ta bëj një kritik publike ndaj një figure politeke apo publke,me argumentin qesharak se të kritikosh dikend duhet të jsh koleg i tij ose me aftësi apo popullaritet të përafërt me te, se ndryshe nuk ke të drejt.
    Po ndalem te një thënje e shkrimtarit Rexhep Hoxha:Ne nuk mund ti bëjm mollat,ato krijohen na trungu i saj por ne mund ti shijojm ato dhe ti vlersojm,a jan të ëmba apo të hidhura.
    Të kritikosh Rugovën si çdo lider tjetër partiak është e drejt demokratike,por kjo kritik duhet të bazohet në fakte e jo në thashe thënje.Mendoj se nuk ka njeri të pagabueshum,ne të gjith gabojm por edhe gabimet dallojn për nga pesha që e bartin.Njeriu shqiptar apo n'veçanti kosovar i pa vetëdishum për aftësit e veta kërkon përgjegjësi që nuk ashtë në gjendje që ta mbart ose ngarkohet aq tepër me përgjegjësi sa që nuk ja del ta kryen as minimumin e mundshum.Njeriu thon mëson nga gabimet por ama edhe gabimet e shpeshta e të qëllimshme e të rënda për nga pesha rrëshqasin në tradhëti.Të jesh kryetar i një vendi nuk mendoj se është privilegj por përgjegjësi e madhe.Këto vitet e fundit unë mendoj se liderët e ton nuk kan tregu far përgjegjësie në momentet ma të vështira të këti populli ata e lan nën mëshir të fatit dhe të dorës gjakatare serrbe,pa u përpjekur të dal në ball të këti populli që fundja ka gëzuar besimin e tij.Unë pajtohem me mendimin e Platonit "qysh ashtë populli vëhet pushteti".
    Mendoj se populli jonë ashtë tu i vujt gabimet e veta dhe të liderve të tij të papërgjegjshëm.Një fjalë e urt popullore thot :"Ma lezet se memashtru ate që ka qef mu mashtru s'ka".Me shpresë se një ditë edhe populli ynë do të vetëdisohet dhe do të di jo vetëm me zdhedhë, por edhe me heq qafe të pandershmin mashtrusin.Atëher do ta arrim vullnetin tonë politik e kombëtar.

    Përshëndetje

  2. #52
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Shumë me mend e me vend Petriti Sokoli (astriti, fajkoi, skifteri)!
    Të lumtë!
    të gjitha me masë!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngoni mejr trejma katundare..

    Rugova eshte personaliteti me i Kritikuar ne Kosove..

    artikulli "Pse Rugova (s')bën të kritikohet?" u botua ne gazeten Korrieri a Shekulli ku zakonisht shkruhet me nencmim per rugoven..

    Rugova eshte nje politikan qe kushdo mund ta kritikoje ta fyeje e te shpif per te dhe ai jo vetem nuk dergon atentatore tek kritikuesit me kallash e bomba por as nuk u kunderpergjigjet kurre..

    Kjo lindi nevojen qe vet njerzit te marrin persiper ta mbrojne pa e pasur direktive apo urdher apo me pagese..

    Ata qe e njohin mire historine e Kosoves dhe pra situatat qe ka kaluar e kalon Kosova rezervohen ne kritika ndaj Rugoves..

    Ata qe kan nje njohje siperfaqsore per Kosoven e kane shume lehte te gjejne gabime dhe krime tek Rugova..

    Ne Shqiperi njerzit qe e njohin mire Kosoven numerohen me gishta ..

    Psh ne Kohen e Enverit Kosoven e njihnin Enveri vet 8per arsye te informacionit qe i shkonte nga shum burime) .. Ramizi .. i cili mbulonte propoganden ne drejtim te Kosoves dhe kjo e detyroi te dije per Kosoven.. e tek tuk ndonji Kadri Hazbi ose Reiz Malile ose Behar Shtylla.. kurse Kusuri tjeter i popullit perfshire ketu dhe akademiket e Historianet e shkrimtaret kan fol per Kosoven sikurse flasim ne per Afganistanin..

    Megjithate ne Popull ka pasur persona te vecante qe kan ditur shum per Kosoven dhe kjo fal lidhjeve familjare me Kosoven.. fale inteligjencies se tyre personale e fale burimeve informative sikurse Radiot Gazetat TV etj..

    Ne qarqet Akademike te Tiranes i vetmi qe dinte per Kosoven ishte e eshte prof Bujar Hoxha..
    Gjith te tjeret pa perjashtim duke filluar nga Aleks Buda e deri posht tek Shaban Sinanet e Mehmet Elezet kan ditur e dine per Kosoven nje minimum te mjaftueshem sa per te thene..

    Pra cdo koment qe behet per Kosoven nga Shqiptare te Shqiperise eshte i ceket e jo i besueshem..

    Mirpo dhe ne kte kategori njerzish kemi dy pjese..
    Pjesa qe i thot derrit daje sepse ashtu e ka detyren...pra Pjesa e lidhur me aparatin e PPSH-se dhe pjesa qe thot se ashtu e ndjen..pra pjesa atdhetare..

    Me ardhjen e Pluralizmit doli ne Skene PD.
    Nga gjith PD-ja njeriu me i informuar per Kosoven ishte vet Sali Berisha.. kurse kusuri ishte ne te njejtin nivel paditurie sikurse kuadrot e PPSH-se..mos me dobet..

    Saliu dinte per Kosoven sepse ishte bir i Malsise Gjakoves dhe kjo e kish lidhur shpirterisht me te..plus asaj Saliu ishte studiues i madh i Historise dhe Letersise e plus asaj ai njihte personalisht intelektualet e Tiranes me origjin Kosovare dhe nga bisedat me ta gjate 20-30 viteve te fundit ai plotsoi shume kulturen e tije mbi Kosoven..

    Vitet e fundit eshte shtuar numri i njohesve te Kosoves ne Tirane por ky numer ngelet perseri i kufizuar..dhe deri diku eshte ne nivel amatoresh..

    Prandaj ju katundaret me origjin Shqiperie (qofshi dhe banore Tirane) mos u perzini te shani Rugoven sepse ja fusni krejt Kot..

    Rugova eshte i lidhur tash 15 vjet me ceshtjen e Kosoves dhe Ai cdo hap e mat sikurse ai Babai ne Timon te Makines (Kerrit) qe ka me vehte dhe femijet..ose si ai Shoferi i ndergjegjshem i Autobusit qe con ne Shkolle nxenesit e vegjel.. ose si Piloti i Avionave Civile qe ka pergjegjsine e 100 pasagjereve..
    Ai nuk guxon te beje "trimerira" sikurse kushdo nga neve..
    Ai ecen me Kosoven...

    Kuptojeni kete mire cka po ju them..





    Tani kemi kritikues te Rugoves dhe nga Kosova e Diaspora..

    Zakonisht keta jane "qytetare kafenesh e cajtoresh qe i dine punet e Kosoves "se ashtu me tha baca Syl ose qashtu po thojke Ramadani i Baces Nimet"..kurgja ma teper..

    Pjesa me kritikuese eshte katundaria dhe qytezo taria.. e cila ne kritikat ndaj Rugoves eshte krejt amatore dhe si pik frymezimi e referimi ka prallat me qyfteli dhe dogmat qe ja ka shit pa pare Levizja marksiste enveriste ..

    Eshte nje Grusht profesoresh ne Prishtine qe dine per Kosoven shume mire dhe me mire se cdo kush dhe per cudi ATA kurre Nuk e kritikojne Rugoven dhe kjo vjen sepse duke e ditur mire te kaluaren e te sotmen ata e shikojne se skan cka i shtojne Strategjise se Rugoves..sepse ajo cka flet Rugova eshte vet MENDJA e situata e 3 milion Kosovareve dhe pikerisht nga kjo mase del dhe Filozofija me e llogjikshme dhe me e ditur..e me e realizueshme..

    Ka dhe nje batalion "akademikeshe Profesoresh te tjere qe lehin kunder Rugoves..por ata dihet cjane...
    Jane te porositur.. pra Njerez qe i thone Derrit Daje pa pik turpi e qe populli i njeh dhe me Vota ja dha Noten..

    A ben gabime Rugova.. edhe ben por Shum pak.. dhe ben PAK sepse ai matet e nuk vuan per te shitur Trimeri..

    Te mbrosh Rugoven nuk eshte servilizem sepse nuk fiton asgje.. perkundrazi Plumbi te pret.. e te fyesh Rugoven fiton.. psh nji pump Benzini ose ndoj Rrog TMK-je ose ndoj privilegj nga Mafia..

    Ju qe shani Rugoven.. vec tregoni se jeni nga familje te kqija..dijeni kte..

    Ja ku i coi djemt e Haradinve e Thaq Limve edukata e mbrapsht familjare Anti-Rugove... i beri vrases te Shqiptareve...

    Mendoni mire cka ju thashe..

  4. #54
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Pse (s')bën të kritikohet Rugova

    Z... Brari nuk e di ku e merr guximin,të drejtën ti fyesh të gjith ata që nuk mendojn si z... Rrugova?
    Unë me sa kam lexu shkrimet tuja i përbgjajn shum shkrime ve të komunistëve,por jo enverist por atyre titist.Ata gjithmon fyenin ata që mendonin e punonin ndryshe,i quanin ballist,kulak kohëv të fundit irredentist,seperatist e çka jo tjetër,e në korrin e këtyre ishte edhe idoli juaj Z.Rrugova.Pa dasht të fyej ju kisha lut që të korigjoni vetëvetën e mos u bani,mbrojtës të njerzëve që nuk e meritojn mbrojtjen,se kam besim se nuk jeni i zhytur në llumin që noton z.Rrugova.Unë kisha me kuptu disa gabime të vogla të z.Rugova po jo edhe ato fundamentale dhe me vetëdije se ato e kan quar në tradhëti të këti populli që e ka zgjedh.Kishe me than po prap ky popull e zgjodhi.Po e vërtet me pas pas ky popull vetëdijen e duhur me kohë e kishim pamvarësi ndoshta edhe bashkimin kombëtar,por vetëdija jon na ka qu në vetëvrasje për llogari të të huajve dh interesave të ngushta të ashtuqujaturve lider partiake ideologjik .Por kam bindjen se populli po informohet ngadal,njëkosisht po mëson nga gabimet e veta, e së shpejti medoj se të gjithë ata që kan fituar në bazë të kultit të arritur nga propaganda e that e bajate do të bien si dardhat pa pjekë.

    Me shpresë se më ke kupton drejt dhe nuk më merr për enverist a komunist si ke vepru me të tjerët që mendojn jo si Rugova të përshëndes e të lus të shkruash në këtë forum për çështje kombëtare e jo partiake e klanore a rugoviste.

    mbeq me shëndet

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lereni demagogjite se e dime pse e doni Banden e Qose-Demaqve e pse nuk e doni Rugoven..
    Nuk me ha palla se a i kan krye detyrat e Klosit e Mizit e Sotir Plakes e sorrollopit te tyre katundaria kosovare enveriste.. brenda e ne diaspore.. dhe se sa i ka pengue ose jo Rugova ne kte ceshtje LPK-ve e krejt bandave kriminele..
    I perkas atyre qe interesohen per Pamvaresine e Kosoves dhe per kete respektoj Njeriun qe perfaqson popullin e Kosoves tash 15 vjet..
    Ju qe urreni Rugoven nuk jeni Shqiptare ..
    Ju gjejeni vendin tuaj ku te doni..
    Populli i Kosoves voton Rugoven dhe perfaqsuesit tuaj Qose-Thaq-Demaq-Ramushat marrin vec ka nje kacile me vota te cilat dhe ato i merr Kallashi e jo bindja e Vullneti i njerzve..

    qashtu..

  6. #56
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Z....Brari

    Në asnjë paraqitje time mbi nuk e kam përkrah a mburr ndonjë lider partiak edhe të kisha lut që të¨jesh ma i përgjegjshën në ato shkrimet tuja!po mu duket se dikush lirin e fjalës po e keqpërdor duke fy të gjithë ata që nuk mendojn për qefin e dikuj.
    Ju i quani katunar të gjith ata që nuk e përkrahin katunarin tuaj z.Rugovën se në qoftëse e ke lexu veprën e Rugovës dhe e njeh biografine tij edhe ai është katunar,siq jan pjesa dërmuse e intelegjences tonë.Unë përsonalish e çmoj veprën e tij letrare por ama e urrej politiken e tij përçarëse e disfatiste.Politika që e ndjek rugova është politikë përqarëse,ndësa ju jeni ai që ma së shumti bëni dallime partiake ideologjike,në katunar e sheherli etj.Së paku tu kisha lut që në ketë tem për çështjen kombëtare të mos shkruani për lider e propagandues partishë!Nëse doni të bisedohet për çështje kombëtare atëher ti lam anash partit e ideologjit,dhe të zhvillojm një bisedë të paster të pa ndikuar nga partit e ideologjit po thjesht kombëtare,duke vlesu të gjitha anët pozitoive të gjitha partive e duke gjykuar ato negative.

