Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 93
  1. #31
    Troptit! Për Ty ato që shkruan ndoshta i beson se janë të vërteta, por për mua janë rrena e krahasime pa vend, pasi dr. Rugova kurrë nuk ka shprehur as urrejtje as për ata që ia kanë vra bashkëpuntorët, kurse Ti e krahason me kriminelët si Hitleri, Enveri e Stalini.
    Presidenti Rugova nuk ka nevojë të mbrohet nga ne. Ju keni nevojë të mbroheni nga urrejtja dhe nga vetëvetja!
    Ylli i kuq është simbol satanik që paraqet kokën e cjapit së prapthi. U pa se nën at yll komunistët vetëm krime, robëri, persekutime kanë sjellë atje ku kanë sunduar = robëruar!
    Yjet me ngjyra të tjera nuk janë simbole negative, por kjo nuk dmth. se edhe nën ato yje nuk janë bërë krime.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Nikës: Prapë mirë e nise, e prapë keq e bitise. Po ti or burrë sikur the që s'e kishe me të keq; si u bë që në fund prapë shkrehe bataret, "ju e shumë të tjerë jeni të droguar nga idetë pansllaviste, hegjemoniste, e kamufluar nën termin komunizëm"!? I dashur, s'e kuptova mirë, a paskam unë të drejtë të mendoj e ta them haptazi që Rugova është, sipas meje, lider i dobët politik, pa më quajtur komunist?

    Sa për informacion, unë me bindje politike jam liberal, qendra e djathtë. Por mendoj megjithatë që Rugova është lideri më i dobët politik, e më i padenjë, që e ka pasur populli shqiptar që prej formimit të vet si komb në fund të shek. XVIII.

    A kam të drejtë ta kem e ta shpreh këtë mendim, si thua?

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    E ke thane mire shume : Z .Rugo(vici)nuk ka nevoje te mbrohet nga ne! Jemi ne qe duhet te mbohemi nga Z.Rugo(vic)!Une nuk e urrej por thjesht e percmoj, si percmoj nje TUM.Atij ne fakt duhet me i ndenje larg si TUM-it, se ba me i neje afer edhe po s'u takove me te, te vjen era!
    Sa per yllin si simbol satanik , ketu e dhjeve fare!Mesa duket je shume i ndikuar nga ca filma idiotash!me fal po a mund te me thuash se ne c'klase te fillores e ke lane shkollen?
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    troptoviç..

    Presidenti Rugova ka 15 vjet qe merr nga Populli i tije Votat dhe i merr pa ushtruar dhune dhe kjo u konfirmua dhe ne dy zgjedhjet e fundit te cilat u kryen nen veshgimin rigoroz te Nderkombetareve.

    Ti nuk e njifke Kosoven dhe ben mire te mos diskutosh me per Kosoven sepse ty te flet urrejtja dhe injoranca e jo logjika.

    Thua dhe se ke te afermit nga rrethinat e Gjakoves e te jesh kaq i paditur eshte nje rast i rrall.

    Ketu ka djem nga Permeti e Tirana qe flasin me kopetence per Kosoven e ti me rrenj andej flet kodra mbas bregut.

    Kjo le te dyshosh se ke tjera motive qe e urren Rugoven e qe skan te bejne me Rugoven si president por ndoshta me kutin tend enverist.
    Dihet se per cdo Enverist Rugova eshte armik.
    Mirpo ne sot ecim me tjera koncepte.
    Per ne me rendesi eshte se Populli i Kosoves e beson dhe e do Rugoven dhe eshte i vendosur ta ndjek ate ne rrugen e veshtire per Pamvaresi.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mos bëni debat për Personalitetet e Kombit sepse jemi të gjithë shumë të vegjël para tyre.
    Troptit!
    Ke shkruar shumë bukur tek Ipirotja! Të lumtë, ndërsa tani më duket se e ke gabim!
    Agim

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Z. Brari ca je ka i jep rendesi vetes si teper a ka m'doket!Po kush ***** a ka te duket vetja ty qe po mundesh me me dhane urdhra mu! O nanshkerdhyme! Po pate aq guzim hajde e mi jep ato urdhra balle per balle!
    Une mund te jesh shume shka po Enverist, jo djalo! Ka ma shum Enverista ne Kosove se ne Shqiperi!Nese ke nevoje per me e dite se shka mendoj une per Enverin ban mire me shku tek njefare teme mbi Enver Shkerdhaten qe eshte hapur ne kete forum.
    Per Agim Docin.Ka sume mundesi qe te jemi gja, nese jeni nga Gashi. Ti djalo je ka me thu me i lane me ba shka te done! Ne rradhe te pare ajo qe kerkon ti eshte anti-demokratike, e se dyti populli shqipetar ka duru boll 47-vjet, t'u ba lepe-peqe, gjithefare ********** pa pase mundesi me mbrojte veteveten e integriteti e tij moral.PSE?? Se na kane thane gjithmone se jena te vegjel e s'kena mundesi me u marre me keto pune , nderkohe qe Shqiperise i merrej fryma e shkonte ne fund te detit! E ne fund te ujit po e dergonte pikerisht ajo klase drejtuese qe hiqej se i donte te miren popullit, e kerkush si ajo mund ta conte perpara popullin Shqiptar, nderkohe qe vete Koha e ka vertetu se kane punu ne drejtim krejt te kundert!Heshja e mosveprimi perballe rrezikut na ka sjelle vdekjen!Guzimi e veprimi, me mend, do te na sjellin Ringjalljen!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  7. #37
    Troptit, dhe të gjithë ata që janë të ashpër, banal apo primitivë!
    Të dashur bashkombas, është më shumë se mëkat që ne që kemi kompjutera, të fyhemi, të shahemi, të kërcënohemi në mes vete!!!
    Boll kemi vra vetveten, dhe ua kemi bërë qefin armiqëve tonë, duke u ngattrruar e vra për një fjalë goje, apo për një pëllëmbë tokë, apo për një vi uji! Na duhet të jemi më të civilizuar! A mendoni se duke u sharë e fyer këtu në forum në mes veti, e personalitet i zgjidhim problemët?! Nëse keni nevojë shpirtnore me sha dikë, u lutem më shani mua, e mos u shani në mes vete! Më trima janë ata që falin se ata që marrin hak! Ndryshimet e përparimet ne duhet t'ia nisim nga vetja! Ata që mendojnë se duke denigruar të tjerët e ngrisin veten e kanë gabim.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zotni Nika burr zakoni
    Mos u lodh me qat Traptoni
    asht konfuz e sdi cka flet
    Ka 10 vjet s'lexon gazet
    Vec qashtu e ka msu Partia
    Me sha Rugoven per nga shpija
    E kam fis thot pa qyk zori
    E ja shton "vic-in" ky far morri
    Hajt trop tip futju pasulit
    Ma ki kryt porsi te bullit..


    ...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Mu kujtua vetvetiu nje episod i ndodhur ne maj te 98 ne Gjermani. Ne ate periudhe shoqeroja disa personalitete te Kosoves, ish magjistra te universitetit te prishtines,neper tubime neper lande te ndryshme per te ndergjegjesuar te rinjte shqipetare, per ate cka po ndodhte ne Kosove e per te shpjeguar sesi mund te hyhej ne rradhet e UCK, pa rrezikuar te binin pre e e Spiuneve te udb,sepse ka ndodhur qe persona te padenje per tu quajtur shqipetare kane tradhetu e kane qene shkak per shume vdekje te pashpjegueshme ne kufi.Kur nje djale me afrohet, meqe e mori vesh nga dialekti qe nuk jam i Kosoves, me thote me za gati kercenues;" Po ti shka don ketu?". U ktheva , e pashe me cudi, po nuk i ktheva pergjigje , pasi na kishin keshilluar te mos nxitnim situata tensioni. Ktheva koken ne krah tjeter e bana sikur s'e nigjova.Mbas pak fillova te mendoj me vete.Une te mite i kam ne Tirane. Shnosh si molla e me te gjithe te mirat.Me shpi te re sa i pallat. Me dy dyqane e rehat nga ana shpirterore. E une la shkollen ne Itali, prishi rehatine teme e punet e mija me u sjelle neper Gjermani. Ketij djalit qe me pyti me siguri jane tu ja overfuck tane robt e shpise,ja kane lane edhe pa pune, do t'ja kene lane edhe pa shpi, se shumekujt ja paten djege shpijat, e ky jo vetem qe s'e ka problem po shkon e hargjon edhe ato 400 DM te socialit me plaka gjermane te shtunen neper diskoteka, e tane mujin rri tu ju kerku tane hajmit si qyqan cigare, se nuk ka i fening, se as borxh nuk i jep kush ma.Edhe per fat te keq njerez si ky i mesipermi kam pa shume. I kam ba shpesh pyethe vetes: A ja ka vy sakrifica e gjaku i mijra shqipetareve?Edhe ata , shumica ishin te rinj, do te kishin pase qejf me ndenje ne Gjermani , me i pa femijet e tyne perdite, me fjete ne gjirine ngrofte te grave te tyre pernate, ne vend qe me luftu per dite me radhe neper male ne mes te bores e shpesh edhe tu neje per dite me rradhe pa hanger, apo ne rastin ma te kobshem tu vdeke e tu perfundu neper gropa me shume te tjere apo tu u djege per me humbe cfaredo prove per neser.A ja ka vy me te vertete?Per ate pak liri qe ka sot Kosova?Per ate pak liri qe, jo vetem ata por as eshtrat e tyre qe shpesh nuk dihet se ku prehen, ata vete nuk munden kurre te gezojne?Per ate pak liri qe sot gezojne tipa si ai i lartpermenduri.Edhe sot po ja bej ate pyetje vetvetes.A ja vlen?Kane thane: Mbi eshtrat e Deshmoreve ngrihet Atdheu!Atdheu i kujt?Atdheu i atyre qe nuk jane ma?Cili Atdhe?Ai Atdhe qe s'i kujton as me nje mendim, ai Atdhe qe ben cdo gje per ti mohuar e harruar edhe se vdekuri.Cili Atdhe? Ai qe i vret se dyti per se vdekuri?Atdheu........I kujt?
    To be or not to be? ?That is the question!?
    To BE,To BE,To Be!And To Be, again and again!
    Ndryshuar për herë të fundit nga troptit : 25-10-2003 më 05:21
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  10. #40
    Brari, VËLLA i nderuar e i dashtun, të lutem mos ua kthe të tjerëve sipas opinioneve e veprimeve të tyre, por sipas shpirtit Tënd të mirësisë. Mund të marrësh shembull personalitetet tona më të dënja, që edhepse shahen nga të tjerët, ata nuk ua kthejnë ashtu siç bëjnë ata ndaj tyre! Dashuria është më e madhja dhe ma e forta. Edhe nëse të gjuajnë me gurë, gjuaji me bukë!!!
    Përshëndetje të gjithëve
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse kritikohet nga forcat demokratikje plani i Shtajnerit per Mitrovicen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •