Or miq, kot e keni. Me dervishët e politikës nuk debatohet. Rugova shpallte Kosovën shtet e veten president me tanket serbe katullaq në Prishtinë, dervishët e tij "hu Babë!"; shpallte njohje diplomatike prej shtetesh të paqena: "hu Babë!"; thoshte pavarësia pas qoshesh, me 700 000 të papunë e të pashkollë: "hu Babë!"; i quante bijt e bijat më besnikë të Kosovës vegla sërbe: "hu Babë!"; kërkonte arrestim të UÇK-së nga FBI-ja: "hu Babë!"; nënshtruante marrëveshje falso me Millosheviçin ahere kur i duhej këtij ta shpëtojë bishtin: "hu Babë!"; zgërdhihej në Beograd si idioti i katundit e kërkonte bashkë me Millosheviçin pauzë në bombardimet e NATO-s: "hu Babë!"; çartej pastaj me Tiranën pse kanë folur me Millosheviçin: "hu Babë!"; dervishët e tij të fantaksur do ta ndjekin pa asnjë dyshim Rugovën gjer në fund të greminës. Gjë që, në njëfarë dore, ta ofron megjithatë një ngushëllim të vogël; paj, njëfarë dënimi për idiotët duhet të ekzistojë, ta marrë djalli!
Krijoni Kontakt