    Fyerja nuk ashtë burrëri,aq më keq kur futesh anonim dhe fyen të tjerët!
    Nëse e do kombin tënd puno për te e mos umerr me fyerje të atyre që nuk jan me mendimin tënd dhe të atyre që mendojn si ti,se ju jeni që masëtepermi e përmendëni demokracin.
    Një fjalë e urtë thot:"Ku ka shum faltore(xhami,kisha) besim nu ka,apo shum pak besohet!

    Mbeq me shëndet!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    I ndjeri profesor Fehmi Agani dhe rrugovani tuju qaravesh kriminelit millosheviq.


    Nuk guxoni ta kretikoni se e kem kryetar ore hahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I ndjeri Fehmi Agani u vra sepse nuk mundi te duronte qe Policia Serbe te pushkatonte ca te rinj Shqiptare dhe nderhyri per ti shpetuar dhe ata e vrane.
    Ne te njejten kohe i permjeri Ernest Luma nuk u ndje por iku si mi gjirizi sikur Qosja ne Maqedoni.
    Pra Fehmiu vdiq si Hero.

    E kur populli masakrohej drejtori yt Hashim Jakup Xhavit Thaq Krasniq Haliti .. o llap refugjati i Zvicres.. pinte birra ne Rogner me Nanon e Klosin e thurte plane per me vra luftaret Shqiptare sikurse e vrane Ilir Konushevcin e Ahmet Krasniqin..etj etj..

    Fehmi Agani sikurse Rugova kan pasur mandatin e Popullit qe te bejne politike e diplomaci me Milloshin e dreqin e birin.. dhe populli e di kte kurse ju qe that se jeni per luft vec hodhet dy tri pushk ne ajer sa me i dhan shkak ushtrise serbe qe me ba genocidin e planifikuar qysh para 120 vjetesh dhe hupet me ne krye drejtorin politik te UCk si shu-rra ne aeroplan e erdhet mbasi Nato cliroj kosoven per me vjedh pumpat e Benzinit e shpijat e Serbeve..

    Tash keni 5 vite qe vrisni Shqiptare..

    Qashtu llap krimineli.. jeni dy fish te demshem.. se justifikuat Serbine te bej genocidin e tmerrshem dhe se po vazhdoni dhe sot genocid po mbi popullin e Kosoves..

    1 plus 1 bejne 2

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hahaha ju rroft diplomacija e juaj me kriminelin millosheviq por edhe kjo u deshtoi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    Kur foli Bushi, edhe të gjithë kundërshtarët e tij të pranishëm janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur si atdhetarë, duke e respektuar veten, shtetin, presidentin e vet. Kurse ju dhe favoritët tuaj në parlament silleni ndaj Dr. Rugovës ashtu si serbët. Dikush shkroi se Rugova përçanë, ai që është kolos ndër shqiptarët, pasi nuk ka shprehur urrejtje as përbuzje ndaj denigruesve, shpifsëve e sharësve e fyesëve të tij. Edhe nëse kanë gabuar shumica e shqiptarëve të Kosovës që e kanë përkrahur, e përkrahin dhe /besoj/ se do e përkrahin, i madhi Ismail Kadare që e ka kritikuar nga keqinformimi i disa pseudo intelektualëve, është takuar me të, i ka thënë se ke qenë në të drejtë dhe i ka kërkuar falje. Të shtoj se nuk besoj se shumica që e përkrahin Atë, aspak nuk gabojnë.
    Çerçili e Ruzvelti kanë ndenjur e janë qeshur së bashku me megakriminelin Stalin, dhe kjo nuk ka ndikuar që të jenë viktima të tij. Ju edhe disa akademykë superegoistë dhe egocentrikë e narcisoidë, që më shumë mundoheni ta përdhosni kryetarin e Kosovës Dr. Rugovën, se kuislingun Nano apo liderët serbë, dhe sa më shumë që e shani ai më shumë ngritet, sepse kur të shajnë jo të mirët, të lavdërojnë thotë sentenca e mençur shqiptare. Shkrimet e mia më shumë flasin për mua, siç flasin shkrimet e juaja më shumë për ju se për Rugovën.
    Sikur të gjithë politikanët shqiptarë të jenë dinjitozë e fisnikë si Z. Rugova, kishim qenë në pozita shumë më të volitshme seç jemi!!!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse kritikohet nga forcat demokratikje plani i Shtajnerit per Mitrovicen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •