Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 93
  1. #41
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Nuk ben te kritikohet Presedniku Rugova,eshte rrepsishte e ndaluar kritika ndaj kesaj krijeseje Serbe,ai qe kritikon kete Presednik te krahines jugore te Serbise dhe Malit te zi do te pergjigjet para gjygjit jugosllav,pra kritik te nderuar keni kujdes!

    Ne vend te shallit qe e mban lidhur rreth qafes,une i kisha lidhur nje zingjire dhe mbajte lidhur si Qenin,dhe ndoshta ndonjehere e kisha prezentuar ne Dog Show si Qen te Sharrit.
    Qen plak,por c'te bejsh?

    Per tradhetar kritika me e mire dhe e drejte eshte plumbi ne goje!

    Ky meriton ti shpaloset truri me nje .44 Magnum.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Unreal nji pytje por vec pergjigju sinqerisht.

    Ne rrethin e shokve e miqve tu sa jane ne perqindje ne nje mendje me ty?

    Me at cka thua verteton ate cka kam than une me kohe se ata qe kritikojne Rugoven nuk jane kritik te mirfillte politik ose Debatore a polemizues.
    Te tille nuk ka shoqeria Kosovare.
    Mire do ishte te kishte Kritike ndaj Rugoves..qe kritikojne Rugoven per gabime ne punen e tije ose te partise qe drejton ose te presidences.
    Ne fakt ka shum njerez ne Shoqerine Kosovare qe do te donin te kritikonin Rugoven per gabime por keta lloj kritikesh te mirfillte nuk u vjen rasti per Kritike politike sepse hapsira per Kritik ndaj Rugoves mbushet nga nje Lloj i vecante "kritike".

    Ky lloj i vecante "kritike" nuk ka per objekt Punen e Rugoves ne se punon mire per Kosoven ose jo..por ka nje prapavije tjeter.
    Te gjithe "kritiket" qe i bejne "kritika" Rugoves kane nje emrues te perbashket.
    Ky emerues nuk ka lidhje me Kosoven dhe fatin e saje por ka nje baze Ideologjike qe lidhet me nje te kaluar personale te ketyre "kritikuesve".

    Te gjithe "kritikuesit" e Rugoves jane pa perjashtim fansa te Enver Hoxhes.
    Te gjithe "kritikuesit" e Rugoves edhe ne se sot hiqen si te djathte...tipi "Hysamedinave"..ose si te qendres tipi "bajram Konsumve" ose si student Liberalo-Demokratikas..tipi "Dugoll-Vetonve" ose si Majtiste ..tipi i Elshanve e Kelmendo-Bardhyl Mahmudve" ose si Akademyke tipi Qoseve ..ose si ish te burgosur politike..tipi Demaco-hysejnit etj etj..i bashkon Adoleshenca e tyre e cila adoleshence lidhet me periudhen kur ata u ushqyen me Enverizem nga Radio Tirana apo Radio Kukesi.

    Ne mendjet e Tyre Atdhe, Liri, Komb u lidhen me nje emer...Enver Hoxh dhe pike..

    Tere jeta e tyre ka qene nje udhetim me Gjysllyke te projektuara ne KQ te PPSH se Tiranes e cila eksportoj me mijra e mijra "gjysllyk" te tille per tere Shqiptaret e Botes.

    Nje nga vetite qe ka ky lloj gjysllyku eshte qe i jep mbajtesit te tije..nje ide fikse qe..Armiku do Plumb.
    E keqja e kesaj ideje fikse nuk eshte se "armiku do plumb" por se kush do shpallet Armiku e kush eshte plumb Dhenesi.

    Po kush eshte Armiku per keta lloj gjysllyk mbajtesish?
    Armiku eshte ....gjithe ata qe nuk kan dashur Enverin dhe qe sot nuk jane besnik te PS-se se Tiranes..Ky eshte kriteri.
    Armiku eshte ai kush nuk falet 3 her ne dite per Enverin dhe qe gjat faljes nuk kthen fytyren nga Meka e enverit..pra Tirana e Ramiz Nanove ose kush do qofte mekembes i Enverit.

    Pra "kritiket" e Rugoves te ketij Lloji nuk kritikojne kurre mbi ate se Rugova po punon mir per Kosov ose jo..

    Fjala Kosov, Pamvaresi, Kacanik, Kushtetut, liri, luft clirimtare etj etj...permenden prej ketyre lloj "Kritikesh" ne Shkrimet e tyre jo se jan objekte te aspirates se tyre politike..por thjesht si mjet ilustrues per te percaktue hapsiren dhe kohen kur bejne ata nje Kritik sepse ne fakt objekti i vertete i Kritikes se tyre eshte Likujdimi politik ose fizik i Rugoves jo si i mir a i keq per Kosoven por sepse gjat udhetimit te tyre nga adoleshenca Enveriste e deri sot atyre u eshte cfaqur Rugova i pare me Gjysllyqet Enveriste-PPSH-iste si Objekt i zi dhe se ky objekt..pra Rugova duhet te likujdohet sa me pare te jet e mundur.

    Edhe sikur..supozojme se nje dit te bukur me diell..Rugova merr nga SHTABI Qendror i BOTES nje "Ferman" ku do te thuhej:

    "Qe sot e tutje KOSOVA eshte republike e Pamvarur me te drejta si cdo shtet i Botes dhe se ne Shtabi Qendror i Botes e vendosem kete sepse na Bindi Rugova" perseri asnji fije gezimi nuk do shikonim ne syte e "kruitikuesve" te Rugoves...perseri Shtabi i "kritikuesve" te Rugoves qe ne fakt jane dhe shtabi i vrasjeve do te vazhdonin punen e tyre e aspak nuk do e quanin te mbyllur Dosjen RUGOVA..por me bindje e themse SALI VESELET e ketij Shtabi do tu thoshin vartesve te tyre....

    Hup more magar me qat m-ut gazet qe po na jep qat lajm per Republik e shko thuj Ningjes qe aksioni nuk nderpritet..pra te vritet Rugova..


    Pra te gjithe "kritikuesit" e Rugoves jane njerez shqip foles por qe Atdheun e kan vetem Kulet xhepi e aspak gjak e shpirt te Zemres.

    Prandaj nuk vlejne asnji grosh kritikat e tyre per atdhetaret e vertete..
    E vetmja vlere qe kane keta lloj Kritiko-Kriminele eshte se japin sinjale ne Popull se ata do vazhdojne te vrasin dhe se Njerzit duhet te dine ti deshifrojne keto sinjale qe te mos flejne por te behen GRUSHT qe kesaj rrace staliniste -maoiste-Arkan-iste tu thyhen hundet njehere e mire e Kosova te marre frym lirisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-10-2003 më 05:59

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Armiku me i madh i shqiptareve, jane vete "Shqiptaret"!
    Faik KONICA

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41
    brari,


    unë më duket veç ta kam pasë shkruar njëherë se NUK ËSHTË E VËRTETË se të gjithë kritikuesit e Rugovës janë Enveristë.

    Po si duhet burrë ty me të bindë?

    Unë e kritikoj Rugovën dhe politika e tij nuk më pëlqen ASPAK. Por, porapëseprapë NUK JAM ENVERIST.

    Unë e kritikoj edhe Enverin. Edhe Nanon, edhe Berishën...

    Pse? Sepse të gjithë këta kanë bërë gabime fatale.

    Po që se don më shumë po të dërgoj një tekst të publikuar në një forum tjetër, e të nënshkruar nga një grup ish-luftëtarësh. Shprehjet në tekste janë 100% në pajtim me shprehjet dhe mendimet e mia.

    hajt bafsh hajr!

    ------

    Teksti:



    RROFTË NACIONALIZMI!

    POSHTË KOMUNISTËT!

    POSHTË PACIFISTËT!

    RROFSHIN *VETËM* NACIONALISTËT E VËRTETË TË CILËT LUFTOJNË PËR SHQIPËRINË ETNIKE PA INTERESA PARTIAKE E IDEOLOGJIKE!

    Kështu do të duhej të ishte o shqiptarë të mjerë!

    Enver Hoxha ka gabuar!

    Sali Berisha ka gabuar!

    Fatos Nano ka gabuar!

    Ibrahim Rugova ka gabuar!

    Hashim Thaçi ka gabuar!

    Arben Xhaferi ka gabuar!

    Ali Ahmeti ka gabuar!

    Këta të gjithë ose kanë qenë / janë komunistë, pacifistë, "kozmopolitë", e përralla tjera, dhe mos të ju gaboj Zoti të thoni tani "mos se Rugova nuk ka gabuar, ose mos se Thaçi është i mirë..." papallapap!!! Përralla!

    Duhet të jenë NACIONALISTË, të thonë HAPTAS se janë për një SHQIPËRI TË BASHKUAR SIÇ E KA FALË ZOTI, e jo të tradhtojnë, të krijojnë "bashkim-vëllazërim", të mundohen të "pshtjellin" të vërtetën me demagogji politike, ore turp ju qoftë!

    A nuk e keni një pikë krenari kombëtare të THUANI HAPTAS se ne nuk do të pranojmë zgjidhje tjetër përveç Shqipërisë së Bashkuar!

    Çohu Adem, pse vdiqe! Çohu e shih se çka janë tye na ba këta të shitur!

    Çohu o Skënderbe edhe një herë më shpatë!

    TURP! TURP! TURP!

    Politikanët që i kemi ne! Na kanë lodhur, na duhet të flasim se na plasi zemra!!

    Çka të lexojshë në këtë forum:

    "Rugova është më i madhi", "Hashim Thaçi është më i miri", ky është zotëri, jo po ky është...

    Po çka arritën këta politikanët tonë ore të mjerë?? Çka?

    Fillojnë lufta, për të i shitur më pastaj!

    Gjoja "rezistojnë" me paqë, derisa populli faroset haptas!

    Të tjerët thonë "Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të Jugosllavisë"

    Luftë kundër njëri tjetrit në vend se KUNDËR ARMIKUT!

    Intriga, tradhëti, shamje, fyerje, vëllavrasje, VETËM E VETËM PËR POZITË!

    Si në Shqipëri, ashtu në Kosovë, në IRJM, në Luginë, në Malësi: të gjithë politikanët që i kemi janë HIÇ!!

    Asnjë nga ata (përveç ndoshta ndonjë nga ndonjë parti e vogël, të cilëve edhe ashtu askush nuk iu vën veshin) nuk ka një GRAM trimëri të thotë HAPTAS PARA BOTËS se neve na është bërë e padrejtë dhe se Shqipërinë e kanë copëtuar! Ku jeni, pse nuk folni?!
    Por jo, se ju dhimbet b*tha, e KOLLTUKU, dhe mbushen me pare e kush çanë pallë për popullin?!

    Tani u paraqitë një lëvizje "mbarëkombëtare" e cila pretendonte të jetë shpresë aq e pritur për shqiptarët e vuajtur - fjala është për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar - dhe para se të formohet mirë filloi të shkatërrohet nga INTRIGAT, TRADHËTITË, AKUZAT E NDËRSJELLA të interesxhinjve të shitur antikombëtar! Edhe kjo!?
    AKSH? E more të mjerë - po nuk mund të forcohet AKSH kur në të hyn gjithfarë polushit i poshtër me qëllime të njëjta sikur ata të cilët infiltroheshin në UÇK, në UÇKombëtare, pa i pyetur LUFTËTARËT E VËRTETË për diçka!

    Po NE nuk luftuam që ta LARGOJMË Filanin nga kolltuku, për ta sjellë Fistekun në Kolltuk! Ne luftuam për BASHKIMIN KOMBËTAR ndërsa JU na tradhëtuat!!!!

    O turp ju qoftë si ju ka mallkuar Zoti! Ju mallkon gjaku i dëshmorëve!


    Kemi dhënë besën se do të luftojmë deri që të bashkojmë Shqipërinë e ndarë, dhe këtë besë - dëshmitar e kemi të madhin Zot - kurrë nuk do ta thejmë!

    - Grup i luftëtarëve të UÇK/UÇPMB/UÇK

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në një blic-intervistë për “Epokën e re”, Albin Kurti flet për arsyet e disponimi aktual të qytetarëve shprehur në sondazhe

    Kurti: Rizgjedhja e Rugovës, kryetar, shumë më e vështirë

    “Rizgjedhja e Ibrahim Rugovës, kryetar, do të jetë shumë më e vështirë, sesa herën e kaluar. Bile, edhe
    nëse Kosova në ndërkohë bëhet eksportuesi më i madh i pekmezit në botë! Bile, edhe nëse zgjedhjen
    do të provojnë t’ia mundësojnë, ashtu siç vepruan herën e kaluar, partitë që po quhen si të dala nga
    lufta”, ka thënë Albin Kurti për “Epokën e re”





    SEBAHATE SHALA
    Rënia e interesimit të qytetarëve për partinë më të
    madhe në pushtet, LDK-në, sipas Albin Kurtit, mund të
    lidhet drejtpërsëdrejti me shkuarjen e dy përfaqësuesve
    të kësaj partie në bisedimet e Vjenës. Sipas tij, këto
    bisedime nuk janë vullneti i popullit të
    Kosovës, vullneti i popullit është diçka
    tjetër dhe për diçka tjetër. Ndërkaq,
    ngritja e dy partive të krahut të luftës,
    sipas Albinit, nuk duket aq e theksuar
    edhe përkundër mosshkuarjes së tyre në
    Vjenë, kjo vjen si rezultat i faktit që ato
    tepër gjatë i kanë dëshpëruar qytetarët
    dhe s’kanë se si të këndellen shpejt tani.
    “Rizgjedhja e Ibrahim Rugovës, kryetar,
    do të jetë shumë më e vështirë, sesa
    herën e kaluar. Bile, edhe nëse Kosova
    në ndërkohë bëhet eksportuesi më i
    madh i pekmezit në botë! Bile, edhe
    nëse zgjedhjen do të provojnë t’ia
    mundësojnë, ashtu siç vepruan herën e
    kaluar, partitë që po quhen si të dala
    nga lufta”, ka thënë Albin Kurti për

    “Epokën e re” në një blic intervistë.

    Epoka e re: Një sondazh i bërë nga Gallup International
    në bashkëpunim me INDEX Kosova, ka nxjerrë në pah
    se nëse do të mbaheshin tash zgjedhjet nacionale në
    Kosovë, LDK do të fitonte vetëm 39% të elektoratit,
    PDK 31.3%, ndërsa AAK 7.2%. Si e shpjegoni rënien e
    LDK-së dhe ngritjen e partive të krahut të luftës ?

    Kurti: Dy pjesëmarrësit nga Kosova, që morën pjesë në
    bisedimet e filluara në Vjenë ishin nga LDK-ja. Ndonëse,
    edhe vetë realiteti ynë është shndërruar kaherë në argument
    jo vetëm për kaq rënie të LDK-së, kjo rënie lidhet
    drejtpërsëdrejti pikërisht me shkuarjen në këto bisedime.
    Në tërë këtë mjegull, që posaçërisht muajve të fundit, u
    shitej qytetarëve të Kosovës, diçka ka mbetur e qartë:
    këto bisedime nuk janë vullneti i popullit. Vullneti i popullit
    është diçka tjetër dhe për diçka tjetër. Prandaj,
    përkundër ofensivës dhe presionit mbi qytetarët dhe politikanët,
    mbeti dominante ndjenja se kjo është rrugë e
    gabuar që ka fund të padëshirueshëm për ne. Mirëpo, në
    anën tjetër, as ngritja e dy partive tjera nuk më duket aq
    e theksuar përkundër mosshkuarjes së tyre në Vjenë. Kjo
    vjen si rezultat i faktit që ato tepër gjatë i kanë dëshpëruar
    qytetarët dhe s’kanë se si të këndellen shpejt tani.

    Epoka e re: Çfarë domethënie mund të ketë për proceset
    politike, fuqizimi i krahut të luftës dhe dobësimit të
    partisë së Rugovës ?

    Kurti: Presionet mbi shqiptarët dhe politikanët shqiptarë
    kanë pushuar ca vetëm përkohësisht. Në fakt, ato kanë
    pushuar për t’u fuqizuar në të ardhmen. Para nesh,
    ndodhen trysni shumë më të mëdha. Ato po na presin.

    Kjo mosshkuarje në Vjenë është hapi i parë dhe paradoksalisht
    më i lehti. Që ky hap të mos e ndërrojë kuptimin
    – pra që prapa efekteve globale të mos rezultojë se
    qenkërkan vetëm motive personale – duhet konsistencë,
    duhet soliditet, duhet vendosmëri për të vazhduar njësoj.

    Epoka e re: Si mund të ruhet ky rezultat apo çfarë
    duhet të bëhet që ai (rezultati)
    të ndryshojë deri në vitin e
    ardhshëm në të mirë të partive
    të krahut të luftës?

    Kurti: Nëse synohet që rezultati
    të ruhet, atëherë ai do të
    humbet. Ruajtja bëhet ngulfatje.
    Pra, duhet përparim. Dhe
    për këtë, mbi të gjitha, duhet
    kontinuitet në qëndrime dhe
    parime si dhe shumë aktivitet
    në përmbushjen e aspiratave.
    Unë nuk mendoj se këto i kanë
    partitë te ne. Asnjëra. Mirëpo,
    në anën tjetër, as ngritja e dy
    partive tjera nuk më duket aq e
    theksuar përkundër
    mosshkuarjes së tyre në Vjenë.
    Kjo vjen si rezultat i faktit që ato
    tepër gjatë i kanë dëshpëruar qytetarët dhe s’kanë se si të
    këndellen shpejt tani.

    Epoka e re: Si e shihni skenën politike kosovare pas
    zgjedhjeve nacionale të vitit 2004?

    Kurti: Me një qeveri që do të përballet me presionet më
    të mëdha që ndonjëherë ka pasur, si në planin e brendshëm
    po ashtu edhe në atë të jashtëm.

    Epoka e re: A do të mundet Rugova të zgjedhet sërish
    kryetar i Kosovës?

    Kurti: Do ta ketë shumë më vështirë, sesa herën e kaluar.
    Bile, edhe nëse Kosova në ndërkohë bëhet eksportuesi
    më i madh i pekmezit në botë! Bile edhe nëse zgjedhjen
    do të provojnë t’ia mundësojnë, ashtu siç vepruan
    herën e kaluar, partitë që po quhen si të dala nga lufta!

    Epoka e re: Cili mund të jetë ndikimi i vendeve fqinje
    në panoramën e ardhshme të skenës politike të Kosovës?

    Kurti: Pasiviteti i akterëve të kësaj skene është masa e
    mundësive të ndikimeve nga jashtë. Si gjithnjë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Rrugova nuk ben te kritikohet se eshte si lule mos me prek


    Rrugova = Kujdes ana e ekranit

    Te gjithe duhet te kritikohen, kritikat nese jane konstruktive, jane te dobishme.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Doris Pak: Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, është njeri i mirë, por ai nuk di asgjë për politikë


    DORIS PAK: KOSOVA DO TË BËHET TRUP KANCEROGJEN I SERBISË

    Budapestë -- Kryesuesja e delegacionit të Parlamentit evropian për marrëdhënie me shtetet e Evropës Juglindore Doris Pak ka deklaruar në Budapestë se Kosova, nëse nuk e fiton pavarësinë, do të bëhet « ind kancerogjen i Serbisë », shkroi e përditshmja "Nepsabadshag" e Budapestit. Ajo në seancën e djeshme të komisionit të parlamentit hungarez për punë të jashtme, ka vlerësuar se shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima « të regjimit të aparthejdit, mirëpo tani thjeshtë ka ardhur koha dhe është ndryshuar roli midis shtypësve dhe të shtypurve".

    Doris Pak në këtë seancë, shkroi "Nepsbadshag", ka vlerësuar se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova "është njeri i mirë, mirëpo nuk di asgjë për politikë ".

    Duke folur për Shqipërinë, Doris Pak e ka nënvizuar se ky shtet gjendet në « fazën paramoderne të zhvillimit », në të cilën shtetin e udhëheqin politikanët e korruptuar dhe klanet e ndryshme, të cilët i shkelin normat demokratike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    „SHAKAGJINJËT“ E KOSOVËS

    Shefqet Cakiqi - Llapashtica

    Në vitin më tragjik të Kosovës, 1998, u gjendën edhe „shakgjinjët“ me fatin dhe popullin e Kosovës ! U bënë lojra me „institucionet“ dhe luftën, jo për liri po për të fituar „legalitetin“ dhe „legjitimitetin“ e një udhëheqje nën ombrellën dhe lejen e okupatorit serb !

    A ju kujtohet marsi i vitit 1998, kur Ibrahim Rugova pat shpallur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës?

    A ju kujtohet konferenca për shtyp e Presidentit të „Repulikës“ së Kosovës kur „pas takimeve të shumta diplomatike prezentoi njohjen e Pavarsisë së Kosovës nga shteti Dominioni i Malchizedekut „ ...(Dominion Of Malchizedek) !! Këtë „sihariq“ me pompozitet e përhapën Qendra për Informim e Kosovës, gazetat e përditshme, TVSH-satelitor e shërbime tjera propagandistike të LDK-së !!

    Ishte 16 marsi 1998 kur propagndohej letra me email dhe fax nga „shteti“ i ishujve të largët diku në pacifik me emrin Dominion Of Malchizedek, që në asnjë nga hartat politike e shkollore nuk mund të identifikohej !!


    Ju kujtohet !


    U ngritën shqiptart e mërgatës e t`i ndezën kerret nëpër Stutgard, duke ju pri kryetari i kolegjiumit të LDK-së dhe kryetarët e degëve të LDK-së për diasporë ! Ushtonin benzat e BMW, e t`i ngritën flamujt, e t`i lëshonin sirenat nëpër qytetet e qeta Stutgardit, Zürichut, Gjenevës etj... !!

    Rroft Ibrahim Rugova, ja politika paqësore na solli njohjen e Pavarsisë nga shteti i parë Dominioni i Mlchidezekut... rroft presidenti... u njoh pavarsia e shtetit tonë... kot po luftohet , vetëm po na i djegin shtëpiat, vetëm po kompromitohet politika paqësore e presidentit e parulla tjera...!!

    U sollën atë mbrëmje me flamuj e me sirena duke festuar.... derisa diku në Kosovë zhvillohej lufta çlirimtare dhe Serbia bënte plojën dhe masakrat ....!!

    Nuk qonte pesh fare pse në Kosovë anekëndë luftohej, pse kishte me qindra mija të zhvendosur, shum më e rëndësishme ishte të dëshmohej se në Kosovë nuk po bëhej luftë, por po zhvillohej aktivitet politik, po mbaheshin zgjedhje, po shtypeshin gazeta, po realizohej marrveshja Millosheviq-Rugova për kthimin e objekteve shkollore etj…

    Në këtë frymë ishe apeli dr.Ibrahim Rugova për popullin e Kosovës që në mënyrë masive të dalë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të 22 marsit 1998, apel ky i lëshuar me 19 mars 1998.



    Kur Kosova digjej, ky ishte apeli i Dr Ibrahim Rugovës :

    *

    “Zonja dhe zotërinj,

    Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës.

    Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore… Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve.

    Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe i institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil.

    Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian.

    Këto zgjedhje kanë përkrahje ndërkombëtare, sidomos të SHBA-ve, të BE, të vendeve të tjera evropiane, të OKB-së, të OSBE-së dhe të shumë institucioneve e asociacioneve ndërkombëtare.

    Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit.

    I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencial të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidmos të LDK-së, dhe të partive të tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij.

    Zonja dhe zotërinj,

    qytetarë të nderuar,

    Me fat zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale në Republikën e Kosovës dhe presim që ato kosovarët t’i mbajnë, siç tha këto ditë miku amerikan Tallbot, në dritën e diellit, të këtij simboli të Zotit, të njerëzimit e të popullit të lirë shqiptar.

    Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të qëndrueshëm.

    Prishtinë 19 mars 1998, Dr Ibrahim Rugova Kryetari i Republikës së Kosovës.“

    *

    Sot na kujtohet fare mirë se sa patëm përkrahjen e SHBA-ve, BE-së, OKB-së, OSBE-së për ato „zgjedhje të lira“, për të cilën përkrahje atbotë Ibrahim Rugova mashtronte qytetarët e Kosovës, ashtu siq kishte mashtruar disa ditë më parë se Republikën e Kosovës e kishe njohur shteti i quajtur Dominioni i Melchizedekut !!!

    Fatkeqësisht një pjesë e popullit i besoj gënjeshtrës se u njoh Pavarsia e Republikes së Kosovës nga Dominioni i Melchizedekut, u rrejt dhe doli në zgjedhje dhe zgjodhën “parlament” e zgjodhën “kryetar”... !!

    Kosova digjej nga lufta ndërsa "liderët" e Kosovës kriheshin dhe krekoseshin se politika e tyre paqësore solli njohjen e pavarsisë së Kosovës, se kishim „Republikë“ të pavarur, se kishim institucione... dhe se vetëm disa “patriot lokal” disa “të frustruar” po dëshirojn të kompromitojn politikën paqësore….!!

    Shum von doli se Dominioni i Melchidezekut ishte "shtet" inekzistent, se vetëm ishin mashtruar nga një FAX dhe një email..... se egzistonte vetëm në internet me faqen e vet : http://www.malchizedek.com/!!??

    A ju sqarua kjo gënjeshtër ndonjëher popullit të Kosovës ???

    Jo më vonë se një vit, vet Ibrahim Rugova me një nënshkrim do të i shuaj këto „institucione“ të dalura nga „zgjedhjet e lira“ pikrisht me arsyetimin se kështu don SHBA, BE, OSBE, NATO, etj.!! Ai nuk do ta pyet asken, as kryesin e LDK-së, as „Parlamentin“, as Qeverin në egzil, as Kushtetutën e Kaqanikut… po në stilin e monarkut i „shuan“ dhe inegrohet në Kshillin e Përkohshëm Administrativ të Kosovës nën drejtimine OKB-së !!

    Obligimi qytetar, guximi qytetar ra në provim, indiferenca dhe aprovimi me heshtje apo me mshefje të realitetit nga shumica e mbuloi rezonin e arsyes dhe krenarisë kombëtare e qytetare !!

    Po e gjith kjo ndoshta mund të kuptohet me deformimet psiqike që ka shkaktuar okupatori serb! Kjo po vërtetohet sa e sa herë se është lehtë të ndreqen dëmet materiale, po shum vështirë të ndreqet dhe rregullohet psikologjia dhe dëmet psiqike të shkaktuara gjat periudhës së okupimit serb! Ende njerzit kan dëshirë të gënjehen nga përrallagjinjët që me decenie ishin mësur të i vënë në gjium !!

    Mbamendja dhe kujtesa pas zhvillimeve të mëvonshme këtë episod e ka lënë në heshtje! Ata që i kishin dhënë zjarrë kësaj gënjeshtre, kishin materializuar qëllimin dhe tash nuk e përkujtonin më ! Ata kishin marr votën dhe mbështetjen e “popullit” dhe as që qanin kokën për përgjegjësi përpara tij !! Po as nga populli nuk ngritej zëri e të kërkohej përgjegjësia për gënjeshtrat rreth Dominionit të Melchidezekut, pak kush u interesua më se çka u bë me mardhënjet ndërshtetrore !! Ku mbetën kontaktet e presidentit të Kosovës Rugova dhe presidentit të Dominionit të Melchidezekut zotriut H.E. Mz Pearlasia??!! Ku mbetën premtimet e njohjeve të ndërsjella, njohjes së monedhave, pasaportave dhe ndihma për antarsim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkëmbimi i ambasadorëve etj.!!

    Kur shiqohen këto storie si episode të ndara, mund të shkoj mendja se është një mashtrim naiv i intelektualve të ashtuquajtur të “qarkut të Prishtinës” të atij qarku që ishte i mbyllur në guacën e vet dhe kishte lindur nga strofulli i “institucioneve” shkencore, arsimore të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve !! Por jo nuk ishin gafe të rastit ishte një strategji që u solli bazën për “qeverisje”, sepse ditën të krijojn shumicën, të ruajn shumicën dhe atë shumicë pastaj e materializoi në votë dhe votën në pushtet !! E në rastin tonë konkret me makiavelizëm të gjveshur, qëllimi i arsyeton mjetet, duke shfrytëzuar eksodin e madh, ikjen dhe mos respektimin e programeve dhe statuseve dhe kushtetutave në të cilat thirreshin deri atëher !! Pikrisht kur e kanë arritur numrin 900 mijë të ikur janë “liruar” nga përgjegjësia pse nuk kishin shpallur mobilizim të përgjithshëm për mbrojtje, pse nuk kishin njohur gjendjen e luftës, pse nuk kishin mbështetur luftën e UÇK-së, pse nuk kishin respektuar ligjin e luftës për mbrojtjen e grave, fëmijve dhe pleqëve, pse kishin bërë politikë kur duhej luftuar, pse kishin shtypur gazeta dhe kishin ruajtur rendin dhe qetsin në qytetet e Kosovës etj…!! Përgjegjësia kishte kaluar sepse kishin krijuar një elektorat të mjaftueshëm për të fituar votat dhe për të “qeverisur” edhe për ca vite !!



    Retushimet në arkivën e Qendrës për Informim të Kosovës



    Në kërkim të gjurmëve rreth kësaj teme hym në internet dhe kërkuam arkivën e Qendrës për Informimtë Kosovës. Sa të kujdesshëm në ruajtjen e informtave që ju shkojn për shtati, vetëm elementet kompromituese nuk mund të gjeni aty !! Sa me kujdes jan shlyer ato konferenca për shtyp të kryetarit ku ai atëher shprehej me përbuzje për “kompromituesit” e politikës paqësore, me kujdes i gjen faqet e retushuara, të fshira apo që nuk mund të hapen dhe kryesisht në periudhën rreth zgjedhjeve të vitit 1998, rreth marrveshjes me Holbrukun për formimin e policis së përbashkët me Serbin dhe OSBE-në etj.!! Askund nuk mund të gjendet tash as njoftimin e propaganduar të atëhreshëm të njohjes së pavarsisë së Kosovës nga Dominioni i Melchizedekut !!

    Pasi që ne kishim emrin e “shtetit” dhe datat se kur janë bërë mashtimet me elektoratin në “zgjedhjet e lira” të 22 marsit të vitit 1998 i hymë kërkimit në internet përmes maqinës kërkuese “Google” dhe arritëm të gjejm të famshmin shtet Dominioni i Melchizedekut që atëbotë nga “Qarku intelektual” i Prishtinës propagandohej si kulmi i të arriturave të politikës paqësore të Presidentit në internacionalizimin e çështjes së Kosovës !! Tash secili nga përdoruesit e internetit duke shënur në katrorin kërkues : http://www.malchizedek.com/ do të gjej shum shpejt të gjitha shënimet për Dominionin e dashur të Ibrahim Rugovës i cili menxi shihet me zmadhimin disaherësh të harëave duku më larg se Australia dhe mbi Zelandën e Re !! Atje gjenden shënimet për grumbullin e Ujdhesave të quajtura Dominioni i Melchizedekut me sipërfaqe 17.968 km, dhe me popullsi prej 4.115 banor duke filluar të sqarojn se sa prej clave vende jan : prej Argjentine 207 banor, prej Australie 268 banor, prej Belgjike 13 banor, prej Brasili 80 banor, e kështu me radh deri edhe nga Franca 1 banor, Gjermnia 1 banor, India 1 banor… e të tjera !! Për kurreshtjen e lexuesve përpos adresës në internet po japim edhe hartat stemat dhe flamurin e shtetit që shkagjinjët e Kosovës dinin të na shtinin me qesh edhe në ato ditë tragjedie për ne me emrin “Zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale të Republikës së Kosovës” me 22 mars 1998!!!
    Besiana info
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Llapi, një korigjim:

    http://www.melchizedek.com/
    e jo
    http://www.malchizedek.com/

    Më befasoi fakti se kishin disa konzulate në disa shtete, kishin versionin e vet specifik të Biblës, si dhe bindjen se kanë prejardhje nga Jerusalemi. Vërtet web sajt argëtues për kalimin e kohës së lirë.

    Interesante:
    http://www.melchizedek.com/misc/History.htm
    datat: 16.03.1998 dhe 03.06.1998
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 06-01-2004 më 01:17
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shiu ju pershendes dhe falenderoi per korigjim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse kritikohet nga forcat demokratikje plani i Shtajnerit per Mitrovicen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •